Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Spektakli "Ethet"  (E lexuar 3735 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #30 më: 21-01-2008, 09:42:46 »
Citojeni

Mbreme qenka skualifikuar Xhensila Myrtezai nga Tirana.
E identifikuar

uthbt
« Përgjigjja #31 më: 21-01-2008, 19:47:07 »
Citojeni

sigurisht qe fatlumi do të fitoj ethet
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 22-01-2008, 12:45:57 »
Citojeni

Në "vrapim" me shtatë etheistët

Janë në kërkim të suksesit. "Ethet" ua krijojnë këtë mundësi. Të talentuar, të rinj dhe ambiciozë, "në garë" me njëri-tjetrin.

Dorina Garuci, Dorina Xërxa, Kejsi Tola, Himena Ymeri, Marjeta Billo, Fatlum Zeka, Rezarta Smaja janë emrat e shtatë finalistëve të mbetur në edicionin e katërt të "Etheve", që këtë vit realizohet në Top Channel, pas skualifikimit të Xhensila Myrtezait, Simona Karafilit dhe Ervin Thanës. Spektakli me ide dhe skenar të Adi Krastës e regji të Pali Kukes, duket se është bërë "stacioni" më joshës për të rinjtë që duan "të udhëtojnë" më tej në muzikë. Dhe me sa duket mundësitë që iu ofrohen nga kjo pjesëmarrje nuk do të mungojnë. Kështu, mendohet se dhjetëshja më e mirë do të marrë pjesë në Top Fest, si aktiviteti më i afërt, si dhe në aktivitete të tjera që kanë lidhje me muzikën pop. Por tani për tani ajo që duhet është shumë punë...


E dashuruar pas "hard-rockut"

Dorina Xërxa, 17 vjeç


10.11.1990, Gjakovë

Kishte parë reklamën, e thjesht vendosi të shkojë në "Ethe". Ishte babai "metalar", siç e quan ajo, që e shtyu të mësojë kitarën e më pas të këndojë. Edhe pse ende një nxënëse shkolle, punon si gazetare radioje por edhe për Televizionin Kombëtar për rrafshin e Dukagjinit. Ndërkohë që angazhimet muzikore nuk i kanë munguar, pasi këndon edhe muzikë hard-rock në lokale. Kështu, edhe këngëtarja e preferuar e saj, (Anouk) nuk kishte si të mos i përkiste kësaj rrymëëëë.

Vajzës gjakovare i pëlqen të vazhdojë studimet për muzikë, ndërsa shprehet se për momentin ende nuk ka gjetur dikë që "t'i rrëmbejë zemrën". Megjithatë, e ka të vizatuar qartazi në mendjen e saj partnerin ideal: metalar, me flokë të gjatë dhe t'i bjerë kitarës.


Për herë të dytë në "Ethe"

Rezarta Smaja, 24 vjeç


23.3.1984, Shkodër

E ka për herë të dytë, pjesëmarrjen në "Ethe". Konkurrente edhe në edicionin e parë të konkursit, shkodranes Smaja duket se i ka ecur më mbarë këtë herë. Pse jo edhe për shkak të një përvoje të përftuar dhe të një pune më të madhe. Mendon se një nga arsyet pse u eliminua herën e parë, ku nuk arriti të futej as në 10-shen më të mirë, ishte edhe fakti që u sëmur. "Profesorët më thanë të provoja përsëri. Për disa vite nuk provova, por vendosa këtë vit".

Pohon se "dëshirën" për muzikën në radhë të parë e ka kultivuar brenda familjes, edhe pse asnjë prej pjesëtarëve të saj nuk është muzikant. Ndërsa thekson se lloji i muzikës që parapëlqen është xhazi.

Studente e Gjuhë-Letërsisë në Fakultetin e Shkodrës, Rezarta vëren se njeriu që e ka shtyrë më së shumti të konkurrojë në "Ethe" është i fejuari i saj, Jetmiri, i cili është kitarist.

Tani mendon se e pret një "sfidë" e madhe, për më tepër, pasi në mbrëmjen e kësaj të diele do të interpretojë po atë këngë me të cilën u skualifikua në edicionin e parë të "Etheve". Këngëtaret e preferuara të saj janë të shumta, por ndër to mund të veçojë pa hezitim Uitni Hjuston, Patricia Keyse, Mariah Carey, Christina Aghuilera apo Beyonce.


"E prirë" nga "Gjeniu..."

Dorina Garuci, 15 vjeç


29.1. 1993, Shkodër

Vajza shkodrane që fitoi "Gjeniun e vogël" para katër vjetësh, nuk kishte si të mos binte në sy edhe në "Ethe". Duke e vlerësuar këtë eksperiencë të re, Garuci shprehet se për të fituar konkursin, ajo që mund të ndihmojë është shumë punë dhe pasion. Adhuruese e Vaçe Zelës, Celine Dion e Uitni Hjuston, Garuci është studente e violinës në vitin e parë të shkollës artistike "Preng Jakova" në Shkodër. Tip i dashur dhe që miqësohet shpejt, Dorina vëren se njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj janë prindërit "e mrekullueshëm" dhe motra më e madhe që jeton në Itali me bashkëshortin e vet. E veçanërisht, babai që merret më së shumti me të. Në moshën pesë vjeç e gjysmë u ngjit për herë të parë në skenë në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër, si një "këngëtare-imituese" kafshësh e shpendësh. Të ardhmen padyshim e sheh te muzika: kënga dhe violina, si një kantautore. Për Garucin, që një këngëtar të jetë sa më i kompletuar "duhet të dijë tepër nga arti, pse jo nga violina", me të cilën merret prej nëntë vjetësh.


Këngëtare që... dy vjeç e gjysmë...

Marjeta Billo, 20 vjeç


11.07.1988, Lushnjë

Adhuruese e muzikës pop dhe xhaz, Billo vendosi pa hezitim të merrte pjesë te "Ethet" , konkursin-spektakël që e sheh si më prestigjiozin për nxjerrjen e talenteve të reja në Shqipëri. Me sa duket ajo është "e prerë" për të qenë këngëtare. Sjell ndër mend një moment që edhe prindërit ia kujtojnë shpesh, kur ishte dy vjeç dhe ndodhej e sëmurë në spital. Edhe pse aq e vogël dhe në buzë të shtratit, Marjeta këndonte këngët e Eli Farës, të cilat i dinte përmendsh të gjitha.

Fillimisht iu fut "seriozisht" rrugës së muzikës, si një "vazhdim" i ëndrrës të së ëmës, që në rininë e vet kishte dashur të bëhej këngëtare. Ndërsa i ati i kudogjendej me kitarën e tij. Porse më vonë, Marjeta, e angazhuar vazhdimisht në koncerte, aktivitete shkollore, etj., si këngëtare, vazhdoi studimet për kanto në Akademinë e Arteve. Vaçe Zelën e quan idhullin e saj, por veçon edhe një sërë artistësh të huaj, si: Frank Sinatra, Louis Armstrong, Natalie Cole, Ella Fitzgerald.

Vajza që pohon se nuk ka një rreth të zgjeruar shoqëror, veçon megjithatë miqtë e saj të ngushtë: katër shokë dhe një shoqe të mirë, e cila i ka qëndruar pranë në çdo moment e që ka qenë një nga shtysat që të merrte pjesë në "Ethe".


Liceistja e kantos, me "klasiken" dhe "të lehtën"

Kejsi Tola, 16 vjeç


3.05.1992, Tiranë

Dikur ka kënduar në Festivalin e Fëmijëve. Më pas te "Gjeniu i vogël", ku arriti të futej deri në 10-shen e parë të këngëtarëve. Ndërsa tanimë, disa vjet më vonë, Kejsi "provon" zërin dhe talentin e vet në "Ethet". Mendon se është një shans i mirë për të kjo pjesëmarrje, ndërsa shpjegon se shtysa më e fortë për të konkurruar, përveç dëshirës së saj, kanë qenë prindërit dhe motra e vogël 10-vjeçare, e cila gjithashtu këndon.

Nxënëse e kantos në Liceun Artistik "Jordan Misja", Tola e sheh të ardhmen e vet në muzikën klasike, por njëkohësisht pohon se nuk do të lërë pas dorë edhe muzikën e lehtë. Këngëtaret e preferuara të saj janë Uitni Hjuston dhe Vaya Con Dios.


Mes baletit dhe muzikës

Fatlum Zeka, 18 vjeç


1.11.1990, Prishtinë

I vetmi djalë që ka mbetur në konkurrim, Zeka vendosi të vijë në "Ethe" i shtyrë më së shumti nga dëshira e vëllait të madh, që e kishte parë të arsyeshme se kjo "është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të arritur famën."

I paraqitur para publikut disa herë me këngët e veta në stacionet televizive të Kosovës, Fatlumi është njëkohësisht balerin, anëtar i trupës së baletit të Kosovës.

Pas përfundimit të shkollës së mesme të muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë, dega e baletit, këtë vit studion në Akademinë e Muzikës si këngëtar.

Gjykon se vallëzimi dhe muzika lidhen me njëra-tjetrën dhe e bëjnë një artist më të kompletuar, ndaj edhe pohon se i pëlqen të ushtrohet tek të dyja. Thekson se zhanri i tij i preferuar në muzikë është pop-dance, ndërsa në vallëzim stili pop. Kurse këngëtarët e tij të preferuar janë Majkëll Xhekson dhe Mario Asher.


Një këngëtare ekonomiste

Himena Ymeri, 20 vjeç


11.05.1988, Tiranë

Adhuron të këndojë dhe pohon se kjo ka qenë një ëndërr e saj që e vogël, të cilën ka synuar ta realizojë. Dalja e parë në skenë për Ymerin ka qenë në Festivalin Evropian në vitin 1998, kur ishte 10 vjeç. Më pas, në Festivalin e Fëmijëve, ku ka marrë disa çmime dhe në "RinFest" e "Elefant Shou" ku është vlerësuar me çmim të parë. Maturante, në vitin e pestë të Shkollës Ekonomike, Himena është e vetmja konkurrente që të ardhmen e saj e sheh të ndarë mes ekonomisë dhe muzikës. "E orientuar" kryesisht drejt baladave, janë pikërisht këto këngë që përpiqet t'i përvetësojë më shumë, porse pohon se pëlqen goxha edhe muzikën pop. Ditën e saj e ndan mes studimeve, kursit të matematikës e gjuhës së huaj dhe shoqërisë, veçanërisht të shokut të saj të ngushtë që e njeh prej 13 vjetësh e të cilin e çmon për sinqeritetin dhe besnikërinë. Të dëgjojë muzikë, të këndojë, të lexojë libra dhe të "vërdalloset" në internet janë disa prej gjërave që "mbushin" jetën e Himenës, e cila nuk mund të rrijë pa përmendur afeksionin e veçantë që ka për vëllain e vogël 9-vjeçar, Dankon, i cili gjithashtu di të këndojë mirë.


Gazeta "Metropol"
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 27-01-2008, 18:07:29 »
Citojeni

Sipas mendimit tim Kejsi Tola nga Tirana do fiton 'Ethet'

Unë garen ne naten finale e shoh mes Kejsit e La Garucit  luj syun
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 28-01-2008, 03:47:39 »
Citojeni

Etheistja qe u largua këtë te djele ishte shkodrania Rezarta Smaja .

Vazhdojne garen:

* Dorina Xerxa
* Fatlumi
* Marjeta
* La Garuci
* Himena
* Kejsi
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #35 më: 29-01-2008, 10:32:34 »
Citojeni

"Shihemi dhe dëgjohemi në ‘Top Fest‘"

Intervistë/Flet Rezarta Smaja, etheistja më e fundit e eliminuar nga faza finale, mbrëmjen e dy netëve më parë


Shkodrania Rezarta Smaja, e cila u eliminua parmbrëmë nga faza finale e "Etheve", ishte më e madhja në moshë ndër etheistët, plot 23 vjeç. Studente në vitin e fundit të degës së Gjuhë-Letërsisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi", ajo ka marrë pjesë që në edicionin e parë të "Etheve", por për arsye shëndetësore, nuk ka mundur të bëjë përpara atëherë. Kështu, ajo vendos t‘i hyjë sërish sfidës së këngës, duke mbërritur deri në fazën finale. Por udha e saj drejt një suksesi të mundshëm u pre të dielën mbrëma, pasi votat ndaj saj, ishin më të pakta në numër se të konkurrentëve të tjerë. Gjithsesi, ajo u vlerësua lart për reagimin dinjitoz në çastin e eliminimit, ku e buzëqeshur, përcolli puthje e përshëndetje mirënjohëse drejt publikut. Lidhjen me këngën, Smaja e ka pasur që e vogël. Shkollën e mesme e ka përfunduar për kanto, në të mirënjohurën "Preng Jakova" në qytetin e saj. Dhe është kënga ajo që e ka bërë të jetë e pranishme në skenë për shumë vite, deri dhe me trupën profesionistë të "Migjenit". Le të flasim për "Ethet".

Çfarë ishte për ju pjesëmarrja në "Ethe" më tepër se një dëshirë dhe ambicie?

Pjesëmarrja në "Ethe" ishte dhe një peng për mua, që më trazonte gjithnjë gjumin. Unë kam marrë pjesë që në "Ethet" e para, por një problem shëndetësor, më saktë, në laring, më bëri që të mos vazhdoja më tej. Kështu, kur erdhi ky edicion, isha tërësisht e gatshme që t‘i futesha kësaj sfide, siç edhe bëra, duke shkuar deri në finale. Dhe nuk besoj se është pak.

U futët në "Ethe" edhe me besimin se do të fitonit, apo thjesht për të përftuar sadisfaksionin e pjesëmarrjes?

Po. Mund të them se u futa me besim të plotë.


Po deri ku shkonte besimi juaj?

Kisha besim edhe se mund të fitoja, duke e tejkaluar thjesht pjesëmarrjen. Dhe këtë e tregoi mbërritja gjer në fazën finale, apo jo? Por e dija njëkohësisht se do të kishte dhe kthesa të papritura. Llogarisja edhe ato që janë çështje fati, ose siç themi, ecje apo mos ecje në një gjë, paçka se mund ta ndjesh veten në nivele të larta profesionale.

Etapë pas etape që i kaloje ato, çfarë mendonit për veten?

Sigurisht më rritej besimi, por kur rrethi ngushtohej, mendoja se duhet të punoja më shumë.


Ku mendoni se gabuat mbrëmë?

Ndoshta nuk gabova apo çalova aq dukshëm dhe aq ndjeshëm sa për t‘u ndëshkuar, por them se te publiku që votoi mund të ketë influencuar ndonjë fazë paraardhëse, ku nuk kam treguar nivelin e duhur. E megjithatë, nuk mendoj se isha shumë mirë dhe mbrëmë. Jam e ndërgjegjshme që duhet të kisha punuar më tepër.


Çfarë menduat pas gjykimit të jurisë?

Mendova se ndoshta do t‘ia hedh edhe këtë radhë, ndërkohë që kisha dyshime se mund të isha unë e eliminuara, por këto dyshime nuk ekzistonin vetëm të unë. Etheistët bashkohen në shumë pika, por sidomos në atë që të gjithë pushtohen nga dyshimet, ashtu si dhe nga shpresa për fitore sigurisht.


A e kishit projektuar më parë veten si humbëse dhe për mënyrën se si do të reagonit?

Nuk e kisha menduar fare, sepse jam tipi që i pres gjërat të vijnë vetvetiu, pa u përgatitur shumë për to.


Më tregoni pak për momentet e fundit...

Në momentet që Krasta po thoshte "eliminohet" dhe bëri një pauzë, unë thosha me veten time "Smaja", por nuk ishte se mendoja që duhet të ikja. Thjesht ishte një parandjenjë.


Po për shoqen tuaj në krah, atë që e kaloi fazën, çfarë menduat?

Për Himenën? Jam shumë e kënaqur për Himenën se është një vajzë e mrekullueshme. Është një njeri shumë i mirë që gjithnjë na është bërë krah që kur kemi ardhur në Tiranë. Sa herë që largohej pas provave, kthehej nga ne jo tiranasit dhe na thoshte: "Çfarë keni nevojë t‘iu sjell nga shtëpia?", dhe unë këtë nuk do t‘ia harroj kurrë, për gjithë jetën. Ndërkohë, shpresoj që Himena të vazhdojë atë që lashë unë përgjysmë.


Publiku u mësua të shihte lot në mbarin të çdo nate, ndërsa ju e kaluat me shumë qetësi dhe buzëqeshje eliminimin. Këtu ka vend për të thënë që kjo, ishte zgjedhje momentale, apo thjesht është tipi juaj që i kalon të tilla momente kaq lehtësisht?

Mendoj që të gjithë etheistët duhet të reagojnë kështu. Lot dhe mund të të dalin, por të qash e të shkrehesh në vaj nga dhimbja nuk më duket e arsyeshme, ndërkohë që duhet menduar më shumë për momentet e bukura që kemi kaluar në "Ethe" gjatë këtyre muajve. Mua për shembull, ajo që më mërziti më shumë, ishte ndarja nga etheistët e tjerë, kryesisht nga Marjeta dhe sidomos nga dy Dorinat, pasi kemi jetuar bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe çastet e kaluara me to nuk harrohen kollaj.

I puth fort dhe besoj se do të ecin shumë përpara.


Cilat ishin momentet prapa skenës pas mbylljes së spektaklit?

U takova me prindërit, të cilët ishin në sallë duke më ndjekur. Ata erdhën të më ngushëllonin dhe mbështesnin, ndërsa telefoni nuk pushonte nga i fejuari dhe të afërmit e tjerë, ku që të gjithë i falënderoj për fjalët e mira dhe lehtësuese që më përcollën. Por për mua, aty filloi dhe pjesa më e vështirë, sepse lotët që pashë në sytë e shoqeve, më bënë të qaja dhe unë, dhe isha unë që u thosha: "Mbahuni të forta, mos e lëshoni veten!"

Ndërsa nata kaloi në një festë shoqërore.

Si e nisët ditën sot psikologjikisht?

E nisa me shprehjen: "Sot është një ditë e re dhe me plane të reja". Të planet e reja është edhe pjesëmarrja në "Top Fest". Shpresoj që publiku të më presë dhe përkrahë siç ndodhi edhe në "Ethe".

E falënderoj shumë publikun; falënderoj shumë anëtarët e jurisë që janë të mrekullueshëm. Falënderoj mjeshtrin Pali Kuke, por dhe Adi Krastën. Falënderoj edhe "Top Channel" sigurisht që po na hap një tjetër derë suksesi.

G.Shqip

E identifikuar

xhusti
« Përgjigjja #36 më: 01-02-2008, 06:43:05 »
Citojeni

un jam  100% e sigurt qe kejsi do fitoj.. e ka zërin te jashtezakonshem dhe shum unik...është vetëm 15 vjeçe edhe zerri i asaj  dhe pushton skenen dhe publikun.

ajo është kengtare shum shum e mirë edhe e meriton fitoren. Perqafim
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 04-02-2008, 03:42:21 »
Citojeni

Himena YMERI u largua nga gara mbremjen e kësaj te diele.

Mberritem ne TOP FIVE  luj syun

* Dorina Xerxa
* Fatlumi
* Marjeta
* La Garuci
* Kejsi

Kejsi ka dhënë performancen me te bukur te gares sonte !
E identifikuar
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 04-02-2008, 11:41:14 »
Citojeni

Kam dëgjuar qe njera nga Etheistet e skualifikuara gjatë finales, ka thënë (ne konfidence) qe Kejsi ka paguar për te fituar. Kejsi ka goxha ze, vetëm paraqitje skenike nuk ka. Duket sikur e kanë vënë te kendoje me zor, nuk buzeqeshe fare. Nuk mendoj se kjo është mënyra e saktë për te treguar qe e ka marrë seriozisht konkurimin.
Për mua Xerxa duhet te fitoje. Më ka hyrë shumë ne zemër edhe ajo edhe Fatlumi. Madje do me bëhej qejfi ta fitonte njeri prej tyre, jo vetëm prej talentit te padiskutueshem qe kanë, por edhe për sakrificen qe bëjnë (meqë janë nga Kosova e nuk i kanë te afermit pranë).
E identifikuar

Looks like love has finally found me...

dora@zeriyt.com
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 04-02-2008, 18:47:08 »
Citojeni

Ethet, mbrëmë lamtumira për Himena Ymerin

Faza finale e "Etheve", vijon tashmë me 5 konkurrentë. Sfida e secilit prej tyre bëhet më e vështirë. Ndërsa spektakli fiton më shumë emocione


Tashmë mbeten 5 konkurrentë deri në finalen e madhe, që do të jetë pas tri të dielave. Rrethi ngushtohet, sfida vështirësohet, emocionet shtohen, "Ethet" bëhen më të forta, por dhe më të pamëshirshme. Pa dyshim që 5 të mbeturit janë më të mirët e qindra e qindra të rinjve që kanë konkurruar për talentin e këngës që tre muaj më parë, kur masa e tyre ishte tejet e madhe dhe jo kaq e vogël sa ka mbetur, sa gishtat e dorës, lehtësisht të numërueshme. Ata janë më të mirët, por që vetëm një prej tyre do të jetë më i miri. Dhe këto janë "Ethet", të cilat i kushtohen "njëshit", rruga e të cilit kalon nga qindra e dhjetëra më pas deri në altarin e fituesit. Po të jesh prapa kuintave e kupton më së miri se çfarë është ajo garë që zhvillohet të dielave mbrëma në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, që transmetohet direkt në "Top Channel". Të gjithë konkurrentët janë të angazhuar me veten; interpretojnë çdo çast këngët më të cilat do të prezantohen para publikut e jurisë, bëjnë vokalica të pandërprera, e eksperimentojnë me regjistrat e zërit, për të qenë sa më të përkryer; kujdesen për pamjen e jashtme dhe fare pak mendojnë për ndonjë shans të trishtë, për ndonjë humbje në fund. Këtë askush nuk e çon ndërmend. Dhe sigurisht që emocionet fillojnë e shtohen duke u afruar fundi, e pasi kanë lënë skenën e pasi kanë dëgjuar mendimin e jurisë, te konkurrentët, nisin dilemat; rritet shkalla e supersticiozitetit, por mungon ndonjë lule me petale, te të cilat fshihet verdikti final: fitoj apo s‘fitoj?!

Nata e mbrëmshme e "Etheve" solli padyshim treguesin e rritjes së cilësisë së interpretimit nga ana e konkurrentëve. Ata u prezantuan me një hit të njohur "love song", nga ato që vijojnë jo vetëm t‘u rezistojnë viteve, por dhe të mbesin në shkallën më të lartë të preferencave nga publiku, si dhe me një këngë nga festivalet në Radio Televizion, të cilat janë shquar për temat sociale në subjekt, por dhe për vështirësitë e klasit në interpretim. Bëhet fjalë për këngë të famshme të festivaleve në vitet ‘94-‘98, të cilat ishin revolucionare në lloj, për vetë mesazhet që përcillnin. Fatkeqësisht të tilla këngë me të tilla subjekte mungojnë sot, por ja që ato rikthehen për "Ethet", duke mbetur kështu në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare.

Sakaq, praktikë e spektaklit është që të gjithë konkurrentët ta provojnë veten në disa lloj ose sa më shumë lloje të kënduarish, në rryma e rrjedhimisht në stile të ndryshme. Mungon sigurisht vetëm interpretimi i këngës me motive popullore, jo për ta injoruar, por sepse nuk është pjesë e spektaklit që në konceptim. Po ashtu, edhe të interpretuarit lirik apo operistik. Sepse është spektakël i gjithi. Për këtë arsye, aty është interpretuar e do të vazhdojë të interpretohet, rock, pop, xhaz, bluz, balada të ndryshme. Moderatori i njohur, Adi Krasta, pa të cilin "Ethet" nuk do të kuptoheshin dot e aq më pak të ndiqeshin, si çdo natë të diele, edhe mbrëmë, u ka bërë një rezyme të shkurtër këngëve që ishin zgjedhur për interpretim, duke kujtuar interpretuesit e parë të tyre, ata që i kanë sjellë në skenë e te publiku. Kështu, Krasta shërben edhe si një lloj telegrafisti për kujtesën e publikut, si një lloj gazetari i mirëfilltë informues për pjesën enciklopedike të spektaklit. Po kështu, edhe për pjesët e zgjedhura të trupës së baletit të "Top Channel", të cilat janë hite të njohura si kolona muzikore të filmave të famshëm hollivudianë. Në këtë pikë, "Ethet", lëvrojnë dhe pjesën historike, apo atë të nostalgjisë, ku breza të tërë në Shqipëri mbetem mrekullisht peng i tyre, pasi u rritën dhe u edukuan me to në vitet e izolimit shpirtëror. Këto i bëjnë "Ethet" që të jenë të të gjithëve.

Pjesa tjetër spektakolare e "Etheve" është realizimi artistik televiziv nga ana e "Top Channel", si në sallë, ashtu dhe në transmetimin televiziv. Në sallë, ajo që shijohet "live", është madhështia e skenës, cilësia e lartë audio e padyshim, emocionet e përjetimit direkt të garës dhe interpretimit. Ndërsa në televizion, vihet re klasi i lartë teknologjik, sidomos në pastërtinë e figurës dhe pasurinë e planeve që ofrohen nga shumë kamera, ku disa prej tyre janë krane. Meritë të madhe ka stafi i realizimit në "Top Channel", më i specializuari që ekziston sot në Shqipëri, me mjeshtërinë e pakrahasueshme në realizimin e spektakleve të mëdha.

"Ethet", kanë mbërritur në gjysmën e rrugës. 5 konkurrentë janë eliminuar. Disa e kanë kaluar lehtë, me të qeshur e me shumë falënderime e disa me lot, por sërish me falënderime. Në të dielat pasardhëse, pritet eliminimi i katër konkurrentëve të tjerë, për të mbërritur te fituesi. Spektakli vazhdon, emocionet rriten, "Ethet", sjellin ethe...

" Shqip "
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #40 më: 05-02-2008, 10:27:51 »
Citojeni

Nuk ishte radha ime të lija "Ethet"

Intervistë/Flet Himena Ymeri, e skualifikuara e radhës në spektaklin e madh të garës së këngës




Himena Ymeri, vajza që dy net më parë u nda nga "Ethet" si e skualifikuar, ka bindjen se nuk ishte radha e saj për ta lënë spektaklin. Në moshën 19-vjeçare, maturante në shkollën e mesme ekonomike, ajo ndryshon nga konkurrentët e tjerë, sepse: 1) Nuk studion për muzikë (ngjashëm dhe Dorina Xërxa), 2) Ka provuar të gjitha çmimet, të parat, të dytat dhe të tretat, si pjesëmarrëse e rregullt në Festivalet e Fëmijëve në Tiranë dhe Shkodër. Himena është dhe e para këngëtare, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Fëmijëve që u zhvillua në Tiranë më 1998, duke interpretuar këngën "Hapa dollapa". Ndaj, as skena e as çmimet për të nuk kanë qenë të reja. Por skena e "Etheve", mbetej një sfidë për të që edhe pse nuk ia arriti ta zotëronte deri në fund, sërish ndien se e ka sfiduar...

Si u përfshive në "Ethe"

Është hera e dytë që marr pjesë në "Ethe". Herën e parë jam futur në konkurrim në edicionin e dytë ku arrita deri në njëqindëshe dhe u eliminova si efekt i moshës së njomë dhe papjekurisë së zërit.

Kush ta vuri re këtë, pra papjekurinë e zërit?

Juria, të gjithë anëtarët e jurisë me të njëjtin mendim ishin.

Dhe më pas i thatë vetes...

Dhe i vura si synim vetes që kur të jem mjaftueshmërisht gati, të shkoj në "Ethe", siç dhe erdha këtë edicion.

U fute në "Ethe" thjesht për sadisfaksionin e pjesëmarrjes, apo me synimin për të qenë fituese?

Nuk e di, por them se kisha zgjedhur gjithçka në momentin e duhur dhe për këtë nuk do mjaftohej vetëm pjesëmarrja. Synoja për më shumë. Ndaj duhet theksuar fakti që unë ecja me kohën. Për shembull, kur isha në tetëdhjetëshe, pretendoja tridhjetëshen, më pas dhjetëshen dhe kështu gradualisht duke pretenduar për pesëshen, por nuk e kapa dot.

Pse mendon që nuk e kape?

Thjesht, podiumi ishte shumë i lartë për gjatësinë time. (qesh)...

Ju ndërkohë edhe radhën e kaluar u nominuat si humbëse. Por parmbrëmë e menduat që do ishit afër humbjes?

E mendoja skualifikimin. Shumë njerëz e kishin parashikuar ikjen time. Por ama e them me bindje se këndova mirë...edhe se nuk ishte radha ime që të largohesha.

Por e kujt?

Nuk e them e çdokujt, por e dikujt...

Thatë pasi u eliminuat se "ndiheshit e lumtur që kishit arritur deri në finale, sepse përveç teje e Dorina Xerxës, të gjithë konkurrentët e tjerë studiojnë në shkolla muzikë".Jeni e sinqertë në këtë që thatë?

Absolutisht po dhe mund ta përsëris në çdo intervistë.

Përse nuk keni ndjekur një shkollë muzikë, por keni zgjedhur të studioni Ekonomi?

Sepse e kam parë më tepër veten si një ekonomiste e mirë...ose si një ekonomiste dhe këngëtare e mirë

A të erdhi të qaje, kur e pe veten të humbur?

Momentet e para doja vetëm të falënderoja pafundësisht njerëzit që më kanë ndenjur pranë; familjen, shoqërinë, shkollën. Duhet të përmend dhe ata që më kanë mbetur peng, ata që kanë punuar shumë për mua, stafin e "Pentium" dhe "Frontera", si dhe publikun që ka shpenzuar e votuar për mua. Lotët nuk i mbajta dot vetëm në momentet që takova babin dhe shokun e ngushtë.

Tanimë që jeni në radhët e spektatorit, kush është konkurrenti më i mundshëm për të fi tuar “Ethet” sipas jush?

“Dua me gjithë shpirt që ta fi tojë “La Garuci”, pasi ajo është më e mira e të gjithëve, por që të fl as me siguri se kush do ta fi tojë, kjo është një çështje që vetëm “fallxhorët” mund ta dinë”.

Si ishte më pas mbrëmja, pas daljes nga teatri i Operës?

Kam kaluar orët e vona në një klub nate me kushërinjtë dhe shoqërinë e pastaj u ktheva në shtëpi me babin duke folur rreth eksperiencës së "Etheve", kësaj aventure të bukur e të vështirë.

Tani do merrni pjesë në "Top-Fest", pra do jeni sërish në skenë para publikut. Keni filluar të mendoni për këngën?

Do nis të mendoj kur të më jepet kënga.

Si është tani afeksioni me këngën?

Skualifikimi nuk cenon aspak lidhjen time me këngën

Do vazhdoj të këndoj për të treguar se cila është Himena se mbase nuk e tregova gjer në fund...

G.Shqip
E identifikuar

arban leka
« Përgjigjja #41 më: 05-02-2008, 14:49:18 »
Citojeni

tashmë kan mbetur vetëm 5 finalist dhe mund të flasim për me te mirin me qe edhe vrehet aj është një dhe quhet fatlum zeka ka rezistuar dhe do rezistoj midis vajzave e ne ket jav mendoj se do skualifikohet xerxa se veç po bertet s'po di me kendu
të dish te kendosh është një gjë e të bërtasësh është një gjë tjetër oj xerxa
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 05-02-2008, 18:58:44 »
Citojeni

A është " ETHET " një gare mes te barabartesh ???   hmmmmm

Zor se mund ta thuash , pasi një pjesë e mirë e konkurrenteve janë MUZIKANTE ... për të mos shkuar me tej qe janë KENGETARE !

E identifikuar
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 06-02-2008, 11:30:25 »
Citojeni

A është " ETHET " një gare mes te barabartesh ???   hmmmmm

Zor se mund ta thuash , pasi një pjesë e mirë e konkurrenteve janë MUZIKANTE ... për të mos shkuar me tej qe janë KENGETARE !


Bashkohem me mendimin tënd. Ethet nuk duhet te lejonin pjesemarrjen e atyre qe janë nxënës ne shkollën e muzikes. Ky emision është konceptuar për ata njerëz qe kanë ze, po qe nuk studiojne, d.m.th. nuk kanë kulturë muzikore (qe te marrin vesh regjistrin e lartë, etj).
D.m.th. ne konkurim duhet te marrin pjesë nxënës si Xerxa, siç ishte Elvana Gjata, etj. Nuk është e drejtë - 4 nga finalistet e momentit janë nga shkolla muzikore (perjashto Xerxen).
E identifikuar

Looks like love has finally found me...

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #44 më: 07-02-2008, 09:49:46 »
Citojeni

Unë tani sa po pash disa video,se nuk i pata pare Ethet këtë vit,po me aq sa dëgjova besoj se ka për ta fituar Dorina Garuci ose Kejsi Tola njera nga këto 2-ja po besoj se Dorina ka për ta marrë.

Hapa dhe një Album me videot e Etheve te galeriashqiptare  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-442.html
E identifikuar

Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |