Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe Familjes (Moderator: Hersianna)Femrat shqiptare, rekord në të gjithë botën për aborte !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Femrat shqiptare, rekord në të gjithë botën për aborte !  (E lexuar 526 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 27-09-2007, 12:05:43 »
Citojeni

Tiranë - Femrat shqiptare mbajnë rekord në të gjithë botën për numrin e lartë të aborteve. Alarmi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Kontraceptivëve. Shifrat edhe këtë vit vazhdojnë të flasin për njohuri fare të pakta të femrave shqiptare për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara. Gjithçka vjen si shkak i mospërdorimit të metodave të kontracepsionit apo përdorimit të metodave të pasigurta. Të dhënat e nxjerra nga Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin tregojnë se përafërsisht 85 nga 100 gra me jetë seksuale aktive, të cilat nuk përdorin ndonjë metodë kontraceptive, mund të ngelen shtatzëna brenda një viti. Ndërsa në botë, më shumë se një e katërta e grave shtatzëna ose bëjnë aborte, ose kanë një shtatzëni të padëshiruar. Por për femrat shqiptare numri i lartë i aborteve të padëshiruara që ato bëjnë tregon se ato nuk kanë një kulturë seksuale.
Alarmi
Eva Sahaçi, mjeke gjinekologe në klinikën “Marie Stopes” në Tiranë shprehet: “Për disa femra në vendin tonë, të përdorësh kontraceptivë mendohet ende si turp. Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe ta bësh një gjë të tillë për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, pasi ato duhet të mendojnë se duhet ta jetojnë jetën e tyre para se t’u japin jetë të tjerëve”. Sipas mjekes gjinekologe, prezervativi është metoda më e mirë për ta parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, por edhe për t’u mbrojtur nga sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Vajzat e reja
Më problematiket përsa u përket aborteve janë vajzat e reja, kryesisht adoleshentet, të cilat shpesh kryejnë një jetë seksuale të pambrojtur dhe janë pak të informuara. Dje, për prezantimin e Ditës Botërore të Kontracepsionit, Qendra Për Popullsinë dhe Zhvillimin ka organizuar një takim me mjekë gjinekologë dhe specialistë të kësaj fushe për ndërgjegjësimin e popullatës për përdorimin e kontraceptivëve. Targeti i kësaj qendre janë të rinjtë dhe gratë, të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm për jetën e tyre seksuale, për të mos krijuar më pas aborte apo sjellë në jetë fëmijë të padëshiruar.

Zonat rurale, më të painformuarat për metodat kontraceptive
Mungesa e informacionit për metodat kontraceptive dhe abortin ka bërë që zonat rurale të jenë më të prekurat nga abortet e padëshiruara. Fushata ndërgjegjësuese për përdorimin e kontraceptivëve dhe planifikim familjar do të përqendrohet më shumë në këto zona për të ulur numrin e aborteve të padëshiruara, i cili rezulton të jetë shumë i lartë. Sipas gjinekologes Eva Sahaçi, kjo vjen si pasojë se në këto zona nuk njihen metodat kontraceptive dhe ende veprohet me metodat e dikurshme të abortit. “Në zonat rurale metodat kontraceptive përdoren pak. Kjo për arsye se metodat moderne gratë fshatare i kanë për turp që t’i përdorin. Përveç kësaj, duke qenë se janë të zëna me shumë punë, harrojnë t’i përdorin, harrojnë t’i pinë çdo natë. Ndërkohë që mosmarrja në mënyrë të rregullt shkakton probleme”, - ka pohuar më tej gjinekologia. Por të mësosh të jetosh jetën tënde para se t’u japësh jetë të tjerëve është shumë më pak sesa t’i mohosh të drejtën e jetës një krijese të pafajshme.

Jonida Tashi G.Albania
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 28-09-2007, 09:48:54 »
Citojeni

Për mendimin tim janë dy arsyet kryesore për këtë:
1. Mungesa e informacionit për metodat kontraceptive dhe mosperdorimi i tyre.
2. Ndryshe nga bota qe nuk e kanë shumë problem te kenë një fëmijë te paligjshem, këtu është turp i madh (normalisht) dhe damkosesh perjete me turp po të kesh një fëmijë te paligjshem, dhe zgjidhja e vetme është aborti.
Por aborti është diçka totalisht negative. Fillimisht është krim te abortosh, pasi qenje e gjallë është ajo krijese qe ke ne bark, sado e vogël te jetë. Dhe së dyti është tepër e dëmshme për shendetin e femres. Nuk po zgjatem me tej, por edhe unë e mbeshtes (fatkeqësisht) se ne Shqipëri ka një numer tepër te lartë abortesh.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |