Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorFestivale dhe Koncerte (Moderatore: BabyDance, eurogina)“Remix” me Gjergj Lekën dhe Piro Cakon


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: “Remix” me Gjergj Lekën dhe Piro Cakon  (E lexuar 96 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy


Shiko profilin
« më: 07-08-2008, 21:28:28 »
Citojeni

  Çako e Leka një tur koncertesh në Shqipëri. Këngët e muzikës së lehtë risillen me motive shqiptare

Remix” me Gjergj Lekën dhe Piro Cakon

Ishin në karraoke kur i tha Piros: “Ne do të këndojmë në diskoteka këngët tona dhe të gjithë do të na pëlqejnë.”

Paksa hezitues në fillim, Piro Çako nuk mund të ishte aq i bindur sa Gjergj Leka se këngët e kompozuara prej tyre para viteve ’90 do të mund “të tundnin” diskot e pub-et.

Por duket se Leka e mbajti premtimin dhe ia doli që këngët e lehta të festivaleve të dikurshme të TVSH-së t’i sjellë në një formë tjetër, të remixuar, ritmike e plot gjallëri.

Madje, ka menduar që me to të bëjnë dhe një tur koncertesh në Shqipëri, ku këngëtarët do të jenë vetëm ata të dy, të shoqëruar edhe nga dy vajza, të cilat Leka i quan “vocal dancers”. Turneu i Çakos dhe Lekës, “Remix”, do të fillojë sonte me Velipojën, për të vijuar mbrëmjen e së enjtes në Vlorë, më pas në Sarandë, Durrës, Kosovë e Maqedoni. “Ne të dy jemi kompozitorë. Këtë punë e bëjmë për qejf e jo për përfitim. Kemi vend ku të fitojmë lekët”, - shpjegon Leka, ndërsa rrëfen se gjatë turenut të tyre ata do të kenë me vete edhe dy operatorë, për ta sjellë koncertin live edhe përmes regjistrimit. “Do të filmojmë materialet më të bukura të këngëve, të cilat do t’i montojmë dhe do të sjellim videoklipe nga skena. Gjithashtu koncerti do të dalë në një album, që do të jetë i pari album live në Shqipëri.”

Por çfarë ka kaq ndryshe dhe të veçantë ky tur koncertesh, i pari i këtij lloji në Shqipëri?

Përveç faktit që është hera e parë që remixohen këngë të muzikës së lehtë shqiptare, turneu përpiqet të plotësojë edhe një sërë boshllëqesh në muzikën dhe jetën artistike të vendit.

“Bashkë me Piron çuditeshim që një brez i ri këndonin këngët tona. Normalisht këndohen këngë të atyre viteve, sepse kanë melodi. Sot nuk ka melodi, por ritmikë, tallava, imitime hip-hopi me tekst idiot”, - komenton Leka, i cili nuk ngurron që këtë fakt ta quajë një dramë. “S’ka pse një 16-vjeçar të këndojë ‘Duart e nënës sime’, kur si gjithë bota duhej të këndonte këngë të brezit të tij, të këtyre viteve. I thashë Piros: “Ne jemi shumë zotërinj në muzikë. Duhet të bëjmë diçka, që kënga të dalë e pëlqyeshme për të gjithë: ta shijojë edhe pensionisti, edhe i riu”.

I bindur për të kërkuar dhe gjetur një të përbashkët mes artit dhe tregut, “që muzika të jetë muzikë dhe njëkohësisht të jetë e veshur me një petk komercial”, Leka pohon se këtu qëndron edhe çelësi i suksesit të një artisti.

“S’jam dakord me shumë artistë të brezit tim, që s’pranojnë të renë. Për mua ai që s’pranon të renë, është arkaik.

Truri evoluon dhe bashkë me të duhet të përqafojmë të renë. Por si çdo gjë, edhe e reja ka defektet e veta. S’jam kundër rrymave, por jam kundër vjedhjes, bastardimit.”

Për të gjëja më e rrezikshme në art është kompleksi, “që bën të mbyllesh në guaskën tënde”. “Nuk ka ‘muzika ime’. Nëse ke marrë parasysh të jesh artist, atëherë nuk i përket më vetes sate.” Kështu vendosën: morën secili këngën e tjetrit sipas mënyrës së tyre, duke menduar se si kjo këngë shkon te një publik tjetër.

Jo më kot turneu i tyre quhet ‘remix’.

“Këngët më të mira i ktheva në tekno, dance, turbo-folk. Pasi mbarova me to, i thashë Piros: ‘Tregoja edhe babait tënd, Gaqo Çakos, nënës sate, por dhe atyre që janë 15 vjeç’. Kur i dëgjoi ai vetë, pranoi se janë mrekulli. Janë shumë këngë të bukura që remixohen. ‘Remix’ futet në të gjithë brezat. Ia kemi arritur qëllimit.”

Motivet shqiptare

Turi koncertor nuk do të ketë në fokus vetëm këtë muzikë “të tyren”. “Nga tri trevat shqiptare: Veriu, Shqipëria e Mesme dhe Jugu, kemi marrë motivet më të bukura. Shumë këngë shqiptare po humbasin, kështu që me një gur duam të vrasim dy zogj. Ka ardhur koha t’i themi tjetrit ‘kjo është shqiptare, kjo jo’. Kemi muzikë të mrekullueshme të remixuar. Vetë fakti që brenda një jave kemi 15 data është çudi”. Turneu pa dyshim do të shoqërohet edhe me mjaft surpriza dhe këngë me dedikime, prej të cilave Leka zbulon një sekret. Ai dhe Piro do të kërkojnë përballë një të zgjedhure të rastësishme në publik që t’i falë dashurinë njërit prej tyre me këngën e Redon Makashit “Falja njërit dashurinë”. “Për të qenë në merkato , e ndiejmë se nuk duhet të presësh nga qielli. Do të kërkojmë e sjellim forma të reja. Nuk ka kuptim të shkosh me të njëjtat këngë e të njëjtat gjëra kudo. Koncertet janë për të matur pulsin.”

Modelet e Lekës

Nuk i pëlqen që për shoqërueset e tyre, “vocal dancer”, të mendohet si për dy bukuroshe pa tru. Ndaj i ka veçuar me kujdes vajzat që do të kërcejnë dhe do t’i shoqërojnë me zërin e tyre. Të zgjedhura nga konkursi i Fadil Berishës, dy vajzat, njëra 17 vjeç nga Vlora, Felisia Shtëmbari dhe Erida Demirasi, 23 vjeç nga Korça, vijnë nga fusha e modës. “S’kam dashur vajza artiste. Jo çdo vajzë e bukur është idiote. Këto janë dy nga ato vajza. Në një konkurs zgjodha gjashtë vajza që të përmbushin kërkesat për të qenë show-girl. Kërkesa e parë ishte të kishin vesh muzikë dhe talenti të përputhej me pamjen e jashtme. Duke qenë të mençura, duke pasur vesh dhe ‘paturpërsinë’ për t’u përballur me skenën dhe muzikën do të arrijnë t’ia dalin mbanë. Ato vijnë jo më kot nga fusha e modës dhe unë bëra thjesht një gjë që bën gjithë bota.”

16 teatro për 16 koncerte në shtator

Promovimi i diskut të ri dhe videoklipet e jetuara

Menjëherë pas “Remix”, Gjergj Lekën e pret një tur tjetër i ngjeshur koncertor. Ai promovon CD-në e tij, me drejtimin artistik të së cilës, si dhe me menaxhimin e shpërndarjen e saj është marrë vetë. Pranon se është një “formulë” që po ecën. “Në Tiranë e kam shpërndarë në 65 pika, pube, librari, supermarkete. Jemi ne që duhet të shkojmë te njerëzit dhe jo ata te ne. Kështu, në një muaj kam shitur 4 mijë CD, gjë që është një tregues.” Ka vendosur që ashtu si kudo në Përëndim, promovimin e diskut te publiku ta bëjë gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh. “Janë 16 koncerte në 16 teatro për albumin që nis turin në muajin shtator. Për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në koncertet e mia, do të kenë të përfshirë brenda biletës dhe albumin”, - thotë artisti.

Pafuqia e Gjergjit

Ndërsa projektet e veta duket se i shkojnë mbarë, kompozitorin e shqetëson situata përreth në muzikë.

“Jam bërë armik me treçerekun e artistëve. I besoj punës që bëj. Mund të them se unë dhe Piro jemi të vetmit artistë që s’kemi krijuar klane në Shqipëri. Më vjen keq që tani kur flitet për të drejtë autori, s’po arrijmë një merkato diskografike dhe të koncerteve se jemi të ndarë”, - shprehet artisti, duke pohuar se tanimë ndihet i pafuqishëm dhe mendoj se “shpresa për të rregulluar muzikën këtu është zero”. “Kam filluar ta gjej veten pa fuqi. Me llafe aprovojnë të gjithë, po kur vjen puna të bëjnë gjëra konkrete, nuk duan të prishen me asnjë. Ligjet e muzikës së fundi u vunë. Jemi ne që duhet të bëjmë diçka. Gjergj Leka i vetëm s’mundet.”

“Mrekullimi” i dashurive

Janë histori dashurie të jetuara vërtet. E kanë frymëzuar dhe e bëjnë që t’u avitet me shumë pasion. Dy prej këtyre këngëve, “Maria Sagapo” dhe “Televizion”, i ka lancuar këto ditë në videoklipe. Ndërkohë që ka tri klipe të tjera në proces.

“Shtatë mrekullitë e botës” është me të vërtetë një rastësi interesante për Gjergjin, i cili “ritakohet” me fytyrën e grave që ka dashur, të cilat do të jenë edhe vizaualisht pjesë e klipit. “Kanë lindur të gjitha në datën shtatë e për mua janë shtatë mrekulli, të cilat dua t’i respektoj me këtë këngë”, - rrëfen ai.

Kurse klipi tjetër “Dyzet ditët e një dashurie”, Gjergjit i tingëllon njëlloj si “dyzet ditë pas një vdekjeje”, mbase edhe për vetë faktin se kjo këngë flet për një dashuri që jetoi vetëm për kaq pak kohë.

 
  Blerina Goce - Gazeta " Metropol"
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-08-2008, 22:24:04 »
Citojeni

Qe te dy janë kompozitore qe kanë shkruar kenge shumë te bukura dhe te vlersuara me cmime. Me bëhet shumë qejfi për këtë inisiative qe kanë marrë!

Uroj qe te bëjnë krijime akoma me te bukura ne Festivalet e Ardhshme për MUZIKEN E  LEHTE TE VERTETE AUTENTIKE SHQIPTARE !!!

SUKSESE NE KETE TUR VEROR !
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |