Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi LetrarForumi LetrarFolklori Shqiptar (Moderatore: Aida, Borebardha)Si bëhet dasma ne vendin tënd ?


Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si bëhet dasma ne vendin tënd ?  (E lexuar 7475 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 03-08-2005, 14:07:02 »
Citojeni

Kam një ide  me vjen turp ,para tre ditëve ishte  e diel dhe ne vendin tim ka shumë shumë dasma ne këtë ditë ka aq shumë sirena automobilash qe ndonjhere edhe ti e ndan gezimin me to e ndonjëherë edhe te pengojne tmerrsisht ato sirena dhe ato grumbuje njerzish ne automobilat e dasmes .

Ne këtë teme do të flasim për dasmat se si bëhen ato ne qytetin ku ti jeton apo ke jetuar ,çdo detaj rreth dasmave ,qe ne këtë mënyrë ne shqiptarët te ndar ne disa shtete ti mesojme me afër  se si është dasma ne Tiranë, Prishtinë, Vlore, Oher, Shkup, Kumanovë, Shkodër ,Mitrovicë , Podujeve, Gjilan , Krujë etj etj ....

NDAJ 5 MIN NGA KOHA JOTE DHE JEP PERGJIGJJE NE KETE TEME  buzeqeshje

me respekt,
Borebardha  buzeqeshje
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 03-08-2005, 15:27:20 »
Citojeni

Lamtumirë dasmave të traditës

Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnë nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

Belina Budini

TIRANË- Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë ndryshuar. "Rezervatet" e tradicionales pozitive janë shumë të rralla. Gjen ende nga të gjitha, por tendenca është drejt modeleve italiane, greke, turke. Për fustanin dhe organizimin e ceremonisë si edhe ritet e dasmave. Në rend të ditës është imitimi. Prirja metropolitane është megjithatë drejt së veçantës. Sociologët kanë një shpjegim për këtë dukuri. Flitet për dukurinë e difuzimit të kulturës nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithçka është e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara në të tashmen, shumë rite janë zhdukur, por disa të tjera janë rikthyer. Ndërsa kanë vërshuar rite të tjera, madje plot të tilla me origjinë kristiane: dasma në Kishë e madje edhe në Xhami, por edhe ceremoni të ngushta në rreth miqësor më tepër sesa në rreth fisnor.
Stringlat tendencë
Shporta me "konfeta" të paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (më të shtrenjta se rakia), nga ato që shërbehen në dalje të kishës ku sapo është lidhur martesa e një çifti me betimin e përjetshëm të besnikërisë, kanë zëvendësuar tani llokumet e fejesës. Detaji i kishës nuk ka rëndësi. Në thelb bajamet e sheqerosura nënkuptojnë pjellorinë dhe sheqeri ëmbëlsinë simbolike të nuses. Në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave, një e tillë mund të kushtojë edhe 9 mijë lekë të vjetra. Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra vetë, që jepen me qira. Ndërsa buqeta e nuses, në rast se nuk sillet nga jashtë, e bërë vetë në dyqanet shqiptare shkon 15 mijë lekë. Tendenca është që edhe konfetat e lulet të sillen nga jashtë, megjithëse në tregun shqiptar ato kanë nisur të futen që në vitin 1992. Në fillim ishin fare të pakët ata që i parapëlqenin. Numri i atyre që i kërkojnë sot është shumë më i madh sipas tregtarëve të këtyre stringlave martesore. Tabela "Just Married" dhe kanoçet pas makinës së çiftit janë "aksesorët" më pak të imituar. "Nuk e duan tabelën në anglisht se nuk e kuptojnë të gjithë", - thotë pronarja e një dyqani nusërie. Ndërkohë që tradita e "just married" e ka origjinën në fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese për makinën zgjidheshin të freskëta, jo lule plastike.
Risitë e ceremonisë
Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret një koktejl shpeshherë modest (më tepër për shtrëngim ekonomik). Nuset shpesh kanë edhe shoqëruese të veshura me fustane nusërore më pak të bukur se ai i protagonistes së dasmës. Ndërsa fustani i nuses kushton 400 mijë lekë (me qira) ai i shoqërueses jo më shumë se 200 mijë. Hera-herës ka dasma që bëhen në kishë por edhe nga ato që organizohen në xhami. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive, edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët. Por nga njëra dasmë tek tjetra ka veçori dhe risi të tjera.

Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinë e martesave të reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive të traditës së mirë shqiptare

"Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur"

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: "Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i "sponsorizimit" siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj "sponsorizimi" mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve".

Rite
Paja e nuses
Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dorë prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit "E drejta zakonore e Labërisë" paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.

Krushqit e armatosur
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.


E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 06-08-2005, 14:51:32 »
Citojeni

Pershendejte!

Sa bukur është të flasësh për dasmat!! Atëherë, ne vendin tim, dasmat pergjithesisht kanë ruajtur format tradicionale. Dasma fillon ditën e enjte, ku vajza dhe djali qepin nishanin (qepen shtatë shamia dhe ne cepat e tyre qepen Lekë dhe lule) dhe ky nishan dergohet te shtëpia e dhendrit sebashku me pajen. Të shtëpia e dhendrit ky nishan ngrihet mbi një shkop me tre degeza, ku ne secilen është vendosur nga një kokerr molle. Ky quhet me një emër te veçantë, Duvak. Ne ditën kur merret nusja Duvaku merret me vete, por njerëzitë e dhendrit duhet të mos lejojne qe mollet të merren nga njerëzitë e nuses, sepse ato konsiderohen si fatsjellese. Po të enjten, merret paja e nuses. Të enjten dhe te premten ne darke bëhet Aheng. Të shtunën bën dasmen nusja, ndërsa djali e bën te djelen. Të djelen paradite dhendri vjen për te marrë nusen. Nusja kur del nga pragu i deres derdh një gote me ujë me këmbë. Nusen nga shtëpia e nxjerrin vellai dhe daja, ndërsa dhendri e merr nusen tek porta jashtë. Rrugen ku ecën nusja derisa shkon te makina e dhendrit sperkatet me raki për te lare te ligat qe mund t'i jenë bërë asaj nga dashakeqesit. Shishja e rakise thyhet te makina (n.q.s. është ndonjë benc i shtrenjte me mirë mos bëhet zgerdhihet ) Të shtëpia e dhendrit kur zbret nusja, vjerra e pret me llokume për te qenë e ëmbël dhe te pragu i shtepise nuses i lyhen gishtat me mjalte qe ajo te lyej me to deren e shtepise tre here. Pastaj gishtat me mjalte i provon vjerra dhe dhendri. Me pas nusen e fusin te dhoma e saj, ku një djalë i vogël i heq njërën këpucë, ne te cilën nusja ka vendsur Lekë, qe i merr femija i vogël. Ndërsa një djalë tjetër (i vogël gjithmonë) i ulet ne prehër qe femija i parë i saj te jetë djalë. Ditën e hënë tregohet paja e nuses dhe po këtë ditë nusja shperndan peshqeshet qe ka sjelle për njerëzitë e dhendrit.

Ne përgjithësi kjo është dasma myzeqare, por tashmë kanë filluar dhe dasma qe kanë lënë pas traditen e bukur te dasmave shqiptare.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 06-08-2005, 17:49:34 »
Citojeni

urime për temën borbardha lule dhe puthje

ciljeta me pëlqeu ajo me mjalten  dhe me duvakun  zgerdhihet
do mundohem kur te me lejoje koha te shkruaj edhe unë diçka për këtë teme, por do me duhen me shumë se 5 minuta për ti pershkruajt detailet me mirë zgerdhihet

ju përshëndes perzemersisht
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 06-08-2005, 19:40:57 »
Citojeni

Enea he moj do am japësh vellane zgerdhihet hajd se po mbledh të gjitha këto dradita  e do bëj një dasëm hata fare....zgerdhihet
Për temën do shtoj pak me vonë se nuk kam kohe tani me falni buzeqeshje
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
rafo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 06-08-2005, 20:13:44 »
Citojeni

Lisa  do me thirrish ne dasëm mua a??
E identifikuar

Ska Zot tjetër te adhuruar me merite perpos All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i derguari i Tij.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 07-08-2005, 04:33:50 »
Citojeni

tja filloj pra zgerdhihet

ka kohe te gjat qe skam patur nderin te vizitoj një darsme tradicionale sepse shumicat tani bëjnë një aheng ne restoran dhe u kry darsma.
megjithatë do mundohem ti përshkruaj detailisht darsmat siç kan qenë me para dhe sa i kam unë ne kujtime!ne disa fshatra ende praktikohen kështu por nëpër qytete i kan lanur shum pasdore këta tradita.
dasma si zakonisht zgjate disa ditë ... madje ne disa fshatra shkonte deri ne një jave!
në rast se caktohej dita kur do zbrese nusja ditë e dielle ather nuses ia dergojne fustanin e bardhe te ejten bashk me arin dhe dhuratat.
disa ditë para mblidhen gocat tek të dy familjet dhe mundohen ti regullojne dhuratat dhe pajen, i mbeshtjellin dhe i zbukurojne.
ditën e ejte mblidhen burrat e shtepise se dhendrit dhe marin pajen e pregatitur e ja çojnë nuses.
te nusja mblidhen poashtu burrat e farefisit me te afert dhe ne prezenc te Imamit bëhet kontrata e marteses ku përcaktojnë sasine e arit qe do ti takoje nuses ne rastin e shkurorezimit, të drejtat e nuses etj etj. hahet një darke e perbashket dhe i urojne ciftit ardhshëm trashigim dhe fat ne jetë.
te premten ne mbrëmje mblidhen gratë dhe gocat nga familja e dhendrit dhe shkojnë ta vizitojne nusen. ata i sjellin nuses për dhurate një fustan te kuq qe duhet ta vesh ajo para se ta pershendet familjen e saj te re.
kunata mer një lirë, e ngjyn me kanë, atë lirë ja ngjet ne pellembe nuses dhe ja lidh doren me një shami te kuqe. gjith kjo është e percjellur me kenge tradicionale.
nusja ftohet te hyjë para valles ndërsa për sasine e kanes qe ka mbetur grinden gocat tjera kush e para do vendoje sepse mendohet qe do ju qelet "kesmeti".
para se ti percjell nusja mysafiret ajo ju jep dhurate ëmbëlsira bakllava dhe torte (nëse është e zonja i pregatit vet  nëse jo rroft embeltorja loool!)
kjo nate quhet nata e kanes dhe këtë me shum qytetaret e praktikojne.
flas për shkup tetove gostivar dhe kam ndegjuar qe edhe ne disa qytete te Kosovës praktikohet.

familja e dhendrit atë nate e kalojne ne shetitje se shkojn tek gjith farefisi dhe miqet qe kan dëshirë ti ftojne për darsem. kendojne ne oborin e tyre dhe ju urojne familjeve qe sa me shpejt te mnblidhen edhe te ata për gezim familjar. familjet duhet te ju japin ëmbëlsira para se ti percjellin.ne disa fshatra me para kan praktikuar qe kan dhënë pula dhurat (e pastaj jan knaq tu hanger pula te pjekura looool)
për atë dhe perdorej shprehja "te shkojm te kërkojmë pula"
ditën e shtunë bëhet ahengu te nusja. at dit tregohet edhe paja e nuses dhe dhuratat qe kan sjell nga dhendri.ne mbrëmje kur mbeten vetëm gocat fillojnë te grinden se kush e provon e para fustanin e bardhe  sepse mendojnë se ajo qe vesh e para fustanin do martohet më shpejtë.(ka patur raste qe madje jan reh dhe hidheruar gocat looool)
gocat e kalojne naten bashke me nusen e ardhshme dhe e mesojne  për "sherret" e vjehres dhe familjes se re loool
dhendri poashtu feston një aheng te vogël me shoket dhe kusherite qe ti thotë lamtumire beqarise.
te diellen pasdite vjen familja e dhendrit ta mer nusen, ne disa fshatra shkojnë edhe nga mëngjesi.
ajo përqafon babane, vellezerit dhe farefisin dhe gjat pershendetjes qan.
dhendri e pret nusen ne shtepine e vet dhe para se te zbret nusja nga vetura, vjehra e cila poashtu ka prit bashk me djalin, mer një kok laker dhe ja meshon nuses te koka qe ta len kokfortesine ne veture edhe pse s'ka çdo her efekt kjo procedure looool. te njëjtën gjë e perserit me një pogace buke - qe ti sjell bereqet shtepise.
pastaj ia vendojne një djal ne prehër qe femiun e pare ta linde djal. kur te zbrese nga vetura nusja duhet te kujdeset mos ja shkel dhendri kemben ... ose me mirë te bëhet ajo e zonja tja shkel atij kemben loool.
fillon e gjith familja te pershendetet me nusen dhe ti dhurojne ari dhe Lekë.
pas kësaj nusja rin gaditu rrjesht me gjith nuset tjera te farefisit dhe i nenshtrohet një analizes se detaijuar nga farefisi (me x-ray). vjehrat tjera verejne si zakonisht edhe mengesine me te vogël te saj nder duvakun dhe mburen qe nuset e tyre jan me te mira se nusja e re.
pastaj nuset veshin veshje tradicionale (si zakonisht dimija) dhe përsëri i nenshtrohen procedures se lartpermendur.
poashtu expozohet edhe paja e nuses dhe farefisi e shan/lavderon nusen se sa dembele/e zonja ka qen si goce.
për darke nusja dhe dhendri ndajne 1 buk pergjys dhe kërkojnë liren kah cila anë është e fshehur.
pas darkes shkojnë gjith bashke te dhoma e nuses dhe vjehra mer përsëri çunin e vogël dhe e rrotullon mbi shtrat. pastaj meret një tepsi me bakllava dhe vendohet mbi shtratin e tyre, nusja dhe dhendri i japin njëri-tjetrit nga bakllavaja dhe e rotullojne tepsine ne drejtimin e kundërt te njëri-tjetrin - këtu provohet forca.
luajn një loje me ëmbëlsira (karamele qe lisa i ka shum qejf lol) dhe provohet shkathtesia e ciftit se kush kujt ja mer para karamelen. (jam e sigurt qe sa u përket karameleve lisa është me e shkathet!)
gocat mundohen pastaj ta debojne dhendrin nga dhoma me qëllim ata ta kalojne naten e pare me nusen, e dhendrit te rije pas dere dhe te luse për meshire loool
në rast se nuk arrin ta nxjerin nga dhoma (kemi edhe djema qe jan me te aftë loool) ather te shkretin e pret një nate me torture se do duhet ti duroje gocat qe rin gjat nates pas dere dhe kendojne kenge banale. ka raste qe mund ti binde gocat me ëmbëlsira dhe lek (i shkreti ai qe ka xhepat e shpuar lol) por ka raste qe kemi goca kokforta dhe vazhdojnë ahengun e tyre pas dere deri ne mëngjes (rroftë kafja dhe kofeina... kohët e fundit përdoret edhe red-bull energy drink lool)
ne mëngjes nusja del ta fshije oborin me fshise dhe vjehra bashk me fëmijët i hudhin mbeturina para qe ti qelin me shumë pune... hudhin poashtu edhe elbebija ara lajthia dhe karamele te cilat nusja duhet ti mbledh dhe te ua jep fëmijëve. (karamelet lisa me siguri do ti mbaj për vehte!)
hahet edhe një here një drek bashk me krejt familjen dhe u kry dasma.

këta jan disa qe i vecova dhe qe me kan mbetur mua ne kujtime ...

pasojat e konsumimit te tepert te embelsirave verehen natyrisht te gocat dhe ata te shkreta tani do duhet ti nenshtrohen dietes për humbjen e peshes qesh me te madhe

a e don tash vellain lisa? zgerdhihet
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-08-2005, 13:32:10 »
Citojeni

Përshëndetje celjeta dhe Enea ,ju falenderoje shumë për këto dy variante dasmash qe treguat e para ishte nga Myzeqeja e Shqipërisë dhe e dyta për trevat e Tetovës ,Kumanoves me një fjale e trevave shqiptare te Maqedonisë.

me besoni qe sot deri ne këto çaste kur po e beje këtë postim i kam pare diku 40 dasma qe kan kaluar ka banesa ime vetëm sot lolllllllllllllllll luj syun edhe si mos ti veresh ,sot ishte pushim cfar ulurimash kishin veturat cfar muzikash ,disa ishine me tupana bum bababumba opaaaaaaa hahahahhahah pastaj disa vetura nusesh ishin aq bukur te rregulluara qe i japnin hijeshi te gjithë rrugës buzeqeshje

Dhashte zoti qe shqiptarët te kenë sa me shumë dasma me traditat tona ,sa me shumë fëmijë qe edhe ne te jemi një popull me shumë banor pasi qe jemi prej me te lashtve
« Ndryshimi i fundit: 07-08-2005, 14:03:16 nga Borebardha » E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 07-08-2005, 14:49:54 »
Citojeni

Ja ku mesova se si bëhen dasmat dhe ne Iliride. Urime për Borebardhen qe nxiti këtë teme e cila po na informon me traditen e trojeve të ndryshme shqiptare. Pershendje! buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 07-08-2005, 15:53:47 »
Citojeni

Ky ishte qëllimi im e dashura Celjeta qe gjithesecili prej neve këtu në forum te dije për qytetet Shqiptare se cfar tradite dasme ka edhe pse ndoshta nuk ka qenë atje kurr merzitje

Shpresoje se do këtë edhe te tjerë sikur ju dyja puthje
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 07-08-2005, 17:29:56 »
Citojeni

celjeta ne iliride ke lloj lloj dasmash! p.sh. ka fshatra qe bëjnë zakone tjera qe unë si di. unë kam pat nderin te vizitoj dasma ne shkup tetove dhe gostivar.
është metevertet për tet ardhur keq se si i kemi lan këta tradita. sot shumicat organizojne një aheng ne restoran dhe bëhet darsem për një nate merzitje
ndoshta na shkruan ndonjë dibrane, kercovare, strugane, kumanovare diçka për pjeset tjera te ilirides!


presim me padurim postimin e lises....ku mbete moj xhane? zgerdhihet
edhe ty borbardha do të kisha lut te na shkruajsh pak detaile kur tet qetesohen veshet nga sirenat e automobilave looool


ju përshëndes perzemersisht  lule dhe puthje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 07-08-2005, 18:19:15 »
Citojeni

Lisa  do me thirrish ne dasëm mua a??


O po se shikon mo Rafo nuk po dashka me ma dhone vellane kjo mu ....leqe me gjithë këtë dasëm e tregon vete se c'me pret pu pu pu tu i hudh nuses plena thotë...te dali Lisa me fshes me korent ne oborr te hedhin mbeturina sa të duan këto si thua ti..lool

Tashi ika se po ulerasine pellasin gratë e shkreta anej...se lindi njerzia zgerdhihet
Mos u merzisni se erdha dhe do ju kthej përgjigje për dasmat Tironse luj syun qe ta mori vesh kjo Enea se si i bojne tironsit dasmat zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 07-08-2005, 18:34:41 »
Citojeni

lisa xhane vellain ta jap me dy duar dhe tek ti do ta praktikojme atë qe shkrojti ciljeta "gishtat me mjalt" zgerdhihet

shih zemër se foshnjet do bëhen te pamvarur dhe do dalin vet  qesh me te madhe
ku mbeti mjekja ... ka vajt ta dridhe belin në forum ... qesh me te madhe

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 08-08-2005, 00:18:42 »
Citojeni

Mirë mo ja edha erdha si boni dhe ju....edhe pse jam e lodhur dhe nga gjysma shkrimit mund te filloj te shkruaj percart po i shkruaj dy rreshta se qenka një teme shumë e bukur dhe doja ti thoja Borbardhes ide shumë fantastike një teme shumë e bukur FLM....( e po c'them dhe unë po nuk i shkoje mendja Borbardhes te dasmat kujt do ti shkoje )
Nejse andej nga ne pra dasmat tiranase ishin shumë te ngjashme me atë qe tregoje Celjeta....
Edhe nga anet tona dasma fillon qe te enjten....ku hapen dyert e shtepive dhe priten me muzikë e embelsi vizitat e shoqerise.....(ku shumica shkon tek nusja se aty e kanë qejfin dhendrit një kostum i është veshur pak ka ndryshuar) gjithsesi tek ne dhendrrin nuk e veshin dhender deri ditën qe shkon e merr nusen....
Pastaj e premtja është dita qe nisin pajen për te shtëpia dhendrit apo shtëpia e ardhshme e nuses....gratë vijnë e shikojne se ca do çojnë dhe gratë andej nga dhendri shikojne se ca ka sjelle nusja ( se doemos po nuk na i pa dhe komshiu breket ne nuk ka derman) shumë familje kanë traditat e tyre te vogla qe i kalojne brez pas brezi unë ne të gjitha dasmat tiranase qe kam pare mbaj mend qe ne c'do valixhe te pajes nusja hidhte disa karramele pak oriz dhe nga dy sytha lulesh (si për te treguar një fillim të ri e me embelsi) pastaj vejen e shtuna qe ne e quajmë ditë e nuses sepse ne atë ditë nusja bën darken e ndarjes nga familja është një darke qe ajo e feston pa burrin si here e fundit beqarereshe....dark a gjithon fillon nga ora 8 (aso kohe i bënin ne një nga oborret me te medhaja te lagjes) kurse tani i bëjnë ne lokale....nga mesi i nates vijnë krushqit ( qe janë  rreth shumë i ngushtë familjar i dhendrit  si halla daja etj rreth 10 vete (varet sa ta caktojne) si për të parë se si po ecën dasma....ata nuk rrine me shumë se një ore apo diçka e tillë por janë te detyruar te hedhin një valle ne nder te familjes...
Kurse te djelen ne mëngjes nusja pregatitet te lere shtepine e nenes....zakonisht nuset tek ne merren nga ora 11 vjen dhendri ne një makine me motren dhe dajenfusin edhe një fëmijë te vogël me te aferm qe mund te kenë për ti dhënë lulet nuses qe gjithmon doravitet nga nusja....kur hyn dhendri ne dhome (ne kemi disa adete qe unë gjithmon i kam pare por nuk e di nëse te gjithë i praktikojne) kur hyn dhendri ne dere dhe takohet me te gjithë përpara i del vellai i nuses (e nëse nuk e ka një te tillë kuesheriri me i afert i saj) dhe ja vesh nej shuplake dhendrit (te gjithë bertasin bjeri fort po nuk i bien se kanë frikë se i dalin ne foto shenjat e gishterinjve zgerdhihet) kjo është sa për ti treguar dhendrit se ka dikush këtu për këtë vajzë dhe nuk mund te perdhose si te doje ai....tani ne kemi dhe një adet tjetër kjo është me shumë si humor qe ka lindur ne breza....njeri nga krushqit (pra te dhendrit) duhet te vjedhi diçka nga shtëpia por pa e pare askush....dhe kur te dali tek dera tja japi te zotit te shtepise si për ti thënë ta punuam brenda ne shtepi tonë (por ju mund ta imagjinoni si mund te jet atmosfera mes gjithë asaj hareje dhe muzikë duke ruajtur dhe kruhqit se mos vjedhin ndonjë gjë...
Mëpas del nusja nga shtepis para kembeve te saj ne hedhim raki...(disifektojme rrugën ne qe do shkoje loool) ne themi nuse pa lot nuk ka lezet kështuqë ka shumë nuse qe e derdhin një pikë lot duke dalë po ka dhe nga ato nuse qe ja fillojnë me oii sikur po i con ne pushkatim (bëjnë kot sikur nuk deshen burrë lol ) del nusja ne dere dhe ja merr një valleje me te gjithë komshinjte përpara shtepise a pallatit ku di uen si mudn te jet ambjenti e fusin nusen ne një makine te zbukuruar me lule e me një sixhade sipër makines para se te ike hedh një koker vezë mbrapsht (nuk e di përse e bën po e di qe e bëjnë) dhe nisen....normalisht shkojn ne ndonjë vend te bukur si park botanik a ku di unë për foto qe ti kenë si kujtim...( se nuset tona i vinin sipër kokës se krevatit) pastaj drejtë te vjerra lol....sa afrohen shtepise vjerra del e pret ne dere me një llokume qe gjysmen e han vete dhe gjysmen ja jep nuses dhe një pjate me mjalt qe nusja ngjyen dy gishterinj dhe i fshin tek pragu portes....futen e ulin ne mes te shtepise e gjora duhet te qëndrojë ne këmbë sa te pershendesi te gjithë me sytë poshte dhe vetëm faleminderit i mbetet goja (sigurisht pas urimit qe merr te trashegohesh) sa rri pak e fusin ne dhomen e saj duke ja treguar si ja kanë rregulluar ( sikur ja rregulluan ata nusja dy ditë me pare i kishte lënë me shkrim të gjitha si i donte ...ose nëse nuk kishte ndodhur kështu ne kry te javës e gjeje nusen tu lujt mobiljet loooool) pastaj hedhin një djalë te vogël ne krevat (e doravit nusja sigurisht) e ulin nusen ne krevat dhe vjen dhenri e i heq kepucen dhe fillon t'ia mbushi me Lekë deri sa këpuca të mos e nxere me nusen ( Enea unë kemben 36 e kam po kepucet e nuserise 42 do i kem veshur zgerdhihet ) pastaj ne darke është darka dhendrit qe ndodh e njëjta gjë me krushqit....
Ne dasmat tona doravisin shumë aty shikohen dasmat me te mira kush doravit me shumë dhe këto janë te tera para te orkestres pasi orkestra paguhet shumë shumë pak fitimet e saj janë doravitjet....valle n e dasmes se vellase e hap gjithmon motra me dajon ( nëse nuk ka shkojnë sipas rrethanat) ( o lum unë qe kam vëlla) madje edhe dhender ajo e bën gati i vesh kemishen e i ve kollaren ajo e nxjer dhender nga shtëpia....pastaj digjet shamia beqarit ....me një kenge qe këndohet apostafat për këtë valle dhe djegin një shami si shenjë e perfundimit te beqarerise ( iken kohët e bukura djalosho tani ka pushtet looool) dhe pak a shumë këtu mbyllet dasma ..pastaj shkojnë ne shtepi ku bien thes ne gjume se nuk kan mo takat për dashni  zgerdhihet
tani adete ka sa të duash po lisa është ca si pergjumesh dhe  nuk i vijnë ne mendje por ky është pergjithesisht adeti....te tjera ua sjellim copza copza hera te tjera.....ejjjj mos harroni ahengu vu moo looooooooool
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 08-08-2005, 03:18:06 »
Citojeni

he moj tironse na knaqe me këtë shkrim

bukur qenkan dasmat ne Tiranë ...
mirë e ke shkruajm edhe gjëra tjera copeza copeza se me një shkrim s`arrim gjithat ti shkruajm. kur permende ti kepucen mu kujtuar mu diçka ...

pasi kryehet dasma 3 ditë me pas shkon familja e nuses ta mer nusen ne vizite te prindet.
familja e dhendrit i pret me buk dhe ëmbëlsira. pastaj ditën e neserme shkon dhendri bashk me familjen me te ngusht ta mer nusen prap. përsëritet e njëjta gjë me ushqimin ëmbëlsirat etj etj (për atë te ne i duan dasmat shum se knaqen tu hanger njerzit zgerdhihet )
si zakonisht praktikonin qe dhendrit tja mbushnin kepucet me vezë dhe sheqer... dhe kur i veshte ai oooo cfar befasie loool

aman ajo tek ju me kepucet ishte ma cool  zgerdhihet
por me shumë me pëlqeu ajo pjesë me shuplaken qesh me te madhe heeee sa mirë e keni ju atje!

 

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |