Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 13   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: " Eurovizion 2008 "  (E lexuar 4334 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #30 më: 01-03-2008, 07:58:18 »
Citojeni

Gaxha: Po përsëritet ne muzikë marreveshja e Ohrit

Këngëtari Adrian Gaxha, i zgjedhur bashke me dy këngëtare maqedonas për te perfaqesuar Maqedonine ne Festivalin e ardhshëm Evropian te Kenges, është shprehur se "kjo është një mrekulli" dhe se "po përsëritet Marreveshja e Ohrit ne botën e muzikes". "Kjo është një mrekulli, qe për here të parë ne Festivalin Evropian, Maqedonia dergon edhe një shqiptar. Kështu, duket se po ndodh ne art e njëjta gjë si ne Marreveshjen e Ohrit. Është një hap i mirë dhe i sigurt, qe tregon se maqedonasit tani po e kuptojnë se edhe ne shqiptarët këtu, jemi pjesë e këtij shteti. Dhe besoj se me kontributin tim maksimal do të kem mbështetje te plotë edhe nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Kjo do t'i binde edhe maqedonasit se nga shqiptarët kanë vetëm dobi", u shpreh Gaxha. Ne "Eurovizion 2008", qe do të mbahet me 20, 22 dhe 24 maj ne Beograd, Maqedonia do të çoje kompozimin me titull "Ne emër te dashurisë", interpretuar nga Adrian Gaxha dhe Tamara e Rade Vercanovski - Vercak. Kjo kenge është kompozuar dhe orkestruar nga Rade Vercakovski - Vercak dhe ne Beograd do të këndohet anglisht. Adrian Gaxha shprehu keqardhje për kritikat qe ka marrë here pas here nga opinioni shqiptar, kur ka kenduar maqedonisht, dhe pohoi se pikërisht këto kritika janë gjeja qe e ka befasuar me shumë gjatë karrieres se tij. "Jam i kënaqur se shumica e atyre qe me kritikonin pse kendoj edhe ne gjuhën maqedonase, tani e kanë kuptuar politikën menaxhuese te babait tim, Emin Gaxha, te cilin e kam edhe menaxher. Me vjen mirë qe kanë kuptuar se nuk ka asgjë te keqe nga muzika e kenduar edhe ne një gjuhe tjetër, pasi kjo tregon kulturën e lartë te popullit shqiptar, i cili i respekton te gjithë dhe jep dashuri, sepse muzika është dashuri e paqe për te gjithë", perfundoi ai. ATSH

E identifikuar

Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 01-03-2008, 19:02:01 »
Citojeni

buzeqeshje Për mua kenga me e bukur e Gjysem Finales II është E JONA, Shqipëria me Olten! 

Kam një parandjenje shumë te mirë se kenga jo vetëm do të kualifikohet , por edhe do jetë nder me te mirat e Eurovizionit 2008 !  luj syun


Për çdo vit i kam dëgjuar këngët e Eurovizionit qe ne Mars dhe pak a shumë kam perzgjedhur 8 apo 10 me te bukurat, qe i kam dëgjuar me shpesh. Sivjet ndonëse nis te dëgjoj te tjerat prapë kthehem tek e jona te cilën e dëgjoj dhe 3-4 here rrjesht! As Anjezen s'e kam dëgjuar kaq !

Veç sikur Olta te kish mbeshtetjen e shqiptareve anekend, do të shkelqente ne atë skene te Beogradit !!!!

Gjithashtu me pëlqen dhe Hungarezja , te cilën e shoh si finaliste, dhe Zvicra . Të tjerat s'i kam dëgjuar ende me vëmendje qe te perzgjedh me te mirat !


Ka filluar shumë mirë deri tani për Oltën. Olta fitoi rundin e 8-të në një ndër forumet me te mëdha te Eurovizionit, aty ku dominojnë serbët dhe grekët. Shumica e komenteve nga anë e mbanë botës janë shumë pozitive.
http://www.escforum.net/forum/showthread.php?t=7321&page=68

Olta duhet te mbështetet tani nga diaspora.
E identifikuar
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 01-03-2008, 19:07:24 »
Citojeni

   Perfaqesuesja e Greqise ne Euro 2008:
             KALOMIRA SARANDI


* Kalomira_Eurovision2008_PressConf_32c_r.jpg (67.66 KB, 400x531 - E shikuar 20 Herë.)
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #33 më: 01-03-2008, 19:23:50 »
Citojeni

Me bëhet qejfi qe Olta po ecën mirë dhe qe shpresat për ne finale nuk janë te pakta  buzeqeshje
Ajo është si engjell  buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 04-03-2008, 00:28:21 »
Citojeni

disa captures te oltes shpresoj t'jo pëlqejnë  i/e mire i/e mire

Urime Oltes







Banner


E identifikuar

 *Image Removed*
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 06-03-2008, 18:56:23 »
Citojeni

Ka filluar shumë mirë deri tani për Oltën. Olta fitoi rundin e 8-të në një ndër forumet me te mëdha te Eurovizionit, aty ku dominojnë serbët dhe grekët. Shumica e komenteve nga anë e mbanë botës janë shumë pozitive.
http://www.escforum.net/forum/showthread.php?t=7321&page=68

Olta duhet te mbështetet tani nga diaspora.

 buzeqeshje Faleminderit Albanito për të rejat & linkun qe ke sjelle !

Shumë kenaqesi për këtë sukses te Oltes ! Të dalë e para ne një prej raundeve është goxha sukses! Urime Oltes  & grupit krijues te kenges !

Me vjen keq qe shtypi jonë është kaq indiferent dhe i paaftë, me shumë e kemi ndjekur ne ecurine e pregatitjeve për ne Eurovizion 2008 sesa gazetat shqiptare ! 

Teksa është konfirmuar ideja qe kenga jonë do jetë një nder me te bukurat , duhet ende shumë pune për ne skenen e Beogradit !

Video për mua s'është shumë e rëndësishme .... pasi eksperienca e vjetshme e Kenges Fituese e tregoi se dhe pa te mund të kesh sukses !

Ato qe  kanë peshën me te madhe janë  RIORKESTRIMI , GJUHA ne te cilën kenga do të këndohet &  VOKALET SHOQERUESE , tejet te rëndësishëm!

Mjafton te degjosh këngën më pak vëmendje dhe do vesh re se ajo është shumë me komplekse ! Duhet zera te bukur qe te shkrihen po aq harmonishem e mrekullueshem sa ne Festivalin e Kenges ! Cilat do jetë zgjedhja e Adi Hiles ?

P.sh. Ardit Gjebrea ne albumin e tij mori si te tillë Jonida Maliqin, Eneida Tarifen , nder zerat me te bukur te  gjenerates se re .... por për Olten cilët do të jenë ?

Uroj qe ne ditet ne vijim të mësojmë diçka me shumë !



 


E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 13-03-2008, 14:18:42 »
Citojeni

Të hënën hidhet shorti për renditjen e kengeve qe do kendohen dhe mund ta shikoni live nga eurovision.tv gjithashtu do të marrim vesh se c'far gjuhe do këndohet kenga

Good Luck Albania [them se do ja dalim mbane]


konkurimi i nates se dytë me duket shumë i dobët them se shqiperia do futet ne finale

Këto janë këngët qe mund te futen ne finale nga nata dytë

NATA DYTE

Switzerland
Albania
Iceland
Ukraine
Hungary
Czech Republic
Bulgaria
Macedonia
Lithuania
Turkey


E identifikuar

 *Image Removed*
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 13-03-2008, 15:31:29 »
Citojeni

kenga ime e preferume esht e spanjes

ishalla fiton

love it


* opssss.jpg (25.75 KB, 595x353 - E shikuar 4 Herë.)
« Ndryshimi i fundit: 03-05-2008, 12:06:50 nga Berni » E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 13-03-2008, 20:53:35 »
Citojeni

Të hënën hidhet shorti për renditjen e kengeve qe do kendohen dhe mund ta shikoni live nga eurovision.tv gjithashtu do të marrim vesh se c'far gjuhe do këndohet kenga

Good Luck Albania [them se do ja dalim mbane]


konkurimi i nates se dytë me duket shumë i dobët them se shqiperia do futet ne finale

Këto janë këngët qe mund te futen ne finale nga nata dytë

NATA DYTE

Switzerland
Albania
Iceland
Ukraine
Hungary
Czech Republic
Bulgaria
Macedonia
Lithuania
Turkey




Tani vetëm edhe kenga e Suedise ka mbetur te bëhet e njohur..

Nuk mendoj se Maçedonia kësaj here do të futet ne finale. Mendoj se Gjeorgjia ka ma shumë shanca.
E identifikuar
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 13-03-2008, 20:55:20 »
Citojeni

kenga ime e preferume esht e spanjes

ishalla fiton

love it

Baila el Chiki-Chiki qesh me te madhe
E identifikuar
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 17-03-2008, 16:49:21 »
Citojeni

Kjo është renditja e gjysëm finales se dytë.

1. Iceland
2. Sweden
3. Turkey
4. Ukraine
5. Lithuania
6. Albania
7. Switzerland
8. Czech Republic
9. Belarus
10. Latvia
11. Croatia
12. Bulgaria
13. Denmark
14. Georgia
15. Hungary
16. Malta
17. Cyprus
18. Macedonia
19. Portugal
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 18-03-2008, 14:05:50 »
Citojeni

Tani vetëm edhe kenga e Suedise ka mbetur te bëhet e njohur..

Nuk mendoj se Maçedonia kësaj here do të futet ne finale. Mendoj se Gjeorgjia ka ma shumë shanca.

eehhh maqedonia e vuri veten e vet në vend te 18 i lumte

po u kthye kenga ne anglisht do jetë gjë e mirë për shqiperin te paktën ta dinë qe texti është shumë shumë i bukur dhe kenga është e bukur
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 18-03-2008, 20:49:20 »
Citojeni

Revista One


Fillesat e para i pati në “Korin e engjëjve” me Suzana Turkun, përgjatë viteve 2000-2003 dhe në qershor 2004 tek spektakli “Gjeniu i vogël”. Përgatitet tashmë për në Eurosong, që do të zhvillohet në Beograd. Kush është Olta Boka, vajza 16-vjeçare që mori ogurin e mirë nga Pirro Çako natën e dytë të Festivalit të Këngës së fundvitit dhe çmimin e parë më date 16 dhjetor?! Mos ndoshta 3 herë radhazi fati ka qenë përkrah saj?!Si do të jetë përfaqësimi i saj në gjuhën shqipe në skenën e Eurosong-ut?! Si ka qenë për të kjo botë e intrigave dhe çudirave...
 
 
Nga Edmond PRIFTI
 

Elsa Lila dhe Pirro Çako ishin fatsjellësit e kësaj vajzë me fytyrë fëmijë, çizme të bardha deri te gjunjët, këmishë të bardhë dhe jelek sipër – dhe e tillë është – teksa i shkëlqejnë sytë kur kujton puthjen në faqe të Pirros para se të interpretonte “Zemrën lamë peng” në Pallatin e Kongreseve. Është 16 vjeç, numri i shortit të këngëtarit në festivalin e fundvitit ka qenë numri 16 dhe ka pasur fatin të fitojë çmimin e parë më date 16 dhjetor. Rikujton mbresat e para të festivalit, çmimin e parë; flet dhe lëviz sipas ritmit të një kolazhi muzikor të Këngëve të Shekullit, - spektakël i cili përgatitej për natën e Vitit të Ri në studion e TV Klan-it. Tashmë ka harruar ato lot dhe emocione që derdhi në skenën e Festivalit të Këngës së 46-të. A duhet të kalojë edhe ajo shumë kohë midis intrigave të artit dhe skenës derisa të arrijë si ata që kanë hipur në atë skenë, Anjeza Shahini, Vëllezërit Prifti e shumë të tjerë. Apo siç tha autori i tekstit dhe njëkohësisht prezantuesi i Këngëve të Shekullit, Pandi Laço “...që ajo ndoshta ishte e vetmja që nuk iu gëzua çmimit”?! Nuk është mësuar ende me mediat kur e fillon fjalinë me “Atëherë... është intervista ime e parë që po jap për mediat. Ju jeni të revistës ONE - ajo që është për meshkuj apo jo?! Besoj dhe ndjeva rreziqet e para të botës së artit që pas dhënies së çmimit. Normale që në art, por edhe jashtë tij, ka njerëz që jo të gjithë të pëlqejnë, por edhe këta, si krejt padashur më japin kurajë. Natyra më dha një talent dhe e respektoj dhuntinë si të tillë. Megjithatë, kam përshtypjen se, si në çdo festival, janë bërë edhe komentet post-festival. Ndoshta iu duk e papritur që një 16-vjeçare të merrte çmimin e parë, ashtu siç ndodhi dikur me Elsa Lilën. Ka gjithashtu edhe artistë që janë ngjitur vite të tëra në skenë, pa mundur ta marrin këtë trofe”. Eksperienca e mëparshme, në qershor 2004 tek “Gjeniu i vogël”, ku u cilësua si interpretuesja më e mirë, e ndihmoi atë në tekstin në anglisht. “Do përpiqem të transmetoj të njëjtat emocione që pata në gjuhën shqipe, edhe në Festivalin Evropian të Këngës (Eurosong)”.

 

Prindi

Shumë shpejt pranë saj ulet edhe Reshit Boka, i ati i saj këngëtar i muzikës popullore, i cili thotë për Oltën se “...e kam pas ndjekur Oltën që të vogël. I kam dhënë kurajë asaj, këshilla për intonacionin, zërin sa më melodioz dhe interpretimet që në daljet e para, kur mori pjesë në Festivalin e Interpretuesve, por edhe gjatë Festivalit Europian të Fëmijëve në 2004, ku Olta rrëmbeu çmimin e dytë. Në Festivalin e fundvitit nuk e kam pasur mendjen më shumë tek çmimi që mori sesa te emocionet që na transmetoi dhe tek gjendja e saj në të cilën ndodhej”. Për boom-in post-festival i ati është shprehur se “çdokush që këndon, autori, tekst-shkruesi apo këngëtari, përballen me një juri të caktuar nga vetë ata dhe janë pikërisht ata që i kontestojnë. Mendova që, në qoftë se do t’ia jepnin dhe do t’ia hiqnin prapë çmimin e parë pas aq shumë debatesh, do të ishte zhgënjimi më i madh për Oltën dhe për karrierën e saj artistike. Qoftë edhe në pjesëmarrjen në Eurosong nuk jam dakord me një koreografi. Mjafton të kesh një këngë të bukur dhe të mos bëhemi kopjacë. Ç´rëndësi ka çmimi?!”, shprehet Reshit Boka, i ati i këngëtares 16-vjeçare, Olta Boka. Ai nuk harron të përmendë, duke qeshur, edhe gruan e tij Dhuratën, me një shprehje: “Mami është mamí dhe nxjerr në jetë bebet e reja, këngëtarë dhe këngëtare që do vijnë...”.     

 

Olta jashtë skenës

Është nxënëse e shkollës Sami Frashëri në vitin e dytë. Olta ka një vëlla të quajtur Stivi, 13 vjeç. Po mendoni Stivi, si Stevie Wonder?! Keni të drejtë! Emrin ia ka vënë vetë Olta dhe ëndrra e tij është të bëhet pianist që nga pjesëmarrja e parë me Gjeniun e Vogël. “Olta jashtë skene?! -  Jam shumë e lidhur me shoqet e mia (A mund t’i përmend ato?!): Adela, Helena dhe Eni”, shprehet Olta Boka. “Nuk jam shumë e lidhur, për shembull, me daljet sa andej këtej. Nuk më pëlqen zona e ish-bllokut ose njerëzit që dalin për kafe orar pa orar. Kur ndodhem përkrah mikeve të mia në shtëpitë tona, e ndiej veten shumë mirë, pasi, ndonëse më mungon motra ime biologjike, nga ana emocionale i kam ato...” Reshiti shton se: “Nuk jam patriarkal, vetëm se nganjëherë, si prindër që jemi, merakosemi, pasi fëmijët ende nuk i dinë rreziqet që ka jeta, ndërsa kështu uroj që të ketë fat siç e pati në muzikë, ashtu edhe në jetën e përditshme”.

 

Supersticion, bashkëpunim, arte

“Babi, kur të mbarosh së lexuari Dashin (shenjën e horoskopit) ma jep pak gazetën të lexoj virgjëreshën. – i drejtohet Olta babait. – Kur nuk kemi marrë gazeta, shohim horoskopin në kanalet italiane. Pak a shumë çdo ditë përpiqem ta jetoj këtë jetë për moshën që kam, pavarësisht se ajo duket shpesh monotone, por ka shumë mënyra për të dalë nga kjo situatë”, shprehet Olta. Ajo dëgjon gati çdo lloj muzikë, por më shumë e gjen veten tek baladat, “siç po më vjen ndërmend një tani shumë e këndshme “Nothing else matters” e Metallica-ve. Pastaj lexoj kryesisht romane - i fundit i Dante Aligerit “Komedia Hyjnore” - por edhe ndonjë film, që po s´më tërhoqi që në fillim, e lë fare...”, vijon Olta. “Eurosong që vjen së shpejti është më i rëndësishëm sesa një CD me këngë. Do të doja që të vijonte bashkëpunimi me ne të tre: Pandi Laço, Adrian Hila dhe unë. Pasi nuk ka qenë rastësor edhe 5 vite më parë me ta, kur konkurroja tek Gjeniu i Vogël. Dy muaj më parë, në emisionin “Vonë në TVA”, Olta Boka u prezantua me dy këngë, ndërsa në vijim të tyre prezantuesi Genci Fuga i tha: ...po sikur të fitosh Festivalin dhe të shkosh në Eurovizion?! Reshiti i entuziazmuar rikujton atë natë: “I kam një kafe borxh për ogurin e parë të mirë që i dha dhe supersticionin që ndodhi”, ndërsa në dëgjohet “Kënga rinore”.     

 

Post-Festival, debat dhe Eurosong

Pas festivalit, ishin të shumtë skeptikë që do të kujtonin moshën e saj 16-vjeçare, por të shumtë ishin edhe ata që e konsideruan një “Elsa Lila të re shqiptare”. Më date 17 dhjetor do të hidhej si lajmi i parë në faqen zyrtare të Eurovizionit, e shoqëruar me një sinopsis të shkurtër të përfaqësimeve shqiptare, ku përmendet vendi i 7-të në vitin 2004 dhe më tej në vendin e 16-të në vitin 2005, pamundësisë për futjen në finale në 2006 dhe 2007. “Zemrën lamë peng, është kënga që do të hynte në listën e këngëve konkurruese për Eurovizion, duke fituar 67 pikë, ndaj konkurrenteve të vendit të dytë Flaka Krelani dhe Doruntina Disha (Jeta kërkon dashuri) me 57 pikë. Kënga është kompozuar nga Adrian Hila dhe teksti nga Pandi Laço, të cilët patën bashkëpunuar me Ledina Çelon në vitin 2005 me “Nesër do të shkoj” dhe me Frederik Ndocin në “Balada e gurit” vitin e shkuar. Një ditë më pas, më date 18 dhjetor, përpos debateve të nxehta në Shqipëri, faqja zyrtare e Eurosong bën të ditur skandalin: Juria do të investigohet nga Këshilli Drejtues i RTSH-së. “Investigimi u fokusua më shumë mbi mosvotimin e dy pjesëtarëve të jurisë, Alban Skënderaj dhe Gjergj Xhuvani, që ndryshuan rezultatin final të garës”. Eurovizioni ka botuar edhe njoftimin për shtyp, - referues të faqes zyrtare të RTSH-së në seksionin Diskutime - i cili hasi shumë debate në publik dhe median shqiptare. Dhe diskutimet në internet gati janë të pafundme. Disa e konsiderojnë këngën “se nuk është kjo mënyra e gjetur se si t’i shtijmë europianët të qajnë me kësi lloj këngësh-balada” apo “duket këngëtari, ka shpirt dhe zë”. Gati të gjithë kanë diskutuar nëse ishte e drejtë nga ana e jurisë dhënia e çmimit të parë Olta Bokës apo duhej t’i jepej dy kosovareve, që fituan vendin e dytë. Ndoshta fat apo supersticion, oguri i mirë i moshës së vogël dhe 3 herë 16 - Olta Boka do të marrë pjesë në Eurovision dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Beograd! 
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 19-03-2008, 20:21:28 »
Citojeni

Nesër dalin videot e 43 shteteve konkuruese tek official website i eurovision

www.eurovision.tv
E identifikuar

 *Image Removed*
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 20-03-2008, 17:56:43 »
Citojeni

 buzeqeshje Shumë interesant Prezantimi i Pare i Videove ne Eurovizion 2008 !

Ne çdo 15 minuta sipas renditjeve ne 2 Gjysëm Finalet shfaqen për here të parë ne faqen zyrtare te Eurovizionit videot e konkurrenteve .

Video jonë porsa u shfaq ! Fat & Mbaresi Oltes e Shqipërisë !  luj syun


http://www.eurovision.tv/medialounge/video/619
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 13   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |