Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorFestivale dhe Koncerte (Moderatore: BabyDance, eurogina)KENGA MAGJIKE 2008 - EDICIONI i 10-te


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: KENGA MAGJIKE 2008 - EDICIONI i 10-te  (E lexuar 1008 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy


Shiko profilin
« më: 25-09-2008, 22:13:08 »
Citojeni

Kënga Magjike nis zyrtarisht Garën e Këngëve


“Kënga Magjike” startoi garën e këngëve që do të marrin pjesë në Edicionin e saj të Dhjetë. 195 këngë me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora tashmë janë vleresuar nga një komision i përzgjedhur ku bënë pjesë këngëtarë e artistë të zgjedhur.

Kënga Magjike në këtë dhjetëvjetor të saj do të sjellë këngë të denja për një Festival të sukseshëm. Gara zyrtarisht filloi qe ne momentin e seleksionimit, ndaj dhe komisioni respektoi rregullat duke mos favorizuar  asnjë qoftë edhe vetëm duke i përmendur emrin.

Janë 195 këngë të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqiptarë që jetojnë në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Amerikë. Cilësia e lartë e këngëve që kanë hyrë në garë këtë vit ka bërë që të përmbyset parashikimi i komisionit, që të paraqiteshin 72 këngë.
 Meqë këngët e ardhura u paraqitën në nivel profesional, komisioni vendosi të rrisë numrin e tyre në paraqitjen që do të bëhet çdo të dielë në televizionin Klan.

Anëtarët e komisionit vlerësues të këngëve ishin Irma dhe Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Julka, Andi DJ, Aldon Lipe dhe prezantuesi i emisionit radiofonik Kolo.

Komisioni i Vlerësimit të Këngëve në Këngën Magjike i vlerësoi këngët pa ditur emrat e kompozitorëve dhe të këngëtarëve dhe meqë kjo është një garë komisioni ka një përgjigje “është e pamundur të shkëputen emra këngëtarësh të famshëm apo të rinj". Për komisionin "ata janë të gjithë njëlloj”.

Por një gjë konfirmohet hapur: “Prurjet e këtij viti garantojnë Festival të sukseshëm në Jubileun e Këngës Magjike”.

E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 26-09-2008, 05:38:23 »
Citojeni

Nente këngët e para u prezantuan te dielen e debutimit te " E DIELA SHQIPTARE" duke nisur kështu konkurrimin.

Edhe përgjate 8 javeve te ardhshme do të paraqiten grupe dhe emra artistesh, te rinj e te afirmuar, te cilët do të prezantojnë krijimet e tyre për te mberritur ne Natën Finale te Festivalit.


GRUPI I PARE:

LRC & MASTER BASS
Blerina Braka
Linda Rukaj
Dafina Zeqiri
Marsida Saraci
Arber Arapi
Fortesa Citaku
Eneida Tarifa
West Side Family


LRC & Master Bass - Unë Të kenaq




Blerina Braka - Me lini vetëm




West Side Family - Mbi gjithçka ( Nëse Mundesh )






 
« Ndryshimi i fundit: 27-09-2008, 16:43:04 nga Amy » E identifikuar
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 26-09-2008, 14:28:03 »
Citojeni

Të shohim se kush do të fiton kësaj here Kengen Magjike. Arditi na ka premtuar një spektakel të madh.
Mariza Ikonomi dhe Alberie Hadergjonaj do të jenë gjithashtu pjesmarrese ne këtë festival.
E identifikuar
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 26-09-2008, 14:50:52 »
Citojeni


Koreografia me e mirë nder vite.

E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 27-09-2008, 16:04:19 »
Citojeni

Pjesë nga këngët e prezantuara janë vënë për degjim ne faqen zyrtare te KENGA MAGJIKE.

http://www.kengamagjike.com/2008/index1.htm

Pas prezantimit te kengeve ne çdo të diele te 8 javeve te ardhshme , ato do të shtohen ne faqe për degjim si dhe votim .


Suksese te gjithë artisteve pjesmarres!

 
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 01-10-2008, 05:01:57 »
Citojeni

JAVA II


Street Dogs & Dorieda ( Enxhi) - Afrohu




Gerta Heta - Lamtumire








E identifikuar
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 05-10-2008, 17:19:31 »
Citojeni

Java e III-te


Jonida Maliqi  urraaa

E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 06-10-2008, 23:01:48 »
Citojeni

Shkeputur nga një Interviste e Arditit dhënë Gazetës SOT .

Pjesë e programit është edhe festivali “Kënga Magjike”. Si po shkon ecuria e tij?

Deri tani kemi rreth 84 këngë, që kanë kaluar në fazën e parë. Të shohim se si do të priten nga telespektatorët dhe nga votuesit në internet, të cilët do të përcaktojnë konkurrentët, që do të hyjnë në natën gjysmë finale. Në ndryshim nga vitet e tjera, kur ka qenë një numër i përcaktuar prej 40 këngësh, që kalonin në gjysmë finale, këtë vit ky numër mbetet i hapur. Gjë, që do të thotë se nëse shihet, që nga votimet e publikut ka më tepër se 40 krijime që meritojnë të jenë në gjysmëfinale, atyre do t’u jepet kjo mundësi. Çdo gjë varet nga impakti që do të kenë votuesit. Por, të mos harrojmë se kënga ka dhe një “pabesi”. Ndryshe është kur e dëgjon dhe ndryshe kur e shikon të materializuar. Ka shumë këngëtarë, të cilët vijnë, kanë një këngë në mesatare dhe krijojnë magji, ashtu sikurse ka dhe shumë këngë, të cilat kur i dëgjon të mrekullojnë, por të materializuara në ekran krijojnë zhgënjim, sepse mungon interpretimi ose tek këngëtari ka diçka që nuk shkon. Për këtë arsye ka shumë elementë, për të cilët jemi ende herët, për të thënë se si do të shkojnë. Ajo që dimë për momentin është se këngët dhe këngëtarët, që kanë kënduar gjatë dy javëve janë pritur mjaft mirë tek ata që i kanë ndjekur.

Në Shqipëri bëhen shumë festivale. Si e gjykoni këtë fakt?

Të gjithë festivalet mendoj se janë komplementarë për njëri –tjetrin, sepse secili jep një kontribut. Tashmë të katër festivalet e rëndësishme që ka Shqipëria mendoj se janë profilizuar. Dihet se çfarë do të sjellë festivali i këngës në RTSH, dihet se ç’do të sjellë festivali “Kënga Magjike”, dihet se ç’do të sjellë “Top-fest” apo “Mikrofoni i Artë”. Ndaj, në të gjitha elementët e tij, secili nga këto katër festivale ka shumë gjëra që duhen rregulluar në prurjet muzikore. Kjo është e rëndësishme, sepse një festival bëhet vetëm për prurjet muzikore dhe shijen estetike e artistike që edukon tek njerëzit, sepse në fund ti identifikohesh me kulturën e vendit tënd. Secili sjell elementë shumë të mirë, ndikon pozitivisht ashtu, siç ka edhe elementë shumë të vegjël, të cilët mund të rregullohen.

Si i shikoni përpjekjet e këngëtarëve të rinj?

Përpjekja e këngëtarëve të rinj për të ardhur në skenën e muzikës shqiptare me dinjitet dhe për të krijuar personalitetin e tyre, vjen me një lloj individualizmi artistik, i cili është për t’u admiruar. Ata vijnë me kërkesa profesionale dhe qëndrojnë shumë mirë përkrah këngëtarëve të mëdhenj, të cilët përfitojnë nga mentaliteti i të rinjve dhe mundohen që të jenë në kohë, për të krijuar një lloj gare sa më profesionale, mes këtyre dy brezave, por këngëtarët e rinj vijnë shumë mirë.
« Ndryshimi i fundit: 07-10-2008, 18:06:46 nga Amy » E identifikuar
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 15-10-2008, 08:43:03 »
Citojeni

Ciljeta - Duty Free

E identifikuar

Looks like love has finally found me...

dora@zeriyt.com
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-10-2008, 18:57:07 »
Citojeni

Java e III-te


Jonida Maliqi  urraaa



Edhe mua, Albanito , më ka pëlqyer shumë kenga dhe interpretimi i Jonides  buzeqeshje Gjithmonë e fresket , origjinale dhe ne kerkim te me te mirës !


JONIDA MALIQI - NJERI NGA ATA




BRAVO JONIDA !  Perqafim
« Ndryshimi i fundit: 18-10-2008, 12:40:37 nga Amy » E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 17-10-2008, 19:05:43 »
Citojeni

GRUPI I DYTE 


* Mateus Frroku - Testament për ty
* Ani Cuedari -  Loti i gjelber
* Arta Zeqiraj - Keni për të parë
* Street Dogs -  Afrohu
* Gerta Heta - Lamtumire
* Valbona Ostreni - Të dua me shumë se dje
* Kelly - Jetove
* Adelina Emini - C’ka ta bën goja
* Qelbanix - Butoni Play

E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-10-2008, 13:04:22 »
Citojeni

JAVA II


Street Dogs & Dorieda ( Enxhi) - Afrohu




Gerta Heta - Lamtumire




Adelina Emini - Çka ta bën goja




Arta Zeqiraj - Keni për të parë








E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 18-10-2008, 13:37:10 »
Citojeni

JAVA III

Çdo jave, këngëtare debutues, por edhe profesioniste vazhdojnë te prezantojnë këngët e tyre duke sjelle njekohesisht edhe elemente te rinj ne muziken shqiptare.

E veçanta e kësaj jave ka qenë rikthimi i grupit te rrokut, "Akullthyesit" pas 10 vitesh mungese ne skene.

Duke flluar nga Java III do të jenë 10 këngët te cilat do paraqiten tek rubrika " E Diela Magjike " .


* Korab Shaqiri - Puthja e Hatrit
* Fatima Ymeri - Reflekto
* Evi Reci - Enderr e Etur
* Fever - Pse Ike
* Monika Salihu - Jeta nuk është stacioni i fundit
* "Akullthyesit" - Cila Je
* Drini Shkreli - Mos Harro
* Hana Cakuli - Simbol
* Jonida Maliqi - Njeri nga ata
* Jetmir Hyseni - Dashuria XXL



HANA CAKULI - Simbol





JONIDA MALIQI - Njeri nga ata




E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 18-10-2008, 14:08:29 »
Citojeni

JAVA IV

* Stine & Skillz - Ndaloje Vrapin
* 00 Genti - Endrra Bardh e Zi
* Yllka Rexha - Ike Ti
* Produkt 28 - Missi Im
* Ryva Kajtazi - Me Pizhamat e Tua
* Ciljeta - Duty Free
* Venera Lumani - Dua Të Të Dua
* Xhensila Myrtezai - I Vetëm
* Defrimi - Pse Nuk Me Don
* Ernis Cili - Mishel


SKILLZ & STINE -  "Ndaloje vrapin"




Produkt 28 - Missi im




Ryva Kajtazi - "Me pizhamat e tua"




ÇILJETA - "Duty Free"







E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 18-10-2008, 15:58:53 »
Citojeni

 Si duket deri tani " KENGA MAGJIKE 2008 " ne këndvështrimin e ALBANIAC  perqeshje


4 jave Kenga Magjike…DOBET!

Pergatitur nga Elbino


Kane filluar prezantimet e kengeve pjesmarrse ne festivalin “Kenga Magjike” dhe deri tani të gjitha duken dobët. Nëse shprehja “Dita e mirë duket qe ne mëngjes” është e vërtetë , atëherë përëndimi s’duket dhe aq magjik për këto kenge.

Për katër jave janë prezantuar 38 kenge,por zor se mund të thuash qe ndonjëra prej tyre do të jetë hit.Asgje e re e pak si rremuje,ndoshta si zakonisht ky festival dhe këtë here i ka lënë konkuruesit me te mirë për në fund.Megjithatë nëse do duhej te pergjidhja…hmmm Ciljeta kishte një kenge te lezetshme,por si gjithmonë do gjej një mënyrë qe mos ta shijosh dot këngën plotësisht. COME TO MAMA!!! Po dhe shqip mamit i themi mami, nga na doli Ciljeta mama? Me bëjnë si këto getoistet e Portorikos.Ene c’lidhje kishte ajo veshja e viteve qekuri me këngën me ritme latine. Diçka tjetër…a me duket mua apo sikur ndryshe i duket zëri ne këtë kenge…si shumë I mirë lol.U takuam ne “Duty Free” kur te filloje “Portokallia”; U takuam tek Ga-Bi lol.

Kenge tjetër qe me pëlqeu disi ishte ajo e Blerina Braka “Me lini vetëm”. Është faktikisht një nder këngët qe ka filluar dhe te ofrohet me se tepermi ne faqet e shkarkimeve. Do kishte qenë absolut hit,sikur andej nga mezi të mos ishte luajtur me vokalin dhe notat e larta apo te poshtme…nuk di grrrrrrr….serisht mua me duket kenga me e mirë e prezantuar ne “Kenga Magjike”.

Zhgenjim me solli disi prezantimi i Korab Shaqirit. Djali nxjerr dy kenge super dhe ne festival konkuron me një kenge rremuje.Nuk di, ndoshta bëhet me e këndshme pas 101 degjimeve,por një gjë është e sigurt, e mori çmimin “Magjia e pare” ky lol.


http://albaniac.com/index.php/kenga_magjike_2008_seleksionimi_braka


E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |