Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Sondazh
Pyetje: Votoni kengen tuaj te preferuar ne "Top Fest 4" 2 vota mund te jepni !
00 Genti - Historia e ping pongut - 0 (0%)
Asgje Sikur Dielli - Bunker - 0 (0%)
Berkan - Të dashuroj - 0 (0%)
Burn ft. Big Basta - Restart - 0 (0%)
Fabiani ft. Samantha - Të dua - 0 (0%)
Fer - Kur jena bashkke na - 0 (0%)
Ngroba - Vetëm sytë e tu - 0 (0%)
Poni - Si trëndafil - 0 (0%)
Silvani - Sduhet te jetë e vështirë - 0 (0%)
Suada - Shko - 0 (0%)
Supernova - S'dua te tjerë - 0 (0%)
Vesa Luma - Luaj - 0 (0%)
Greta Koci - Sa me lodhe - 0 (0%)
Zodiak - Ishe engjell - 0 (0%)
Duda - Pse po rrin me ta - 0 (0%)
Jorida - Kercimi i një nate vere - 0 (0%)
Evis Mula - Të dua ty - 0 (0%)
GMCD - Me do sme do - 0 (0%)
Zanfina Ismaili - Ti nuk do t'ia dish - 0 (0%)
Silva Gunbardhi - Je ti - 0 (0%)
Numri total i votave: 0

Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Top - Fest 4 !  (E lexuar 16928 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
stari
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #210 më: 01-06-2007, 00:01:03 »
Citojeni

E por kur thoni dhe për Greten "këngëtare" e rangut boteror, me falni mua pastaj. nuk e di a e keni dëgjuar live se sa potencial muzikor dhe zanor ka, do ndryshoni mendim...
E identifikuar
crazyyy

Shiko profilin
« Përgjigjja #211 më: 01-06-2007, 16:15:50 »
Citojeni

ueeee sa inaci qe paska këtu. Po rrini urte more se greta ishte yll atë nate. kush duhet te fitonte ajo Poni me atë ftyren qe na e shpifi apo ato qumeshtoret e Produkt 28. Kenga ishte cool dhe unë e kam nigju greten live. Është fantastike dhe i ngre te gjith njerzit ne këmbë.
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #212 më: 02-06-2007, 03:53:51 »
Citojeni

 Ta pranojmë ne evenimente te tilla si “Top fest 4”, nuk shkojme vetëm për te dëgjuar këngët (qe ne shumicen e rasteve janë me superpozim), por edhe për të parë sesi duken nga afër kengetaret, domethënë, çfarë kanë veshur. Por pjesa me e bukur është pas festivalit, kur nisim t’i komentojme këto veshje me “Uaa sa bukur!” apo “Iii çfarë skandali!”. Edhe ne e diskutuam gjatë se cilat ishin katastrofat dhe artistet më me stil ne këtë edicion te “Top festit”, derisa arritem ne perfundimet e meposhtme

Uaa sa bukur!

1. Tuna

 Tuna (Altuna Sejdiu) ka triumfuar ne skenen e edicionit te katert te “Top fest” jo vetëm me një këngë te jashtezakonshme, por edhe me një look qe dallohet nder konkurrentet e tjera femra. Modeli i flokeve ishte tejet i veçantë dhe veshja e gjetur zbehte me së miri kilet e shtuara këto muajt e fundit.

2. Jonida Maliqi  

Ne festivalet kur ka marrë pjesë, ne shumicen e rasteve ka rrembyer çmimin e lukut me te mirë. Edhe ne performancen me te fundit ne festivalin e muzikes moderne shqiptare Jonida Maliqi ze vendin e dytë. Tanime me kacurrela ne ngjyrë bojekafe, me një fustan qe i shkon për shtat trupit te saj, pa harruar edhe rripin e gjerë qe vjen ne kombinim perfekt me veshjen, këngëtarja Maliqi sërish mbetet nder me te preferuarat e skenave shqiptare.

3. Ledion Lico

Prezantuesit i “Top fest 4” ka ditur te beje zgjedhjen e duhur me kostumin e zi qe mbajti veshur ne mbremjen e se dieles. Djali simpatik i “Top Selektit” gjithnjë është shquar për gustot qe e kalojne edhe kufirin e maskilitetit, por këtë herë ia ka dalë te jetë ne qendër te vemendjes duke u renditur i treti ne listen tonë.

4. Zanfina Ismaili

Si gjithnjë ka rënë ne sy me zhveshjet e saj skenike, fituesja e cmimit “Dixhitalb”, Zanfina Ismaili. Por, pavarësisht formave te zbuluara, këngëtarja kahere ka ditur te sjelle tendencat e modës, edhe pse ato nuk mund te kuptohen pa nxjerre kurrizin apo barkun perjashta. Ne performancen e “Top fest 4”, Zanfina Isamili ia ka dalë ne listen e femrave te veshura me mirë (duke mos harruar se merite te veçantë ka dhe trupi i saj prej modeleje).

5. Vesa Luma

Fustani ne stilin e kukulles seksi, ishte gjeja me e ëmbël qe kishte veshur ndonjëherë Vesa Luma. Kënga ritmike “Luaj” i ka dhënë edhe me shumë shansin për t’u dredhur ne skene dhe për te nxjerre edhe me ne pah kembet e gjata dhe ndjellese te kengetares. Dime qe veshja është krijuar nga një stiliste e njohur kosovare.


Iii çfarë skandali!

1. Manjola Nallbani

Manjola ka nevojë urgjente për një stilist qe e njeh termin e modës. Nuk është hera e pare qe këngëtarja e njohur prezantohet pa shije ne evenimente të ndryshme, por kjo veshje si e një gladiatori oriental i tejkaloi parashikimet. Nuk e shpeton dot as zëri i saj i madh për t’iu shmangur vendit të parë ne listen e kengetareve te veshur me keq ne “Top Fest”.

2. Poni

Kostumi i zi duket se i ka sjelle ters kengetares vlonjate, qe nuk arriti të merrte çmimin e madh te shumepritur prej saj. Rripi ne bel në vend qe te ngushtonte mesin e saj, i nxori me ne pah kilet e teperta ne zonen e barkut te kengetares. Me prerjen e saj te re te flokeve, ne një moment ne nuk mund te dallonim dot nëse ishte Poni apo vlonjatja tjetër, Aurela Gace ne skene. Fatkeqesisht, nuk ishte një kopje e mirë.

3. Berkani

Këngëtari nga Kosova me atë kostumin e bardhe qe mbante veshur dukej si një shartim perfekt i veshjes se një ushtari te gardes skoceze me një kostum mafiozi kubanes. Nuk ishte një zgjedhje e mencur kjo nga ana e Berkanit, por te kuptohemi jo gjithnjë ai është shquar për veshje te mira. Edhe këtë herë duket se nuk ka bërë perjashtim nga rregulli i pervitshem.

4. Besa

Me mirë të dish apo me mirë të kesh! Ne rastin e vajzes se një prej biznesmeneve me te fuqishem në vend, Besa Kokedhima, nuk di. Të paktën po t’i referohesh veshjes me te cilën u prezantua ne skenen e “Top fest 4” këngëtarja Besa Kokedhima. Ai kostumi i bardhe me brezin e gjerë ne mes nuk i shkoi për shtat formave te Beses, për të mos folur për floket super te gjata, qe janë …oh, sezoni i kaluar.

5. Flaka Krelani

17-vjecarja nga Kosova Flaka Krelani dukej sikur ishte zgjuar atë mëngjes te festivalit dhe kishte vendosur çfarë te vishte. Fustani i zi, mode e fillim viteve 90-te dhe rripi ne kokë, nuk te sqaronte nëse bëhej fjale për ndonjë stil indian apo bohem i viteve 70-te. Ne kompleks ishte një veshje konfuze e sajuar.

 
G. Korrieri
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #213 më: 02-06-2007, 16:14:30 »
Citojeni

“Top festi”, mbrëmja e performancave të nxehta

Ka kaluar vetëm një javë nga nata finale e festivalit të muzikës moderne “Top fest”, megjithatë ky eveniment dhe shija që la pas vazhdojnë të përfliten. Siç ndodh gjithmonë në të tilla raste ka vlerësime, por ka edhe vërejtje. Ka të kënaqur, por edhe ka edhe të pakënaqur. I rëndësishëm është fakti, që aktivitete të tilla me përmasa mbarëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse, jo vetëm dinë të nxjerrin vlera, por edhe promovojnë gjithmonë e më tepër talente të reja. Pa dashur të dalim në përfundime të nivelit artistik, duke ua lënë në dorë specialistëve të flasin në detaje, nuk mund të qëndrojmë indiferentë dhe të mos themi, që në Shqipëri janë të paktë ata që dinë të organizojnë festivale dhe spektakle të niveleve të tilla. Një sallë e dominuar nga të rinjtë dhe e elektrizuar për më tepër se 180 minuta. Në fakt, ka qenë një mbrëmje e vërtetë çmimesh nata finale e festivalit “Top-fest”, që këtë radhë jo vetëm në pjesëmarrje, por edhe në vlerësime është dominuar nga femrat. Për më tepër spektakli i dhuruar në sallën e tejmbushur të Pallatit të Kongreseve duket se e ka justifikuar më së miri shitjen totale të biletave. Ndoshta e vetmja keqardhje në këtë mes lidhet me faktin, që këngëtarët e Kosovës dhe Maqedonisë nuk mundën të merrnin votat e fansave dhe adhuruesve të tyre në vendlindje, megjithatë kanë ditur të prezantohen denjësisht.

Poni e vetmja këngëtare që u kthye dy herë

Ka qenë më e votuara në internet, por edhe më e duartokitura nga publiku. Në fakt me prezantimin e saj në “Top fest 4” Poni tregoi se di të këndojë shumë mirë edhe muzikën moderne dhe arriti të fitonte publikun dhe duartrokitjet e tij, po aq sa edhe në rrymat turbo-folk me të cilat ishim mësuar ta shihnim deri tani. Nuk mund ta anashkalojmë faktin, që ishte e vetmja këngëtare e cila u kthye dy herë në sallë. Ajo që duhet përmendur përveç performancës së Ponit në këtë eveniment ishte edhe pamja e saj, që këtë radhë vërtet na ka surprizuar.

Shpati i hutuar nga dekolteja e Big Mamës

Duket se fillimisht midis Shpat Kasapit dhe këngëtares tjetër nga Shkupi, Big Mama ka pasur një diskutim të shkurtër. Të ulur në rreshtat e parë, në vendet e rezervuara për këngëtarët pjesëmarrës në garë, Shpati dhe Big Mama janë fotografuar ndërsa diskutonin dhe në mimikën e tyre duket se ka pasur edhe disa shenja të vogla nervozizmi. Nuk mund të themi se cila ka qenë tema e diskutimit të dy këngëtarëve nga Maqedonia, megjithatë edhe për shkak të muzikës së lartë në sallë, atyre iu është dashur të ngrenë zërin. Por më pas, kur ka qenë radha e tij për t’u ngjitur në skenë duket se Shpati e ka harruar diskutimin dhe në mënyrë krejtësisht spontane është fokusuar në dekoltenë e koleges, që edhe në këtë performancë ka ditur të jetë origjinale dhe ekstravagante.

Besa dhe çmimi i papritur

Duket se nuk ka pritur të vlerësohet me një çmim në “Top-fest”, por me sa duket kënga me të cilën u prezantua në këtë eveniment ka qenë e duhura. Përveç trofeut të çmimit të dhënë nga juria, Besa arriti të merrte edhe shumë duartrokitje.

Tuna dhe udhëtimi me biletën e duhur

Duket se këtë radhë ka zgjedhur biletën e duhur dhe ka udhëtuar drejt çmimit të këngës më të mirë në festivalin “Top fest”. Ka qenë një juri profesioniste ajo, që ka vlerësuar si të tillë këngën e Tunës, këngtares nga Shkupi, që përveç prezantimit me një krijim dinjitoz, ka ditur të sjellë edhe një luk interesant.

Sekretet e Manjolës dhe Adrianit

Në fillim na u duk disi i çuditshëm dueti mes Manjola Nallbanit dhe Adrian Gaxhës. Jo aq për faktin, se Manjola është një këngëtare e pjekur dhe Adriani këngëtar i ri, se sa për natyrën e ndryshme të këngëve dhe rrymave, që ata përfaqësonin. Por nata finale e “Top fest” vërtetoi, se ky bashkëpunim nuk kishte qenë i kotë dhe se Manjola nuk gaboi, që pranoi ftesën e këngëtarit nga Maqedonia për të qenë në një festival të tillë. Të dy këngëtarët kanë arritur të marrin çmimin për interpretimin më të mirë. Vetëm pak çaste përpara publikimit të këtij çmimi Adriani dhe Manjola janë fotografuar ndërsa bisedonin. A thua e kanë pritur një çmim atë mbrëmje?

Taulant Balla dhe e fejuara në festival me djalin e Xhoit

Si një prej deputetëve më të rinj në Parlamentin shqiptar Taulant Balla dhe e fejuara e tij kanë qenë ndër të paktët spektatorë VIP në “Top fest”. Këtë radhë deputeti socialist ka lënë këmishën dhe kravatën për të qenë më pranë karakterit të eventit ku ndodhej, me xhinse dhe atlete. Sigurisht në krah të tij ka qenë edhe një bjonde simpatike, që tashmë dihet se është e fejuara. Por ai që na tërhoqi vëmendjen në këtë foto ishte djaloshi, që ndodhej në krah të çiftit. Nga sa mësuam, ky është djali i Xhoana Nanos. Dhe në këtë mënyrë deputeti Balla shpreh edhe një herë në mënyrë të hapur mbështetjen ndaj ish-kryetarit socialist Fatos Nano, tashmë një emër i përfolur edhe si presidenti i ardhshëm i vendit.

Blero me të fejuarën, por pa çmim

Dikur ka treguar se e fejuara e tij simpatike, Nora nuk është gjithmonë e pranishme në koncertet apo udhëtimet e tij artistike. Por në një event të tillë si “Top fest”, Blero nuk mund të ishte i vetëm. Në krah të tij gjatë gjithë kohës ka qëndruar një bjonde bukuroshe, që nuk mund të ishte tjetër veçse e fejuara. Këtë radhë, këngëtari erdhi në “Top fest” me një duet me Shpatin, por pa arritur të vlerësohet me çmim. Megjithatë mbetet për t’u vlerësuar fakti, që pavarësisht votave të munguara të fansave të tyre në Kosovë dhe Maqedoni Shpati dhe Blero arritën të ishin ndër 10 më të votuarit e festivalit “Top-fest”.

“Produkt 28” dhe çudia e dy festivaleve

Për ta nuk është aspak paradoksal fakti, që për dy vite me radhë deri në prag të mbrëmjes finale janë të parët dhe vetëm ditën e fundit rezultati ndryshon. Duket se fati edhe këtë radhë nuk ka qenë me ta. Ndryshe nga sa mund të kishin shpresuar në renditjet paraprake, ku qëndronin të parët, djemtë e “Product 28” nuk arritën të merrnin çmimin e madh në “Top fest”. Megjithatë duket se ky fakt nuk i ka mërzitur aspak, përderisa ata pranojnë garën dhe mënyrën e vlerësimit në këtë festival. “Garë është garë - tregon Turi, një prej anëtarëve të grupit. Ne ndjehemi të vlerësuar për votat, që morëm dhe për çmimin ‘Best HipHop RnB’ është një garë e lirë, në të cilën fiton, ai që votohet më shumë”.

Kastro dhe ekstaza e performancave të tij

I njohur për natyrën e tij ekzibicioniste dhe tërësisht të veçantë, Kastro Zizo nuk mund të bënte përjashtim edhe në këtë event. Ndryshe nga pamja e tij e zakonshme me bluzat, pantallonat apo kapelet sportive në mbrëmjen finale të “Top fest”, këngëtari ka qenë i veshur me kostum të bardhë dhe kravatë të kuqe. Por ndërsa ka përfunduar këngën e tij dhe ka zbritur nga skena në sallë, në vendet e rezervuara për këngëtarët Kastro është rikthyer në natyrën dhe temperamentin e tij të vërtetë. Nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj çmimit, që iu dha grupit “Supernova” për videon më të mirë dhe Kastro ka shpërthyer në një ekstazë performancash, që ka tëhequr edhe vëmendjen e fotografit tonë. E natyrisht kravata dhe kostumi tek Kastro e humbasin kuptimin e tyre të parë.

Edlira Mema, larg meshkujve dhe pranë të motrës

Edhe në festivalin “Top fest” nuk e kemi parë të shoqëruar nga ndonjë mashkull. Nuk dimë çfarë po ndodh me jetën private të Edlira Memës, por të paktën publikisht bukuroshen e kurorëzuar si “Miss Shqipëria 2005” prej kohësh nuk e shohim në shoqërinë e ndonjë djaloshi. Këtë radhë shoqëruesja e vetme e Edlirës, ka qenë motra e saj më e madhe me të cilën është shprehur se ka marrëdhënie shumë të mira. Së shpejti Edlira do të niset për në Kinë, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin “Miss Queen Tuorism International”.

Arbana, “simply the best”

Ndoshta duhet të mjaftohemi me një përcaktim të thjeshtë dhe të huazuar nga një tekst muzikor: “Simply the best” (thjesht më e mira). E ka merituar plotësisht këtë vlerësim prezantuesja e “Top fest”, Arbana Osmani, e cila jo vetëm në mbrëmjen finale, por gjatë gjithë prezantimit të këtij festivali arriti të tregojë një imazh tjetër, ndryshe nga ai i femrës manekinë në mbështetje të një prezantuesi mashkull, që jemi mësuar të shohim shpesh në skenat shqiptare.

 
G.Panorama
E identifikuar

Veleshta1
Gangsta
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #214 më: 02-06-2007, 17:48:14 »
Citojeni

ueeee sa inaci qe paska këtu. Po rrini urte more se greta ishte yll atë nate. kush duhet te fitonte ajo Poni me atë ftyren qe na e shpifi apo ato qumeshtoret e Produkt 28. Kënga ishte cool dhe unë e kam nigju greten live. Është fantastike dhe i ngre te gjith njerzit ne këmbë.


Nuk thash qe greta është këngëtare e rangut boteror por muzika e asaj kenge ishte shum e fortë dhe e atij rangu.
E identifikuar

Jam Krenar që jam SHQIPTAR - jam Krenar që jam VELESHTAR.
Veleshta1
Gangsta
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #215 më: 02-06-2007, 17:52:01 »
Citojeni

me gabim crazyyy

ishte për starin
E identifikuar

Jam Krenar që jam SHQIPTAR - jam Krenar që jam VELESHTAR.
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #216 më: 03-06-2007, 20:01:30 »
Citojeni

ueeee sa inaci qe paska këtu. Po rrini urte more se greta ishte yll atë nate. kush duhet te fitonte ajo Poni me atë ftyren qe na e shpifi apo ato qumeshtoret e Produkt 28. Kënga ishte cool dhe unë e kam nigju greten live. Është fantastike dhe i ngre te gjith njerzit ne këmbë.


mos je greta ti? :p
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #217 më: 05-06-2007, 08:29:14 »
Citojeni

Ja dhe trofeu qe ka marrë Greta Koci ne Top Fest

E identifikuar

efewfdes
« Përgjigjja #218 më: 25-07-2008, 11:44:53 »
Citojeni

 ma te mirt ejni po rrej perqeshje zgerdhihet me vjen turp
E identifikuar
Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |