Forumi PolitikPolitikat Ekonomike, Biznes dhe FinanceFinancë“Tirana Bank” hedh në treg dy forma të reja kreditimi !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: “Tirana Bank” hedh në treg dy forma të reja kreditimi !  (E lexuar 1133 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 27-04-2007, 04:07:14 »

Tirana bank ka hedhur në dy forma të reja kreditimi për të gjithë konsumatorët shqiptare, të cilët janë të interesuar të marrin kredi për nevoja të ndryshme p.sh, si zhvillimin e biznesit të tyre dhe kredi konsumatore. Këto forma kredie ofrojnë mundësinë e një shërbimi të shpejtë nga ana e bankës, duke pasur limite kreditimi në kufijtë maksimale të njohur deri më tani në tregun shqiptar dhe me kushte nga më të favorshmet, gjatë procedurës për marrjen e kredisë. Këto dy forma kredie janë Fast Business, dhe Home Equity, të cilat paralelisht ndihmojnë klientë me nevoja krejtësisht të ndryshme nga njëri tjetri. Kështu Fast Bisinees, ofron një linje kredie, që mbështet biznesin e mesëm dhe të vogël me kapital qarkullues në limite deri në 50 mijë euro, me një normë interesi në eURO + 5 % për 12 muaj dhe mund të aplikohet në të tria format e monedhave, lek, euro dhe dollarë. Një nga të veçantat e kësaj forme kredie është se për të përfituar limitin e saj prej 50 mije euro, procedurat për aplikimin e një kredie të tillë janë të shpejta dhe klienti mund të marrë këtë kredi brenda 72 orëve. Kjo ndihmon për rastet emergjente nga ana e klientëve, të cilët kanë nevojë për kreditim të shpejtë. Forma tjetër e kredisë Home Equity është një mënyrë për të mbështetur të gjithë ata konsumatorë që kanë nevojë për kredi, për nevoja nga më të ndryshmet mjafton që të kenë ne pronësi të tyre një shtëpi banimi. Risia e kësaj forme kreditimi është se klienti që aplikon është i lirë ta përdorë këtë financim sipas dëshirës dhe nevojave të tij pa qenë i detyruar të japë sqarime të veçanta, por vetëm të provojë kapacitetin e tij ripagues. Është një nga kreditë konsumatore më të mira në tregun shqiptar, e cila ofron interesa tepër të favorshme të njëjta me ato të kredisë për shtëpi mjafton të kesh hipotekën e një apartamenti. Interesi në këtë kredi është i njëjtë si në kreditë për shtëpi. Kohëzgjatja e kredisë është deri ne 15 vjet. Limiti i kreditimit mbi 50.000 EUR.

G.Panorama
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • sa deputet kane arsimin juridik?
  • Dot pak?
  • 9 (56%)
  • -
  • Dot shume?
  • 6 (37%)
  • -
  • Dot as pak?
  • 1 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor