Forumi i HistoriseForumi i Historise - Albanian HistoryFigura HistorikeFigurat më të shquara të historisë Shqiptare
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Figurat më të shquara të historisë Shqiptare  (E lexuar 7323 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
milanisti
Vizitor
« më: 02-08-2004, 22:05:51 »


Gonxhe Bojaxhiu Nene Tereza





AZEM HAJDARI





[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 30-04-2005, 14:12:43 nga Hylli » E identifikuar
redman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 330


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 03-08-2004, 14:13:27 »

nuk me duket  se eshte keshtu
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 03-08-2004, 14:55:49 »

Pse mos ndoshta mungon Enver Hoxha?!

Duhet nje teme tjeter per te...."Figurat me te erreta"
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
redman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 330


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 03-08-2004, 15:04:57 »

perpiqu te lexosh ate qe kam shkruar
dhe jo ate qe deshiron
mua nuk me duken FIGURA
keto  vizatimet tuaja
kaq
E identifikuar
atman
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 557


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 03-08-2004, 17:56:05 »

Si puna e Azem Hajdarit kane qene mijera studente qe dhane po te njejtin kontribut per demokracine dhe mijera te tjere qe ndoshta mbeten anonime e qe nuk perfituan per te rrembyer thela.
Natyrisht ketu mungojne shume figura historike te Shqiperise qe mbas Skenderbeut e deri me sot. Por megjithate me duket e guximeshme te ngresh ne piedestal njerin e te ulesh tjetrin.
Max, tashme po te drejtohem me diçka duke shpresuar qe te mos me keqkuptosh. Ne kohen e regjimit te meparshem, bente pjese ne superstrukture te krijoheshin dy lloj figurash, me koke lart e me koke posht, ose posht e lart grafikut. Them se Enver Hoxha, duam apo nuk duam ne ishte nje realitet dhe mbetet nje realitet historik. Sa per vendin qe i rezervon historia, pra,shkalla ku rri, kjo eshte ende shpejt te caktohet per te vetmen arsye se  ne vendin tone proceset nuk jane ngrire, dhe sidomos proceset historike kane disa kushte qe te vleresohen siç duhet. Nje nga keto eshte faktori kohe. Pasi te kene ikur te gjithe ato breza qe kane qene te indoktrinuar dashur pa dashur nga ideologjia e regjimit te meparshem, vetem atehere do te kemi edhe gjykime objektive. Keshtu psh edhe Zogu ose Enver Hoxha, qendrojne ne historine e vendit tone, por shkalla ku qendrojne eshte e ndryshme. Ose Ali Pashe Tepelena, mund te kritikohet sikurse mund te ngrihet edhe ne piedestal per vepren e tij. Shkurt njeriu eshte nje qenie kontradiktore qe nxjerr ne pah shpesh mjaft qenie te tjera ne situata te ndryshme. Ndryshe vepron si autoritet dhe ndryshe si prind, ndryshe si bashkshort ose bashkshorte e ndryshe si femije(ne pozicion me prindet pleq) Ndryshe si studiues e ndryshe si zyrtar. Te gjitha keto pak a shume krijojne edhe shfaqje shumepaleshme te personalitetit, jo gjithmone jane ne te njejtin nivel. Nje fizikant i mire, nuk eshte e thene te jete edhe nje president i mire, etj. Por eshte fakt qe rastet kur nje figure shpalos shume faqe te te njejtit nivel jane te rralla. Sidoqofte, per mendimin tim i tille ka qene Fan Noli. Figure poliedrike.
E identifikuar
redman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 330


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 04-08-2004, 02:17:14 »

....atman...atmannn .....Rroftttttt  atmannnnnn  <>

E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 04-08-2004, 13:27:21 »

Perkrah mendimin tend Atman <>

Eshte e vertete qe ka shume figura te tjera historike, po aq te rendesishme sa ato te vendosura deri tani ne kete faqe e te cilat mungojne. Pse jo Cajupi, Fan Noli, Sami & Naim Frasheri, Ismail Qemali e shume e shume te tjere, te gjithe keta perfaqesojne figura mjaft madhore per kombin tone.

Tani, ndoshta me te vertete Enver Hoxha nuk ishte ai person apo udheheqes qe shume nga NE deshironim te ishte por dhe ai ka meritat e tij. Duam apo s'duam neve, na pelqen apo nuk na pelqen, ai perfaqeson nje figure historike te kombit tone.

Me te vertete regjimi i tij solli shume pakenaqesira e mos sinqeritet e frike ne shume individa apo grupe, por kjo aspak nuk duhet ngaterruar me perkatesine e tij si pjese e historise se popullit shqiptare. Ata qe jane 'historiane' te vertete (dhe jam shume e sigurte qe te tille ne kete forum ka plot) duhet te thellohen me shume e te pranojne dhe faktin se disa here e verteta e shemtuar te hidheron, por mos valle duhet mohuar......?????
Personalisht mendoj, se Ai qe eshte historian apo dhe njeri i drejte duhet te pranoj edhe ate pjese te historise qe nuk eshte rezoluse por si dhe jo e drejte ne rrugen apo parimin e ndjekur te saj.

Nuk mund te shuash apo dhe te fshish fakte te historise se nje populli (kombi) qofshin ato dhe te dhimbshme e jo te drejta, apo s'eshte keshtu....? Mos valle zgjidhet historia e nje kombi....???? Mendoj se jepen mendime, vleresime, analiza e fakte, se cilat jane ato ngjarje te rendesishme si dhe frutprurese qe ndikuan per zhvillimin e nje populli.

Do te ishte nje turp njekohesisht jo e drejte e jona te mos perfshijme edhe ato figura qe ndoshta nuk arriten te sjellin frute ne zhvillim e kombit shqiptar. P.sh., Enver Hoxhen e njeh e gjithe bota si figuren dhe liderin e regjimit komunist ne Shqiperi, pse valle ne qe jemi shqiptare mos ta njohim si te tille....????

Le te jepen etiketa perkatese per figurat me te shquara apo me te mira qe kontribuan ne mbijetesen e kombit tone, por kur shkruhet (si ne kete faqe) figurat me te shquara historike te kombit ne pergjithesi, mendoj se  aty perfshihet dhe Ai (Enver Hoxha).

Uroj te mos keqkuptohemi buzeqeshje

 pafshim
« Ndryshimi i fundit: 06-08-2004, 00:53:32 nga Smiley » E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 10-08-2004, 01:54:50 »

Kur thuhet figurat me te shquara, atehere besoj se kuptohet per ato figura te shquara, te cilat kane dhene kontribut pozitiv per vendin tone. Nese eshte keshtu, atehere emri i Enver Hoxhes nuk mund te jete ne kete liste, por ne ate te zezen. Por nese titullin duhet ta kuptojme ndryshe, atehere duhet te biem dakord per nje riformulim te tij e te vazhdojme diskutimet me pas.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
redman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 330


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 10-08-2004, 09:31:26 »

Them se eshte nje figure komplekse.
Ndoshta eshte mire te merremi me tema me aktuale.
I urrej nostalgjiket.
Si emisionet me M.Shehun, Nusen e Enverit etj.
Kodra mbas bregut.
Me duken vertet TEMA LOKALE!!
Le te merremi me gjera qe jane me te rendesishme per jeten tone.
Gjithsesi mirepres cdo sygjerim.
E identifikuar
milanisti
Vizitor
« Përgjigju #9 më: 20-08-2004, 13:28:09 »

KUKUZELI Jan, figure e shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor per disa shekuj ne muziken kishtare. Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vete, me emrin sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat te vecante me titull "Fillimi i shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".

ANDREA Aleksi 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.

BARLETI Marin (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe nje nga me te medhenjte e letersise se vjeter shqiptare. U lind ne Shkoder dhe per jeten e tij dihet shume pak. Ka jetuar ne mergim si prift ne trevat venedikase, ku dhe plotesoi kulturen e tij humaniste dhe u be nje njohes i thelle i letersise klasike dhe gjuhes latine, me te cilen shkruajti veprat e tij. Prej Barletit njihen tri vepra, "Rrethimi i Shkodres", "Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut" dhe "Shkurtore e jetes se papeve dhe perandoreve".

Arkitekt Kasemi (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

BARDHI Frang (1606-1643) Leksikografi i pare shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Nje nga autoret me te vjeter te letersise shqipe. Lindi ne nje familje te larte klerikesh te Kallmetit (Zadrime). Beri studimet ne kolegjin fetar te Loretos (Itali) dhe me 1635 u emerua peshkop i Sapes. Hartoi dhe botoi fjalorin latinisht- shqip, "Gjergj Kastrioti i Epirit" etj.

BOGDANI Pjeter(1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.

BUZUKU Gjon shek.XVI. Autori i pare i njohur deri tani i letersise shqiptare, shqiperuesi i nje libri kishtar qe eshte quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra veper shqipe qe ka arritur.Kopja e librit eshte e cunguar, i mungojne 16 faqet e para. Vepra permban lende kishtare dhe pjese kryesore te liturgjise katolike.Meshari eshte botuar ne alfbetin latin te tipit gjysmegotik.


ASDRENI(Aleks Stavre Drenova 1824-1947). Poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshte autor i Himnit te Flamurit. Me krijimtarine e tij shenoi nje hap ne kalimin nga romantizmi te realizmi.

GJIKA Elena (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare.

FRASHERI Naim 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj. 

IDRONOMEO Kole 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

 KONICA Faik 1876-1942. Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarise se tij eshte perpjekur per nje gjuhe letrare te perbashket dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes se shkruar. Veprat e tij me te njohura jane "Doktor Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit", "Nen hijen e hurmave", etj.Njihet si drejtues i revistes Albania", nje prej organeve me te rendesishme te Rilindjes.
Aleksander Mosiu(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes. 

EFTIMIU Viktor 1889-1972, Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kultures rumune dhe asaj boterore. Akademiku Eftimiu, lindi ne fshatin Boboshtice te Korces, dhe emigroi ne vitet e para te jetes ne Bukuresht te Rumanise. Nder veprat e tij spikasin romanet "Njeriu qe pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi", "Prometeu", "Dr.Fausti" etj si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe", poemthi "Skenderbeu", esseja "Folklor shqiptar" etj.Gjate jetes se tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen. Ne fillimin e viteve '20 ishte kryetar i nje Shoqate atdhetare, e cila punonte per mbrojtjen e te drejtave te Shqiperise si shtet i pavarur.

GJADRI Gjovalin 1899-1974 Inxhinjer, konstruktor i shquar ne projektimin dhe ndertimin e urave. Lindi ne Shkoder. Shkollen e mesme dhe te larte e kreu ne Austri. Njihet si nje nga zbatuesit e punimeve te Ures se Matit nje prej urave te johura ne literaturen boterore, e cila ne vitin 1999 u shpall monument kulture nga Qeveria shqiptare. Nder urat e projektuara prej tij permenden ura e Penkoves, e Mbrostarit, e Rrogozhines, ura e shetitores "Deshmoret e Kombit".

PORADECI Lasgush (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik.Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh. Arsimin e kreu ne qytetin e lindjes, me pas u shkollua ne Athine dhe Rumani dhe studimet i perfundoi ne Austri. Lirikat e tij dashurore, filozofike e atdhetare u permblodhen ne vellimet "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i zemres" (1937). Lasgush Poradeci ka perkthyer ne gjuhen shqipe vepra te poeteve te shquar botetore (Hajne, Majakovski, Pushkin, Gete).

KONO Kristo kompozitor, Artist i Popullit. Lindi ne qytetin e Korces ne vitin 1907. Ka kryer studimet e larta muzikore ne Paris te Frances, dhe u diplomua ne konservatorin Xh.Verdi te Milanosper klarinete dhe instrumentacione per bande. Kur u kthye ne atdhe organizoi dhe riorganizoi bandat muzikore te disa qyteteve. Krahas kompozimeve si romanca, poema per kor, solist e orkesterka. Ai ka kompozuar operten "Agimi", vepra e pare e ketij lloji ne muziken tone, dhe operen "Lulja e kujtimit", ku per here te pare ne muziken skenike trajtohet tema patriotike. Eshte nga autoret e pare shqiptare qe vuri motivin popullor ne partiturat korale dhe orkestrale dhe e ngriti ate ne nivelin e muzikes se kultivuar.

Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes. Mesimet e para i mori ne vendlindjen e tij, Pogradec, kurse studimet e larta per ekonomi i kreu ne Bukuresht te Rumanise. Ne veprimtarine letrare njihet per veprat "Nete shqiptare", "Ago Jakupi e te tjera rrefenja", "Fshati im e pi rakine", "Pylli i geshtenjave", "Xinxifillua", "Tregime te mocme shqiptare", etj. Njihet edhe si kritik letrar.

ANTONIU Kristaq (1909- 1979) Kengetar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit). Lindi ne Korce dhe mergoi ne Rumani, ku dhe perfundoi Akademine Mimodramatike te Bukureshtit. Interpretoi role te para ne disa filma kinematografie, ku dhe u be i njohur.Si koncertist dhe kengetar operetash beri turne me nje trupe neper Evrope. Ne Shqiperi u kthye ne vitin '35 ku dhe nisi nje veprimtari te gjalle artistike. U shqua ne interpretimin e arieve nga operat klasike dhe te kengeve popullore.

CABEJ Eqerem 1908 -'80. Nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare. Studimet e larta i ka mbaruar per filologji ne Vjene te Austrise dhe u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane. Veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise. Vend zene studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikes si edhe kodifikimi i gjuhes letrare. "Studime etimoligjike ne fushen e shqipes", "Hyrja ne historine e gjuhes shqipe", "Fonetika historike e shqipes",jane disa prej veprave me te spikatura te tij.

KOCO Tefta Tashko, artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e Popullit. Lindi ne Fajum te Egjiptit. Studimet per kanto i filloi ne France, ne qytetin Monpelje me 1927 dhe i vazhdoi ne Paris ne vitin 1930 ne Institutin e Larte te Muzikes.Ne vitet 1931-1932 mori pjese ne konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga "Opera Komike" ku debutoi me rolin e baterflait dhe u vleresua per cilesite e saj vokale-interpretative. Veprimtarine koncertale ne Shqiperi e nisi ne vitin 1935, duke dhene koncerte ne te gjithe qytete e vendit

BUDA Aleks. Historian profesor, kryetar i Akademise se shkencave ne vitin '72. Lindi ne vitin 1911 ne Elbasan. Studimet i ka kryer ne Austri. Ka dhene ndihmese te madhe ne fushen e historise mesjetare shqiptare dhe te Rilindjes Kombetare. Eshte bashkeautor dhe redaktor pergjegjes i "Historise se Shqiperise" (1959).

KRAJA Marije, kengetare e periudhes se Pavaresise dhe me pas Artiste e Popullit. Lindi ne Zara (Dalmaci) ne vitin 1911.Arsimin e mesem dhe te larte e ka kryer ne Austri. Veprimtaria e saj perfshin te gjitha gjinite e muzikes vokale te kultivuar qe nga muzika e dhomes (kenge romance) dhe oratoriale dhe deri tek muzika skenike. Ka perfaqesuar artin lirik shqiptar edhe ne vendet e Evropes dhe Azise.

Kadri Roshi (Artistit i Popullit). Lindi ne 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Perfundoi studimet e larta ne Prage ne vitin 1941. Qe nga ajo kohe dhe deri sot ai numeron 170 role te cilat perbejne nje jete te madhe artistike, ku nderthuren veshtiresite e nje jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me portretin e njeriut te fisem.Eshte konsideruar si legjenda e skenes dhe ekranit shqiptar.

AGOLLI Dritero, poet, prozator dhe publicist i njohur.Lindi ne vitin 1931 ne Menkulas te Devollit. Per nga gjinite, krijimtaria e tij eshte e pasur, midis te cilave spikat romani "Komisari Memo", romani satirik "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", si dhe shume poema ku gjejne shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut.

 KADARE Ismail. Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.
« Ndryshimi i fundit: 13-01-2005, 19:14:44 nga BeRni_KuQeZi » E identifikuar
milanisti
Vizitor
« Përgjigju #10 më: 13-01-2005, 19:10:49 »


Kristaq ANTONIU (1909- 1979) Kengetar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit). Lindi ne Korce dhe mergoi ne Rumani, ku dhe perfundoi Akademine Mimodramatike te Bukureshtit. Interpretoi role te para ne disa filma kinematografie, ku dhe u be i njohur.Si koncertist dhe kengetar operetash beri turne me nje trupe neper Evrope. Ne Shqiperi u kthye ne vitin '35 ku dhe nisi nje veprimtari te gjalle artistike. U shqua ne interpretimin e arieve nga operat klasike dhe te kengeve popullore

Fan NOLI është artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Thrakë, jo shumë larg nga Ederneja.Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë,Pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Florida.

Aleksander MOISIU(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.

Kole IDRONOMEO 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

Naim FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

Abdyl FRASHERI (1839 -1892) ka qenë patriot e demokrat i shquar dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Lindi në Frashër (Përmet) më 1839 në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar. Pjesën e parë të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Në moshën 18 vjeçare u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877. Në fund të këtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll

Sami FRASHERI ( 1850-1904 ) ka qenë rilindas i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e tij. Kreu shkollën e mesme greke Zosimea në Janinë, ku përveç literaturës së përgjithshme, përvetësoi edhe disa gjuhë të huaja

Elena GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare

Kostandin KRISTOFORIDHI ( 1827 1895 ). Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

Ali Pashe TEPELENA , sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines

Arkitekt KASEMI (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

Aleksi ANDREA 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.
E identifikuar
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 20-04-2005, 03:51:02 »

Me duket se keni harruar dike:
GJERGJ KASTRIOTIN SKENDERBEUN
Ky eshte me i madhi i te medhenjve.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
xhavo
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1363



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 20-04-2005, 05:20:13 »

Nëna tereze është figurë e ndritur e historisë krishtere, por jo shqiptare. Ajo nuk është përball me realitetin shqiptarë!  Mund të jetë edhe e historisë së kalkutës.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Hylli
Saoshyant
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 993


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 20-04-2005, 09:55:36 »

Epo Azem Hajdari ne faqe te pare ?

Un do veja Aleksander Piliken qe vdiq si qen nga rregjimet e shkapetura, te shitura, te pamoralta te degjeneruara ne kulm Shqiptare, ju me vini Azem Hajdarin perballe Nene Terezes.

Mbas nja 5 vjetesh mungon vetem te vejme Vajdin Lamen perballe Aristidh Koles dhe mbaroi ky muhabet.


Figura si Enveri e shume politikane shqiptare un do i vendosja ne kategorine "Figura te dyshimta", ku atje do kishte nendarje si "filo-greke" "filo-serbe" dhe "anti-kombetare".
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
Positive
Think positive
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 390



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 20-04-2005, 10:02:50 »

Nëna tereze është figurë e ndritur e historisë krishtere, por jo shqiptare. Ajo nuk është përball me realitetin shqiptarë! Mund të jetë edhe e historisë së kalkutës.

Nene Tereza eshte figura me e madhe Shqiptare dhe jo e Kalkutes ore vella
Je personi i pare qe degjoj kete shprehje!!!

Mos i ngaterro gjerat, sepse ate e nderon mbare bota. Do te ishte per ne turp kur e gjithe bota e nderon ate, ndersa ne e 'shajme'.
Pse sherbej ne Kalkuta dhe jo ne Kosove ose Shqiperi?
Ajo ishte Murgeshe e Kishes Katolike dhe si e tille kane Misionin e tyre. Keshtu qe Misioni Nene Terezen e ka derguar ne Kalkute dhe ka sherbyer te gjitheve pa dallime fetare, raciale, kombetare... sidomos me te varferve qe jetonin ne skamje te madhe.

pershendetje,
I krishteri
E identifikuar

Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • . Cila palë kishte të drejtë dhe cila jo.
  • Dot Balli Kombëtar
  • 6 (40%)
  • -
  • Dot Partizanët
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Asnjëra
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Të dyjat
  • 3 (20%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor