Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Si behet dasma ne vendin tend ?  (E lexuar 12796 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Borebardha
~~Sherbet~~
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« Përgjigju #60 më: 11-08-2005, 17:32:47 »

Te lumte ! Spider na kenaqe me kete tregimin per dasem ,flm shume shpresojme se do kete edhe tjere vellezer e motra dhe do na tregojne per vendet se ku jetojne ata lule dhe puthje
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #61 më: 12-08-2005, 02:03:00 »

Edhe meqe ra fjala te isha une si burri (me punen e maces) do ja kisha marre macen nga dora e do i kisha thene ulu aty ti e mos fol shume jam une burre shtepie ketu jo ti ...hajde hiq at fuston tani e bohu gati per pun
Me bane te qeshi tani moj Lisa! qesh me te madhe qesh me te madhe lule dhe puthje
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #62 më: 12-08-2005, 14:46:09 »

nga te te mbaj nga kembet zgerdhihet  he pra mo se keshtu duhet ta tregoje veten burri qe eshte burr jo me i mar shpirtin machorit shkret zgerdhihet
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
ibraim
...edhe mbarim ka...
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5457



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #63 më: 16-08-2005, 10:36:01 »

Dasma ne komunen e Likoves, Kumanoves dhe pak me gjere...

Dasma fillon te te enjten.
Vazhdon gjer te dielen.
Tek dhendrri, te enjten shkojne per te marr pajen e nuserise, dhe ne darke ftohen fqinjte fshataret dhe njerezit e mahalles.
te premten ftohen ne darke grate, dhe pasi te kryhet darka, eshte nata e kulacit, ku zihet nje buke e ne te futet nje monedhe, qe per diten e hene e thejne dhe kush e gjen etj etj etj
Te shtunen, ftohen miqte grate dhe burrat, por ndaras... burrat ne nje shtepi dhe grate ne nje tjeter, dhe dihet shtrohen darka. Te burrat ka muzike varesisht se kush sa ka per te paguar... dhe vlon nga te shtenat me arme, dhe po kete nate behet nata e pules. Ne kete nate te pules, tradite eshte qe ne mahalle te vjedhen pula dhe te pergatiten per te rinjte qe te luajn e te hane gjer ne mengjes, mirepo tash nuk vjedhin por i blejm ato luj syun  (e kam fjalen per pulat).
te dielen mblidhen veturat, flamuri ne veturen e pare dhe shkojne per ta mare nusen, mblidhen ndokundi prej 20 - 30 vetura, dhe ushton fshati e komuna nga veturat.
Kur te bihet nusja ne shtepi, sapo ta nxjerrin nga vetura, fillojne krismat e armeve te ndryshme, pastaj e merr dhendrri nusen per ta futur ne shtepi, ke pragu nje femij i hjek kepucen nuses, ndersa ajo me sherbet prek deren e shtepise tri here, pastaj ajo percillet me kenge gjer ne dhome bashk me dhendrrin. Dhendrri rrin pak brenda dhe pastaj del,q e per te hyre dhenderr me vone.
E kur te vije koha qe dhendrri te hyje, farefisi rradhiten ke dera, dhe e godasin dhendrrin duke hyre kush sa mundet...keshtu qe dhendrri hyn me vrap duke u ikur te goditurave ne shpinde.
Sa te hyje brenda, aty ke dera ka nje ene te mbushur me pak uje te cilen ai duhet ta godase me kembe...pastaj...
nga ana e nuses...t'ju them te drejten nuk di shume... vecse e dij se nusja fillon te qaje qe nga e enjtja e gjer te dielen...
pastaj, te henen ne mengjes hahen petullat, thyhet kulaci, dhe ne darke nusja sherben farefisin dhe ndan peshqeshet qe ka sjellur per familjen e burrit.

keto jan pak a shume, se koheve te fundit, dasmat po behen ne restoran, dhe shum pak nga keto hadete kryhen.

respekte
E identifikuar

Borebardha
~~Sherbet~~
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« Përgjigju #64 më: 16-08-2005, 12:51:35 »

Flm shume Ibraim per kete gje qe na e tregove me pelqejne keto zakonet e Likoves  luj syun
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #65 më: 16-08-2005, 13:58:57 »

mua nuk me pelqeka Ibrahim nusja vetem qaka gjithe javen ...po une qe nuk kam lot ku ti gjej..... po si te qaj kot une shyqyr po martohem zgerdhihet
kurse ajo qe rrifkan dhondrin ehe ehe me pelqen zgerdhihet
Bej shaka shume bukur Ibrahim edhe hajde perseri em detaje te tjera buzeqeshje
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
ibraim
...edhe mbarim ka...
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5457



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #66 më: 16-08-2005, 14:20:54 »

Lisa, nuset nuk qajne me lot, por vetem ashtu bejne gjoja se qajne...se nje dite e me heret kshyrin te shkojne te burri luj syun

po po, do interesohme edhe me shume per detaje dhe do i sjell te gjitha...
respekte
E identifikuar

Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #67 më: 16-08-2005, 23:33:17 »

Une ketu po vendos me rradhe kenget e dasmes tiranase buzeqeshje apo tironse me falni  buzeqeshje

KUR KRUSHQIT NISEN ME MARRE NUSEN JA FILLOJNE GRATE ....

O une e mare o krushku i pare
O na i thuj nuses t'mos na qaj
O udhe e mar o krushku i dyte
Na i thuj nuses t'na ngrej kryte
O udhe e mare o krushku i trete
Na i thuj nuses t'na vi vete.....

ME PAS NDERSA PRESIN ARDHJEN E NUSES....

Kur e ke ndermen me ardhe,
          O vetullnjale
Kur t'me coje dhendri fjale
          O vetullnjale
Macahere (atehere) kam me ardhe
           O vetullnjale
O boronje e bukur oo
kur te na vish si flutur oo

PERSERI DUKE PRITUR TE VIJE NUSJA

Jo moj molla faqekuqe
A po vjen me men moj nuse
Apo i bi kades nenes levere,
Ja kam lidh me bokca serme
Ja moj molla lule lule
A do vish sonte ne cule

KUR NUSJA FUTET NE PORTE TE SHTEPISE

O hyni nuusja ne oborr
O shtati nuses si vaporr
O hyni nusja ne hajat
O shtati nuses si bajrak
O hyni nusja ne shtepi
O shtati nuses si selvi
O te gjitha te bukra imi
O shtat'n e nuses nuk e kimi
O nusja re moj nusja re
o te shkojn lotet rreke- rreke
O meshija me dhonerr-e
O un ja mshi po s'kam me se
O me mendil'n e xhepit eeee
O po kom fryke se m'prishet ee
O te bi nusja tjeter ee
O ta mbeshtjell me leter ee

DHE I KTHEHEN DHENDRIT

O ja dhonder shtylle e shtepise
O hiq rrobet e beqarnise
O vish rrobet e dhonerise
O ja dhoner shtylle e hajatit
O mi gezofsh rrobet e shtatit
O ja dhonet bajrak mavi
O nji nusen qe deshe ti
O une se desha vallahi
o ma dha baba bilahi

E I KTHEHEN PERSERI NUSES

O rrush i kuq e i bukur-o
O dil se po te therresin-o
O mas porte po te presin-o
o thuju le t'me presin -o
O sa ta vesh xhanfesin -o
O dy lule mas malit -o
o ci thote njana shoqes-o
O c'ma more beqarin-o
o beqarin te marrin -o
O ta kam fal pazarin-o
O c'ma more vizirin-o
Vizirin ma t'mirin-o
O ta kam fal Misirin-o
O ta kam hudh zinxhirin-o


PJESEN TJETER KALAMOJA E VAZHDOJ NESER SE O E GJATE NE PO ME VIKA I DORE GJUME.....buzeqeshje
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Lundrentari
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 473



Shiko profilin
« Përgjigju #68 më: 17-08-2005, 20:23:40 »

Dasmat bahen, sic u bajshin tana heret. Me tupana e me valle.
E identifikuar

turp eshte burri me vdek n'shpi
Karatisti
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1533



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #69 më: 18-08-2005, 11:19:38 »

kurse ajo qe rrifkan dhondrin ehe ehe me pelqen zgerdhihet

Me kujtohet kur u martua nje kusheriri im, njeri nga kusherinjte i ra aq fort sa gjithe naten nusja masazh i kishte pas bo se ia kishte lujt shpinen prej veni, qesh me te madhe
Per ate kam ik une se vij nga nje rreth teper violent perqeshje
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Alkea
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 110


Shiko profilin
« Përgjigju #70 më: 18-08-2005, 11:28:01 »

me lini nja 3 dite kohe te lexoj tere temen pastaj do ju them....zgerdhihet perqeshje
E identifikuar

Run faster than your dreams, so you can reach them.
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #71 më: 18-08-2005, 11:32:03 »

Luli me violente se ai qe therrte machorin nuk e ke jo....keshtuqe kthehu mbrapsht me vrap zgerdhihet


Alkea lexoje te lutem por kujdes se ka edhe dhune jo vetem dasem ketu zgerdhihet
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #72 më: 18-08-2005, 19:53:18 »

Ju lutem t'i kufizoni dhe menjanoni postimet qe prishin temen!
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #73 më: 10-10-2005, 15:04:45 »

me lini nja 3 dite kohe te lexoj tere temen pastaj do ju them....zgerdhihet perqeshje

Oj Patriote meqenese do e tregosh ti un spo e marr mundimin.
E identifikuar

[TRAFIKER OF COLUMBIA]
SPACIATORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 183



Shiko profilin
« Përgjigju #74 më: 20-10-2005, 08:26:42 »

Pershendejte!

Sa bukur eshte te flasesh per dasmat!! Atehere, ne vendin tim, dasmat pergjithesisht kane ruajtur format tradicionale. Dasma fillon diten e enjte, ku vajza dhe djali qepin nishanin (qepen shtate shamia dhe ne cepat e tyre qepen leke dhe lule) dhe ky nishan dergohet te shtepia e dhendrit sebashku me pajen. Te shtepia e dhendrit ky nishan ngrihet mbi nje shkop me tre degeza, ku ne secilen eshte vendosur nga nje kokerr molle. Ky quhet me nje emer te vecante, Duvak. Ne diten kur merret nusja Duvaku merret me vete, por njerezit e dhendrit duhet te mos lejojne qe mollet te merren nga njerezit e nuses, sepse ato konsiderohen si fatsjellese. Po te enjten, merret paja e nuses. Te enjten dhe te premten ne darke behet Aheng. Te shtunen ben dasmen nusja, ndersa djali e ben te djelen. Te djelen paradite dhendri vjen per te marre nusen. Nusja kur del nga pragu i deres derdh nje gote me uje me kembe. Nusen nga shtepia e nxjerrin vellai dhe daja, ndersa dhendri e merr nusen tek porta jashte. Rrugen ku ecen nusja derisa shkon te makina e dhendrit sperkatet me raki per te lare te ligat qe mund t'i jene bere asaj nga dashakeqesit. Shishja e rakise thyhet te makina (nqs eshte ndonje benc i shtrenjte me mire mos behet zgerdhihet ) Te shtepia e dhendrit kur zbret nusja, vjerra e pret me llokume per te qene e embel dhe te pragu i shtepise nuses i lyhen gishtat me mjalte qe ajo te lyej me to deren e shtepise tre here. Pastaj gishtat me mjalte i provon vjerra dhe dhendri. Me pas nusen e fusin te dhoma e saj, ku nje djale i vogel i heq njeren kepuce, ne te cilen nusja ka vendsur leke, qe i merr femija i vogel. Ndersa nje djale tjeter (i vogel gjithmone) i ulet ne preher qe femija i pare i saj te jete djale. Diten e hene tregohet paja e nuses dhe po kete dite nusja shperndan peshqeshet qe ka sjelle per njerezit e dhendrit.

Ne pergjithesi kjo eshte dasma myzeqare, por tashme kane filluar dhe dasma qe kane lene pas traditen e bukur te dasmave shqiptare.
keshtu e bejme dhe ne dasmen ................... ...
E identifikuar

NUK ESHTE KOHE E SE KALUARES NUK ESHTE KOHE E SE TASHMES POR ESHTE KOHA E SE ARDHMES............ ..
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Rreshta te perzgjedhur... :)

Anketa
  • Cfare mendoni per shkrimin tim
  • Dot Mire
  • 2 (25%)
  • -
  • Dot Keq
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo keq
  • 3 (37%)
  • -
  • Dot Me pelqen shume
  • 3 (37%)
  • -
  • Numri total i votave: 8
  • Shiko temen

* Sponsor