Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 13   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: " Eurovizion 2008 "  (E lexuar 4333 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #75 më: 02-05-2008, 18:20:13 »
Citojeni

pytjes time nuk iu përgjigje

po ta jep vete wikipedia përgjigjen anyways

ja lista
 
Macedonians               1,297,981    
Albanians                   509,083    
Turks                         77,959    
Roma people                 53,879    
Serbs                         35,939    
Vlachs                          9,695    
others                         38,011    

pra perqindja me e madhe ne maqedoni janë shqiptare din shqip flasin shqip

E identifikuar

 *Image Removed*
eurogina
F&J
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #76 më: 03-05-2008, 02:03:52 »
Citojeni

d.m.th. dhe ajo tamara esht shqiptare e maqedonis?
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #77 më: 03-05-2008, 23:01:38 »
Citojeni

d.m.th. dhe ajo tamara esht shqiptare e maqedonis?

po ti moj goce s'ke pse te besh kaq pyetje për tamaren hmmmmm kur besoj se dhe vete e di qe ka perqindje te madhe shqiptaresh ne maqedoni

tamara mund te këtë origjinë shqiptare e përzier ai çuni dytë nuk këndon ne versionin shqip vetëm shoqeron -let's go let's go- vetëm tamara dhe adrian kanë regjistruar këngën shqip

lexova tek gazetat qe shqiptarët janë te zhgenjyer sepse adrian këndon tek kenga -Let me love you- vetëm -let's go let's go-   [sikur se dinin hmmmmm]
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #78 më: 09-05-2008, 22:47:08 »
Citojeni

go bania go lol  Perqafim

edhe 48 ore shqiperia do shkoj ne Serbi

Hajd me kemb te djatht ishalla shqer,kafe ti hedhi të gjitha olta për luck buzeqeshje he he 
E identifikuar

 *Image Removed*
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #79 më: 12-05-2008, 11:22:46 »
Citojeni

Ne Eurivizion me Greqine, tifo për Shqipërinë

Kuron imazhin e kengetares greke ne Eurovizion, i cili pas pak ditesh do të cele siparin ne Beograd, por te qenit shqiptar s'mund ta leje indiferente ndaj Olta Bokes dhe kenges sone. Është koreografi i perfaqesueses se Greqise ne Festivalin Evropian, kengetares Kalomira. Shqiptari Julian Bulku ka kuruar ne çdo detaj perfomancen e perfaqesimit te Greqise ne Festivalin Evropian te Kenges, por bën tifozllik për Shqipërinë jo pak. "Dua t'i uroj Shqipërisë fat ne Eurovizion. Mendoj se këngëtarja është e shkelqyer dhe kenge është e mrekullueshme. Ju uroj shumë fat dhe ju dua shumë"- rrëfen nder te tjera koreografi shqiptar. Ajo çka ka terhequr vëmendje tepër te madhe është edhe bashkepunimi i te riut shqiptar me këngëtaren me te famshme te momentit ne Greqi, greko-amerikene, Kalomira. Ajo çka te gjithë greket shpresojne është qe Kalomira te riktheje ne Greqi trofeun e festivalit, siç Elena Paparizu u shnderrua ne krenarinë e tyre ne vitin 2005. Por si u gjend koreografi shqiptar mes këtyre personaliteteve qe do përfaqësojnë Greqine ne Eurovizion. Julian Bulku u largua nga Shqipëria ne fillim te viteve '90-te dhe pas një endjeje nëpër Evrope, ndaloi përfundimisht ne Greqi, ku qe prej dhjetë vjetësh po bashkëpunon me emrat me te shquar te shou biz-it vendas. Ne një rrefim për BBC, koreografi Bulku rrëfen: "Gjithmonë pjesëmarrja e një koreografi apo e një kercimtari ne një festival si Eurovision qe shikohet njekohesisht ne kaq shumë shtete, është një mundësi e bukur për te paraqitur punën tënde si krijues dhe te jep edhe kenaqesine shpirtërore". Shkon me tej duke e pare skenen e festivalit si një trampoline qe arti i tij te shkoje me larg se sa Greqia, çka do të thotë shumë me tepër kenaqesi ne Eurovizion. Këngëtarja greko-amerikane nuk i kursen fjalët e mira për Julianin duke thënë se, "Erdhi tek kompania jonë me ide te mrekullueshme. Idete e tij ishin të reja e te fresketa. Shpeshherë ndeshesh me gjëra qe i ke pare edhe me përpara. Neve na u desh te zgjidhnin me perfektin mes kandidateve. Dhe i tillë është Juliani".

Gjithkush e di sa vështirë është te besh karriere ne Greqi! Mirëpo Julianit nuk i është dashur te shtiret si grek për te mberritur këtu ku gjendet tani. Është shqiptar dhe këtë se ka fshehur asnjë çast te jetës se tij, por shprehet se. "Greqia më ka dhënë mundësi qe unë te vazhdoj edhe me tej hapat e mia si kercimtar, si krijues, si artist, gjë qe Shqipëria ma ka mbyllur, pse me konsiderojnë si "grek"! Julian Bulkut Greqia vërtetë i ka dhënë tepër mundësi, qe Shqipëria mund të mos ja kishte ofruar kurrë. Burse për ne Amerikë, Kalomiren, Eurovisionin... Vetëm pak ditë me vonë, Juliani dhe Kalomira do të marrin udhën drejt Beogradit. Poe Juiliani është prej atyre shqiptareve qe jo vetëm se ka harruar se nga vjen, por përherë j'ua kujton edhe te tjerëve ndaj edhe s'mund të mos i uroje Shqipërisë shumë fat ne Eurovizion, duke e përfunduar gjithë rrefimin e tij me një "Ju dua shumë".

Juliani, përherë i deklaruar si shqiptar

Ka një filozofi sipas se cilës për te bërë karriere ne Greqi, duhet te besh ca kompromise me ndergjegjjen, te nderrosh emrin, te nderrosh besimin fetar, me qëllim qe të jesh i pelqyeshem për vendasit. Juliani, jo vetëm nuk ka bërë asgjë nga këto, por ne çdo hap te veprimtarise se vet kembengul te tregoje origjinen. Bie fjala, një filxhan kafeje, me shkaben dykrenare dhe emrin Shqipëri, e mban gjithmonë me vete gjatë punës se tij, kudo qe te ndodhet. Ai nuk ka asnjë kompleks për origjinen e tij. Rrefehet për BBC duke pohuar: "Besoj se te gjithë emigrantet qe jemi larguar nga atdheu ynë, vitet e para te emigracionit kanë qenë te vështira, sepse edhe ne jemi të huaj për këta, edhe këta janë të huaj për ne. Kështu qe duhej te bëhej një martese e bukur ndermjet mendjes sime dhe mendjes se grekut qe te behesha ky qe jam sot".

Reagimet e medieve greke për shqiptarin

Duke qenë shqiptar, koreografi Bulku ne momentin e perzgjedhjes për te kuruar imazhin e Greqise ne festival, është ndeshur edhe ne reagimet tejet negative te medieve greke. Por për këngëtaren Kaliomera s'ka pikë rendesie kombesia, ndaj edhe shprehet se "Mendoj se për atë qe ka talent nuk ka rëndësi se prej nga është! Ma ka treguar njeri se nga është Juliani? Po, me duket se me kanë thënë. Po ai është kaq i talentuar. As qe dua t'ia di se prej nga është? Unë vete kam lindur ne Nju Jork, por njerëzitë nuk mund te me thonë se nuk jam greke. E vërteta është se unë jam greke. Thjesht kam lindur ne Nju Jork! Pune e madhe!". Këto janë fjalët e kengetares, si përgjigje për reagimet deri diku raciste kundrejt Julian Bulkut.

Koha Jone
E identifikuar

ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #80 më: 12-05-2008, 13:51:39 »

ha ha bravo julian julian je njesh
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #81 më: 12-05-2008, 21:07:12 »
Citojeni

Kanë marrë avionin herët në mëngjes dhe sot gjenden në Beograd. Nisin ethet e garës për grupin shqiptar të Eurovizionit. Sot do të jetë një ditë akomodimi për ta, ndërsa nesër Olta Boka do të ketë provën e parë në Arenën e Beogradit. Këngëtarja shoqërohet nga bashkëpunëtorët e këngës dhe një pjesë e stafit të TVSH-së. Bashkë me Bokën kanë udhëtuar tri shoqëruesit e saj (dy kitaristë dhe bateristi), regjisori Pali Kuke, kompozitori Adi Hila, ndërsa autori i tekstit, Pandi Laço do t'i arrijë një ditë më vonë. Në grupin prej 50 vetash, një mbështetje e madhe në këtë konkurrim për Oltën do të jetë i ati, i cili e shoqëron gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin e Serbisë. Një ditë para se të nisej, Olta Boka shprehet se po përjeton emocione pozitive. "Ndjehem mirë, po i marrim gjërat shtruar. Po më shoqëron një ndjenjë dyshimi se si do të dalim në prezantim, por shpresoj që fati të na ndjekë e të futemi fillimisht në finale", - thekson ajo, ndërsa beson në mbështetjen që do i japë i ati. "Dëshira ishte e madhe që familja ime të ishte me mua, por nuk janë mundësitë. Meqenëse babi më ka shoqëruar në aktivitete të tilla dhe është më i lirë, nuk kishte si të mungonte as këtë herë", - thotë Olta pak orë para nisjes. Mbrëmë në darkë janë mbaruar dhe detajet e fundit të veshjes, realizuar nga stilistja Mirela Nurçe. Nuk e ka parë shumë veten në pasqyrë, por shpreson që të tjerët ta pëlqejnë.Drejtoresha e Radio Tiranës dhe e Festivalit, Zamira Koleci ka theksuar se hoteli ku është akomoduar delegacioni shqiptar ndodhet pranë ambasadës tonë në Beograd.Ai është përzgjedhur në vizitën paraprake të ditëve të fundit të marsit, ku u dorëzuan materialet e nevojshme për konkurrim.Gjatë gjithë qëndrimit atje, delegacioni shqiptar do të jetë në shoqërim të vazhdueshëm nga roje të sigurisë, përfshirë këtu edhe ditët e provave. Që nga mbërritja në aeroport dhe të gjitha lëvizjet e tjera do të bëhen nën mbrojte të veçantë. Siguria ka qenë një nga elementët e shumëdiskutuar për zhvillimin e Eurovizionit në Serbi.Autoritetet kanë garantuar mbështetje maksimale për rrjedhën normale të festivalit. Delegacioni shqiptar ka mbërritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Nisur nga kjo situatë, ata do të jenë në mbrojtje të vazhdueshme. Olta shprehet se nuk e ka menduar kaq gjatë situatën dhe e ka marrë me qetësi. Sipas Kolecit, gjithë ditët në vazhdim kanë një program të përcaktuar me saktësi. Përveç provave dhe përgatitjeve të tjera për konkurrim, janë parashikuar dhe festa të mirëseardhjes. Në datën 18 maj, delegacionet janë ftuar në Pallatin e Bardhë, ku do të priten nga familja mbretërore. Përveç Oltës, në Beograd mbërrin dhe këngëtari shqiptar, Adrian Gaxha, i cili përfaqëson Maqedoninë në edicion e '53 të Eurovizion.Gjatë një konference në Tiranë, këngëtarët e quajtën arritje që në skenën e madhe do të ngjiten dy shqiptarë.

PROVAT

Nesër është dita e parë e provave për Olta Bokën. "Zemrën e lamë peng" do të dëgjohet shqip në Arenën e Beogradit. Ende nuk dihet se si do të jenë reagimet e publikut. Pas një riorkestrimi në Itali, kënga ka ndryshuar pak vijën melodike. Ndërkohë, Boka ka theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë prova me bandën dhe kompozitorin dhe të gjithë kanë besim. I ndjen emocionet e skenës,të cilën nuk e ka parë asnjëherë,qoftë edhe përmes fotove të internetit. Në vazhdim, këngëtarja shqiptare një herë në dy ditë do të realizojë prova. Kjo është kushtëzuar, sepse sivjet janë programuar dy net gjysmëfinale. E para në datën 20 maj dhe e dyta në datën 22, kur është dhe prezantimi i këngës tonë. Më 24 maj është finalja e madhe. Ndërkohë, është përcaktuar edhe radha e konkurrimit. Nga 43 vendet pjesëmarrëse, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) janë të kualifikuara automatikisht në finale. Ndërkohë që nga 38 vendet e tjera, 19 në të dyja netët gjysmëfinale, do të përzgjidhen 20 për të vazhduar konkurrimin.Shqipëria është e gjashta në konkurrim, në datën 22 maj, ndërsa vendi ynë është i 7-ti në radhën e jurive vlerësuese.

GAZETA SHQIPTARE
E identifikuar

 *Image Removed*
hurma
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #82 më: 13-05-2008, 23:44:00 »
Citojeni

Sot ishin provat e para te Shqipërisë dhe me c'pashë kishte dalë mirë. Ne komentet qe lexova (ne disa faqe të ndryshme për eurovision) kenga dhe interpretimi i Oltes pelqehej  zgerdhihet

Kjo është video e provave:

E identifikuar

Vetëm peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
Amy

Shiko profilin
« Përgjigjja #83 më: 14-05-2008, 04:26:50 »
Citojeni

 buzeqeshje BRAVO OLTA !!!

SUKSESE & SHUME FAT E MBARESI !  luj syun
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #84 më: 14-05-2008, 15:51:23 »
Citojeni

a nuk tha zamira qe shqiperia do vishet me jeshile ??????? ku është jeshilja  hmmmmm

prezantimi qe do kemi do qenka i thjesht  zgerdhihet

olta zërin shumë te mirë dhe them se do jetë shkelqyeshem ne provat e tjetra këtë radhe ajo qe njecik si e stresuar

me bëhet qejfi shumë qe manaxheret e olte's qe janë njehkosisht the autoret e kenges janë me olten ne beograd mbas zhulalit e docit qe ne 2004 qe shoqeruan dhe mbështeten anjezen hera e dytë qe po ndodh kështu   buzeqeshje

edhe top channel vuri një artikull ku thujet se olta vogël magjepsi gazetaret dhe me shumë i uronin suksese se sa i bëni pyetje

i uroj oltes shumë shumë shumë suksese
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #85 më: 14-05-2008, 18:06:11 »
Citojeni

FESTIVALI EUROPIAN I KENGES, OLTA BOKA MAGJEPS BEOGRADIN

Këngëtarja Shqiptare Olta Boka, e cila do të perfaqsoje Shqipërinë ne Festivalin Europian te kenges, ka kenduar para gazetareve. Ata e kanë mbuluar me levdata adoleshenten Shqiptare, e cila vetëm pak jave me pare ne Londer, ndeshi ne kritikat e ashpra te gazetareve Britanike, te cilët e cilesuansi “Celine Dion te poseduar nga djalli”.Por ne Beograd, këngëtarja Shqiptare ka regjistruar një performance krejt tjetër pasi ne konferencen për shtyp, gazetaret i kanë bërë me shumë komplimente se sa pyetje, pasi shumë prej tyreu magjepsen nga performance dhe kenga e saj.”Zemren e lame peng“ titullohet kenga e kompozuar nga Adrian Hila, e cila ka marrë elozhe nga gazetaret e ndryshëm te pranishem ne Beograd ku do të zhvillohet koncerti.Ndërsa vete 16 vjecarja nga Tirana, është shprehur se ndihet mjaft e emocionuar qe do kendoj ne një skene kaq te madhe.

TOP-CHANNEL
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #86 më: 15-05-2008, 14:57:23 »
Citojeni

Provat e dyta janë nesër për shqiperine  luj syun me pëlqen shumë delegacioni shqiptare këtë vite ne eurovision  perqeshje

E identifikuar

 *Image Removed*
Amy

Shiko profilin
« Përgjigjja #87 më: 16-05-2008, 03:48:46 »
Citojeni

Olta Boka: Ne Serbi, si ne shtepi
E.Isufaj - Gazeta Korrieri

“Nervozizmi dhe emocionet e mia mendoj se ishin të justifikueshme, në një moment kur unë isha në skenën evropiane, përpara një publiku internacional. Sa më shumë prova që të bëj, aq më tepër siguri do të fitoj në vetvete”.

“Nervozizmi dhe emocionet e mia mendoj se ishin të justifikueshme, në një moment kur unë isha në skenën evropiane, përpara një publiku internacional. Sa më shumë prova që të bëj, aq më tepër siguri do të fitoj në vetvete”, kështu u shpreh Olta Boka, vetëm një ditë pasi kishte provuar të këndonte “Zemrën lamë peng” (We gambled our hearts) në Beograd.

Këngëtarja më e vogël e gjithë atij festivali është pritur me shumë dashamirësi nga mediat vendase, kjo për shkak të moshës dhe të mënyrës sesi ajo ka folur gjatë konferencës për shtyp. Por për Oltën kjo nuk mund të përkthehej në keqardhje, pasi vjen nga një vend me të cilin dihen marrëdhëniet politike me shtetin e Serbisë. “Këtu jam ndjerë si në shtëpinë time, kam pasur përkrahje nga të gjitha strukturat e festivalit dhe nuk e ndjej aspak frymën politike, pasi arti nuk mund të ngatërrohet me kësi gjërash. Unë jam e bindur që komente do të ketë pafund, si nga ato me karakter pozitiv, ashtu dhe me karakter negativ. Për mua e rëndësishme është që të përfaqësojë sa më denjësisht vendin tim, që më besoi një sfidë të kësaj natyre”, vijon ajo, duke mos e fshehur idenë se beson tek fati, më shumë sesa tek festivali. “Unë do të bëj maksimumin që kënga ime të vlerësohet sa më mirë. Por e kam të vështirë të besoj në një klasifikim të mirë, e jo më në çmimin e madh. Konkurrenca është tejet e fortë, janë të gjithë profesionistë që përfaqësojnë shtetet e tyre dhe sfida që më pret është e jashtëzakonshme”, shton Olta.

Në komentet e publikuara në websitin zyrtar të “Eurovizionit”, i është mëshuar goxha veshjes skenike aspak të përshtatshme, që ata e kanë krahasuar me një uniformë shkolle. Kostumi i zi i Oltës dhe këmishët e bardha të dy kitaristëve dhe bateristit u janë dukur të huajve si një kontrast aspak i pranueshëm për një skenë të atij niveli. Gent Myftaraj, njëri prej kitaristëve që shoqëron këngëtaren në Beograd, duket se nuk ndan të njëjtin mendim në këtë pikë. “Mediat si gjithmonë kanë ndikimin e tyre tek vlerësimi i çdo këngëtari që konkurron në këtë festival. Nuk mendoj se ne kemi një veshje të keqe, pasi është punuar nga një stiliste vërtet e mirë. Ndërthurja e së bardhës me të zezën krijon një kontrast të lezetshëm, që u shkon të dyja palëve”, pohon kitaristi.

Sa i përket faktit se organizatorët e “Eurovizionit” kanë kërkuar përkthimin e këngës në gjuhën serbe, Genti tregon se kjo është e pamundur që të realizohet në një periudhë të shkurtër kohore, kur vetëm pak ditë i ndajnë nga nata finale. “Të kënduarit në anglisht i Oltës, i ka impresionuar të gjithë të pranishmit në sallë, aq sa gjatë konferencës për shtyp ata janë mahnitur nga rrjedhshmëria e të folurit të këngëtares, kështu që unë nuk e gjej dot ku është problemi”, thotë Myftaraj. Përfaqësuesja shqiptare do të këndojë përpara publikut ndërkombëtar, më date 22 maj, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit, duke shpresuar tek fati, për një vlerësim pozitiv të “Zemrën lamë peng”.
E identifikuar
Amy

Shiko profilin
« Përgjigjja #88 më: 16-05-2008, 05:26:36 »
Citojeni

Olta e mrekullueshme qe ne provën e pare ! Të lumte bukuroshe !

E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #89 më: 16-05-2008, 13:05:28 »

"Sa i përket faktit se organizatorët e “Eurovizionit” kanë kërkuar përkthimin e këngës në gjuhën serbe"

po këto kanë frikë se mos kemi share ne serbet tek kenga apo e shikojne këngën si politike dhe duan ta investigojne ooo placin këto jevgjt e mutit sa gjysma jonë te jenë 

E identifikuar

 *Image Removed*
Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 13   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë

Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |