Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 13   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: " Eurovizion 2008 "  (E lexuar 4314 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #45 më: 20-03-2008, 18:54:23 »
Citojeni

buzeqeshje Shumë interesant Prezantimi i Pare i Videove ne Eurovizion 2008 !

Ne çdo 15 minuta sipas renditjeve ne 2 Gjysëm Finalet shfaqen për here të parë ne faqen zyrtare te Eurovizionit videot e konkurrenteve .

Video jonë porsa u shfaq ! Fat & Mbaresi Oltes e Shqipërisë !  luj syun


http://www.eurovision.tv/medialounge/video/619


the best ggggggggggggggggggg gggoooooooooooo aaalllbbbaaannnniii aaaa


po ve një frazë për shqiperin -nuk jam e para por jam numer nji-

wwoohhooo


Good Luck Olta we gonna rock
E identifikuar

 *Image Removed*
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #46 më: 20-03-2008, 21:32:44 »
Citojeni

Videoklipi me i bukur i te gjithë koherave  buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #47 më: 20-03-2008, 21:55:03 »
Citojeni

Videoklipi me i bukur i te gjithë koherave  buzeqeshje


Kitara i jep një melodi shumë romantike dhe olta duket si engjell me atë fustanin roze
E identifikuar

 *Image Removed*
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #48 më: 20-03-2008, 22:14:45 »
Citojeni

Ajo është fantastike. I uroj me shpirt suksese.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #49 më: 21-03-2008, 15:28:10 »
Citojeni

Kenga do këndohet ne shqip ne Eurovizion, e kanë lënë ne shqip se tingellon me mirë se Anglisht.
E identifikuar

ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #50 më: 21-03-2008, 21:40:48 »
Citojeni

 :dashuria: wwoowww shumë lajme këtë jave për shqiperin  perqeshje perqeshje
Video dhe kenga doli dhe ka pasur tepër komente te mira deri tani po shkon shumë shumë mirë për shqiperin  zgerdhihet kenges i takon te futet ne finale IMO

ne offial website te eurovision do vihen textet dhe photoshoots te kengetareve olta them se ka bërë photoshoots me te madhin fadil berisha qe i bën vajzat shqiptare si shpirt lol

Artikulli Nga Gazeta Shqiptare


Tashmë çdo detaj është përcaktuar për prezantimin e Shqipërisë në Eurovizion. Materialet sapo janë dërguar në Beograd. Olta Boka, 16-vjeçarja që rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit të RTSH-së, do të këndojë shqip në Arenën e Beogradit. Organizatorët kanë vendosur që kënga “Zemrën e lamë peng”, me tekst të Pandi Laços, kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila, tingëllon më mirë shqip. Olta, konkurrentja më e vogël e Eurovizion, do të shoqërohet në prezantimin e saj nga tri artistë të rinj, ndërkohë që edhe veshja e saj është zgjedhur. Drejtoresha e Radio Tiranës dhe e Festivalit të RTSH-së, Zamira Koleci, në intervistën e mëposhtme na tregon të gjitha detajet.


Sapo jeni kthyer nga Beogradi. Cilat ishin disa nga detajet e diskutuara?

Mbledhja e Beogradit është një mbledhje rutinë. Para se të fillojë festivali takohen kryetarët e delegacioneve me përfaqësuesit e EBU-së dhe me organizatorët, konkretisht Radiotelevizioni publik serb. U bë një rezyme e të gjitha aktiviteteve që do të jenë në ditët e festivalit. Të gjitha detajet, duke nisur që nga provat, orët në të cilat do të zhvillohen, vendosja e delegacioneve, janë të përcaktuara me saktësi. Ne dorëzuam të gjitha materialet që kemi përgatitur dhe që janë të domosdoshme për prezantimin tonë në Eurovizion, si baza muzikore, videoklipi, CD-të, kontrata dhe dokumente të tjera ligjore. Njëkohësisht, dëgjuam edhe kërkesat e tyre se si do të vendoset këngëtarja në skenë dhe sa veta duhet ta shoqërojnë atë.

Meqenëse tashmë detajet janë përcaktuar, si do të prezantohet Olta Boka në Eurovizion?


Sivjet ne kemi vendosur që këngëtarja të shoqërohet me tre artistë të rinj, një vajzë dhe dy djem. Janë dy kitarist dhe një baterist. Fatmirësisht ishim më të rregulltit për materialet që dorëzuam dhe nuk patëm probleme të mosecurisë së punëve.

Do të ketë elementë koreografikë?

Nuk ka ndonjë koreografi të menduar apo të realizuar më parë. Tre artistët e rinj (dy të kitarës dhe i baterisë) do të jenë vendosur pas Oltës. Ka dhe një ide tjetër që po e zhvillojmë për të shtuar edhe diçka tjetër, por akoma nuk është vendosur gjë. Kemi dhe nja 10 ditë kohë për të bërë ndryshime.


Një pjesë të rëndësishme në prezantim përbën edhe veshja. Me çfarë ngjyrë do të jetë veshur këngëtarja?

Olta është e veshur me një ngjyrë të gjelbër e kombinuar me të bardhë dhe do t’i mbajë flokët lëshuar. Një veshje pak a shumë klasike dhe me stil paksa hyjnore. Po kështu, do të jenë të veshur djemtë dhe vajza që e shoqëron.

Është bërë përshtatja e këngës në anglisht?

Kënga do të këndohet shqip. Përgjithësisht tekstet tona janë paksa me metafora, nënkuptime dhe frazeologji shqiptare, që nuk tingëllojnë mirë në anglisht dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga të huajt. Edhe vjet e vuajtëm këtë gjë. Menduam se ndoshta ishte më mirë ta këndonim shqip.

Nuk ka të bëjë me një ndjenjë nacionaliste, nisur nga fakti që festivali bëhet në Beograd?

Ka qenë më shumë një vendim që e morëm për prezantimin më të mirë të këngës. Ne e kemi edhe versionin e përkthyer, por nuk është shumë poetike. Edhe autorët e këngës nuk ishin shumë entuziast për versionin anglisht, kështu që vendosëm të këndohej shqip.

Ju thatë që është dërguar dhe baza muzikore. Janë bërë ndryshime në të?

Në vija të përgjithshme është e njëjta këngë. Bazës muzikore i është shtuar një lajtmotiv me kitarë, duke e ndryshuar pak. Është e gjatë 3 minuta dhe ne shpresojmë që është bërë më e bukur.

Kur do të jetë udhëtimi i parë drejt Beogradit?

Grupi shqiptar mbërrin atje në datën 12 maj dhe më 13 maj fillojnë provat. Këtë vit do të ketë dy gjysmëfinale, e para në datën 20 dhe e dyta në datën 22, kur është dhe shfaqja jonë. Më 24 maj është finalja. Le të shpresojmë që të kualifikohemi. Olta Boka ishte këngëtarja më e re në konkurrim. Ndërkohë që u përcaktua edhe radha e konkurrimit. Nga 43 vendet pjesëmarrëse, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) janë të kualifikuara automatikisht në finale. Ndërkohë që nga 38 vendet e tjera, 19 në të dyja netët gjysmëfinale, do të përzgjidhen 20 për të vazhduar konkurrimin. Ne jemi të gjashtët në konkurrim në datën 22 maj, ndërsa vendi ynë është i 7-ti në radhën e jurive vlerësuese.

Për këngën është realizuar edhe një videoklip. Si është ideuar, ku janë bërë xhirimet...

Videoklipi është xhiruar në Shqipëri. Si lajtmotiv ka një zemër, sepse edhe vet titulli i këngës është i tillë. Duket sikur Olta del nga kjo zemër dhe një grup të rinjsh e shoqërojnë me lëvizje të caktuara. E gjitha është xhiruar në Pallatin e Kongreseve. Është një videoklip interesant. Transmetimin e tij do ta fillojmë që të hënën, meqenëse kjo javë ka gjurmë të dhimbjes, të cilat sigurisht që do të jenë edhe për shumë kohë. Videoklipi do të jetë i pranishëm kohë pas kohe në ekran.

Në gjithë këto vite ka pasur probleme për promovimin e këngës shqiptare. Si do të veprohet sivjet?

Kemi planifikuar që të bëjmë promovim, por gjithmonë brenda rajonit dhe jo në vende të largëta. Të tilla janë kushtet tona. Por që tani kanë filluar kërkesat për DVD-të dhe CD-të, sepse shumë stacione televizive dhe stacione radiofonike duan ta transmetojnë këngën. Do të fillojmë menjëherë shpërndarjen me postë të rreth 1000 DVD-ve dhe CD-ve.

Ju e patë skenën e festivalit?

E pamë. Ishte Arena e Beogradit, në qendër të qytetit. Një skenë pothuajse e ngjashme me atë të Helsinkit. Vetëm me atë mund ta krahasoj, se e kam parë nga afër. Sigurisht që kjo skenë do të transformohet për netët e konkurrimit. U njohëm jo vetëm me skenën, por edhe me vendet ku do të rrimë, zyrat e kryetarëve të delegacioneve, ku do bëhet tualeti i këngëtarëve, ku do të jetë dhoma gri në pritje të vlerësimeve etj.

Duke marrë parasysh situatën në Serbi, a do ketë siguri për grupin shqiptar në Eurosong?

Një pjesë e veçantë e mbledhjes iu kushtua sigurisë. Dihet që Serbia tani për tani është pak problematik si vend. Gjatë kësaj vizite na pritën shumë mirë. Ne shkojmë një ditë pas zgjedhjeve në Serbi dhe është një situatë delikate. EBU-ja ka marrë siguri nga presidenti se gjithçka do të shkojë mirë. Ne ndoshta do të kemi një mbrojtje më të veçantë se të tjerët.

Pak kohë më parë gazetat serbe aluduan për anulim të Eurosongut në Beograd. Ka shqe-tësime të tilla?

Ishte absolutisht problem gazetash. Nuk ishte diskutuar asnjëherë që festivali të mos bëhej. Organizimi filloi me vonesë, por ky festival është përgjegjësi e madhe e çdo vendi dhe mendoj se askush nuk do që t’i prishet ky imazh.

Gjithnjë e më shumë janë rritur akuzat për votim politik në Eurovizion. Ka ndonjë ndryshim këtë vit?

Vjet është thënë se do të diskutohej, por nuk u fol fare për të. Me sa duket kjo histori do të vazhdojë.
E identifikuar

 *Image Removed*
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #51 më: 22-03-2008, 18:54:46 »
Citojeni

Nqse kenga  do të këndohet  ne shqip, nga do e kuptojnë te tjerët tekstin.
Teksti është vërtetë i përkryer ndaj  mendoj se te gjithë duhet te dinë diçka rreth tij.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #52 më: 22-03-2008, 19:00:59 »
Citojeni

Nqse kenga  do të këndohet  ne shqip, nga do e kuptojnë te tjerët tekstin.
Teksti është vërtetë i përkryer ndaj  mendoj se te gjithë duhet te dinë diçka rreth tij.

Kujtoje vetëm Ledinen me anglishten e saj qe lente për te dëshiruar...
Me mirë shqip se sa anglisht dhe ta humbe kenga kualitetin. buzeqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #53 më: 25-03-2008, 05:10:37 »
Citojeni

Kujtoje vetëm Ledinen me anglishten e saj qe lente për te dëshiruar...
Me mirë shqip se sa anglisht dhe ta humbe kenga kualitetin. buzeqeshje
Po, shumë e drejtë.

P.s Ledina dhe shqip ta kendonte këngën prapë skandal do kishte dalë. Teksti i saj ishte koti fare.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #54 më: 25-03-2008, 14:49:24 »
Citojeni

Videoklipi qenka realizuar shumë bukur dhe është me te vërtetë shumë emocionues. I uroj shumë suksese Oltes.

Ps: Kjo Olta shumë e re duket ne moshe. Kot për kuriozitet, e di ndonjëri sa vjeç është?
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #55 më: 25-03-2008, 15:24:51 »
Citojeni


Ps: Kjo Olta shumë e re duket ne moshe. Kot për kuriozitet, e di ndonjëri sa vjeç është?

16 vjeçe është buzeqeshje Për me shumë rreth Oltes OLTA BOKA
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #56 më: 25-03-2008, 19:54:14 »
Citojeni

16 vjeçe është buzeqeshje Për me shumë rreth Oltes OLTA BOKA
Thank you grupi zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #57 më: 28-03-2008, 12:35:07 »
Citojeni

E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #58 më: 28-03-2008, 18:40:26 »
Citojeni




E identifikuar

 *Image Removed*
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #59 më: 29-03-2008, 05:17:10 »
Citojeni

Si zane është  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 13   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |