Faqe: 1 [2] 3 4 5 6   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Si behet dasma ne vendin tend ?  (E lexuar 12798 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 08-08-2005, 03:27:43 »

 Av av av, nje komb, 100 adete!  
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 08-08-2005, 04:39:54 »

  Do mundohem qe ta pershkruaj adetin e vjeter te dasmave ne vendlindjen time, rajoni i Gjilanit, sipas adeteve te vjetra!

    Pecaktimi i dites se dasmes behet me marrveshjen e dy familjeve, se kur mund te ehet nusja gati, kryesisht llogariten te jen dy jav ne dispozicion te nuses dhe familjes se saj per tu pregaditur per diten se kur do te shkoj nuse!


  Nese dita e dasmes caktohet per ditene e diele ateher ahengu i dasmes fillon qe nga dita e merkure (nata e kulaqit), ku mblidhen te gjith te afermit e dhendrrit (kryesisht kusherinjet dhe rrethi me i ngusht familajr) sipas adeteve dhendrri dhe disa djem beqar detyrohen te gatujan nje Kulaq nga mielli i grurit apo misrit, nje pjes e tij duhet te mbetet ne familjen e dhendrrit dhe nje pjes te percjellet tek familja e nuses, ne te njejten dite kur edhe dergohet pjesa e pajes qe eshte tek familja e dhendrrit. Ne kete dite caktohet se sa krushq kan me nis per me e marr nusen, ne sa ora duhet te nisen, caktohen hyzmeqart per dasem dhe me kaq perfundon Nata e Kulaqit

 Dita e enjete eshte dite ne dispozicion te nuses, ku ne familjen e saj grumbullohen, hallat, tezet dhe nje rreth i caktuar i familjes, ajo(nusja) sipas traditave fillon qe te te rregullohet (ngjitja e Kones, rregullimi i saj) ajo ne kete dite fillon qe t'i "vajtoj" sejcilin anetar te familjes vec e vec, i madh e i vogel!  Tek dhendrri nuk ka ndonej aktivitet qe ia vlen te permendet!

 Dita e premte, prap eshte dite  e nuses, shtrohet ne ekspozim tere paja, gjithcka qe ka nusja ne pronbesi te veten, mblidhen nje rreth me i gjere i familjes qe jan te ftuar si dhe mund te quhet edhe "nata e qikave", nusja tere kohen duhet ta kalon ne mesin e tyre!

 Dita e shtune per tek nusja eshte parapergaditje per te dielen, gjymyshi me i madh behet me anetart e famijes se ngusht! Ndersa tek dhendrri eshte mbremja e vecant, ne kete mbremja shumica e miqve dhe dashamirve mblidhen ne kete dite tek dhendrri, shtrohet darka, behet gjymyshi dhe nje numer i caktuar i antarve te familjes se dhendrrit niset per tek familja e nuses per te marr pajen dhe per ta sjellur tek shpija e dhendrrit! Hallakama ma e madhe ndodh ne ate kohe!  

   Dita e diele, nisen krushqit per me e marr nusen, dhendrri mbetet ne shtepi te tij i shoqeruar nga nje i aferm i tij!  
  Tani ne keto kohe me shum shkojn femij si krushq se sa burra, po  ca tu bejsh, me shum ka zhgad sesa krushq! Qe ne mengjes zgjidhet nje djal i ri beqar, qe do e  mbaj flamurin, dhe tjetri qe duhet te jet femije, per tia hudh bombonat nuses, etj etj. Tek familja e nuses bahen gati me i prit krushqit, mblidhen mahalla, daje e nipa! Kur vijn krushqit pozicionohen ne vendet e pritejs, behen bash dy hoxhollar, prindi i nuses dhe ai i dhendrrit, dhe vendosin per pasurin qe do ti takoj nuses ne rast te shkurorzimit, eshte sasi e te hollave ne menyr simbolike, qe nuk ngarkohet familja e dhendrrit!
 Nusja ne, momentet qe vijn krushqit duhet te jet brenda ne shtepi, me def e me dahire vijn kerregjiket me e marr (hand-over), del ne mes te grave nusja dhe momentet qe i hudhen e dhe bombonat, leblebijat dhe sasi e grurit me grusht, nusja qendran ne mesin e grave per pak minuta, mandej babai i nuses, vellai dhe nena e saj e fusin nusen ne vetur, e marrin hallallakun dhe shkojn mandej, nusja mbetet vetem ne vetur dhe nuk guzon te ulet ne ulse deri sa te del vetura nga oborri i familjes se saj, dikush nga te rinjet e familjes troket tri(3) her ne dritarene  pasme te vetures dhe e thrret emrin e nusen (nuk e di pse). Ky eshte hapi i fundit qe behet dhe krushqit nisen per ne shtepin e dhendrrit!  Mandej vazhdon gjymyshi tek familja e dhendrrit, zbret nusja perkrah dhendrrit, fotografohen i madh e i vogel me qiftin e ri, dhe bejn nje gjiro neper oborr dhe pozicionohen para krushqve (femra).  Ashtu vazhon deri en oret e mbremjes, me kenge e valle e hallakam, smirret vesh kush shka ban, sidomos plakat me do far adetesh qe nuk i kuptoj kurr vec sillen neper shpi. Ne orar e pas darkes vie koha kur hyn dhendrri, nusja e pret ne dhom te fjetejes. Dhendrri hyn i shoqeruar me tre veta(meshkuj te familjes, nje kusheri, nje daje dhe vella nese ka, nese jo gjejn zevendesim) dhe disa shqelma e shuplaka pas shpinde, mandej ata te tret dalin pas pak minutave nga dhoma e nusen dhe mbetet vetem dhendrri i cili eshte i detyruar qe te ne ato momente ta "shqyej macen" ne prani te tre personave qe kan qen ne dhome dhe qe jan duke dalur! Me kete rast rahatohen i madh e i vogel pas hallakames se vazhdueshme!  

 E hene, ne mengjes ne dhom te nusese hyn vjehrra e para, dalin nag dhoma te tre bashk dhe i bashkangjiten atmosferes me rastin e ngrenjes se petllave te mengjesit, kur nusja edhe shke dhurata simbolike per ata qe jan prezent!
 Pasditja e  kesaj dite eshte shum i merzitshem, mblidhen grat e mahalles per ta par qejzin(pajen) qe  e ka sjellur nusja.
 
  Ne kete dite edhe perfundon dasma!


 Ne vijim jan edhe disa detaje, qe ia vlen te permenden.
Te enjeten vjehrri se bashku me dikend te familjes se tij dhe nusen vijn tek babai i nuses, caktohet koha dhe termini se kur do te vij dhendrri, si dhe kur do te shkoj baba i  nusese tek dhendrri sefte!
 
 Eh keshtu em radh, ka shum qka qe nuk kam permend, por edhe te tilla raste qe i kam spikat me shum, ju faleminderit per mirkuptim!

 

     
 
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
Aida
Moderator


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 08-08-2005, 06:02:35 »

gjilanas flm per pershkrimin e bukur!
shoh shum ngjajshmeri dhe me kujtove edhe shume detaile qe kisha harruar zgerdhihet


sa u perket plakave dhe adeteve.... dreqi ti haje se sdurohen ato qesh me te madhe

mos harro te na ftojsh ne darsmen tende zgerdhihet
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 08-08-2005, 06:35:35 »

 Cfare pershkrimi moj Enea, keto ishin ato qe i kam par dhe degjuar, ka shum e shum detaje tjera qe i kam degju, por nuk me kujtohen se nuk kam qen akter ne to, kjo ishte ajo qe mu kujtua ne momentet e shkrimit!

 Hehehehe, gjithqysh, dasmat nuk behen pa dashamir!
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 08-08-2005, 11:30:51 »

sensitive flm njehere pershkrim fantastik po vetem nej gje nuk kuptoja se c'doje te thoje "Shqyej macen" e ke per mace te gjall ti apo.....
Jo se po te jet ashtu machorin nuk po e thrras ne dasem zgerdhihet

Enea une kam qene njehere ne nje dasem ne Peshkopi atje sa vinte nusja tek shtepia dhendrit e fusnin ne dhomen e saj te gjitha grate e ulnin ne shtrat dhe fillonin ti kendonin suke e share e duke e ofenduar nga familja e saj derisa te qante.....edhe po nuk qau nusja nuk iknin me ore te tera :???
Te kisha shku une nuse me okllai posht fustanit do kisha shku...ta shifshin mire ato...zgerdhihet
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Borebardha
~~Sherbet~~
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 08-08-2005, 14:35:30 »

Ja tani do te tregoje une per rajoni e Prishtines se si behen dasmat  buzeqeshje

 E ENJETE : Tek dhenderri
 Para dite nisen familja meshkuj te dhendrrit dhe shkojne ti dergoje rrobat,arin dhe te gjithe ato qe i kan blere nuses.Pas nisjes se tyre ,sitet kulaqi nga femrat e shtepise , kusherirat, hallat, mbesat, tezet edhe ca femije djem qe jane ne shtepi.
Kulaqi eshte nje kove me miell e mbushur plot ,me nje site mielli  , dhe me nje tepsi te madhe ,se pari miret nje djal i vogel ,i vendoset plisi ne koke i ipet sita ne duar me ca miell dhe ai e sit miellin ne tepsi ,dhe pas tij vazhdojne te gjithe te pranishmit ,vajzat kendojne me def ,vallzojne e mandej me muzike nga radio.
     Tek nusja
 I presin miqet e rinje ,ju pregadisin nje dreke shume te posaçme i marin ato qe i kan derguar ,e vendosin se ne sa ora te dielen do ikin veturat per ta mar nusen ,sa veta duhet te shkojne krushqi e bulla etj

E PREMTE : Kjo nuk eshte edhe ndonje dite qe ka ndonje karakteristike te vecant , perveq se ne kete dite te dy familjet pregadisin embelsirat e disa gjera tjera te cilat do te shërbehen te shtunen dhe te dielen .

E SHTUNE :  Tek nusja
         Diku ka ora 10 ne mengjes nje nuse e kusherinjeve e cila eshte e kënaqur dhe e gezuar i ka prinderit ,ka femije dhe e kalon mire me burrin, e mer nje shami dhe e njek vajzen ne dhome per ti 'a vene ne koke ,pastaj nusja fillon te qaj dhe prej atij momenti cdo kush qe vjen ne shtepi ajo e ka per detyre te shkoje dhe ta percafoje me ate zerin e saj rishtues duke qajtur.          
 Kete dite eshte kanagjegji ,nusja therret te gjitha grate e fisit ,te dajve, shoqet etj .E bejne nje dreke shume te mire , e shtrine Qejizin(pajen qe e ka pregaditur ajo dhe ate se cfar i kan derguar nga burri te enjten ) ne dhome dhe kush deshiron shkon dhe e shikon ,kane muzike ,vallzojne nuset ,ne mbremje shume vajza dhe nuse ulen dhe e kendojne me shume kenge prekse saqe guri do kishte qare e lere me njeriu sa qe vajze qan e qan deri sa ti behet tamam. Dhe ne fund nje vajze e mer nje llak thonjesh dhe te gjithe te pranishmeve qe jane ua ngjet llakun ne njerin gisht te vogel te dores.Me nusen rrine ate nate te gjitha vajzat e aferme .

                            Tek dhenderri

     Diten nuk ka ndonje gje interesante ,por ne mbremje behen se bashku te gjithe ata qe jane te ftuar per te dielen ( ftesa ju ka ardhe ne diten e merkure) dhe vallezojne e kendojne deri ne oret e mesnates.

E DIELE : Tek nusja
Nusja zgjohet shume heret dhe shkone tek frizerka ,per ti rregulluar floket dhe grymosur fetyren ,ata te shtepise i bejne gati vendet se ku do te ulen krushqit dhe bullat,pregadisin lengjet qe kan per ti shërbyer ,gjithashtu edhe sheqerkat ,cokolladet etj.
Nese e kane lere p.sh qe veturat te vijne ne oren 16 ato vijne ne ate kohe dhe tek burrat behen gati dalin prej me te vjetërve ne rend ata te familjes dhe i presin krushqit ashtu edhe tek grat eshte e njetja gje .Tek grate kur te vijne bullat ato te nuses jane duke vallëzuar dhe pasi te qendrojne  10 min nje grua e shtepise vjen tek bullat dhe i drejtohet kunates se nuses se mund te vini ne dhome 4 veta p.sh kur te shkojne atje nusja ua mer doren dhe u fal nga nje dhurate qe zakonisht eshte dantele e punuar nga ajo .Mandej dalin bullat nga aty duke kenduar dhe shkojne ne oborr ku jane bullat tjera dhe atehere fillojne edhe tjerat te kendojne dhe kercejne sa te munden hahahahaha
Pastaj halla dhe tezja e marin nusen e nxjerrin nga dhoma dhe e dergojne tek bullat ku shume prej tyre i japin ar nuses .E dergojne tek vetura ku aty nusja pershendetet me familjen e saj hyne ne veture ku nuk guxon te ulet(sepse e mer bereqetin tek burri ) hahata  derisa te behen veturat teslim (te nisen ) prapa dy djem me nga nje kove me uje ja lagin rrotat vetures dhe e thërrasin ne emer nusen duke i thene bjerma nje kulaq .E marin nusen dhe e dergojne ne shtepi te burrit.

Tek dhenderri

Zgjidhet krushku qe do ta mbaj flamurin kuq e zi ate dite ,pastaj ai merr dhurate nga familja e nuses kur te shkoje atje, zgjidhet bullani (nje cund i vogel qe do te hyje ne veturen e nuses ,pastaj kush do ta nxjerr nga vetura nusen ,prape nje cun i vogel dhe kush do ta hedh xhamadanin e nje plake ne kulm te shtepise prape nje cune i vogel.
Ju bejn dreke te mire dasmoreve ,pastaj nisen veturat me krushqi dhe me bulla shkojne tek nusja i bejne ato adetet e shkruara larte dhe kthehen ne shtepi .Ne shtepi e pret burri ku e nxjerr nga vetura ,ne oborr ulen vjehrri me vjehrren dhe e presin nusen ,vjehrra nuk flet kurr derisa t'i jap nuses nje llokum dhe edhe nusja nje asaj,nusja ju sjell dhurata dhe ata i japin nuses dhurata, pastaj vajzat kendojne ,kercejne etj.
Diku ka ora 10 e mbrëmjes ,vjen koha qe dhendrri te hyje tek nusja ne përcjelljen e familjes hyne duke i ren shqelma e duke e përqafuar besa edhe duke qare pasi qe ai po behet burre dhe po e le beqarine me ate nate, pastaj te rite ulen tek dera dhe e kendojne dhendrrin duke i kërkuar pije,cigare,cokollada e gjera te tjera ,eshte shume bukur ky cast hahhaahhahahaha .

E HENE : Zgjohet nusja dhe dhendrri ne mengjes dhe duhet ta sjell carshafin qe nusja eshte e virgjer dhe aty i behet me fat edhe nje here pastaj nusja ju jep dhurata disa femrave ne familje ,pastaj pregadite kafet dikush tjeter dhe nusja i sherben ,dhe parpe shkon tek frizerka (prap edhe 50 euro lol ) rregullohet dhe pas dite eshte dita e grave dhe e veshin me veshen tradicionale te rrethit ka ngjajshmeri me veshen e Tiranes ,dimija jelek,mitan,kemish etj .Diku ne mbremje i hiqet duvaku (velloja)nga nje cun i vogel me nje rrem te molles nusja i jep euro uaaaaaaau atij cunit pastaj te gjithat qe jane ty i sherbejn me pije dhe me cokollada.Pastaj nuses ja vendosin ne koke KOSHINE qe e kan te gjitha nuset e tjera ku edhe ato jane te veshura me veshje tradicionale dhe bejne garime vjehrrat se cila e ka nusen me te mire (,te gjitha shkojne tek frizerka para se te vijne ne dasem ) .Nusja nuk han buke me keta te shtepise deri te merkuren se i vjen marre han vetem me burrin .

Keto ishin traditat e vjetra sa kam mbajtur mend se sot jane pak me ndryshe por kur te kem kohe do te shkruaj edhe edhe versionin e tanishem
 perqeshje
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 09-08-2005, 02:18:01 »

sensitive flm njehere pershkrim fantastik po vetem nej gje nuk kuptoja se c'doje te thoje "Shqyej macen" e ke per mace te gjall ti apo.....
Jo se po te jet ashtu machorin nuk po e thrras ne dasem zgerdhihet


 Hahahahahahaha Lisa ok, po e spjegoj si e kam degjuar une! Shqyerja e maces eshte simbolike(tamam puna me e realizu ate live, skishin met mace), ne naten e pare te marteses(kur nuk njihen  nusja dhe dhendrri) qe burri te ja merr te sejllmen(te dominoj ne raport me nusen) shpreh egersi, pashpirtesi, e nusja mandej gjat jetes te merr tremshem, ti frikohet burrit, te traumatizohet nga skena e pare e maces se "ndar ne dy pjese" ! Kur ne raportin e ri bashkshortor verehen raporte te parregulluara i parashtrohet pyetje " A ja ke shqyer macen?".
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 09-08-2005, 02:28:12 »

Hahahahahahaha Lisa ok, po e spjegoj si e kam degjuar une! Shqyerja e maces eshte simbolike(tamam puna me e realizu ate live, skishin met mace), ne naten e pare te marteses(kur nuk njihen  nusja dhe dhendrri) qe burri te ja merr te sejllmen(te dominoj ne raport me nusen) shpreh egersi, pashpirtesi, e nusja mandej gjat jetes te merr tremshem, ti frikohet burrit, te traumatizohet nga skena e pare e maces se "ndar ne dy pjese" ! Kur ne raportin e ri bashkshortor verehen raporte te parregulluara i parashtrohet pyetje " A ja ke shqyer macen?".


 Pershendetje Borbardha, pershkrimi eshte teper i mire, duke e e lexuar me kujdes vehet ne pah qe ky pershkrim eshte i dasmes moderne ne ambiente ku rrespektohen traditat deri dikund, nje shembull per kete qe them: te dielen heren ne mengjes nusja shkon te frizerka, edhe tjetra qe puna e qerqafit eshte harru me sa di une, se mbeten pa nuse mandej, keputen tuj ba dasma e as nje nuk e prit diten e qejzit!  kalo mir motra, mos ma emrr per te keq!  puthje lule dhe puthje tvtb
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
Borebardha
~~Sherbet~~
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« Përgjigju #23 më: 09-08-2005, 06:49:53 »

Pershendetje sensitiv dhe flm shume qe ke marr pjese ne kete teme dhe ke treguar per dasmat e rajonit te Gjilanit ,Kamenice dhe Viti.

Une e shkruajta ne fund te postimit qe ky eshte nje model dasme i koheve me te hershme dhe e thash se nje dite kur do kem kohe do te shkruaj edhe per dasmen e sotme. perqeshje

kalo mire lule dhe puthje
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
Borebardha
~~Sherbet~~
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 10-08-2005, 15:57:26 »

O LISAAAAAAAAAAAAAAAA AA ku je pres komentin tend per dasmat prishtinase si te duken ty ? luj syun
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #25 më: 10-08-2005, 22:53:07 »

Hahahahahahaha Lisa ok, po e spjegoj si e kam degjuar une! Shqyerja e maces eshte simbolike(tamam puna me e realizu ate live, skishin met mace), ne naten e pare te marteses(kur nuk njihen  nusja dhe dhendrri) qe burri te ja merr te sejllmen(te dominoj ne raport me nusen) shpreh egersi, pashpirtesi, e nusja mandej gjat jetes te merr tremshem, ti frikohet burrit, te traumatizohet nga skena e pare e maces se "ndar ne dy pjese" ! Kur ne raportin e ri bashkshortor verehen raporte te parregulluara i parashtrohet pyetje " A ja ke shqyer macen?".

Po ca thu mor te majt nerja ...po ky qenka terrorizim i nuses..... jo jo e ke gabim
Po mire po te qelloj nje nuse mjeke qe nuk pyet per te tilla gjerash se i kane pare boll syte....apo te gjej ku te fus koken dhendri pastaj ....zgerdhihet
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 10-08-2005, 22:56:14 »

Jo tradita shume te lezecme Borbardha po nje gje nuk kuptova u i beni vec e vec dasmat (pra ne dhoma me vete ...vec grate vec burrat)
Enea e shiko mi goce u dashka me u tregu carcafi  qe pa gdhi zgerdhihet e shef tani hyka ne pun moca sensitiv-it zgerdhihet (se duhet dhe per carcafet) zgerdhihet
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 11-08-2005, 02:08:06 »

Po ca thu mor te majt nerja ...po ky qenka terrorizim i nuses..... jo jo e ke gabim
Po mire po te qelloj nje nuse mjeke qe nuk pyet per te tilla gjerash se i kane pare boll syte....apo te gjej ku te fus koken dhendri pastaj ....zgerdhihet


 hahahahahahahahahah ahahahahahahahahaha hahaha!
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
Borebardha
~~Sherbet~~
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« Përgjigju #28 më: 11-08-2005, 02:51:05 »

Po Lisa tek per ta mar nusen vine shume krushq dhe shume bulla ,e pastaj ka shume te ftuar nga ana e nuses ,dhe nuk ka vend qe i ze  perqeshje keshtu qe krushqit rrin ne nje vend te caktuar e bullat ne nje vend te caktuar  buzeqeshje

eshte ne rregulle tani ?
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
sensitiv
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1469


Shiko profilin
« Përgjigju #29 më: 11-08-2005, 02:58:06 »

Po Lisa tek per ta mar nusen vine shume krushq dhe shume bulla ,e pastaj ka shume te ftuar nga ana e nuses ,dhe nuk ka vend qe i ze  perqeshje keshtu qe krushqit rrin ne nje vend te caktuar e bullat ne nje vend te caktuar  buzeqeshje

eshte ne rregulle tani ?

 Na e skjaro pak te lutem  kete shprehjen bullat!
E identifikuar

Zgjedh ta dua ate qe e kam, e jo te kem cfardo qe dua!
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Rreshta te perzgjedhur... :)

Anketa
  • Cila nga poezite eshte me e bukur sipas teje?
  • Dot Reflekse (Mr. deti)
  • 9 (21%)
  • -
  • Dot Natyra ( ibraim)
  • 4 (9%)
  • -
  • Dot Ne (Capkenja)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Dashuri e deshtuar(Blete punetore)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Një ndjenjë e pershtjellur(Ujku i Epirit)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Yjet (Lepurushja Korcare)
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot Nata (Mishel)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Orator shurdhmemec(ABerisha)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Degjo e dashur(Nargaroth)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ku je tani! (Qumka)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Një ëndërr(Smiley)
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Të te them te dua!(Indriti)
  • 9 (21%)
  • -
  • Dot Kur me vjen si e hutuar(Sheti)
  • 2 (4%)
  • -
  • Numri total i votave: 35
  • Shiko temen

* Sponsor