tja filloj pra

ka kohe te gjat qe skam patur nderin te vizitoj një darsme tradicionale sepse shumicat tani bëjnë një aheng ne restoran dhe u kry darsma.
megjithatë do mundohem ti përshkruaj detailisht darsmat siç kan qenë me para dhe sa i kam unë ne kujtime!ne disa fshatra ende praktikohen kështu por nëpër qytete i kan lanur shum pasdore këta tradita.
dasma si zakonisht zgjate disa ditë ... madje ne disa fshatra shkonte deri ne një jave!
në rast se caktohej dita kur do zbrese nusja ditë e dielle ather nuses ia dergojne fustanin e bardhe te ejten bashk me arin dhe dhuratat.
disa ditë para mblidhen gocat tek të dy familjet dhe mundohen ti regullojne dhuratat dhe pajen, i mbeshtjellin dhe i zbukurojne.
ditën e ejte mblidhen burrat e shtepise se dhendrit dhe marin pajen e pregatitur e ja çojnë nuses.
te nusja mblidhen poashtu burrat e farefisit me te afert dhe ne prezenc te Imamit bëhet kontrata e marteses ku përcaktojnë sasine e arit qe do ti takoje nuses ne rastin e shkurorezimit, të drejtat e nuses etj etj. hahet një darke e perbashket dhe i urojne ciftit ardhshëm trashigim dhe fat ne jetë.
te premten ne mbrëmje mblidhen gratë dhe gocat nga familja e dhendrit dhe shkojnë ta vizitojne nusen. ata i sjellin nuses për dhurate një fustan te kuq qe duhet ta vesh ajo para se ta pershendet familjen e saj te re.
kunata mer një lirë, e ngjyn me kanë, atë lirë ja ngjet ne pellembe nuses dhe ja lidh doren me një shami te kuqe. gjith kjo është e percjellur me kenge tradicionale.
nusja ftohet te hyjë para valles ndërsa për sasine e kanes qe ka mbetur grinden gocat tjera kush e para do vendoje sepse mendohet qe do ju qelet "kesmeti".
para se ti percjell nusja mysafiret ajo ju jep dhurate ëmbëlsira bakllava dhe torte
(nëse është e zonja i pregatit vet nëse jo rroft embeltorja loool!) kjo nate quhet
nata e kanes dhe këtë me shum qytetaret e praktikojne.
flas për shkup tetove gostivar dhe kam ndegjuar qe edhe ne disa qytete te Kosovës praktikohet.
familja e dhendrit atë nate e kalojne ne shetitje se shkojn tek gjith farefisi dhe miqet qe kan dëshirë ti ftojne për darsem. kendojne ne oborin e tyre dhe ju urojne familjeve qe sa me shpejt te mnblidhen edhe te ata për gezim familjar. familjet duhet te ju japin ëmbëlsira para se ti percjellin.ne disa fshatra me para kan praktikuar qe kan dhënë pula dhurat
(e pastaj jan knaq tu hanger pula te pjekura looool) për atë dhe perdorej shprehja "te shkojm te kërkojmë pula"
ditën e shtunë bëhet ahengu te nusja. at dit tregohet edhe paja e nuses dhe dhuratat qe kan sjell nga dhendri.ne mbrëmje kur mbeten vetëm gocat fillojnë te grinden se kush e provon e para fustanin e bardhe sepse mendojnë se ajo qe vesh e para fustanin do martohet më shpejtë.
(ka patur raste qe madje jan reh dhe hidheruar gocat looool) gocat e kalojne naten bashke me nusen e ardhshme dhe e mesojne për "sherret" e vjehres dhe familjes se re loool
dhendri poashtu feston një aheng te vogël me shoket dhe kusherite qe ti thotë lamtumire beqarise.
te diellen pasdite vjen familja e dhendrit ta mer nusen, ne disa fshatra shkojnë edhe nga mëngjesi.
ajo përqafon babane, vellezerit dhe farefisin dhe gjat pershendetjes qan.
dhendri e pret nusen ne shtepine e vet dhe para se te zbret nusja nga vetura, vjehra e cila poashtu ka prit bashk me djalin, mer një kok laker dhe ja meshon nuses te koka qe ta len kokfortesine ne veture edhe pse s'ka çdo her efekt kjo procedure looool. te njëjtën gjë e perserit me një pogace buke - qe ti sjell bereqet shtepise.
pastaj ia vendojne një djal ne prehër qe femiun e pare ta linde djal. kur te zbrese nga vetura nusja duhet te kujdeset mos ja shkel dhendri kemben ... ose me mirë te bëhet ajo e zonja tja shkel atij kemben loool.
fillon e gjith familja te pershendetet me nusen dhe ti dhurojne ari dhe Lekë.
pas kësaj nusja rin gaditu rrjesht me gjith nuset tjera te farefisit dhe i nenshtrohet një analizes se detaijuar nga farefisi
(me x-ray). vjehrat tjera verejne si zakonisht edhe mengesine me te vogël te saj nder duvakun dhe mburen qe nuset e tyre jan me te mira se nusja e re.
pastaj nuset veshin veshje tradicionale
(si zakonisht dimija) dhe përsëri i nenshtrohen procedures se lartpermendur.
poashtu expozohet edhe paja e nuses dhe farefisi e shan/lavderon nusen se sa dembele/e zonja ka qen si goce.
për darke nusja dhe dhendri ndajne 1 buk pergjys dhe kërkojnë liren kah cila anë është e fshehur.
pas darkes shkojnë gjith bashke te dhoma e nuses dhe vjehra mer përsëri çunin e vogël dhe e rrotullon mbi shtrat. pastaj meret një tepsi me bakllava dhe vendohet mbi shtratin e tyre, nusja dhe dhendri i japin njëri-tjetrit nga bakllavaja dhe e rotullojne tepsine ne drejtimin e kundërt te njëri-tjetrin - këtu provohet forca.
luajn një loje me ëmbëlsira
(karamele qe lisa i ka shum qejf lol) dhe provohet shkathtesia e ciftit se kush kujt ja mer para karamelen.
(jam e sigurt qe sa u përket karameleve lisa është me e shkathet!)gocat mundohen pastaj ta debojne dhendrin nga dhoma me qëllim ata ta kalojne naten e pare me nusen, e dhendrit te rije pas dere dhe te luse për meshire loool
në rast se nuk arrin ta nxjerin nga dhoma
(kemi edhe djema qe jan me te aftë loool) ather te shkretin e pret një nate me torture se do duhet ti duroje gocat qe rin gjat nates pas dere dhe kendojne kenge banale. ka raste qe mund ti binde gocat me ëmbëlsira dhe lek
(i shkreti ai qe ka xhepat e shpuar lol) por ka raste qe kemi goca kokforta dhe vazhdojnë ahengun e tyre pas dere deri ne mëngjes
(rroftë kafja dhe kofeina... kohët e fundit përdoret edhe red-bull energy drink lool)ne mëngjes nusja del ta fshije oborin me fshise dhe vjehra bashk me fëmijët i hudhin mbeturina para qe ti qelin me shumë pune... hudhin poashtu edhe elbebija ara lajthia dhe karamele te cilat nusja duhet ti mbledh dhe te ua jep fëmijëve.
(karamelet lisa me siguri do ti mbaj për vehte!)hahet edhe një here një drek bashk me krejt familjen dhe u kry dasma.
këta jan disa qe i vecova dhe qe me kan mbetur mua ne kujtime ...
pasojat e konsumimit te tepert te embelsirave verehen natyrisht te gocat dhe ata te shkreta tani do duhet ti nenshtrohen dietes për humbjen e peshes 
a e don tash vellain lisa?
