Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: " Eurovizion 2008 "  (E lexuar 4338 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #105 më: 21-05-2008, 09:35:20 »
Citojeni

Kënga shqiptare "Zemrën e lamë peng" ka zgjuar interesin e kritikës dhe të medias

Olta Boka vlerësohet para konkurrimit në Beograd


19 shtete u prezantuan mbrëmë, në natën e parë të Festivalit Europian të Këngës 2008, ndërkohë që përfaqësues të rreth 100 mediave të shkruara dhe vizive po ndjekin me interes evenimentin më të madh të këngës europiane, që kësaj radhe zhvillohet në Beograd. Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta aktivitetet që janë zhvilluar në një nga pallatet më të mëdha të sportit në Ballkan, "Beogradcka Arena", me një kapacitet prej 25 mijë spektatorësh. I dërguar i Radio Televizionit Publik Shqiptar në Beograd, Arjan Dodbiba, në një bisedë telefonike, i tha dje ATSH-së se, kënga shqiptare "Zemrën e lamë peng", e interpretuar nga Olta Boka, 16 vjeç, ka zgjuar interesin e kritikës dhe të medias. Sipas tij, kënga e Olta Bokës, me tekst të Pandi Laços dhe kompozim të Adrian Hilës, është cilësuar si një këngë e arrirë si nga teksti, ashtu dhe nga muzika (lloji i baladës). Ata kanë vlerësuar sidomos interpretimin e çiltër dhe të sinqertë të Olta Bokës, e cila me këngën "Zemrën e lamë peng" u shpall fituese e edicionit të 46-të të Këngës në Radio Televizion, në dhjetor të vitit të kaluar. Kënga, bazuar në një lajtmotiv dashurie, emocionuese dhe interpretuar vokalisht mirë nga këngëtarja e re, në fakt surprizoi të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku u organizua ky eveniment i këngës shqipe, që mbahet në Tiranë çdo fundviti. "Kultura është mjeti më i mirë për të ofruar popujt", citohet të jetë shprehur Olta Boka, në një nga konferencat e shtypit gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Beograd, duke nënvizuar dhe faktin se ajo dëshiron të ndjekë studimet në mjekësi dhe biologji, por edhe të realizojë së afërmi një album me këngë. Sipas statistikave te EBU-së, në tre netë transmetimi llogariten të jenë 7 orë program televiziv, që do të ndiqen nga 100 milion shikues në të gjithë botën. Shqipëria do të këndojë në 22 maj, në natën e dytë gjysmë finale, e gjashta në radhë, ndërkohë që finalja e madhe do të mbahet në 24 maj. Skenografia e këtij festivali është një skenografi gjigande, që paraqet dy lumenjtë që kalojnë në Beograd, Danubin dhe Savën, që artistikisht bashkohen në skenë. Që nga viti 1955, kur u organizua për herë të parë Festivali Europian i Këngës, sipas statistikave, llogariten të jenë intepretuar rreth 1 milion e 100 këngë. Grupi shqiptar ndodhet në Beograd që prej së hënës së kaluar, ndërkohë që më 13 maj kanë filluar provat për përfaqësimin në këtë eveniment. Olta Boka do të shoqërohet gjatë interpretimit të këngës nga tre artistë të rinj, një vajzë dhe dy djem, përkatësisht nga dy kitaristë dhe një baterist. Për këngën është realizuar edhe një videoklip, i cilësuar si i arrirë artistikisht, i cili si lajtmotiv ka një zemër, nisur nga vetë titulli i këngës. Duket sikur Olta del nga kjo zemër dhe një grup të rinjsh e shoqërojnë me lëvizje të caktuara, duke dhënë imazhin e riciklimit të jetës dhe të dashurisë që humb kjo vajzë në këngë. Nga 43 vendet pjesëmarrëse, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) janë të kualifikuara automatikisht në finale. Ndërkohë që, nga 38 vendet e tjera, 19 në të dyja netët gjysmëfinale, do të përzgjidhen 20 për të vazhduar konkurrimin. Për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua në Festivalin Europian të Këngës në vitin 2004, në Turqi, me këngën "Imazhi yt", të kompozitorit Edmond Zhulali, interpretuar në skenën e Eurosong-ut nga këngëtarja Anjeza Shahini. Tre vjet më parë në këtë festival, Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Ledina Çelo me këngën "Nesër shkoj", e kompozitorit Adrian Hila. Në vitin 2006, përfaqësimi u bë me këngëtarin Luis Ejlli, me këngën "Zjarr e ftohtë", të Klodian Qafokut. Hera e fundit ishte për këngëtarin Frederik Ndoci, në maj 2007-ës, në Helsinki, me këngën "Balada e gurit", kompozuar nga Adrian Hila.

Rilindjademokratike
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #106 më: 21-05-2008, 11:19:43 »
Citojeni

Olta: Do jap maksimumin

Këngëtarja shqiptare do të këndojë më 22 maj në Beograd. Në një intervistë ajo tregon emocionet për garën e madhe dhe si e kalon kohën e lirë


Mbrëmë ishte nata e parë finale e Festivalit Evropian të Këngës 2008, që zhvillohet në Beograd. 19 shtete bënë prezantimin e tyre në natën e parë, ndërkohë që nata e dytë është nesër mbrëma, aq e shumëpritur nga shqiptarët kudo që ndodhen, pasi e jona, Olta Boka, do ta bëjë prezantimin e saj pikërisht mbrëmjen e 22 majit. Grupi shqiptar ndodhet në Beograd që prej së hënës së kaluar, ndërkohë që më 13 maj kanë filluar provat për përfaqësimin në këtë eveniment. Olta Boka do të shoqërohet gjatë interpretimit të këngës së saj "Zemrën e lamë peng" nga tre artistë të rinj, një vajzë dhe dy djem, përkatësisht nga dy kitaristë dhe një baterist. Sipas anëtarëve të delegacionit shqiptar që shoqërojnë këngëtaren në evenimentin më të madh të muzikës evropiane, kënga e saj ka zgjuar interesin e kritikës dhe medias. "Kultura është mjeti më i mirë që ofrojnë popujt", citohet të jetë shprehur Olta Boka në një nga konferencat e shtypit gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Beograd. Më poshtëë po botojmë një intervistë që Olta e dha për Glen Webb nga "Eurovision tv".

A mund të fillojmë Olta, duke marrë pak informata mbi karrierën
tënde? Që kur ke nisur të interpretosh e deri më sot?


Kam filluar të këndoj në moshën nëntëvjeçare me Korin e Engjëjve, të udhëhequr nga mjeshtrja e Operës Nacionale të Muzikës, Suzana Turku. Pastaj kam marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera si: Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu kam hyrë edhe në garën evropiane të këngës për fëmijë dhe fitova vendin e dytë. Në moshën dhjetëvjeçare kam qenë pjesë e një koncerti në Shqipëri, të quajtur "Gjeniu i vogël", ku mora çmimin për interpretimin më të mirë. Fitorja ime më e madhe ka qenë natyrisht në garën kombëtare në Shqipëri, ku fitova dhe mora biletën për këtu.

Përveç këngës dhe interpretimit, a je e përfshirë me ndonjë punë tjetër, apo me studime?

Jam duke studiuar në një shkollë në Tiranë, por jo për muzikë.
Dua të kem një kualifikim tjetër, përpos të qenit këngëtare.

Kur ke marrë pjesë në përzgjedhjen kombëtare të Shqipërisë, ti ke garuar kundër shumë artistëve më të njohur. Si ishte ndjenja e të fituarit të biletës për garën e këngës në Eurovision?

Ka qenë e mrekullueshme. Isha një ndër pjesëmarrëset më të reja. Mora pjesë për të promovuar veten time, këngën dhe në të vërtetë nuk kam menduar për përfaqësimin e Shqipërisë në një garë të tillë të madhe. Fitorja më bëri të ndihem shumë e lumtur. As që e kisha pritur, është më shumë se një ëndërr, ndihem shumë me fat. Jam shumë e lumtur këtu dhe po kaloj mjaft mirë.

Si të pëlqen ta kalosh kohën e lirë kur nuk je në shkollë, apo kur nuk je, duke interpretuar?

Bëj gjëra të tjera, si të gjithë adoleshentët e tjerë. Më pëlqen vallëzimi, vrapimi, t‘i ndihmoj nënës sime, shëtitja. Vallëzimi më pëlqen më së shumti. Gjithashtu nëse nuk kam ndonjë detyrë shtëpie për të bërë, shikoj pak televizor, kontrolloj e-mail-et dhe gjëra të tilla.

Kur je duke parë televizor, apo kur je duke dëgjuar muzikë, çfarë lloj muzikë preferon të dëgjosh, apo të shohësh?

I dëgjoj të gjitha llojet e muzikës, më pëlqejnë artistët dhe kulturat e huaja. Ndër preferencat e mia janë këngët balada, siç kërkon më shumë vokali im dhe preferoj të këndoj këtë lloj kënge.

Shqipëria është një komb i ri për sa i përket pjesëmarrjes në Eurovision. Anjeza Shahini shijoi një debutim të mirë, duke u renditur në vendin e shtatë, por rezultatet nuk kanë qenë aq të mira gjatë viteve të fundit. Si është zhvilluar gara në Shqipëri
dhe çfarë popullariteti gëzon?


Gara e këngës së Eurovisionit është festivali më i rëndësishëm në Shqipëri. Ne jemi vend i vogël dhe jemi mjaft të lumtur të marrim pjesë në garë. Është një garë e mirë për një artist shqiptar ta promovojë veten, është një mundësi e mirë.Është shumë i rëndësishëm në Shqipëri dhe është i mirëpritur nga publiku.

Gara e këngës së Eurovisionit është rritur shumë tani, në dy semifinale kërkohet të vendosen finalistët përfundimtarë. Cili do të ishte pozicioni i suksesshëm, apo arritja për Shqipërinë në këtë garë në Beograd?

E kuptoj për semifinalet, ne faktikisht kemi pasur dy semifinale në Shqipëri. Së pari, natyrisht shpresojmë të kalojmë në finale. Nëse kualifikohemi, do të vendosim pastaj një synim tjetër. Ne të gjithë do të japim maksimumin në skenë.

A ke pasur mundësi ta shohësh sadopak Beogradin, apo të shkosh në ndonjë festë? Sa ke qenë e kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar provat deri më tani?

Gjatë provës së parë isha pak e frikësuar dhe e trembur, pasi ishte një skenë shumë e madhe. Nuk kam eksperiencë të tillë, prandaj jam në disavantazh ndaj disa prej shteteve të tjera. Prova tjetër do të jetë pak më ndryshe. Tani jam më shumë e sigurt në vetvete. Do të kem grupin tim në skenë, lëvizjet gjithashtu mund të jenë paksa ndryshe. Sa u përket festave, dje ishim në festat e rusëve dhe të maqedonasve. Me të vërtetë kam kaluar shumë mirë, nuk e kam pritur të jetë kaq mirë. Jam kënaqur duke vallëzuar. Do të punoj shumë në skenë, por edhe të provoj e të shijoj eksperiencën dhe të shkoj në festa, pasi, nëse kënaqem, kjo do të më ndihmojë në performancën time në skenë.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #107 më: 21-05-2008, 12:30:28 »
Citojeni

E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #108 më: 21-05-2008, 14:02:52 »
Citojeni

a e keni pare c'far mbështetje i ka bërë greqia kalomires dhe ç'do vit ato mbështesin kengtaret e tyre  shqiperia duhet te marri shembull të madh dhe të mos ofendojn kengetaret shqiptare por ti mbështesin,kam lexuar komentet shqiptare qe janë shkruar online qe janë me te vërtetë janë me vënë duart ne kokë, shkon nëpër website qe janë te eurvision etj qe janë për greqine aty lexon fjalët me te mira për greqin dhe një mbeshteje shumë e madhe

Eurovision këtë vite është katastrofe
E identifikuar

 *Image Removed*
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #109 më: 21-05-2008, 15:49:50 »
Citojeni

GGGGOOOO ALBANIAAAAA GGGOOOO  Perqafim Perqafim Perqafim

Dress Rehearsal

Nga Oikotimes:

ALBANIA
The postcard includes people laying on a floor where the Albanian flag eagle is silvered at the back. Olta is on stage and at the back there is a heart (something like Kalomira's book but this time as graphic on the wall). Olta is performing her beautiful ballad. She looks very confident and follows the camera quite nice and well. The camera work is satisfactory for this song. Maybe the colours needs some change as the side plans of Olta are very dark and colourless. The vocal performance is very good. After the Lithuanian ballad, the comparision with the Albanian one, shows that Olta is so far easily winning.

Nga Eurovision

Number six in the line to enter the stage was Albania's just 16-year-old Olta Boka performing the astonishing song Zemrën E Lamë Peng in the Albanian language. It seems like that Olta Boka has gotten her nerves under controle from the very first rehearsal where she was a bit tired and anxious. On the LED screen in the background reflects the zooming-in on a warm-coloured heart.
E identifikuar

 *Image Removed*
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #110 më: 21-05-2008, 18:39:13 »
Citojeni

« Ndryshimi i fundit: 21-05-2008, 19:01:20 nga Berni » E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #111 më: 21-05-2008, 19:35:15 »
Citojeni

Nga ALL KINDS OF EVERYTHING

ALBANIA. 

She is dressed in a black bolero style embroidered jacket and black trousers.  Excellent vocal.  Colourful heart on the backdrop.  Good camera closeups and wide shots for this one. Heart expands on the backdrop as the song progresses. Excellent reaction though I thought I heard a boo.
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #112 më: 21-05-2008, 22:24:57 »
Citojeni

jo dhe aq komente te mira për provat e dyta

esctoday tha për provat e pare se olta nuk ishte me mirë se sa kur doli ne finalen e FIK

ndërsa OIKOTIMES thotë se kenga do futet shumë kollaj ne finale

all kinds of everything comentoj shumë mirë ne provat e para ndërsa ne provën e dytë ka komntuar se shqiperia do ta këtë te vështirë te kualifikohet


Provat e 3ta janë nesër duhet ta dini qe eurovision është paksa politic dhe sovejtiket votjne për njëri-tjetrin prandaj nuk i dihet nejse.............. .....

i uroj delegacionit shqiptare fat

GOOD LUCK ALBANIA
E identifikuar

 *Image Removed*
Albanito


Shiko profilin
« Përgjigjja #113 më: 22-05-2008, 13:25:53 »
Citojeni

E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #114 më: 22-05-2008, 14:52:17 »
Citojeni

oikotimes

For someone so young, Albania's Olta Boka has an amazingly powerful voice. There's a heart shaped motif on the video screen, and Olta herself is wearing a long billowing black number, being tossed and turned by the force ten gale from the wind machines. Too many long shots however when Olta is on the high notes ruin some of the effects. This is one of those songs that really could go either way.
E identifikuar

 *Image Removed*
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #115 më: 22-05-2008, 18:22:12 »
Citojeni



Olta duket si kukull ne këtë foto !

Zemra gjigande i jep shumë bukuri sfondit dhe konceptit si i tërë !

Sigurisht duke pare vetëm veshjen , të vinte pak keq qe Olta aq engjellore, e brishte dhe me sharm të kishte një veshje te rëndë për moshen e saj por e pare ne kompleks me sfondin duket diçka krejt tjetër !

 buzeqeshje Ju faleminderit ALBANITO & PROUDI për fotot kaq te bukura qe i keni sjelle këtu !

Sapo e shikon këto foto nuk mund të mos vesh re ngjyrat tona. NJE GJETJE TEPER ORIGJINALE ! BRAVO konceptuesve te idesë ! SHUME E GODITUR !

Teksa ANJEZA do vishej kuq e zi ne 2004 , sot OLTA dhe sfondi rreth saj vishen serisht me NGJYRAT E FLAMURIT ! SA BUKUR ! 

Shumë krenari për këtë ngjitje të parë te një ARTISTI SHQIPTAR ne skenen e BEOGRADIT ME KËNGËN SHQIPE !

Do kalojne shumë vite e plot pjesmarrje tonat ne Eurovizone te tjera, por kjo do mbetet HISTORIKE dhe BRAVO i qoftë 16 vjecares OLTA e re ne moshe, por virtuoze dhe me një ze te shkelqyer qe po na nderon me shumë Dinjitet e Talent ne Evrope e botë!

Faqet për Eurovizionin raportojne se 100 MILION shikues ndjekin këtë ngjarje te muzikes Europiane !



 
E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #116 më: 22-05-2008, 18:39:18 »
Citojeni

NJE SFIDE E MADHE KJO E OLTES SONTE , PASI NATA E DYTE KA VERTET PLOT KENGE TE MIRA QE E KALOJNE 10-SHEN QE SHKON DREJT FINALES ! UROJ QE T'I PRIJE FATI & MBARESIA !

GRUPI ynë GARUES, pare ne këndvështrimin e Votimit & Gjeopolitikes !

3 janë grupimet me te mëdha  :

BALLKANI

* Shqipëri
* Maqedoni
* Kroaci
* Bullgari
* Turqi

( Serbi  - votuese )


Ish - vendet e Bashkimit Sovjetik


* Ukraine
* Gjerogji
* Bjellorusi
* Letoni ( Latvia)
* Lituani ( Lithuania)


NORDIKET

* Danimarke
* Islande
* Suedi


Grupime te tjera me te vogla sipas pozicionit gjeografik :

Evrope Jugore:

* Portugali
* Malte

Evrope Lindore:

* Ceki
* Hungari

Evropa Perendimore:

* Zvicer
( Francë - votuese )

Evropa Veriore

( Angli - votuese )



 * Qipro  - me pranë vendeve ballkanike.



E identifikuar
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #117 më: 22-05-2008, 19:04:54 »
Citojeni





SUKSESE OLTA ! GOOD LUCK ALBANIA!



PARASHIKIMI IM - GJYSEM FINALJA E DYTE :


* ALBANIA
* UKRAINE
* SWEDEN
* PORTUGAL
* FYR OF MACEDONIA
* BULGARIA
* TURKEY
* GEORGIA
* HUNGARY
* DENMARK


9 janë te perzgjedhurit nga publiku dhe 1 nga Jurite ( Back-Up Jury). Uroj qe Shqipëria te jetë e perzgjedhura e Jurive !


GOOD LUCK OLTA !
E identifikuar
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #118 më: 22-05-2008, 19:22:26 »
Citojeni

dëgjova olten live kur po shikoja tek oikotimes qe qe live dhe olta ishte fantastike  luj syun luj syun

E identifikuar

 *Image Removed*
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #119 më: 22-05-2008, 21:10:48 »
Citojeni

Impresionet pas Interpretimit nga OIKOTIMES


ALBANIA

Olta Boka starts the second ballad of the night. With lovely, hypnotising vocals she delivers the song amazingly for 16 years old girl. The staging for Olta is a huge heart, which is difficult to describe, but I think it looks really nice on screen. Olta wears some kind of black outfit consisting of pants and jacket, but leaving some space for imagination as her belly is revealed. Very strong vocals for Olta. Albania should be proud.

http://www.oikotimes.com/v2/index.php?file=articles&id=3452


 Perqafim BRAVO OLTA  !!!


E identifikuar
Faqe: 1 ... 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |