Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorFestivale dhe Koncerte (Moderatore: BabyDance, eurogina)Festivali i 46-te i Kenges ne RTSH !


Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 19   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Festivali i 46-te i Kenges ne RTSH !  (E lexuar 9137 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 08-12-2007, 04:52:44 »
Citojeni

Këtu i kam renditur kengetaret qe kam dëshirë ta fitojne këtë festival dhe ta përfaqësojnë Shqipërinë ne Eurovizion.
I bazuar vetëm ne artista...(tash do ti presim edhe keget)

1 JONIDA MALIQI
2 ROVENA DILO
3 REDON MAKASHI & MIRA KONCI
4 MARIZA IKONOMI

5 Manjola Nallbani
6 Arberie Hadergjonaj
7 Eneida Tarifaj
8 Rosela Gjylbegu

9 Vesa Luma
10 Teuta Kurti
11 Juliana Pasha
12 Besiana Mehmeti

është e pastër qe mariza,jonida,rovena,Rosela,redoni dhe mira,ose blero do fitojne një nga këto qe thash është pa diskutim qe do fitoj

vetëm një jave na ndan nga finalja pra te djelen qe vjen (jo këtë te djele) do bëhet finalja dhe do dali fituesi
E identifikuar

 *Image Removed*
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 08-12-2007, 13:59:41 »
Citojeni

Intervista me Pali Kuken,  Regjisori i Festivalit, botuar ne Gazeten Shqiptare te sotme  ne linkun ne vazhdim ...

FESTIVALI ESHTE ADRENALINA IME :

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=26349
E identifikuar
Xhevrija
Maestro Verdi

Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 08-12-2007, 15:51:19 »
Citojeni

Manjola, kthehet ne identitet

E Shtune, 08 Dhjetor 2007


Ka preferuar te konkurroje nëpër festivale për te rinj, si Top Festi. Tentoi te shfaqej ndryshe edhe ne një kenge e videoklip qe s’kishte asnjë lidhje me repertorin e saj te zakonshem. Por këtë fundvit ka vendosur te rikthehet sërish ne terrenin saj: ne festivalin e dhjetorit. Manjola Nallbani shpjegon arsyet pse

Ditët e fundit te vitit e kanë gjetur ne valen e punës. Arsyeja? Festivali i Dhjetorit ne RTVSH. E nëse kishit menduar se Manjola Nallbani i kishte dhënë lamtumiren njëherë e pergjithmone atij evenimenti, gaboheni. Vërtetë ka munguar për një kohe te gjatë ne festival. Vërtetë gjatë kësaj kohe e kemi pare te shfaqet ne festivale për te rinj, me kenge e veshje trendy. Vërtetë ka xhiruar një videoklip larg natyres se kengeve te saj. por kjo nuk do të thotë se nuk do të rikthehet sërish ne festivalin e TVSH-se. Sepse Manjola është Manjola. Ajo qe eksperimenton rryma të ndryshme, qe u përshtatet edhe brezave me te rinj por qe synon te mbetet, megjithatë, po ajo këngëtare qe ka dalë nga skena e festivalit te dhjetorit. Ndaj do të rikthehet sërish aty. Sepse për Manjolen nuk ka pasur kurrë një kufi te prerë mes asaj qe bën. Mund te kendoje opera, mund te shfaqet ne festival, por edhe te zbuse tonet me regaton. C’ka do tentoje ta beje përsëri, pasi festivali te këtë mbaruar.

Për sa kohe i kishit munguar Festivalit te Radiotelevizionit Shqiptar?

Dy vjet dhe para dy vjetësh një mungese tjetër goxha te gjatë.

Pse kjo mungese e herepashershme?

Sepse unë vërtetë e çmoj atë festival, por gjithashtu kam edhe pretendimet e mia.

Qe janë?

Kryesorja është një foni e mirë, e cila do të mundesonte jo vetëm mua, por te gjithë kengetareve qe kur te jemi ne skene te shqetesoheshim vetëm për interpretimin vokal dhe jo për tekniken, për degjimin ne salle dhe transmetimin ne televizion.

Kjo ka ndodhur me pare?

Po, ka ndodhur. Do te me dukej me e arsyeshme qe në vend qe te ftohen këngëtare nga bota qe kushtojne miliona, te investohet tek kushtet e te kenduarit, sepse ne festival, rendesine me te madhe e kanë këngët konkurruese dhe pastaj shoe. E theksova kaq shumë këtë element, sepse bëhet fjale për festivalin e vetëm ku këndohet direkt dhe kjo është vlerë.

Meqë këtë vit rivjen pas kaq kohësh, c’te bën të mendosh se këto probleme nuk do të jenë sërish te pranishme?

Kam bindjen se me stafin organizator te sivjetshem do të kemi komoditetin e nevojshem.

Sa ka te beje arsyeja e rikthimit me synimin për te prekur Eurovizionin?

Qe ne momentin qe festivali ka te drejtën ekskluzive te prezantimit ne Eurovizion sigurisht qe kjo është një arsye shumë e rëndësishme për te konkurruar, por po kaq e rëndësishme është edhe qe te paraqitesh me një kenge te bukur, vërtetë shqiptare si përsa i përket muzikes, ashtu edhe poezise dhe qe te rezistoje gjatë.

Pavaresisht nëse do të vlerësohet apo jo me çmim?

Pavaresisht nga kjo. Sepse ne një festival siç është ky i TVSH-se, ku këngët dëgjohen për here të parë, ndryshe nga Top Fest apo Kenga Magjike, qe bëjnë një prezantim paraprak, preferencat synojne te kanalizohen drejt kengeve ritmike dhe ndonjëherë çmimi nuk është ai qe i ve vulen një kenge te bukur.

Këtë vit vjen si bashkautore e kenges. Ke vendosur të provosh seriozisht me tekste këngësh apo ky ishte thjesht një eksperiment?

Kjo nuk është hera e pare qe unë shkruaj, por nuk i kam publikuar shpeshherë sepse kam menduar se këtë pjesë ka poete qe e bëjnë shumë me mirë sesa unë. Për poezine e kësaj kenge kam bindjen se është e ndjere dhe percjell një mesazh shumë te bukur. Ne momentin qe dëgjova muziken e Enver Shengjergjit, kompozitorit te disa hiteve shqiptare si: “Nën kuroren e ullirit”, “Vajzat e fshatit tim” etj., vargjet me erdhen me një fryme. Një element me shumë rëndësi ne kenge është edhe orkestracioni, i realizuar me mjeshteri nga Klodian Qafoku.

E quan veten poete?

Është shpejt ta quaj veten poete, por poezia me ke pëlqyer gjithmonë. Kësaj radhe me pëlqeu te jepja një mesazh.

Çfarë mesazhi është ky?

Një mesazh i fortë dashurie për jetën dhe njeriun. Sepse nuk do të me pelqente qe ne festival te konkurroja me një kenge abuzive. Për vete rendesine qe ka, mendoj se ne këtë festival artisti duhet të vijë me një kenge sa me dinjitoze, pse jo edhe me mesazh.

E megjithatë, ka pasur raste kur keni kenduar edhe kenge te një natyre tjetër, jo kaq serioze, ne një festival kryesisht për te rinj si Top Fest. Ishte një mënyrë për te qenë edhe trendy?

Top Fest-i me duket një festival mjaft interesant ne llojin e tij. Kenga mund te jetë ritmike dhe shumë e bukur, apo kenge serioze, por pa ndonjë vlerë dhe e kundërta. Këngëtari nuk mund te kendoje vetëm për një brez publiku. Ne atë festival isha vetvetja, si për nga interpretimi ashtu edhe nga veshja. Për mua, kenga mjafton te këtë muzikë dhe tekst te bukur dhe të mos jetë e huazuar. Unë natyrisht di t’i kategorizoj performancat e mia, nuk mund te interpretosh dhe as te vishesh njësoj, sikur këndon ne një skene opere, apo kur je ne skenen e Top Festit, apo ne një aktivitet te një natyre tjetër.

Pse ke zgjedhur pikërisht festivalin e TVSH-se për shfaqjen e radhes?

Sepse pavarësisht nga ulje-ngritjet, ajo është skena prej nga kam dalë, prej nga kam marrë emrin. Për peshën qe kam tani i detyrohem atij festivali. Kam dobesi për atë aktivitet.

Do te na zbulosh ndonjë sekret te vogël te look-ut të atyre netëve?

Jam duke punuar bashke me stilisten Rezarta Skifteri për te krijuar një veshje qe do të jetë ne funksion te natyres se kenges.

Qe do të thotë?

Qe do të thotë jo një fustan i bukur dhe kaq. Por një veshje qe te perforcoje mesazhin e kenges. Unë këto i quaj elemente perberes te kenges.
E identifikuar
Xhevrija
Maestro Verdi

Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 08-12-2007, 16:15:59 »
Citojeni

ERMIRA SHPETIMI
Panorama Plus


Kënga ime tamam për “Eurosong”, në Serbi

Manjola Nallbani tregon pse kënga e saj është e denjë për çmimin e pare

“Çdo këngëtar kur hyn në një garë, mendon që të fitojë dhe unë nuk kam pse ta fsheh që kam ambicien për të fituar. Dhe, në fakt, kjo këngë do të ishte shumë më tepër se kaq, sepse mendoj që gjithë kjo urrejtje mes serbësh dhe shqiptarësh duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”.

E shkurtër kjo jetë dhe
njerëzit harrojnë
Që vijnë në këtë tokë si engjëj,
sa shpejt ndryshojnë


Këto nuk janë vargje të ndonjë poeti të njohur, por të këngëtares Manjola Nallbani. Ka vendosur të rikthehet në Festivalin e fundvitit në Radio Televizion, duke e veshur muzikën me fjalët e saj. Mbasi ka tentuar me fjalët e autorëve të njohur të teksteve, papritur i ka lindur ideja, se vetë ajo mund të gjejë fjalët e duhura për të bërë “martesën” e duhur mes muzikës dhe tekstit. Ka shkruar gjithçka me një frymë dhe e ka pëlqyer teksa e këndonte. Në fakt këngëtarja e njohur ka provuar edhe dy herë të tjera të shkruajë tekstet e këngëve të veta dhe ka zbuluar kështu një tjetër dimension në botën e bukur të artit, atë të tekst shkrueses. Manjola ka marrë pjesë për herë të fundit në “Top Fest” në duet me këngëtarin nga Maqedonia, Adrian Gaxha, duke fituar simpatinë e publikut, i cili dihet se në këtë festival, është kryesisht moshë e re. Këngëtarja e njohur, e cila pëlqen të provojë gjëra të reja dhe të na servirë gjithë dimensionin e saj artistik, ka vendosur që këtë vit të na bëjë një surprizë.

Mbas njëzet vitesh mungesë, rikthehet në skenën e festivalit kompozitori i njohur i muzikës së lehtë Enver Shëngjergji. Këngët e tij si “Vajzat e fshatit tim” dhe “Nën kurorën e ullirit”, janë bërë hite, ndërkohë që sjell sivjet një këngë të cilën e ka kompozuar enkas për Manjolën. Ka qenë pikërisht kjo muzikë, që ka bindur atë të jetë pjesë e festivalit, duke e frymëzuar madje të shkruajë edhe fjalët.

Dhjetë ditë para se ky eveniment i rëndësishëm I muzikës së lehtë të ngrejë siparin, Manjola duket mjaft e qetë. Mban në çantë një cd player dhe sa herë I jepet mundësia, qoftë edhe në bar, dëgjon këngën e saj, ndërkohë që nuk është njohur akoma me këngët që kolegët e saj do të paraqesin në konkurrim. “Nuk kam dëgjuar asnjë këngë deri tani, por di që në garë do të ketë mjaft këngëtarë të mirë, si Mira Konçi, Redon Makashi, Mariza Ikonomi, Eneda Tarifa...”, tregon Manjola. Sa për cilësinë e këngës, edhe pse këngëtarja pohon se vlerësimet janë gjithnjë subjektive dhe nuk e di se si do ta presë juria, ajo vetë ka bindjen se kënga është profesionale, jo sepse e këndon ajo, por se si profesioniste, ajo di të dallojë një këngë cilësore dhe mbi të gjitha një këngë të denjë për skenën e festivalit në RTSH. Le të kthehemi përsëri tek vargjet e këngës:

O njeri ti je magjia, ti je
fryma që botën e ndryshon
Vjen në jetë nga dashuria,
dhe vetëm dashuri përhap në
këtë botë.


Kur muzika të krijon emocion, duhet që edhe vargjet ta përforcojnë këtë ndjesi. Pikërisht këtë mesazh meritonte ajo vijë melodike, një mesazh paqeje dhe dashurie mes njerëzish, pasi jemi ne forca lëvizëse e kësaj toke, ne që bëjmë ndryshimin. E rëndësishme është që ky ndryshim të jetë për mirë dhe jo për keq. Dhe sot kur Ballkani po përjeton një situate kaotike, me probleme të mprehta etnike dhe mosmarrëveshjeje mes fqinjësh, mesazhi i paqes është më kuptimplotë se kurrë. E nëse mendojmë që festivali i sivjetshëm Evropian do të zhvillohet në Serbi, imagjinoni se çfarë efekti mund të krijonin këto vargje, që do i sillte në skenë një këngëtare shqiptare.

E pyetur nëse Manjola ka patur në mendje edhe këtë skenë krahas asaj të Tiranës kur ka shkruar fjalët, ajo përgjigjet: “Çdo këngëtar kur hyn në një garë, mendon që të fitojë dhe unë nuk kam pse ta fsheh që kam ambicien për të fituar. Dhe, në fakt, kjo këngë do të ishte shumë më tepër se kaq, sepse mendoj që gjithë kjo urrejtje mes serbësh dhe shqiptarësh duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”. Manjola këtë vit ka zgjedhur një baladë, edhe pse e di mirë që këngët ritmike janë ato që “ngjisin” më shpejt. “Edhe pse nuk është këngë ritmike, jam e sigurt se dot arrijë t’iu përcjellë emocion njerëzve sepse nuk është e vërtetë se vetëm ritmi pëlqehet. Mbase një videoklip e do patjetër ritmin, por është tjetër gjë festivali, ka tjetër seriozitet”, pohon këngëtarja.

Manjola kur nuk këndon

Nuk nxiton që të marrë pjesë kudo ku e ftojnë, duke qenë shumë selektive, pasi një këngëtareje profesioniste i duhet të mendohet dy herë për të thënë “Po”. Kjo është edhe arsyeja pse ajo është kursyer në daljet e saj. Ndërkohë, edhe albumet apo klipet janë të rralla pasi sipas Manjolës ne po jetojmë në një kohë, kur nuk po arrijmë akoma të kuptojmë, se çfarë do me të vërtetë publiku dhe në fakt të bësh një album i cili nuk dihet sesi do të pritet ndërkohë që puna është kolosale, nuk do ia vlente. Por për vitin që vjen këngëtarja ka disa plane artistike, të cilat nuk kërkon t’i bëjë publike për momentin pasi është akoma shpejt. Por një arsye tjetër e fortë e pauzave është edhe vajza e saj e vogël Sindi, e cila ka nevojë për prezencën e mamasë në shtëpi. Ndërkohë, Manjola jep mësim në Akademinë e Arteve në kurset e regjisë dhe dramës.
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 08-12-2007, 16:49:22 »
Citojeni

"Miqësia jonë,dhuratë Krishtlindjesh”

I keni dëgjuar të këndojnë.Shumë nga këngët e tyre janë hite! Në festivale kanë rrokur dhe çmime të para, sepse zëri dhe muzika e tyre e kanëmerituar vërtetë. Edhe jashtë në evenimente jo pak tërëndësishme na kanë prezantuar denjësisht! Por tashmëkeni mundësi t’i shihni sërish, e kësaj here bashkë, në skenën shqiptare jo vetëm si këngëtarë, por në një bashkëbisedim mes artistësh. Do të drejtojnë edicionin e 46-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizion. Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila dhe kantautori Pirro Çako, këto ditë i sheh shpesh të hyjnë e dalin dyerve të RTSH. Ai i veshur, sportive me një trekuart ngjyrë ulliri, teksa nxiton të ngjit shkallët e radios. Pas tij dhe ajo, Elsa Lila si gjithmonë ndryshe në look, e veshur thjeshtë me një palë xhinse, atlete e pallto të zezë, që gjithmonë di të bëjë për vete. Do të prezantojnë Festivalin e RTSH, një eksperiencë e re dhe e bukur për ta. Por ndryshe nga spikerët e tjerë, ata i njohin emocionet e asaj skene, e dinë çdo të thotë të rrish pas kuintash, të presësh të të thërrasin emrin,të përballesh me një juri dhe një publik, e aq më tepër kur je live. Ndaj për këtë kanë menduar të jenë më popullor, më bashkëbisedues, më të afrueshëm me këngëtarët, që do të garojnë në këtë edicion. Sepse në të vërtetë atë dinë të bëjnë. Të jenë gjithmonë artistë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, dy artistët tregojnë emocionet, detajet e prezantimit, njohjet mes tyre, projektet dhe këshillat për të
këngëtarët e rinj: lexojini.

Dikur konkurrentë të Festivalit të Dhjetorit, aktualisht prezantues të tij. Një kapërcim jo i thjeshtë për të prezantuar kolegët?

PIRRO: Unë bëj 20 vjet që kam filluar punën në këtë institucion pikërisht në ’87 dhe jam vërtet shumë i lumtur që rikthehem përsëri pas kaq vjetësh mekëtë detyrë. Kam ikur si redaktor, kam marrë pjesë në pesë festivale rresht përpara se të ikja derisa ftesa e bërë nga Pali Kuke më habiti, për arsye se nuk e kisha menduar asnjëherë të bëja prezantuesin. Kam lakmuar tjetër gjë. Por nuk do ta kasha pranuar asnjëherë, të them të vërtetën, po të mos më kishin thënë se si bashkëprezantuese do të ishte edhe Elsa. Thjeshtë mendova do të jemi dy njerëz që nuk kemi prezantuar, por do të prezantojmë kolegët tanë dhe kështu mundet të bëjmë një minishou të vogël me njëri-tjetrin. Aty fillova të mendoja seriozisht, pasi mora vesh se edhe Elsa ishte OK. Gjërat u lidhën, kanë një logjikë dhe shpresoj që kjo logjikë t’i japë të drejtë regjisorit që bëri këtë përzgjedhje, pasi ne mund të bëjmë diçka ndryshe, jo thjeshtë si prezantues, por edhe si artistë që jemi.

ELSA: Normalisht edhe unë, falënderoj në mënyrë zyrtare organizatorët, Pali Kuken, drejtorin e përgjithshëm të RTSH dhe jam shumë e kënaqur për këtë bashkëpunim me Pirron, pasi i mungoj këtij festivali që nga viti 1997 si konkurruese prej dhjetë vjetësh dhe që në 2002 si e ftuar. Të them të drejtën skena më ka munguar, sepse aty kam lindur si artiste, si këngëtare dhe gjithmonë kur rikthehem dalja ime në skenë nuk është një performancë e thjeshtë, por një përzierje me gjithë kujtimet e mia. Më kadhënë shumë si festival dhe e kam për detyrë që edhe unë t’I jap shumë nga vetmja ime, sidomos pas gjithë debateve që kanë lindur pas daljes së festivaleve të tjera. Ndaj edhe ky lançim së bashku me Pirronështë një shenjë mirënjohje
një shenjë falënderimi, një shenjë respekti ndaj të qenurit shqiptare dhe ndaj shtetit shqiptar,sepse ky është një institucion shtetëror.


Nga ana regjisoriale nëbashkëpunim edhe me ju, është menduar thjeshtë prezantim, apo një lloj bashkëbisedimi mes kolegëve tuaj?

PIRRO: Ne që në momentin që dalim të dy bashkë jemi prezantues, ndaj dhe duhet që këtë punë ta bëjmë mirë. Në momentin që nuk do ta bëjmë mirë, do t’i them publikut të më
japë një duartrokitje, sepse dal aty me dëshirën e mirë për të prezantuar kolegët e mi. Padyshim prezantimet do të kenë një skaletë, ka një skenarist që është Genc Pulaha dhe bashkë me regjisorin Pali Kuke, me Elsën hedhim mendime rreth këtij skenari, që të përmendim disa gjëra interesante. Kam shumë besim në komunikimin me Elsën, pasi jam i bindur do na kujtohen shumë gjëra dhe do ta kthejmë këtë prezantim në një komunikim shumë miqësor, shumë trendy, në mënyrën tonë. Edhe me konkurruesit do të ketë një llojbashkëbisedimi për projektet e tyre aktuale, para se të nisin interpretimin, por një gjë është e sigurt, do të jetë sa më natyral, një prezantim njerëzor, që të mos ngelemi te prezantimi specifik “Ju flet Tirana.... Nuk dimë ta bëjmë atë. Jetojmë në kohë moderne, bota është shumë e vogël dhe atë natë nga Pallati i Kongreseve do të jetë më e vogël, sepse do kemi fatin të shihemi në të gjithë globin.

Vite më parë keni qëndruar prapa kuintave derisa prisnit që spikerët t’ju thërrisnin emrin. E keni menduar veten atëherë nëvendin e tyre?

PIRRO: Unë për fatin e mirë jam krejt e kundërta e Elsës, sepse nuk kam kënduar ndonjëherë në Pallatin e Kongreseve dhe live. Kështu në këtë rast do të mbështes me zemër kompozitorët, sepse e di çfarë ndjen kompozitori në momentin që e ka mbaruar punën e vet dhe nuk ka ç’të bëj më, sepse fjalën e ka këngëtari. Kjo është dhe e veçanta.

ELSA: Unë po, sepse e vogël kam qenë pjesëtare e rrethit të teatrit në Pallatin e Pionierëve dhe nuk kishte palestër më të mirë se të merrje pjesë në këto spektakle dhe të ishe dhe prezantuese. Unë kam qenë e vogël, kështu që kam thirrur shpesh emrat, por sigurisht tani është një tjetër lloj ndjesie. Ajo që ndryshon në këtë rast them unë, është se duke thirrur këta emra ndryshe është një prezantues i mirëfilltë, i dimë emocionet e atyre që dalin në skenë, prandaj kemi menduar dhe të bëjmë atë lloj bashkëbisedimi në skenë, përpara se ata të interpretojnë. Sigurisht festivali është live dhe kjo është një gjë shumë e
rëndësishme për këngëtarët. Ndryshe është të dalësh dhe të këndosh me play back. Kështu që do mundohemi t’ua heqim paksa emocionet përpara këtij ekzibicioni shumë impenjativ, do të mundohemi të bëhemi këngëtarë, të hyjmë në atë qëjemi.


Do të këndoni?

PIRRO: Edhe mundet, akoma nuk kemi vendosur asgjë, por njerëzit e presin këtë gjë nga ne. Por e veçanta jonë kësaj here është se jemi jashtë etheve të garës, por njëkohësisht kemi interesin të fitoj kënga më e bukur në këtë garë.

Dihet që pas çdo organizimi ka dhe kritika. Ju trembin?

PIRRO: Shyqyr që ekzistojnë kritikat, pa kritika s’do të kishte asgjë. Sepse kritikat ngjallin polemikë dhe kur ka polemikë, tregon se diçka ka ndodhur si për mirë, si për keq.Kështu që mua nuk më tremb shumë kritika, për arsye se unë nuk kam ardhur të tallem me festivalin, kam ardhur të bëj një gjë serioze dhe si unë dhe Elsa kemi vënë në radhë të pare patriotizmin. Unë këtë gjë e bëj me dëshirën e mirë dhe përpiqem të jap maksimumin dhe besoj kjo gjë do të transmetohet. Ky që unë lë, është një kapitull që hapet në 14 dhe mbyllet në 16. Dhe do të figurojmë si prezantues te libri I artë. Nuk kam frikë nga kritika, sepse unë jam i hapur, por ndaj një kritikë të vërtetë, me bonses.

ELSA: Kritikat mua më pëlqejnë sidomos kur janë konstruktive, jo kur janë të bëra kot. Njeriu nuk rritet asnjëherë profesionalisht vetëm kur merr lëvdata. Unë thjeshtë uroj vetëm një gjë, që pas festivalit të ketë kritika, por konstruktive, që kur unë t’i lexoj të nesërmen, të them kishin të drejtë, do të kasha mundur ta bëja edhe kështu.... Por duhet marrë parasysh edhe koha dhe mjetet që kemi në dispozicion, eksperienca që kemi, që normalisht me këto mjete që kemi do mundohemi të japim maksimumin. Nuk trembem nga kritikat, përkundrazi, është humane,është humane që të gjykosh, sidomos këtu në Shqipëri.Pas një festivali apo ekzibicioni live që unë kam pasur, shumica e njerëzve më thonë shumë bukur, ndërsa ato që të ngelen në mendje janë ata që vijnë më pas dhe më thonë: shiko, në atë moment bëre sikur ta kishe bërë ndryshe...Ato të bëjnë të mendosh

Kishit kontakte mes jush para se të takoheshit këto ditë pranë TVSH?

PIRRO: Ne respektoheshim në distancë. Edhe kjo s’është pak. Kur doli Elsa unë nuk isha në Shqipëri, isha pjesë e emigracionit. Kur dola unë, nuk ishte Elsa dhe kështu vijnë
gjërat, nga respekt krijohet miqësi, krijohet komplet një gjë tjetër. Për mua kjo ndoshta është gjëja më e bukur, që pata fatin ta njoh Elsën nga afër dhe këto tri ditë janë dhurata ime e këtyre Krishtlindjeve.


ELSA: Jemi takuar korridoreve,por kalimthi, në tërë këto vite, ashtu siç tha edhe Pirro,thjesht ndiqnim njëritjetrin në distancë dhe unë e them sinqerisht, kur njoha këngët e tij, mendoja shyqyr që doli dikush që po bën muzikë prej vërteti në mes të kësaj rrëmuje të madhe që ndodh në Shqipëri. Një muzikë e ndjerë, me tekste të ndjera dhe interpretim po të ndjerë dhe arranxhime superprofesionale. Kisha një respekt shumë të madh profesional për Pirron,kurse gjatë këtyre ditëve prova intensive që po bëjmë, kemi kontakte, jemi bërë shok, qeshim shumë, tregojmë histori, kemi ndarë konfindenca nga jeta dhe do apo s’do lind miqësia. Jam shumë e lumtur që ndodhi ky bashkim me rastin e këtij festivali, do ta kujtoj gjithmonë me dashuri dhe ky festival do na mbetet një dhuratë e papërsëritshme.

Pavarësisht se nuk keni qenë vitet e fundit si konkurrent në këtë garë të fundvitit, padyshim e keni ndjekur.Si ju është dukur nga viti në vit?

PIRRO: Në fakt, ne të dy nuk kemi qenë asnjëherë konkurrentë me njëri-tjetrin.Kënga ime e fundit ka qenë “Një tren drejt lindjes”, e ka kënduar nga Manjola Nallbani.Por kur Elsa fitoi festivalet rresht, kënga “Pyes lotin” më ka dhënë një emociontë jashtëzakonshëm. Atëherë më ka ardhur një kasetë nga festivali dhe jam emocionuar jashtëzakonisht se nuk e shikonim dot jashtë. Edhe kënga e mëvonshme kishte një emocion shumë të bukur. Po “Pyes lotin” ishte kënga e jetës së saj. Elsa edhe kur incizon, unë vura re që emocionin e jep tek e para dhe Zoti ia ka dhënë një ndër këngët më të bukura te hera e parë. Shpresoj që këngë të bukura të ketë gjatë gjithë karrierës së saj. I kam ndjekur në distancë. Tani ka prurje shumë. Festivali është një monument kulturë që mbrohet nga shteti. Ky është festival që ndryshon në kohë por do jetë gjithmonë dhe nuk kanë munguar këngët e bukura në çdo festival. Dhe dashje pa dashje do lakmohen nga të gjithë intelektualët. Nga festivalet  do mbeten disa këngë të bukura që do bëjnë historinë. Kështu që unë i shoh në rritje festivalet.

ELSA: Të them të vërtetën disa edicione i kam humbur,them nga vitet 1998-2001 për shkak të valëve satelitore, në Itali nuk shikoja dot Shqipëri etj., etj.Por këto vite e kam ndjekur dhe them se çdo vit në festival ka njerëz që mundohen të bëjnë gjëra të mira. Normalisht festivali është një seleksionim,kështu që ka gjëra të mira dhe më pak të mira. Por kam parë që çdo vit, sidomos kur kemi filluar të dërgojmë këngët tona në Eurovizion,
kam parë se ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme dhe një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish që shkruajnë me dëshirë, këngëtarë që marrin pjesë në festival pikërisht për të dalë, për të marrë frymën diku tutje, për të përfaqësuar vendin diku jashtë. Nuk do të thosha se ka pasur një rritje ndër vite, por do të thosha që ka pasur një përkujdesje dhe një dëshirë për të bërë gjëra të bukura.


Do t’i riktheheshit festivalit?

PIRRO:Unë nuk kam ndërmend të mungoj. Si kompozitor pse jo gjithmonë do aspiroja që të vi në festival. Pse të mos jesh pjesë e garës, por me karar. Unë kam marrë pjesë në 7 festivalet e fundit nga 2001 deri në vitin e kaluar.Këtë vit s’e kisha menduar, por punët erdhën në këtë formë.

ELSA: Never say never. Me projektet që kam unë në kokë në këto momente dhe me planet që kam unë në kokë, nuk e di mbase edhe mundet. Jeta është shumë e gjatë, unë jam akoma shumë e re dhe nuk i dihet.
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 09-12-2007, 03:49:07 »
Citojeni

Vetëm 1 jave na ndan nga festivali ne dashuri

My Predictions

THE BIG 5 (Heated chance)
Jonida Maliqi
Rovena Dilo
Eneida Tarifa
Mariza Ikonomi
Mira Konci & Redon Makashi

THE BIG 10 (Warm chance)
Blero
Rosela Gjylbegu
Vesa Luma
Product 28
Manjola Nallbani

THE BIG 15(Cold chance)
Greta Koci
alberie hadergjonaj
kozma dushi
(__)
(__)
E identifikuar

 *Image Removed*
Xhevrija
Maestro Verdi

Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 09-12-2007, 14:08:15 »
Citojeni

Për mua loja tani është e gjitha mes Mira Koncit dhe Manjola Nallbanit, aq sa e kam te vështirë edhe t'i rendis.

1. Manjola Nallbani
1. Mira Konci & Redon Makashi

2. Rovena Dilo
3. Alberie Hadergjonaj
4. Eneda Tarifa

6. Jonida Maliqi
7. Greta Koci
8. Mariza Ikonomi

Të shohim si do shkoje puna, shumë misterioz ky festival! hmmmmm
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 09-12-2007, 14:26:42 »
Citojeni

Atmosferë festivali në prag të festave të fund vitit. Vetëm një javë ndan nga edicioni i 46-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Janë ditë të mbushura me plotësimin e detajeve të fundit. Gjithë puna e bërë për disa muaj do të shpaloset në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 14, 15 dhe 16 dhjetor. Përveç pjesës konkurruese të garës me 30 këngë të përzgjedhura, edhe për këtë edicion regjisori Pali Kuke ka menduar për risitë. Ato nisin që nga prezantuesit, kolazhet me këngëtarë të njohur shqiptarë, të ftuar të huaj dhe elementë të tjerë që do të jenë pjesë e spektaklit.

Pas një përvjetori, jeni sërish në regjinë e këtij festivali. Çfar do t'i përcillet publikut këtë vit?

Është fat i madh që Festivali I RTSH-së ekziston dhe që shënon 46 vjet. Do të doja të perifrazoja këtu një kantautor, i cili u shpreh për festivalin e vet, se "nuk e di se sa gjatë do të vazhdojë të jetë festivali im alternativ. Të paktën sa të jem gjallë, po". Ndërsa Festivali i Këngës në Radiotelevizion do të jetë shumë gjatë. Asnjëherë fati I tij nuk do të lidhet me persona te veçantë, se kush është drejtori I përgjithshëm apo regjisori. Në festivalin e këngës tradicionalisht do të ketë prurje, tendencë, kërkime për të krijuar dhe për të mbajtur një shtrat më të mirë për këngën e muzikës së lehtë shqiptare. Festave të fundvitit i bashkohet edhe festa e festivalit. Brezat e vjetër, padyshim që e ruajnë këtë nostalgji për festivalin dhe është kënaqësi të vësh re se edhe të rinjtë janë afruar drejt tij.

Ka qenë një surprise përzgjedhja e dy prezantuesve. Pse pikërisht dy këngëtarë?

Përveç prurjeve të reja të këngëve që janë bazë për këtë festival,natyrisht që është menduar edhe për shown. Sivjet u mendua që festivali të përcillej te publiku nga dy të lindur të festivalit, dy figura simpatike, shumë të dashura për spektatorin, sikurse është Elsa Lila dhe Pirro Çako. Në këtë vizion ne duam t'u sjellim spektatorëve një ndjenjë, një emocion që do të vijë nga ata njerëz që vetë janë dridhur nga emocionet e këngës, kur kanë kënduar në skenën e festivalit. Elsa është ajo që e mori zvarrë këtë skenë festivali dhe e çoi deri në Sanremo, ku bëri që gjithë publiku shqiptar të ndiqte me emocion jo vetëm debutimin e saj, por gjithë dialogun e zhvilluar me Pipo Baudon. Nga ana tjetër, publiku e mirëpret Pirro Çakon si kantautor dhe si pinjoll i një familjeje të madhe muzikore. Ka qenë kjo ide që na k çuar në këtë risi.

Gjatë kësaj kohe i keni parë në prova. Si po e përballojnë këtë eksperiencë të re?

Sigurisht që Elsa dhe Pirro kanë njohje të vjetër me njëri-tjetrin. Megjithatë u kanë filluar drithërimet e kësaj detyrë të re. Të dy e kanë me shumë qejf dhe është për t'u nënvizuar se në këtë rast, ata do të sjellin virgjërinë e tyre artistike në këtë zhanër gjatë festivalit. Njerëzit do të kenë rastin që t'I shohin jo vetëm të debutojnë. Por nuk do të jenë as dy spikerë që bëjnë një anonçim të thjeshtë të këngës. Ata i njohin këngëtarët konkurrues, njohin emocionin e tyre në skenë dhe kjo do të shfrytëzohet për të sjellë një dialog sa më të natyrshëm dhe sinqeritet në interpretim.

Një pjesë e mirë e këngëtarëve të njohur por që nuk janë n konkurrim, do të ngjiten në skenë. Është pjesë e spektaklit edhe kjo ftesë?

Kjo është një tjetër gjetje. Pasi këngët të jenë dëgjuar nga këngëtarët që janë në garë, motivet e tyre do të vijnë të interpretuara edhe nga këngëtarët e tjerë të njohur. Ata do të përcjellin një orkestracion të ri dhe interpreti tjetër. Kështu do t'i japim mundësi spektatorit që lajtmotivin e këngës ta dëgjojnë në dy debutime të freskëta dhe kjo do të krijojë lidhje më të madhe dhe do ta ndjejnë më shpejt këngën.

Nuk keni frikë se publiku do të bëjë një krahasim mes këngëtarëve në konkurrim dhe atyre të ftuar?

Ky krahasim do të ishte vetëm pozitiv. Do të shohim si Aleksandër Gjoka apo Eranda Libohova përcjellin me vokalin e tyre
këto këngë.

Në çdo edicion është menduar për të ftuar specialë. Janë vendosur emra konkretë?

Ka shumë të ftuar specialë. Është një grup i famshëm suedez, një grup i famshëm italian, që do të garantojnë show në skenën e festivalit, janë të ftuar "Elita 5". Ndërsa Elsa dhe Pirro do të paraqiten me këngë origjinale të përgatitura me këtë rast.

Nga vjen ngacmimi i risive që duhet të ketë një festival?

Të të gjithë njerëzit që marrin pjesë në realizimin e festivalit është gjithmonë ky motiv. Ngacmimi të vjen natën dhe ditën, në gjumë apo zgjuar. Është dëshira për të gjetur diçka të re dhe të freskët,në mënyrë që mbrëmja e fundvitit të jetë e këndshme për të gjithë spektatorët. Edhe po të mos duash,festivali të ngjitet në lëkurën e trupit tënd dhe do bësh të tëra përpjekjet që atë lloj adrenaline ta nxjerrësh nga lëkura jote dhe ta marrin të gjithë të tjerët.
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 10-12-2007, 03:39:18 »
Citojeni

Official Website I Festivali Kenges u Hap sot perqeshje

http://www.rtsh.al/festivali/index
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 10-12-2007, 04:50:07 »
Citojeni


Artist:Manjola Nallbani
Title:Jeto o jetë
Composer:Enever Shengjergji
Lyric:Agim Doci

Arstist:Kozma Dushi
Title:Tatuazh ne kujtese
Composer:Edmond Arrapi
Lyric:Jonida Dervishhasani

Artist:Arber Arapi
Title:Mall
Composer:Edmond Veizi
Lyric:Lasgush Poradeci

Artist:Devis Xherahu
Title:Endacaku
Composer:Devis Xherahu,P.Kondakci
Lyric:Zhaku

Artist:Juliana Pasha
Title:Kur lind dielli
Composer:Endri Sina
Lyric:Lasgush Poradeci

Artist:Jonida Maliqi
Title:Sozi
Composer:Klodian Qafoku
Lyric:Timo Flloko

Artist:Ani Cuedari dhe Mateus Frroku
Title:Jeta si ne pasqyrë
Composer:Ardita Bufi
Lyric:Arben Duka

Artist:Mariza Ikonomi
Title:Mall i tretur
Composer:Genti Lako
Lyric:Arben Duka

Artist:Rosela Gjylbegu
Title:Bote memece
Composer:Sokol Marsi
Lyric:Jorgo Papingji

Artist:Rovena Dilo
Title:Perjetesisht
Composer:Armand Rexhepagic
Lyric:Aida Baraku

Artist:Besiana Mehmedi
Title:
Composer:Korab Shaqiri
Lyric:Qani Mehmeti

Artist:Agim Poshka
Title:Kujt i them te dua
Composer:Agim Poshka
Lyric:O.Maze

Artist:Voltan Prodani
Title:Pse e humbe
Composer:Voltan Prodani
Lyric:Medi Prodani

Artist:Saimir Cili
Title:Ninull për ty
Composer:Sajmir Cili
Lyric:Suela Kalaja

Artist:Kthjellu
Title:Pa titull
Composer:Kthjellu
Lyric:Kthjellu

Artist:Samanta Karavello
Title:Pse humbi
Composer:Luan Zhegu
Lyric:Agim Doci

Artist:J.A.Fejzo dhe Alesio
Title:K'te nate te ty
Composer:J.A.Fejzo
Lyric:Pandi Laco

Artist:Evans Rama
Title:Ne te dy
Composer:Heldi Kraja
Lyric:Heldi Kraja

Artist:Vesa Luma
Title:
Composer Florent Boshnjaku
Lyric

Artist:Blero
Title:Zemer bosh
Composer:Blero
Lyric:Sokol Marsi

Artist:Teuta Kurti
Title
Composer:Florent Boshnjaku
Lyric:

Artist:Olta Boka
Title:
Composer:Adi Hila
Lyric:

Artist:Mira Konci dhe Redon Makashi
Title:Nën një qiell
Composer:Shpetim Saraci
Lyric:Agim Doci

Artist:Greta Koci
Title:NATEN TE KERKOJA
Composer:Flamur Shehu
Lyric:Jorgo Papingji, Rozana Radi

Artist:Produkt 28
Title:
Composer:Produkt 28
Lyric:Produkt 28

Artist:Eneida Tarifa
Title:
Composer:Shpetim Saraci
Lyric:

Artist:Blerina Shalari
Title:Zgjohem nga heshtja
Composer:Blerina Shalari
Lyric:Blerina Shalari

Artist:Alda Gurra
Title:Veç dashuri
Composer:Agim Rreza
Lyric:Vik Sharra , Mimoza Tola

Artist:Adela Bezhani
Title:Mos thuaj jo
Composer:Petrit Terkuci
Lyric:Melda

Artist:Flaka Kralani dhe Doruntina Disha
Title:Kjo dashuri qe sundon këtë botë
Composer:Edmond Zhulali
Lyric: Agim Doci
E identifikuar

 *Image Removed*
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #40 më: 10-12-2007, 09:16:48 »
Citojeni

Festivali i Dhjetorit, aty ku ka lindur muzika e lehtë shqiptare

Intervistë me kompoziorin dhe drejtorin artistik të Festivalit të 46 të Këngës në RTSH, z. Edmond Zhulali.

Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, si kurrë ndonjëherë tjetër, kudo duken këngëtarë, kompozitorë që vrapojnë nga një zyrë në tjetrën. Janë ditët e fundit të përgatitjeve për të ardhur në ditë e madhe të Festivalit të 46-të të dhjetorit. Tashmë emrat e prezantuesve të këtij Festivali janë bërë publike, do të jetë Elsa Lila dhe Pirro Çako. Përsa i përket jurisë do të përbëhet nga njerëz të rëndësishëm të artit dhe kulturës, emrat e të cilëve pritet të bëhen publike këto ditë. Edmond Zhulali bën të ditur se këtë vit do të ketë këngë të bukura sipas traditës së 45 Festivaleve por me tendencë të muzikës bashkëkohore. E veçanta e këtij Festivali është se këngëtarët do të këndojnë “live”, gjë e cila po ndodh rrallë nëpër festivalet tona.

- Z. Zhulali si po ju shkojnë përgatitjet për Festivalin e 46-të të Këgnës në RTSH?

- Jemi në fazën më të rëndësishme, po zhvillohen provat në studiot e Radio Tiranës, kemi kaluar fazën e përzgjedhjes së këngëve, e cila ka qenë faza më delikate. Këngët përzgjedhëse janë përsëri në poçes pune, janë përfunduar pjesa më e madhe e tyre, po bëhet lidhja e këngëtarëve me orkestrën, janë si të thuash përgatitjet e fundit. Po bëhet një punë e madhe edhe për ta shfaqur këtë Festival në mënyrë dinjitoze, po i kushtohet rëndësi pjesës së spektaklit. Është bërë publike që prezantuesit do të jenë Elsa Lila dhe Pirro Çako, të cilët janë dy këngëtar shumë të njohur, besoj se do të bëjnë një prezantim shumë të ngrohtë dhe këngëtarët do ta ndiejnë veten mjaft mirë me këta prezantues. Në këtë Festival do të ketë edhe grupe që vijnë për të përshëndetur si : Elita 5, Nek, etj. Ky Festival ka këngëtarë shumë profesionistë dhe këngë shumë të bukura të traditës së 45 Festivaleve por që kanë edhe tendenca të zhvillimit të muzikës bashkëkohore. Kjo gjë e shton përgjegjësinë sepse ne duam të rrimë në traditën shqiptare duam të japim profesionalizëm, kemi edhe një element të rëndësishëm, fituesi do të shkojë në Festivalin Evropian, të gjithë këto faktorë e bëjnë që ky Festival të jetë shumë i shikuar nga publiku, shumë tërheqës dhe me një përgjegjësi shumë të madhe.

- Përsa i përket këngë-tarëve, e keni pasur të vështirë për t’i përzgjedhur?

- Pjesa më e vështirë ka qenë seleksionimi pasi ka pasur këngëtarë të mirë dhe veçanërisht këngë të mira, që do të përballojnë të kënduarit “live”. Në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar këngëtarët këndojnë direkt, vendoset një bazë orkestrale dhe orkestra që shikoni në skenë luan direkt. Kjo nuk ndodh në festivalet e tjera.

- Si pritet të kënduarit “live” nga këngëtarët?

- Këngëtarët që janë afruar e dinë dhe janë të gatshëm të këndojnë direkt, sepse kanë dhënë prova, dhe në karrierën e tyre ata këndojnë “live”nëpër koncerte të ndryshme. Këngëtarët që kanë marrë pjesë janë të aftë ta bëjnë.

- Çfarë risie sjell edicioni i 46-të i këtij Festivali?

- Ky festival e ka gjithmonë risinë sepse sjell këngë të reja, të bukura të freskta, këto janë gjithmonë risia e këtij Festivali. Këngët duhet të paraqiten sa më këndshëm për publikun, kjo pjesë i takon spektaklit që këtë vit mendoj është shumë i mirë, pastaj vijnë prezantuesit, është skenografia e Bashkim Zahaj, është regjisori Pali Kuke, është skenari i Genc Pulahës, janë gjithë faktorët që do të na dhurojnë një spektakël që publiku e ka pritur gjithmonë me kënaqësi.

- Mund të na thoni kush është në juri këtë vit?

- Juria do të bëhet së shpejti publike, por janë personalitete të rëndësishme të artit dhe kulturës dhe si vitin e kaluar, juria do të votojë direkt në sallë.

- Ç’ndiesi ju jep Festivali i Dhjetorit, duke patur parasysh që keni vite që merreni me të?

- Të merresh me Festival është gjë e bukur, është shumë e lodhshme, duke qenë edhe vetë muzikën mundohem që në këtë këndvështrim të bëhem pjesë e tyre, të futem në psikolo-gjinë e tyre, mendoj që kam gjetur gjuhën e bashkëpunimit pasi unë përpara se të jem Drejtor Artistik, jam një Kompozitor si gjithë Kompozitorët, gjë e cila më ka lehtësuar shumë punë.

- Mund të na thoni cilët janë këngëtarët që janë rikthyer mbas shumë kohësh në këtë Festival?

- Nuk jam dakord me idenë që një këngëtar merr pjesë dhe largohet, aktivitetet nuk janë si në kohën e Diktaturës që pjesëmarrja në Festival ishte jeta dhe gjithçka, tani këngëtarët kanë aktivitetin e tyre, albumet dhe koncerte. Por ky Festival mbetet më i rëndësishmi pasi këtu ka lindur muzika e lehtë shqiptare, këtu kanë dalë këngëtarët e mëdhenj.

- Ka pjesëmarrje të këngëtarëve të rinj këtë vit?

- Si në çdo vit edhe në këtë Festival ka këngëtarë të rinj, që janë të njohur por që marrin pjesë për herë të parë, do të përmendja grupin Kthjellu, ka edhe këngëtarë të tjerë që vijnë nga Kosova si Vesa Luma, Teuta Kurti, Blero, etj. Gjithmonë ne e kemi parë si Festival Mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia dhe Diaspora.

Eralda KENAJ - G.55
E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 10-12-2007, 12:41:11 »
Citojeni

Official Website I Festivali Kenges u Hap sot perqeshje

http://www.rtsh.al/festivali/index

Me pëlqeu faqja e Festivalit ! Edhe me cilesore se te kaluarat !

Ne veçanti kolazhi i fotove te kengeve fituese te ngjallte shumë emocione, nostalgji e ndjesi te bukura ! 
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 10-12-2007, 12:52:26 »
Citojeni


Për mua renditja vjen pas degjimit te kengeve luj syun
E identifikuar
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 10-12-2007, 21:09:04 »
Citojeni

Për mua renditja vjen pas degjimit te kengeve luj syun


Hajde, provo tani para se ti degjosh këngët..
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #44 më: 10-12-2007, 22:05:29 »
Citojeni

Mendoj se Redoni dhe Mira kanë për te fituar...ose Manjola.

Me vjen çudi.....etja për Eurovizion po rikthen moshen ne skene. Sidoqoftë është bukur.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 19   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |