Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Hapet filiali "BIS Banca" në Vlorë !  (E lexuar 639 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 16-04-2007, 02:37:59 »

Në qytetin e Vlorës u zhvillua dje ceremonia e inaugurimit të filialit të Bankës Italiane të Zhvillimit (BIS Banca). Në prani të autoriteteve vendore, të konsullit të Përgjithshëm të Vlorës, Lorenzo Tomassoni, të biznesmenëve të ndryshëm që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Vlorës, Drejtori i Përgjithshëm, Libero Catalano dhe presidenti i Bordit Drejtues i BIS Banca, Francesco Mariano, prenë shiritin e fillimit te aktivitetit bankar në këtë qytet. "BIS Banca" është një nga bankat kryesore në Shqipëri, e cila prej disa kohësh operon në vendin tonë, si pjesë e një grupi të fuqishëm investitorësh italianë. Aktiviteti i saj tregtar ka ardhur duke u zgjeruar në qytete të ndryshme në Shqipëri, si pjesë e planeve të saj strategjike, ku dje përurohet një nga filialet e saj siç është ai i qytetit të Vlorës. Në fjalën e rastit konsulli i Përgjithshëm Tomassoni e vlerësoi si mjaft të rëndësishme mbërritjen e "BIS Banca" në qytetin e Vlorës si një nga qytetet më kryesorë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i "BIS Banca", Catalano, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, duke garantuar të gjithë biznesmenët vlonjatë se Banka Italiane e Zhvillimit do të jetë gjithmonë e pranishme me shërbime dhe produkte mjaft cilësore, duke ndihmuar në çdo hap zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të qytetit të Vlorës. "BIS Banca" do të jetë pranë grupeve të interesit, kryesisht në projektet që do të paraqiten pranë filialit të "BIS Banca" Vlorë në fushën e ndërtimeve, turizmit, bujqësisë, investimeve të ndryshme në çdo fushë dhe kërkesave të konsumatorëve.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A do te merrnit pjese ne nje proteste kunder vendosjejes se gjuhes greke si gjuhe zyrtare ne jug te vendit apo nje aktiviteti per te hequr tabelat rrugore ne greqishte?
  • Dot patjetër qe do të merrja pjesë
  • 35 (85%)
  • -
  • Dot edhe mundet
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot asnjëherë...
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 39
  • Shiko temen

* Sponsor