|
Berni
|
 |
« më: 16-04-2007, 02:37:59 » |
|
Në qytetin e Vlorës u zhvillua dje ceremonia e inaugurimit të filialit të Bankës Italiane të Zhvillimit (BIS Banca). Në prani të autoriteteve vendore, të konsullit të Përgjithshëm të Vlorës, Lorenzo Tomassoni, të biznesmenëve të ndryshëm që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Vlorës, Drejtori i Përgjithshëm, Libero Catalano dhe presidenti i Bordit Drejtues i BIS Banca, Francesco Mariano, prenë shiritin e fillimit te aktivitetit bankar në këtë qytet. "BIS Banca" është një nga bankat kryesore në Shqipëri, e cila prej disa kohësh operon në vendin tonë, si pjesë e një grupi të fuqishëm investitorësh italianë. Aktiviteti i saj tregtar ka ardhur duke u zgjeruar në qytete të ndryshme në Shqipëri, si pjesë e planeve të saj strategjike, ku dje përurohet një nga filialet e saj siç është ai i qytetit të Vlorës. Në fjalën e rastit konsulli i Përgjithshëm Tomassoni e vlerësoi si mjaft të rëndësishme mbërritjen e "BIS Banca" në qytetin e Vlorës si një nga qytetet më kryesorë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i "BIS Banca", Catalano, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, duke garantuar të gjithë biznesmenët vlonjatë se Banka Italiane e Zhvillimit do të jetë gjithmonë e pranishme me shërbime dhe produkte mjaft cilësore, duke ndihmuar në çdo hap zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të qytetit të Vlorës. "BIS Banca" do të jetë pranë grupeve të interesit, kryesisht në projektet që do të paraqiten pranë filialit të "BIS Banca" Vlorë në fushën e ndërtimeve, turizmit, bujqësisë, investimeve të ndryshme në çdo fushë dhe kërkesave të konsumatorëve.
|