Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Gruas dhe Familjes (Moderator: Hersianna)Femrat më të pushtetshme në planet
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Femrat më të pushtetshme në planet  (E lexuar 219 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 26-08-2011, 00:45:31 »

Revista “Forbes” publikoi listën me 100 femrat më të pushtetshme të planetit. Dhjetë vendet e para janë monopol i grave që vijnë nga bota e politikës dhe ajo e biznesit.
Po kush janë dhjetë vendet e para?

1) Angela Merkel, 57 vjec: Vlerësohet nga Forbes falë udhëheqjes së vendit më të fuqishëm ekonomikisht të eurozonës dhe për ndikimin e Gjermanisë dhe të saj personal në politikat financiare në këtë kohë krize në Europë.

2) Hillari Klinton, 63 vjec: Sekretarja amerikane e Shtetit ndodhet në vend të dytë falë pushtetit që i jep asaj pozicioni në krye të diplomacisë amerikane. Klinton vlerësohet për qendrimet e mbajtura ndaj protestave në botën arabe.

3) Dilma Rusef, 63 vjec: Presidentja e Brazilit e mandatuar në fillim të këtij viti, shpejt do të ambientohej me postin e numrit një të një ndër shteteve që ka një performancë zhvillimi në fushën ekonomike mjaft pozitive. Rusef vlerësohet për rritjen e influencës politike globale të Brazilit.

4) Indra Noji, 55 vjec: Drejtuese e gjigandit amerikan të pijeve freskuese, Pepsi. Vlerësohet për aftësinë e saj për gjetjen e tregut dhe për rritjen e shitjeve për kompaninë që drejton.

5) Sheril Sandberg: 41 vjec: Drejtoresha e rrjetit social Facebook. Shumë besojnë se pas suksesit të pjellës së Mark Zurkerberg fshihet pikërsiht Sandberg. Largimi nga Google Inc. për tek Facebook ishte edhe “molla e sherrit” mes dy kompanive gjigande të internetit.

6) Melinda Gejts, bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtuese e fondacionit “Bill & Melinda Gates”. Falë drejtimit të saj, fondacioni ka krijuar një imazh tepër pozitiv në SHBA duke tërhequr mjaft fonde për personat në nevojë.

7) Sonia Ghandi, 64 vjec: Kryetarja e Partisë së Kongresit Kombëtar në Indi. Pavarësisht luhatjeve në hierarkinë drejtuese të Indisë, vazhdon të mbetet një ndër personat me më shumë influencë në vend.

8) Mishel Obama, 47 vjec: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara mbetet në top 10. Vlerësohet roli dhe sjellja model si bashkëshorte e presidentit të Amerikës, dhe natyrisht ka ndikimin e saj për cdo vendim të bashkëshortit.

9) Kristinë Lagarde, 55 vjec: Kur mbante postin e Ministres së Financave në Francë as që mund të mendohej se do të ndodhej në top 10 e femrave më të fuqishme të planetit. Por pozicioni në krye të FMN-së, e rendit Lagard në vendin e 9 të femrave më të fuqishme në planet.

10) Irene Rosenfild, 58 vjec: Drejtuesja ezkekutive e “Kraft Foods” në Shtetet e Bashkuara. Fuqizimi tej mase i kompanisë nën drejtimin e saj, automatikisht fuqizoi edhe personalitetin dhe influencën e Rosenfild.

E gjithë top 10 e femrave më të fuqishme në planet është “pushtuar” nga femra që vijnë nga bota e politikës apo e biznesit. Surprizë është këngëtarja Lady Gaga, që sipas Forbes pozicionohet në vendin e 11 të 100 femrave më të pushtetshme në planet. /top channel


* Merkel.jpg (18.49 KB, 270x190 - E shikuar 76 Herë.)
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 26-08-2011, 00:47:49 »

Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Kancelarja Angela Merkel rikthehet pas dy vitesh si gruaja më e fuqishme në botë, duke spostuar nga ky vend zonjën e parë të SHBA-së, Michelle Obama, e cila është pozicionuar në vendin e 8-të.
Lista e publikuar nga Forbes vë në vendin e dytë Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Sipas Forbes, pavarësisht se Merkel është kritikuar për mënyrën e trajtimit të krizës ekonomike, ajo është konfirmuar si lidere në ekonominë evropiane.
Presidentja braziliane, Dilma Roussef është renditur në vendin e tretë të listës së përvitshme të Forbes. /Panorama
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 26-08-2011, 00:48:22 »

Lady GaGa??
E identifikuar
Gjumashi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 27-08-2011, 11:39:51 »

Dreamm une mendova se e gjeje emrin tend aty.  Perqafim


E identifikuar

Gjumashi@zeriyt.com
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 28-08-2011, 18:36:08 »

Dreamm une mendova se e gjeje emrin tend aty.  Perqafim

 zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • personi i vitit
  • Dot Barack Obama
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot Michael Jakson
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen