Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Top Fest 5  (E lexuar 16642 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
AngelDeviled
Corporate Business Casual
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #30 më: 06-03-2008, 01:39:26 »
Citojeni

Nga kengetaret qe kanë kenduar deri tani vetëm kjo kenge me pëlqen Yjet e pa njohur - Fjalët qe s'ti thashë

Kur dëgjoj emrin e grupit te këtyre me kap gazi... Kenga e pare ju titullohej :"Mirëdita", dhe kur e dëgjova për here të parë te Radio +2 (ka nja 5-6 vjet ky muhabet) mendova se mos ishte sigla e ndonjë emisioni ne radio... aq skandal ishte. zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 06-03-2008, 14:06:24 »
Citojeni

këngët shumë te dobta ne krahasim me top-fest 3 - Top Fest 4  pikepyetje

e vërtetë shum
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 10-03-2008, 08:48:12 »
Citojeni

Pesë javë në "Top Fest 5"

Edicioni i radhës së "Top Fest", i cili prej 5 vitesh është kthyer në promotorin më të rëndësishëm të muzikës moderne në Shqipëri, ka mbërritur tashmë në gjysmë të tij. Më shumë se 100 këngëtarë apo grupe muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo diaspora janë ngjitur deri më tani në skenën premtuese të këtij evenimenti, i cili është trampolina më e mirë për të afirmuar artistët e rinj në botën e spektaklit. Serioziteti dhe popullariteti i madh i "Top Fest" ka bërë që edhe emrat më të njohur apo të spikatur të muzikës moderne brenda dhe jashtë kufijve vit pas viti të debutojnë në garën e madhe drejt suksesit dhe shumës së lakmuar prej 10 mijë eurosh.

Një larmishmëri rrymash muzikore, artistësh e performancash, janë prezantuar edhe në javën e 5 të konkurrimit. Vula e pamohueshme e një promovimi dinjitoz ka bërë që numri i pjesëmarrësve të rritet gjithnjë e më shumë, aq sa nga 3 apo 4 konkurrentë që performonin çdo ditë në edicionet e para të "Top Fest" tashmë rrallë rastis që skena të pushtohet nga më pak se 8 apo 9 artistë, ashtu sikur ka ndodhur edhe këtë javë.

Plot 8 konkurrentë ngritën siparin e javës së pestë të këtij evenimenti, e cila u dominua kryesisht nga pjesëmarrësit e rinj. Ritme rok-alternativë përcolli në skenë ish-basisti i grupit të famshëm "Kthjellu", Fatos Kryeziu, i cili provoi sërish një skenë familjare që e ka përkundur drejt suksesit, por këtë herë në petkun e lokalistit. Nga Kosova erdhi edhe një tjetër grup roku, "Day Shift" dhe Adea Pula, pjesëmarrësja më e vogël e këtij edicioni, e cila me krenari sfidoi skenën me këngën e saj

"Teenager jam". Një rikthim dinjitoz në "Top Fest 5" ka bërë "Çika e boksierit", Monika Salihu, e cila i ka qëndruar edhe këtë herë besnike rrymëës së saj të preferuar, R&B-së dhe spektaklit të zemrës. Ashtu siç e përshkruan vetë ajo në një deklarim për gazetën "Shqip", këngëtarja energjike nga Kosova, që nuk ka munguar në asnjë prej edicioneve të këtij festivali, tregon se pjesa me të cilën debuton këtë vit është një ndër këngët më të kënaqshme të performuara prej saj vitet e fundit, duke shpresuar, pse jo, që më në fund të marrë edhe një çmim në kategorinë "Best Hip-Hop and R&B"... Prandaj, edhe titull i saj është "Uau", shprehet ajo...

Por, siç kuptuam më vonë, pas tekstit të këngës, të cilën e ka shkruar vetë Salihi, fshihet simpatia për një djalë sekret, që me sa duket e meriton pasthirrmën "uau".

"Top Fest" është plateja ku gjen vend çdo lloj rrymëë muzikore. Parimi i vetëm që bën ndërlidhjen mes të gjithave është konceptimi modern i saj.

Një ndër zhanret muzikore që gjithnjë është prezantuar fuqishëm në "Top Fest" ka qenë hip-hopi, rrymëë e cila është përfaqësuar më shumë, pse jo edhe më denjësisht nga artistët kosovarë. Ndër reperat e kësaj jave ishin "Sanches ft One C" dhe "Skills ft Viagra".

Pjesëmarrës në edicionin e 5-të të evenimentit muzikor, ashtu sikur është bërë e ditur do të jenë edhe 10 finalistët e spektaklit prestigjioz "Ethet", misioni i të cilit ishte të zbulonte talente të rinj. Kështu, rrugëtimi i etheistëve nuk u ndal me përfundimin e programit, pasi spektakle të tjera tashmë kanë hapur dyert dhe për ta. I pari nga dhjetë finalistët që shpalosi këngën e tij konkurruese, e cila mban vulën e Dorjan Gjonit, ishte Fatlum Zeka.

Regjisori prej 5 vitesh i këtij spektakli, Bojken Lako, tha për gazetën "Shqip" se këtë vit prurja ka qenë më e madhe në krahasim me edicionet paraardhëse. Nëse në "Top Fest 1" konkurrentët ishin 100, çdo vit erdhën duke u shtuar dhe mendohet se deri në përfundim të "Top Fest 5" do të ngjiten në skenë deri në 200 artistë. Në lidhje me këtë javë Lako u shpreh se në krahasim me javët e tjera ka pasur më pak konkurrentë, pasi për shkak të tragjedisë së Farkës, që tronditi opinionin më 6 mars, programacioni u reduktua në 3 ditë. Por Lako shtoi, se për sa i përket variacionit të rrymave muzikore që propozoi ajo, ka qenë më e larmishme. Ndërkohë, konstant pra me standarde të larta ka qenë cilësia e produksioneve të paraqitura.

Deri më tani, në platenë bashkëkohore të evenimentit muzikor janë ngjitur më shumë se 120 artistë. Ndër personazhet e afirmuar të skenës së muzikës moderne që bënë debutimin e tyre përmendim "00 Gentin", grupin "Kodi", Flaka Krelanin, Teuta Kurtin, Bubulinën, grupin "Qelbanix", Mr. Elvis, Mihirije Brahën, grupin "Na", "Ngrobën" etj...

Regjisori i programit ka vlerësuar ndër debutuesit si më të spikaturit, Gresa Gjocera, Silvani, Ajkuna, "Linda në Botën e Çudirave", Indrit Mesiti me Vesa Smalican etj., adhuruesit e muzikës moderne mund t‘i dëgjojnë tashmë jo vetëm në "Top Albania Radio", apo "My Music", por edhe në 2 përmbledhjet e para muzikore të "Top Fest", që do të hidhen në treg brenda 10 ditëve në vijim.

Ndërkohë, fuqishëm do të nisë edhe javën në vazhdim "Big Mamma", "Supernova", "Hana", të cilët janë ndër të parët që do të çelin javën e gjashtë të konkurrimit për t‘u ndjekur më pas nga Rezarta Shkurta, Besa Kokëdhima, Stine, Soni Malaj, Vedat Ademi, Mariza Ikonomi, Valon Shehu dhe natyrisht finalistët e spektaklit të "Etheve".

Për sa i përket procesit të votimit, pas fazës së parë, e cila konsiston në votimin e artistit të preferuar deri në 2 javë pas debutimit të tij, faza e dytë do të çelet në datën 11 prill dhe do të vazhdojë deri në datën 4 maj, kur do të zhvillohet nata finale. Gjatë këtij harku kohor mund të votohen të gjithë artistët pjesëmarrës.

Gazeta Shqip
E identifikuar

arban leka
« Përgjigjja #33 më: 12-03-2008, 11:02:24 »
Citojeni

kisha pas deshir qe dikush nga ju këtu ta vendosni videon e fatlum zekes qe ka kendu ne top fest 5
dua ta shoh at qun sepse gjat pjesmarrjes ne ethe më ka fasjonuar ...
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #34 më: 14-03-2008, 07:22:56 »
Citojeni

kisha pas deshir qe dikush nga ju këtu ta vendosni videon e fatlum zekes qe ka kendu ne top fest 5
dua ta shoh at qun sepse gjat pjesmarrjes ne ethe më ka fasjonuar ...


Fatlum Zeka - Asnjë si ti

E identifikuar

streto
« Përgjigjja #35 më: 17-03-2008, 19:02:20 »
Citojeni

 luj syun
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #36 më: 18-03-2008, 09:25:48 »
Citojeni

Anjeza feat Bertan Asllani - Lum për ty

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #37 më: 20-03-2008, 17:38:51 »
Citojeni

Rezarta Shkurta - Kafazi

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #38 më: 23-03-2008, 17:19:13 »
Citojeni

Rikthime të bujshme në "Top Fest 5"

"Top Fest", festivali i vërtetë i muzikës moderne në Shqipëri, po shkon drejt fundit. Për të pestin vit radhazi, ekrani i "Top Channel" ka përcjellë performancat e larmishme të dhjetëra artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo diaspora, të cilët këtë vit kanë shënuar një numër rekord. Sipas organizatorëve, për herë të parë në historinë e "Top Fest"-it, pritet që deri në fund të programit, më shumë se 200 artistë të kenë prezantuar produksionet e tyre muzikore në të vetmen plate ku ka vend për çdo lloj rrymëë apo moshe.

Vit pas viti, skena prestigjioze e këtij festivali ka mirëpritur me qindra artistë të rinj, që janë afirmuar nëpërmjet saj, e shumë emra të tjerë të njohur të skenës muzikore, të cilët janë kthyer e ritkthyer, të joshur nga popullariteti dhe standardet përëndimore të këtij evenimenti.

Java e shtatë dhe e parafundit e "Top Fest 5", edhe pse me një programacion të reduktuar, që lidhet me tragjedinë e Gërdecit, u mbizotërua si zakonisht nga prurje të mëdha dhe produksione mjaft cilësore, që premtojnë të kthehen në hite. Kjo është edhe cilësia më e mirë e "Top Fest"-it, lançimi dhe promovimi maksimal i prodhimeve më të spikatura, që ashtu sikur ka ndodhur edhe në të kaluarën, mbeten gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës.

Një rikthim të suksesshëm ka bërë në "Top Fest" Anjeza Branka dhe Bertan Asllani, me një duet surprizë. Të dy janë artistë të mirënjohur të kësaj skene dhe me siguri pjesë e pamohueshme e historisë 5-vjeçare të festivalit muzikor. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, Anjeza fitoi nëpërmjet "Top Fest"-it qindra adhurues, të cilët deri në ditët e fundit të edicionit të parë i dhanë votat maksimale për baladën e saj romantike "Të lutem eja". Por popullaritetin më të madh, Anjeza mundi ta shijojë nëpërmjet bashkëpunimit me Nikun, në "Top Fest 3", kur u prezantua me një prodhim ‘regaton‘ të Stines, "Me ngadalë". Shumë shpejt kënga u kthye në një prej hiteve më të kërcyera nëpër diskoteka. Por e zhgënjyer nga fakti se nuk u vlerësua as këtë herë me një çmim, Branka shprehu publikisht keqardhjen, duke nënkuptuar se nuk do të rikthehej më në skenën e evenimentit muzikor. E pyetur rreth këtij fakti, Anjeza shpjegon se pas mungesës në edicionin e vitit të kaluar e kishte marrë malli të performonte në një skenë të tillë e se nuk kishte mundur t‘i rezistonte më asaj.

Sa i përket duetit me Bertan Asllanin, protagonist i "Top Fest" për 3 vite me radhë, fitues edhe i çmimit "DigitAlb" në edicionin e parë, bëhet fjalë për një këngë ritmike, me të cilën dyshja është e bindur se do të pushtojë diskotekat.

Malda Susuri, artistja e re nga Kosova që u vlerësua si "Best New Artist" në "Top Fest 3", shkel për të tretën herë në festivalin e muzikës moderne. Këtë herë, vajza me një look interesant paksa prej djali, preferon të konkurrojë me një pjesë rok, që i dedikohet heronjve të Kosovës.

E pyetur mbi veshjen e saj, që në ndryshim me atë të shumicës së femrave që performojnë në skena muzikore është mjaft e rezervuar dhe e thjeshtë, Malda tregon se për të është e rëndësishme që publiku të vlerësojë këngën e jo veshjen e saj. Pjesa me të cilën artisja prezantohet këtë vit është e rrymëës pop-rok.

Duket se ritmet e rokut kanë joshur shumë artistë këtë vit, që për hirë të një prodhimi më profesional, kanë braktisur muzikën e ashtuquajtur komerciale. Këtë e konfirmon këngëtarja e re, Samanta Karavello një ish-finaliste e spektaklit "Ethet".

E vlerësuar gjithnjë për talentin e saj, Karavello na tregon se është pjekur artistikisht e së shpejti do të hedhë në treg albumin e saj të parë.

"Dua që në përmbledhjen time të parë muzikore të ketë një larmishmëri rrymash. Këtë vit lashë pas R&B-në për t‘u paraqitur me një baladë rok, e cila është shumë profesionale", - tha Karavello.

Edhe Elinara Shehu, një pjesëmarrëse tjetër besnike e "Top Fest" zgjedh rokun për të konkurruar në "Top Fest 5".

Mise apo modele që preferojnë të mos limitohen thjesht me shfaqje bukurie, duke debutuar edhe në fushën e muzikës kemi parë shumë kohët e fundit. Kësaj kategorie i shtohet edhe një tjetër bukuroshe, Miss Kosova 2002, Drenusha Latifi. Ajo shpjegon se duke qenë thjesht një mis, provon edhe këngën. "S‘të kam faj" quhej kënga me të cilën Drenusha konkurron për të parën herë në "Top Fest".

Edhe ajo është një imazh i rregullt pasarelash. Ka qenë mis, modele dhe prej disa kohësh këngëtare. Disa e kanë cilësuar si Paris Hilton shqiptare. Natyrisht jo për aspektin financiar, pasi miliardere nuk është, por për faktin se përndiqet rregullisht nga paparacët, ndoshta edhe për aktivitetin e zgjeruar artistik. Bëhet fjalë për Rezarta Shkurtën. Ajo na thotë se nuk i vjen aspak keq ta krahasojnë me personazhe të tilla si Hilton. Sa i përket këngës me të cilën prezantohet në "Top Fest", Rezarta tregon se u dedikohet femrave shqiptare, të cilat ende nuk kanë arritur të çlirohen nga burgosja e dashurisë.

Është kthyer sërish në "Top Fest", pas disa vitesh mungesë edhe Ariela Krasniqi. Me të njëjtën paraqitje ashtu siç e mbajmë mend nga debutimi i saj i fundit, Krasniqi ka prezantuar gjatë javës sërish një këngë baladë që flet për një tradhti në ditën e ditëlindjes. "Ditëlindje" quhet ajo, që me sa duket nuk ka të bëjë aspak me Arielën, që siç na rrëfeu shijen e tradhtisë nuk e ka provuar asnjëherë.

Ndër artistët e rinj që spikatën gjatë kësaj jave ishte edhe Orgesa Zaimaj. E zbuluar në një prej spektakleve të ashtuquajtur "Talent Show", Orgesa është prezantuar denjësisht në "Top Fest 5", me një këngë alternative, që siç tregon i përshtatet mjaft temperamentit të saj prej rokereje. Shumë artistë të tjerë konkurruan në javën e shtatë e të parafundit të "Top Fest 5", mes të cilëve Dorina, grupi "Omerta", "Golden Age", grupi "Magma", Vicky, Dora, Elsjon etj.

Bojken Lako, regjisori i ngahershëm i evenimentit muzikor ka vlerësuar artistët e prodhimet cilësore, që janë prezantuar edhe në këtë javë. Lako na ka rrëfyer edhe emrat e disa prej artistëve që duhet të presim në javën e fundit, që për shkak të prurjeve të mëdha e të reduktimit të programacionit si rrjedhojë e tragjedisë që tronditi shqiptarët, pak ditë më parë do të shtyhet edhe dy ditë të tjera. Mes tyre do të jenë Çiljeta, Soni, Adrian Gaxha, finalistët e spektaklit "Ethet" etj.

Gazeta Shqip
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 25-03-2008, 05:02:57 »
Citojeni

gjithashtu dhe ciljeta do mari pjes me një keng titulluar DORHEQJE mezi pres te dali ne internet.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #40 më: 31-03-2008, 17:42:42 »
Citojeni

Ciljeta - Doreheqja

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #41 më: 03-04-2008, 10:28:49 »
Citojeni

"TOP FEST 5" bën gjysmën e rrugës

Pas 2 muajsh performancash, prurjesh, e larmish muzikore, "Top Fest" mbyll suksesshëm edhe këtë vit fazën e konkurrimit. Më shumë se 200 artistë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo diaspora, u ngjitën në skenën e festivalit të muzikës moderne, duke shënuar kështu një rekord për sa i përket numrit të madh të pjesëmarrësve. "Top Fest 5", është edicioni që mirëpriti më shumë këngëtarë apo grupe muzikore. Asnjëherë më parë programi i festivalit nuk ka qenë kaq i ngjeshur e ku mesatarisht çdo ditë janë prezantuar mbi 8 apo 9 garues. Ky fakt tregon qartë popullaritetin gjithnjë e në rritje të programit muzikor, i cili prej pesë vitesh është shndërruar në promotorin më të rëndësishëm të krijimtarisë moderne në vendin tonë. Skena e këtij festivali gjeneron çdo vit qindra produksione, që falë promovimit dinjitoz e rigorozisht përzgjedhës nga profesionistë, kthehen në hitet e momentit. Qëllimi i vërtetë i këtij festivali është pikërisht ky, të sigurojë një lançim të standardeve të larta, për rryma të larmishme muzikore, që për vite të tëra kanë qenë tërësisht të patuteluara.

Në respekt të 2 ngjarjeve tragjike që tronditën opinionin publik gjatë këtij muaji, programi u reduktua me 2 ditë. Për këtë arsye, duke mbajtur parasysh edhe prurjet e mëdha, organizatorët e evenimentit e shtynë konkurrimin deri në datën 1 prill, ndërkohë që parashikohej që kjo fazë të mbyllej ditën e enjte, pra në datën 27 mars. Gjatë 10 ditëve të fundit, në kalendarin e "Top Fest" u shpalosën më shumë se 50 këngë, nga artistë të rinj e të afirmuar të skenës muzikore. Vetëm në dy ditët shtesë konkurruan plot 33 artistë, duke kaluar kështu të gjitha perspektivat. Java që lamë pas u dominua kryesisht nga protagonistët e të ashtuquajturit, spektakli i talenteve,

"Ethet". Pasi afirmuan aftësitë vokale me një repertor të famshëm botëror e shqiptar, tashmë bëjnë një hap më tej, duke konkurruar sërish, por me një produksion të përgatitur posaçërisht për ta.

Ish-etheistët që u ngjitën në skenë gjatë dhjetë ditëve të fundit ishin: Himena Ymeri, Dorina Xërxa, Evin Thana, Dorina Garuci Xhensila e Rezarta Smaja, Marjeta Billo, Simona Karafili e natyrisht fituesja, Kejsi Tola. Himena, vajza trupvogël po me vokalin e fuqishëm që e kualifikoi në 5 më të mirët e "Etheve", u prezantua me një baladë dashurie të titulluar "Për ty jetoj" kompozuar nga ish-profesori i saj, Alfred Kaçinari. Edhe pse tashmë e konsoliduar si këngëtare e muzikës së lehtë, Himena na rrëfeu se idhulli që e ka frymëzuar për ëndrrën e saj drejt suksesit është sopranoja Inva Mula. Me një kompozim të Alban Malajt, që flet mbi dashurinë e madhe për muzikën u prezantua në evenimentin muzikor, Evin Thana. Evini na tregoi se sfida më e madhe e eksperiencës aktuale, është performimi me superpozim, pasi shprehet se interpreton me shpirt vetëm kur këndon live. Ndërkohë, nuk ka dalë as këtë herë jashtë temperamentit të saj kosovarja Dorina Xërxa. Dashurinë e saj për rokun nuk e ka mohuar në asnjë rast, kështu nuk kishte se si të mos ndihej rehat në pjesëmarrjen e parë në "Top Fest", ku u prezantua me një produksion të Bojken Lakos, quajtur "Jam e lirë".

Nuk mungoi as në edicionin e këtij viti të "Top Fest", ajo që shpesh ka siguruar pëlqimin e audiencës jo aq shumë për vetë këngën sesa për pamjen e lukun e saj ekstravagant. Por edhe pse me një imazh afërsisht të njëjtë, me një fustan xixëllues që lakonte format e saj, tashmë disi më të bollshme, Çiljeta vendos të prezantohet ndryshe. Këngëtarja lë pas ritmet apo mesazhe provokuese të tilla si "Do do ti do", për të shpalosur kështu një baladë, që ashtu si e quan ajo, është gati hyjnore, për t‘i kënduar një tragjedie. E pyetur mbi këtë ndryshim të papritur të rrymëës muzikore, Çiljeta shprehet se një gjë e tillë ndodhi thjesht sepse i kishte pëlqyer pjesa dhe mendoi menjëherë ta prezantonte në këtë festival.

Soni është padyshim një ndër personazhet më të spikatura të "Top Fest". Artistja e cila ka marrë pjesë pothuaj në të gjitha edicionet e evenimentit muzikor gjithnjë është prezantuar mirë, duke siguruar edhe çmime të tilla si, "Artistja më e mirë femër", apo "Kënga më e mirë", me baladën " Ndarja‘. Por tashmë këngëtarja vjen më energjike se kurrë, duke braktisur tingujt dramatikë, për të shpalosur të gjithë energjinë e mundshme me një këngë ritmike. Mes hip-hopistave që konkurruan në ditët e fundit të programit, ishin: Eliminimi, protagonist besnik i "Top Fest", Ron Krz nga Kosova, Krimineli, "Dr Trendy, Tani etj.

Ndërkohë, nota humori solli performanca e Juli Ndocit, artistja tjetër e familjes shkodrane, Ndoci. Me një stil arabesk, me veshje frymëzuar nga kostumi popullor, duke ironizuar fjalët e huaja turke, të cilat janë pjesë e pandashme e fjalorit të përditshëm shqiptar, motra çapkëne e Frederik Ndocit prezantoi këngën ‘Hallalli‘. Përfaqësim të denjë bënë edhe në këtë edicion Kamela e Gent Bushpepaj, personazhe familjarë të emisionit që shoqëron shqiptarët çdo mbrëmje, "Top Show". Të tjerë artistë që konkurruan gjatë ditëve të fundit ishin, Jorida, një tjetër emër besnik i evenimentit, Angel, Mira Jani, grup metal

"Time Loaded", Erisa Hoxha, Luari, "Emty Project", Ervin Bushati, Valmira Katana etj.

Plot 259 artistë prezantuan krijimet në "Top Fest 5", eveniment i cili si çdo vit zgjati 2 muaj. Bojken Lako, regjisor prej 5 vitesh i programit muzikor tregoi për gazetën "Shqip", se faza e prezantimit të këngëve është e zgjatur për t‘u lënë kohën e duhur të gjithë artistëve të shprehen sa më mirë, por edhe për t‘i dhënë mundësinë audiencës që duke u përballur me këngëtarë, të kuptojnë se si ka ecur muzika. Ndërkohë që faza e prezantimit përfundoi, Lako pohon se tashmë do të nisë një tjetër, më pak zyrtare, ajo e riprezantimit të këngëve, në "Top Channel", kanalin "My Music" në platformën "DigitAlb", "Top Albania Radio", dhe "Radio ime". Kjo fazë është ajo që paraprin natën finale të evenimentit, e cila do të mbahet në datën 4 maj në Pallatin e Kongreseve. Bojkeni nuk harron të përsërisë pjesëmarrjen e madhe të këtij viti, e cila sipas tij nuk ka qenë vetëm sasiore, por edhe shumë cilësore.

"Si muzikant duhet të pranoj se prurjet kanë qenë shumë cilësore, e po aq moderne sa në vendet përëndimore, ku tregu muzikor është shumë i zhvilluar", tha Lako.

Në edicionin e 5 të "Top Fest" morën pjesë dhjetëra emra të njohur të muzikës moderne shqiptare, mes të cilëve, Soni, Big Mama, Çiljeta, Adrian Gaxha, Stine, grupi "Kthjellu", Supernova, Besa Kokëdhima, Monika Salihu, Arjela Krasniqi etj. Për t‘u vlerësuar kanë qenë edhe hyrjet e reja, këngët e shumë prej të cilëve premtojnë të kthehen në hite. Për t‘u përmendur është pjesëmarrja e ndjeshme e protagonistëve të programeve të ashtuquajtura talent-show, të cilët pasi afirmuan talentin përmes tyre, konkurruan suksesshëm me një produksion të vetin.

Kështu u mbyll faza konkurruese, në vitin e 5-të, të "Top Fest". Takimi i ardhshëm do të jetë në datën 4 maj, kur përveç se do të përcillen disa prej këngëve më të mira të këtij edicioni, do të dhurohen edhe trofe në shumë kategori, si "Best Female", "Best Song", "Best Pop and Rock", "Best Alternative" etj. Këtë vit ndryshe nga edicionet paraardhëse çmimi i madh prej 10 mijë eurosh, nuk do të jetë vetëm në dorë të teleshikuesve, por do të gjykohet edhe nga një juri profesionistësh.

Netson për "Top Fest": Është magjik

Netson (alias Edison Abazi), është ndër ata interpretues të rinj të "Top Fest" me jo pak gjurmë. Prezantimi i parë i tij para 3 vjetësh në këtë eveniment të madh të muzikës moderne shqiptare, thënë ndryshe, më prestigjiozi në të gjithë hapësirën shqipfolëse, rajonale apo në diasporë, edhe sot e kësaj ditë vijon të jetë hit. "Çika bom...", e interpretuar prej tij me në krah Ingrid Jushin vështirë se harrohet, duke qenë prej atyre hiteve tipike të promovuara në "Top Fest" dhe që përbëjnë fondin e artë të muzikës moderne që nga edicioni i parë i këtij eventi. Netson që lëvron Pop R&B, u prezantua këtë edicion me hitin "Mos u bo pis". Ai u ringjit në skenën e "Top Fest" pas tre vjetësh me një performancë të rrallë e mjaft dinamike e për këtë, pretendon të fitojë çmimin "Best performance". Netson është njëherësh ndër xhonglerët më aktivë të cirkut të Tiranës, profesion të cilin e sheh të lidhur fort me muzikën, duke e shndërruar atë ndër të rinjtë më të kërkuar të lokaleve të natës në Tiranë, pikërisht për performancat e tij spektakolare. Por për përfaqësimin në "Top Fest", preferon të flasë më shumë. Vlerëson shumë këtë event të madh muzikor, sidomos për shansin që u jep të rinjve për t‘u afirmuar me talentin e tyre në interpretimet muzikore. Vlerëson "Top Fest" dhe për larminë e rrymave muzikore që përmbledh, duke u bërë promovuesja e muzikës më të fundit që lëvrohet në hapësirat shqiptare.

Gazeta Shqip
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 03-04-2008, 18:57:19 »
Citojeni

Luar ka shum ze te bukur dhe me pëlqeu kenga
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Blini2008
« Përgjigjja #43 më: 12-04-2008, 23:03:03 »
Citojeni

A din kush se ku votohet online?

Çka po ndodh këtë vit me Top fEst 5 online? Asgje tek top-channel.tv

Sa konfuze!
E identifikuar
OLIMPIA
« Përgjigjja #44 më: 21-04-2008, 14:11:15 »
Citojeni

"Top Fest", nis nesër Edicioni i 5-të në "Top Channel"

Kalendari i eventit më të madh të muzikës moderne shqiptare


Nesër, në "Top Channel", nis edicioni i 5-të, i eventit më të madh muzikor të vitit, "Top-Fest".
Në ambientet e ish-ekspozitës "Shqipëria sot", po bëhen përgatitjet e fundit për të bërë të mundur që në orët 15.35 gjithçka të jetë gati. Edhe edicioni i këtij viti do jetë i ngjashëm me paraardhësit në mënyrën e organizimit, por jo pa ndryshime. Ndër to, më i rëndësishmi, është përfshirja e një hapësire për çdo këngëtar pjesëmarrës në sfidën e të kënduarit live, në mënyrë akustike. Dhe kjo do të ndodhë, çdo fundjavë, të premteve dhe të shtunave, në studion e programit muzikor "Selekt" që do të shërbejë në këtë periudhë, si një aneks konkurrues dhe performues për të gjithë topfestistët, pasi të kenë interpretuar në skenë.

Faza e pare e "Top-Fest 5" që nis të hënën, do të zgjasë 8 javë, deri më datën 28 mars. Në orarin që transmetohet programi "Selekt", "Top Fest", do jetë katër ditë të javës, nga e hëna në të enjte. Më pas, i gjithë muaji prill e deri në datën 7 maj që do jetë nata finale, i përket fazës së dytë të votimit për çdo këngëtar. Një ndryshim këtë sezon do të ketë dhe në sistemin e vlerësimit të këngëve dhe interpretuesve. Udhëheqësi artistik i festivalit e njëherësh regjisor i tij, Bojken Lako, tha se është huazuar formula e "Sanremos", ku do të ketë votim nga publiku të kombinuar me votim nga një juri profesionale, me kusht që vërtet çmimin e madh e çmimet e tjera, të shkojnë te më të mirët.

E reja tjetër e këtij edicioni, do të jetë dhe prezenca e 10 finalistëve të spektaklit "Ethe", që është në zhvillim. Regjisori Lako, tha se këtë edicion, përzgjedhja e këngëtarëve dhe e këngëve që kanë sjellë, është bërë në një mënyrë që të ketë sa më shumë përfaqësim, në rryma muzikore dhe në protagonistë. Do të këtë shumë emra të rinj, por dhe shumë emra jo të rinj e të afirmuar në vite, këngëtarë apo grupe, të cilët nuk kanë marrë pjesë në edicionet e kaluara. Sigurisht, kjo hapje përfshin një pjesëmarrje të gjerë si nga Maqedonia ashtu dhe nga Kosova, një tipar thelbësor i "Top Fest", që në fillimet e tij, ku u bë e mundur që muzika të kishte një afirmim dhe unifikim mbarëkombëtar. Ndaj, për këtë arsye, ky event ka fituar të drejtën të quhet festivali mbarëkombëtar i muzikës moderne shqiptare, më i madhi dhe më potenti në lloj.

Pjesë e organizimit të "Top Fest" këtë edicion, do të jetë dhe krijimi i sa më shumë hapësirave audiovizive për afirmimin e këngëtarëve dhe lançimin e interpretimeve të tyre, në mënyrë që deri në natën finale, publiku të ketë një njohje të plotë për kualitetin dhe famën që këngët konkurruese gëzojnë në opinion. Nga skena e "Top-Fest", këngëtarëve do t‘u jepet shansi që të interpretojnë në "Selekt". Më pas, do të jetë një hapësirë e veçantë në "Top Albania Radio" për secilin prej tyre. Kështu do të ndodhë dhe në valët e radios "Muzika ime", si dhe në kanalin "My Music" në Digitalb, ku do të funksionojë dhe një forum për këngëtarët. Pra, eventi nuk do të mbetet i kufizuar brenda hapësirave të skenës kryesore, por do jetë i zgjeruar dhe në hapësira të tjera për t‘i bërë këngët dhe protagonistët sa më të afrueshëm me publikun.

"Top-Fest" është ndër spektaklet më të mëdha në "Top Channel". Ai nisi 5 vjet më parë, duke revolucionarizuar formatin dhe konceptin e ndërtimit të një eventi muzikor. Po ashtu, "Top-Fest", shërbeu si një hapësirë për të sjellë të gjithë prurjet muzikore dhe për t‘i kaluar në filtrin e vlerësimit të shijeve të publikut dhe të mendimit profesional muzikor. Sipas regjisorit Bojken Lako, kjo ka bërë që vit pas viti, interesi për pjesëmarrje në Top-Fest të jetë gjithnjë në rritje dhe nga mbi 100 këngëtarë pjesëmarrës në edicionin e parë, numri ka shkuar vit pas viti në rritje, duke detyruar organizatorët që të rrisin dhe numrin e konkurruesve pas vlerësimit fillestar të këngëve që këtë vit, ka arritur në rreth 500.

"Top-Fest", ka shërbyer dhe si zbulues e promovues talentesh në të gjitha edicionit, duke nisur që nga i pari, ku fitues ishte Stine, një këngëtar që më pas do bëhej ndër më të preferuarit në tregun muzikor. Më pas, u shfaq një djalë tërësisht i panjohur, Alban Skënderaj, i cili në mënyrën më të paparashikuar, do fitonte dy edicione radhazi me dy balada nga më të bukurat në muzikën moderne shqiptare, një prej të cilave të interpretuar me kosovarët e grupit "Kthjellu". Nga "Top-Fest", Skënderaj arriti të bëhej në pak kohë, një ndër këngëtarët më të njohur dhe më të preferuar shqiptarë. Ndërsa edicionin e kaluar çmimin e parë e fitoi Greta Koçi, e cila kishte dalë pa çmim në disa evente të tjera muzikore edhe pse me një formim të plotë artistik e muzikor. Edhe këtë edicion sipas organizatorëve, premtohet një "Top-Fest" madhështor në çdo drejtim.


Fituesit e katër edicioneve të "Top-Fest"


* Stine

* Alban Skënderaj

* Alban Skënderaj & Kthjellu

* Greta Koçi




Gazeta " Shqip "  

E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |