frankfurter
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #22 më: 15-09-2004, 08:33:30 » |
|
Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa
Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet
Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij
Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet
Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven
Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe
Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra
Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje
Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret
Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone
Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton
Ai qe ka, don edhe ma
Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist
Ai qe kercenohet, rrallehere hakmirret
Ai qe ngutet, cdohere vonohet
Ai qe premton shume, ben pak
Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje
Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolege,as si bashkepunetor e as si fqi
Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
Ai qe s'punon si burre, rrin e qan si grua
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder
Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s'ta don, vetem te shikon
Ai qe thote "une jam une", ai hup gjithkun
Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
Ajo qe s'arrihet, duket me e embel
Ajo qe s'te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele
Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte
Ara me vica s'lavrohet
Ariu nuk rron duke lepire shputat
Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire
Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego te verteten
Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre
As hasmin mos e pafsh pa pune
As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq
As uje mos pi ne krua te pushtetit
Ashtu qofte e sherr mos qofte
Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja
Ate dere qe s'e cel celesi, e cel paraja
Ate pune qe s'e ben dot vete, mos kerko t'i gjesh te mete
Ate qe nuk e don thuaji: "Te pafsha pa pune"
Atje ku fle uji, eshte me i thelle
Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel
Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes
Babane e mire nderoje, babane e keq duroje
Bajrami i vogel s'falet para t'madhit
Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
Bashkimi ben fuqine, ndasia ligeshtine
Bej gosti, qe te provosh mikun
Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta
Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh
Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben
Beni si them une, mos beni si bej une
Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja
Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin
Besnik behu, e bese mos zin
Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr
Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe
Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera
Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune
Bima e keqe rritet kudo
Bisha me e rrepte eshte kur t'i sulmohen klyshte
Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
Bleta din si behet mjalta
Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar
Bota eshte helm e mjalte e perzier
Brengat jane armiqte e jetes
****en mos e vet se t'kallxon vet
Buka ne bark, forca ne shtat
Buka s'ka turp
Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
Buke e kripe e zemer
Buke e qepe dhe shendet
Buka prej qielli s'vjen
Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmone
Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
Bukuria e gruas duket ne mengjes
Bukuria nje dite, veprat nje jete
Bukuria te habite, bukuria te korite
Burgu eshte varr per se gjalli
Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
Burgu per burra eshte
Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
Burri me dy gra, kemishen pa la
Burri ne shtepi, si kercu i zi
Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
Burri per gruan eshte si catia per shtepine
Burri s'matet me pellembe por me zemer
Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
Buza me gaz shendeti pa mase
Ca nga ca vici behet ka
Cjapi me brire i prin kopese
Copen e madhe daje, fjalen e madhe perbije
Ckull dhembin, te te shendoshet koka
C'mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar?
Con nje kashte e te dalin gjashte
Ceshte nje dite, s'eshte perdite
C'ha goja, tregon boja
C'kane bere te paret, i paguajne te pasmit
C'te mbjellesh do te korresh
Cdo e perpjete ka nje tatepjete
Cdo fillim ka edhe mbarim
Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet
Cdo mesim e ke fitim
Cdo pesim eshte mesim
Cfare gatuan ate do te hash
Cka ban baba, e hjek i biri
Cka ben i keqi, s'ben as dreqi
C'ke ne shtepi, tregon femija, c'ke ne shpirt tregon rakija
Cka mos te duash per vete, mos ia qit vellait
Cka ndjen zemra, atje te shkon mendja
Cka s'ngop syrin, s'ngop as barkun
Cka te bahet n'kojshi, prite edhe ne shtepi
Cka ta ben goja s'ta ben armiku
Cka te hedhesh ne det, e gjen ne krip
Corba e lire t'i djeg buzet
Daja daje, djathi me pare
Dajaku ka dale nga Xheneti
Dardha e ka bishtin prapa
Dardhaxhise, dardha mos i shit
Darka e lehte, gjumi i lehte
Dasem pa mish nuk behet
Dasma e shokeve dhe lufta e huaj, jane te lehta
Delet qe ndahen nga tufa, i han ujku
Dembelin dhe fukarallekun e gjen ne nje grazhd
Dera e burgut cilet, ndersa ajo e vorrit jo
Derri qengja nuk pjell
Deshi, s'deshi, qeshi
Deti ne kembe s'kalohet
Deti me shkop nuk turbullohet
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala
Debora eshte e bukur por te than kembet
Degjo c'thote i pari, por mos e harro te fundit
Dem i njerit, fitim i tjetrit
Deshira lind zotesine
Deshira mund te kenaqet vetem me ane te shpreses
Dhembet e shendoshe, pleqeria e forte
Dhia eshte lopa e fukarait
Dhjame nga pleshti s'nxirret
Dija eshte drite, padija terr
Dikush pergjigjen e ka ne goje, dikush ne xhep e dikush ne shtepi
Dikush eshte fukara perjashta e zengin perbrenda
Dikush eshte zengin perjashta e fukara perbrenda
Dimri eshte per te pasurit, vera per fukara
Dita e mire shihet ne mengjes
Dita ka sy, nata ka veshe
Dita pa pune, nata pa gjume
Dita pa pune te lodhe me shume se nata pa gjum
Dita pa pune te lodhe me shume se dita me pune
Dite e re, nafake e re
Dita e marsit e fjalet e gruas se re, s'besohen kurre
Dituria eshte si pushka ne lufte
Dituria nuk falet, por fitohet
Dituria nuk ka kufi e as nuk ka shtepi
Djali i mire ta cel deren, djali i keq ta ven ferren
Djali i perkedhelur, s'behet burre i mire
Djalin martoje kur te duash, vajzen kur te mundesh
Djalit te mire edhe mos t'i lesh pasuri, e ve, te ligut edhe po t'i lesh, e prish
Djalli e fsheh, avokati e nxjerr
Djalli fle, ti e zgjon
Doket kinxh, e te del dash
Doket dash, e te del kinxh
Dora e huaj nuk te kruan si e jotja
Dora e thate nuk puthet
Dreqi s'ka dhen, e shet lesh
Drurin me peme, e gjuajne me gure
Drute blihen, pa zene debora
Duaj, te te duan
Duhani e rakia kane dale nga helmi e merzia
Duhen me shume mend qe te mund te shoqerohesh me njerez pa mend
Duhet pare ujkun me pare, se po te pa ai i pari, te ha
Duhet te shfrytezohet mire koha, sepse jeta nga koha perbehet
Duke ngrene, vjen oreksi
Duke pyetur, gjen Stambollin
Duket dita me te gdhire, duket bima me te mbire
Duro zemer, e mos plas, se dij shume, po s'mund te flas
Dy atllare ne nje kunj s'lidhen
Dyfek qe te vrase vet, nuk ka
Dy fqinje te mire bejne sa nje vella
Dy here flitet vetem ne mulli
Dy kunguj nen sqetuj, nuk mbahen
Dy mace, mundin nje qen
Dy shaka, bejne nje te vertete
Dy te rrahura s'durohen, se dy te ngrena behen
Dy te semure, mundin nje te shendoshe
E ben mizen bulle, qimen tra
E di luga cka ka vegshi
E do shiun, por ne aren e vet
E drejta ka rrugen e gjate, por vjen
E dua nipin se do te me marre hakun me t'im bire
E gjuan gurin dhe e fsheh doren
E keqja s'harrohet, e mira po
E keqja s'ka fund
E keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkes
E keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopur
E lehte eshte barra ne shpine te huaj
E liga vjen nga s'e pandeh
E lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhes
E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar
E mira e hallkut e e zeza e vetes
E mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen
E mira te larteson, e keqja te turperon
E ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjen
E sotmja e qesh te djeshmen
E thena dhe e bera jane shume larg
E treta e verteta
E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet
E verteta s'i pelqen gjithkujt
Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro
Edhe ai qe u martua edhe ai qe s'u martua, te dy pishman u bene
Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje
Edhe durimi ka nje kufi
Edhe i fikun edhe i koritun
Edhe kau ka gjuhe te madhe, por s'flet dot
Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
Edhe pula qorre, gjen ndonje kokerr
Edhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vet
Edhe syte te t'i nxjerr evladi, prap e don
Edhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqe
Eja, baba, te te tregoj arat
Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige
Eshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s'ka njeri te ndershem ne bote
Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit
Thenie te njerezve te medhenj BONAPARTE (1769 - 1821) - Historia eshte version i ngjarjeve te se kaluares me te cilat populli ka vendosur te pajtohet Napoleon Miroslav KERLEZHA - Fjala eshte grua shtatzene qe lind vigane. Fjala na bashkon me yjet dhe majmunet.
T. S . ELIOT - Te ndiejme mundemi vetem ne gjuhen amtare, te mendojme edhe ne ndonje gjuhe tjeter. Anatol FRANS - Kur i kujtoj ngjarjet e cuditshme nga jeta ime, here-here dyshoj a mos vetem e kam enderruar tere kete. J. V. GETTE - Njerezit percmojne ate qe s'e kuptojne. William SHAKESPEARE - Per te njohur mire nje tjeter , duhet te njohesh me pare vehten. Antun BARAC - Nga te gjitha te vertetat te vertetet me te thella dhe me fisnike jane ato te zemres. A. CEHOVI - Terheqese eshte vetem martesa qe vjen nga dashuria . Te martohesh me nje vajze vetem pse ajo eshte simpatike eshte njesoj si te blesh nje send te panevojshem vetem pse eshte i bukur. ? ? ? - Te vertetat dhe femrat deri tek te cilat vjen lehte, nuk kane ndonje vlere te vecante.
FJALE TE URTA SHQIPE PER NDJENJEN ESTETIKE -Ajo lule qe s'ka ere, s'ka vlere.'ka vlere. - Bukuria per nje here, dituria per gjithhere. - Bukuria pa dituri - dru i thate pa stoli. - Cdo lule ka eren e vet. - Gruaja e bukur e vera e embel - farmak per zemer. - Lisi i njome - hieja e gjithkujt. - Mendja e zbukuron njeriun - Mos i var maces zile. - Nuk kendon bilbili kur i ve sorren prane. - Pritet petku sipas shtatit. - Sipas kohes vishet petku. - Syri flet me shume se buza. - Syri zgjedh te bukuren, goja te emblen e zemra zgjedh te miren. - Te riun e zbukuron rinia, plakun stolia. FJALE TE URTA Fjalet e urta jane zbukurim i te folurit " (Persiane) Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet " (Sami Frasheri) Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera " (Sami Frasheri)
Mencuria eshte arme e njeriut te kulturuar " (Herakliti)
Pasurine mund ta vjedhin, por diturine jo " (Hafiz Ali Korca)
Ai qe ta ruan te fshehten te do me shpirt " (Hafiz Ali Korca)
E vetmja rruge qe te con te dituria eshte puna " (B.Shoe)
Gjysma e punes eshte mbaruar kur ajo fillohet me deshire - (Naim Frasheri)
Nje pune e bukur eshte me e dobishme, se nje mije fjale te bukura - (Sami Frasheri)
Duhet te shfrytezohet mire koha, sepse jeta nga koha perbehet - (Sami Frasheri)
Mos u prish me vellane per pune te shokut, sepse shoqeria zhduket, vellazeria mbetet (Sami Frasheri)
Vetem puna i pengon njerezit qe te mos mendojne per gjera te keqija.
Me mire eshte te meritosh e mos te fitosh, sesa te fitosh e te mos meritosh - (Spenser)
Trupi sherohet me te punuar, mendja me te mesuar- (Naim Frasheri)
Me mire eshte te luftosh dhe ta humbesh betejen , sesa te mos luftosh asnjehere " (Hegel)
Politika s'eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne castin e duhur " (Volter)
Veprat flasin me shume se fjalet - (Angleze)
Dashuria mbin nga besimi, jeton nga shpresa, ndersa vdes nga meshira - (Monteskie)
Pa nderime s'ka dashuri - (Kant)
Nuk ka krijese pa dashuri, as dashuri te sincerte pa xhelozi - (Mom)
Muzika eshte ushqim i shpirtit " (Shekspiri)
Vdekja eshte e bukur, kur jeta eshte e shemtuar " (Bah)
Ai qe nuk di dhe nuk di pse nuk di " eshte i marre; largohu prej tij Ai qe nuk di dhe e di se nuk di, eshte femije, mesoje; nese ti di, e nuk e meson ke bere gabim. Ai qe di dhe nuk e di qe di, eshte i fjetur; mos e le te fleje por zgjoje " nese nuk e zgjon ke bere mekat. Ai qe di dhe e di se di eshte i mencur; andaj shko pas tij, nese shkon pas tij do te kesh udhen e ndricuar.
Mendime filozofike
Durimi eshte i hidhur, mirepo sjelle fruta te embla " (Ruso)
Me durim zbutet edhe princi, fjala e urte then edhe gurin.
Me te mira jane goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
Le te lavderojne te tjeret e jo goja jote, i huaji e jo buzet e tua.
Qeni kur lehe na paralajmeron qe mos t'i afrohemi. Ai qe nuk lehe zakonisht pergaditet qe te na kafshoje " (Zeki Bejtullahu)
Mos ofendo askend ne jete Se gjuha eshte nje thike e mprehte E plaga e saj nuk eshte e lehte.
Aske mos e poshtero, dhe per aske mos fol keq " (Fetare)
Thuaje ate qe vlene ose hesht " (Fetare)
Mos u tall teper, dhe thuaje vetem te verteten " (Fetare)
Ruaju flajeve te ndyta, dhe veprave te keqija " (Fetare)
Pranoje keshillen prej cdo njeriu, dhe mos e refuzo " (Fetare)
Deshiro per njerezit, cdeshiron per veten " (Fetare)
Miqte e vertete tregohen ne fatkeqesi " (Fetare)
Te vdesim kur vdekja eshte mjek yni.
Tri gjera jane me te bukurat ne jete: pranvera, dashuria, dhe muzika.
Duaj atdhene si shqiponja folene - (Jug-Shqiperi)
Duaje vatanin, ne dash me krise dushmanin " (Korishe " Kosove)
Kush ka vdeke per atdhe, nuk ka vdeke, por ka le " ( Shkoder)
Toske e gege- peme nga nje dege " (Gjirokaster)
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj " (Podrime)
Cfare bukurie eshte te takosh njeriun qe nuk lavderohet e meriton te jete i lavderuar.
Me kryesoret jane kater gjera qe e bejne njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (te mjaftuarit me ate qe ke), dhe drejtesia.
Fati ndihmon vetem guximtaret " (Virgjili)
Me shume skuqu para vetes sesa para te tjereve " (Pitagora)
Ke besim ne vetvete, qe te besojne te tjeret " (F. La Roshufko)
Me i zoti i njerezve eshte ai qe eshte i zoti ta permbaje vetveten "(Sami Frasheri)
Gjeja me me rendesi per njeriun eshte vullneti i forte " (Gete)
Ha kur ke uri, martohu ne te ri " (Popullore)
Dita me e humbur nga te gjitha eshte ajo ne te cilen s'kemi qeshur " (S.Shamfor)
Fytyra e qeshur eshte kripa e bukurise " (Thenie orientale)
Inati te plake, e qeshura te rinon " (Thenie angleze)
E qeshura eshte ilaqi me i mire i natyres.
Kush nuk qesh " ne jete ka parakaluar plotesisht i fjetur " (Verner)
Keshillimi eshte busulla e zgjidhjes se puneve te veshtira " (Sami Frasheri)
Kur te flasesh, mendohu mire kur te hash pertypu mire " (Thenie latine)
E verteta, ashtu si dielli, mund te mjegullohet, por vetem per nje fare kohe " (P.Buast)
Ne erresire duhet drite, ne fatkeqesi mend.
Kah dituria shkohet permes tri rrugeve: permes te menduarit, edukimit, dhe pervojes ( Latine)
Themel i nje shteti eshte edukimi i te rinjeve " (Diogjen)
Te perseriturit eshte nena e te mesuarit " (Cajkovski)
Mohimi i gabimit eshte gabim i dyfishuar " (Monteskie)
Tu flitet te tjereve per te bere mire eshte nje e mire me e madhe sesa te beni vete mire. " (King Fu Ce)
Perpiqu te imitosh vetem punet e mira te njerezve te medhenj " (Sami Frasheri)
Mbare bota eshte nje skene, dhe te gjithe njerezit jane aktore " (Shekspiri)
Kush hakmerret per nje poshtersi, ai e ben tjetren " ( Didero)
Me mire te mbetet i akuzuari pa u denuar se sa te denohen te pafajshmit " (Sami Frasheri)
Rruga e jetes eshte DREJTESIA, mos u ndaj nga rruga per te hyre ne rrugica.
Sa me shume qe jepni, me shume do te keni " (Lao Ce)
Ai qe i perkushtohet mesimit cdo dite e me teper behet me i madh " (Lao Ce)
Njerezit e zgjedhin punen, ndersa puna i vlereson njerezit " (Naim Frasheri)
Arti i luftes eshte art i zhdukjes se njerezve, ndersa politika eshte art i mashtrimit te tyre " (Gandi)
Talenti krijohet ne vetmi, karakteri ne shoqeri " (Gete)
Jeta eshte vizatim ne te cilen s'mund ta perdorim gomen per fshirje.
Prirja per gezim e shprese eshte lumturi e vertete, prirja per deshperim e frike eshte fatkeqesi e vertete " (Gete)
Ai qe nuk nderron mendje kurre, ndoshta s'ka fare " (Moravia)
Gruaja eshte nena e kombit " (Greket e vjeter)
Guximi eshte fillimi i fitores " (Plutarku)
Miresjellja eshte celesi i arte qe i hap te gjitha dyert " (Thenie latine)
Njeriu eshte i lire vetem atehere kur i sherben se vertetes " (Sami Frasheri)
Fol vetem per ato gjera qe i njeh, per te tjerat hesht " (S.Frasheri)
Mosmirenjohja me e madhe e njeriut eshte harresa e borxhit.
Te njohesh te tjeret eshte mencuri. Te njohesh veten eshte urtesia me e madhe. Ti imponohesh vullnetit te te tjereve eshte force. Ti imponohesh vetes eshte forca me e madhe " (Lao Ce)
Fati i ndihmon mendjet e pergaditura " (L.Paster)
Kush hakmerret per nje poshtersi, ai e ben tjetren " (Didero)
Edhe e verteta e demshme vlen me shume sesa genjeshtra e dobishme " (Tomas Man)
Pa kundeshtime s'ka perparim; ky eshte ligj te cilin qyteterimi e ka trasheguar deri me sot " (Diogjen)
Per Volterin politika s'eshte asgje tjeter pos mjeshtri e rrenes ne castin e duhur.
Kufizimi nacional eshte armiku me i madh i kultures " (Llukac)
Po mos te kishte njerez te keqinj, s'do te kishte juriste te mire " (Dikens)
Biseduesi duhet te kete kujdes cka flet, ne cfare vendi flet, dhe ne cfare menyre flet. " (Ciceron)
Ne lufte " Vendosmeri Ne disfate " inate Ne fitore " shpirtmadhesi Ne paqe " vulnet te mire (Cercil)
Per armikun mos fol keq, por vetem mendo keq " (Latine)
Po te mos kishte jeta vuajtje, s'do t'ia dinim vleren gezimit.
Pakenaqesia eshte shtytje per te perparuar " (Tagore)
Liria eshte si te hollat : disave u ndihmon, te tjeret i prish " (Novalis)
Njeriu qe flet shume, sado mire qe te flaes, ne fund do ta thote ndonje marri
Njeriu eshte aq i ri, sa te reja ka mendimet.
|