Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kënga Magjike 2007  (E lexuar 11320 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #45 më: 12-11-2007, 16:05:05 »

Juve sikur nuk e lexoni temen te gjithe,e kam vene dhe me siper se ku i keni kenget per shkarkim shikoni kete meposhte i keni te gjitha kenget Kenga Magjike 2007 MP3 Klikoni ketu
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #46 më: 12-11-2007, 16:14:45 »

Rezultate e sondazhit qe eshte ne www.galeriashqiptar e.net deri ne keto momente.

Kush do te fitoje "Kenga Magjike 2007"?  

Soni & Flori - Fluturimi 3470  330    21.6%     
 
Elvana Gjata - Ku Jeton Dashuria  318    20.9%     
 
Leonora Jakupi - Njeher Ne Jete  279    18.3%     
 
Aurela Gace - Hape Veten  119    7.8%     
 
Ciljeta - Kur Kendoj Serenata  104    6.8%     
 
Besa - Pa Yllin Tënd  102    6.7%     
 
Gili - Mysafire Nderi  89    5.8%     
 
Jehona - Fustani i Bardhe  70   4.6%     
 
Rezarta Shkurta - Natën  56   3.7%     
 
Luar - Nuk Te Njoh  27   1.8%     
 
Alberie Hadergjonaj - Ik Tani  20   1.3%     
 
Rosela - Për Ne Te Dy  11   0.7%     
 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #47 më: 14-11-2007, 10:02:35 »

Dini gje kur eshte nata finale e Kenges Magjike ?
E identifikuar

ALESSIO
Vizitor
« Përgjigju #48 më: 14-11-2007, 11:56:22 »

alessio milano

NO COMENT .... AURELA GACE NJE ZE I CILI DUHET APSOLUTISHT TE PREZANTOJE SHQIPERINE NE EUROVIZION PERSA I PERKET TE TJEREVE NUK KENDOJNE POR BEJNE VETEM ZHURME AURELA JE ME TE VERTETE NJE ARTISTE ME VLERA SHPRESOJ SE KETE RADHE DIKUSH DO TE SHOH NE BRENDESI DHE DO TE GJYKOJE   KISS ALE
E identifikuar
eurogina
pspsps
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 15-11-2007, 00:01:59 »

Dini gjë kur është nata finale e Kenges Magjike ?

sa desha me e bo ket pytjen po e paske bo ti para meje
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Amy
Anetar


Karma: 4
online online

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 15-11-2007, 12:46:04 »

40 Kenget Gjysem - Finaliste janë perzgjedhur tashmë nga 55 te tilla qe u prezantuan mjaft arrirë pergjate 3 javeve . Votimet e fansave dhe publikut te Festivalit Kënga Magjike 2007 iu dhanë te drejten kengetareve te shkojnë drejt netëve finale ne datat 23-25 nentor 2007 ne Pallatin e Koncerteve ne Tiranë.


GJYSEM FINALISTET

23 NENTOR

1    - QELBANIX
2    - DORINA MUCEKU
3    - SAMANTA KARAVELLA
4    - LENA
5    - ANI CUEDARI
6    - ALB MAGJI
7    - BLERINA MATRAKU
8    - JETMIR HYSENI
9    - JOANA
10  - EMI BOGDO
11  - ERGA HALILAJ
12  - NRG BAND
13  - VALON SHEHU
14  - HANA CAKULI
15  - BERKAN
16  - ELVANA GJATA
17  - ROSELA GJYLBEGU
18  - ÇILJETA ft. ENDRI & STEFI
19  - JEHONA SOPI
20  - AURELA GAÇE


24 NENTOR

1   - BURN
2   - GRUPI 0290
3   - VINI
4   - XHULI
5   - EVI RECI
6   - SELDI
7   - VALBONA OSTRENI
8   - LORI
9   - VITMAR BASHA
10 - MASTER BAS & 25 %
11 - REZARTA SHKURTA
12 - JULKA
13 - MARSIDA SARAÇI & ARBER ARAPI
14 - KASTRO ZIZO
15 - BESA
16 - GILI
17 - LEONORA JAKUPI
18 - ALBERIA
19 - FLORI & SONI MALAJ
20 - ANJEZA SHAHINI

NATA FINALE  - Të dielen , 25 NENTOR !

buzeqeshje Fitofte me i miri/ e mira !!!!


www.ArditGjebrea.In fo

E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #51 më: 21-11-2007, 13:39:53 »

Kam nje parandjenje se do e fitoj Elvana Gjata buzeqeshje
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #52 më: 21-11-2007, 15:41:03 »

‘Kënga Magjike’ nuk është skenë për prova

40 artistë ndër më të njohurit e muzikës së lehtë shqiptare do të performojnë në gjysëmfinalen e “Këngës Magjike 2007” në 23 dhe 24 nëntor. Ndersa më të mirët do të këndojnë në datën 25 në finalen e këtij aktiviteti tradicional që sjell çdo vit prurje profesionale në muzikën e lehtë shqiptare.
“Skena e këtij show, nuk është një skenë për prova”, thotë në këtë intervistë ekskluzive për MAPO-n producenti i “Këngës Magjike” Ardit Gjebrea, i cili shpjegon edhe disa nga vështirësitë që i duhet të përballojë çdo vit me “Këngën Magjike”. Ai çuditet me skepticizmin e disa artistëve në lidhje me skemën e votimit në këtë eveniment, skepticizëm që sipas Gjebresë është aq i fortë e ngulitur thellë në mentalitetin e disave sa: “s’ka trancparencë në botë që t’u vërtetojë të kundërtën e asaj që mendojnë e besojnë”.
Ai pranon se artistët janë kapriçozë dhe kokëfortë: “NE jemi kapriçozë, por jo vetëm… Jemi shpeshherë me teka, kokëfortë dhe në të shumtën e rasteve… jemi shumë të mire”. Ndërsa pyetjes se kush e ndjen më shumë peshën e kokëfortësisë së Arditit, ai i përgjigjet: Stafi, artistët pjesëmarrës dhe profesionalizmi i “Këngës Magjike”. Kokëfortësia për këtë të fundit përkthehet: “kokëfortësi në mostolerimin e antivlerave”.
Gjebrea komenton në këtë intervistë edhe miqësinë e tij me disa nga politikanët kryesorë ne vend si Fatos Nano e Sali Berisha, por refuzon të japë mendimin e tij për politikat që ata ndjekin. “Meqënëse në Shqipëri, përgjithësisht çdokush gjykon apo paragjykon politikanët, nuk më pëlqen të bëj pjesë në këtë kategori duke mos e njohur artin e politikës… Ndaj më pëlqen që t’i trajtoj të dy si miq e jo si politikanë”, përgjigjet kantautori i njohur.

“Kënga Magjike” është realisht një show apo një festival?
Ardit Gjebrea: Eshtë padyshim një show. Që kur lindi “Kënga Magjike” u dimensionua pikërisht me konceptin e një show, që do t’i ofronte më shumë këngë profesionale tregut të muzikës së lehtë shqiptare.

Po diçka të tillë mund ta bëjë fare mirë dhe një festival, apo jo?
Ardit Gjebrea: Festivali ka më tepër karakterin e një gare, gjë që unë kam tentuar gjithmonë që ta eliminoj sa më shumë te “Kënga Magjike”, pavarësisht se finalja ka dimensionin edhe të një festivali.

Ju keni pohuar vazhdimisht se “Kënga Magjike” është një skenë nga ku dalin të kënaqur të gjithë artistët, qoftë të rinj qoftë të afirmuar. Po kështu janë shprehur edhe shumë pjesëmarrës në “Kënga Magjike”. Ku qëndron formula që i kënaq të gjithë?
Ardit Gjebrea: Zakonisht këngëtarët më falenderojnë pas përfundimit të “Këngës Magjike”. Por mes tyre ka dhe të pakënaqur, gjë që lidhet me mosmbërritjen e tyre në gjysëmfinale apo dhe në finale. Por, paraqitjen televizive të këngëve përpara finales, të konceptuara gati-gati si videoklipe, transmetimin në një rrjet të gjerë televizionesh që mbulojnë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e madje dhe Bullgarinë, e mbi të gjitha shpërndarjen diskografike që u ofron “Kënga Magjike”, artistët nuk e gjejnë kudo. Ky është një promovim i tillë që u jep mundësi atyre të jenë të pranishëm në treg, në të gjitha ato vende ku jetojnë shqiptarët.

A janë kapriçozë pjesëmarrësit në këtë show? Artistët në përgjithësi a janë të tillë?
Ardit Gjebrea: NE jemi kapriçozë, por jo vetëm… Jemi shpeshherë me teka, kokëfortë dhe në të shumtën e rasteve… jemi shumë të mirë!

Kush e ndjen më shumë peshën e kokëfortësisë së Arditit?
Ardit Gjebrea: Stafi, artistët pjesëmarrës dhe profesionalizmi i “Këngës Magjike”. Kokëfortësia për këtë të fundit përkthehet: kokëfortësi në mostolerimin e antivlerave.

Më përmendni disa antivlera…?
Ardit Gjebrea: Produksione që nuk meritojnë jo vetëm skenën por as dritën e diellit; aspirantë-këngëtarë që do të ishte më mirë të bindeshin se nuk e meritojnë emrin këngëtarë.

Nuk mendoni se është publiku ai që duhet të zgjedhë…?
Ardit Gjebrea: Ka konkurse të tjera për ta! Konkurse ku ata mund të provojnë veten. “Kënga Magjike” nuk është skenë ku këngëtarët të bëjnë prova. Ndërsa publiku jep verdiktin duke i lënë kohës seleksionimin për këngëtarët me vlera. Dhe ky është seleksionimi më i drejtë dhe më i ashpër.

Çfarë bën Ardit Gjebrea kur nuk punon për “Këngën Magjike”?
Ardit Gjebrea: Në rastin më të zakonshëm jam duke u marrë ose me koncerte, ose me krijimtari. Pjesa tjetër është ajo e zakonshmja, e njëjtë si për gjithë të tjerët.

Ju relaksoheni më shumë larg familjes apo pranë saj? Sepse të jesh kryefamiljar dhe artist njëkohësisht do të thotë shumë preokupim…
Ardit Gjebrea: Gjithmonë pranë familjes. Për më tepër që tani familja është pjesë edhe e punës sime. Me këtë kam vërtetuar që është shumë mirë që familja të jetë pjesë jo vetëm e asaj ana shumë të rëndësishme të marrëdhënieve familjare, por edhe e marrëdhënieve me punën.

Ju jeni shumë mik me politikanë të të gjitha krahëve. Ju kemi parë edhe në fotografi të bëra publike përkrah ose Fatos Nanos ose Sali Berishës, e ndonjëherë edhe me të dy njëkohësisht. Keni folur për ta gjithmonë si për dy miq. A mund të komentoni në MAPO Nanon dhe Berishën si politikanë, jo si miq?
Ardit Gjebrea: I respektoj të dy për punën që bëjnë dhe për pozicionin që kanë. Nuk besoj se nëse kjo pyetje që më bëni mua, do u bëhej liderave tanë, atëherë ata do të hynin në aspekte a detaje artistike e profesionale të punës sime. Po meqënëse në Shqipëri, përgjithësisht çdokush gjykon apo paragjykon politikanët dhe hyjnë deri në detajet më te imëta të politikës, nuk më pëlqen të bëj pjesë në këtë kategori duke mos e njohur artin e politikës… Ndaj më pëlqen që të mbeten për mua miq të mirë, në cfarëdo lloj rrethane a pozicioni politik.

Pse ju, nuk votoni?
Ardit Gjebrea: Sigurisht kam edhe unë “hit-parade”-in tim ku ka pozicione të para apo dhe vende bosh…

Rikthehemi te “Kënga Magjike”. Si do të jetë këtë vit mekanizmi i votimit? I përhershmi?
Ardit Gjebrea: Eshtë e çuditshme se si shpesh edhe mes vetë këngëtarëve ka një skepticizëm të pajustifikuar. Formula tashmë dihet: Ata votojnë për njëri-tjetrin. Votat e tyre bëhen publike, në mënyrë që secili të ketë mundësi që të verifikojë votën e tij. E megjithatë disa prej tyre janë ende skeptikë.

Ka të bëjë me mentalitetin shqiptar apo me artistë të veçuar ky fakt?
Ardit Gjebrea: Ndoshta ka të bëjë me një mentalitet të frustruar që disa prej tyre kanë. Ndoshta ka të bëjë me mosbesimin, një virus që mund të jetë marrë nga fëmijëria e ndoshta dhe nga familja e që më pas duhet të jetë rrënjosur kaq thellë në karakterin e tyre sa nuk mund të ketë transparencë në botë që t’u vërtetojë të kundërtën e asaj që mendojnë e besojnë. Për fatin tonë të mirë, nuk janë shumë të tillë.

Kristi Pinderi
E identifikuar

Amy
Anetar


Karma: 4
online online

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #53 më: 21-11-2007, 18:33:21 »

Për mua , 3 Cmimet e para me merite do të shkonin për :



Cmimi i Pare : " HAPE VETEN "

- AURELA GACE, FLORIAN MUMAJESI , TIMO FLLOKO -


Cmimi i Dyte :  " NXENESJA ME E MIRE "

- ANJEZA SHAHINI, ARMEND REXHEPAGIQ, AIDA BARAKU -


Cmimi i Trete:  " KUR KENDOJ SERENATE "

 - CILJETA Feat. ENDRI & STEFI PRIFTI , ADI HILA,  PANDI LACO


E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
online online

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #54 më: 23-11-2007, 13:46:10 »

Sonte nis nata e pare e Kenges Magjike.

Fitofte ajo qe deshiroj une !  perqeshje
E identifikuar
Albanito
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 164



Shiko profilin
« Përgjigju #55 më: 23-11-2007, 19:10:28 »

A do jete dikund live ne rrjet?
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
online online

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #56 më: 23-11-2007, 19:31:43 »

po , do jete ne transmetim tek www.vitrinat.com

Deri nga dreka (me oren e Shqiperise) Vitrinat e kishin Klanin ne transmetim  buzeqeshje
E identifikuar
Albanito
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 164



Shiko profilin
« Përgjigju #57 më: 23-11-2007, 20:13:28 »

Tani per tani nuk ka ne transmetim TV-klanin.  merzitje
E identifikuar
Albanito
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 164



Shiko profilin
« Përgjigju #58 më: 23-11-2007, 21:50:26 »

Tani po punon! urraaaaaa  buzeqeshje
E identifikuar
Xhevrija
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 76


Shiko profilin
« Përgjigju #59 më: 24-11-2007, 02:56:13 »

 

Shume bloze nata e pare...pervec Elvanes dhe Ciljetes s'me pelqeu asnjera.
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kush ka merituar cmimin e madh 10.000€ ne TOP FEST 3???
  • Dot Alban Skenderaj feat. Kthjellu
  • 60 (35%)
  • -
  • Dot Produkt 28
  • 27 (15%)
  • -
  • Dot Stine
  • 16 (9%)
  • -
  • Dot Shpat Kasapi
  • 10 (5%)
  • -
  • Dot Nora Istrefi
  • 20 (11%)
  • -
  • Dot Malda Susuri
  • 2 (1%)
  • -
  • Dot Tuna & Jonida Maliqi
  • 9 (5%)
  • -
  • Dot Anjeza & Niku
  • 12 (7%)
  • -
  • Dot K-OS
  • 10 (5%)
  • -
  • Dot LRC
  • 3 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 169
  • Shiko temen

* Sponsor