Faqe: 1 ... 8 9 10 11 12 [13]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: " Eurovizion 2008 "  (E lexuar 13299 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #180 më: 27-05-2008, 22:30:47 »

Presioni qe prezent ne Beograd"

E Marte, 27 Maj 2008


Anisa Ymeri

Olta Boka ushtoi shqip ne Beograd, duke u ngjitur ne nje skene te madhe me peshen e "presionit" qe rrefen se ka ndjere. Ndonese u rendit ne vendin e 16-te, per shkak te lobingjeve te pathyeshme te vendeve sllave, suksesi i saj eshte i padiskutueshem. Rrokem finalen e madhe ne nje skene te madhe si Arena e Beogradit, dhe pas ketij suksesi Boka rrefehet se "pretendimet per nje kualifikim te madh nuk do doja t'i cilesoja si te kota por thjesht te pamundura pasi ne jemi shume te vegjel para lobingjeve te tjera te medha". Mbremjen e se dieles, delegacioni shqiptar shkeli ne Rinas, dhe emocionet e nje pritjeje tejet speciale per Olta Boken dhe suksesin e saj, ajo s'mund t'i harroje kollaj. Ndersa lule, shampanje dhe kenge pati edhe ne shkollen e saj mengjesin e se henes, kur pas shume diteve mungese Olta Boka u rikthye ne bankat e shkolles. Ndersa ne vijim e pret nje kontrate ekskluzive me shtepine diskografike "Super Star".
Pas suksesit ne skenen e madhe, ne Arena te Beogradit, nje pritje speciale pate edhe ne aeroportin e Rinasit, si u ndjeve?

Nuk e prisja! Tani qe flas them se jam njeriu me i lumtur ne bote, pasi eshte realizuar ajo qe ne vertet donim, pasi deshira jone e madhe ka qene te hynim ne finale dhe kete e arritem mbremjen e 22 majit. Ndersa pretendimet per nje kualifikim te madh, nuk do doja t'i cilesoja si te kota, por thjesht te pamundura, pasi ne jemi shume te vegjel para lobingjeve te tjera, aleancat tona nuk jane aq te forta. Gjithsesi, jam shume e lumtur pasi pata shansin dhe fatin te perjetoja nje eksperience shume te bukur, te kendoja perballe 25 mije personave. Kisha mbeshtetje prej te gjitheve. U ndjeve e vleresuar dhe mbi te gjitha e ndjeva se une vlej dhe pata shume besim te forcat e mia.

Ishte Beograd dhe kenga shqip! Do ishte ndjere po kaq mire nese kenga do ishte anglisht?

Jam e lumtur qe kenga ishte shqip! Ndjenje tjeter do te qe nese kenge do ishte perkthyer anglisht. Por, fatmiresisht, kenga qe shqip dhe them se rezultati ishte i mire. Gjithcka prej fillimit them se ka qene ogur teper i mire.

Ndjeve "presion" ne skenen e Beogradit?

U perpoqa t'i anashkaloj te gjitha! U mundova te ngulis ne mendjen time se isha ne Beograd per dicka tjeter ndryshe nga politika, dhe ndryshe nga gjithcka qe kishte lidhje me politiken. Mirepo, pavaresisht gjithckaje per ta anashkaluar, "presioni" ishte prezent! Por u mundova te anashkaloj per te treguar nje ane tjeter te Shqiperise dhe per te marre nje ane tjeter te pales serbe.

Sa shpresoje realisht per nje pozicion te mire ne finale?

Besoja ne kengen time dhe e dija fare mire se isha ne ate festival me nje kenge shume te bukur. Ajo qe jam perpjekur gjate gjithe kesaj kohe ka qene qe une te jepja maksimumin. Cdo artist qe del ne skene e ka kete synim, te jap maksimumin dhe te marre pas nje rezultat te mire. Kam shpresuar! Por s'dua te hyj gjate ne pozicionin tim te finales, pasi shpresa ime e madhe ka qene te une te kualifikohesha ne finale te te gjithe ne ja dolem! Kam dhene ate qe munda! Per finalen ishte nje emocion ndryshe! Jam vetem 16 vjece dhe u rendita e 16-a me gjithe lobingjet! Dua pafund te falenderoj per mbeshtetjen e madhe Petrit Becin dhe Florian Agalliun. Ndersa autoret e kenges jane ata pa te cilet s'do mund te isha as une...!

Do kishe preferuar nje kenge me ritmike per te qene me prane atyre performancave te bujshme te festivalit?

Jam e kenaqur me kengen time! Perballe aty performancave e ndjeja veten shume lart, pasi shkova ne ate festival per te kenduar dhe jo per te treguar kembet. Muzike do te thote vije melodike dhe isha atje per konkurruar me kengen time! Festivali ne te njejten kohe eshte edhe performance, por ama performanca jone nuk u anashkalua, por u vleresua ashtu serioze sic ishte.

Sondazhet per Shqiperine

Kompozitori i kenges "Zemren e lame peng", Adrian Hila, pas kthimit sjell detaje mbi votimet e vendeve pjesemarrese ne "Eurosong 2008" ne Beograd. Sipas tij, "kete vit eshte punuar fort edhe me lobingjet dhe non stop ka qene ne tratativa me delegacionet e shteteve te tjera ne festival". Ai tregon se "perfaqesuesit e Turqise ne festival na thane se e ka votuar kengen me te mire (12 pike) dhe na dhane vetem 1 pike.

Irlanda sipas konfirmimeve e kishte votuar Shqiperine ne 3 vendet e para ndersa nuk shkoi asnje pike per vendin tone". Ndersa vijon duke pohuar se delegacioni i Izraelit na tha se e ka votuar Shqiperine si kengen me te mire dhe asgje. Sipas sondazheve te basteve Shqiperia rezultonte e gjashta. Ndersa "Blic" qe eshte gazeta e Eurosong thuhej se Serbia mendohej se e kishte planifikuar kengen shqiptare te katerten ne finale, cka perkthehet ne 7 pike, ndersa per Shqiperine nuk u dha asnje pike realisht nga Serbia.

kohajone.com



E identifikuar
ProudToBeAlbanian
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #181 më: 28-05-2008, 00:43:19 »

Olta ishte sonte mysafire ne TVSH, ne emisionin e Rudina Magjistarit. Olta ishte akoma emocionuse. Olta  kishte patur një mirepritje speciale ne Rinas. Nuk i munguan lotet Oltes edhe ne studio.  hmmmmm Olta dukej sa e lodhur, por me thjeshtesine e saj dukej te njëjtën kohe sa e ëmbël, sa e bute..
Pali Kuke ishte kujdesur për paraqitjen skenike. Mendoj se ai e shpetoi këngën shqiptare. Po të mos ishte ai Olta nuk do dukej aq profesionale ne skene. Ne fakt Olta u duk si një diva ne skene, me atë fustanin e veçante dukej si një rock star.
Me një fjale, Olta shpetoi edhe karieren e saj ne muzikë. Deri tani asnjë fjale negative nuk është folur për te por të gjitha mediat janë mbushur me komente pozitive rreth Oltes dhe kenges se saj.

Edhe një here, Olta na nderove te gjithëve.


OOHH AI LART ESHTE PALI KUKE RIGHT?????????

E KAM FJALEN PER NE KETE FOTON QE POSTOVA

E identifikuar

 *Image Removed*
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #182 më: 28-05-2008, 08:48:53 »



OOHH AI LART ESHTE PALI KUKE RIGHT?????????

E KAM FJALEN PER NE KETE FOTON QE POSTOVA




Mendoj se ai eshte. Ne grupin shoqerues ishte edhe Petrit Bozo. Tash nuk jam i sigurt se cili eshte nga ta.

Olta do kete nje kenge  se shpejti.. nje kenge te bukur sipas saj qe mund te jete nje hit veror  zgerdhihet
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #183 më: 28-05-2008, 18:08:40 »

Zoteria ne foto , shumë te lezetshme "by the way" , është PETRIT BECI, Drejtor i Pergjithshem i RTVSH-se .

Fotot qe solli Proudi - misherim i atij gezimi tepër te madh qe pushtoi zemrat e shumë shqiptareve momentin kur emri i  SHQIPERI-se u anuncua si një prej FINALISTEVE !!!! Me te vërtetë shumë emocionues ky SUSKSES pas 4 vjet moskualifikimesh!

BRAVO Oltes , Krjuesve & te gjithë atyre qe punuan me mish e shpirt për te na prezantuar sa me denjesisht.

 
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #184 më: 28-05-2008, 18:18:52 »

Shqiperia, nder 6 me te mirat e Eurosong

Skema politike te posacme ndoshta nuk ka ne Eurovizion, por votimet gjeopolitike jane me se te dukshme dhe nese nuk ndryshohet sistemi, nuk mund te kete premisa te vleresimit real. Pohimin e ben drejtori i Pergjithshem i Radiotelevizionit Shqiptar, Petrit Beci. Ne nje bisede me "Koha Jone", Beci pohon se votimi gjeopolitik ne Festivalin Evropian, solli renien e kenges shqiptare ne renditje.

"Une nuk mund te them se pati nderhyrje politike ne kete festival, sikunder dhe ate te meparshmin qe gjithashtu e kam ndjekur nga afer. Ajo qe une mund te siguroj eshte fakti se votimi ishte tipik gjeopolitik dhe ndikoi thellesisht ne renditjen e kengeve". Kreu i RTVSH shton se ne kete menyre humb vlera reale qe ka vete kenga dhe kengetari qe e percon, duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht ne perfaqesine shteterore te saj.

Duke u ndalur ne kete sistem votimi, Beci pohon se formula me sms eshte nje biznes i mirefillte per te rritur sa me shume te ardhurat ne Eurovizion. Ndersa shton:

"Sistemi i televotimit pa dyshim qe favorizon se tepermi vendet ne zhvillim dhe ketu, ato qe jane me te dhena pas televizionit. Dihet se vendet ish-jugosllave dhe ato ish-sovjetike qe perbenin nje pjese te konsiderueshme te 43 shteteve me te drejte vote, kane audience te larte televizive, ndryshe nga vendet e zhvilluara perendimore".

"Per kete, sipas Becit, sistemi televote permes thirrjeve dhe sms-ve krijon lehtesi te medha per te fituar ato shtete qe mbeshteten nga njera-tjetra".

Drejtori i Pergjithshem i RTVSH pranon se motivet patriotike jane deri-diku te kuptueshme ne votim edhe nga juria. "Por e rendesishme eshte qe te vleresohet kenga, gje qe konstatojme se nuk eshte e mundur dhe jo te perballesh me lobingje brenda llojit".

Ketu, Beci ben dhe nje perllogaritje: "Mjafton te shihni rezultatet e votimit. Ne u renditem ne vendin e 17-te. Por nese do te konsideronim vendet ish-sovjetike thjesht nje shtet (Bashkimi Sovjetik) dhe ato sllave nje tjeter (Jugosllavia), praktikisht ne do te ishim se paku nder gjashte kenget me te mira". Duke perfunduar argumentin e votimit, Beci ben thirrje qe sistemi aktual te ndryshoje sa me pare, per te mos shkaktuar zbehje te imazhit te Eurosong.

Ne lidhje me kete ceshtje, z.Beci ben te ditur se gjate javeve ne vazhdim, EBU do te diskutoje pikerisht mundesite e ndryshimit te procesit te votimit.

Nderkohe, kenga shqiptare, pavaresisht faktit se nuk u rendit nder me te votuarat, ishte nder me te pelqyerat e po ashtu, nder me te vleresuarat. "Mediat kryesore franceze, spanjolle, greke, ukrainase e deri dhe ruse, vleresuan shume kengen si te arrire" , evidentoi drejtori Beci.

Ne biseden e tij me "Koha Jone", z.Beci u ndal dhe ne klimen qe ekzistonte ne Beograd ndaj shqiptareve. Ai pohoi se masa te vecanta sigurie ishin marre nga organizatoret dhe autoritetet, me qellim shmangien e incidenteve nga qytetare te caktuar serbe, ekstreme ne shfaqjen e ndjenjave nacionaliste. "Ne pergjithesisht konstatuam nje klime te perzemert ne Beograd. Megjithate masat e sigurise ishin te posacme per ne, ne kuader te acarimit te marredhenieve pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Me duhet te them se kishte raste kur ne menyre te qellimshme, shkurajohej kengetarja jone. Z.Beci evidentoi se gjate neteve te provave qe jane te hapura me publikun kundrejt pageses, pati raste te hedhjes se thirrjeve dhe fishkellimave kunder kenges shqiptare. "E gjitha kjo behej sigurisht per te shprehur ndjenje nacionaliste dhe te papajtueshme me shqiptaret, por ishte e lokalizuar dhe aspak e perhapur". Por kjo sigurisht qe mund te shkaktonte ndjenje presioni dhe pasigurie te kengetarja per me teper vetem 16 vjece, ndaj kjo situate u arrit te menaxhohej me evitimin e ketyre incidenteve. "Per me teper, Olta ka pasur veshtiresi shendetesore sepse ishte semure, por duke mos reflektuar ne interpretimin dinjitoz qe dhuroi".

Kreu i RTVSH kujton dhe faktin se incident i ngjashem me ate te ndodhur ne nje eveniment sportiv, ku nje sportist veshi bluzen me mbishkrimin "Kosova eshte Serbi", ndodhi edhe prane mjediseve ku ishte akomoduar grupi shqiptar i Eurosong.

PROJEKTE

"Zemren e lame peng", padyshim qe nuk e lame peng ne Beograd. Ai ishte vetem fillimi i promovimit te kenges fituese te Festivalit te RTVSH", pohon per "KJ", drejtori Beci. Ai permend faktin se kenga tashme eshte "rrembyer" nga te 43 vendet qe moren pjese ne Eurosong. Po ashtu, ai vecoi dhe faktin se vende si Turqia dhe Maqedonia, e vleresuan shume kengen. Ftesat jane te pritshme per te shijuar live kengen qe na perfaqesoi ne Eurosong, perfundon biseden me "Koha Jone", drejtori i Pergjithshem i Radiotelevizionit shqiptar.

E identifikuar
ProudToBeAlbanian
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #185 më: 28-05-2008, 20:19:17 »

wwooww thank për këtë intervisten qe na solle nga petrit beci

si  mund te ndryshoj votimin EBU kur ne Shqipëri dëgjohen shumë këngët greket dhe sigurisht votohet greqia [megjithse shqiperia i ka  dhënë vote spanjes 12 pikë 2 here rradhazi por po them ne pergjithsi ]

e njëjta gjë me maqedonin qe i jep Shqipërisë 12 pikë 10 serbis etj sepse këngët dhe kengetaret e këtyre shteteve dëgjohen shumë ne maqedoni edhe popullsia shqiptaro-maqednse serbo-maqedonse etj etj

russia ka qenë e etur për te fituar eurovisionin. nuk i takonte me fituar po të ishte eurovision me juri kjo kenga rusis do ishte nga vendi 9te

them se delegacioni shqiptare di shumë gjëra c'bëhet me EBU apo ato te serbise rrotull ne atë 1 jave prova dhe mbrapa skenash

e vetmja gjë qe mund ta shpetoj këtë mënyrë te votimit është vetëm meqoft se EBU bashkpunon me Sony BMG qe janë eteria me e madhe e muzikes pikë

oohh well sezoni i ketij viti te eurovision u mbyll
see you sezonin tjeter te shpersojme qe shqiperia do zgjedhi nje kenge shume te bukur ne festivalin e kenges 47  i/e mire

SUKSESE SHQIPERI NE EUROVISION 2009

GO ALBANIA buzeqeshje
E identifikuar

 *Image Removed*
Nadja
Shiko profilin
« Përgjigju #186 më: 29-05-2008, 07:39:36 »

Olta ishte e jashtezakonshme ne "Eurovision".
Ze magjik, veshje madheshtore nje perfaqesim veret i denje i Shqiperise.
Te shohesh nje 16 vjecare me aq kofidence ne nje skene te tille, eshte vertet gje e bukur.
Urime Olta. buzeqeshje
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #187 më: 03-06-2008, 22:17:16 »

OLTA  -  Artistja e re qe na dhuroi serisht kenaqesine e Finales !

E. Isufaj - Gazeta Korrieri


E shoh në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ajo mëson prej dy vitesh. E rrethuar nga shoqëria dhe mësueset e shkollës, ajo nuk rresht së thëni “Faleminderit!” për gjithë përgëzimet që ata i japin. Një buqetë e madhe me lule në dorë dhe një thjeshtësi e jashtëzakonshme e karakterizon 16-vjeçaren Olta Boka, që ka lënë pas skenën e Beogradit për t’iu rikthyer jetës normale. E shkëpusim për pak çaste nga grupi shoqëror, për t’i marrë edhe ne një intervistë, ndonëse numëron vetëm katër orë gjumë, pas mbërritjes natën vonë në aeroportin e Tiranës. Nuk ngurron të flasë për emocionet, incidentet e vogla në skenë, koreografinë e paplotësuar dhe veshjen së cilës duhej t’i përshtatej medoemos. Këtë herë Olta nuk ka lënë zemrën peng, por e ka hapur atë për lexuesit e gazetës “Korrieri”.


Olta, si ndihesh tani që ke lënë pas eksperiencën tënde në Beograd?

“Unë kam marrë me vete çdo copëz që kam jetuar ato ditë në Beograd. Nuk mund ta cilësoja një sfidë, por një eksperiencë shumë të bukur. Jam ndjerë si dikush që zbret nga qielli dhe gjen në tokë një mbështetje dhe një përkrahje të padiskutueshme. Kam parë fansa që më janë ulur në gjunjë për të më puthur dorën, kam dhënë autografe pafund dhe kjo më ka befasuar. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një sukses të tillë, pasi më duhet të pranoj, që unë isha një vajzë e thjeshtë, në kuptimin që nuk isha afirmuar më parë, nuk kisha pasur të tjera eksperienca si këngëtare. Ky festival më ngriti dhe normalisht më dha bumin e parë, sepse unë nuk isha ndonjë emër i njohur që njerëzit të më njihnin aq shumë, aq shumë atje në Serbi”.

Ju ishit këngëtarja më e vogël e “Eurovizion 2008”. A të kanë parë vërtet me syrin e të ledhatuarës së festivalit?

“Po, sigurisht. Duke qenë e vogël në moshë, gjatë konferencës për shtyp nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese karshi meje. Më pyetën si ka mundësi që një këngëtare kaq e re këndon balada dashurie, për stilin e këngës, por në asnjë moment nuk jam ndjerë në siklet, sepse në të gjitha përgjigjet që kam dhënë, kam qenë vetvetja”.

Por, si çdo gjë e mirë që e ka një të keqe pas, edhe performanca juaj nuk ka kaluar pa kritika. Në disa forume në internet është shkruar se në kohën kur ju keni përfunduar këngën në skenë, ka pasur ovacione aspak të këndshme karshi teje. Je në dijeni të këtij fakti?

“Nuk mund të jap një përgjigje të sigurt për këtë pyetje. Kur duartrokitemi në skenë, ne këngëtarët kemi kufjet në vesh, pasi në ato momente duhet të dëgjojmë vetëm bazën muzikore dhe asgjë tjetër. Kur unë hoqa kufjet, për të qenë e sinqertë dëgjova shumë duartrokitje e të njëjtën gjë konstatova edhe kur pashë të regjistruar nga im atë në video paraqitjen time. Nuk mund ta mohoj që ka pasur edhe mos pëlqime, që janë shfaqur në pasthirrma aspak të pëlqyeshme, por kjo për mua nuk ka rëndësi vendimtare, pasi unë isha e ndërgjegjshme për skenën e vendin ku po këndoja...”

Sa i takon kartolinës përshëndetëse për Shqipërinë, edhe ky moment është parë me nota skepticizmi dhe aspak vlerësuese për vendin tonë. Cili do të ishte komenti juaj në këtë rast?

“Kam përshtypjen se këto janë vlerësime me koniunktura politike. Mua nuk m’u duk shumë keq, nëse do e krahasoja me atë që kishin përgatitur shtetet e tjera të botës. Them se e kemi pasur të bukur, pasi flamuri shqiptar do të ishte një simbol i pamungueshëm në atë spot, pa diskutim. Unë nuk pashë që shtetet e tjera të kishin bërë ndonjë mrekulli në këtë aspekt”.

Gjatë performancës tënde në skenë, u pa që vija melodike ishte zëvendësuar me instrumentistët që të shoqëronin në Beograd, ndërkohë që në festivalin e fundvitit në RTSH nuk ishte e njëjta situatë. Është ripunuar kënga apo....

“Kënga është ripunuar në Itali, duke nxjerrë një version të dytë, i bazuar mbi atë të parin. Janë hequr back vokalet dhe ka dalë më në pah kitara, bateria e basi, për të prodhuar një version më ritmik. Por, nëse do të kisha back, vokalet shoqëruese në skenën e “Eurovizionit” do të ishte një rrezik për të stonuar”.

Dihet që limiti i grupit që mund të shoqërojë këngëtarët në skenën e “Eurovizionit” është deri në gjashtë. Vetëm kënga juaj këtë vit nuk kishte një grup shou, siç kishin gjithë shtetet e tjera të botës. Pse ka ndodhur kjo?

“Kënga është e stilit baladë dhe nuk u pa si e nevojshme që të bëhej një kërcim koreografik. Në fakt, për hirëëëë të së vërtetës, mund të pohoj që është kërkuar për të pasur një çift balerinësh në skenë dhe jam e bindur që kjo do t’i shtonte më tepër pikë performancës sime, por siç çdo gjë tjetër, edhe kjo nuk ishte në dorën time”.

Kamerat kanë fokusuar një moment kur bateristit i është shkëputur nga dora shkopi me të cilin po interpretonte. Ishte diçka e sikletshme për ty?

“Këtë mund ta quaja si një ogur të mbarë për të hyrë në finale dhe vetëm kaq!”

Edhe veshja juaj është komentuar jo pak në site të ndryshme në internet, madje e kanë cilësuar si një uniformë kolegji. Ju vetë si do ta cilësonit këtë gjë?

“Ishte një veshje serioze. Një xhubletë e zezë me shumë kopsa, që të jepte përshtypjen e një veshjeje ushtarake. Qëllimi ka qenë të ishte një performancë dinjitoze, në sajë të paraqitjes serioze. Nuk është se jam ndjerë keq, pasi ajo u bë pjesë e imja, pavarësisht pëlqimit ose jo. Kur e vesh një gjë tri herë në ditë, për pesë ditë rresht, do apo nuk do je e detyruar që t’i përshtatesh. Sa i takon etiketimit si uniformë kolegji, mund të them që çdo opinion është subjektiv. Pasi ajo që në fillim ishte nisur për një veshje tradicionale, e ndërthurur me modernen dhe rezultati ishte ai që patë në skenë”.

Pavarësisht këtyre faktorëve, mendon se mund të kishim marrë më shumë pikë?

“Votimet nuk janë pjesa që më takon mua të përgjigjem. Por fakti që ai u konsiderua si një festival politik, nuk ka nevojë për koment. Normalisht prisja më shumë, por duke qenë se jemi një shtet i vogël, aleancat tona me shtetet fqinjë nuk janë aq të fuqishme sa lobingu i shteteve të tjera, kështu që edhe rezultati dihej. Nga disa shtete, si Greqia apo Turqia, prisja vlerësim më të madh. Gjatë gjithë kohës unë isha më pesimistja e grupit shqiptar që ndodhej në Beograd, sepse pavarësisht se bëra maksimumin tim, dhe kjo bëri që Shqipëria të kalonte në finale, unë e dija atë që më priste. Unë jam e bindur që shumë shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë me banim në Angli më kanë votuar. E në fund fare unë nuk kam marrë asnjë pikë nga ky vend, gjë që lë vend për dyshime. Me këtë nuk dua të justifikohem për asgjë, por dëshira ishte e madhe që të hyja të paktën në 10 vendet e para”.

Jeta jote artistike, si do të vijojë tash e tutje?

“Do ta vazhdoj këtë rrugë. Do të kem një këngë të re së shpejti, për të cilën nuk jam e autorizuar të flas. Besoj se do të jetë një hit i bukur, që do të më lërë mundësinë të eksperimentoj edhe në zhanrin muzikor”.
E identifikuar
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #188 më: 04-06-2008, 09:38:53 »

OLTA  -  Artistja e re qe na dhuroi serisht kenaqesine e Finales !


Jeta jote artistike, si do të vijojë tash e tutje?

Do ta vazhdoj këtë rrugë. Do të kem një këngë të re së shpejti, për të cilën nuk jam e autorizuar të flas. Besoj se do të jetë një hit i bukur, që do të më lërë mundësinë të eksperimentoj edhe në zhanrin muzikor”.


 urraaa dua urraaa
E identifikuar
Amy
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #189 më: 04-06-2008, 19:03:53 »

 buzeqeshje edhe une besoj se do na sjelle nje tjeter kenge te bukur!

Uroj qe te jete serisht e pranishme ne skenat e festivaleve!
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #190 më: 05-06-2008, 15:23:21 »

Eurovizioni e tregoj veten edhe kësaj radhe.
Të gjitha mediat nuk kane ndare mendim te mirë. Nuk është gjë tjerë veçse një festival gjeo-politik me preteksin kenge.
 
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Albanito
Shiko profilin
« Përgjigju #191 më: 06-06-2008, 12:01:54 »

buzeqeshje edhe unë besoj se do na sjelle një tjetër kenge te bukur!

Uroj qe te jetë serisht e pranishme ne skenat e festivaleve!

Olta Boka ishte dje mysafire ne naten e madhe te çmimeve kult. Kishte veshur nje fustan te bukur dhe dukej se engjellushe. Ajo i prezentoi kandidatet per albumin me te mire te vitit. Rovena Dilo morri kete çmim.

Sa i perket Oltes, duket se po e pret nje karriere e mbare e muzikes. Ishte nje nder i madh per Olten te gjindej  ne mes  te gjithe atyre emrave te mdhenje te estrades shqiptare si Avni Mula, Gjergj Leka, Tinka Kurti…..
E identifikuar
Faqe: 1 ... 8 9 10 11 12 [13]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cfare rryme muzikore pelqeni?
  • Dot Rock, hard rock?
  • 3 (30%)
  • -
  • Dot Metal, heavy metal?
  • 2 (20%)
  • -
  • Dot Thrash metal, speed metal?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Balada rocku?
  • 2 (20%)
  • -
  • Dot Grunge?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Alternativ music?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Pop music?
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Blues music?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jazz music?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Muzike operistike?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Dance, house, trance?
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Country? (kryesisht kjo lloj muzike kultivohet ne amerike)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Popullore shqiptare (shqiperia e mesme, e veriut e jugut) dhe per te tjerat nuk dua t'ja di?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Tallava?
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Sllave?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Greke?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Hip Hop
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot R&B
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen