Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Feminizmi  (E lexuar 4226 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Era e Dashnis

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 05-04-2006, 18:35:34 »
Citojeni

levizja feministe...shqiper ia ka nevojë për levizje te tillë se ka kohe qe duhet reaguare!
E identifikuar
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 06-04-2006, 06:40:36 »
Citojeni

Si te duket era? Ke ndonjë ide?
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
wiliams
« Përgjigjja #17 më: 04-05-2006, 05:09:46 »
Citojeni

Femrat duhet te luajnë rolin qe u ka caktuar Natyra dhe jo te kërkojnë me shumë,sepse atëherë do luhatej ekuilibri i marredhenieve mes tyre dhe meshkujve.çdo ligj mbi ligjet e natyres ne çdo fushe apo aspekt qe te dalë do këtë pasoja......
E identifikuar
Era e Dashnis

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 04-05-2006, 09:40:13 »
Citojeni

e si e spjegoni këtë rolin e natyres ju?cili është roli i femres sipas jush?
E identifikuar
wiliams
« Përgjigjja #19 më: 06-05-2006, 13:55:01 »
Citojeni

N.q.s. je femër studio dhe mëso rolin tënd,dhe do të gjesh përgjigjen vete
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 06-05-2006, 20:50:00 »
Citojeni

Femrat duhet te luajnë rolin qe u ka caktuar Natyra dhe jo te kërkojnë me shumë,sepse atëherë do luhatej ekuilibri i marredhenieve mes tyre dhe meshkujve.çdo ligj mbi ligjet e natyres ne çdo fushe apo aspekt qe te dalë do këtë pasoja......

N.q.s. je femër studio dhe mëso rolin tënd,dhe do të gjesh përgjigjen vete

Këto dy shkrime nuk përputhen sipas meje aspak  
Njëherë ke thënë tjetër gjë heren tjetër tjetër gjë  

Edhe femra duhet te ket te drejta dhe rolin e saj ne shoqeri , ka femra shqipetare te forta te guximshme dhe i kemi nëpër pozita te larta ne institucione shteterore , biznese private etj etj .

Wiliams - Mos më merr për te keq diçka qe te citova , vetëm se kur i lexova mirë ato sipas meje nuk përputhen aspak .

Era  luj syun mos u bën marak zemër  buzeqeshje

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
wiliams
« Përgjigjja #21 më: 07-05-2006, 06:19:11 »
Citojeni

Bletes punetore-shkrimet përputhen dhe janë plotesim i njera-tjetres por ne mendjen tënde nuk përputhen.Ky është mendimi im.Edhe njëherë po shpjegoj thelbin e shkrimeve te mia(perputhjen)atë qe natyra nuk e bën te njellojte dhe te barabarte(mashkull-femër ne rastin tonë)nuk ka si te kërkojmë ta barazojme ne.
E identifikuar
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 09-05-2006, 07:44:22 »
Citojeni

Nuk me duket se kërkon njeri te barazoje këto dy natyra. Të paktën nga shkrimet e mëparshme nuk është kërkuar kjo. Madje, ka ndodhur gati e kundërta. Kerkohet theksim dhe vendosje e raporteve te duhura. Feminizem nuk do të thotë barazi (gjë qe e bën absurde dhe e banalizon çështjen), po do të thotë vleresim i feminilitetit. Kjo është si e shoh unë se pastaj perkufizimet janë relative dhe ndonjëherë subjektive.
Barazine nuk mund ta shoh si ngritje te figures se femres, përkundrazi ajo është shperfytyrim i figures se femres. Sot me shumë se kurrë e shohim këtë, po pikërisht kundër kësaj duhet te reagojme. Po nuk mund te reagojme dhe flasim nëse nuk tentojme ta kuptojme mirë këtë fenomen, nëse nuk thellohemi ne pasojat, rezultatet qe sjell, etj, etj.

Femrat duhet te luajnë rolin qe u ka caktuar Natyra dhe jo te kërkojnë me shumë,sepse atëherë do luhatej ekuilibri i marredhenieve mes tyre dhe meshkujve.çdo ligj mbi ligjet e natyres ne çdo fushe apo aspekt qe te dalë do këtë pasoja......

Jam dakord deri diku. Vetëm dua te cilesoj diçka qe femrat kërkojnë me tepër sepse dhe oferta është e tillë. Ambjenti rreth e rrotull femres është pasoje dhe varet shumë nga ambjenti rreth e rrotull mashkullit dhe mentalitetit te tij. Femrat shpesh janë viktima te kësaj vorbulle maskiliste dhe pa kuptuar as ato vetë kërkojnë qiqrra ne hell (si p.sh. te jenë te barabarta me mashkullin).
Nejse, më pak fjale, duhet te thellohemi pak me shumë ne këtë teori, qe për mua është vërtetë shumë e rëndësishme dhe vitale, dhe të mos dalim me parrulla te kota po as me akuza te ndersjella. Bye!
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
wiliams
« Përgjigjja #23 më: 09-05-2006, 08:56:18 »
Citojeni

Nuk me duket se kërkon njeri te barazoje këto dy natyra. Të paktën nga shkrimet e mëparshme nuk është kërkuar kjo. Madje, ka ndodhur gati e kundërta. Kerkohet theksim dhe vendosje e raporteve te duhura. Feminizem nuk do të thotë barazi (gjë qe e bën absurde dhe e banalizon çështjen), po do të thotë vleresim i feminilitetit. Kjo është si e shoh unë se pastaj perkufizimet janë relative dhe ndonjëherë subjektive.
Barazine nuk mund ta shoh si ngritje te figures se femres, përkundrazi ajo është shperfytyrim i figures se femres. Sot me shumë se kurrë e shohim këtë, po pikërisht kundër kësaj duhet te reagojme. Po nuk mund te reagojme dhe flasim nëse nuk tentojme ta kuptojme mirë këtë fenomen, nëse nuk thellohemi ne pasojat, rezultatet qe sjell, etj, etj.

Jam dakord deri diku. Vetëm dua te cilesoj diçka qe femrat kërkojnë me tepër sepse dhe oferta është e tillë. Ambjenti rreth e rrotull femres është pasoje dhe varet shumë nga ambjenti rreth e rrotull mashkullit dhe mentalitetit te tij. Femrat shpesh janë viktima te kësaj vorbulle maskiliste dhe pa kuptuar as ato vetë kërkojnë qiqrra ne hell (si p.sh. te jenë te barabarta me mashkullin).
Nejse, më pak fjale, duhet te thellohemi pak me shumë ne këtë teori, qe për mua është vërtetë shumë e rëndësishme dhe vitale, dhe të mos dalim me parrulla te kota po as me akuza te ndersjella. Bye!
Me pelqeve shumë.TUNG(respekt ndaj teje)
E identifikuar
SirenegiuS
KV R-D


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 16-05-2006, 16:27:27 »
Citojeni

Fillimisht te ve ne dukje qe kam mendime te ngjashme me Igru përsa i përket feminizmit dhe e pergezoj për shkrimet e saj.
Feminizmi është një nder ideologjite me te larmishme brenda vetes, kështu qe duhet bërë kujdes se për cilën dege te feminizmit flitet. Edhe kur e mesonim me hollesi para disa vitesh edhe tani i gjej te papranueshme dhe qesharake idetë e atij grupi feministesh qe kërkojnë t'i heqin femres pergjegjesine e shtatzanise dhe perkujdesjes për femijen, caktuar nga natyra/Zoti. Patjetër qe nuk aprovoj as feministet qe mbështesin homoseksualizmin duke dashur te ndajne meshkujt nga femrat(edhe ju jeni me mua apo jo? zgerdhihet).
Por këto janë ekstremi i levizjes dhe mendoj se një pakice brenda saj. Me duken te pranueshme mendimet e asaj pjesë me te moderuar, qe kërkojnë te dëgjohet zëri i femres, te njihet roli i saj ne shoqeri, femra te emancipohet ne jetën publike jo vetëm atë private. Madje jo vetëm te pranueshme, por te nevojshme veçanerisht ne vendet ku femra perveçse lihet ne hije, (jo për te pushuar) por keqtrajtohet. Ka vende afrikane qe ende femren e konsiderojnë mall, ka vende myslimane (qe për mendimin tim nuk veprojnë si keshillon Profeti dhe urdheron Kurani) ku femra është perbuzur dhe është lënë ne injorancë. Levizjet feministe mund te jenë te dobishme ne këto shoqeri, por jo levizjet ne gjendjen e sotme, qe mund te sherbenin për ta shnderruar femren nga mall i familjes/burrit ne mall te parase apo epshit mashkullor, duke u endur rrugëve buzë semaforeve apo shtypur nën gulçimin e një mashkulli... Se besoj te jenë këto të drejtat qe kërkojnë femrat, se besoj te jetë kaq i pavlere femeria e femrave.
Duhet thënë qe nëse brenda një familje kerkohen te drejta prej shtetit, basuar ne levizje të ndryshme, gjendja është e mjerueshme. Kjo është shkalla e fundit ku mund te arrije një familje, ne te cilën ne kushte normale marrëdhëniet do rregulloheshin nga mirekuptimi/kultura e ndersjellte dhe patjetër nga ligjet e dashurisë.
...Mbase Vijon...
(Kaq kohe kam për momentin)
E identifikuar
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 23-05-2006, 05:10:01 »
Citojeni

Ne fakt do të ishte shumë interesante sikur t'i publikonim postulatet e feministeve dhe arsyet e tyre. Nga ato qe kam lexuar, ajo qe më ka bërë me shumë përshtypje ka qenë pretendimi i tyre se meshkujt dhe femrat, sigurisht qenie te barabarta, fillojnë e dallojne nga njeri-tjetri qe ne femijeri kur prindërit i blejne lodra të ndryshme, i trajtojne ndryshe, etj, etj. Pra qe ne këtë faze ata fillojnë e marrin trajtat e dy gjinive te ndyshme. Sipas tyre, nëse fëmijët do t'i trajtonim njësoj qe kur lindin, pra nuk do benim dallime te tilla, atëherë do kishim te benim me dy qenie te ngjashme. Kjo ide është e Devid Hjum, sipas te cilit jo vetëm gjinite por edhe klasat, racat dhe kombet duhet te jenë të njëjta.  

Një nga eksperimentet e parë socialë në shkallë të gjerë i bazuar në teorinë e re të barazisë gjinore ishte skema kibutze në pjesën çifute të Palestinës. Kjo u themelua në vitin 1910 mbi supozimin, ende eksentrik asokohe, se emancipimi i grave mund të arrihet vetëm kur rolet gjnorë socializues eliminohen që në fazat e para të fëmijërisë.

Kibutzet ishin ferma kolektive ku eliminohej tërësisht përkujdesja mëmësore. Në vend që të jetonin me prindërit, fëmijët jetonin në fjetore të veçanta. Grave i eliminuan punët e shtepise dhe ato ashtu si burrat ishin të lirë të zgjidhnin çdo aktivitet apo punë që dëshironin dhe pritej që të dy do të merrnin pjesë njësoj në pozita udheheqese. Për të siguruar shoqërizimin neutral të fëmijëve, lojrat mbaheshin në koshë të mëdhenj dhe kështu vajzat dhe djemtë mund të zgjidhnin vetë lojën që donin në vend që të kishin lojrat e tyre te veçanta.

Pas 90 vjetësh inxhinjerimi social të vazhdueshëm, rezultatet ishin dekurajuese. Fëmijët, si për inat të mbikqyrësve të tyre, zgjidhnin lojra specifike për gjininë e tyre. Djemtë e vegjël 3 vjeçarë nxirrnin armë dhe makina nga koshët kurse vajzat preferonin kukullat dhe kompletet e çajit. Lojrat e organizuara mes fëmijëve ishin garuese – mes djemve – dhe bashkëvepruese – mes vajzave.
Pra eksperimenti jo vetëm që dështoi, por dhe dëshmoi të kundërtën.

Është deshmi shumë e fortë kjo e mesipermja.

Shpresoj se dhe kushdo tjetër qe njeh ndonjë aspekt te feminizmit, te argumentuar apo jo, do të ishte shumë interesante ta shkruante.
P.sh. edhe ajo puna e shtatzanise është goxha e fortë.
Bye!
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 23-05-2006, 08:42:01 »
Citojeni

Feminizmi modern për te cilën ne kte teme po flasim, lind si nevojë e ndryshimve qe ndodhin ne përgjithësi ne të gjitha fushat e kulturës te artit te dijeve dhe së fundi me arritjen e te drejtave te njeriut qe i dhanë shtytjen përfundimtare për te krijuar atë çka quhet ekuliber mashkull femër.
E gjithë kjo vjen ne një kohe ku ngjarjet dhe fenomenet i perkasin periudhave te ndriteshme si illuminismi, romanticizimi, ideve të reja ne luftën e klasave dhe besimin ne forcen mendimit njerzore si faktore ne ndryshimin dhe ne krijimin e një sublime ne horizontin e njeriut qe te shikonte sa me larg.
Dhe ne të gjitha këto revuluzione dijesh dhe idesh të reja lindi dhe feminismi si rrjedhoje e ktyre ideve të reja dhe u fut duke e thkesuar me shumë rolin e femres dhe rolin e mashkullit, dhe ky ishte një fakt positiv si për te drejtën e femres ne përgjithësi dhe ne emancipimin e saj  qe ndihmoj shumë ne mobilizimin dhe zbatimin e atyre ideve qe ishin hedhur ne karta dhe kjo vjen ne kohe ku edhe metodat e kulteve fetare nuk kishin me atë shkelqimin e meparshem, prandaj ishin një seri faktoresh dhe elemtesh qe karakterizuan themelimin dhe organizmini dhe fitimin te paktën ne letra te se drejtes se femres.
Kjo ndihmoj për ti dhënë ekuilibër shoqerise e cila bazohet ne të drejtat e njeriut, dhe frutin e ka dhënë me se mirë dje, pas luftës dytë botërore ku shfuqizoj çdo lloj tabuje ndaj femres.

Kurse sot gjërat kanë ndryshuar, kanë marrë një pamje tjetër dhe po ta shikojme dhe ti bëjmë një prerje te terthorte shoqerise flasim gjithmonë për atë perendimore, do dalim ne konklusione se;  ideja ekuilibrit nëpërmjet roleve te ndare dhe te barabarta e cila ishte themeli i kësaj teorie është humbur  pasi sot këto role nuk eksistojne me, dhe roli i femres ne shoqeri nuk është ai i meparshem por po zevendesohet ne çdo term imitimi me atë te mashkullit dhe ne te njëjtën kohe femra akoma nuk e ka fituar luftën ndoshta betejen po, d.m.th. të drejtat e plota.



E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #27 më: 15-02-2007, 19:53:33 »
Citojeni

U be ca qe nuk shkruhet ne këtë teme. Besoj se përsëri ngelet shumë e rëndësishme dhe ka nevojë qe here pas here te freskohet dhe te preket ndoshta me konkretisht. Gjithsesi po shtoj nja dy gjëra te tjera për te krijuar një tablo me te qartë te levizjeve feministe, llojeve dhe kerkesave të tyre.
Levizja e grave është e perbere nga burra dhe gra te cilët punojnë dhe luftojne te permiresojne jetën e femrave si një grup shoqeror. Deri vonë, ne shumë shoqeri, gratë konsideroheshin vetëm si bija, gra dhe nëna dhe ne përgjithësi degjohej te flitej për një grua vetëm në rast se ato ishin te lidhura me ndonjë burrë te famshem. Prandaj, levizjet e organizuara te grave kanë filluar ne shekullin e 19-te, megjithëse aktivizmi i gruas ka qenë gjithmonë i pranishem ne shoqërinë njerëzore.

Një nga pioneret e hershme qe mendoi dhe shkruajti për gruan ka qenë një shkrimtare Italiane Christine de Pizan, qe publikoi një libër për situaten e gruas ne vitin 1495. Ajo shkruajti (komentoi) për libra te shkruar nga burra te famshem qe ngrinin pyetjen nëse femrat janë qenie njerëzore apo janë me afër kafsheve; qe shkruanin për gabimet dhe dobesite e vajzave dhe grave. Ajo është një shembull i shkelqyer i një faze te hershme te luftës për barazine e grave, por situata e saj ishte e veçantë: ajo mund të shkruante dhe lexonte, gjë qe ishte shumë e pazakonte për një grua te kohës. Një tjetër vepër e hershme qe parashtronte ide feministe ka qenë libri i Mary Wollstonecraft: Mbrojtja e te Drejtave te Grave, botuar për here të parë ne vitin 1792. Ajo deklaronte se “mbi gratë kanë rënë të gjitha cmendurite dhe veset e qyteterimit dhe nuk kanë marrë frytet e tij te dobishme”.   Grate moren pjesë ne revolucionin Francez (shek 18) qe nga fillimi: demonstratat qe cuan ne revolucion, filluan me një grup te madhe grash qe marshonin drejt Versajes për te kërkuar jo vetëm ushqim për familjet e tyre por edhe ndryshime politike. Qe nga vitet 1790, ne Paris dhe ne disa qytete kryesore ne provinca u formuan disa klube grash te frymezuara nga idealet e lirisë dhe barazise për te cilat u be revolucioni. Megjithatë kur revolucioni mbaroi, të drejtat e grave u hoqen nga axhenda.

Levizja e grave perfshiu me shumë njerëz ne Ameriken e Veriut, kryesisht sepse atje gratë lejoheshin te shkonin në shkollë me herët se ne Evrope, dhe gratë qe mund te lexojnë, shkruajnë dhe inkurajohen te mendojnë, fillojnë te pyesin se si funksionon shoqëria. Ne periudhën 1830 -1850 feministet amerikane ishin te lidhur ngushtë me grupet qe luftonin për zhdukjen e skllaverise. Peticionet kundër skllaverise kishin zakonisht një numer të madh firmash nga gratë. Aktivistet e para udhetuan ne Ameriken e Veriut dhe luftuan për t'i dhënë fund si skllaverise ashtu edhe shtypjes se grave. Ne vitin 1848, ashtu siç kishin bërë homologet e tyre franceze një gjysmë shekulli me pare, udheheqeset e grave ne ShBA u mblodhen për te miratuar “Deklaraten e Pikepamjeve” te modeluar sipas Deklarates Amerikane te Pavaresise. Deklarata thoshte qartë se burrat dhe gratë janë krijuar te barabarte. Me 1867 ne Angli u krijua Shoqeria Kombëtare për te Drejten e Votimit te Grave. Kjo u quajt levizja sufragiste qe kërkonte qe edhe gratë të kishin te drejtë për te votuar. Megjithatë levizjet feministe kerkonin edhe gjëra te tjera si: qe gratë qe punonin te paguheshin njësoj me burrat , qe gratë të kishin mundësi të kishin një shtepi të tyre dhe të merrnin kujdestarine e fëmijëve të tyre.

Fjalët ‘feminizem’ dhe ‘levizje feministe’ janë perdorur qe atëherë qe në fund te shekullit te 19.  Vala e pare e aktivizmit femeror perfshiu demonstrata masive, publikime gazetash, debate te organizuara dhe formimin e organizatave ndërkombëtare te grave. Si rezultat, ne vitet 1920, gratë kishin fituar te drejtën e votes ne pjesen me te madhe te Amerikes se Veriut dhe Evropen Perendimore. Ne te njëjtën kohe gratë u bene aktive ne partite socialiste dhe social demokrate, sepse gjithmonë e me shumë gra filluan te punonin jashtë shtepise ne zyra dhe fabrika. Grate u lejuan për here të parë te shkonin ne Universitet ne fillim te shekullit te 20-te dhe qe atëherë gjithmonë e me shumë gra kishin një karriere dhe familje ne te njëjtën kohe. Levizjet feministe u ndaluan ne vendet ku partite  fashiste moren pushtetin, dhe gratë filluan te organizohen edhe një here pas  Luftes se II Botërore. Ne te njëjtën kohe, gratë fituan te drejta politike te barabarta ne disa vende te Evropes Lindore, dhe emancipimi i gruas ishte një qëllim mjaft i rëndësishëm ne këto shoqeri: gratë lejoheshin te punon me kohe te plotë, te ndaheshin nga burri dhe te shkonin ne universitet. Megjithatë, meqenëse të gjitha aspektet e jetës ne këtë pjesë te Evropes, kontrolloheshin nga partite komuniste, emancipimi i gruas nuk u arrit ne realitet, dhe nuk kishte një levizje te vërtetë te grave deri ne permbysjen e bllokut Sovietik ne vitin 1989.

Ne Evropen Perendimore dhe ne ShBA, levizjet feministe u rigjalleruan rreth viteve 1970. Megjithes kjo vale e dytë e feminizmit pati për qëllim te arrinte ‘clirimin e grave’, grupe të ndryshme donin ta bënin atë ne mënyra të ndryshme:

Feministet Liberale: donin ligje me te mira barazie dhe reforma te institucioneve shoqërore si shkollat, kishat dhe media.

Feministet Radikale: argumentonin se shkaku i pabarazise se grave është Patriarkalizmi: burrat si grup shtypin gratë. Ata gjithashtu fokusohen ne dhunen e burrave ndaj grave, dhe filluan te flasin për dhunen dhe perdhunimin ne familje.

Feminizmi Socialist: thotë se është kombinimi i ‘patriarkalizmit’ dhe ‘kapitalizmit’ qe shkakton shtypjen e grave.

Ne kuadrin e marredhenieve ndërkombëtare kemi:

Feminizmi botekuptimor: perqendrohet ne vleresimin e anes femerore, d.m.th. ne vleresimin e rolit te paperseritshem te grave si gra. Feministet botekuptimore nuk mendojnë se gratë i bëjnë të gjitha gjërat po aq mirë sa edhe burrat, ose anasjelltas. Për shkak te pervojes se tyre me te madhe me te ushqyerit e me marrëdhëniet njerëzore, gratë mendohet se zoterojne mundësi për te qenë me vepruese sesa burrat (mesatarisht) për zgjedhjet e konflikteve si edhe për vendimarrje ne grup.

Feminizmi liberal: Ata i veshtrojne burrat dhe gratë si te barabarte. Atyre u vjen keq qe gratë janë te perjashtuara prej pozites se fuqise ne MN, por nuk besojnë se perfshirja e grave ne to do të ndryshonte ne mënyrë themelore natyren e sistemit ndërkombëtar.

Feminizmi postmodern:  i mendojnë dallimet ndermjet perkatesive gjinore si te rëndësishme por krejt te rastit e të ndryshme.

Vala e dytë e feminizmit rezultoi ne krijimin e fushave të reja te shkences: studimet e grave u bene një discipline qe mund te studjohet ne universitet;  u botuan libra për arritjet e grave ne letersi, muzikë, shkencë dhe për historinë e pashkruar te grave.  Se fundmi, levizjet e grave luajten një rol te rëndësishëm ne shkrimin e dokumentave te rëndësishme ndërkombëtar si Deklarate Universale e te Drejtave te Njeriut (Universal Declaration of Human Rights) dhe Konventa për Eleminimin e të gjitha Formave te Diskriminimit Kunder Gruas (Convention on the Elimination of all Forms of Discrimination Against Women – CEDAW).
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
diamant
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 23-08-2007, 13:16:06 »
Citojeni

Duan te luajnë futboll le të luajnë, duan te notojne le të notojne, duan te luftojne le të luftojne e te punojnë, vetëm për luanesha nuk kemi nevojë. Jam pro feminizmit. Të drejtat kur shkelen as qeni si duron.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
Buzeqeshja
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 01-11-2007, 22:22:04 »
Citojeni

s'do e quaja feminizem nëse ne kërkojmë të drejtat tona, ngase dhe ne jemi njerëz, duam te trajtohemi njejt si meshkujt!! Feminizem do e quaja vetëm atëherë kur do ia mohoja te drejtën një mashkulli dhe do i jepja vetes perparesi. 50% - 50%, përndryshe një mashkull i till primitiv s'do ket gjasa tek un kurr ne jet.
E identifikuar

Ne këtë moment Charlin e dua ne shtratin tim!!
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |