Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorFestivale dhe Koncerte (Moderatore: BabyDance, eurogina)Festivali i 46-te i Kenges ne RTSH !


Faqe: 1 ... 14 15 16 17 18 [19]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Festivali i 46-te i Kenges ne RTSH !  (E lexuar 8395 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #270 më: 29-01-2008, 14:54:19 »
Citojeni

A po e ruajnë këngët e Festivalit ende magjine e tyre ?

Do isha kurioze te dija a i degjoni me ato dhe nëse po cilat janë te preferuarat tuaja ?

A degjoni ata qe u vleresuan si me te mirat apo janë te tjera qe i degjoni me më kenaqesi ?

Cilat besoni se janë këngët qe do të mbesin gjatë ne kohe nga ky festival?

A do ishte shumë me mirë nëse 10 me e mirat do të shoqeroheshin me video ?
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #271 më: 30-01-2008, 05:14:02 »
Citojeni

Shoqerimi i kenges me vidioklip është vërtetë diçka me ndryshe.
Do te me pelqente te shihja vidioklipin e kenges se kenduar nga vajzat Kosovare dhe te Olta Boka
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #272 më: 30-01-2008, 09:36:59 »
Citojeni

A po e ruajnë këngët e Festivalit ende magjine e tyre ?

Do isha kurioze te dija a i degjoni me ato dhe nëse po cilat janë te preferuarat tuaja ?

A degjoni ata qe u vleresuan si me te mirat apo janë te tjera qe i degjoni me më kenaqesi ?

Cilat besoni se janë këngët qe do të mbesin gjatë ne kohe nga ky festival?

A do ishte shumë me mirë nëse 10 me e mirat do të shoqeroheshin me video ?

Po gjithesesi e ruajnë magjine e tyre këto kenge. Ter kohën i dëgjoj vetëm këngët e festivalit nder vite.  Ndërsa këto nga festivali i fundit i dëgjoj nga dhjetori deri tani, çdo ditë. 10 këngët me te mira te festivalit ishin ne top 10. Vetëm Rosela Gjylbegu ishte pa te drejtë jasht top 10-shit.
Kenget qe i kam dëgjuar me shumë (dhe ende i dëgjoj) janë nga : Olta Boka, Mariza Ikonomi, Rosela Gjylbegu, Juliana Pasha, Mira & Redoni, Jonida Maliqi.

Shumë e rëndë për te dëgjuar ishin këngët nga: Manjola dhe Samanta.
Ndërsa këngët ritmike nga Doruntina & Flaka, dhe Greta i kam dëgjuar shumë pak. Këto dy kenge ishin jo te peshtatura për tu dëgjuar ne familje..

Kenget qe do mbesin gjatë ne kohe janë nga:
1) Doruntina & Flaka (duke u bazuar nga rezultati dhe votimi, kengetaret nga Kosova, një kenge energjike e stilit pop/rock qe arrit një sukse të madh ne festival)

2) Juliana Pasha (nga vokali i saj dhe paraqitja profesionale)

3) Kenga e Marizes dhe Gretes mund te bëhen hite te mdhaja te keti viti (nëse shoqerohen me nga një klip dhe CD)

4) Olta Boka (nëse do këtë sukses të madh ne Eurovision dhe për paraqitjen e saj te thjeshtë dhe emocionale.

5) Jonida Maliqi (ndoshta? për një stil të ri te muzikes)

Manjola por mendoj se edhe Mira&Redoni janë zhdukur aty ne atë mbrëmje.

Do te ishte një mrekulli qe nëse 10-këngët nga festivali shoqerohen me nga një video. Arsyeja është se këto kenge vërtetë e meritojnë një klip te bukur. Viteve te kaluar ka patur kenge fantastike ne këtë festival, por ato kanë lindur dhe janë zhdukur ne skenen e festivalit.

Kenget qe viteve te fundit duhej patjetër te shoqerohenin me një klip.
vetëm disa shembuj:

Evis Mula
http://de.youtube.com/watch?v=5npJGdILhKo

Era Rusi
http://de.youtube.com/watch?v=tqxE-oCA1kA

Mariza Ikonomi & Erion Korini
http://de.youtube.com/watch?v=Srb2EmRlIKA

Mariza Ikonomi
http://de.youtube.com/watch?v=Srb2EmRlIKA

Erinda Dhima

E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #273 më: 30-01-2008, 14:24:37 »
Citojeni

kjo ide me pëlqen shumë amy qe për 10 këngët qe janë futur ne finale ose me mirë këngët qe janë futur ne finale te prezantohen me video clips

Albanito kam pare disa here video e oltes tek youtube me vëmendje te madhe dhe pash se ajo e kendoj këngën me emocion dhe e ndjente (po të shikosh doren ne zemër qe ajo vuri kjo tregon emocion dhe janë te pakte kengetaret qe e bëjnë këtë veprim dhe ato këngëtare janë ato qe e ndjejn muziken shumë)

Jonida Maliqi gjithashtu tregoj diçka te bukur me komuniikimin qe ajo bëri me çunat back-up qe e shoqeronin

Mira dhe redon kishin një kenge shumë te ëmbël

sa për këngët e gretes e kam thënë tek kjo teme nja 4-5 faqe me poshte se gretes nuk i takonte ta kendonte atë kenge do ishte shumë me mirë ta kendonte jonida maliqi (as mariza jo)por jonida sepse ajo ka ze shumë te fuqishem


sa për dy vajzat kosovare dhe mua me pëlqeu shumë kenga ne fillim  por tani qe e kam pare dhe dëgjuar disa here me thënë realitetin duket kenge teenagers (kenge për femij 13/14 vjeçar)plus do ishte më bukur të kishin kitare elektronike se sa te emitonin dhe te zgerdhiheshin me njera tjetrat


 
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #274 më: 01-02-2008, 16:52:17 »
Citojeni

a ka ndonjë lajme c'far gjuhe do këndohet kenga ?
E identifikuar

 *Image Removed*
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #275 më: 01-02-2008, 18:46:08 »
Citojeni

a ka ndonjë lajme c'far gjuhe do këndohet kenga ?

akoma jo ...
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #276 më: 01-02-2008, 19:09:32 »
Citojeni

 buzeqeshje Ju faleminderit për postimet tuaja Erlehta, Albanito dhe Proudi. Është kenaqesi te bashkebisedosh vërtetë për muziken !  luj syun

Më ka pëlqyer fjala qe tha vjet Proudi, ajo qe e mbylli aq bukur temën e Festivalit te vjetshem : 

" Festivalit i është rikthyer ajo esenca qe ka pasur ne disa  vite te 90's " 
 
Festivali i sivjetshem e konfirmoi plotësisht këtë ! Sivjet kishte vërtet plot kenge te bukura, interpretime profesionale e me shumë ndjenjë ... ne veçanti te brezit të ri .... dhe mbresa qe vazhdojnë te mbesin te bukura edhe pse festivali e ka ulur siparin e tij !

Për mua, nga te katert Festivalet e 2007-es ne Shqipëri, ky i Kenges ne RTSH ishte me i miri ! buzeqeshje

Ende po aq te bukura e terheqese një pjesë e mirë e kengeve te Finales !  Pothuajse te njëjtën shije me Albaniton. Edhe unë, nder këngët qe dëgjoj me shumë janë ato te Oltes, Mires dhe Redonit, Julianes, Roseles , Marizes , Jonides  por edhe te Eneida Tarifes e Agim Poshkes.

Ndjeva keqardhje qe nga festivali ne festival ylli i te medhave Rovena Dilo e Manjola Nallbani po perendon  merzitje .....  Shumë me tepër kenaqesi ndjen te degjosh këngët e tyre te interpretuara nga Motrat Libohova e Marsida Saraci sesa nga ato vetë. I jam rikthyer nates se pare te Festivalit për ta dëgjuar këngën e Rovenes... por është e pamundur ! Edhe tek "Ethet" këndohet më bukur e arrirë ! 
Të vjen keq se si 2 Artiste te Medha, Yje te Skenes Shqiptare te bëjnë interpretime të atyre niveleve te dobeta e qe lënë aq për te dëshiruar .... !

2 këngët ritmike te festivalit Flaka e Doruntina dhe ajo e Gretes , për mua,  s'e kanë atë "grepin"  , melodicitetin godites ne shenjë.... Shumë here më me kenaqesi dëgjoj këngën " Më fal nene " te Gretes , qe me pëlqen goxha, apo " Fjalët Magjike"  te Mires, Shpetimit e te paharruarit Alqi Boshnjaku, ndonëse e disa festivaleve me pare,  se sa 2 ritmiket e festivalit te fundit !

Çdo here e me shumë qe i dëgjoj , me perforcohet bindja se Gara për Fituesen duhet te kish qenë mes " Nën një Qiell " te Mires e Redonit dhe " Qiell i Ri " te Julianes! Nuk mund te rri pa i "pikturuar" ne mendje ne skenen e Eurovizionit ! Do kishin qenë një mrekulli, një sukses i vërtetë !

Teksa këngët e Eurovizionit mbesin aty , video do t'i kthente ne Perla te Muzikës se Lehte !
 Këto do ishin dy këngët qe do me pelqente vërtetë te shoqeroheshin me video ! Por shumë me pëlqen dhe kenga e Eneides! Shpetim Saraci është kompozitori im i preferuar! S'ka festival qe këngët e tij të mos jenë nder me te bukurat !

Do ishte një mrekulli nëse ideja do të bëhej vërtet realitet !  luj syun
E identifikuar
Xhevrija
Maestro Verdi

Shiko profilin
« Përgjigjja #277 më: 01-02-2008, 20:15:40 »
Citojeni

Personalisht kam dëgjuar këngën e Jonida Maliqit me shumë se gjithë te tjerat. Ka një tekst fantastik.

Juliana Pashen e dëgjoj shpesh gjithashtu.

Jeta Kerkon Dashuri është tepër e dendur për tu dëgjuar shpesh pasi është e ideuar për te krijuar efekt ne një konkurs dhe jo për degjim normal. Mira Koncin dhe Manjola Nallbanin as qe e kam dëgjuar fare. Mariza Ikonomin dhe Eneida Tarifen rrallë. Greten aspak. Olten as qe bëhet fjale...as e kam shkarkuar biles se me ofendon vetëm fakti qe mund te zere vend ne kompjutrin tim. Edhe melodine s'ja mbaj mend.
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #278 më: 06-02-2008, 22:31:17 »
Citojeni

unë them se FESTIVALI I KENGES me c'far ndodhi duhet te veje popullin te votoj,zgjedhja e oltes është safe por përsëri ?????? për mua deri tani shqiperia është një nga këngët me te bukura qe janë zgjedhur për eurovision ndërsa te tjerat janë te dobta si kualitet

shqiperia nuk do futet ne finale dhe këtë vit dhe do këtë te bëj e gjitha me urrejtjen për olten dhe politikisht me serbi-Kosovë 

disa nga shtetet konkuruese edhe tallen me eurovision duke dërguar vampira dragona pula gjela dragon queens sikur te kenë shkuar ne karnavale etj etj e vjen pune fitojne e futen ne finale

personalisht do doja qe shqiperia mos te futej ne eurovision


zhulali dhe doce mburren me anjezen , tani zhulali jep ndorheqjen (shumë mirë ja bëri do shpetojme)

hajd mo e gjitha është politike ne te kenaqemi te shikojme shqiperin perfaqsim dhe me performance me dinjitet pa te tjerat oojj ii
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #279 më: 06-02-2008, 22:42:30 »
Citojeni

buzeqeshje Ju faleminderit për postimet tuaja Erlehta, Albanito dhe Proudi. Është kenaqesi te bashkebisedosh vërtetë për muziken !  luj syun

Më ka pëlqyer fjala qe tha vjet Proudi, ajo qe e mbylli aq bukur temën e Festivalit te vjetshem : 

" Festivalit i është rikthyer ajo esenca qe ka pasur ne disa  vite te 90's " 
 
Festivali i sivjetshem e konfirmoi plotësisht këtë ! Sivjet kishte vërtet plot kenge te bukura, interpretime profesionale e me shumë ndjenjë ... ne veçanti te brezit të ri .... dhe mbresa qe vazhdojnë te mbesin te bukura edhe pse festivali e ka ulur siparin e tij !

Për mua, nga te katert Festivalet e 2007-es ne Shqipëri, ky i Kenges ne RTSH ishte me i miri ! buzeqeshje

Ende po aq te bukura e terheqese një pjesë e mirë e kengeve te Finales !  Pothuajse te njëjtën shije me Albaniton. Edhe unë, nder këngët qe dëgjoj me shumë janë ato te Oltes, Mires dhe Redonit, Julianes, Roseles , Marizes , Jonides  por edhe te Eneida Tarifes e Agim Poshkes.

Ndjeva keqardhje qe nga festivali ne festival ylli i te medhave Rovena Dilo e Manjola Nallbani po perendon  merzitje .....  Shumë me tepër kenaqesi ndjen te degjosh këngët e tyre te interpretuara nga Motrat Libohova e Marsida Saraci sesa nga ato vetë. I jam rikthyer nates se pare te Festivalit për ta dëgjuar këngën e Rovenes... por është e pamundur ! Edhe tek "Ethet" këndohet më bukur e arrirë ! 
Të vjen keq se si 2 Artiste te Medha, Yje te Skenes Shqiptare te bëjnë interpretime të atyre niveleve te dobeta e qe lënë aq për te dëshiruar .... !

2 këngët ritmike te festivalit Flaka e Doruntina dhe ajo e Gretes , për mua,  s'e kanë atë "grepin"  , melodicitetin godites ne shenjë.... Shumë here më me kenaqesi dëgjoj këngën " Më fal nene " te Gretes , qe me pëlqen goxha, apo " Fjalët Magjike"  te Mires, Shpetimit e te paharruarit Alqi Boshnjaku, ndonëse e disa festivaleve me pare,  se sa 2 ritmiket e festivalit te fundit !

Çdo here e me shumë qe i dëgjoj , me perforcohet bindja se Gara për Fituesen duhet te kish qenë mes " Nën një Qiell " te Mires e Redonit dhe " Qiell i Ri " te Julianes! Nuk mund te rri pa i "pikturuar" ne mendje ne skenen e Eurovizionit ! Do kishin qenë një mrekulli, një sukses i vërtetë !

Teksa këngët e Eurovizionit mbesin aty , video do t'i kthente ne Perla te Muzikës se Lehte !
 Këto do ishin dy këngët qe do me pelqente vërtetë te shoqeroheshin me video ! Por shumë me pëlqen dhe kenga e Eneides! Shpetim Saraci është kompozitori im i preferuar! S'ka festival qe këngët e tij të mos jenë nder me te bukurat !

Do ishte një mrekulli nëse ideja do të bëhej vërtet realitet !  luj syun


faleminderit amy

unë e kam ndjekur festivalin qe kur kam qenë e vogël dhe 90-91-93-96-97 kanë pasur kenge te shkelqyera

dhe tani ka 2 vjet 2006-2007 qe Festivali i kenges ka pasur kenge te shkelqyera prandaj dhe thashë qe -Festivalit i është rikthyer ajo esenca qe ka pasur ne disa  vite te 90's-
E identifikuar

 *Image Removed*
shkodranbesali
« Përgjigjja #280 më: 27-04-2008, 20:34:30 »
Citojeni

  Asnji nga diaspora nuk voton për PICA (kakardhia) aziatike-ortodokse

   Kur shteti shqiptar te zgjedhi VASHA SHQIPTARE athee do votojme na
E identifikuar
Faqe: 1 ... 14 15 16 17 18 [19]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |