Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Fjalorth per Femijet !  (E lexuar 13700 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 23-02-2007, 13:31:45 »

AGIM
Koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit para se të dalë dielli.

BALENË
Kafshë gjitare shumë e madhe, me trup si të peshkut, me gojë shumë të gjerë që jeton në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj.

CENTIMETËR
Një e qindta pjesë e metrit.

ÇADËR
Mjet për tu mbrojtur nga shiu ose nga dielli i nxehtë, i përbërë prej një pëlhure të nderë mbi tela të hollë, që hapen e mbyllen rreth një shkopi, zakonisht me dorezë.

DAFINË
Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë
të errët.

DHEN
Delet, deshtë dhe shqerrat.

EGJIPTIAN
Banor vendas i Egjiptit ose ai që e ka prejardhjen nga Egjipti.

ËMBËL
Që ka shijen e sheqerit ose të mjaltit; që është bërë a është përgatitur me sheqer, me mjaltë, me reçel.

FA
Nota e katërt e shkallës muzikore.

GAFORRE
Kafshë e ujërave të ëmbla e të kripura, që e ka trupin të mbuluar me një guaskë të fortë, me dhjetë këmbë të nyjëzuara e me kthetra në majë, të cilat i japin mundësi të ecë në të gjitha drejtimet.

GJAH
Gjetja e ndjekja e kafshëve dhe e shpesëve të egra për t'i vrarë ose për t'i zënë.

HAMBAR
Kasolle e thurur me thupra a me dërrasa, që shërben për të mbajtur drithë.

ILAÇ
Lëng, pluhur, hape, melhem etj. që përgatitet për mjekimin e një sëmundjeje ose për shërimin e një plage.

JAKË
Pjesa e sipërme e palltos, e këmishës etj, zakonisht e palosur, që rrethon qafën.

KALAMA
Djalë ose vajzë deri tetë a nëntë vjeç; fëmijë i vogël.

LAB
Banor vendës nga Labëria ose ai që e ka prejardhjen nga Labëria.

LLAMBË
Mjet ndriçimi me vajguri a me një lëndë djegëse tjetër dhe me fitil, që mbulohet me një poç të gjatë prej qelqi.

MOLLË
Dru frutor me trung jo shumë të lartë, me gjethe pothuaj të rrumbullakëta dhe me lule të mëdha e të bardha, që bën kokrra të rrumbullakëta e të tulta.

NGORDH
Pushon së jetuari, vdes (për kafshët).

NJËSHEKULLOR
Që ka zgjatur një shekull, që është kryer gjatë një shekulli.

OBJEKT
Çdo gjë materiale, që mund të kapet nga organet e shqisave si diçka më vete; send.

PARVAZ
Korniza e derës a e dritares.

QOFTE
Mish i grirë, i përzier me qepë, me vezë e me erëza dhe i ngjeshur si petull a si shkop i shkurtër, që piqet a skuqet.

RINI
Mosha e re e jetës së njeriut në mes të fëmijërisë dhe të pjekurisë; të qenët i ri.

RRËFENJË
Tregim i shkurtër për një ndodhi të vërtetë ose të trilluar, zakonisht me shtjellim të thjeshtë.

STUHI
Erë e fortë dhe e shpejtë, që mund të shoqërohet me shi ose me borë

SHI
Reshje që formohet nga kthimi i avujve të atmosferës në ujë gjatë ftohjes dhe që bie pika-pika nga retë në tokë.

TOKË
Planeti ynë, si një nga planetët e sistemit diellor.

THANË
Bimë që rritet e lartë a si shkurre, me dru të fortë, me gjethe të vogla vezake e të ashpra, që lulëzon herët në pranverë dhe bën kokrra të kuqe.

URIM
Fjalë që i thuhen dikujt për t'i shprehur një dëshirë të mirë për të ardhmen

VERË
Pije alkoolike që nxirret zakonisht nga tharbëtimi i mushtit të rrushit; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë.

XANXAR
Që ka huqe të këqija, që bën dëme që hedh shqelma, i pashtruar (për kafshë shtëpiake).

XHEP
Pjesë e një rrobe në trajtën e një qeseje të qepur nga brenda ose si copë përsipër, e cila shërben për të vënë sendet që mbajmë me vete.

YLL DETI
Kafshë deti me trup të shtypur, që ka pesë a më shumë rreze.

ZAMKË
Lëndë e qullët që përdoret për të ngjitur.

ZHYTËS
Ai që zhytet në thellësi të detit, të liqenit etj. për punë të caktuara, kredhës
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 23-02-2007, 13:35:19 »

ACAR
Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë.

BYREK
Ushqim ku petët vendosen një nga një në tepsi, që mbushet brenda me mish të grirë ose me djathë, me vezë, me presh, me spinaq etj. dhe që piqet në furrë.

CEKËT
Që ka thellësi të vogël; që bëhet në thellësi të vogël, që ndodhet jo thellë, që është afër sipërfaqes.

ÇATI
Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie, zakonisht e pjerrët e mbuluar me tjegulla.

DALLËNDYSHE
Zog shtegtar me krahë të mprehtë, me bisht si gërshërë e me
sqep të hollë, që e bën folenë zakonisht nën strehët e ndërtesave.

DHOMË-MUZE
Dhomë që ruhet ashtu siç ka qenë kur atje punonte a jetonte një njeri i shquar.

EKZISTOJ
Jam i gjallë, jetoj, rroj.

ËSHTË
Veta e tretë e foljes “jam” në numrin njëjës.

FAGOT
Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë, të zgjeruar pak nga fundi e me shumë çelësa, që nxjerr një zë të ulët.

GËNJEJ
I them dikujt diçka që s'është e vërtetë, i them dikujt gënjeshtra për të fshehur të vërtetën: ose për ta mashtruar.

GJALPË
Yndyrë e trashë, që nxirret duke rrahur qumështin
e bagëtive.

HAK
Shpërblimi për një punë që merret përsipër dhe kryhet me marrëveshje, pagesa për punën e kryer.

ILIR
Pjesëtar i popullsisë së vjetër të Ilirisë, që njihet si paraardhës i popullit shqiptar, banor i Ilirisë.

JAGUAR
Kafshë gjitare e egër, e ngjashme me leopardin, që rron në Amerikë dhe që ushqehet me mish.

KAÇUBË
Shkurre pa trung, me degë të holla e të dendura që dalin tufë drejtpërdrejt nga rrënja, gëmushë.

LIMON
Agrume me gjethe gjithnjë të gjelbra, që bën kokrra vezake në ngjyrë të verdhë të çelur; kokrra e këtij druri me lëvore të trashë, me lëng të thartë e me erë të mirë.

LLAÇ
Lëndë ndërtimi që bëhet duke përzier rërën me gëlqere të shuar e me ujë dhe që përdoret për të ngritur mure e për t'i suvatuar.

MAGJE
Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë.

NAGANT
Lloj pistolete me mulli.

NJERK
Burri i dytë i një gruaje kundrejt fëmijëve që ka ajo me burrin e parë, burri i nënës.

OKË
Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë.

PADITUR
Që nuk ka arsimin dhe kulturën e përgjithshme, që s'ka dituri, i padije, i pashkollë.

QAJ
Derdh lot me dënesë ose pa zë nga dhembja e madhe, nga hidhërimi, lotoj.

RACION
Sasia e bukës dhe e ushqimit, që i jepet një njeriu për një ditë ose për një kohë të caktuar.

RRAH
Qëlloj dikë me dorë, me shkop a me diçka tjetër
disa herë, duke i shkaktuar dhembje; i bie.

STROFKË
Vend i gërmuar në tokë ose i ndrequr nga kafshët e egra për të fjetur dhe për të rritur të vegjlit.

SHPELLË 
Zgavër e madhe natyrore brenda një mali a një shkëmbi.

TABAK
Fletë e madhe dhe e hollë letre, llamarine etj.

THARK
Vendi i veçantë, i rrethuar me gardh, ku mbahen
mbyllur derra ose bagëti.

UDHËTOJ
Shkoj në një vend tjetër, zakonisht të largët; bëj
një rrugë më këmbë ose me një mjet.

VAGON
Pjesë e trenit, ku rrinë njerëzit që udhëtojnë ose ku
vihen mallrat që mbarten.

XING
Lojë me letra, në të cilën fiton ai që arrin të ngrejë
më shpesh letrën e vetme të mbetur në fushë.

XHEVAHIR
Diamant, brilant; gur i çmueshëm.

YÇKËL
1. Shkak i sajuar, arsye e rreme që paraqitet për t’iu shmangur një pune ose për ta penguar atë.

ZABEL
Pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarë me vete, korije; vend me drurë e me shkurre të dendura.

ZHABË
Lloj bretkose, me trup pak më të madh se e zakonshmja, që e ka lëkurën të murrme në të kuqërremtë.
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 02-03-2007, 09:09:45 »

AR
Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha
etj; flori.

BRETKOSË
Kafshë e vogël pa bisht, me ngjyrë të murrme a të gjelbër, me këmbët e prapme të gjata, që ecën duke kërcyer dhe që mund të jetojë në ujë dhe në tokë.

CENTIMETËR 
Një e qindta pjesë e metrit.

ÇAFKË
Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë.

DIAMANT
Gur i çmuar shumë i fortë, i tejdukshëm e me shkëlqim të madh dhe që përdoret për stoli e zbukurime etj.

DHEMB
Ndiej dhembje në trup, ndiej në trup diçka që s'më lë të qetë, që me mundon a me shqetëson; me ther a me sëmbon diçk.

ERRËSIRË
Mungesë e dritës a e ndriçimit; vend i errët.

ËSHTË
Veta e tretë e foljes JAM në numrin njëjës.

FLAMUR
Pëlhurë e hollë dhe e lehtë me forma e me ngjyra të ndryshme, që vihet në një shtizë dhe është simboli i një shteti, i një kombi, i një organizate, i një ushtrie etj.

GRURË
Bimë barishtore e arave, me kërcell të drejtë e të nyjëzuar, që bën kallinj të mbushur me kokrra të vogla e që mbillet zakonisht çdo vit; kokrrat e kësaj bime bluhen e bëhen miell.

GJILPËRË
Fill i hollë çeliku me majë të mprehtë e me vrimë në fund, që përdoret për të qepur.

HAN
Ndërtesë pranë udhës ose në qytete që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vend për kafshët e tyre.

IMAGJINOJ
E përfytyroj, e marr me mend; shkoj nëpër mend,
mendoj sikur, e zë se.

JELE
Tufa e qimeve të gjata që ka kali në qafë, krifë, kreshtë.

KORRIER
Ai që është i ngarkuar të çojë një letër ose korrespondencën nga një vend në një vend tjetër; ai që është ngarkuar të lajmërojë dikë për diçka.

LETËR
Lëndë që nxirret nga përpunimi i drurit, i kashtës etj. dhe që përgatitet e përdoret zakonisht në trajtën e një flete të hollë
me përmasa e ngjyra të ndryshme, që përdoret për të shkruar, për të vizatuar a për të shtypur në të.

LLËRË
Pjesa e sipërme e krahut që nga bërryli deri te supi.

MACE
Kafshë e vogël shtëpiake, gjitare e mishngrënëse, me trup të shkathët, të mbuluar me qime të buta, me sy të mprehtë e me kthetra të forta, që zakonisht gjuan minj.

NDOSHTA
Përdoret për të shprehur dyshimin ose mundësinë për diçka; mbase, ka mundësi, ka të ngjarë, kushedi.

NJËHERË
Dikur, shumë kohë më parë (në të shkuarën).

ORAKULL
Vendi a tempulli ku në kohën e lashtë priftërinjtë paganë gjoja parashikonin të ardhmen ose parathoshin diçka gjoja në emër të hyjnive; që besohej se parashikonte të ardhmen ose paralajmëronte diçka.

PRE
Kafshë, shpend etj., që e zë dhe e ha një tjetër; ajo që zëmë a vrasim kur dalim për gjah ose kur peshkojmë, gjah.

QAFORE
Rrip i bardhë pëlhure që qepet ose mbërthehet nga brenda në jakën e xhaketës me grykë të mbyllur.

RAKI
Pije alkoolike, që nxirret nga mushti i rrushit ose i disa pemëve të tjera, duke e zier e duke i ftohur avujt; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë e vogël.

RRËFENJË
Tregim i shkurtër për një ndodhi të vërtetë ose të trilluar, zakonisht me shtjellim të thjeshtë.

SAFIR
Gur i çmuar me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër, që është i tejdukshëm dhe gjendet në natyrë si mineral.

SHAJ
I them dikujt fjalë e shprehje të pahijshme, fyese e të rënda, e quaj një njeri me një emër të keq, i vë një nofkë të keqe për ta tallur a për ta fyer.

TRIM
Ai që është guximtar e i patrembur në luftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje.

THARTË
Që ka shije të fortë si të limonit a si të uthullës e që të mpin dhëmbët, shumë i athët.

UBUBU
Përdoret kur shprehim shqetësim a frikë përpara një të keqeje ose kur shprehim një dhembje.

VAPOR
Anije me avull; anije e madhe për udhëtarë dhe për
mbartur mallra në rrugë të largëta.

XUNKTH
Bimë barishtore që rritet në brigjet e lumenjve, të liqeneve ose nëpër këneta, me shumë kërcej pa gjethe, të cilët përdoren për të bërë shporta, fshesa etj.

XHEZVE
Enë e vogël prej metali, me bisht të gjatë e zakonisht me grykë të ngushtuar, që përdoret për të bërë kafen etj.

YLBER
Hark i ndritshëm në qiell, që ka shtatë ngjyrat e spektrit të dritës dhe që krijohet zakonisht pas shiut nga thyerja e rrezeve të diellit e nga pasqyrimi i tyre në pikat e ujit të reve.

ZABEL
Pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarë me vete, korije; vend me drurë e me shkurre të dendura.

ZHAVORR
Rërë e trashë e përzier me gurë të vegjël, që gjendet zakonisht në brigjet e në shtratin e lumenjve dhe që përdoret në ndërtim, për të shtruar rrugët, për të përgatitur beton etj.

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 09-03-2007, 10:36:32 »

ARRË
Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj., që bën kokrra me lëvozhgë të fortë.

BARI
Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë, çoban.

CEN
E metë trupore e njeriut; gjymtim që mbetet nga një sëmundje, nga një fatkeqësi etj.

ÇAPIT
Eci me ngadalë ose rëndë, hedh hapat, hedh këmbët; shkoj ngadalë ose me vështirësi, çapitem.

DRE
Kafshë gjitare përtypëse e dythundrake, me brirë të gjatë ose të degëzuar (te mashkulli), që rron në tufa nëpër pyje malore.

DHËMB
Secila nga eshtrat e vogla të ngulitura thellë në të dyja nofullat, që i shërbejnë njeriut ose kafshës për të copëtuar e për të përtypur ushqimet ose për të kafshuar diçka.

ENIGMË
Diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar.

Ë
Përdoret zakonisht në fund të fjalive pyetëse për të përforcuar pyetjen.

FLE
Jam në gjumë, bëj gjumë; më zë gjumi, bie në gjumë; kaloj natën diku.

GAFË
Fjalë a shprehje e thënë fare pa vend; veprim i pamatur ose sjellje fare e pamenduar dhe e gabuar që bie në sy menjëherë.

GJAKNXEHTË
Që nxehet menjëherë e rrëmbehet, që nuk e përmban veten, që zemërohet e merr zjarr shpejt.

HESHT
Pushoj së foluri, nuk flas më; nuk flas; nuk nxjerr asnjë zë nga goja; nuk bëj asnjë zhurmë, nuk nxjerr asnjë tingull.

INTERESANT
Që të tërheq vëmendjen a që meriton vëmendjen, që të ngjall interes; që ia vlen ta dish, që ka rëndësi ose që na duket i tillë.

JORGAN
Mbulesë që bëhet me dy faqe cope,mbushet me pambuk ose me lesh, qepet kryq e tërthor me pe të rrallë dhe përdoret për ta hedhur
përsipër kur flemë.

KREHËR
Mjet i thjeshtë prej briri, prej druri, prej kocke,
prej plastike etj., me një varg dhëmbëzash të holla
që përdoret për të krehur a për të ndrequr flokët.

LENDE
Kokërr e vogël si lajthi me një kapuç nga njëra anë, që lidhin disa drurë si lisi etj. dhe që e hanë derrat e disa kafshë të egra; gogël.

LLAÇ
Lëndë ndërtimi që bëhet duke përzier rërën me
gëlqere të shuar e me ujë dhe që përdoret për të
ngritur mure e për t'i suvatuar.

MJESHTËR
Punëtor i përgatitur që ushtron një zanat të caktuar, zejtar.

NDRYSHK
Shtresë e kuqërremtë, që formohet mbi sipërfaqen e sendeve prej hekuri nga bashkimi i tij me oksigjenin e ajrit ose të ujit, oksid hekuri.

NJËKOHËSISHT
Në të njëjtën kohë, të gjithë njëherësh, njëherazi, së bashku.

ORIGJINË
Fillimi i diçkaje, burimi; prejardhja, lindja dhe
formimi i diçkaje, zanafilla.

PLEHËROJ
Hedh pleh në arë për të ushqyer tokën; i hedh
bimës pleh.

QËROJ
I heq lëkurën, cipën a lëvozhgën; e pastroj nga puplat, luspat a pjesët e tjera të sipërme të panevojshme para se ta përgatit për ta ngrënë a për ta gatuar.

ROBOT
Aparat automatik, që kryen sipas një programi veprime të ndërlikuara dhe që mund të zëvendësojë pjesërisht punën e
njeriut në disa fusha.

RRËFEJ
Tregoj me fjalë një ndodhi, një përrallë etj., kallëzoj.

SEHIRXHI
Ai që rri e shikon diçka për kureshtje ose për t'u zbavitur; spektator.

SHABLLON
Model sipas të cilit bëhen sende me formë e përmasa të njëjta.

TARATOR
Kos i rrahur e i përzier me hudhra, me vaj, me kripë dhe me kastraveca të grirë, që hahet zakonisht në verë para gjellëve të tjera.

THESAR
Gjëra të çmuara, sende e monedha të arta, të argjendta etj., që ruhen në një vend të sigurt të mbyllur ose të fshehur; sasi e madhe florinjsh etj., që vihen mënjanë në vend të posaçëm.

UNIVERSAL
Që përfshin gjithçka pa përjashtim, që ka të bëjë me gjithçka, i përgjithshëm i gjithësishëm.

VARE
Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë të mëdhenj ose për të rrahur hekurin e skuqur në zjarr.

XEHEROR
Shkëmb natyror, që përmban metal: mineral.

XHA
Përdoret përpara emrit të përveçëm të një njeriu të moshuar, kur thirret me nderim nga një më i ri.

YÇKËL
Shkak i sajuar, arsye e rreme që paraqitet për t’iu shmangur një pune ose për ta penguar atë; pengesë, ngatërresë.

ZAHIRE
Sende ushqimore që përgatiten e grumbullohen për t'u ruajtur për një kohë të gjatë dhe për t'u përdorur më vonë, zakonisht në dimër.

ZHABINË
Bimë barishtore me helm, zakonisht njëvjeçare, që bën lule të verdha me pesë petla dhe që rritet në toka me lagështirë.
E identifikuar

Elegance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 09-03-2007, 16:31:24 »

Nuk i lexova te gjitha, por vetem postimin e pare megjithate BRAVO TE LUMTE TY BERNARD qe na sjell fjale dhe tema nga me te mirat e me te larmishmet, ketu! Ketu ka plot fjale qe edhe ne te rriturit mund te mesojme me mire se c'fare jane. buzeqeshje

Do i kthehem temes prape te mesoj me shume, te mesoj fjale te tjera. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 16-03-2007, 09:37:01 »

ANDRALLË
Diçka që sjell shqetësime, telash, kokëçarje.

BUBULAK
Që digjet me vrull, me flakë të madhe dhe duke kërcitur, që brambullin (për zjarrin).

CICËRIMË
Kënga e disa zogjve si dallëndyshja, trumcaku etj., zëri i tyre i hollë që nxjerrin kur cicërojnë.

ÇELËS
Mjet prej metali, i përbërë nga një pjesë e dhëmbëzuar dhe nga një rreth ku kapet me dorë, i cili përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një dry; hapës, kyç.

DËLLINJË
Dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me ngjyrë të kuqërremtë.

DHURATË
Send që i jepet dikujt pa asnjë shpërblim, diçka që i dhurohet a i falet dikujt, sidomos në raste të veçanta siç është ditëlindja.

EH
Përdoret për të shprehur dhembje, hidhërim a pikëllim, keqardhje, pendim etj.

ËNDRRAKOTË
Që rron me ëndrra të kota, që ëndërron diçka të paplotësueshme.

FAJKUA
Shpend grabitqar me krahë të mëdhenj, me sqep të shkurtër e të kthyer, me kthetra të forta dhe me bisht të bardhë; skifter.

GABIM
Diçka jo e përpiktë, jo e drejtë në të shkruar a në të folur, në numërim, në llogaritje etj.

GJINKALLË
Kandërr me ngjyrë të murrme, me kokë të gjerë e të shtypur, me sy të dalë e me krahë të mëdhenj e të tejdukshëm, që lëshon në vapë një zë të zgjatur e gumëzhitës.

HËNOR
Që ka të bëjë me Hënën, që i përket Hënës, i Hënës; që ndodhet a ndodh në Hënë; që i ngjan sipërfaqes së Hënës.

IDHNAK
Që zemërohet shpejt e mban inat, zemërak; i rrëmbyer e i ashpër.

JARGAVAN
Shkurre a dru i vogël, me lule në ngjyrë vjollce të
çelët ose të bardha dhe me erë të mirë

KRAP
Peshk i madh i ujërave të ëmbla, me trup të mbuluar me luspa në ngjyrë ari të errët dhe me katër fije si mustaqe të gjata në turi.

LEJLEK
Shpend i madh shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata, që jeton në vende të ngrohta pranë
brigjeve të liqeneve.

LLAMBADAR
Pajisje prej metali, shpesh e zbukuruar me abazhurë etj., që shërben për të mbajtur llambat e dritë.

MANDARINË
Agrume si portokalli, e cila bën kokrra të vogla, me lëkurë të hollë, që i qërohet lehtë, të ëmbla dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj agrumeje.

NOVELË
Tregim i gjatë, që përshkruan një ngjarje nga jeta; një lloj tregimi më i shkurtër se romani.

NJËANËSH
Që ka vetëm një anë; që kryhet vetëm në njërën anë.

OXHAK
Vendi në anë të një dhomë a në një ndërtesë, bashkë me pjesën e hapur deri mbi çati, ku ndizet zjarri dhe shkon tymi jashtë.

PAANË
Që shtrihet shumë sa nuk i duken kufijtë, që është pa anë e pa fund; shumë i gjerë, i pakufi, i pafund.

QEFULL
Peshk i ujërave të kripura dhe të ëmbla, me kokë pak të shtypur, me trup të gjatë e të hollë, të mbuluar me luspa të mëdha ngjyrë hiri të mbyllur në kurriz e ngjyrë argjendi në anët.

RESPEKT
Nderimi që kemi për dikë duke u nisur nga mosha, nga meritat ose nga cilësitë e tij; qëndrimi me nderim kundrejt diçkaje të shtrenjtë a me vlerë.

RRAGË
Pëlhurë e trashë prej liri, që përdoret për thasë etj.

STEKË
Shkop i gjatë dhe i drejtë, që vjen duke u holluar në majë, ku ka një tapë sholle, me të cilin goditen bilat në lojën e bilardos.

SHAKA
Fjalë që thuhen për të qeshur e për t'u zbavitur në një rreth të njohurish, shokësh a miqsh ose që i drejtohen dikujt për ta ngacmuar pa të keq.

TOP
Armë e rëndë zjarri, me grykë të gjatë e të gjerë, që përdoret në luftë për të hedhur larg predha të mëdha.

 
THEKËR
Bimë njëvjeçare që mbillet si drithë me kërcell si të grurit, me kokrra të murrme, të gjata e të holla; përdoret për ushqim.


UNIK
Që është vetëm një, që s'ka tjetër të ngjashëm me të; që takohet shumë rrallë; i vetëm.

VISHNJË
Lloj qershie që bën kokrra ngjyrë të kuqe të errët dhe pak majhoshe; kokrrat e kësaj peme.

XERXELE
Shkurre e ulët helmuese me lëvore të murrme, me gjethe vezake të zgjatura, me lule të bardha e me erë të këndshme që çelin gjatë muajit maj.

XHAMBAZ
Ai që shet e blen kuaj a kafshë të tjera për të nxjerrë fitim; ai që shtron e stërvit kuajt xanxarë.

YHA
Përdoret për të shprehur mospëlqim a mospërfillje.

ZALLAHI
Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule.

ZHARRË
Vend në mal, i veshur me bar e me drurë të mëdhenj
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 23-03-2007, 01:44:26 »

ANEKDOTË
Tregim i shkurtër zbavitës për një ngjarje për të qeshur, të vërtetë a të trilluar, ose që vë në lojë të metat e dobësitë e njerëzve a shpreh një mendim edukues.

BAKLLAVA
Ëmbëlsirë, që bëhet si byrek me petë të holla, të mbushura në mes me arra të shtypura dhe që, pasi piqet, përvëlohet me sherbet; një copë nga kjo ëmbëlsirë, e prerë zakonisht në trajtë rombi.

CILINDËR
Trup gjeometrik, që formohet duke rrotulluar një katërkëndësh kënddrejtë rreth njërës brinjë të tij.

ÇOMLEK
Gjellë e gatuar me thela mishi të ziera me qepë të plota ose të grira në copa të mëdha, me thelpinj hudhrash, me erëza dhe me pak uthull.

DREJTËSI
Të qenët i/e drejtë; cilësia e atij që është i drejtë; vërtetësi

DHANORE
Rasa dhanore: rasa e tretë e lakimit në gjuhën shqipe.

ESËLL
Pa vënë gjë në gojë, pa ngrënë (zakonisht mëngjesin).

ËNDRRASHUMË
I mbushur me ëndrra, plot me ëndrra, tërë ëndrra.

FASHITET
Pushon a resht dalëngadalë (zhurma, një veprim a diçka tjetër që është në lëvizje a veprim), ulet, bie; bie në qetësi.

GOSTIT
U shtroj gjëra për të ngrënë e për të pirë miqve e të ftuarve.

GJYSMË
Çdonjëra nga dy pjesët e barabarta ose afërsisht të barabarta, në të cilat ndahet diçka a një sasi; njëra pjesë e diçkaje a e një sasie të ndarë në mes a përgjysmë; një e dyta.

HENDEK
Vijë e thellë a kanal i ngushtë, që hapet rreth një are, në dy anët e rrugëve, në vendstrehimet etj. për të mbledhur ujërat, për t'u mbrojtur, për t'u strehuar, për t'u fshehur etj.

IJË
Ana e djathtë ose ana e majtë e trupit të njeriut a të kafshëve midis brinjëve dhe kërdhokullës; ana e djathtë ose ana e majtë e mesit.

JAMAKE
Poçe e madhe prej balte, që përdoret për të zier gjellën.

KODËR
Pjesë toke e ngritur si breg i lartë me pjerrësi të butë; mal i ulët nën një mijë metra dhe me shpate të buta.

LOT
Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, që del nga gjëndrat e syrit kur kemi ngacmime në sy, kur qajmë etj.

LLOMOTIT
Flas mbyturazi e nëpër dhëmbë, them diçka me vete me zë të mbytur.

MUSHKONJË
Kandërr e vogël, me trup të hollë, që rri zakonisht pranë pellgjeve e në vende moçalore dhe që të pickon, thith gjakun e mund të përhapë sëmundje të ndryshme.

NEPËRKË
Gjarpër helmues, me kokën të shtypur në trajtë trekëndëshi, me trupin të mbuluar nga luspa me ngjyra të ndryshme, me dy dhëmbë në gojë dhe me bisht të shkurtër.

NJOLLË
Një vend i vogël me ngjyrë pak më të ndryshme nga pjesa tjetër e një sipërfaqeje njëngjyrëshe, pullë.

ORKESTËR
Tërësia e veglave, që përdoren kur luhet një pjesë a një vepër muzikore; muzikantët që luajnë së bashku një pjesë a një vepër muzikore, duke u rënë veglave të ndryshme.

PLEQËSI
Këshill burrash, të zgjedhur në një fshat a në një lagje, që vendosnin për punët e fshatit a të lagjes.

QETËSI
Mungesë e zhurmës ose e lëvizjes me zhurmë; heshtje.

ROSTO
Mish kofshe me erëza e me hudhra, që piqet pak nga pak në zjarr të ngadaltë dhe që pritet në thela të holla; një pjatë me thela nga ky mish.

RRËMUJË
Gjendje në të cilën mungon rregulli, çrregullim i plotë, pështjellim i madh.

SEMESTËR
Gjysma e vitit shkollor ose e vitit mësimor.

SHAMI
Një copë pëlhurë, e prerë në trajtë katërkëndëshi, që mbahet për të fshirë hundët, djersën etj.

TROKAS
I bie derës, dritares etj., zakonisht me gisht, për të lajmëruar se dua të hyj brenda ose që dikush duhet të ma hapë.

THËLLËZË
Zog i madh sa një pëllumb, zakonisht me ngjyrë të murrme në të përhime me sqep të kuq, që jeton në tufa fushave e maleve dhe që këndon bukur.

UNIVERSAL
Që përfshin gjithçka pa përjashtim, që ka të bëjë me gjithçka, i përgjithshëm i gjithësishëm.

VENITET
Humbet njomësinë, nuk zhvillohet më dhe i varen degët e gjethet, fishket, thahet (për bimët).

XIBËRRISHTË
Vend i pjerrët e me tokë të keqe; tokë që nuk prodhon; xibërrakë, xibërrimë.

XHAGAJDUR
Njeri i pacipë, që bredh rrugëve dhe që ngrefoset e kapardiset.

YSHYR
Taksë a e dhjetë në natyrë që u merrej bujqve gjatë sundimit osman.

ZAP
E bëri zap: e shtroi dikë, e detyroi të veprojë a të sillet në një mënyrë të caktuar, i vuri fre, e mblodhi, ia mblodhi rripat; e mposhti, e vuri nën urdhra.

ZHAJOLLË
E çarë në gjethet e bimëve kur janë goditur me diçka.

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 04-04-2007, 08:44:51 »

ALGË
Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë.

BUCELË
Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm.

CARAN
Secili nga të dy gurët e vendosur në anë të vatrës, midis të cilëve vihen drutë për t'u djegur; gur vatre.

DËSHIRË
Prirje e brendshme për të pasur diçka a për të bërë diçka; synim i vetëdijshëm për diçka; qejf, zell.

DHALLË
Pjesa që mbetet nga qumështi i ardhur, nga kosi ose nga ajka, pasi rrihet e i hiqet gjalpi.

ERAK
Zog i egër grabitqar, i ngjashëm me bufin, po me trup me të vogël, që jeton gjithnjë në vetmi e që mund të qëndrojë në ajër pa lëvizur krahët.

ËNDËRRSHPJEGUES
Ai që gjoja parashikonte të ardhmen e dikujt duke u mbështetur në ëndrrën që ky kishte parë, ai që shpjegonte ëndrrat.

FABRIKOJ
Nxjerr prodhime të gatshme ose gjysmë të gatshme, duke përpunuar lëndë të parë në fabrikë, prodhoj në fabrikë.

GABARDINË
Stof i leshtë e i hollë me ind të tërthortë.

GJAHTAR
Ai që merret me gjueti, ai që del për gjah, gjuetar.

HOKATAR
Ai që thotë fjalë për të qeshur, ai që bën shaka; ai që tall, shpotit a ngacmon të tjerët zakonisht pa të keq, gaztor, shakaxhi.

INTERESANT
Që të tërheq vëmendjen a që meriton vëmendjen, që të ngjall interes; që ia vlen ta dish, që ka rëndësi ose që na duket i tillë; që na pëlqen, tërheqës.

JAHNI 
Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime (sidomos me qepë), me salcë domatesh dhe me erëza të ndryshme.

KOSHERE
Kosh a arkë e posaçme, ku rri një familje bletësh; tërësia e bletëve që rrinë në një zgjua, bletë.

LUM
Përdoret kur shprehim ngazëllim për diçka ose kur i shprehim kënaqësinë a përgëzimin një njeriu të lumtur.

LLADIK
Lloj pjepri i verdhë, i qullët e me shumë lëng, por jo i shijshëm.

MËSHIRË
Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq dhe dëshira për t'i ndihmuar atij.

NEVERI
Ndjenjë e përzierjes së stomakut para një gjelle a ushqimi që nuk na pëlqen a që na ka velur dhe që s'e shohim dot me sy.

NJERËZISHËM
Që ka sjellje të mirë, të hijshme, fisnike e të përzemërt me njerëzit, që sillet me njerëzi e me nderim me të tjerët, që ka njerëzi.

ORANGUTANG
Majmun trupmadh pa bisht, me krahë të gjatë, që rron në pyjet e ishujve Sumatra e Borneo.

PLAÇKITËS
Ai që i merr dikujt diçka me dhunë, grabitës; vjedhës.

RADAR
Pajisje e ndërlikuar, që shërben për të zbuluar dhe për të përcaktuar vendin e ndodhjes dhe largësinë e një objekti.

RRËSHIRË
Lëndë e trashë ngjitëse me një erë të veçantë, që kullon nga të çarat e lëkurës së drurëve halorë e të disa pemëve të tjera dhe që ngurtësohet në ajër.

SAFI
I papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë.

SHAMATË
Zhurmë e madhe nga të thirrurat e dy a më shumë vetave, që grinden a që zihen ndërmjet tyre, potere.

TOÇ
Kalli i vogël misri; kalli i parritur i pazhvilluar mirë.

THELË
Copë e vogël mishi, pjepri etj., zakonisht e prerë nga e tëra ose nga një pjesë më e madhe.

UA
Përdoret kur habitemi shumë për diçka jo të zakonshme ose të papritur.

VEL
Pëlhurë e tejdukshme, e endur me fije të holla.

XARNAVEL
Njeri i ulët dhe pa karakter njeri i paqëndrueshëm.

XHAKETË
Pjesë e sipërme kostumit, me mëngë, me jakë të kthyer, që përpara është e hapur e mbërthehet me kopsa dhe që vishet zakonisht mbi këmishë.

YNDYRË
Lëng veshtullor që del kur ziejmë mishin e majmë ose kur shkrijmë dhjamin; lyrë që del përsipër gjellës me mish a me vaj.

ZABARI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drunjëzuar, që rritet nëpër vende të thata dhe që përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar sifilizin.

ZHARDHOK
Pjesë e rrënjës a e kërcellit te disa bimë si patatja etj., e tultë dhe e fryrë si kokërr, që zhvillohet nën tokë e që mund të përdoret si ushqim.

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 06-04-2007, 06:25:36 »

ANKOHEM
Shpreh dhembjen me fjalë e psherëtima për një
sëmundje a një të keqe.

BULKTH
Kandërr si karkalec i vogël, me krahë të errët, që rron zakonisht në vrimat e dheut a të mureve të vjetra dhe që natën nxjerr një zë si të gjinkallës.

CINGARE
Zile a këmborë e vogël, që u varet në qafë bagëtive.

ÇATI
Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie, zakonisht e pjerrët dhe e përbërë prej një skeleti druri ose metali, mbi të cilin vendosen tjegulla ose një shtesë tjetër.

DRE
Kafshë gjitare përtypëse e dythundrake, me brirë të gjatë ose të degëzuar, që rron në tufa nëpër pyje malore.

DHËMBALLË
Secili nga dhëmbët e mëdhenj nga të dy anët e gojës që vijnë pas dhëmbëve të syrit dhe që shërbejnë për të përtypur e për të thërrmuar ushqimin.

ESHTËR
Secila nga pjesët e forta e të ngurta që formojnë skeletin e trupit të njeriut dhe të kërbishtoreve të tjerë; kockë.

ËNDËRR
Ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë.

FAJ
Veprim a sjellje që shkel rëndë rregullat ose normat morale të shoqërisë, të një organizate etj. dhe që duhet dënuar; gabim i rëndë.

GOSTI
Drekë a darkë me të gjitha të mirat, që shtrohet në raste gëzimi dhe ku marrin pjesë miq e të ftuar të tjerë.

GJUNJËZOHEM
Bie ose ulem në gjunjë para dikujt a diçkaje, përgjunjem.

HAKËRRIMË
Britmë e fortë dhe me të egër, qortim me zë të lartë e me kërcënim, kanosje, egërsi.

IDEOR
Që lidhet me një ideologji të caktuar, që shpreh, përçon e mbron ide të caktuara a që udhëhiqet prej tyre, ideologjik.

JAVË
Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri
tek e diela.

KOT
Pa dobi, pa ndonjë përfitim; pa ndonjë përfundim të mirë, pa nxjerrë gjë në krye.

LULISHTE
Vendi i mbjellë me lule, ku pushojnë njerëzit, kopsht me lule.

LLAHTARI
Frikë e madhe, tmerr; ankth i madh.

MUAJ
Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës; kohë prej rreth tridhjetë ditësh me radhë.

NIVEL
Lartësia që arrin një sipërfaqe uji e lirë; lartësia e një lëngu në një enë.

NJOFTOJ
Jap një lajm, bëj një njoftim; lajmëroj; bëj të njohur një vendim, një udhëzim a një urdhër.

OAZ
Vend me ujë dhe i gjelbëruar në mes të shkretëtirës, ku mund të jetojnë njerëzit.

PAPARE
Përshesh me bukë të grunjtë e me erëza, që përvëlohet me ujë të nxehtë e me gjalpë a me vaj dhe hahet zakonisht në mëngjes.

QOFTE
Mish i grirë, i përzier me qepë, me vezë e me erëza dhe i ngjeshur si petull a si shkop i shkurtër, që piqet a skuqet.

RADHIT
Vë në radhë, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit sipas një rregulli; rreshtoj, rendit.

RROPAMË
Zhurmë e madhe me krismë, zhurmë e mbytur, e cila vjen nga diçka që përplaset.

SAHAN
Enë gjelle prej bakri si pjatë e thellë, çanak, misur;
sasia e gjellës që nxë kjo enë.

SHOFER 
Punonjës i përgatitur që nget automobilin.

TIMONIER
Ai që rri në timonin e anijes dhe e drejton atë për lundrim; ai që punon në timon.

THUPËR
Shkop i hollë dhe i përkulshëm, zakonisht i prerë, nga dega e një peme a nga një shkurre.

ULOK
Ai që nuk ngrihet a nuk ecën dot, ai që nuk lëviz dot gjymtyrët për shkak të një sëmundjeje ose nga pleqëria.

VARFËR
Që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, që nuk ka të hajë e të vishet.

XËGITEM
Ngacmohem me dikë i hedhim thumba njëri-tjetrit s’e lëmë të qetë njëri-tjetrin.

XHADE
Rrugë e gjerë zakonisht e shtruar ku kalojnë mjetet dhe njerëzit; rrugë për automjete.

ZBATICË
Ulje e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë
në ditë.

ZHUZHAK
Kandërr me dy palë krahë, nga të cilët të sipërmit janë të fortë e të ndritshëm, ndërsa të poshtmit, që hyjnë në punë për fluturim, janë të hollë.

E identifikuar

CrYsTaL TeaRs
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 06-04-2007, 10:19:09 »

UA
Përdoret kur habitemi shumë për diçka jo të zakonshme ose të papritur.

hahahahaha qesh me te madhe kush është ai fmi qe se di kte

uuaaa sa shumë fjale kam mësuar sot  zgerdhihet
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 12-04-2007, 06:13:33 »

Kot e kam vendos une per femijet,disa nga keto dhe neve te rriturit nuk i dime  buzeqeshje
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 12-04-2007, 22:52:13 »

ARRAKAT
Që nuk rri në tufë së bashku me bagëtitë e tjera, BËRTHAMË f. sh.

BËRTHAMË
Pjesa e fortë e frytit të disa pemëve (si pjeshka, kumbulla, qershia, ulliri etj.), që mbështillet nga një pjesë e trashë tuli.

CINGËRIS
Ngacmoj me dorë ose shpoj me diçka, cyt; trazoj dikë ose diçka që ta bëj të ecë a të lëvizë nga vendi.

ÇAÇANIK
Pema e arrës; kokërr arre me lëvozhgë të njomë.

DATË
Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar; shifra që shënon këtë ditë.

DHELPËRI
Veprim që bëhet për të mashtruar të tjerët, për t'ua hedhur atyre pa u kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku, dredhi, dinakëri.

ERASHKË
Send në trajtën e një gjysmërrethi, prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk kur është vapë.

ËHË
Përdoret për të shprehur keqdashje, përbuzje, mospërfillje, dyshim a mosbesim, habi etj.

FOSHNJË
Fëmijë i vogël që ushqehet ende me qumështin e nënës.

GOZHDË
Kunj metali me përmasa të ndryshme, që është në njërën anë me majë dhe në anën tjetër me kokë dhe që ngulet për të mbërthyer diçka.

GJALLESË
Qenie e gjallë që lëviz, gjë e gjallë, kafshë.

HOKATAR
Ai që thotë fjalë për të qeshur, ai që bën shaka; ai që tall, shpotit a ngacmon të tjerët zakonisht pa të keq, gaztor, shakaxhi.

INAT
Ndjenjë shqetësimi, trazimi e hidhërimi që na pushton kur nxehemi me dikë a për diçka.

JASTËK
Këllëf i pambuktë a i linjtë, zakonisht katërkëndësh, i mbushur me pambuk, me pupla etj., që përdoret për të mbështetur kokën.

KOLORIT
Bashkim harmonik i ngjyrave, që përdoren për të bërë një tablo, një gravurë etj.

LËVORE
Cipa që mbulon kokrrat e disa pemëve a të disa perimeve ose farat e disa bimëve.

LLASTIK
Lëndë prej gome, që mund të tërhiqet ose të përkulet shumë dhe të vijë përsëri në gjendjen e mëparshme, gomë.

MOZAIK
Figurë, zbukurim, portret etj. që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj.,të cilat vendosen e ngjiten njëra pranë tjetrës mbi një shtresë të fortë.

NANURIS
Vë në gjumë foshnjën duke i kënduar e duke e përkundur.

NJËHERAZI
Në të njëjtën kohë, të gjithë njëherësh; njëkohësisht.

OPERË 
Vepër muzikore dramatike, që luhet në skenë me orkestër e me këngëtarë, e ndërthurur edhe me pjesë baleti; shfaqja e kësaj vepre në skenën e një teatri.

PAPUÇE
Pantofla të lehta e të sheshta,zakonisht prej copë të leshtë a prej stofi përsipër, që mbahen nëpër shtëpi.

QERRATA
Njeri i zgjuar e i shkathët, por zakonisht dredharak e tinëzar.

RIT
Tërësia e zakoneve që bëhen sipas një rregulli të ngulitur nga tradita për raste të caktuara të jetës së përditshme; ceremoni.

RRAFSH
Sipërfaqe e diçkaje pa të ngritura e pa të thelluara.

SOJË
Bimë barishtore njëvjeçare që bën bishtaja, kokrrat e të cilave
përdoren për të nxjerrë një lloj vaji ushqimor, për miell etj.

SHOSHË
Mjet që bëhet zakonisht prej një cope teneqeje a lëkure të shpuar vrima-vrima e të mbërthyer në një rreth druri dhe që shërben për të ndarë drithin nga papastërtitë. 

TAVAN
Pjesa e sipërme, përkundrejt dyshemesë, që mbulon një dhomë dhe që është e suvatuar si muret ose është bërë prej dërrasash.

THEMBËR
Pjesa e prapme e shputës së këmbës, që vjen si e rrumbullakët dhe është pak e dalë.

USHQIMORE
Dyqan ku shiten ushqime, dyqan ushqimesh.

VROJTOJ
E ndjek me sy dikë a diçka, e vëzhgoj; e shoh me vëmendje.

XIBËRRIMË
Vend shumë i pjerrët; tokë joprodhuese, xibërrakë.

XHABAXHI
Ai që kërkon të hajë në kurriz të të tjerëve.

YHA
Përdoret për të shprehur mospëlqim a mospërfillje për diçka.

ZAHIRE
Sende ushqimore që përgatiten e grumbullohen për t'u ruajtur për një kohë të gjatë dhe për t'u përdorur më vonë, zakonisht në dimër; ushqimet e dimrit.

ZHABARIT
Tund fort ujin a një lëng tjetër në një enë; përplas diçka në ujë, e tund fort disa herë.

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 20-04-2007, 02:05:59 »

AHUR
Pjesa përdhese e shtëpisë, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë.

BATAK
Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe lëmishte të kalbura; lerë, llucë.

CUBAK
Pjesa e kërcellit ose e trungut të hollë, që mbetet
në tokë pasi korret misri, pasi pritet një dru etj.

ÇELËS
Mjet prej metali, i përbërë nga një pjesë e dhëmbëzuar, i cili përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një dry.

DUKË
Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull.

DHEMIHËS.
Punëtor që mih dheun për hapjen e kanaleve, të hendeqeve etj.; ai që mih dheun.

ERACAK  
Që e ka shumë të zhvilluar shqisën e të nuhaturit, që nuhat mirë.

ËMBËLOSH
Që është pak i ëmbël, që vjen si i ëmbël.

FQINJ
Ai që banon afër me dikë tjetër, ai që e ka shtëpinë a banesën ngjitur me atë të një tjetri.

GORILLË
Majmun i madh pa bisht, që rron zakonisht në pyjet e Afrikës Perëndimor.

GJËMË
Fatkeqësi e rëndë, mynxyrë e madhe, e lidhur zakonisht me vdekj.

HABERMADH
Që mëson lajme të ndryshme andej e këtej dhe i përhap ato, që i çon fjalët lart e poshtë.

ISHULL
Tokë në mes të detit, të liqenit a të lumit, e rrethuar nga të gjitha anët me ujë.

JAPRAK
Gjellë me oriz, me mish të grirë, me qepë, me erëza etj. që, pasi kaurdisen ose zihen pak, mbështillen me gjethe të njoma hardhie.

KODËR
Pjesë toke e ngritur si breg i lartë me pjerrësi të butë; mal i ulët nën një mijë metra dhe me shpate të buta.

LODËRTAR  
Që të argëton me diçka të gëzueshme; që bën lëvizje a kërcime të gëzueshme, që i pëlqen të luajë.

LLANGJASH
Që e ka zërin të ngjirur që flet me zë të ngjirur.

MËSHIRË
Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq dhe dëshira për t'i ndihmuar atij.

NOFKË
Emër i dytë që i vihet dikujt për tallje, për shaka apërkëdhelje, duke u nisur nga ndonjë e metë fizike a ndonjë tipar tjetër dallues i tij.

NJANJË
Bukë e papjekur mirë, bukë që ka mbetur si qull; babanace.

OAZË
Vend me ujë dhe i gjelbëruar në mes të shkretëtirës, ku mund të jetojnë njerëzit.

PILIVESË
Kandërr me trup të hollë, me krahë të gjatë, të tejdukshëm e me deje, që i lëshon larvat në vende me lagështirë.

QUKAPIK
Zog që jeton në zgavrat e drurëve nëpër pyje dhe që ka sqep të gjatë e të fortë, me të cilin godet lëvoren e drurëve që të nxjerrë krimba e kandrra për t'u ushqyer.

RANISHTË
Brez a rrip toke anës detit, liqenit a lumit i mbuluar me rërë; sipërfaqe toke e mbuluar me rërë.

RRËZALL
Bimë me degë e me kallinj së bashku me rrënjën.

SAPUNIS
E bëj me sapun a me shkumë sapuni, i shkoj sapun përsipër; u vë sapun rrobave, enëve etj., e fërkoj me sapun.

SHABLLON
Që bëhet duke përsëritur diçka të njohur ashtu siç
është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë.

TUTELË
Kujdes i tepruar për dikë, që i ndrydh lirinë e veprimit, të mendimit a të sjelljes; kujdestari e rreptë.

THELË
Copë e vogël mishi, pjepri etj., zakonisht e prerë nga e tëra ose nga një pjesë më e madhe.

UDHËÇELËS
Ai që çan i pari e me guxim rrugën për të zbuluar vende të panjohura.

VETËTIMTHI
Shumë shpejt, me shpejtësinë e vetëtimës, si rrufeja.

XËC
Errësirë e madhe kur po thuajse nuk shihet dot asgjë, terr.

XHAMBAZ
Ai që shet e blen kuaj a kafshë të tjera për të nxjerrë fitim; ai që shtron e stërvit kuajt.

YEJ
Kaloj gjithë natën pa gjumë, e gdhij gjithë natën.

ZABEL
Pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarë me vete, korije; vend me drurë e me shkurre të dendura.

ZHABËRDINË
Rroba të gjera, që varen e tunden andej-këtej; këpucë të mëdha, që të dalin nga këmbët kur ecën, zhabllaqe.

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 27-04-2007, 02:50:41 »

ALARM
Sinjal ose urdhër që jepet për t'u bërë gati menjëherë për të përballuar një rrezik të papritur.

BALLO
Mbrëmje vallëzimi; kërcim, vallëzim.

CËRRIK
Dru në të cilin varet një varg me duhan, me kallinj misri, me qepë etj. për t'u tharë.

ÇAFËR
Peshk pendëkuq i ujërave të ëmbla, i gjatë një pëllëmbë, me bark të gjerë e me shumë hala.

DADO
Grua që ushqen me gji fëmijën e dikujt tjetër, mëndeshë, tajë.

DHJETËFISH
Edhe dhjetë herë aq sa është; dhjetë herë më shumë.

ERËMATËS
Aparat që shërben për të matur forcën, drejtimin dhe shpejtësinë e erës ose të rrymave të ajrit.

ËNDRRAKOTË
Që rron me ëndrra të kota, që ëndërron diçka të paplotësueshme.

FAMILJE
Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë.

GOVATË
Enë e madhe, jo shumë e thellë prej druri, prej llamarine etj., me fund të sheshtë, që përdoret kryesisht për të larë rroba.

GJEOMETËR
Tekniku që merret me matjen e sipërfaqeve të tokës dhe me matjet e nevojshme për ndërtimet.

HALLVË
Ëmbëlsirë që bëhet me miell të skuqur, me vaj ose me gjalpë dhe me sheqer.

INATOSEM
Humbas gjakftohtësinë, durimin etj., zemërohem, nxehem, marr inat.

JELE
Tufa e qimeve të gjata që ka kali në qafë, krifë, kreshtë.

KALORE
Thupër, me të cilën godasin kalin, mushkën etj. për t'i nxitur që të ecin më shpejt; purtekë e hollë.

LIBRET
Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, operete etj.

LLOKUM
Ëmbëlsirë e butë që bëhet me niseshte e me sheqer ose edhe me arra a me bajame dhe që ndahet në copa të vogla.

MACE DETI
Lloj peshku me erë të veçantë.

NDEJ
Hap dhe shtrij një rrobë ose diçka tjetër për t'u tharë në ajër.

NJEHSOJ
Bëj veprime me numra për të nxjerrë një përfundim ose për të gjetur atë që kërkohet.

ORBITË
Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial.

PERSONIFIKOJ
I vesh një kafshe, një sendi etj. vetitë a tiparet e njeriut, e paraqit diçka si qenie njerëzore.

QARKULL
Vijë e përkulur dhe e mbyllur në trajtë rrethi; pjesa anës ose buzës së një sendi të rrumbullakët; diçka në trajtë të një rrethi.

RASTËSI
Ngjarje a rrethanë që lind në mënyrë të paparashikuar ose pa ndonjë shkak të vërtetë; diçka e rastit.

RRËQEBULL
Kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara.

STOM
Rrip toke që ngrihet për së gjati në një vend të rrafshët; breg dheu, bregore.

SHUK
Topth që bëhet duke mbledhur e duke ngjeshur një leckë, një rrobë, një letër, një grusht dëborë ose diçka tjetër të butë.

TELENDIS
E turpëroj dikë, i nxij faqen, e poshtëroj; e marr nëpër gojë dikë, flas poshtë e lart keq për të.

THUMBËR
Kërcu i gdhendur ose diçka tjetër, e fortë, që përdorej në disa krahina si nënkresë.

UNAK
Secili prej dy gurëve që ngulen në vatër për t'i
mbajtur lart drutë e zjarrit; urës.

VORBË
Enë prej balte të pjekur, zakonisht me një vesh, që shërben për të zier gjellë, vegsh; gjella sa nxë kjo enë.

XIBËRRISHTË
Vend i pjerrët e me tokë të keqe; tokë që nuk prodhon; xibërrakë, xibërrimë.

XHIXHË
Send i vogël pa vlerë, copë e vogël dhe e ndritshme prej xhami a metali që përdoret për zbukurim ose si lodër për të vegjlit.

YSHMER
Ëmbëlsirë që bëhet me ajkë qumështi, me vezë dhe me petë të thërrmuara.

ZABËRHAN
Njeri i keq, i pacipë e jo i ndershëm, që sorollatet rrugëve kot; rrugaç.

ZHABËRDINË
Rroba të gjera, që varen e tunden andej-këtej; këpucë të mëdha, që të dalin nga këmbët kur ecën, zhabllaqe.
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 10-05-2007, 07:52:52 »

ABAZHUR
Mbulesë prej qelqi, prej metali ose prej një lënde
tjetër, që shërben për ta mbledhur dritën e llambës
elektrike në një drejtim.

BEZHË
Që ka ngjyrë kafe të çelur në të trëndafiltë a në të verdhë.

CAK
Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi.

ÇAFËR
Peshk pendëkuq i ujërave të ëmbla, i gjatë një pëllëmbë, me bark të gjerë e me shumë hala.

DADO
Grua që ushqen me gji fëmijën e dikujt tjetër, mëndeshë, tajë.

DHJETËFISH
Edhe dhjetë herë aq sa është; dhjetë herë më shumë.

ELEGJI
Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar, të përvajshme e plot dhembje shpirtërore.

ËHË
Përdoret për të shprehur keqdashje, përbuzje, mospërfillje, dyshim a mosbesim, habi etj.; aha.

FA
Nota e katërt e shkallës muzikore; shenja për këtë notë.

GOSTIT
U shtroj gjëra për të ngrënë e për të pirë miqve e të ftuarve në një gosti.

GJOBË
Detyrim, zakonisht në të holla, që caktohet si dënim
për thyerjen e një rregulli, për mosplotësimin e kushteve të një marrëveshjeje ose për shkelje jo të rënda të ligjeve.

HIENË
Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse e grabitqare, me trup sa të ujkut, me qimet ngjyrë hiri a të kuqërreme, që rron në vendet e shkreta të Azisë e të Afrikës.

INDIAN
Banor vendës i Indisë ose ai që e ka prejardhjen nga India.

JAR
Fill pambuku, zakonisht i gërshetuar me fije ari, që përdoret për qëndisje të ndryshme ose për të zbukuruar veshjet etj.

KËLLËF
Pëlhurë e qepur si qeskë a si thes i vogël, që mbështjell jastëkun ose dyshekun për ta mbajtur pastër.

LOTOJ
Derdh lot, më rrjedhin lotët nga sytë; qaj me lot, vajtoj.

LLËRË
Pjesa e sipërme e krahut që nga bërryli deri te supi.

MUNDËS
Ai që ka dalë fitues mbi një tjetër në një ndeshje, në një luftë etj., ai që ka mundur dikë.

NOJMË
Shenjë që i bëjmë dikujt me sy, me kokë a me dorë për t'i dhënë të kuptojë diçka.

NJA
Afër, përafrisht, rreth asaj sasie, rreth atij numri.

ORIENTAL
Që ka të bëjë me vendet ose me popujt e Lindjes, i Lindjes; që është karakteristik për vendet e Lindjes.

PELTE
Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer.

QAR
Fitimi që kemi nga shitja a nga blerja e diçkaje ose nga një punë; leverdi.

ROBTOHEM
Punoj rëndë, mundohem shumë, rripem së punuari, më bie bretku.

RRABE
Tokë djerrinë me gurë e me kaçuba, që jep prodhim të pakët.

SOL
Nota e pestë e shkallës muzikore që fillon me «do»; shenja për këtë notë.

SHKALARIS
Shkel e shtyp grurin e regjur për të nxjerrë niseshtenë.

TEBDIL
Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur.

THUTHUQ
Që nuk mund të shqiptojë mirë tingujt fishkëllyes (s, z, sh, zh) dhe në vend të tyre shqipton tinguj ndër dhëmborë (th, dh).

UDHAKOJ
Shkoj dendur në një vend, e bëj shpesh rrugën për diku.

VAGËLLIMË
Dritë e zbehtë, dritë si e agut; zbardhëllima e vagët e diçkaje.

XËGIT
Shpoj me diçka të mprehtë ose me majë; ngacmoj me dorë trazoj diçka a dikë.

XHAHIL
Njeri i paditur dhe i prapambetur, njeri i pagdhendur dhe i trashë.

YJESHUAR
Që nuk i duken më yjet, ngaqë ka aguar.

ZAKONOR
Që ka të bëjë me doket e zakonet e një populli, të një fisi, të një klase a shtrese shoqërore etj.

ZHABINORE
Familje bimësh barishtore e shkurresh, ku bëjnë pjesë zhabina, kulpra etj.

E identifikuar

Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Keni shkruar poezi per 28 Nentorin?
  • Dot Po
  • 17 (43%)
  • -
  • Dot Jo
  • 18 (46%)
  • -
  • Dot Se di
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Kam harruar
  • 4 (10%)
  • -
  • Numri total i votave: 38
  • Shiko temen