Zeri yt - Forumi ShqiptarTë NdryshmeTë NdryshmeForumi i Diasporës (Moderator: Prishtinasja)Dokumentat qe duhen per te realizuar bashkimin familjar ne Britanine e Madhe
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dokumentat qe duhen per te realizuar bashkimin familjar ne Britanine e Madhe  (E lexuar 3652 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 06-11-2007, 14:08:16 »

Udhezime dhe informacione per te gjithe shqiptaret qe deshirojne te marrin viza turistike dhe biznesi ne Britanine e Madhe

Vize per bashkim familjar/martese/fejese
Perveç aplikimit per vize turistike apo biznesi, shtetasit shqiptare kane te drejte qe te aplikojne prane Ambasades se Mbreterise se Bashkuar edhe per viza qe kane lidhje me bashkimin familjar. Dokumentet qe kerkohen per aplikimin per vize fejese, si i/e martuar, si EEA, apo per bashkim familjar, duhet te paraqiten prane Ambasades Çdo shtetas shqiptar qe kerkon te dije me shume ne lidhje me llojet dhe pagesat e aplikimeve per ne Britani, mund te marre nje informacion me te detajuar edhe ne faqen e internetit te Ambasades Britanike ne Tirane eee.uk.al. Po keshtu edhe per kete lloj aplikimi, dokumentet qe duhet te paraqiten nga çdo aplikant duhet te jene origjinale ose fotokopje te perkthyera ne anglisht dhe te noterizuara. Edhe dokumentet qe vijne nga Mbreteria e Bashkuar duhet te jene origjinale ose te noterizuara nga nje noter ne Mbreterine e Bashkuar.
Dokumentet per vize turistike apo biznesi
Per marrjen e nje vize turistike apo biznesi ne Mbreterine e Bashkuar nevojiten dokumentat e meposhtme: 1- Nje formular te plotesuar (VAF 1), dy fotografi, te cilat nuk duhet te jene me te vjetra se 6 muaj nga dita e aplikimit. 2- Pasaporte e vlefshme minimumi 6 muaj nga dita e aplikimit. 3- Certifikate personale dhe e trungut familjar te aplikantit, me vulen e prefektures dhe te Ministrise se Jashtme. 4- Ftese nga sponsori (personi tek i cili synoni te shkoni ne MB) origjinale. Ftesa pranohet kur paraqitet personalisht nga aplikanti (nuk eshte e nevojshme qe ftesa te dergohet ne ambasade).
5- Kopje te noterizuar ne MB te pasaportes se sponsorit tuaj. Ne rast se sponsori nuk eshte qytetar britanik, aplikanti duhet te paraqese statusin e emigracionit (IND) te sponsorit origjinal ose kopje te noterizuar. Ne rast se sponsori eshte i pajisur me vize, te paraqitet kopja e noterizuar e vizes ose shtyrja e saj. Ne rast se sponsori zoteron Dokument Udhetimi, te paraqitet kopja e noterizuar. 6- Evidence e gjendjes financiare te sponsorit si llogari bankare te tre muajve te fundit apo depozita te kursimeve te sponsorit ne rast se ai/ajo do te mbuloje shpenzimet e vizites tuaj. 7- Kontraten e baneses se sponsorit tuaj ne Mbreterine e Bashkuar. 8- Deshmi te korrespondences se mbajtur ndermjet sponsorit dhe aplikantit qe nga periudha e njohjes. Korrespondenca mund te paraqitet ne formen e letrave, faturave te detajuara te telefonit nga MB, fakse ose e-maile te shkembyera ndermjet sponsorit dhe aplikantit, si dhe fotografi te perbashketa.
9- Nese jeni i punesuar duhet te paraqisni leter nga punedhenesi juaj, ku te cilesohet pozicioni i punes, koha e fillimit te saj, paga mujore dhe leja nga punedhenesi per periudhen qe do te vizitoni MB-ne. 10- Nese jeni i vetepunesuar ju duhet te paraqisni dokumentet e regjistrimit te aktivitetit tuaj prane Dhomes se Tregtise, ose nje fotokopje te noterizuar te licenses se biznesit. 11- Nese jeni nxenes/student duhet te paraqisni vertetim nga shkolla ku studioni. 12- Deshmi personale qe keni fonde te mjaftueshme per te perballuar shpenzimet e udhetimit dhe qendrimit ne MB. Nese keto shpenzime do te perballohen nga ju personalisht, atehere duhet te paraqisni nje nga dokumentet e meposhtme: a)- Fotokopje te librezes personale ose familjare te kursimeve.
b)- Nese zoteroni prona apo jeni trashegimtari legjitim i tyre, paraqisni dokumentet
perkatese. 13- Ne rast se ju dhe sponsori jeni te lidhur me lidhje gjaku si p.sh, femije, daje, halle, kusheri etj., ju duhet te paraqisni certifikata (lindje, vdekje, martese), me ane te te cilave provohet kjo lidhje midis jush. 14- Ne rast se ju do te udhetoni si turist ne MB, duhet te paraqisni nje rezervim hoteli si dhe rezervim te biletes se udhetimit. 15- Pagesa e tarifes se vizes behet ne momentin e aplikimit. 16- Pagesa e tarifes se vizes behet vetem ne LEKE shqiptare.
Rregullat per aplikim per vize fejese
Sponsori (partneri) juaj duhet te jetoje ne Mbreterine e Bashkuar dhe nuk duhet te kete kufizime ne qendrimin e tij/saj atje (leja e qendrimit te jete e perhershme). Viza si i/e fejuar ju jep te drejten te qendroni ne MB per 6 muaj pa pasur te drejte te punoni. Pasi te martoheni ju mund te aplikoni per te shtyre lejen e qendrimit tuaj ne MB ne Zyren me te afert te Emigracionit ose Ministrine e Brendshme ne MB. Ju duhet te planifikoni te martoheni brenda nje afati kohor te arsyeshem (eshte e keshillueshme brenda gjashte muajve). Ju duhet te jeni te lire te martoheni. Ju duhet te planifikoni te jetoni se bashku.
Sponsori duhet te kete te ardhura te mjaftueshme per t’ju mbeshtetur financiarisht.
Sponsori juaj ne MB duhet te kete mbushur 18 vjeç, nese jo aplikimi juaj nen kete kategori nuk mund te pranohet. Ju duhet te keni akomodim te pershtatshem per te jetuar se bashku ose nje plan te qarte per te ardhmen ku te sigurohet akomodimi juaj.
Rregullat per vize si bashkeshort/ bashkeshorte
Viza si bashkeshort/bashkeshorte ju jep te drejten te qendroni ne MB per 2 vjet. Perpara perfundimit te afatit te vizes ju duhet te merrni informacion ne Ministrine e Brendshme Britanike ose ne Zyren me te afert te Emigracionit per te aplikuar per shtyrje te lejes se qendrimit ne MB. Ju keni te drejte te punoni ne MB me kete lloj vize. Sponsori dhe ju duhet te jeni ne gjendje te mbeshtesni financiarisht veten tuaj dhe ata qe varen prej jush pa marre fonde publike. Ju duhet te keni akomodim te pershtatshem per te jetuar se bashku ose nje plan te qarte per te ardhmen ku te sigurohet akomodimi juaj. Sponsori juaj ne MB duhet te kete mbushur 18 vjeç, nese jo aplikimi juaj nen kete kategori nuk mund te pranohet. Sponsori juaj duhet te jetoje ne Mbreterine e Bashkuar dhe nuk duhet te kete kufizime ne qendrimin e tij/saj atje (leja e qendrimit te jete e perhershme).
Rregullat per vize per bashkim familjar
Kualifikohen per kete kategori bashkeshorti/bashkeshortja dhe femijet e personit qe ka lidhur martese dhe femijet e te cilit kane lindur para largimit te tij/saj ne MB dhe qe gjithashtu ka fituar statusin e refugjatit me qendrim te perhershem te njohur nga Ministria e Brendshme Britanike. Kjo vize leshohet deri ne afatin e skadences se pasaportes me nenshkrimin: leje e perhershme qendrimi ne MB. Aplikimi per keto raste eshte pa pagese, por ne rast se femija/femijet kane lindur pasi personi eshte larguar nga Shqiperia atehere ky aplikim eshte me pagese.

Rregullat per vize si i/e fejuar apo si bashkeshort/bashkeshorte me nje shtetas te Bashkimit Europian rezident ne MB.
Sponsori juaj ne MB duhet te kete mbushur 18 vjeç, nese jo aplikimi juaj nen kete kategori nuk mund te pranohet. Sponsori ne MB kur jeni te fejuar duhet te paraqese “residence permit” te leshuar nga Ministria e Brendshme Britanike posaçerisht per rastet kur nje shtetas i Bashkimit Europian rezident ne MB i/e fejuar deshiron te sponsorizoje nje shtetas jashte BE-se me qellim martese ne MB. Ne rast se jeni te fejuar me shtetas te BE-se, aplikimi eshte me pagese. Ne rast se jeni te martuar me shtetas te BE-se, aplikimi juaj eshte pa pagese. Viza si i/e fejuar apo si bashkeshort/bashkeshorte me nje shtetas te BE-se ka afat 6-mujor. Ne rast se jeni te martuar keni te drejte pune ne MB, ne rast se jeni te fejuar nuk keni te drejte pune ne MB. Perpara perfundimit te afatit te vizes ju duhet te merrni informacion ne Ministrine e Brendshme Britanike ose Zyren me te afert te Emigracionit per te aplikuar per shtyrje te lejes suaj te qendrimit ne MB.

Dokumentet qe duhet te paraqiten ne te gjitha rastet e mesiperme.
• Nje formular te plotesuar (VAF2), 2 fotografi jo me te vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit. Pasaporte e vlefshme minimumi 2 vjet.
Certifikate lindje te aplikantit dhe certifikate lindje te sponsorit me vulen e prefektures dhe Ministrise se Jashtme per shtetasit shqiptar.
Ne rast se jeni te martuar certifikaten e marteses.
• Certifikata e vdekjes ose e divorcit te burrit/gruas se meparshme (nese ndonjeri prej jush ka qene i/e martuar me pare) si dhe vendim gjykate per divorcin.
• Leter nga punedhenesi i sponsorit ne MB duke dhene hollesi ne lidhje me pozicionin e punes, rrogen etj.
• Faturat e marrjes se rrogave te tre muajve te fundit te sponsorit ne MB.
• Llogari bankare te sponsorit qe tregojne hyrjet dhe daljet financiare te 6 muajve te fundit.
• Dokumente te kursimeve te tjera qe mund te kete sponsori ose ju.
• Kontrata e qirase se baneses, ose dokumentet e kredise me te dhenat e pasurise, te sponsorit ne MB.
• Prova konkrete te korrespondences se mbajtur midis jush dhe sponsorit si fatura telefoni te detajuara, letra, fotografi, kartolina, e-maile etj.
• Ne rast se ju keni qene me pare ne MB duhet te paraqisni prova te qendrimit tuaj atje nga Autoritetet e Emigracionit si: IND, Refuzim ose Apel.
• Ne rast se aplikoni per Bashkim Familjar statusin e refugjatit te sponsorit ne MB.
Pagesa e tarifes se vizes behet ne momentin e aplikimit.
Pagesa e tarifes se vizes behet vetem ne LEKE shqiptare.
Lista e tarifave te vizave eshte e publikuar ne stenden e ambasades.
Tarifa nuk rimbursohet pavaresisht nga rezultati i aplikimit.

G.Albania
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • si e doni gruan tuaj te ardhshme?
  • Dot te palidhur ndonjehere?
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot te kete pasur lidhje por te jete ende e virgjer?
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot te virgjer?
  • 9 (28%)
  • -
  • Dot jo te virgjer?
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot se kam problem mjafton ta dua e te me doje.
  • 15 (46%)
  • -
  • Numri total i votave: 28
  • Shiko temen