Azem Hajdari është hero dhe dëshmor, pa kurrëfar diskutimi. Ai është përballur dhe ka ndikuar drejpërdrejt (me trup e shpirtë) në proceset politiko-historiko-shoqerore të popullit shqiptarë. E vetmja gjë për të cilen është vrarë "disa" herë eshte vetëm kundershtimi i tij ndaj komunizmit, helenizmit, korrupsionizmit, hajduterizmit, këlysh-enverizmit. Dhe sigurisht që këta të lartë përmendurit nuk do ta duan.
Pershendetje Xhavo
Or ti mik shiko mos e shtrembero gjerat.
Nuk tha asnje qe Azem Hajdari nuk mund te konsiderohet si figure historike,por kurrsesi nuk mund ta vejme perballe Skenderbeut.
I pari ishte nje nga ata mijra te rinj qe fale tyre ti e une shprehemi si te na doje qefi ne kete forum.
I dyti ishte ai qe krijoi identitetin tend si person (dmth si kombetar).Pra eshte figura perfaqesuese e Shqiperise.

Se dyti e ke shume gabim kur thua se Nene Terezen e "paskemi marre prej qefit"....

Shiko matu me mire dhe hiq nga syte perden fetare qe te ka zene syte.Ketu nuk behet fjale vetem per origjinen e njerezve te shquar por edhe per veprat qe ata kane bere ne sherbim te Kombit Shqiptar pse jo e mbare Botes.

Azem Hajdarin do ta doje e do ta kujtoje populli shqiptar pasi ai ishte (rahmet paste) ne te vertete nje person qe shkruajti emrin e tij ne historine e Shqiperise.Por te lutem mos na be moral zotrote me disa te tjere ketu.
Thjesht u thane ca opinione qe nuk lejohet qe te mos ishte Skenderbeu ne fillim,dhe si per mrekulli na erdhi "pergjigja" direkte nga ish moderatori,qe sikur e kishin vene emrin por dikush e kishte fshire....

Ahhhhhhhhh loje femijesh.... hmmmm:
Per mendimin tim shkrimet e gjata e te lodhshme per tu lexuar jane te padobishme (prsh Chaon) duhet dicka me e shurter dhe duke filluar ti renditim kronologjikisht.
Persa i perket Enver Hoxhes jam i mendimit qe duhet te jete ai ne kete liste (nqs nuk deshironi si elite atehere si figure e shquar) pasi ai eshte padiskutim nje pike referimi ne historine moderne shqiptare.Sa per negativet e pozitivet te atij individi ate do gjykoj populli ne teresi dhe jo individe te caktuar,dhe kjo gje do te realizohet vetem me kohe.Nuk mund ti sheshojme te gjitha...
Ky ishte mendimi im....
Mos me etiketoni as komunist as ballist..(dorezohem jam i pafajshem,nuk votoj Pd-ne sivjet

..)....
Cdo individ ka te drejten te shprehet lirshem per nje person por ama ti si moderator i ketij forumi nuk mundesh ti fshish 45 vjet perpjekjesh,gezimesh,vuajtjesh,realizimesh,deshtimesh,nuk mundet ti fshije lotet dhe djersen se populli ne menyre te tille..

Nqs e keni kete forum "privat" atehere verini dhe nje "SHPK" nga mbrapa se shkon per mrekulli...
Gjithe te mirat
