Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: “Star Academy”  (E lexuar 623 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 02-02-2008, 12:27:24 »
Citojeni

Rikthehet “Akademia e Yjeve”

“Star Academy” është rikthyer në edicionin e saj të radhës. Në kërkim të talenteve të artit, për të promovuar dhe vlerësuar më të mirin, Akademia e Yjeve do të vazhdojë edhe gjatë këtij sezoni të dhurojë konkursin, garën, por edhe spektaklin. Megjithatë për të mbërritur deri atje duhet ende kohë. Momentalisht kanë filluar regjistrimet të cilat pritet të vazhdojnë deri në mesin e muajit shkurt.Sipas organizatores, Zana Çela edhe pse është ende fillimi dhe shpejt për të folur vihet re një interes më i madh për pjesëmarrjen e të rinjve, në krahasim me vitin e kaluar.Më pas është audicioni, që do të përcaktojë se cilët do të jenë konkurrentët e denjë për t’u pranuar në këtë Akademi. Përgatitjet janë ende në fazën fillestare dhe nuk dimë nëse do të ruhet edhe këtë vit e njëjta strukturë konkurrimi si ajo e një viti më parë, ku konkurrentët shfaqeshin përballë njëri–tjetrit të inkuadruar në dy skuadra.Vetë, organizatorja Çela e cila është njëkohësisht edhe drejtuesja e spektaklit të “Star Academy”, që gjithmonë e ka parë si diçka interesante punën me të rinjtë, shprehet entuziaste për numrin e regjistrimeve dhe interesin e shfaqur nga të rinjtë për artin.Nuk dimë nëse për arsye të këtij fluksi, do të rritet numri i pranimeve në Akademi, apo do të jetë po aq sa edhe vitin e kaluar.Sigurisht ata që mbeten, janë stafi profesionist, qëshoqërojnë drejtuesen dhe ideuesen e këtij programi Zana Çela. Kujtojmë që vitin e kaluar, pranë saj ishin disa nga profesionistët e fushave perkatese, si Albi Nako, Sokol Marsi,Enada Hoxha, Gerd Vaso, Pirro Cako, etj. Gjithashtu kompozitori Adrian Hila dhe i madhi Agim Krajka, kanë qenë konsulentë të këtij programi. Duke kujtuar, që disa nga pjesëmarrësit e “Star Academy” janë përfshirë tashmë në aktivitete të ndryshme të organizuara në vend, krijohet një shtysë më shumë për t’i stimuluar të rinjtë të impenjohen në të tilla programe.

PanoramaPlus
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 22-03-2008, 11:27:27 »
Citojeni

ZANA ÇELA Ju zbuloj talentet tek “Akademia e Yjeve”

Të rinj të talentuar të cilët sfidojnë në fushën e artit, përpara kamerave dhe përmes mësimeve të profesorëve.Janë 40 të rinj, të cilët përgjatë disa javëve televizive do të shpalosin të dhënat e tyre artistike në muzikë dhe balet, për të arritur te netët e spektaklit, ku vetëm 20 më të mirët do të prezantohen. Producentja e “Akademia e Yjeve”, Zana Çela tregon për ecurinë dhe të rejat e programit.

Kur do të nisë “Star academy”, sa është numri i konkurrentëve dhe si është konceptuar këtë vit?

“Akademia e Yjeve”, ka mbi dy javë që ka nisur procesin mësimor, i cili këtë vit zhvillohet në qendrën kulturore “Robert Radoja” Nga qindra të rinj që konkurruan jo vetëm nga rrethe të ndryshme të vendit, por dhe nga Kosova dhe Maqedonia, ne arritëm të
seleksionojmë 40 konkurrentë.Them arritëm, pasi këtë vit u paraqitën shumë të rinj me nivel tepër të lartë, sa ne nuk arrinim të dallonim 20 më të mirët, pasi vetëm 20 prej tyre do të konkurrojnë në netët e spektaklit.Për këtë arsye menduam t’i japim shansin e trajnimit në shkollën tonë, 40 nxënësve. Pas disa ditëve ata do t’i nënshtrohen një provimi të vështirë, pas të cilit stafit të pedagogëve do t’i duhet me shumë vështirësi të zgjedhë 20 më të mirët. Por siç tashmë e dini, në formatin tonë duhet të përmbushësh shumë kritere, që të cilësohesh më i miri. Nuk mjafton thjesht të kesh zë shumë të bukur apo vetëm të kërcesh bukur. Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ka një pjesëmarrje më të madhe së të rinjve të përzgjedhur nga Kosova dhe Maqedonia, deri tani janë 9 nxënës.

Çfarë mësimesh kanë marrë nxënësit deri tani?

Të gjithë nxënësit i janë nënshtruar një procesi mësimor që fillon në ora 15:00- 21:00. Gjatë këtyre orëve, pavarësisht nga lënda prioritare që kanë (këngë apo kërcim) ata të gjithë trajnohen në gjini të ndryshme të baletit dhe këngës (klasike dhe kontemporane). Dhe këtë vit klasa e baletit drejtohet nga solistët e parë, që prej 3-4 vitesh edhe koreografë të TOB-it, Enada Hoxha, Gerti Vaso, koreografi i gjinisë së hip hopit Dritan Bramo, por dhe Sueda Guri gjithashtu balerinë soliste në TOB . Ndërsa në klasën e këngës japin mësim, drejtojnë dhe konsultojnë, kompozitori i njohur Agim Krajka, Sokol Marsi një tjetër pedagog tashmë i konfirmuar në Akademinë tonë dhe kompozitor i suksesshëm në festivalet e viteve të fundit. Do të
konsultojë shpeshherë edhe i mirënjohuri Robert Radoja.Këtë vit në stafin e këngës merr pjesë edhe një tjetër kompozitor i ri, por i njohur për ekstravagancat e tij në muzikë, kjo në sensin pozitiv, Kristi Popa.

A priten risi në këtë format?

Sa i përket “të rejave” formati është i njëjtë, ndryshe nuk do quhej përsëri “Akademia e Yjeve”. Të renë do ta sjellin 20 emrat e rinj të konkurrentëve. Nëse mund të quajmë “gjetje” këtë vit,me shumë kompetencë them, se niveli i të rinjve që do marrin pjesë është ndër më të mirët që kemi parë ndonjëherë në skenat shqiptare të viteve të fundit. Ky fakt na ka vënë këtë vit, ne stafit drejtues dhe pedagogëve para një përgjegjësie edhe më të madhe. Personalisht jam shumë e kënaqur me stafin e pedagogëve, pasi secili prej tyre do të japë dhe këtë vit, eksperiencë specifike duke ndërtuar kështu të gjithë së bashku një repertor spektakli, në të cilin të gjithë grupmoshat e spektatorëve, të gjejnë këngët apo kërcimet e tyre të preferuara. Shikueshmërinë e një audience të gjerë grupmoshash ne synojmë ta kemi para ekranit dhe këtë vit.

Në cilin prej zhanreve ka më shumë talente, në muzikë apo balet?

Sinqerisht e kam të vështirëtë përcaktoj se në këngë apo balet kemi nxënës më të talentuar, mbasi këtë vit shumë nxënës të këngës kërcejnë bukur dhe anasjelltas.Për një gjë jam e bindur, të gjithë ato do ju sjellin një spektakël shumë të bukur dhe argëtues, çdo të mërkurë në mbrëmje, duke filluar ndoshta nga java e parë e Prillit. Ndërsa emisioni “Akademia” në të cilin do transmetojmë gjithë procesin mësimor, problemet, miqësitë etj., etj., do fillojë transmetimin ditën e hënë më 24 mars, ora 14.30 - 15.30.

PanoramaPlus
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 18-04-2008, 07:29:34 »
Citojeni

Nis "Akademia e Yjeve" mes sfidash dhe debatesh

Mbremja e madhe e nisjes se edicionit te tretë te "Akdemise se Yjeve" ne Tv Klan ishte garancia e padyshimte se emocionet dhe sfidat e mëdha s'do të mungojnë ne asnjë moment. Ne një spektakel te drejtuar nga Zana Cela, i cili zgjati rreth dy ore e gjysmë, 12 konkurrentet e pare te shkolles se artit janë prezantuar para publikut, duke ofruar performanca mbreselenese, por edhe shumë debate. Sepse ky është qëllimi i Akademise se Yjeve: Jo vetëm konkurrim ne disiplinat perkatese, kenge e balet, por edhe performance e studiuar, mënyrë e fortë debati dhe krijim situatash interesante ne skene. E njëjta atmosfere do të vazhdoje për 12 jave me radhe! Jo vetëm pse sfidantet duken shumë me energjike, jo vetëm pse këtë here Zana Cela ka mbledhur rreth vetes edhe me shumë profesioniste (Agim Krajka, Robert Radoja, Sokol Marsi, Kristi Popa, Enada Hoxha, Gerd Vaso, Dritan Bramo e Sueda Guri), por mbi të gjitha sepse formatit te këtij viti i janë shtuar edhe shumë elemente te rinj ne pjesen e spektaklit. Mes emocionesh te forta dhe ethe gare, mbremjen e 16 prillit u prezantuan 12 konkurrentet e nates se pare. E merkura, si nate e pare e gares, shenoi një spektakel te vërtetë. Studentet te ndare ne dy skuadra: 6 ne skuadren blu dhe 6 ne skuadren e bardhe, u prezantuan ne 6 sfida. Gara ishte individuale, por njekohesisht dhe mes skuadrave qe do të thotë çdo individ i jep pikë skuadres se tij. Këta te rinj e treguan qe ne këtë nate të parë se janë shumë ambicioze e shumë te fortë për garen e ethshme.

Spektakli

Pervec gares, kishte dhe plot momente te tjera qe do ta mbanin gjallë ritmin e me shumë se dy orëve transmetim. Prezenca e personazheve te njohur e mjaft interesante, si pjesë e stafit pedagogjik, sigurisht qe do t'i jepte te tjera ngjyra spektaklit. Aq me shumë edhe pse këta personazhe do të shfaqeshin ne skene për te percjelle performancat e tyre.

Koha Jone
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 20-06-2008, 15:43:02 »
Citojeni

Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani fiton çmimin e madh “Akademia e Yjeve”

Suprizat nuk kanë munguar edhe këtë vit. Ka qenë Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani qe ka fituar çmimin e pare ne kenge dhe çmimin e madh "Akademia e Yjeve". Si fituesja absolute e këtij edicioni ajo ka fiuar dy bursa studimi, njera ne Itali dhe një burse katër vjeçare ne shkollën "Rreze drite"



Nata finale e "Akademise se yjeve" nuk mund te perkufizohet tjetër veçse një spektakel i jashtezakonshem. Një beteje e fundit për çmimin e madh. Një gare e fortë. Sepse te gjithë synonin te ishin fitues. Prandaj asnjëri prej nëntë finalisteve te kësaj nate nuk ngurroi te ndermerrte mbi vete prova "te rrezikshme". "Silmply the best" e kenduar nga Irisi, "I have nothing" nga Uendi, "Fallin" nga Jurgena "I eill aleays love you" nga Syarta, "Strani amori", nga Nidora, numrat speciale te baletit, "Romeo e Zhuljeta" e interpretuar nga Klevisi dhe Uendi apo dhe gjithçka tjetër qe ato sollen ne atë skene (përfshirë këtu edhe kolazhin popullor dhe kercimet hip-hop te pergatitura nga Dritan Bramo), s'mund te quhen ndryshe veçse beteja finale. Një provë e fuqishme, te cilën, te gjithë e kaluan me shumë sukses. Performanca e këtyre te rinjeve ishte aq e arrirë sa dukej e vështirë te parashikoje se cili prej tyre do të siguronte çmimin e madh. Ankthi ka qenë i pranishem ne atë salle deri ne sekondat e fundit. Megjithatë, askush nuk e shfaqi. Si profesioniste te vërtetë, ndryshe nga çdo nate tjetër, ne finalen e madhe ata ishin bërë grup. Ndenesit dukej se i kishin vënë vetes një qëllim shumë me të madh se marrjen e një çmimi: Donin te dhuronin një spektakel te bukur, te fiksonin ne ekran performancat e tyre me te jashtezakonshme, kësaj here jo vetëm ato individualet, por edhe ato ne grup. Dhe ia dolen mbane. Atmosfera qe ata krijuan ka qenë me fantastike se kurrë ndonjëherë. Salla u elektrizua deri në fund ndërsa mbyllja e spektaklit ishte vërtetë një mrekulli, një gala qe edhe me profesionistet do ta kishin zili.

Nuk te qëllon shpesh të shikosh ne skenat tona një këngëtar a balerin te ndërroje brenda jo me shumë se gjysëm ore petkun e disa roleve te mëdha. Sfidantet e "Akademise se Yjeve" e bene qe cke me te. Të merkuren ne mbrëmje kengetaret e "Akademise" interpretuan si fillim këngët me te bukura e me te vështira, hite botërore, plot sharm e siguri. Balerinet Graciano Tagani, Kristi Dalipi, Ana Lika dhe Rinja Cermjani ofruan një spektakel tjetër me pjeset klasike: "Danubin Blu" nga Shtraus dhe "Deserte Rose" nga Sting. U tranformuam me pas ne kercimtare moderne me pjesë kontemporane te Enio Morricone, latine dhe hip hop. Dhe nuk e mbyllen me kaq. Vendin e tyre e zune shpejt kengetaret, kësaj here te stolisura për interpretimin e kolazhit popullor qe ka elektrizuar sallen. Dhe në fund një muzikal. Nga ata me te njohurit, me te famshmit e me te fuqishmit: Romeo dhe Zhuljeta. Kësaj here nxenesit u bene një grup i vetëm. Uendi Buklu, Klevis Saliaj, Iris Hoxha, e Syarta Ramadani, me veshje luksi e maska, interpretuan pjeset me kulmore te historisë se shkruar nga Shekspir ne rolet e Zhuljetes, Romeos, Zonjes Kapulet dhe Monteki. Nxenesit e tjerë plotesuan skenat ne rolet e anëtarëve te tjerë te dy familjeve. Gjithçka e përgatitur me mjeshteri e shije nga dy primo balerinet e Teatrit te Operas, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.

Shkolla

Për te arritur deri ne këtë finale te madhe puna ne "Akademine e Yjeve" ka filluar qe ne muajin shkurt. Atëherë u be audicioni i parë, ne fillim ne studiot e televizionit Klan e me pas ne qytetet e Gjakoves dhe Shkupit. Kane qenë me mijëra te rinjtë qe kanë mbajtur radhe për ore te tera, ne pritje te performamces, qoftë ne balet, qoftë ne kenge, para stafit te pedagogeve (Zana Cela, Agim Krajka, Robert Radoja, Sokol Marsi, Kristi Popa, Enada Hoxha, Gerd Vaso, Dritan Bramo e Sueda Guri). Një zgjedhje e vështirë edhe për këta te fundit, te cilët pas audicionit të parë perzgjodhen 38 nxënës. Por nuk e mbyllen me kaq. Provimi do të zhvillohej edhe një here te dytë, kësaj radhe sigurisht me i vështirë, sepse dy jave pas fillimit te mesimit ne qendren kulturore "Robert Radoja", nga 38 mbetem vetëm 22 nxënës. Këta shenuan startin e vërtetë te këtij viti. Çdo ditë te javës, nga e hena ne te diele, çdo mbasdite deri ne orën 21.00, me te miret iu nenshtruan orëve te gjata te mesimit, për t'i finalizuar ne dhjetë jave spektakel te drejteperdrejte ne Klan. Ashtu siç e parashikon formula e akademise, fjalën për emrat e me te mireve e ka pasur publiku nëpërmjet votimit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Gara ka qenë çdo jave e me e fortë, veshtiresia e niveli i konkurimit gjithashtu. Por ata, - talentet e reja te Akademise, - nuk u dorezuan deri në fund. Pavaresisht se çdo jave secili provonte ethet dhe drojen e një skualifikimi te mundshem, ata u prezantuan suksesshem çdo të mërkurë duke dhuruar me shumë se një gare. Ajo e këtij viti ishte një spektakel i vërtetë, kulmi i se cilit arriti ne naten finale. Gjatë se cilës për tre ore një publik i entuzizamuar duartrokiti pareshtur. Duke vërtetuar për te fundit here misionin e permbushur te nxenesve te "Akademise se yjeve": Ata tani janë te famshem. Janë te gatshëm për sfida të reja dhe skena akoma edhe me gjigande se ajo e se merkures.

Bursa studimi dhe fame

Edicioni i tretë i "Akademise se Yjeve" mbaroi. Por jehona e tij do të vijoje. Sepse projekti producenteve Zana Cela dhe Aleksander Frangaj nuk mbaron me kaq. Ata i kanë gjetur ndërkaq për nxenesit e kësaj akademie rrugët qe do t'i çojnë ata edhe me lart. Kjo u vertetua në fund te spektaklit te se merkures, kulmi i se cilës arriti majen ne momentin e ndarjes se cmimeve. Suprizat për te cilat nuk kanë munguar edhe këtë vit. Ka qenë Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani qe ka fituar çmimin e pare ne kenge dhe çmimin e madh "Akademia e Yjeve". Si fituesja absolute e këtij edicioni Iris Hoxha ka fiuar dy bursa studimi, njera ne Itali dhe një burse katër vjeçare ne shkollën "Rreze drite" si dhe shperblimin prej 2 milione lekesh. Vendin e dytë ne kenge e meritoi Syarta Ramadani nga Kercova e Maqedonisë, duke përfituar edhe shperblimin prej një milione lekesh. Ne balet vendin e pare e "rrembeu", mes entuziazmit dhe loteve te gezimit, 15 vjecari Kristi Dalipi. Gjithashtu edhe për Kristin vlen shpërblimi prej 2 milione lekes, ndërsa vendin e dytë Graciano Tagani (i shperblyer me një milione Lekë). Cmimet e tjera qe u ndane ne puntaten e fundit ishin edhe ai i Kritikes dhe Performances me te mirë. Të destinuara për ata djem e vajza te rinj, plot talent e siguri qe tanime i kanë rrugët e hapura. Janë te gatshëm te përballen me çdo lloj skene dhe sfide. Ata janë artistet e se ardhmes se afert. Qe gjithmonë do të kujtojnë skenen e pare te madhe qe i bëri te famshem: skenen e "Akademise se Yjeve".

Fituesit

Cmimi i madh "Akademia e Yjeve": Iris Hoxha

Cmimi i Kritikes: Rina Cermjani

Cmimi Performanca me e Mirë: Ana Lika

Kenga

Cmimi i parë ne kenge: Iris Hoxha

Cmimi i dytë: Syarta Ramadani

Cmimi i tretë: Uendi Bulku

Balet

Cmimi i parë: Kristi Dalipi

Cmimi i dytë: Graciano Tagani

Cmimi i tretë: Rina Cermjani

Koha Jone
E identifikuar

RolanDurres
« Përgjigjja #4 më: 21-06-2008, 03:34:53 »
Citojeni

Ne qofse keni pare naten finale athere duhet te keni pare dhe kercimin e HipHop-it i realizuar nga un vellai im arberi dhe nga tani. Besoj qe ky bashkpunim midis ne te treve nxorri një koreografi shumë te bukur qe permblidhte shumë stile brenda, duke filluar nga break dance, new style, crump, loocking, popping etj..
Po do deshiroja mendimin e juaj rreth këtij realizimi!

Ps: Unë isha ai me kapele (bombet) ngjyrë bazh ,qe tek pjesa kur kërcënim 3-she (unë ,Tani dhe vellai im Arberi) isha ne mes.
E identifikuar
anonyms
« Përgjigjja #5 më: 23-06-2008, 19:58:21 »
Citojeni

iris je me e mira e meritoje fitoren.ke një ze vërtetë te bukur dhe je si yll.ne këngët:simply the best dhe ancora ke kenduar si vet kengetaret.iris te uroj fat ne jetë dhe shpresoj qe te shfaqesh seshpejti ne ekranet shqipetare por jo si një nxenese e akademis por si një këngëtare me fame jo vetëm ne Shqipëri por edhe jashtë saj.mund ta besh publike adresen tënde sepse kam shumë dëshirë te kontaktoj me ju.nga bruna Vlorë:perqafim Perqafim Perqafim Perqafim Perqafim
E identifikuar
xoni9
« Përgjigjja #6 më: 10-07-2008, 16:51:23 »
Citojeni

nëse ka mundësi se sa me shpejt qe te jet e mundur qe t'i publikoni ndonjë kenge te irisit ose ne youtube ose ne ndonjë faqe tjetër sa me shpejt qe te jet e mundur flm për mirkuptim
            P.S irisi edhte një këngëtare e talentuar ndaj kam deshir ta dëgjoj ndonjë kenge te saj!
E identifikuar
FANSJA E IRISIT
« Përgjigjja #7 më: 12-08-2008, 11:07:47 »
Citojeni

HEY ROLAN NESE KE MUNDESI MUND TE PUBLIKOSH DISA KENGE TE IRISIT NE YOUTUBE TE LUTEM.IRISI ESHTE NJE TALENT I RRALLE KA NJE ZE SHUME TE BUKUR DHE KAM DESHIRE TE DEGJOJ DISA KENGE TE SAJ.IRIS WILL BE ALWAYS SIMPLY THE BEST!!!!!!! luj syun Perqafim!ME RESPEKT NGA VLORA! buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |