Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 [5]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Spektakli "Ethet"  (E lexuar 3545 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #60 më: 24-02-2008, 23:11:56 »
Citojeni

Unë garen ne naten finale e shoh mes Kejsit e La Garucit  luj syun


 buzeqeshje më vjen vërtetë mirë Titulli po diskutohet mes 2 me te talentuarave e me te mirave te Etheve !

Spektakli FANTASTIK ! Fitofte me e mira !!!  


 SUKSESE favorites sime La GARUCI   luj syun
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #61 më: 25-02-2008, 07:14:29 »
Citojeni

Kam dëgjuar qe njera nga Etheistet e skualifikuara gjatë finales, ka thënë (ne konfidence) qe Kejsi ka paguar për te fituar.

Ndoshta është e vërtetë kjo qe thua,Kejsi i paska fituar "Ethet" nuk e kam pare naten e mbremshme e s'e di ç'të flas me shumë.
E identifikuar

Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 25-02-2008, 09:02:27 »
Citojeni

Sipas mendimit tim Kejsi Tola nga Tirana do fiton 'Ethet'

Amy, edhe unë isha i sigurt se Kejsi do të arrinte ne finale..  perqeshje
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #63 më: 25-02-2008, 10:17:31 »
Citojeni

"Ethet", triumfon Kejsi Tola

Mbrëmë përfundoi edicioni më spektakolar i show-t të madh të këngës dhe interpretimit, realizuar nga "Top Channel"




Kejsi Tola është fituese e edicionit të katërt të "Etheve", që kësaj radhe u njësuan me emrin e një televizioni të madh si "Top Channel", duke u renditur si një ndër spektaklet më të arrira në fushën e teknologjisë televizive. Kjo u vu re dhe mbrëmë, në natën finale, ku idetë e Adi Krastës dhe Pali Kukes, dyshes që ka ngjizur që në embrion këtë show gjigand të këngës, u shpërfaqën me një realizim perfekt nga ana e stafit artistik, teknik e organizativ të "Top Channel".

Ashtu siç u pa, nata finale ishte e ndarë në 5 faza. Në të parën, tre finalistet interpretuan nga dy këngë: një alternativë-rrok të viteve të fundit e një hit të zgjedhur prej tyre sipas preferencës. Pas kësaj përballjeje të parë, njëra prej finalisteve u skualifikua dhe pikërisht Dorina Xerxa. Në konkurrim mbetën vetëm dy Dorina Garuci dhe Kejsi Tola; dy "bisha" që metaforikisht kishin "ngrënë" për muaj e javë sishoqet e sishokët e tyre në urinë për të kapur majat. Më pas erdhi një surprizë e paimagjinuar. Sajohet aty për aty një dhjetëshe e re etheistësh, nga ata që nuk kishin mundur të shkonin deri në finale. Një dhjetëshe tjetër e përzgjedhur jo nga juria, por nga vetë ideatorët e spektaklit Krasta-Kuke. E kështu, ata interpretuan duke dhënë për të kuptuar se "Ethet" janë një shkollë e stërmadhe me shumë klasa. Ja, në moment ti ndërton një finale tjetër.

Surprizat e risitë mbajtën gjallë orët e nxehta të spektaklit, ndërkohë që në qosh të skenës, në të majtë të saj, rrihte një zemër e madhe, rrihte me ritmet plot adrenalinë të nervit konkurrues. Ajo zemër ishte llokma e ëmbëlsirës së lënë për në fund. Pas dhjetëshes së re, i erdhi radha konkurrimit të dyshes së mbetur; përballje e ashpër, e fortë, e pamëshirshme, me gjithë forcën dhe energjinë e gurmazit. Për herë të parë u këndua live me orkestrën e "Top Channel"-it, një risi e aplikuar vetëm në Shqipëri për formatin e këtij lloj spektakli, ku interpretuesit shoqërohen vetëm nga baza muzikore. Dy finalistet, Kejsi Tola dhe Dorina Garuci, kënduan duet me divat e muzikës pop, për të treguar se rruga e nisur ka si pikëmbërritje ato që kishin në krah, e që në "Ethet", pamundësish për të qenë fizikisht, erdhën virtualisht. Sakaq, finalistet interpretuan të shoqëruara nga orkestra e "Top Channel"-it edhe këngë të të madhes Vaçe Zela. Pse? Sepse sipas shpjegimit të Adi Krastës, në këtë rast nuk ishte fjala për të marrë më stonaturat e njërës apo tjetrës, por më personalitetin e tyre. E kush më mirë se Vaçe Zela e shpërfalte këtë personalitet në skenë?! Ndaj dhe ato duhet të kishin për referencë këngëtaren e madhe shqiptare, nëse në karrierë do i kushtonin një rëndësi edhe personalitetit artistik.

Por sprovë e vështirë ishte dhe interpretimi i "Nesun Dorma"-s, varianti i Aretha Franklin.

Më spektakolare akoma ishte koha mes konkurrimit të dyshes dhe dhënies së çmimit. Para jurisë u paraqitën në audicion anëtarët e korit të "Portokalli"-së, ndërsa 7 finalistët e skualifikuar interpretuan këngë nga muzika e finaleve shqiptare. Dhe ndër momentet më ekzaltuese të kësaj faze të natës finale, ishte performanca e shkëlqyer e trupës së baletit të "Top Channel", me një kërcim apo dhe instilacion nga filmi "Conquest of Paradise" (Pushtimi i Parajsës), me muzikë të Vangjelis. Sipas një ideje të Pali Kukes, kjo pjesë ishte një diagonale bashkuese ndërmjet pushtimit të parajsës, siç ishte mesazhi i filmit dhe pushtimit të parajsës së vajzave në skenë. Dhe ajo zemër e kuqe e rrëzëlluese tashmë rreh për atë që e meritoi, Kejsi Tola.

Konkurrentët

Triumfoi

Kejsi Tola - Tiranë

Kejsi Tola, fituesja e Spektaklit “Ethet”

-----------------------------

U eliminuan:

Dorina Garuci - Shkodër

Dorina Xërxa - Gjakovë

Marjela Billa - Tiranë

Fatlum Zeka - Prishtinë

Himena Ymeri - Tiranë

Evin Thana - Prizren

Simona Karafili - Kavajë

Xhensila Myrtezai - Tiranë

Rezarta Smaja - Shkodër

G.Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #64 më: 26-02-2008, 09:51:29 »
Citojeni

Kenget qe janë kenduar ne naten finale nga Kejsi Tola dhe Dorina Garuci.

Dorina Garuci - Nuk ka si Shqipëria




Kejsi Tola - Naganti i shqiptarit djalë

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #65 më: 26-02-2008, 10:35:16 »
Citojeni

Ne, vajzat e finales së madhe të "Etheve"

Pas përfundimit të spektaklit, flasin fituesja Kejsi Tola dhe dy Dorinat




Për Dorina Xërxën, "Ethet" kanë qenë vërtet një eksperiencë e bukur, gati si një lloj pikniku eksplorues në zona të panjohura dhe çlodhës njëkohësisht. Temperamenti i saj tërësisht sportiv nuk e lejon t‘i vendosë vetes barra të rënda psikologjike apo ankthe mbi fatin e saj. I mjafton një siguri mbi veten; një bindje se di të bëjë diçka dhe madje shumë mirë. Mbrëmë ajo ishte e eliminuara e fazës së parë të finales, pasi u kishte "mbijetuar" disa nominimeve, por që gjithmonë ia kishte dalë të mos ishte ajo që duhej të largohej. Mbrëmë nuk ndodhi kështu, por asgjë nuk ka ndryshuar në temperamentin e saj prej "macke të lezetshme". Ja si shprehet për veten vajza nga Gjakova, e cila ndjek studimet e mesme për matematikë dhe informatikë?

Si është lidhja juaj me këngën?

Që e vogël më ka shoqëruar një prirje për të kënduar, por në skenë nuk isha ngjitur ndonjëherë, pasi aktiviteti im si këngëtare është zhvilluar deri më sot nëpër lokale, ku interpretoj live.

Si ishte vendimi për t‘u përfshirë në "Ethe"?

Unë i kisha parë edicionet e tjera të "Etheve" dhe më kishin hyrë në zemër. Ndaj sapo pashë reklamën në "Top Channel" për organizimin e tyre, vendosa menjëherë: do të shkoj të konkurroj.

Konkurruat me idenë për të qenë thjesht pjesëmarrëse, apo për të qenë fituese?

U futa me idenë që mund të fitoj. Dhe kjo ka të bëjë me temperamentin tim, formimin tim psikologjik. Jam person me shumë bindje dhe besim në vetvete.

Por ama duhet ta kishit llogaritur dhe humbjen?

Shiko, të treja ne ishim konkurrente të forta. Sa për veten, do të thosha që unë kam qenë më tepër për rrok e jo për pop, ndërkohë që kërkohej më tepër kjo e fundit.

Keni ndonjë trishtim?

Jo, unë kam qenë shumë e gëzuar edhe pasi dola nga gara. Madje nuk kam pasur as emocione. Unë në përgjithësi i kam përjetuar qetë "Ethet", që në fillim e deri në fund.

Kush kanë qenë fansat tuaj mbrëmë?

Jo vetëm mbrëmë, ato që gjithnjë më kanë përkrahur e kanë bërë tifo për mua, janë të gjithë studentët nga Gjakova, të shkolluar në Tiranë. Ndërsa nga familjarët, mbrëmë në sallë ishte gjyshja ime dhe vajza e dajës.

Si i konsideroni "Ethet" tani që ato përfunduan?

Mbeten eksperienca më e madhe, shkolla më e madhe. Morëm shumë dije mbi muzikën, artin e interpretimit, por fituam dhe famë. Kjo do të thotë që "Ethet" na hapën dyert e karrierës...

Dorina Garuci: "Vendi i dytë?! Mirë dhe jo mirë"

Të Dorina Garuci, shkodrania elegante, për të cilën pati duartrokitje të tipit aristokratik pas çdo interpretimi, has vajzën e qetë, në dukje pa vrunduj moshe, racionale në përgjigje, aspak e përhumbur, tejet e mprehtë, e kujdesshme për hapin dhe fjalën që hedh, komunikon edhe me vështrimin, deri diku dhe tiparet e saj, shprehi e një personaliteti që tejkalon moshën e saj prej një 15-vjeçareje. Është e vështirë ta rrokësh me të parën nëse është apo jo e dëshpëruar për mosmarrjen e çmimit të parë. Dhe për të gjithë ata që tek "Ethet" nuk kanë parë thjesht aspektin artistik e argëtues, por dhe konstruktin psikologjik të çdo konkurrenti, është tërësisht e përligjur ndonjë dozë dëshpërimi te Garuci. Por çfarë na thotë vetë 15-vjeçarja shkodrane që studion në liceun "Preng Jakova" për violinë

Dorina, si ka qenë lidhja juaj me këngën?

Janë vitet e kopshtit fillesat e talentit tim. Në moshë minore fëmijët janë të pritur të këndojnë, kërcejnë e vizatojnë. Unë shkëlqeja te kënga, aq sa skenën, magjinë e saj, nervin e konkurrimit e shijova që e vogël.

Sa e vogël?

Që 5 vjeç e gjysmë, kur mora pjesë në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve me një këngë ku imitoja kafshët. Më pas, daljet në skenë kanë qenë të rregullta.

Si mbërritët tek "Ethet"?

I kam ndjekur me ëndje të gjitha edicionet e "Etheve" dhe që në fillim kisha shumë dëshirë që të isha pjesëmarrëse në këtë show të madh kënge.

Por unë në fillim i fitova një palë "Ethe", siç ishte edicioni i parë i "Gjeniu i vogël". Dhe kështu, duke pasur këtë eksperiencë si pjesëmarrëse dhe si fituese, doja të provoja dhe "Ethet" e mëdha.

Dhe u futët me mentalitetin e fitueses?

Po, pasi duke qenë se kisha fituar një spektakël, mund ta fitoja dhe këtë.

Ju Dorina nuk e provuat kurrë shijen e hidhur të nominimit për të qenë një prej dy të eliminuarave gjatë fazës finale, apo jo?

Jo kurrë. Atë e provova për herë të parë vetëm në finalen e finaleve.

Si u ndjetë në çastin kur u tha se ishte Kejsi fituese?

Mirë, por dhe jo mirë.

Pse?

Nuk ka ndonjë mister në këtë pikë. Është normale dhe e natyrshme për çdo kënd që në ato momente të ndihet edhe mirë, por dhe jo mirë.

Kur llogarisnit çastin e verdiktit final, nga anonit: nga fitorja apo humbja?

Sinqerisht e kisha llogaritur që dhe nuk mund të fitoja, por më shumë se do fitoja. Kjo ngaqë shumë njerëz me kishin komplimentuar e ma kishin shtuar besimin. Nga ana tjetër ishin dhe duartrokitjet e nxehta të spektatorit në sallë. Pra, gjithçka shkonte në favor të fitores, por..

Kush ishin më të afërtit tuaj gjatë "Etheve"?

Prindërit e mi të mrekullueshëm. Ata që me sakrificën, përkushtimin e mbështetjen më bëjnë të ndihem mirë dhe të jem e suksesshme. Pa ndihmën e tyre nuk do isha këtu sot.

Çfarë përfaqësojnë tashmë "Ethet" për ju?

Një eksperiencë të paharrueshme


Kejsi Tola: "Qava kur përqafova Garucin"



Tola Kejsi, me balluke. Kështu e portretizoi prezantuesi Adi Krasta, atë që pas dy orësh do ishte fituesja e edicionit të katërt të "Etheve", teksa do dilte në skenë për të nisur konkurrimin në natën finale. Për të gjithë ata që duan të dinë më tepër për identitetin saj zonal, Kejsi Tola është me origjinë nga Gjirokastra që ka jetuar në Vlorë. 15 vjeçe ajo studion për kanto në liceun artistik "Jordan Misja". Kur flet, i dallohet lehtë aksenti i Vlorës. Me tisin e një të pafajshmeje të lindur (edhe ndaj të qenit fituese e "Etheve"), mishërim i brishtësisë, ajo nuk jep fare për të kuptuar se 24 orë më parë, aty afër mesnatës, ishte njeriu "numër një" në gjithë hapësirat shqiptare, duke qenë fituese e spektaklit të madh të "Etheve". E veshur thjesht dhe shumë sportive, një ditë më pas ajo është nxënësja e "Jordan Misjes", ku i duhet që në shkollë të jetë që në orën 07:30 për të vijuar studimet në lëndën e përpunimit mjeshtëror të kordave zanore. Dhe kështu ka ndodhur, siç e shpreh dhe vetë

Si nisi dita sot?

Si zakonisht, veç faktit se kam fjetur shumë pak. Rashë aty nga ora 05:00 e mëngjesit dhe u ngrita në 07:00, për të shkuar në shkollë.

Cilët ishin ata që bënin aq tifo për ju në sallë?

Shoqëria ime dhe familja. Sigurisht, më shumë shoqëria.

Edhe ju, ashtu si dhe Garuci, asnjëherë nuk keni qenë e nominuar në dyshen e fundit gjatë fazës së "Etheve", në mos gaboj?

Jo. Vetëm njëherë, mbrëmë, por që nuk e provova atë shijen e hidhur kur të thonë "nuk kalon!"

Por, me sa kam informacion, ju keni qenë dhe pjesëmarrëse në edicionin e parë të "Gjeniut", ku Garuci është shpallur fituese?

Po. Unë kam qenë pjesëmarrëse dhe arrita deri në dhjetëshen finaliste.

Interesante kjo koincidencë. Edhe ju që e vogël keni kënduar?

Kam kënduar që e vogël, duke marrë pjesë në shumë festivale fëmijësh në Tiranë e Shkodër. Por fillimisht kam marrë pjesë në Festivalin e Zërave të Rinj, ku mora dhe çmimin e parë. Por, përgjithësisht, në të gjitha aktivitetet kam marrë çmime.

Si ishte vendimi për të marrë pjesë në "Ethe"?

Çdo herë që i kam ndjekur, më kanë pëlqyer. Gara, emocionet, madhështia si spektakël dhe gjithnjë i thosha vetes: duhet të shkosh. Pastaj ka qenë dhe shtytja e përkrahja e prindërve, që më bëri të përfshihesha në "Ethe".

E kishit menduar që do fitonit në fillimet e konkurrimit?

Po them se çdo kush ëndërron, ndërton diçka të bukur në mendje. Kështu dhe unë e shihja veten dhe si fituese, sepse dhe u futa me idenë për të qenë fituese.

Po gjatë natës finale çfarë ju vërtitej në kokë më tepër: fitorja apo humbja? Ose si të thuash: vendi i parë, apo vendi i dytë?

Në të vërtetë, gjithmonë kam qenë në ankth e dilemë për rezultatin, sepse përballë kisha një konkurrente shumë të fortë si Dorina Garuci.

Ndaj ndodhi që kur u dha verdikti për ju si fituese nuk patët atë reagimin e zakontë të të tilla momenteve: më pak mbulim të fytyrës apo shkrehje në lot?

Po sikur nuk po e besoja, apo nuk e prisja, nuk di ç‘të them. Ndërsa lotët më kanë rrjedhur në momentet që po përqafoja Dorinën.

Ç`tip jeni? Mund ta thoni me fjalët tuaja?

Jam në përgjithësi tip i qetë, por jo se i kaloj gjërat pa emocione. Madje kam shumë emocione, sidomos kur jam në skenë.

Si i konsideroni tashmë "Ethet"?

Një eksperiencë e shkëlqyer dhe një ndihmë për të ecur përpara.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 26-02-2008, 11:12:14 »
Citojeni

Çdo gjë e shitur...
Garuci e meritonte.
E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #67 më: 26-02-2008, 18:47:21 »
Citojeni

Amy, edhe unë isha i sigurt se Kejsi do të arrinte ne finale..  perqeshje

 luj syun Dhe akoma me mirë se aq ...  godite ne shenjë qe ajo do të ishte fituesja !  Pergezime !  buzeqeshje

Ndonëse me zemër doja qe ta fitonte La Garuci , me pelqente me shumë .... Kejsi Tola e meritoi !

Mjaftonte te shikoje krahasimin e kengeve te interpretuara prej tyre, e ne veçanti te " Nessun Dorma " për t'u kuptuar lehtesisht qe Kejsi ishte me e mira nga te dyja !

Të talentuara vajzat! Kane goxha rrugë për te bërë përpara e permiresuar akoma me shumë anën interpretative dhe emocioanale te kengeve ! Shumë saktësi ne kapjen e notave te larta nga ana teknike , por duhet te percjellin shumë shumë me tepër ndjenjë me interpretimet e tyre !
 
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #68 më: 07-03-2008, 11:13:02 »
Citojeni

Bashkia e Shkodrës vlerëson Garucin

Fituesja e çmimit të dytë të "Etheve", 17-vjeçarja Dorina Garuci është shpërblyer nga Bashkia e qytetit të Shkodrës me një shumë prej 100 mijë lekësh. Ky vlerësim erdhi për këngëtaren për suksesin e arritur në një nga evenimentet më të rëndësishme për promovimin e artistëve të rinj. Sipas drejtuesve të Bashkisë Shkodër, ky vlerësim erdhi pasi Dorina, me prezantimin e saj në "Ethe", ka nderuar qytetin e Shkodrës, një qytet i njohur për vlerat e tij kulturore. Pas marrjes së këtij çmimi, Garuci është pritur si fituese në qytetin e Shkodrës, për vetë faktin se interpretimi i saj në natën finale ishte mjaft mbresëlënës.

G.Shqip
E identifikuar

pame
« Përgjigjja #69 më: 12-03-2008, 20:41:14 »
Citojeni

hi
mendoj se spektakli ethet
ishte shumë i bukur
por kur fitoi
kejsi tola nuk me pëlqeu
E identifikuar
all
« Përgjigjja #70 më: 13-03-2008, 21:18:37 »
Citojeni

hi
simendoni
kush mund ta fitonte
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 4 [5]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |