Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kriza e Subprimes dhe e ardhmja  (E lexuar 2171 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bilderberg
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 196



Shiko profilin WWW
« më: 10-12-2007, 23:24:51 »

Kriza e Subprimes

Kane kaluar disa muaj qe nga shperthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kane qene parashikimet  per rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka per te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetem USA por edhe Europen.
Cdo dite bursat vazhdojne te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojne te zhveftesohen, shoqerite te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te  qendroje duke u shnderruar cdo dite ne menyre te padukshme.
Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botes finanziare, aq sa ne cdo gazete te botes flitet prej muajsh ne lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te ketij sistemi. 
Por kur nje bank si ajo e Nortern Rock falimenton duke bere qe te gjithe te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, nderkohe qe Banka e Londres futet si garante per banken  duke u shfajqesuar per faktin se nuk mundi te ndihmoje  kursimtaret angleze, atehere do te thote se ka dicka qe nuk shkon!
Per te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe per te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lene gjurme, Bankat Qendrore kane  vendosur ne nje akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise  per rrezikshmerine e Subprime dhe per rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qellim te ndalojne riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me  1929  e cila u perhap ne ekonomine e te gjitha shteteve perendimore.
Pra shtetet me ane te Bankave te tyre Qendrore e kane paguar shume hidhur krizen e  rezervave,  te hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vene ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre.
Faktikisht ajo qe eshte kontrolluar  nuk ka qene sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundert eshte forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve  dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombetare dhe qe I eshte caktuar Bankave Qendrore  ne cilesine e institucioneve te larta.  Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne te gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne menyre sistematike te vonuara ne lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnje menyre kolapsin e sitemit interbankar  dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare.
Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes” per te nxjerre ne drite egzistencen e Collaterals CDD.CDOs,  collateralized debt obligations, ose sic njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnje garanci reale dhe pa asnje vlere kapitali fitimdhenes, me te cilat jane fryre “assets” e te gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane.
Te shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne ate paralel, Collaterals kane qene motori I hedge-funds  qe me operacionet e leves finanziare sic eshte Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare,  Merger and Acquisition,  IPO dhe  ngjitjet ne burse, kane blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rendesishme per tu blere, per te patur nen vete operatoret kryesore.  CDO-s kane qene ne keto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve  dhe te Hedge Funds, pasi kane lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra nje seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, per ta permbledhur kete sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e nje priamidaleje te kontrolluar shume mire.
E gjith kjo situate na ka bere te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare jane subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre eshte e skredituar ashtu sic eshte I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne nje hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar  ne 1 organizem qendror sic mund te jete Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit.

Ne keto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare jane rritur 20%-25% duke perqendruar ne nje kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas  ketij perqendrimi shkrirjesh te bankave,  nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shume investimin ne infrastrukturat telematike per ndertimin e piataformave mbi-shteterore.  Keto investime kerkojne dhe kane nevoje per nje rrjet te ri , pasi sitemi I vjeter I negociatave qe perdor  “shperndares” duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit.
 

Keto projekte nderkombetare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mire edhe nga  fjalet e  Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia
Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series  Transformations in the European Financial Industry:
Opportunities and Risks” qe paralajmeron epoken e re te Burses Boterore. Bursa duhet kuptuar si nje sistem unik  brenda te te cilit  do degezohen bursat e tjera dhe qe do te jene te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit  qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te  marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern  ndermjet Bursave me te medha europiane ishte senjali i pare i ketij projekti nderkombetar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe  zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka per te cuar drejt shumimit te operatoreve alternative.  Per ndryshimin e sistemit eshte vendosur me ane te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive)  qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit  ne merkatot e rregullores duke i dhene privative pushtetin e krijimit te “nje burse te tyren ne pronesi” ne te cilen do te tregetohet cdo lloj titulli, nderkohe qe autoritetet kombetare do te zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve.

Pervec globalizimit te Bursave, do te jete edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe perdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta te reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do te perdoren vetem ne forme elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik.  Keto do te shtrihen net e gjithe zonen Euro me ane te nje llogarie te vetme bankare, nga i cili do te kryhen te gjitha operacionet ne cdo vend dhe zone  te botes.
I gjith sistemi do te perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne ate pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne forme Cash-I. Piataformat si  Euronext, Nasdaq, NYSE do te jene Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve  dhe kontratimet  e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do behet nje me ate financiar.
MIFID  dhe  SEPA do te kthehen ne  2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithe ne ne te ardhmen duhet te njohim, duke qene se do te jene guidat praktike te ketij  sistemi te ri qe po ndryshon  te ardhmen tone,  nderkohe qe askush sdo jete ne gjendje te kuptoje se si rame ne kete gracke  kriminele te padukshme.

MIFD:  http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/site/en/oj/2004/l_145/l_14520040430en00010044.pdf
http://en.wikipedia.org/wiki/MiFID



SEPA ( Single European Payment Area) : http://en.wikipedia.org/wiki/Single_Euro_Payments_Area
http://www.europarl.europa.eu/oeil/file.jsp?id=5294872
E identifikuar
bilderberg
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 196



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 13-10-2008, 19:19:42 »

Senati USA aprovoi manovren per të shpetuar boten financiare prej 700 miliarde dollaresh, por duhet thene se se bankat diçka kane per te rekuperuar nga pasurite e paluajteshme, prandaj mund të themi se humbjet reale mund të jene vetem 100 miliarde. Ku vene e perfundojne 600 miliardat e tjera qe Paulson ka per të administruar?? Cila eshte gjendja e vertete finanziare e bankave amerikane??
Duke u nisur nga keto dyshime të vogla të lartepermendura, qe asnje nga ata qe jane të impikuar nuk na i ka zene ne goje deri tani, populli i thjesht ka per të paguar nje çmim shume të larte 2 here: 1- per futjen ne borxhe 2- per shpetimin e sistemit finanziar.

Faktikisht edhe keto “qindarka” nuk do të sherbejne per asgje , pasi do të jete sikur ti japesh nje aspirin nje të semuri të pasherueshem, pasi ky sistem eshte tashme i vdekur qe perpara fryrjes speculative të vitit 2000.

Per fat të keq Europa po ndjek të njejtin shembull si USA: Irlanda ka mbuluar humbjet duke garantuar depozitat, Franca po studjon nje plan europjan per të cilin çdo qytetar european se shpejti do kontribuoje per të mbajtur të gjalle nje sistem zombie qe eshte ne prag të varrit.


Kjo shiringe e madhe likuiditeti parash nuk ka per të zgjidhur problemin, por do të shtyje per më vone momentin e dhenjes se llogarive. Ka muaj qe sistemi i Bankave Qendrore (bandave qendrore do thosha une) po fut likuiditet parash ne sistemin finaciar. Se shpejti do të ulen taksat dhe mendohet se tregjet financiare do të reagojne si rrjedhoje duke injektuar serishmi liquiditet parash , qe do të sjelle nje perceptim të gabuar të rimekembjes se ekonomise boterore por qe ne në Shqiperi fale politikaneve homoseksual nuk kemi per ta ndier fare!!

Pse them qe ky sistem eshte duke vdekur??
Pergjigja eshte ne grafikun e meposhtem I cili paraqet taksat ne nje periudhe te gjate kohore ne USA.
FED FUNDS jane titujt e debise te shtetit USA dhe çmimi i tyre eshte gjhithmon ne realacion me mirqenien e ekonomise shteterore, pra sa me shume gjerat ne ekonomi vene me mire aq më shume kushtojne FED FUNDS.


Shih: Fed found foto


Duket qarte cikli i taksave qe nisi pas luftes se Dyte Boterore, dhe qe pati nje pike maksimale ne vitet ’80 dhe më pas nje faze të gjate zbritese deri ne ditet tona ku ka prekur minimumin. Fazat ndermjetese ku shihen taksat ne zbritje jane fazat e recensimit të cikleve ndermjetese të ekonomise 3-5 vjeçare qe nderfuten ne kete cikel të madh 53 vjeçar!!

Nese i konceptoni parat sikur të jene nje mall per shit-blerje, çmimi rritet kur ka shume kerkes (taksat ne rritje) dhe çmimi ulet kur ka pak kerkese (taksat ne ulje) per ta bere më të deshirueshem.
Sistemi bankar eshte mbeshtetur dhe ka marre nga sistemi ekonomik (real) qe eshte ne zgjerim, taksa qe kane arritur deri ne 20% duke deshmuar keshtu se ekonomia (reale) deri ne ate moment paguante taksa shume here më të larta.
Duke nisur qe nga vitet ’80 taksat kane zbritur vazhdimisht. PSE? Sepse ne vitet ’80 debia/ borxhi i grumbulluar shperthen duke u nisur nga nje zhvillim eksponencial.

Ky shperthim i debise nese nuk do shoqerohej nga ulja e kostos se parave, do sillte shume shpejt paralizen e sistemit ekonomik dhe financiar dhe të burimit kryesor të pasurimit pasi feta të medha pasurish do ti zaptoheshin sistemit të kostove eksponenciale të debise.


Shih: total credit market debt foto




Sistemi bankar dhe monedha e vendosur ne qarkullim, ne drejtim të borxhit siç po ndodh sot, ose shteteve qe vene ne qarkullim Obligacione Shteterore, privateve me hua-marrje, linjave kreditore të nderrmarrjeve, etj sillet si nje VAMPIR qe i thith energji sistemit ekonomik (real) derisa ta veje ne gjunje. Ne momentin qe e ka vnene ne gjunje S. Bankar i jep S. Ekonomik droge dhe anastetik /bar qetesues (para me debi) per të vazhduar qe të ece akoma edhe pak.

Ne ditet tona vija e lakuar e debise se S. Bankar thith kuota jashtezakonisht të medha të të ardhurave qe prodhon ekonomia reale e cila eshte ne gjendje agonie dhe rrezikon të vdes. Prandaj dhe sistemi ekonomik real per të perballuar keto faza ka nevoje të rritet vazhdimisht pa pushim dhe të jete ne konkurrence duke aplikuar nje forme zhvillimi ekonomik shkaterrues per ekonomite lokale dhe vet planetin.

Per ta thjeshtuar akoma më teper shpjegimin , situata nuk ndryshon shume nga ajo qe eshte pershkruar ne filmin Matrix ku makinat kultivojne qeniet njerzore nga të cilet nxjerrin energjine qe vet makinat perdorin per vet-veten.
Ekonomia Reale nuk mund ti perballoje më keto luhatje të jashtezakonshme qe rrezikojne kolapsin/shkaterrimin e saj ku zgjidhja eshte: 1- ose shkaterrimi i Ekonomise (i cili ne të kaluaren (por edhe sot) eshte kryer me ante të luftrave boterore) 2- ose nje krize e jashtezakonshme ekonomiko-financiare qe ka per te riperseritur e riperseritur pafundesisht lojen e Padronit (bankat) me Skllavin (neve).

Zgjidhjet jane të shumta por po permend vetem disa: Sovraniteti monetar ku monedha eshte thjesht nje mjet shkembimi, Sovranitet territorial ekonomiko-politik të çdo shteti duke u nisur nga shtylla kurrizore qe eshte bujqesia, industria dhe shoqeria, etj

Sovraniteti nuk arrihet me fjale boshe, dhe çdo njeri duhet të kryeje punen dhe rolin e vet pa ja deleguar askujt sovranitetin e tij , pasi jashte kesaj logjike perverse të rritjes se ekonomise me ane të debise egzostojne mundesi dhe siteme te reja qe hapin rrugen per nje zgjidhje me te pershtatshme kunder korrupsionit, varferise, urise, shfrytezimit, etj


* fed founds.JPG (75.26 KB, 665x430 - E shikuar 5 Herë.)

* total credit market debt.JPG (30.38 KB, 665x430 - E shikuar 3 Herë.)
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Institucionet e Kosoves a jane duke punuar mjaft ne procesin e njohjes se Kosoves edher nga shtete tjera antare te OKB-s
  • Dot JO
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot PO
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Duhet te bejen edhe me shume
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen

* Sponsor