Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikFinancëKriza e Subprimes dhe e ardhmja


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kriza e Subprimes dhe e ardhmja  (E lexuar 1741 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bilderberg

Shiko profilin WWW
« më: 10-12-2007, 23:24:51 »
Citojeni

Kriza e Subprimes

Kane kaluar disa muaj qe nga shpërthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kanë qenë parashikimet  për rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka për te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetëm USA por edhe Europen.
Çdo ditë bursat vazhdojnë te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojnë te zhveftesohen, shoqëritë te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te  qëndrojë duke u shnderruar çdo ditë ne mënyrë te padukshme.
Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botës finanziare, aq sa ne çdo gazete te botës flitet prej muajsh në lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te këtij sistemi. 
Por kur një bank si ajo e Nortern Rock falimenton duke bërë qe te gjithë te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, ndërkohë qe Banka e Londres futet si garante për banken  duke u shfajqesuar për faktin se nuk mundi te ndihmoje  kursimtaret angleze, atëherë do të thotë se ka diçka qe nuk shkon!
Për te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe për te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lënë gjurme, Bankat Qendrore kanë  vendosur ne një akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise  për rrezikshmerine e Subprime dhe për rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qëllim te ndalojnë riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me  1929  e cila u perhap ne ekonomine e të gjitha shteteve perendimore.
Pra shtetet me anë te Bankave të tyre Qendrore e kanë paguar shumë hidhur krizen e  rezervave,  të hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vënë ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre.
Faktikisht ajo qe është kontrolluar  nuk ka qenë sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundërt është forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve  dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombëtare dhe qe I është caktuar Bankave Qendrore  ne cilesine e institucioneve te larta.  Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne të gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne mënyrë sistematike te vonuara në lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnjë mënyrë kolapsin e sitemit interbankar  dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare.
Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes” për te nxjerre ne drite ekzistencën e Collaterals CDD.CDOs,  collateralized debt obligations, ose siç njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnjë garanci reale dhe pa asnjë vlerë kapitali fitimdhenes, me te cilat janë fryre “assets” e të gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane.
Të shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne atë paralel, Collaterals kanë qenë motori I hedge-funds  qe me operacionet e leves finanziare siç është Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare,  Merger and Acquisition,  IPO dhe  ngjitjet ne burse, kanë blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rëndësishme për tu blere, për te patur nën vete operatoret kryesore.  CDO-s kanë qenë ne këto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve  dhe te Hedge Funds, pasi kanë lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra një seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, për ta permbledhur këtë sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e një priamidaleje te kontrolluar shumë mirë.
E gjith kjo situate na ka bërë te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare janë subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre është e skredituar ashtu siç është I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne një hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar  ne 1 organizem qendror siç mund te jetë Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit.

Ne këto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare janë rritur 20%-25% duke perqendruar ne një kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas  këtij perqendrimi shkrirjesh te bankave,  nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shumë investimin ne infrastrukturat telematike për ndërtimin e piataformave mbi-shteterore.  Këto investime kërkojnë dhe kanë nevojë për një rrjet të ri , pasi sitemi I vjetër I negociatave qe perdor  “shperndares” duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit.
 

Këto projekte ndërkombëtare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mirë edhe nga  fjalët e  Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia
Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series  Transformations in the European Financial Industry:
Opportunities and Risks” qe paralajmeron epoken e re te Burses Botërore. Bursa duhet kuptuar si një sistem unik  brenda te te cilit  do degezohen bursat e tjera dhe qe do të jenë te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit  qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te  marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern  ndermjet Bursave me te mëdha europiane ishte senjali i parë i këtij projekti ndërkombëtar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe  zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka për te çuar drejt shumimit te operatoreve alternative.  Për ndryshimin e sistemit është vendosur me anë te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive)  qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit  ne merkatot e rregullores duke i dhënë privative pushtetin e krijimit te “një burse te tyren ne pronesi” ne te cilën do të tregetohet çdo lloj titulli, ndërkohë qe autoritetet kombëtare do të zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve.

Pervec globalizimit te Bursave, do të jetë edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe përdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta të reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do të përdoren vetëm ne formë elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik.  Këto do të shtrihen net e gjithë zonen Euro me anë te një llogarie te vetme bankare, nga i cili do të kryhen të gjitha operacionet ne çdo vend dhe zone  te botës.
I gjith sistemi do të perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne atë pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne formë Cash-I. Piataformat si  Euronext, Nasdaq, NYSE do të jenë Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve  dhe kontratimet  e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do bëhet një me atë financiar.
MIFID  dhe  SEPA do të kthehen ne  2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithë ne ne të ardhmën duhet te njohim, duke qenë se do të jenë guidat praktike te këtij  sistemi të ri qe po ndryshon  të ardhmën tonë,  ndërkohë qe askush sdo jetë ne gjendje te kuptoje se si rame ne këtë gracke  kriminele te padukshme.

MIFD:  http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/site/en/oj/2004/l_145/l_14520040430en00010044.pdf
http://en.wikipedia.org/wiki/MiFID



SEPA ( Single European Payment Area) : http://en.wikipedia.org/wiki/Single_Euro_Payments_Area
http://www.europarl.europa.eu/oeil/file.jsp?id=5294872
E identifikuar
bilderberg

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 13-10-2008, 19:19:42 »
Citojeni

Senati USA aprovoi manovren për të shpetuar botën financiare prej 700 miliarde dollaresh, por duhet thënë se se bankat diçka kanë për te rekuperuar nga pasurite e paluajteshme, prandaj mund të themi se humbjet reale mund të jenë vetëm 100 miliarde. Ku vënë e perfundojne 600 miliardat e tjera qe Paulson ka për të administruar?? Cila është gjendja e vërtetë finanziare e bankave amerikane??
Duke u nisur nga këto dyshime të vogla të lartepermendura, qe asnjë nga ata qe janë të impikuar nuk na i ka zënë ne goje deri tani, populli i thjesht ka për të paguar një çmim shumë të lartë 2 here: 1- për futjen ne borxhe 2- për shpetimin e sistemit finanziar.

Faktikisht edhe këto “qindarka” nuk do të sherbejne për asgjë , pasi do të jetë sikur ti japësh një aspirin një të semuri të pasherueshem, pasi ky sistem është tashmë i vdekur qe përpara fryrjes speculative të vitit 2000.

Për fat të keq Europa po ndjek të njëjtin shembull si USA: Irlanda ka mbuluar humbjet duke garantuar depozitat, Franca po studjon një plan europjan për të cilin çdo qytetar european se shpejti do kontribuoje për të mbajtur të gjallë një sistem zombie qe është ne prag të varrit.


Kjo shiringe e madhe likuiditeti parash nuk ka për të zgjidhur problemin, por do të shtyje për më vonë momentin e dhenjes se llogarive. Ka muaj qe sistemi i Bankave Qendrore (bandave qendrore do thosha unë) po fut likuiditet parash ne sistemin finaciar. Se shpejti do të ulen taksat dhe mendohet se tregjet financiare do të reagojne si rrjedhoje duke injektuar serishmi liquiditet parash , qe do të sjelle një përceptim të gabuar të rimekembjes se ekonomise botërore por qe ne në Shqipëri fale politikaneve homoseksual nuk kemi për ta ndier fare!!

Pse them qe ky sistem është duke vdekur??
Pergjigja është ne grafikun e mëposhtëm I cili paraqet taksat ne një periudhe te gjatë kohore ne USA.
FED FUNDS janë titujt e debise te shtetit USA dhe çmimi i tyre është gjhithmon ne realacion me mirqenien e ekonomise shteterore, pra sa me shumë gjërat ne ekonomi vënë me mirë aq më shumë kushtojne FED FUNDS.


Shih: Fed found foto


Duket qartë cikli i taksave qe nisi pas luftës se Dyte Botërore, dhe qe pati një pikë maksimale ne vitet ’80 dhe më pas një faze të gjatë zbritese deri ne ditet tona ku ka prekur minimumin. Fazat ndermjetese ku shihen taksat ne zbritje janë fazat e recensimit të cikleve ndermjetese të ekonomise 3-5 vjeçare qe nderfuten ne këtë cikel të madh 53 vjeçar!!

Nëse i konceptoni parat sikur të jenë një mall për shit-blerje, çmimi rritet kur ka shumë kerkes (taksat ne rritje) dhe çmimi ulet kur ka pak kërkesë (taksat ne ulje) për ta bërë më të deshirueshem.
Sistemi bankar është mbeshtetur dhe ka marrë nga sistemi ekonomik (real) qe është ne zgjerim, taksa qe kanë arritur deri ne 20% duke deshmuar kështu se ekonomia (reale) deri ne atë moment paguante taksa shumë here më të larta.
Duke nisur qe nga vitet ’80 taksat kanë zbritur vazhdimisht. PSE? Sepse ne vitet ’80 debia/ borxhi i grumbulluar shpërthen duke u nisur nga një zhvillim eksponencial.

Ky shperthim i debise nëse nuk do shoqerohej nga ulja e kostos se parave, do sillte shumë shpejt paralizen e sistemit ekonomik dhe financiar dhe të burimit kryesor të pasurimit pasi feta të mëdha pasurish do ti zaptoheshin sistemit të kostove eksponenciale të debise.


Shih: total credit market debt foto




Sistemi bankar dhe monedha e vendosur ne qarkullim, ne drejtim të borxhit siç po ndodh sot, ose shteteve qe vënë ne qarkullim Obligacione Shteterore, privateve me hua-marrje, linjave kreditore të nderrmarrjeve, etj sillet si një VAMPIR qe i thith energji sistemit ekonomik (real) derisa ta veje ne gjunje. Ne momentin qe e ka vnene ne gjunje S. Bankar i jep S. Ekonomik droge dhe anastetik /bar qetesues (para me debi) për të vazhduar qe të ece akoma edhe pak.

Ne ditet tona vija e lakuar e debise se S. Bankar thith kuota jashtezakonisht të mëdha të të ardhurave qe prodhon ekonomia reale e cila është ne gjendje agonie dhe rrezikon të vdes. Prandaj dhe sistemi ekonomik real për të përballuar këto faza ka nevojë të rritet vazhdimisht pa pushim dhe të jetë ne konkurrence duke aplikuar një formë zhvillimi ekonomik shkaterrues për ekonomite lokale dhe vet planetin.

Për ta thjeshtuar akoma më tepër shpjegimin , situata nuk ndryshon shumë nga ajo qe është pershkruar ne filmin Matrix ku makinat kultivojne qeniet njerzore nga të cilët nxjerrin energjine qe vet makinat përdorin për vet-veten.
Ekonomia Reale nuk mund ti perballoje më këto luhatje të jashtezakonshme qe rrezikojne kolapsin/shkaterrimin e saj ku zgjidhja është: 1- ose shkatërrimi i Ekonomise (i cili ne të kaluaren (por edhe sot) është kryer me ante të luftrave botërore) 2- ose një krize e jashtezakonshme ekonomiko-financiare qe ka për te riperseritur e riperseritur pafundesisht lojen e Padronit (bankat) me Skllavin (neve).

Zgjidhjet janë të shumta por po përmend vetëm disa: Sovraniteti monetar ku monedha është thjesht një mjet shkembimi, Sovranitet territorial ekonomiko-politik të çdo shteti duke u nisur nga shtylla kurrizore qe është bujqesia, industria dhe shoqëria, etj

Sovraniteti nuk arrihet me fjale boshe, dhe çdo njeri duhet të kryeje punën dhe rolin e vet pa ja deleguar askujt sovranitetin e tij , pasi jashtë kësaj logjike perverse të rritjes se ekonomise me anë të debise egzostojne mundësi dhe siteme të reja qe hapin rrugën për një zgjidhje me te përshtatshme kundër korrupsionit, varferise, urise, shfrytezimit, etj


* fed founds.JPG (75.26 KB, 665x430 - E shikuar 3 Herë.)

* total credit market debt.JPG (30.38 KB, 665x430 - E shikuar 2 Herë.)
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |