Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Fjalë te urta  (E lexuar 54212 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 07-05-2004, 09:06:46 »

Atdheu
 
-Balta -- m'e embel se mjalta.  Vlore
-Bije vendi -- pike ergjendi.  Berat
-Çdo hi ne vatren e ti.  Jug
-Dheu yt te ngreh.  Drenice-Kosove
-Ma mire me luejte nga mendja, se nga shpia.  Guci
-Mbroje atdhene si shqipja folene.  Shkoder
-Shqiponja fluturon ne qiell, po folene e ben
ne toke.  Laberi
-Bese e shqiptarit -- si purteke arit.  Jug
-Tosk e gege -- peme nga nje dege.  Gjirokaster
-Shqiptari shqiptarit nuk ka c'i mburret
per trimeri.  Skrapar

Trimeria
 
 -Ai qe ska zemer, ska as thember.  Jug
-A rrohet me zemer te lepurit?  Jug
-Asht kollaj me ia pre bishtin ujkut te
vrame.  Shkoder
-Burri o te fal, o te var.  Gjirokaster
-Burri te mbyt, a te fal; I ligu as te mbyt,
as te fal.  Shkoder
-Dyfeku pa fisheke tremb dy veta. (ate qe po afroet the ate qe po mban rroje)  Vlore
-Dyfek qe te vrase vete nuk ka.  Myzeqe
-Dhelpres me dhelperi, ujkut me trimeri.  Jug
-Frikacakun e rrahin e ai thote: "Qello dhe nje here, pa te shoc!".  Vlore
-Kurajua te nxjerr faqebardhe.  Vlore


Liria

 -Ai qe nderton me djerse, mbron me gjak.  Jug
-Cdo njeri eshte mbret ne shtepine e tij.  Jug
-Fikut ulet i hyp kushdo.  Kruje
-I buti -- i humti.  Jug
-Liria i ka rrenjet ne gjak.  Jug
-Liria vjen kur s'I druhesh vdekjes.  Berat
-Ma mire me kone ni dite e sokol, se njiqind vjet e orl.  Veri
-Mos u fshi si miza nen bishtin e kalit.  Korce
-Me mire te vdesesh me kembe, sesa te jetosh me gjunje.  Berat
-Nuk rron peshki pa uje.  Kosove
-Sekush fisheket I man per vete.  Fier
-Sigjithcili ne punen e tij eshte zot.  Jug

Besa
 
-Besa asht ma e forte se vdekja.  Kruje
-Amanetin nuk e tret dheri. Skrapar
-Fjala -- si njala.  Veri
-Ku eshe shpresa, atje eshte
edhe besa.  Gjirokaster
-Ma zor a m'u ru pej mikit, se pej anmikit.  Kosove
-Po nuk e pate te ligen brenda, s'te vjen
nga jashte.  Vlore
-Muri luan, besa s'luan.  Jug
-Thika te ve poshte, s'te ther; mynafiku
te grin.  Devoll
-Si te kesh bes, nuk je fukara.  Lure/Diber
-Piviti rrezon qyteteze. Jug
-Nga del fjala, del the shpirti. Jug

 Sinqeriteti

-Dielli, edhe kur ka re, ndrit.  Gjirokaster
-C'ma ka zemra, ma qit vena.  Shkoder
-Difton fmija, c'ka shtepia.  Veri
-Duhet ndarre kashta nga kokrrat.  Vlore
-Duket zogu qe ne ve. Jug
-Dhia I ka vitet ne brire.  Laberi
-E verteta rri si vaji mbi uje.  Veri
-Guha e huj te lidh ne kuj.  Kosove
-Gjarperi ecen dhe fshin gjurmet me bisht.  Korce
-Jo prapa gishtit.  Gjirokaster
-Kur s'e arrin macja mishte, I qelbet.  Jug
-Kush di me lavdue, din edhe me cpife.  Kruje

 Rinia dhe Pleqeria
 
-Akoma vazhdon te qethesh me shelege?.  Vlore
-Doli trendafili, mbeten manushaqer. Jug
-Fjala e plakut, e pushka e djalit.  Kruje
-Kali plak te len barren ne rruge.  Veri
-Kercejne kecerrit, kercen edhe cjapi.  Jug
-I riu I ka mende si fruri.  Kruje
-I riu ka fuqi, plaku mencuri.  Jug
-Kollomioqi me I ri qet buken mete amel.  Shkoder
-Plehu I vjeter eshte me I ndezur.  Korce
-Pleqeria vjen me shoke.  Jug
-Zemer kam, po kembe skam.  Jug
-Syri mjegulluar, mosha e shkuar. Gjirokaster

 
 
 

« Ndryshimi i fundit: 30-04-2005, 11:33:55 nga Hyllus »
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
milanisti
« Përgjigju #1 më: 07-07-2004, 23:20:05 »

Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa

Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet

Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij

Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet

Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven

Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe

Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra

Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje

Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret

Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone

Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton

Ai qe ka, don edhe ma

Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist

Ai qe kercenohet, rrallehere hakmirret

Ai qe ngutet, cdohere vonohet

Ai qe premton shume, ben pak

Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje

Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend

Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolege,as si bashkepunetor e as si fqi

Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin

Ai qe s'punon si burre, rrin e qan si grua

Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet

Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet

Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder

Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s'ta don, vetem te shikon

Ai qe thote "une jam une", ai hup gjithkun

Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall

Ajo qe s'arrihet, duket me e embel

Ajo qe s'te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve

Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele

Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte

Ara me vica s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lepire shputat

Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire

Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego te verteten

Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre

As hasmin mos e pafsh pa pune

As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq

As uje mos pi ne krua te pushtetit

Ashtu qofte e sherr mos qofte

Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja

Ate dere qe s'e cel celesi, e cel paraja

Ate pune qe s'e ben dot vete, mos kerko t'i gjesh te mete

Ate qe nuk e don thuaji: "Te pafsha pa pune"

Atje ku fle uji, eshte me i thelle

Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel

Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes

Babane e mire nderoje, babane e keq duroje

Bajrami i vogel s'falet para t'madhit

Barren e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkimi ben fuqine, ndasia ligeshtine

Bej gosti, qe te provosh mikun

Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta

Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh

Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben

Beni si them une, mos beni si bej une

Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja

Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik behu, e bese mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr

Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe

Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera

Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune

Bima e keqe rritet kudo

Bisha me e rrepte eshte kur t'i sulmohen klyshte

Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si behet mjalta

Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar

Bota eshte helm e mjalte e perzier

Brengat jane armiqte e jetes

****en mos e vet se t'kallxon vet

Buka ne bark, forca ne shtat

Buka s'ka turp

Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren

Buke e kripe e zemer

Buke e qepe dhe shendet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmone

Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke

Bukuria e gruas duket ne mengjes

Bukuria nje dite, veprat nje jete

Bukuria te habite, bukuria te korite

Burgu eshte varr per se gjalli

Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale

Burgu per burra eshte

Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta

Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben

Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte

Burri me dy gra, kemishen pa la

Burri ne shtepi, si kercu i zi

Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese

Burri per gruan eshte si catia per shtepine

Burri s'matet me pellembe por me zemer

Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale

Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise

Buza me gaz shendeti pa mase  pafshim pafshim pafshim pafshim

« Ndryshimi i fundit: 10-12-2004, 22:33:11 nga Gjumashi »
E identifikuar
Blertina
« Përgjigju #2 më: 15-07-2004, 03:15:28 »



* Burri qe flet me fjale shume te mencura per dashurine, nuk ka aq shume dashuri.

* Artistet e medhenj kane qene pothuaj gjithmone edhe te dashuruar te medhenj.

* A mendoni ju se po te kishte qene Laura gruaja e Petrarkes, ai do t'i shkruante sonete gjithe jeten?

* Asgje nuk e forcon me shume dashurine sesa pengesat e pakapercyeshme.

* C'eshte dashuria? Dy shpirtera dhe nje trup.
 Ã‚  C'eshte miqesia? Dy trupa dhe nje shpirt.

* C'eshte dashuria? Tere nje liber ne nje fjale, tere oqeani ne nje pike loti, shtate plae qiej ne nje shikim, furtune ne nje psheretime, rruge ne nje prekje, nje mije vjet ne nje cast, kjo eshte dashuria.

* Dashuria dhe arsyetimi jane dy udhetare qe nuk banojne ne te njejtin hotel. Kur mberrin njeri, tjetri niset.

* Dashuria e mire kerkohet, me e mire fare lind pa e kerkuar.

* Dashuria eshte dobesia me fisnike e mendjes.

* Dashuria eshe i vetmi pasion qe paguhet me nje monedhe te cilen e ben vet.

* Dashuria eshte fizike, martesa kimi.

* Edhe nje krim i pergjakshem nuk e zbulon veten aq shpejt sa dashuria qe kerkon te mbahet e fshehte.

* Feja i ka bere dashurise nje sherbim te madh duke e deklaruar mekat.

* Kur dashuron do qe te besh dicka, do qe te sakrifiskosh veten.

* Kur njeriu kupton perse dashuron, atehere nuk dashuron.

* Kur pushon se dashuruari dhe se beri gabime, atehere mund ta varrosesh veten per se gjalli.

* Ndarja per dashurine eshte si era per zjarrin, ajo e shuan zjarrin e dobet dhe ndez me shume zjarrin e madh.

* Nuk e di a mundet nje femer ta doje nje njeri te lumtur? Atij qe nuk i ka ardhur keq per ate qe do, ndoshta nuk e ka njohur dashurine...

* Pa dyshim eshte mjaft e rende kur nuk te duan me, ndersa ti vazhdon te dashurosh, por kjo nuk ka te krahasuar me rastin kur vazhdojne te te duan, ndersa ti nuk dashuron me.

Nje pyetje tjeter, a mund te gjeni se cilat nga keto thenie jane te Shekspir-it...?
Best of luck pafshim
E identifikuar
ilir elb
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 16-07-2004, 13:17:13 »

Ajo dele qe ndahet nga kopeja......
e perdhenon kasapi luj syun
2.Lumi fle.....armiku ka kohe qe po fle.... :tym
E identifikuar

Ndoshta Zoti do që ti te njohësh shumë njerëz te gabuar përpara se te me njohësh mua,ne mënyrë që.....kur te me njohësh mua te thuash ..... FALEMINDERIT
JaM_VlOnJaTe
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 31-07-2004, 06:06:00 »

*Pune, pune, nate e dite qe te shohim pakez drite.
*Punen e sotme mos e ler per neser.
*Sa te rrosh do te mesosh.

...keto te lehtat thashe une se te tjerat i dini juve zgerdhihet.
E identifikuar

goc`VLore
ibraim
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 09-08-2004, 19:13:34 »

-Edhe ne kasollen me te vogel ka vend per dy te dashuruar.

- Shpirti është një mbretëri, poeti është endacak që shkon prej mbretërie në mbretëri sa për të kërkuar një copë buzëqeshje”.

- Nese gjerat mbrapsht te duken, shiko boten mbrapsht.

 :tym :tym pafshim
E identifikuar

Gjumashi
« Përgjigju #6 më: 22-08-2004, 03:49:15 »

 turpi:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:07:31 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #7 më: 22-08-2004, 03:56:23 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:07:45 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #8 më: 22-08-2004, 04:00:10 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:07:57 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #9 më: 22-08-2004, 04:05:12 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:08:12 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #10 më: 22-08-2004, 04:15:18 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:08:23 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #11 më: 22-08-2004, 04:17:10 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:08:35 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #12 më: 22-08-2004, 04:18:59 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:08:49 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #13 më: 22-08-2004, 04:21:19 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:09:02 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #14 më: 22-08-2004, 04:23:58 »

 hmmmm:
« Ndryshimi i fundit: 18-04-2005, 19:09:12 nga Gjumashi »
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a ju pelqej ?
  • Dot po
  • 3 (100%)
  • -
  • Dot jo
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen