
Ju faleminderit për postimet tuaja Erlehta, Albanito dhe Proudi. Është kenaqesi te bashkebisedosh vërtetë për muziken !

Më ka pëlqyer fjala qe tha vjet Proudi, ajo qe e mbylli aq bukur temën e Festivalit te vjetshem :
" Festivalit i është rikthyer ajo esenca qe ka pasur ne disa vite te 90's " Festivali i sivjetshem e konfirmoi plotësisht këtë ! Sivjet kishte vërtet plot kenge te bukura, interpretime profesionale e me shumë ndjenjë ... ne veçanti te brezit të ri .... dhe mbresa qe vazhdojnë te mbesin te bukura edhe pse festivali e ka ulur siparin e tij !
Për mua, nga te katert Festivalet e 2007-es ne Shqipëri, ky i
Kenges ne RTSH ishte
me i miri ! 
Ende po aq te bukura e terheqese një pjesë e mirë e kengeve te Finales ! Pothuajse te njëjtën shije me Albaniton. Edhe unë,
nder këngët qe dëgjoj me shumë janë ato te Oltes, Mires dhe Redonit, Julianes, Roseles , Marizes , Jonides por edhe te Eneida Tarifes e Agim Poshkes. Ndjeva keqardhje qe nga festivali ne festival ylli i te medhave Rovena Dilo e Manjola Nallbani po perendon

..... Shumë me tepër kenaqesi ndjen te degjosh këngët e tyre te interpretuara nga Motrat Libohova e Marsida Saraci sesa nga ato vetë. I jam rikthyer nates se pare te Festivalit për ta dëgjuar këngën e Rovenes... por është e pamundur ! Edhe tek "Ethet" këndohet më bukur e arrirë !
Të vjen keq se si 2 Artiste te Medha, Yje te Skenes Shqiptare te bëjnë interpretime të atyre niveleve te dobeta e qe lënë aq për te dëshiruar .... !
2 këngët ritmike te festivalit Flaka e Doruntina dhe ajo e Gretes , për mua, s'e kanë atë "grepin" , melodicitetin godites ne shenjë.... Shumë here më me kenaqesi dëgjoj këngën " Më fal nene " te Gretes , qe me pëlqen goxha, apo " Fjalët Magjike" te Mires, Shpetimit e te paharruarit Alqi Boshnjaku, ndonëse e disa festivaleve me pare, se sa 2 ritmiket e festivalit te fundit !
Çdo here e me shumë qe i dëgjoj , me perforcohet bindja se
Gara për Fituesen duhet te kish qenë mes
" Nën një Qiell " te Mires e Redonit dhe
" Qiell i Ri " te Julianes! Nuk mund te rri pa i "pikturuar" ne mendje ne skenen e Eurovizionit ! Do kishin qenë një mrekulli, një sukses i vërtetë !
Teksa këngët e Eurovizionit mbesin aty , video do t'i kthente ne Perla te Muzikës se Lehte !
Këto do ishin dy këngët qe do me pelqente vërtetë te shoqeroheshin me video ! Por shumë me pëlqen dhe kenga e Eneides! Shpetim Saraci është kompozitori im i preferuar! S'ka festival qe këngët e tij të mos jenë nder me te bukurat !
Do ishte një mrekulli nëse ideja do të bëhej vërtet realitet !
