Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kënga Magjike 2007  (E lexuar 11335 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« më: 30-09-2007, 03:19:42 »

GJEBREA - KENGA MAGJIKE, SIVJET ME SHUME EMRA BIG

Supriza pa fund te ky edicion, nga Aurela Gaçe te dueti i Soni Malaj me Florin


Pas tetë vitesh festivali “Kënga Magjike” vjen në edicionin e vitit 2007 me surpriza të reja, me prurje tepër të arrira artistikisht dhe emra këngëtarësh të mëdhenj. Producenti i këtij eventi tepër të rëndësishëm tregon surprizat e këtij festivali, që do të nisë me “Duke pritur kënga magjike”, mbrëmjen e 22 tetorit.

Jemi shumë pranë fillimit të festivalit “Kënga Magjike”. Çfarë mund të themi për risitë e këtij viti? Do të shohim ndryshime?

Duke qenë në edicionin e nëntë nuk mund të themi që pa kaluar i dhjeti do të ketë ndryshime strukturash sepse është ende herët, megjithatë mund të them, që ky vit e gjen “Këngën Magjike” të konsoliduar vërtet me të gjitha vlerat e saj, artistikisht dhe nga ana e strukturës. Kështu, që si strukturë do të jetë e njëjta, pra do të kemi një fazë të parë: “Duke pritur kënga magjike 2007”, dy netët gjysmëfinale dhe natën finale.Ky është i treti vit, që përdoret kjo strukturë ndaj them që është një vit i konsoliduar, pasi festivali kaluar 8 vjet. Kjo është ndoshta edhe arsyeja që i ka shtyrë këngëtarët në masë të madhe në garën për të paraqitur këngët e tyre.
Prurjet këtë vit ishin gati sa dyfishi i atyre të vitit të kaluar. Nëse në vitin e kaluar ne zgjodhëm 55 këngë të cilat meritonin që të hynin në fazën e parë, këtë vit nukmund të pranonim më shumë se 54. Megjithatë pa frikë mund të them se 70 këngë meritonin të futeshin në festival, por me sistemin e pikëve që vlerësoi komisioni u përcaktuan 54 më të mirat.

Deri ku janë momentalisht përgatitjet për “Kënga Magjike”?

Tashmë ne jemi drejt përfundimit të përgatitjeve të xhirimit të fazës së parë. Në datat 3, 4 dhe 5 tetor në ambientet e “Tropikal” në Durrës do të realizohen xhirimet e fazës së parë, e cila këtë vit është konceptuar ndryshe. Formati “Duke pritur kënga magjike” nuk do të jetë ai i vitit të kaluar. Nëse në vitin e kaluar këngët seleksionoheshin dita-ditës drejt fazës
finale, këtë vit do t’iu japim mundësinë të gjitha këngëve
të dëgjohen për 3 javë rresht. Sapo të përfundojë prezantimi i këngëve, të nesërmen do të shpallen gjysmefinalistët në bazë të votimeve me numrat AMC. Këngët do të fillojnë në transmetohen në televizionin Klan, që nga data 22 tetor, çdo ditë nga e hëna deri
të premten në orën 23:30.

Është vetëm publiku që vendos për ato këngë që do të kalojnë në gjysmëfinale?

Vendos publiku, por merret edhe vendimi i komisionit të ngritur, i cili së bashku me pikët e AMC çon këngëtarët në gjysmëfinale.
Më tej votimin e marrin në dorë vetë këngëtarët që votojnë për njëri-tjetrin, duke dërguar kolegët drejt finales ku do të marrin pjesë 17-18 këngë.

Cilat janë tendencat me rrymat këtë vit?

Mua më kënaq fakti, që në festivalin “Kënga Magjike” gjithmonë shihen tendencat e rrymave avangardiste.  Nëse “Kënga Magjike” zhvillohet në vitin 2007 aty pasqyrohen rrymat më popullore dhe më të përdorura gjatë këtij viti. Këtë vit në ndryshimnga vitet e kaluara ka një prurje të rrymave të muzikës alternative, të muzikës pop-rrok, të baladave të tipit rrok dhe vetë këngëtarët big, që rikthehen në skenë vijnë tepër në kohë.

Cili është raporti i këngëtarëve big me ata tërinj në këtë edicion?

Do i ndaja në tre shtresa. Janë këngëtarët big të cilët tashmë njihen, janë këngëtarët e rinj big të cilët njihen, pëlqehen nga rinia dhe kanë fansat e tyre si dhe këngëtarët e rinj të cilët nuk kanë marrë pjesë më parë, ose kanë marrë pjesë në një apo dy festivale. Unë nuk do të doja t’i ndaja në logjikën e Festivalit të San Remos që ndan këngëtarët big nga ata të rinj, burrat nga gratë, etj., pasi ata që futen në këtë festivalmendojnë që janë të denjë dhe të barabartë me të mëdhenjtë. Më tepër kjo është për
të inkurajuar të rinjtë, por edhe këngëtarët e mëdhenj që zbresin në moshë dhe cilësi te të rinjtë.

Ç’mund të na thoni për spektaklin e mbrëmjes finale?

Është ende herët që të flasim, pasi tri netët finale janë në datat 23, 24 dhe 25 nëntor. Vetë zhvillimi i festivalit të imponon kërkesat dhe mënyrat se ti do të dalësh në tri netët në Pallatin e Kongreseve.

Përsëri vetëm do të drejtosh?

Ende nuk e kam vendosur, por eksperienca ka treguar që vetëm jam më komod, për vetë kohën e ngjeshur që ka përgatitja e festivalit dhe dedikimi që duhet të kesh ndaj partneres. Për më tepër, që sa herë që e kam prezantuar me partnere festivalin atë nuk e kam konsideruar një shtojcë, por një partnere të barabartë, madje duke i thënë mundësinë që ajo të dali më shumë në pah. Por koha është shumë e ngjeshur dhe nuk mendoj se do t’i dedikohem prezantimit më tepër se sa do t’i dedikohem cilësisë artistike të këngëve.


" Panorama "
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 30-09-2007, 03:52:26 »

EMRAT E PJESËMARRËSVE NË “KËNGA MAGJIKE 2007”

Alb Magji
Ani Cuedari
Anjeza Qosa
Anjeza Shahini
Aurela Gaçe
B 2N & Gilan G
Besa
Berkan
Blerina Osaj
Blerina MAtraku
Burn
Ciljeta
Dorina Maceku
Edita Sopjani
Elvana Gjata
Eni Bogdo
Eneida Tarifa
Erga Halilaj
Ervin Hysi
Errësira e jetës
Edi Reçi
Flaka Krelani
Flori dhe Soni Malaj
Gili
Grupi 0290
Hana Cakuli
Hermes
Ingrit Gjoni
Jehona Sopi
Jetmir Hyseni
Joana
Jorida Zaimaj
Julka
Kastro Zizo
Lena
Leonora Jakupi
Lori
Luar
Marsida Saraçi dhe Arbër Arapi
Mateus Frroko
Noizy
NRG Band
Pirro Çako
Qelbanix
Rezarta Shkurta
Rosela Gjylbegu
Samanta Karavella
Seldi
Shamsa & Big Basta
Valbona Ostreni
Valon Shehu
Vedat Ademi
Vitmar Basha
Xhuliana Toci
« Ndryshimi i fundit: 03-10-2007, 09:36:19 nga Berni » E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 01-10-2007, 11:10:01 »

Dueti i Sonit me Florin besoj se do jete kenge fantastike,se kam iden e kenges po cdo kenge e Florit del shume e bukur,shpresojm dhe te Elvana te nxjerri ndonje nje hit te bukur.
E identifikuar

Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 01-10-2007, 18:58:02 »

Dueti i Sonit me Florin besoj se do jetë këngë fantastike,se kam iden e kenges po çdo këngë e Florit del shumë e bukur,shpresojm dhe te Elvana te nxjerri ndonjë një hit te bukur.

po ashtu mendoj dhe unë... nuk do të ishte aspak çudi qe te ishte dhe kënga me e bukur e Festivalit !

mua do të me kishte pëlqyer me shumë të merrnin pjesë ne Festivalin e RTVSH me shpresen qe kënga e tyre te na prezantonte ne Eurovizion ! Janë një çift shumë simpatik dhe me zera shumë te bukur !

Mbetet te presim fundin e tetorit për te shijuar këngët e Magjikes !

Me pëlqeu shumë qe kishte aq shumë emra profesionistesh dhe kam parandjenjen se do të dalin me te vërtetë hite shumë te bukura nga edicioni i sivjetem !

Me gezoi shumë rikthimi ne skenen e festivaleve i Aureles e Anjezes por dhe pjesmarrja e shumë kengetareve te mira Leonora, Jehona, Gili etj
E identifikuar
Albanito
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 164



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 02-10-2007, 10:32:16 »

Gezohem kur shof emra te forte te muzikes shqiptare, si Aurela, Anjeza, Eneida, Soni, Gili... dhe eshte fakt se gjithmone dalin hite moderne nga ky festival por ne te njejten kohen ndihem shume keq per keta artista. Nuk i  kuptoj se si ata mund te konsumohen si kukulla para publikut, duke pare se Kenga Magjike is 'playback'
E identifikuar
eurogina
pspsps
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 06-10-2007, 00:18:24 »

Nuk i  kuptoj se si ata mund te konsumohen si kukulla para publikut, duke pare se Kënga Magjike is 'playback'

jam dakort me ty
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 06-10-2007, 03:29:16 »

Gezohem kur shoh emra te fortë te muzikes shqiptare, si Aurela, Anjeza, Eneida, Soni, Gili... dhe është fakt se gjithmonë dalin hite moderne nga ky festival por ne te njëjtën kohën ndihem shumë keq për këta artista. Nuk i  kuptoj se si ata mund te konsumohen si kukulla para publikut, duke pare se Kënga Magjike is 'playback'

Gjithashtu i bashkohem ketij mendimi.

Ndersa per ate Florin, personalisht nuk e pelqej fare si kengetar.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 06-10-2007, 15:16:14 »

Berisha dhe Gjebrea mbjellin pemet magjike

Zhurma e radhes e Ardit Gjebreas ka dite qe ndjehet ne qytetin e Durresit. Prej pak ditesh, ai ka zbarkuar se bashku me gjithe stafin dhe kengetaret ne “Topikal”, per te nisur aty xhirimet per edicionin e ri te festivalit “Kenga Magjike”. Ndersa dje, i gjithe grupi ka dale nga rrethinat e kompleksit dhe ka pushtuar rruget e Durresit. Jo me thjesht per xhirimet e prezantimit te kengeve, por per nje mision shume me te madh se kaq: per t’i shtuar ca peme me shume Durresit. Keshtu, mengjesi i se premtes i ka gjetur te shperndare pergjate rruges kryesore te qytetit kengetaret, qe, pa asnje hezitim, kane marre ne duar kazmat dhe lopatat per te mbjelle anes rruges pemen e tyre. Ketij aksioni, “Nje kenge, nje peme” te iniciuar nga producenti Ardit Gjebrea, i eshte bashkuar dhe Kryeministri Berisha. Pasi ka takuar me radhe te gjithe artistet pjesemarres te “Kenga Magjike” - nje pjese e mire e te cileve jane nga Kosova e Maqedonia - edhe Berisha, i shoqeruar nga Gjebrea, ka mbjelle pemen e tij ne rrugen qe me kete rast mori emrin “Rruga e Artisteve”. Pas aksionit te mbjelljes, Kryeministri ka preferuar te pushoje dhe pije kafe me kengetaret, ne nje prej lokaleve te vogla prane rruges. Ku me shume se per pemet do te nisnin te diskutonin edhe per muziken dhe festivalin “Kenga Magjike”. E ashtu si krejt rastesisht, diskutimi do te kalonte dhe te Festivali Evropian, te cilin e enderron secili prej kengetareve. E qe kjo enderr te behet me e prekshme per secilin prej tyre, shume teza te reja u hodhen ne ate tryeze: sic ishte dhe ajo e nje konkurrimi tjeter, jashte festivalit te madh te dhjetorit ne TVSH, por gjithsesi brenda TVSH-se qe ka te drejten ekskluzive per Eurovizionin. Si? Formula me e mire mbetet per t’u zbuluar.

Koha Jone
E identifikuar

eurogina
pspsps
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 07-10-2007, 15:04:41 »

shum kengetar te medhenjt sivjet mezi pres ti degjoj kenget e tyre.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 12-10-2007, 14:33:55 »

Ka treguar se gjithmonë është në gjendje të arrijë më të mirën. E kështu do të ndodhë edhe këtë herë, në mënyrë të padiskutueshme.Seps e realisht Ardit Gjebrea ka jo vetëm përvojën e duhur për të organizuar një eveniment të përmasave mbarëkombëtare, por edhe idetë e njerëzit e zgjedhur për t’i bërë ato konkrete.

Producentin dhe drejtuesi ne “Kënga magjike” e kemi gjetur në ambientet e kompleksit “Tropikal” në Durrës, duke xhiruar për netët e prezantimit “Duke pritur kënga magjike 2007”, gjatë të cilave përmes ekranit të televizionit “Klan”, publiku do të njihet me këngëtarët dhe këngët pjesëmarrëse në këtë event të rëndësishëm muzikor. Pranë tij është si gjithmonë e kujdesshme dhe e vëmendshme bashkëshortja Anila, ndërsa shohim si bashkëpunëtor edhe Aldon Lipen.

Tri ditëte xhirimit të “Kënga magjike” kanë qenë pa dyshim të ngarkuara për Arditin dhe stafin e tij, po të kemi parasysh se xhirimet fillojnë rreth orës 10:00 të mëngjesit për të vazhduar
deri vonë pas mesnate.Edhe pse është një punë shumë voluminoze dhe e lodhshme, duket se Arditi nuk shkëputet për asnjë çast nga skena e xhirimeve, me përjashtim të momenteve,kur së bashku me këngëtarët ulen për të ngrënë në restorantin e këtij
kompleksi.

 Pas tetë vitesh festivali, “Kënga magjike” vjen në edicionin e tij të nëntë me surpriza të reja,por mbi të gjitha me emra artistësh të afirmuar dhe dinjitozë. Gjithsesi, Gjebrea nuk ka lënë pa përfshirë edhe artistët e rinj, të cilët ndonëse mund të jenë debutues në këtë festival, kanë shfaqur talent dhe vlera të merituara për të qenë pjesë e tij. Megjithatë duhet të përmendim,se këtë vit spikasin emra këngëtaresh të afirmuara,të cilat i kishin munguar skenës shqiptare, mes të cilave Aurela Gaçe, Gili, Leonora Jakupi, AnjezaShahini etj.

NJË SKENË  E MAGJISHME PËR “KËNGA MAGJIKE”

E ndërsa është shprehur se mendimi i tij i parë shkon për përmbajtjen artistike të festivalit, Ardit Gjebrea nuk ka lënë kurrësesi jashtë vëmendjes formën.Gjithçka është një surprizëe bukur që, në fakt, i ka lënë të çuditur edhe vetë këngëtarët, në momentin që kanë parë skenën e përgatitur për të kënduar.

Duke qenë se Gjebrea ka kërkuar që ajo të mbetet një surprizë për publikun, mbrëmjen e 22 tetorit, kur këngët do të fillojnë të lançohen, do të përpiqemi të mos e zbehim interesin e publikut, duke u shprehur se bëhet fjalë për një gjetje tepër të veçantë dhe surprizuese, që është realizuar edhe falë motit të mirë.


Panorama Plus  
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 12-10-2007, 15:55:30 »

JEHONA SOPI

E tradhëtuar nga shoqja e ngushtë, që do të martohet me të dashurin e saj. Ky nuk është fati i Jehona Sopit, por teksti i këngës, me të cilin ajo është pjesëmarrëse në festivalin “Kënga magjike”. Një këngë tepër e spikatur dhe e performuar me shumë profesionalizëm nga bukuroshja kosovare. Këngëtarja e cila tashmë është afirmuar në ekranin muzikor shqiptar vjen për të parën edhe në një eveniment shumë prestigjoz, siç është festivali “Kënga magjike”, duke qenë në këtë mënyrë edhe më pranë publikut shqiptar. E njohur gjithmonë për pamjen e saj tepër të veçantë dhe mënyrën origjinale të prezantimit në skenë edhe këtë radhë Jehona nuk ka dalë jashtë stilit të saj. Flokët bjondë, këtë radhë të krehur dhe jo kaçurrelë, (siç e kemi parë tek klipi i këngës “Përvjetori”) i jepnin një pamje krejt ndryshe, që në momentin e parë nuk të bënte të besoje, se vajza që kishe përpara ishte vërtet Jehona.

Studente në degën e psikologjisë në Universitetin “Dardania” në Prishtinë, këngëtarja kosovare e ka parë festivalin “Kënga magjike”, jo vetëm si një event prestigjoz dhe skenë profesionistësh, por edhe si një aktivitet në të cilin ajo do të ketë mundësinë të jetë më parë publikut shqiptar, që duhet thënë se e pëlqen dhe e vlerëson po aq sa edhe publiku kosovar. Është kjo arsyeja, që e bëri Jehonën të vendoste për të marrë pjesë në festival.


AURELA GACE

Me një pamje tepër të veçantë dhe ndryshe nga hera e fundit, që ajo ka qenë në Shqipëri duket se në karakterin e Aurelës nuk ka ndryshuar asgjë. Është po ajo vajza çapkëne dhe alegro,
që ndonëse e kupton fare mirë vëmendjen e kolegëve dhe të mediave mbi rikthimin e saj, impresionohet realisht vetëm nga pritja e publikut shqiptar dhe nga emocionet e daljes në skenë. Emri i saj mes këngëtarëve profesionistë në festivalin “Kënga Magjike 2007” i bëri të gjithë të mendojnë se do të përballen me një konkurrente të fortë, me një zë të spikatur, që nuk mund të hyjë në festival, pa pretenduar të marrë një çmim.

Por duket se synimi i Aurelës është larg këtij mendimi. “Unë nuk e kam ndjerë mungesën e çmimeve - shprehet ajo. Jam vlerësuar nga publiku dhe nga juritë dhe nuk kam mangësi në këtë drejtim. Arsyeja e vërtetë, që më bëri të jem në këtë festival përveç prestigjit dhe emrit të tij ishte dëshira për të ndjerë edhe një herë emocionet dhe momentet e përgatitjeve për të dalë në skenë. Për të shijuar edhenjë herë duartrokitjet dhe kënaqësinë që të fal skena. Sa për çmimin ai është pjesë e garës, por nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete”, tregon duke qeshur. Edhe pse eventet muzikore nuk i kanë munguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aurela Gaçe duket më shumë se e sinqertë kur tregon se këngëtarët shqiptarë atje duhet të këndojnë vetëm për shqiptarët dhe nuk mund të pushtojnë dot skena të mëdha ashtu si mund të pretendojnë.


GILI

Sërish e shoqëruar nga bashkëpunëtori dhe bashkëshorti i saj Iliri, në këtë rikthim në skenën shqiptare. Prej vitesh dukej se Gili kishte hequr dorë nga festivalet në Shqipëri dhe ja ku e shohim tek “Kënga magjike”. Me një pamje që vërtet të befason, ajo gjithmonë e më tepër krijon imazhin e femrës, për të cilën vitet duket se nuk ecin.

Ç’mund të na thuash për këngën me të cilën po prezantohesh në “Kënga magjike”?

Gjithmonë përpiqem të sjell diçka të veçantë gjatë pjesëmarrjeve të mia në festivale dhe besoj se edhe këtëradhë ia kam arritur qëllimit. Si gjithmonë me ndihmën e Ilirit, që është autor i këngës dhe i vargjeve.


LEONORA JAKUPI

Si gjithmonë e bukur dhe me një vështrim të ëmbël, edhe këtë radhë prania e Leonora Jakupit nuk mund të ketë kaluar pa tërhequr vëmendje. Ndërsa është prezantuar në skenën e xhirimeve
“Duke pritur kënga magjike”, në ambientet kompleksit “Tropikal” pasi ka përfunduar këngën e saj, ajo është përshëndetur me disa
nga koleget shqiptare, përpara se të nisej drejt kryeqytetit,
e me pas për t'u rikthyer në Prishtinë. Pranon se i ka munguar
skenës shqiptare për një kohë të gjatë, ndonëse ka qenë pjesë e ekraneve muzikore me këngë dhe klipe të reja.

Me çfarë je duke u marrë momentalisht?

Për momentin kam realizuar këtë këngë, me të cilën do të marr pjesë në festivalin “Kënga magjike”. Njëkohësisht edhe për një këngë të re, të cilës do t’i bëj edhe një videoklip. Vazhdojnë edhe angazhimet e mia në koncerte apo mbrëmje rinore.

Kush janë bashkëpunëtorët e tu në këtë event?
Eshtë Darko Dimitrov dhe Asim Bonjaku.

Cila është arsyeja, që këtë vit vendose të jesh te festivali “Kënga magjike”?
E dua shumë publikun shqiptar dhe e ndiej se i kisha munguar prej një kohe të gjatë, ndaj nëse edhe këtë herë do të mungoja nuk do të ishte mirë. Ky është një festival që sjell gjithmonë të reja dhe gjëra sensacionale.

Mendon që mund të jesh fituese?
Kam parë emra këngëtarësh shumë të njohur të skenës shqiptare. Këngët që kam dëgjuar më pëlqyen shumë dhe them që do të jetë një garë dinjitoze dhe e fortë, ndaj nuk mund të flasim për çmim, është ende herët(qesh).


Shkeputur nga Panorama Plus


* JS.JPG (56.06 KB, 512x894 - E shikuar 150 Herë.)

* AG.JPG (26.72 KB, 512x479 - E shikuar 133 Herë.)

* G.JPG (40.05 KB, 512x664 - E shikuar 132 Herë.)

* LJ.JPG (59.52 KB, 530x733 - E shikuar 182 Herë.)
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 12-10-2007, 17:55:38 »

Të rejat me te fundit

 Ne Resort Tropikal ne Durrës, nga data 3-5 tetor 2007, perfunduan xhirimet e fazes se pare te edicionit te 9-te te Festivalit Magjik, "Duke pritur Kënga Magjike 2007".

55 këngë u regjistruan nga trupa televizive e Tv Klan ne bashkëpunim me regjisoret e RTV21 Agron Vula dhe Astrit Idrizi. Ato do të transmetohen nga data 22 tetor deri ne 9 nentor për 3 jave rresht ne TV Klan, RTV21, Ora News, STV dhe Alsat - Maqedoni, ne një format ndryshe nga herët e tjera konceptuar nga Gjebrea dhe regjisori skenik i edicionit te 9-te, Aldon Lipe.

Votimet e fansave dhe publikut te Festivalit Kënga Magjike 2007, ne adresen www.kengamagjike.co m do ti japin mundësinë kengetareve te shkojnë drejt netëve finale ne datat 23-25 nentor 2007 ne Pallatin e Koncerteve ne Tiranë.


Kortezi e www.ArditGjebrea.In fo


E identifikuar
eurogina
pspsps
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 23-10-2007, 01:16:26 »

sivjet kenget kot ishin

gjith keto kengetar te medhenj
si flori me sonin, apo aurela gace etj. per mendimin tim kenget ishin kot se di se kush e fitoj.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 23-10-2007, 01:29:56 »

10 KENGET ME TE BUKURA - për Mua

Aurela - Hape Veten
Soni & Flori  - Fluturimi 3470
Alberia - Ik Tani
Ciljeta - Kur kendoj serenata
Luar - Nuk te njoh
Gili - Mysafire Nderi
Jehona - Fustani i bardhe
Lori - Amerika
Besa - Pa yllin tënd
Rosela - Për ne te dy


Shumë këngë te bukura sivjet ... Veshtire te zgjedhesh me te mirat se ka disa te tilla ...  buzeqeshje
E identifikuar
Albanito
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 164



Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 23-10-2007, 09:06:09 »

sivjet këngët kot ishin

gjith këto këngëtar te medhenj
si flori me sonin, apo aurela gace etj. për mendimin tim këngët ishin kot se di se kush e fitoj.


Eshte shume veshtire ti jepesh gjykime per ndonje kenge kur degjon vetem 30sec. Edhe vitin e kaluar kisha kete mendim. Mendova se veretete kenget ishin kot. Por ne fund, ne skene me pelqyen shume kenge.
Edhe kete vit mendova keshtu per here te pare kur i degjova kenget. Pasi i degjova disa here, Anjeza (dicka e re ne stilin rock), Alberie (dicka engergjike, kfalitative,..) me mbeten ne vesh me shume se te tjerat. Te tjerat nuk duken dicka speciale. Leonora, Gili, ... kane kengete e mira, por perngjajne shume me e ato kenget e tyre..



E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A ju pëlqejn?
  • Dot Po
  • 13 (68%)
  • -
  • Dot Jo
  • 6 (31%)
  • -
  • Numri total i votave: 19
  • Shiko temen

* Sponsor