|
Berni
|
 |
« më: 10-09-2007, 14:55:23 » |
|
Kostoja rajonale e transferimit të parave të emigrantëve është 47 për qind, ndaj dhe rekomandimet për Shqipërinë kanë të bëjnë me luftën ndaj monopoleve, që realizojnë transferimin e parave të emigrantëve
Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit, duhet të ulë kostot e transferimit të të ardhurave të emigranteve në ekonominë vendase. Kërkesën e ka bërë Banka Botërore, nëpërmjet zyrtarëve të saj. Sipas një studimi, që BB ka bërë për këtë qëllim, kostoja rajonale e transferimit të parave të emigrantëve është 47 për qind, ndaj dhe rekomandimet për Shqipërinë kanë të bëjnë me luftën ndaj monopoleve, që realizojnë transferimin e parave të emigrantëve. Për Shqipërinë, operatorët e transfertave të parave si Western Union dhe Money- Gram janë metoda që përdoren tepër shpesh për të dërguar pará në Shqipëri. Western Union ka 180 agjentë në Shqipëri. Shumica e pikave të shërbimit ndodhen në ALBA Postë, UnionB, Unixel, Ardiva dhe Agim Union. MoneyGram, me 18 agjentët e tij, ndodhen, më së shumti, brenda degëve të Raiffeisen Bank. Këto agjentë nuk kërkojnë që dërguesi apo marrësi të ketë llogari me to. Zakonisht, paratë transferohen menjëherë. Në qoftë se, si dërguesi, ashtu dhe marrësi, mund të përdorin internet-in, metodat e transferimit me anë të tij mund të përdoren gjithashtu. Ka operatorë që ofrojnë shërbime transfertash vetëm për përdoruesit e internet-it, si për shembull MooneyBookers. Në mënyrë që të përdoret Moneybookers, dërguesi duhet të hapë një llogari internet-i dhe të fusë pará në të, ose nëpërmjet internetit, ose me kartë bankare apo krediti. Transfertat çohen tek marrësi me e-mail duke cituar shumën e dërguar. Sapo të arrijnë paratë e dërguara, marrësi mund të regjistrojë detajet e llogarisë së tij/saj bankare apo të një karte krediti-viza dhe paratë hyjnë menjëherë aty. Shumica e bankave europiane janë në gjendje të transferojnë pará në çdo bankë në Shqipëri. Në shumicën e rasteve, si dërguesi, ashtu edhe marrësi, duhet të kenë llogari bankare. Është e rëndësishme të kihet parasysh se, edhe në rastet kur dërguesi i mbulon të tëra shpenzimet e transfertës, banka mund t’i kërkojë një shumë edhe marrësit. Kjo shumë ndryshon shumë, ku disa banka kërkojnë minimumi 5 euro dhe disa 15 euro. Në qoftë se prisni pagesa të rregullta nga jashtë, ju sugjerojmë që të hapni një llogari bankare me një bankë, që nuk kërkon shumë për tërheqjen e parave të transferuara. Kur të transferoni pará me anë të një banke, është i domosdoshëm posedimi i kodit Swift të bankës, ku do të hyjnë paratë, si dhe numri Iban i personit marrës. Ky informacion ndodhet në letrat e bankës, drejtuar marrësit. Në qoftë se jo, atëherë duhet pyetur në bankë. Në rastet kur nuk i keni numrat Swift dhe Iban, duhen emri, adresa dhe kodi i bankës ku do të hyjnë paratë, si dhe emri i marrësit, adresa e tij/saj dhe detajet e llogarisë bankare.
|