Forumi i HistoriseForumi i Historise - Albanian HistoryFigura HistorikeFigurat më të shquara të historisë Shqiptare
Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Figurat më të shquara të historisë Shqiptare  (E lexuar 7302 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #30 më: 21-04-2005, 20:12:27 »

Pse nuk thua ti, qe une te permend emrin e nje shokut time, qe ka qen ushtar gjate luftes ne Maqedoni, dhe qe u vra ne aksionin e fundit ne Tetov.


Nuk behet ketu fjal per emra, por per njohuri, sa jan te njohur nga bota.
Ka heronje e heronje populli Shqiptare, por duhet vleresuar, se cilet jan krenaria jon, pra qe duhet krenuar. Kapishi ?
Ja kete dua te theme une. buzeqeshje
E identifikuar
xhavo
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1363



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #31 më: 21-04-2005, 20:16:34 »

Pse nuk thua ti, qe une te permend emrin e nje shokut time, qe ka qen ushtar gjate luftes ne Maqedoni, dhe qe u vra ne aksionin e fundit ne Tetov.


Nuk behet ketu fjal per emra, por per njohuri, sa jan te njohur nga bota.
Ka heronje e heronje populli Shqiptare, por duhet vleresuar, se cilet jan krenaria jon, pra qe duhet krenuar. Kapishi ?
Ja kete dua te theme une. buzeqeshje

Krenaria është ndjenjë nuk është fakt historik.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Hylli
Saoshyant
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 993


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #32 më: 21-04-2005, 21:53:02 »

Nëna tereze fund e kry i ka shërby krishterimit, por jo kombit shqiptar. Unë skam gjë kundër saj si person. Hallall i qoftë mundi që ka bërë për të varferit. Mirpo nëse këtu flitet për ndikimin e personave të caktuar në historinë e ndritur të popullit shqiptare, atëhere ajo që kam thënë do të mbet ende ashtu. Në mos jo, dëshmo ti të kundërten.
Nëse flitet për ndikim të dikujt ne ndritjen e historisë shqiptare, atëhere nuk duhet t'i cekim kush më pelqe mua apo ty, por të shohim se cfarë ndikuan ata në proceset politiko-shoqeror-kulturore në Shqiptari në kohë dhe hapsirë. Ndërsa enveri do të mund të vihej në list të personave më më ndikim, por jo të atyre të ndritur. Sepse errësira me dritën janë larg njëra tjetres sa lindja me perëndimin.

Shërbimi i Nënes Tereze është që na mbushi rrugën dhe sheshet me emrin e saj për qefe të dikujt. Se ne Kosovë (pa dyshim dhe gjetkë) më shumë janë emru ne emer të saj se sa të Skenderbeut apo deshmorëve si: Adem Jashari dhe shumë adem jashara të tjerë që kanë sakrifiku cdo gjë, madje dhe jetën e tyre për ta ndritur këtë komb, ketë popull. Duhet të jemi më objektiv.

Kur Papa Gjon Pali erdhi ne Tirane, ne aeroport e priste Nene tereza. Te lutem Xhavo se spo e marr vesh une, kendej na flet qe mos ti kthejme gjerat ne patriotizem, e kendej na flet se Nene Tereza ska bere gje per Shqiptaret ?!! hmm
Ne kete pikepamje, ateher as Skenderbeu nuk ka bere gje per Shqiptaret, madje na ka demtuar duke qene qe me shume na vrau e copetoi sic thone disa kundra nje armiku qe po ta kishte bere aleat do ta kishte shtrire Evropen k___ve me fjalet e Fishtes ne dore. Ju ku qendroni nga ana a Anadollit apo Damaskut ne kete pike ?
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 22-04-2005, 02:21:29 »

Nene Tereza vetem me permendjen ne Bote te faktit qe ishte shqiptare i ka bere vend vetes ne historine e kombit dhe i ka bere atij nje sherbim te madh dhe te pazevendesueshem.
Sa per A. Hajdarin, drejtojuni temes qe flitet pikerisht per dhe lexoni.
 Me gjithe meritat ne ngritjen e studenteve, devijimi i tij drejt trafiqeve dhe parave te pista i kane ulur mjaft pike ne historine tone.
ne nje moment vete Berisha ka dashur ta largoje nga vetja dhe nga Partia, megjithese me vone u kujtua se do t'i duhej perseri. dhe iu desh, ne fakt, edhe i gjalle, edhe i vdekur.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Positive
Think positive
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 390



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 22-04-2005, 03:05:52 »

pershendetjen,

lereni xhavon e mos u mirrni me te! Sepse ai i perket rrymes vllaho-bullgare te cilet deputetet e saj deshen ta shpallnin Nene Terezen si qytetare nderi rumune...  habitem fare

Me kete figure krenohet mbare shqiptaria dhe kur te ndodhesh jashte Atdheut ke me cfare te krenohesh, ndersa vjen ky e ule poshte figuren e Nene Terezes, e cila gezon respektin e mbare botes.

Aq me e keqja eshte se krahason Nene Terezen me Azem Hajdarin!!!  habitem fare do te thote i ve ne te njejtin nivel (ncncnncn), per mua keta njerez nuk jane SHQIPTAR, por SHQIPFOLES!

Sa i perket Azem Hajdarit: a ishte deputeti i pare i cili perdhosi Parlamentin shqiptar duke folur gjithnje fjale te ndyta ne Parlament, duke share te gjithe deputetet e PS-se... pse deputet e intelektual e quani kete? Ore nje njeri i tille eshte funderrine per shoqerine shqiptare.
Sikur te ishte i mire A.Hajdari do ta permendin edhe anetaret e Partise se tij? Do t'i festonin pervjetorin e vdekjes se tij ose do te ngritnin nje bust (permendore) ne nje nga selite e Partise Demokratike ose do te titullonin te pakten seline e PD-se ne Bajram Curri (nga ishte ai me origjine) me emrin e tij, pra Selia e PD-se 'Azem Hajdari' Bajram Curri...

Keshtu qe lereni keto marrina e hapni syte: sepse edhe Berisha ka thene per te shyqyr se 'iku si qeni n'rrush!' shkurt Azem Hajdari ishte e ZEZJA e VETVETES!!

ciao,
I krishteri

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #35 më: 22-04-2005, 05:53:22 »

Miki_ro,Sirio00,Gjumashi,Smiley dhe i Krishteri jeni te gjithe jashte orbite per ato qe thoni per Azemin.
E identifikuar

Positive
Think positive
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 390



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #36 më: 22-04-2005, 06:15:23 »

Miki_ro,Sirio00,Gjumashi,Smiley dhe i Krishteri jeni te gjithe jashte orbite per ato qe thoni per Azemin.

pse?

Mendimi im nuk eshte mendimi yt lal zgerdhihet Thuaj ate qe mendon e mendo ate qe duhet!

ciao,
I krishteri
E identifikuar

xhavo
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1363



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #37 më: 22-04-2005, 07:17:31 »

Sirio:"Nene Tereza vetem me permendjen ne Bote te faktit qe ishte shqiptare i ka bere vend vetes ne historine e kombit"
Dëgjo o Sirio, kjo nuk e bën figur të ndritur në Historisë së kombit tonë. Nëse flasim për ndikimin e ndonjë shqiptari në botë apo emrin e madh të tyrë atëhere është muhabet tjetër. Këtu "themel e çati" po flitet për ndryshimet politiko-kulturor-historiko-shoqërore brenda kombit shqiptarë që kanë shkaktuar persona të caktuar. Figura e Nënes Tereze është figurë e fiksuar në kokat tona, si pasojë e një apo tjetër politike. Se asnjëri nuk ua ndalon ta doni, ta respektoni, ta nderoni ashtu sic bën "i krishteri" për interesa të caktuara.E nëse e ka prit Papa Gjon Palin, atehere atij i ka bërë shërbim fetar, si motër kishe, ashtu sic do t'i bënin cdo kush tjetër.

Se ne krenohemi edhe me shumë artist të tjerë (Eliza Dushku, Enver Idrizi etj.) të cilët i njeh bota e qytetruar për prejardhjen e tyre shqiptare., por nuk mund t'i vëjnë në persona më më ndikim në Historinë e ndritur të kombit tonë.

C'bëri nëna tereze për ta ndryshuar historinë shqiptare dhe që e keni vën në ballë para të gjithë atyre burrave që iu bë trupi copë copë për këtë tokë shqiptare? C'është ky maskarallyk?


Ku janë burrat dhe burrëreshat që janë ndjekur e përndjekur, sharë e përsharë, persekutuar e maltertur dhe madje edhe vrarë vetëm pse ishin Shqiptarë dhe donin një Shqipëri të lirë.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Hylli
Saoshyant
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 993


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #38 më: 22-04-2005, 09:55:53 »

Si cberi ? Pak te duket ty te drejtosh nje mision humanitar diku ?
Ku do ta drejtonte ne Shqiperi kete mision humanitar ? Nga spaci apo nga cili kamp tjeter perqendrimi ? Apo do kishte perfundu e vrare nga Serbet ? Ose me mirre te rrinte ne shtepi si nafije. Njeriu nuk zgjedh jeten qe merr. Aristidh Kola qe nje avokat, bente parate e dynjase, kur vjen fundi shkoi dhe u vu kundra sistemit me te eger ne bote ne Greqi, dhe e hengri dhe me jeten e tije... apo jo mo arrvanitas ?
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
xhavo
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1363



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #39 më: 22-04-2005, 10:44:53 »

Shoqaten humanitare e ka drejtu në emër të Vatikanit, jo të Shqipërisë.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Diavolakis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 107


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #40 më: 22-04-2005, 11:00:12 »

xhavo, Ti paske probleme mentale.
Si mo mund te besh nje krahasim te tille.
Te lutem mos fol per Nene Terezen, se eshte turp.Pasi per ate qe ka bere dhe si ka vrepuar, e njeh e gjithe bota.Kurse Azem Hajdari, ashtu si te gjithe Studentet e tjere, ka dal ne demostrata dhe tash u be hero?
Ku jan vellezerit Gervalla, dhe ato kan me shume merita sesa Azemi.
Te lutem thirri mendjes se le nam, pasi s'mund tua mbushish mendjen duke then qe eshte ashtu, apo keshtu.
Nese shkon sipas asaj qe thua ti, ateher temes nderroja titullin dhe vendoja ‚''Herojnt demokrat''dhe vendo aty ke te duash ti.

Te pershendes dhe vertet eshte nje poshtersi kush lexon shkrimet e tua.
Diavolakis.
E identifikuar

†

Sitting_dog@hotmail.com
Hylli
Saoshyant
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 993


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #41 më: 22-04-2005, 11:19:36 »

Shoqaten humanitare e ka drejtu në emër të Vatikanit, jo të Shqipërisë.
Me duket se e bera te qarte me "Spacin" se car desha te thoja. Prisja qe ta merrje vesh dhe mos thoje dicka qe dihet. Nga kush prisje ti te ishte drejtuar ?
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
miki
Shife icik ket...timin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 846


Shiko profilin
« Përgjigju #42 më: 22-04-2005, 12:02:48 »

Nëna tereze fund e kry i ka shërby krishterimit, por jo kombit shqiptar. Unë skam gjë kundër saj si person. Hallall i qoftë mundi që ka bërë për të varferit. Mirpo nëse këtu flitet për ndikimin e personave të caktuar në historinë e ndritur të popullit shqiptare, atëhere ajo që kam thënë do të mbet ende ashtu. Në mos jo, dëshmo ti të kundërten.

Duhet të jemi më objektiv.

Pershendetje

Po si more derezinj si nuk late nje teme tju shkjoje "dem".Si more nuk mundeni te beni nje debat pa u zene e pa ofenduar.

Nejse vazhdoni ju..une me mire te hidhem ne teme...


Xhavo !!

Shoku ne lidhje me Nene Terezen jam i mendimit qe e ke shume gabim.
Si mund te shprehesh ne menyre te tille "krahasuese" per veprimtarine e nje personi te tille qe nuk i sherbyer "krishterimit" por paqes,dashurise,luftes nga urretjes.
U mundua te sjelle dashuri e paqe ne shpirtat e atyre nuk kishin gje tjeter vecse urretje dhe keqesi.Ajo ju gjend prane jo popujve ne varferi po cdokujt qe kishte nevoje.
Ajo femer e vockel ne shtat por me shpirt te pafund ishte,eshte dhe do te jete Amasadorja me e denje Shqiptare te pakten shekullin e fundit.

Ajo nuk i sherbeu as Vatikanit as Shqiperise as Indise por Njerezimit...

Vere vath ne vesh kete gje.Se nuk mund te krahasohet me asnje "Hero" demokracie modern. jo jo e ke gabim
Ajo mund te quhet Ambasadorja e virtuteve se Shqiptarit ne nje kohe kur bota i sheh shqiptare si kriminele barbona pa kurrfare ideali.Me Nenen te pakten "ngushellohemi" ne arenen nderkombetare per virtutet te cilat per fat te keq jane zhdukur nga kjo shoqeri lavire shqiptare.Ndikimet e individeve te caktuar ne proceset politiko-shoqeror-kulturore në Shqiperi te lutem as mos merr guximin ti krahasosh me veprimtarine e Nenes. jo jo e ke gabim

Eshte njelloj si te krahasosh shkrimet tona me romanet e te madhit Kadare.

Nuk mund ta krahasoj kontributin e personit respektiv me ate te Nenes pasi kontributi i te parit jo vetem qe ishte i kufizuar ne kufinjte e nje Shqiperi ku mbizoteronte "i forti" e arroganca,por ishte i plotesisht i kufizuar ne ngjyra politike te caktuara. luj syun
Kurse krejt e kunderta ndodh ne rastin e Nenes,ku dashuria,paqja e ciltersia qe ajo kishte ne shpirt per mbare njerzimin nuk njihte kufizime te tilla primitive.

E theksoj qe personi ne fjale ka per te ngelur ne shpirtat e shqiptareve si nje nga ata mijra te rinj qe kane luftuar per nje Shqiperi me te mire por kurrsesi nuk mund te krahasojme kontributin e tij te kufizuar,me ate te pa limituar ne kufinj e popuj se Nenes. jo jo e ke gabim

Pastaj ne fillim na e krahasove personin respektiv me Skenderbeun,dhe tani na hedh poshte kontributin e Nenes... jo jo e ke gabim
Kontributi i saj nuk mund te limitohet dhe nuk mund te "paketohet" e nuk i takon asnje populli ne vecanti.

Nena Tereza nga Kalkuta me origjine Shqiptare nuk na takon vetem ne ajo i takon gjithe Njerezimit..
Kontributi i saj ishte Dashuria qe ajo mbarte me vete ne shpirt.Ketu flasim per ndjenja te shenjta dhe per sherbim ne dobi te njerezimit (a nuk bejne pjese dhe Shqiptaret)dhe nuk kufizohemi thjesht ne Tropoje Tirane Sarande... dhe kursesi ne matrapazlliqe.... luj syun

Gjithsesi e kunderta qe ti kerkon ta provojme qendron pikerisht tek fakti qe ajo cka percillte Nene Tereza ishte Shpresa,Dashuria,e Paqe ne shpirtat e njerezimit.Nuk mund te limitohen keto gjera....
Dashuria e saj nuk njihte kufinj rraca,e ide politike....sic sihte ne rastin e personit per te cilen behet fjale. luj syun

Mos u tregoni te njeanshem..

Ate punen e "objektivitetit" ta keshilloj shoku pasi je gabim (per mendimin tim) shikoi gjerat pak me qarte duke lene menjane "ferexhene" politike qe ju mbulon syte, e rrezikon tju verboje...


Ps.O I Krishteri e ke gabim shoku me frazen lereni xhavon e mos u mirrni me te! Sepse ai i perket rrymes vllaho-bullgare te cilet deputetet e saj deshen ta shpallnin Nene Terezen si qytetare nderi rumune...

Ne rradhe te pare nuk mund te ofendosh dhe te etiketosh te tjere vecse nuk te pelqen cka ai mendon.Nqs duam te flasim si njerez matur le te lejme menjane etiketimet injorante dhe te mundohemi te bejme nje bisede te qyteteruar e produktive.
Te rikujtoj dhe ty nje here shoku ne duhet ta kemi per nder qe Nene Tereza i perket Njerezimit..
Duhet ta kemi per nder qe burra shtetesh i jane ulur e perqafuar per veprat madhore qe ajo arriti.Kulmi eshte ne e hedhim prape poshte murit me koke

Persa i perket "qytetare nderi",Nenen mund ta shpalli jo vetem Rumania por edhe Afganistani (mos harro se kishte nenshtetesi Indjane dhe nuk mori tjeter neshtetesi tjeter deri sa vdiq).Nuk ka asgje te keqe qe te kesh kaq frike,perkundrazi ne ta kemi per nder kete gje.

Vepra e saj nuk njeh kufinj.. jo jo e ke gabim

Ajo njihet si Nene Tereza nga Kalkuta keshtu deshironte dhe vete te njihte bota,dmth si"Perfaqesuese e gjithe njerezve te pambrojtur e te vuajtur".
Shpallja si "qytetare nderi" se nje shteti (nqs e kupton kete si termen) nuk do te thote aspak "rrembimin" e identitetit se saj.Identi i saj njihet dhe eshte fakt i padiskutueshem.Hist oria nuk do ta njohi as si Katolike as si Indjane por si Nena e Shpreses..

Vete vete rumunet kur flasin per shqiptaret dy personazhe jane perfaqsues per to te atij kombi 1-Skenderbeu 2-Nene Tereza.
Mos fillojme me thashetheme pasi dhe maqedonasit me te cilet kishim "konflikt" te hapur mbi kete teme,e turqit u munduan deri diku ti fshehin origjinne e saj.Madje mesa mbaj mend akoma dhe grekerit u munduan nje fare kohe ta "greqizojne".... luj syun

Pastaj qarqe te ndyra ekzistojne kudo,ti mos etiketo se nuk eshte mire.

Prandaj mos e kthejme ne debat thashethemesh,sic tha dhe Xhavo te le jemi me objektive.

Ps.O ti Berni per cfare "orbite" e ke fjalen ??
Mos e ke fjalen per ate "orbiten" tende te izoluar,e nuk sheh gje tjeter vecse bardh e zi gjerat.... luj syun
Nqs ke dicka per te thene hidh mendimin tend duke e argumentuar dhe mos ja keput kot duke fyer te tjeret per faktin e vetem se shprehim mendimet e tyre.
Ps.2.Mos je gje "Cyclo" nga FSH-ja..? luj syun

Gjithe te mirat pafshim
« Ndryshimi i fundit: 22-04-2005, 12:28:09 nga miki_ro » E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #43 më: 22-04-2005, 12:21:58 »

Cyclo eshte Hyllus dhe jo une.
E identifikuar

miki
Shife icik ket...timin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 846


Shiko profilin
« Përgjigju #44 më: 22-04-2005, 12:29:39 »

Sa i shpejte je more amon.... perqeshje

Sorry e kisha pyetjen per Hyllus... luj syun
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Aristoteli ishte :?????
  • Dot Ilir
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Grek
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Thrak
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Asnjera
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor