Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Top Fest 5  (E lexuar 16928 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arjeana
« Përgjigjja #45 më: 22-04-2008, 02:36:41 »
Citojeni

kenga me pëlqen shum shum suksese
E identifikuar
marigonna
« Përgjigjja #46 më: 22-04-2008, 02:39:42 »
Citojeni

kenga e mrekullueshme  perqeshje e meriton vendin e par:D
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #47 më: 26-04-2008, 12:46:38 »
Citojeni

Të preferuarat e mia  buzeqeshje


XHENSILA MYRTEZAJ - " Kam frikë " 




CILJETA - " Doreheqja "




BESA - " Engjejt vrasin njelloj "




Luar - " Film Premiere "




Himena Ymeri - " Për ty jetoj "







E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #48 më: 02-05-2008, 05:04:38 »
Citojeni

Top Fest 5 - Nominations

Gjatë kësaj jave ne programin ‘Select’ ne Top Channel janë shpallur kandidaturat e këtij edicioni te Top Fest, ne 10 kategoritë e cmimeve. Artistet kanë vizituar studion e tapetit te kuq, duke terhequr kupat e kandidaturave dhe duke folur për emocionet e tyre… Deri ne te dielen e 4 majit ne ‘Select’ do të vijnë te gjithë artistet e kandiduar si me poshte:


BEST FEMALE

1- CILJETA XHILAGA

2- VESA LUMA

3- REZARTA SHKURTA

4- SONI

5- BLERINA OSAJ

6- INGRID GJONI


BEST MALE

1- STINE

2- GLEDI DHE GENTI

3- VITMAR BASHA

4- VEDAT ADEMI

5- ARDITI

6- ERVIN BUSHATI


BEST SONG

1- HANA

2- KAMELA

3- VESA LUMA

4- BESA

5- CODY

6- MALDA SUSURI


BEST INTERPRET

1- HANA

2- BIG MAMA

3- ANJEZA ft BERTAN

4- ORGESA ZAIMAJ

5- TEUTA KURTI

6- DOPJO FUSG & FLAKA


BEST GROUP

1- HAPAT

2- NA

3- ANARCHY

4- SUPERNOVA

5- CODY

6- QELBANIX


BEST VIDEO

1- QELBANX

2- AIDA HANI

3- NR

4- ANARCHY

5- PRODUKT 28

6- TROJA


BEST NEW ARTIST

1- SHPAT DEDA

2- KEJSI TOLA

3- DORINA GARUCI

4- ENTELA ZHULA

5- SIMONA KARAFILI

6- XHERALDINA


BEST POP ROCK
1- CODY

2- NGROBA

3- UPSTREAM

4- AJKUNA

5- SILVANI

6- GLEDI DHE GENTI


BEST ALTERNATIVE

1- LINDA NE BOTEN E CUDIRAVE

2- FLAKA KRELANI

3- 00 GENTI

4- DORINA XERXA

5- PERMENT OF STAY

6- QELBANIX



BEST HIP HOP AND R’n B


1- PRDUKT 28

2- BUBULINA KRASNIQI

3- VIAGRA & SKILLZ

4- AMARDA

5- MR ELVIS

6- LRC

Mos harroni se votimi për çmimin e Madh 10.000 EU, dhe çmimin e Internetit vazhdon për te gjithë artistet, pavarësisht janë kandiduar apo jo.

Të tjera cmime qe do të ndahen ne 4 Maj janë:

CMIMI VODAFONE CLUB

CMIMI I TOP ALBANIA RADIO

CMIMI I DIGITALB

CMIMI I INTERNETIT (votoni duke klikuar ne http://www.top-channel.tv/topfest5/votimi.html)

CMIMI I MADH 10 000 EURO
E identifikuar

 *Image Removed*
vesa luma
« Përgjigjja #49 më: 04-05-2008, 11:31:22 »
Citojeni

dua te votoj qe vesa luma te fitoj qmimin e madh sepse e meriton vërtetë>>>>>>murit me koke<<<<<<<<adelina
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #50 më: 04-05-2008, 21:22:49 »
Citojeni

Best new artist: Shpat Deda
Best female: Çiljeta
Best TAR: Vitmar Basha
Best male: Gledi & Gent Bushpepa
Best alternative: Linda ne Botën e Çudirave
Best pop and rock: Upstream ft. Kelly
Best Digitalb: Vesa Luma
BEST INTERNET: Besa
Best Vodafone Club: Ngroba
Best interpret: Teuta Kurti
Best song: Hana


Cmimi i madh: BESA
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #51 më: 04-05-2008, 21:31:05 »
Citojeni

hhmmm besa fitoj jo e kenge e preferuara e imja merzitje me shumë me kanë pëlqyer kejsi ciljeta  eeeeeeeeeeeeeehhhhh hhhhhhh
E identifikuar

 *Image Removed*
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #52 më: 05-05-2008, 13:09:36 »
Citojeni

Besa fiton çmimin e madh të "Top Fest 5"

Sërish një baladë dashurie vlerësohet maksimalisht në festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare


Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të "Top Fest", festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar "Engjëjt vrasin njësoj" duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me "Kthjellu".

Më çmimin e madh, Besa Kokëdhima, ka futur në xhep dhe çekun prej 10 mijë eurosh që jepet për këtë çmim. Por, më tepër se vlera e madhe financiare e çmimit të parë, të triumfosh në "Top Fest", do të thotë të afirmohesh si "yll muzikë" në rrafshin mbarëkombëtar, kudo ku këndohet shqip. Kështu ka ndodhur pothuajse më të gjithë fituesit e edicioneve të mëparshme, ku njëri prej tyre madje, siç ishte Alban Skënderaj, erdhi nga një anonimat i plotë e me dy çmime të para në dy edicione radhazi, arriti të kapë majat e suksesit. Po kështu dhe me fituesin e parë Stine, apo me Greta Koçin, që jo se vinte nga anonimati apo ishte pak e njohur, porse me triumfin në "Top Fest 4", i vuri vetes një kurorë suksesi që nuk e kishte pasur gjer atëherë.

Por ç‘ndodhi mbrëmë?

Festa e madhe e muzikës nisi me një sfilatë mbi tapet të kuq të të gjithë protagonistëve të skenës së "Top Fest". Rreth tyre fansa të shumtë, të cilët i shihnin e i preknin nga afër, duke këmbyer përshëndetje, komplimente e autografe. Ishte kjo një gjetje e organizatorëve të spektaklit të madh që shërbeu si një "nxehje" për atë që do të ndodhte më pas në skenë.

Dyshja Albana & Ledioni udhëhoqën për më shumë së tri orë emocionet e finales, duke lançuar këngëtarë e çmime, me një rrjedhshmëri e elegancë tipike rinore. Ndërsa zgjidhja skenike e vendosjes së tyre ishte tejet origjinale. Ata drejtonin nga një miniskenë të veçuar nga skena e madhe; një tip ballkoni, ku aty ftonin dhe fituesit e çmimeve, ndërsa skena u përkiste vetëm interpretueseve. Ritmika e lartë e spektaklit, performanca e shkëlqyer, vulosën dhe njëherë faktin se "Top Fest" ka kapur standardet e një lloj show të përmasave MTV.

Duke u kthyer prapa në kohë, tashmë shohim një "Top Fest", i cili është aq origjinal si event muzikor dhe i pakrahasueshëm për nga performanca, organizimi dhe madhështia. Sepse i është kushtuar rëndësi çdo aspekti e çdo detaji. Janë këngët në vetvete, të cilat përfshijnë çdo rrymëë që lëvrohet sot në botë; janë interpretuesit që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe interpretimet që u përkasin shumë stileve e ngjyrave vokalistike; është ana teknologjike me sistemin audio, figurën, ndriçimin e regjinë, që e kanë bërë "Top Fest" si një ndër eventet muzikore më spektakolare në ekranet shqiptare; është skenografia, me një lojë fantazie e kombinacione formash e ngjyrash nga më të larmishmet; e në fund është lloji i organizimit të këtij eventi që e shndërron atë në një festë muzikore që shtrihet në disa muaj. Në 5 edicione, "Top Fest" është shndërruar kështu në spektaklin më të madh muzikor në hapësirat shqipfolëse. Këtë e ka treguar audienca e jashtëzakonshme, netët finale, si dhe pjesëmarrja po e jashtëzakonshme e këngëtarëve për të qenë protagonistë në "Top Fest".

Çmimet e tjera që u dhanë mbrëmë në "Top Fest"


Best New Art- Shpat Deda

Best Pop & Rock-Upstreew & Kelly

Best Alternative-Linda në botën e çudirave

Best Hip & RNB-Viagra dhe Skillz

Best Female-Çiljeta

Best Male-Gledi dhe Gent Bushpepa

Best Song-Hana

Best Interpret-Teuta Kurti

Best Grooup-Cody

Best Video-Aida Hana

Vodafone Club-Ngroba

Digitalb-Vesa Luma

TAR-Vitmar Basha

Internet-Besa

G.Shqip
E identifikuar

Unagggggggggggg
« Përgjigjja #53 më: 05-05-2008, 17:41:00 »
Citojeni

Ledioni ishte kot fare. Sikur kishte pire një thes me hashash!
E identifikuar
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #54 më: 05-05-2008, 23:25:11 »
Citojeni

gjynaf Luar sfitoi gjë,kishte shum keng te bukur
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #55 më: 07-05-2008, 11:59:38 »
Citojeni

Besa: Rrëfej emocionet e natës finale të "Top Fest 5"

Intervistë me fituesen e çmimit të madh në eventin më gjigand të muzikës moderne shqiptare




Fituesja e çmimit të madh në "Top Fest", mbrëmjen e së dielës, Besa, thotë se prindërit biznesmenë nuk kanë asnjë impakt financiar në suksesin e saj me këngën, apo më saktë, në pjesën menaxhuese të aktivitetit artistik. Sipas rrëfimeve të Besës në intervistën e mëposhtme, ajo shfaqet me një individualitet artistik të pakushtëzuar nga prindërit, ku fillesat muzikore i ka të ngjizura që në vegjëli. Më poshtëë, ajo shprehet:

Mbrëmje e madhe ajo e së dielës, apo jo?

Shumë emocionuese.

Edhe nëse nuk do të ishit ju fituese?

Do të mbetej një mbrëmje emocionuese.

Besa, si mund ta klasifikoni veten me një fjalë (nga pikëpamja shpirtërore), pas shpalljes fituese e edicionit të "Top Fest 5"?

Shumë e lumtur. E shpresoja, por thellë nuk e besoja deri në çastin që preka skenën. Isha shumë e emocionuar!

Ju keni marrë dy çmime njëherësh. Por në fakt, ju vetë çfarë kishit ndërtuar në imagjinatë? Pra, deri ku shkonte bindja juaj në lidhje me ndonjë çmim?

Shpresa ishte për çmimin e madh. Ndërsa bindja ishte për një çmim.

Hiti juaj, pothuajse e kishte marrë "OK" e publikut, si me dëgjueshmërinë më të madhe në muajt e daljes së këngëve në "Top Fest". Në një farë mënyrë, pati të njëjtin ecuri si në hitet e Alban Skënderajt. Ju vetë, a e keni ndjerë këtë? E kishit testuar suksesin?

Po, këtë herë e ndjeja se impakti që kjo këngë kishte pasur e tejkaloi parashikimin dhe suksesin e të gjithë repertorit tim.

Ju Besa jeni njëherësh edhe organizatore në disa edicione e një festivali alternativ të muzikës moderne shqiptare, siç është "Mikrofoni i artë". Por, si do ta gjykonit "Top Fest" (pa tifozllëk), nga pikëpamja profesionale?

Për të qenë e saktë, kam qenë organizatore vetëm dy herë, në vitin 2004 dhe 2007. Për sa i përket "Top Fest" sivjet, çfarë ka qenë në dorë të organizatorëve është bërë shumë mirë.

Çfarë i sjellin këto festivale muzikës shqiptare?

Ato janë luks i madh për artistët. Festivale të këtij lloji nuk ekzistojnë më në vendet evropiane. Në Evropë ekzistojnë ceremoni për shpërndarje vlerësimesh që ka bërë tregu në konkurrencë të drejtë. Ndërsa formate të tilla promovuese të këngëve kanë qenë traditë e vendeve afër tonit, dhe janë në një farë mënyrë zëvendësues të "tregut" muzikor në Shqipëri, i cili as nuk mund të themi që ekziston po ta gjykojmë sipas parametrave të vendeve evropiane.

Nëse të gjithë pjesëmarrësit e një festivali, konkretisht "Top Fest 5", do t‘i publikonin këngët e tyre individualisht, sa prej tyre do të fitonin para? (gjithnjë, duke deduktuar sasinë e parave që do t‘u duhej për ta promovuar më parë)?

Shumë pak besoj, ndoshta aspak.

Prandaj mendoj se është luks që artisti të promovohet dhe ndërkohë të paguhet që promovon veten. (Qesh)

Ndërsa, sa i përket muzikës shqiptare, shteti duhet t‘u jetë mirënjohës këtyre sipërmarrësve që investojnë pa kurrfarë përkrahjeje.

Prindërit tuaj janë figura të njohura të biznesit e jetës publike në përgjithësi. Si e pritën triumfin e vajzës së tyre në "Top Fest"?

Shumë krenarë dhe të prekur për suksesin tim.

A u kishte shkuar ndonjëherë ndërmend se Besa do të bëhej një këngëtare e suksesshme?

Them se nuk u pëlqente shumë ideja në fillim. (Qesh)

Pas fitimit të çmimit të madh në "Top Fest", cila është udha që do të ndiqni këtej e tutje në muzikë?

Nuk besoj se do të marr pjesë nëpër festivale për ca kohë të mira. Po përgatitem për koncertin tim recital "live", e ndërkohë jam duke punuar për albumin tim të dytë.

Ju punoni me zërin. Kush është profesori juaj i vokalit?

Unë kam punuar dhe punoj me zërin në mënyrë autodidakt, pra individualisht.

Si i jeni futur rrugës së muzikës, me bindjen që kishit talent dhe doemos duhet të bënit "boom" në fushën e muzikës, apo e nisët si një hobi, si një çlodhje, e në këtë rrugë zbuluat një vetvete që nuk e njihnit?

Nuk isha unë e bindur se kisha talent. Mua më evidentoi që në 8-vjeçare mësuesja e muzikës, e më pas ishte Gëzim Osma, një violonçelist që këmbënguli shumë që t‘i futesha muzikës profesionalisht, madje duke u munduar të bindë dhe prindërit. Ja arrita qëllimit që të regjistroja diçka me Edmond Zhulalin, i cili më konfirmoi bindjen e njerëzve të mësipërm.

Më pas, në Angli, profesori im i pianos, sa më dëgjoi të këndoja, më futi në konkursin e talenteve ndërkombëtare mes shkollave, një ditë para evenimentit, dhe e fitova atë. Ndërkohë, sigurisht që ishte pasioni im më i madh, gjithnjë thellë-thellë e dija që këtë gjë do të bëja.

Nga ideja që prindërit tuaj janë biznesmenë, shumë njerëz nuk e kanë quajtur të rëndësishëm faktin se ju do të merrnit 10 mijë euro. Po në të vërtetë, sa e rëndësishme është për ju kjo sasi parash, e më troç, çfarë do të bëni me to?

Me to do të realizoj këngë të reja. Pavarësisht bindjes së përgjithshme, unë, që prej këngës "Unik", i mbuloj vetë shpenzimet e muzikës sime dhe kjo me dëshirë, prandaj kanë dhe shumë rëndësi.

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |