Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Festivali i 49-te i Kenges ne TVSH  (E lexuar 4068 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 05-12-2010, 21:51:01 »

Françesku, një këngë për romët

Françesk Radi iu kushton një këngë njerëzve shoqëria i mban larg për ngjyrën e lëkurës dhe mënyrën e jetesës. Kthehet në Festivalin e Dhjetorit pas 7 vjetësh


Françesk Radi po i jep dorën e fundit me orkestrën e Radio-Televizionit Shqiptar këngës "Jetës i këndova". Ai po rikthehet në Festivalin e Dhjetorit. Teksti i shkruar nga Agim Doçi i zgjoi dëshirën të ngjitet në skenë si kantautor pas 7 vitesh.


"Jetës i këndova" është varianti i parë i këngës i hedhur në një letër. Sa herë ulet para krijimit Radit i duket se sheh probleme të reja, kur i zgjidh, ia behin të tjera. Përvoja nuk e lejon që të veprojë shpejt.


Është një këngë për ata që shoqëria i mban larg, për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe mënyrën e jetesës. Janë romët. Në tekstin e Doçit, "janë njerëzit me shpirt të lirë e sy të qeshur, ëndërrimtarët". Muzika e Radit, "i kap" në një moment të hareshëm, në një dasmë, ku ata i gëzohen kënaqësive të jetës.


"Kënga është një dasmë rome. Rrëfej në këngë për shpirtin e tyre, botën e këtyre shtegtarëve pa atdhe", tregon këngëtari. Aty përzihen motivet folklorike dhe tingujt reggaeton. Deri tani dimë që ai do ta shoqërojë me kitarrë. Nuk ka dëshirë të zbulojë elementë të tjerë të krijimit, që publiku ta zbulojë natën e festivalit.


Megjithëse i ka pak rezerva për teknikën që ende nuk arrin të përballojë të kënduarit live, për Françesk Radin, Festivali i Këngës në Radio-Televizion është momenti më i rëndësishëm në jetën muzikore shqiptare të një viti.


"Ky festival i traditës, është një moment i bukur për autorët, për kompozitorët", shpjegon këngëtari. Ai vlerëson logjikën e përzgjedhjes së këngëve e cila përfshin të gjitha moshat, të gjitha zhanret.


Është e largët koha kur Françesk Radi 22-vjeçar, sapo kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, merrte pjesë në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion. Kënga "Kur dëgjojmë zëra nga bota", me tekst të Sadik Bejkos, ishte një protestë për luftën në Vietnam. Shqipëria ishte në krahun e popullit vietnamez.


"Ishte një këngë rrok. Ne ishim mësuar që temave politike t'iu këndonim me marshe, me hymne. Kënga bëri përshtypje në qarqet e larta.


Madje ministri i asaj kohe, deklaroi në një mbledhje: "Françesk Radi, i këndon Vietanimit, me kitarrë si amerikanët". Kjo s'ishte pak. Interpretimi i kësaj kënge më kushtoi disa vite në qytetin e Fushë-Arrzit. Më larguan nga Tirana, për prirjet moderne që ishin parë në muzikën time dhe për 8 vjet kam punuar në Shtëpinë e Kulturës atje", kujton këngëtari.


U rikthye në festival vetëm në vitin 1993 me këngën "Një nënë, fëmijët, koha dhe unë", me tekst të Romina Power. Më 1994 me Mariza Ikonomin këndon "Telefonatë zemrash".
Më vonë erdhën këngët: "Rroku i burgut" (1996), "Jeta s'të lë fëmijë" (1997), "Erdha Erdha" (1998), "Ky fat na ra" (1999), "Zemër trembur s'kam jetuar" (2002) dhe për herë të fundit ka marrë pjesë me "Syri i saj po më verbon" në vitin 2003, me tekst të Demir Gjergjit.


Kjo retrospektivë e shkurtër të kujton se kantautorit Françesk Radi i pëlqen të jetë në korrent me kohën. Kujtojmë, "Rroku i burgun" kushtuar jetës nën diktaturë apo "Erdha, erdha" reflektimi për ngjarjet e viti 1997.


Ka afro 30 vjet që hyn e del në Radio-Televizionin Shqiptar. Po të lëmë jashtë vitet e Fushë-Arrzit. Një fill i hollë e ndan jetën profesionale, nga jeta private, që ka bërë jashtë këtyre mureve. Edhe njeriu më i rëndësishëm, gjendet brenda atyre mureve, në studiot e transmetimit të lajmeve.


Si ndihet pas tre dekadash? A ia ka vlejtur? A ka një çmim në fund e gjitha kjo?
"Profesioni i muzikantit mbetet ndoshta më i papaguari në vend. Ka edhe shumë të tjerë, me përvojë, që ndoshta nuk janë trajtuar ashtu siç duhet të trajtoheshin."


Jorida Pasku - Gazeta Shekulli
   
E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 05-12-2010, 21:51:33 »

Albani dhe Miriami; “Nuk e fshehim ambicien tonë, në festival hyjmë për të fituar”

"Ende ka shpresë” është një këngë plot dashuri, sa baladë aq dhe energjike, për të cilën Alban Skënderaj dhe Miriam Çani kanë shumë shpresë se mund të rrëmbejnë trofeun e vitit në Festivalin e 49-të të RTSH-së. “Në festival sjellim këngën tonë të zemrës dhe hyjmë pse jo për të fituar… Dy këngëtarët shprehen kështu për gazetën “Panorama”, duke mos e fshehur aspak ambicien e tyre për të fituar kupën e këtij edicioni. Çifti i këngëtarëve të sukseshëm, që tashmë janë duke jetuar dhe një bashkëjetesë në Gjermani, u bënë objekt i thashethemeve mes këngëtarëve dhe zhurmës së krijuar në media se kishin bërë pazare paraprake duke blerë çmimin e parë të festivalit, një kupë që i çon këngëtarët automatikisht në skenën e Festivalit Europian. Pasi zjarri i thashethemit brenda mureve të Radio-Televizionit Publik Shqiptar mori përmasa mediatike, Miriami dhe Albani pohojnë nga Gjermania se po përgatiten që në festival të sjellin një këngë vërtet të zjarrtë. Alban Skënderaj tregon se si ndihet para garës, ku në skenën e Pallatit të Kongrereseve në datat 23, 24, 25 dhjetor do të ndajnë ethet e gares mes 32 këngëtarëve të rinj e VIP, ndërsa do të performojnë “live” në skenën ku një vit më parë provuan për herë të parë emocionet e moderatorëve:

Alban, ende pa u shpallur lista e pjesëmarrësve në festival, gjithandej gëluan fjalë se ju kishit rënë në marrëveshje për të pasur një fitore të sigurt. Ke ndonjë koment?

Në fakt, kjo gjë ndodh vetëm në Shqipëri dhe nuk është aspak e hijshme, pasi edhe kur nuk ekziston diçka, do të krijohet patjetër. Zhurma u krijua si fillim nga një këngëtare kosovare, Linda Halimi, dhe pas kësaj mbeti thjesht një thashethemnajë që u shua shpejt.

Pse mendoni se u krijua kjo thashethemnajë pikërisht për ju të dy, ndërkohë që në garë ka dhe emra të tjerë të njohur?

Po, mendoj thjesht nga ideja që ne vitin e kaluar ishim moderatorë të festivalit dhe që tashmë jemi të suksesshëm. Kjo mund të krijonte idenë se pas atij promocioni, natyrisht që do hamendësohej se kësaj here një ngjitje e jona në skenë mund të bëhej vetëm nëse do kishim të sigurt çmimin e parë. Por jo, s’ka lidhje…

E shihni këtë zhurmë si një reklamë tashmë, apo si disfavor pasi hyni në garë ndoshta me një paragjykim...

Nuk e di nëse mund të quhet reklamë. Gjithsesi, edhe pse asgjë s’kishte të vërtetë në atë që u tha, shpesh këto thashetheme të prishin punë, ndërsa kërkon të hysh në një garë si i barabartë me këngëtarët e tjerë. Mendoj se pas këtij zjarri, të cilit i është hedhur benzina ende pa filluar gara, mund të ndodhë që edhe të paragjykohemi… Por prapë them se bashkë me Miriamin në këtë garë hyjmë për të fituar dhe s‘kemi pse ta mohojmë këtë dëshirë.

Ku bazoheni në ambicien tuaj për të fituar? A keni realizuar vërtet një këngë për shijet e Festivalit Evropian?

Kënga “Ende ka shpresë” është një këngë shumë e zjarrtë, vargjet i kam shkruar unë, ndërsa për muzikën kemi punuar bashkë me Miriamin. Kemi një kohë të gjatë që punojmë për këtë këngë dhe natyrisht jemi optimistë dhe të lumtur, pasi kemi realizuar një këngë shumë të fortë, sa baladë aq dhe energjike.


Gazeta " Panorama "
E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 05-12-2010, 21:54:24 »

15 KANTAUTORE marrin pjese kete rradhe dhe nese Kenga Fituese do jete vertete " Ende ka Shprese"  - ALBAN & MIRIAM atehere do jete nje fitore SPECIALE !

KANTAUTORET QE FITUAN FESTIVALIN E KANTAUTOREVE !


Amy, une mendova se ti nuk je tifoze kengetaresh?!!!  perqeshje
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 06-12-2010, 15:06:23 »

Amy, une mendova se ti nuk je tifoze kengetaresh?!!!  perqeshje

 perqeshje  ha ha ha  Albanito ,  mos e ngaterro Observimin / Vezhgimin  me Tifozerine !!!

Ka nje goxha lidhese ne fjaline time , qe perben ndryshimin mes te dyjave ..... Nëse ......  luj syun

 buzeqeshje Tifozerinë e bej per kengen me te bukur ne te gjitha komoponentet e saj , perfshi dhe artistin/en, grupin qe e ngjit ne skene !  

Me gjate do shkruaj ne nje moment te dyte,  Gjithsesi ne krye te listes , pa i degjuar kenget ende, kam perballjen :

Albana Skenderaj & Miriam Cani  vs.  Aurela Gaçe - Shpetim Saraci - Sokol Marsi .

 luj syun
E identifikuar
seiseisei
« Përgjigju #19 më: 11-12-2010, 16:45:24 »

Kam idene se si gjithmon keto histori mediatike qe lindin para festivalit te rtsh behen eskluzivisht per te fshehur gjerat qe ne te vertete ndodhin prapa skenave...Dihet tashme qe nese publiku fokalizohet tek nje gje,nuk informohet fare per te tjerat....Sipas meje ajo qe po ndodh eshte qe "Festivalin e kenges se lehte Magjike" eshte vendosur prej kohesh qe do ta fitoj Aurela dhe shpikjet e tjera jane pjese te planit..
E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 12-12-2010, 13:26:59 »

Jane shpallur disa lajme te reja dhe interesante, por ne anglisht..
http://www.esctoday.com/news/read/16335
E identifikuar
Sonila.M
« Përgjigju #21 më: 12-12-2010, 20:39:18 »

Aurela G. e ka kopsitur mire vendin e pare.Seshte kthyer kot ajo mbas 10 vjetesh ne Festival.Kenga e Saracit,mik i Klanit = Mik i TVSH.Plus,hajt mo dihet, nje "Klan" jane te gjithe. perqeshje
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 13-12-2010, 00:28:50 »

 buzeqeshje  DIVA AURELE !!!

Festivali i 35 - Dhjetor 1996

Çmimi i Trete (Kompozimi i M. Kapedanit ) & Çmimi i Interpretuesit me te Mire :

Aurela Gace - Me Jeten Dashuruar



Festivali i 36 - Dhjetor 1997

Çmimi i Dyte ( Kompozim i Ferdinand Dedës , Vargjet e Ilirian Zhupes )

 
Aurela Gace - Fati yne shprese dhe marrezi



Festivali i 37 - Dhjetor 1998

Çmimi i Trete ( Kompozim i Adi Hilës )

Aurela Gaçe - E pafajshme jam



Festivali i 38 - Dhjetor 1999

Çmimi i Pare ( Kompozim i Adi Hilës, Vargjet e Jorgo Papingjit )


Aurela Gace - s'jam Tribu(Bashkimi i Shqiperis)



Festivali i 40 - Dhjetor 2001

Çmimi i Pare ( Kompozimi i Adi Hilës, Vargjet e Jorgo Papingjit )

Aurela Gace - Jetoj


E identifikuar
noway
« Përgjigju #23 më: 15-12-2010, 23:10:25 »

Aurela G. e ka kopsitur mire vendin e pare.Seshte kthyer kot ajo mbas 10 vjetesh ne Festival.Kenga e Saracit,mik i Klanit = Mik i TVSH.Plus,hajt mo dihet, nje "Klan" jane te gjithe. perqeshje
hahahaha pikerisht,vitin tjeter Aurela 100% behet pjese dhe e Kenges Magjike,por me pare duhet te shkoj ne Eurovision sepse ndryshe eshte pak si shume e harruar nga publiku... perqeshje
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 16-12-2010, 18:54:50 »

hahahaha pikerisht,vitin tjeter Aurela 100% behet pjese dhe e Kenges Magjike,por me pare duhet te shkoj ne Eurovision sepse ndryshe eshte pak si shume e harruar nga publiku... perqeshje


 perqeshje Aurela " Kengen Magjike " e ka pushtuar tashme . 2007 -ta ishte viti i Suksesit te saj te madh me  " Hape Veten " .

Cmimi i Pare rikonfirmoi edhe njehere potencen e saj !




Ne ka kengetare te pas "90 qe zor se e harron publiku, ajo eshte pikerisht AURELA GACE !!!! perqeshje

E ka ndertuar me mjaft kujdes dhe mencuri rikthimin e saj , nese e meriton  pse te mos jete e saja FITORJA !!!

E identifikuar
noway
« Përgjigju #25 më: 16-12-2010, 20:54:45 »

"E ka ndertuar me mjaft kujdes dhe mencuri rikthimin e saj , nese e meriton  pse te mos jete e saja FITORJA !!!"


Shpresojme qe ky "kujdes" dhe kjo "mencuri" mos te jete dicka qe shkon me tutje artit sepse me duket se e ka studiuar me shume sec duhet.. Festivali nuk fitohet prapa skenave por ne skene...
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 17-12-2010, 00:41:57 »

"E ka ndertuar me mjaft kujdes dhe mencuri rikthimin e saj , nese e meriton  pse te mos jete e saja FITORJA !!!"


Shpresojme qe ky "kujdes" dhe kjo "mencuri" mos te jete dicka qe shkon me tutje artit sepse me duket se e ka studiuar me shume sec duhet.. Festivali nuk fitohet prapa skenave por ne skene...

Kur s'marrin pjese ME TE MIRET , fillojme ah sikur te conim kete, ah sikur te conim ate. Kur i kemi ne skene s'lodhemi te bejme aludime, thashetheme, prapaskena,  shperthime xhelozirash ..... Arti i ka keto , te paevitueshme !!!!

Gjithsesi ajo qe artdashesi vlereson eshte kenga, arti , fruti i nje pune te palodhur te nje grupi krijues . Kengetari e finalizon ate , e ngre lart ose ja heq gjithe vlerat !

 Arti i saj, Interpretimi i saj, Zeri i saj flasin vete e komentet vecse jane te teperta !!!

Une jam e lumtur qe Aurela rikthehet serisht ne FESTIVAL & shpresoj me shume SUKSES !!!

E duartrokas qe guxon, qe vlereson e respekton shqiptaret ngado ne bote duke kenduar ne eventin qe ka shkruar historine e muzikes se lehte !

Gjithsesi, me pelqen & uroj te fitoje kenga me e mire , e kujtdo qofte ajo !!!!
E identifikuar
Amy A.
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 17-12-2010, 01:01:35 »

"E ka ndertuar me mjaft kujdes dhe mencuri rikthimin e saj , nese e meriton  pse te mos jete e saja FITORJA !!!"


Shpresojme qe ky "kujdes" dhe kjo "mencuri" mos te jete dicka qe shkon me tutje artit sepse me duket se e ka studiuar me shume sec duhet.. Festivali nuk fitohet prapa skenave por ne skene...


2007 - Fituese e Kenges Magjike  
Hape Veten - Final Night


2008 - Festivali i Kenges

YouTube West Side Family Jehone Semi 2


West Side Family - Jehone (New Offical Video 2009)


2010 - Origjinale

Aurela Gaçe ft Dr.Flori & Marsel - Origjinale ( Official Video ) HD


3,997,946 KLIKIME !
E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #28 më: 17-12-2010, 21:04:18 »

oh oh ç'fare fushate per Aurelen, Amy!  Perqafim
Eshte e vertete se Aurela luanesha e muzikes shqiptare.

Ne kete festival kemi edhe kengetare qe kane ndryshuar muziken shqiptare. Ketu kam fjalen per Besa Kokedhimen e cila ka zhvilluar muziken ne Shqiperi dhe ka fut rrymen pop rock gotik.
Nje kengetare e fresket me nje plot ngjyra unike


Besa Kokedhima wins 'Jon Music' award in Kenga Magjike 2007


Besa - Unik (Top Fest 4, 2007)


Besa Kokedhima-Engjejt Vrasin Njelloj[Live]Blue Jeans



E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #29 më: 17-12-2010, 21:12:54 »

Lista e kompletuar e kengetareve qe do marrin pjese ne Festivalin e Kenges 49 ne TVSH.

Gjysem finalja e pare - 23 dhjetor
Kengetaret profesionalist
1.     Selami Kolonja – Marmara
composer: Selami Kolonja, lyricist: Selami Kolonja

2.     Alban Skenderaj & Miriam Cani – Ende ka shpresë
composer : Alban Skënderaj / Miriam Cani, lyricist : Alban Skënderaj / Miriam Cani

3.     Orges Toçe – Mari
composer: Orges Toçe, lyricist: Orges Toçe

4.     Kamela Islami – Jetova për ty
composer : Alban Male, lyricist : Olti Curri

5.     Blerina Shalari – Lutjes apo dashurisë
composer : Blerina Shalari, lyricist : Blerina Shalari

6.     Ernis Çili - Fam
composer: Ernis Çili, lyricst : Ernis Çili

7.     Dorian Nini – Mirësevini në Shqipëri
composer: Jetmir Barbullushi, lyricist: Perikli Papingji

8.     Etmond Mancaku – Dashuri pas emrit
composer: Etmond Mancaku, lyricist: Edmond Mancaku

9.     Ardita Tusha  - Dikur besoja
composer: Dritan Caushi, lyricist: Gjergj Jorgaqi

10.   Klajdi Musabelliu – Vetëm ti
composer: Lambert Jorganxhi, lyricist Zhuljana Jorganxhi

11.   Evans Rama  - Sonte
composer: Evans Rama, lyricist: Evans Rama

12.   Dorina Garuci – Mirmbrëma engjëlli im
composer: Sokol Marsi, lyricist: Jorgo Papingji

13.   Hersiana Matmuja – Me cilin rri ti dashuri
composer: Gent Myftarai, lyricist: Agron Tufa

14.   Agim Poshka – Bota com.vetmi
composer: Agim Poshka, lyricist: Olsa Poshka

15.   Marsida Saraçi – Vetëm s’jemi në botë
composer: Valentin Veizi, lyricist: Arben Duka

16.   Entela Zhula – Lojë në dashuri
composer: E. Veizaj, lyricist : Entela Zhula

Te rinjet
1.    Ilir Kazaferi – Nuk je këtu
composer: Ilir Kazaferi, lyricist : Ilir Kazaferi

2.    Maria Prifti – Pasuri e pasurive
composer: Frederik Ndoçi , lyricist: Agim Doçi

3.    Megi Laska – Endërrat ekzistojnë
composer: Fabian Asllani, lyricist: Megi Laska

Gjysem finalja e dyte - 24 dhjetor

Kengetaret profesionalist
1.     Adhurim Demiri – 24 orët
composer: Adhurim Demiri, lyricist: Adhurim Demiri

2.     Besa Kokëdhima – E bukura dhe bisha
composer: Besar Likaj, lyricist: Dalina Buzi

3.     Emi Bogdo – Letër për ty
composer: Suela Kalaja, lyricist: Suela Kalaja

4.     Denis Hasa – Mbi xhaketën time
composer: Xhavit Ujkani, lyricist: Ismail Kadare

5.     Kujtim Prodani – Ti ishe kreyvepër
composer: Kujtim Prodani, lyricist: Arben Duka

6.     Goldi Halili – Në krahët e tua
composer: Fatrin Krajka, lyricist: Fatrin Krajka

7.     Marjeta Billo – Përjetësi
composer: Klodian Qafoku, lyricist: Dr. Flori

8.     Françesk Radi – Kemi dasëm’o
composer: Françesk Radi, lyricist : Agim Doçi

9.     Aurela Gaçe – Kënga ime
composer : Shpëtim Saraçi, lyricist : Sokol Marsi

10.   Heldi Kraja – E diela pa ty
composer : Heldi Kraja, lyricist : Heldi Kraja

11.   Sonila Mara – Egoist
composer : Sonila Mara, lyricist : Sonila Mara

12.   Mateus Frroku – Dimër në shprit
composer : K. Bahiti, lyricist : Dr. Flori

13.   Xhejsi Jorgaqi – Rastësi
composer : Genti Lako, lyricist : Jorgo Papingji

14.   Enkelejda Arifi – Një dashuri
composer : Adrian Hila, lyricist : Pandi Laço

15.   Kejsi Tola – Pranë
composer : Kristi Popa, lyricist : Florian Zyka

16.   Saimir Braho – Shtegëtar i jetës time
composer: Endri Sina, lyricist: Saimir Braho

Te rinjet
1.    Albi Xhepa & Semi Jaupaj – Dritë
composer : Bojken Lako, lyricist : Bojken Lako

2.    Bledi Polena – Të jemi të dy
Composer : Mihal & Eugen Bica, lyricist : Monika Katro

3.    Rudina Delia – Tek ti gjeta dashurinë
composer: Rudina Delia, lyricist: Rudina Delia

Marr nga esctoday.com
http://esctoday.com/news/read/16357
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Si eshte me mire per interpretimin e kenges popullore me veshje moderne apo me kostume popullore tradicionale?
  • Dot Me kostum popullor
  • 47 (82%)
  • -
  • Dot Me veshje serioze
  • 5 (8%)
  • -
  • Dot Me veshje moderne
  • 5 (8%)
  • -
  • Numri total i votave: 56
  • Shiko temen