Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 9 këshilla për prindërit e ardhshëm  (E lexuar 100 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 26-03-2008, 15:59:25 »
Citojeni

GJËRAT QË NUK UA THONË LIBRAT

Ata që presin të bëhen prindër, sigurisht që mund të lexojnë shumë literaturë për të mësuar mbi mënyrat e sjelljes me të sapoardhurin në jetë, por në asnjërin prej tyre nuk thuhet gjithçka. Rritja e fëmijëve është gjëja më e mrekullueshme që mund të bësh në jetë dhe dashuria që provon një prind për fëmijën e tij është ndryshe nga çdo lloj dashurie tjetër në botë. Ja disa nga këshillat që nuk do t'i gjeni në asnjë lloj libri për prindërit e rinj.

1) Mënyra me të cilën e shihni botën ndryshon.

Kur sillni dikë në këtë jetë gjithçka që dinit më parë, të gjitha pikat e referencës marrin një kuptim të ri. Ju nuk i shihni gjërat dhe fenomenet që ju rrethojnë thjesht me kuriozitet, apo për ndonjë përfitim personal, por i shihni se cili mund të jetë ndikimi i tyre për foshnjën tuaj.Madje nisni të mendoni se cila do të jetë bota që do t'i lini fëmijës suaj. Kur bëhesh prind, ndoshta më shumë se kurrë mendon se bota duhet të bëhet më e mirë.

2) Do të pësoni shumë zhgënjime.

Do të provoni momente dështimi, kur pavarësisht asaj çka bëni nuk arrini dot të arrini rezultatin e dëshiruar. Do të dëgjoni shumë "jo" nga fëmijët. Këshilla është: mos u lodhni kurrë së këmbënguluri, kur mendoni se diçka është e mirë për fëmijën tuaj, por, nga ana tjetër, mos ia merrni frymën dhe ndonjëherë besojini edhe zgjedhjeve të tij.

3) Nuk do të keni kurrë në dispozicion kohën që dëshironi.

Do të nisni të matni kohën në minuta dhe sekonda dhe do të mësoni
të përfitoni për të ndenjur pak me veten nga hapësirat e vogla që
mund t'ju ofrojë foshnja, ndërsa kotet në gjumë, apo luan me ndonjë lodër. Por koha që do të kaloni me fëmijën, sado në dukje e lodhshme dhe frustruese do të mbetet ndër kohët më të lumtura të jetës.

4) Banjoja, i vetmi vend shpëtimi.

Kur fëmijët janë në moshë të mitur dhe ju ndjekinkudo pas, i vetmi vend i shpëtimit është tualeti. Vetëm aty mund të kaloni pak kohë me veten tuaj.Por mos krijoni iluzione se do të rrini gjatë aty, pasi me t'u pikasur do të nisë kërcitja e derës dhe ec e mos ia hap pastaj.

5) Të qenit prind ju bën më të butë e më të mirë.

Zakonisht meshkujt kur bëhen prindër e vënë re shumë shpejt ndryshimin tek vetja. Befas janë të gatshëm të derdhin lot, kur fëmija është sëmurë, apo kur shohin ndonjë film me fëmijë që vuajnë. Meshkujt dashurohen edhe pas lodrave të vajzave të tyre, madje jo rrallë mund të shohësh edhe ata më të ashprit të luajnë kukullash me vogëlushet.

6) Do të krijoni kontakte fizike që do t'ju përcjellin emocione të paprovuara më parë.

Kur një krijesë e vogël zgjat duart për të të përqafuar nuk mund të ketë gjë në botë që mund t'ju ndalë. Ata do t'ju sundojnë me përqafimin e tyre. Kujdes! Ju i kujtoni për engjëj të vegjël e të butë, por, nga ana tjetër, ata janë krijesa që kërkojnë përmes përqafimit tuaj të marrin sigurinë e duhur për të krijuar besimin
e nevojshëm të ecjes së pavarur në jetë.

7) Shqetësimi.

Do të jetë një fjalë që do t'ju shoqërojë që nga dita kurfëmija juaj vjen në jetë e deri kur të mbyllni sytë e t'i jepni lamtumirën kësaj botë. Fillimisht shqetësoheni se si do t'i kalojë foshnja ditët e para të jetës, a do të ushqehet, a do të flerë, a do të jetë i shëndetshëm, më pas vijnë shqetësimet për mësimet e shoqërinë dhe kështu me radhë shqetësimi ndjek shqetësimin. Me kalimin e viteve nuk do t'ju zërë gjumi për mikun, apo mikeshën e fëmijës suaj, apo për paratë që nuk dalin asnjëherë për të paguar kolegjin e preferuar.Lista e shqetësimeve vazhdon pa fund dhe ju përfshin të gjithëve dhe gjithmonë, por mos u mërzisni. Ju shqetësoheni, sepse ndieni dashuri dhe kjo është shumë e bukur.

8) Nuk do të jeni kurrë prindi që kishit ëndërruar

Dhe kjo përshumë arsye, pikë së pari, sepse edhe fëmija juaj nuk është ai që ju ëndërronit para se të vinte në jetë. Mundohuni ta shihni realitetin në sy dhe të bëni dallimet mes asaj që kishit si ideal e asaj që keni si risk. Mos u besoni shumë atyre prindërve që flasin për një fëmijë perfekt, apo për veten e tyre si një prind perfekt. Të gjithë kanë probleme dhe shpesh nuk arrijmë t'i bëjmë mirë të gjitha punët që kemi, sidomos kur kemi nëpër këmbë fëmijë të vegjël. Bindeni veten se nuk ka situata perfekte, se ka rrëmujë, se ndonjëherë ushqimi nuk është i mirë, se shpesh fëmijët mund të qëndrojnë shumë më tepër nga sa duhet përpara televizorit dhe se prindërit e fëmijët idealë janë vetëm personazhe filmash.

9) Ndjenja e dashurisë pa kushte.

Para se të keni fëmijë jeni të bindur se do t'i doni ata shumë, por kur i keni me të vërtetë, dashuria që ndieni dhe do të ndieni për ta deri në fund është e pakrahasueshme me dashuritë e tjera që mund të keni njohur në jetën tuaj. Mjafton një buzëqeshje e vogël e pasardhësit tuaj që t'jua ndriçojë një ditë të errët. Kjo është arsyeja përse njerëzit rendin te fëmijët e tyre kur janë të lodhur, pikërisht për të marrë energjinë e duhur, energjinë e asaj dashurie pa kushte, që do t'u duhet për të përballuar vështirësitë e jetës.

Gazeta Shqip
E identifikuar

eurogina
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 27-04-2008, 01:58:33 »
Citojeni

nice,thankyou berni
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |