Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikEse Islame (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati)Kardawi: Nuk kam ftuar ne dhunë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kardawi: Nuk kam ftuar ne dhunë  (E lexuar 242 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sedati

Shiko profilin
« më: 09-03-2006, 02:18:26 »
Citojeni

Nuk kam ftuar (thirrur) në përdorimin e dhunës, por jemi këmbëngulës në "Zemërimin Racional"

 

Dijetari i mirënjohur i botës islame dr. Jusuf el-Karadavi në ligjëratën e së premtes, ka dënuar përdorimin e dhunës ndaj ambasadave të huaja për shkak të karikaturave fyese ndaj Pejgamberit a.s. që u publikuan në disa shtete të Europës. Ai po ashtu gjatë ligjërimit të tij, u bëri thirrje të gjithë muslimanëve që të mbështesin fuqishëm lëvizjen e Hamasit dhe të jenë pranë tyre.

 

Hirësia e tij, ftoi vendet arabe dhe ato muslimane që të gjithë së bashku ta përkrahin Hamasin, duke potencuar se Mesxhidul Aksaja nuk është xhami vetëm e palestinezëve dhe se kjo tokë e bekuar e Profetëve si dhe e bërjes së Israsë dhe Miraxhit, nuk është tokë vetëm e popullit palestinez, por është tokë që i takon tërë ummetit islam. Ai tha se është obligim (vaxhib) për ummetin islam që ta mbështesin lëvizjen e Hamasit dhe të gjitha organizatat bamirëse dhe humanitare që veprojnë në Palestinë.

 

Ai përgënjeshtroi ata që thanë se zgjedhja e Hamasit ka ardhur si ndëshkim ndaj partisë Fetah, duke iu drejtuar Amerikës se fitorja e Hamasit nuk është kurrfarë ndëshkimi, por është zgjedhje e lirë e ndërtuar sipas platformës që ka ofruar Hamasi në dobi dhe interes të popullit palestinez. Vërtetë populli diti ta dallojë të mirën nga e keqja dhe falënderuar qoftë All-llahu, zgjodhi me vota të lira lëvizjen e Hamasit, këtë grup islam të vendosur i cili ka derdhur gjakun duke flijuar shpirtëra të shumtë vetëm e vëtëm për të mbrojtur fenë dhe atdheun e tyre.

 

Gjithashtu kritikoi dhe kërcënoi Përëndimin sa u përket ndërprerjes së ndihmave për popullin palestinez, duke thënë: "Sikur të tillët (evropianët) posedojnë furnizimin e gjithë botës, sikur të ishin zot të kësaj botë."

 

Në anën tjetër dr. Karadavi gjatë hytbes së tij të dytë, kërkoi miratimin e një ligji ndërkombëtarë i cili ndalon fyerjen e fesë, pejgamberëve dhe të gjitha vlerave të shenjta. Ndërsa në anën tjetër kërkoi edhe një herë nga muslimanët që të bojkotojnë të gjitha prodhimet e Danimarkës, Norvegjisë dhe të gjithë atyre që u munduan ta ofendojnë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. nga shpifjet e tilla.

 

Dr. Karadavi gjatë hytbes së tij tha: "Beteja e mbrojtjes së të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. dhe zemërimi për shkak të fyerjes së tij , akoma është duke gufuar brenda botës islame dhe jashtë saj. Kjo është një betejë që na u imponua edhe pse për ne është e urrejtur dhe e padëshiruar. Nuk ishim ne (muslimanët) ata që e filluam këtë betejë, por ne u sulmuam pa kurrfarë shkaku dhe pa kurrfarë arsye për të bërë një gjë të tillë. Atëherë është oblogim i yni dhe i gjithë ummetit islam që të shfaqë zemërimin e thellë ndaj ofendimeve të Pejgamberit të Zotit, Muhammedit s.a.v.s."

 

Në vazhdim tha: "Kemi kërkuar nga muslimanët që ky zemërim ndaj fyerjece të Pejgamberit s.a.v.s. dhe ndaj të gjithë Pejgamberëve të tjerë, ndaj vlerave të shenjta islame, të jetë zemërim racional, i matur, duke mos tejkaluar kufijtë, prandaj edhe kam kundërshtuar atë që rezultoi nga ky zemërim në disa vende, me ç'rast u dogjën disa ambasada, konsullata, kisha, apo u sulmuan disa prona dhe individ të caktuar. Kjo që ndodhi asnjëherë nuk e kemi dëshiruar. Mirëpo, ajo që ne dëshirojmë është që ta ngrisim zërin tonë në mbarë botën, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se ummeti i Muhammedit s.a.v.s. assesi nuk bën që të heshtë atëherë kur përqeshet dhe ofendohet Pejgamberi më i dashur i All-llahut - Muhammedi s.a.v.s. Ky ofendim, kurrësesi nuk bën pjesë në lirinë e të shprehurit. Nuk është liri e të shprehurit që të sulmohen dhe të ofendohen njerëzit pa kurrfarë shkaku… atëherë çfarë lirie e të shprehurit është kjo?

 

Dr. Jusuf el-Karadavi ndër të tjerash tha: "Ne kemi thirrur në gjëra pozitive. Nuk kemi ftuar në vrasjen e askujt. Para pak kohe më është shpifur një gënjeshtër në një gazetë italiane nga ana e një shkrimtari rrenacak me origjinë arabe, i cili kishte shkruar se gjoja unë paskam thirrur në vrasjen e karakaturistëve dhe kryeredaktorëve të atyre gazetave që i botuan këto karikatura. Ju më keni dëgjuar se çfarë kam thënë nëpërmjet këtij kanali televiziv të Katarit, e po ashtu më ka dëgjuar e mbarë bota se çfarë kam thënë në hytben e kaluar. Nuk kam bërë thirrje që të vritet dikush, por kam ftuar muslimanët që të shfaqin zemërimin e tyre racional ndaj ofendimit të Pejgamberit të All-llahut s.a.v.s. Kam ftuar qeveritë e botës islame që të bëjnë presion ndaj Shteteve të Bashkuara që të miratojnë një ligj ndërkombëtarë i cili ndalon fyerjen dhe ofendimin e Muhammedit s.a.v.s. dhe të gjithë Profetëve dhe vlerave të shenjta të të gjitha feve në përgjithësi. Një vendim i sinqertë duke mos i lënë hapsirë ndonjë konfuzioni apo dyshimi."

 

Në vazhdim potencoi se këto fyerje janë burim i luftës dhe konfliktit në mes popujve dhe kombësive të ndryshme. Mirëpo, ne ftojmë në paqë dhe dashuri ndërnjerëzore e jo në armiqësi e urrejtje. Kam ftuar muslimanët që të bojkotojnë të gjitha mallrat që importohen nga Danimarka dhe ato shtete që e mbështetën atë, dhe jam këmbëngulës në këtë qëndrim. Kjo është e drejtë e jona… Një shkrimtarë danez kishte thënë se muslimanët nuk prodhojnë, andaj edhe janë të varur prej nesh, ndërsa unë i përgjigjem: "Pasha All-llahun, ne nuk jemi të varur prej jush, do të furnizohemi nga shtetet e Lindjes dhe Azisë, me Kinën, Japoninë, Korenë, Malezinë e shtete të tjera e nuk do të bashkëpunojmë me ju. Do të mundemi pa ju qoftë edhe duke bërë jetë askete nëse paraqitet nevoja, e nëse na vështirësohet edhe më tepër gjendja jonë, do të agjërojmë e do të mbesim të uritur vetëm e vetëm për të mbrojtur të Dërguarin tonë të dashur, Muhammedin s.a.v.s"

 

Në vazhdim tha: "Pa dyshim, dëshirojmë të pozicionohemi në një qëndrim pozitiv në mbrojtjen e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., në atë çfarë ka thënë Abbas Akkadi në librin e tij. Ai thotë: "Muhammedi a.s. ishte gjeni me profetësi dhe revelatë, në këtë dyshim nuk ka. Mirëpo, nëse e shikojmë në aspektin e natyrës njerëzore, na del se ai ishte gjeni mbi gjenitë, ishte njeriu më i madh i mbarë njerëzimit në të gjitha aspektet, në aspektin fetar e shkencor… Mjafton ajo që vetë All-llahu i Madhërishëm e ka lavdëruar në librin e Tij, me një lavdërim që nuk ka lavdëruar asnjë nga Pejgamberët dhe të Dërguarit e Tij. All-llahu i Madhëruar ka lavdëruar shumë Pejgamber veqanërisht ata që u quajtën prej tyre "ulul azmi", mirëpo Muhammed Mustafanë e veçoi dhe e favorizoi ndaj të gjithë Pejgamberët tjerë. All-llahu i Madhëruar thotë në Kur'an: "Juve ju erdhi i dërguari nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët." (Kur'an: 9:127) Pastaj thotë: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje.." (Kur'an: 3:159.), kurse në kundërpërgjigje ndaj idhujtarëve të cilët e akuzonin për çmenduri, e që mu ata ishin të çmendur, këndonte këto ajete kuranore: "Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë! Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur! Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë! Vërtetë, ti je në një shkallë të lartë të moralit," (Kur'an: 68:1-4) dëshmi madhështore nga Zoti i qiejve e i tokës, nga All-llahu i Madhërishëm… A ka madhështi më të madhe se vetë All-llahu mbi qiellin e shtatë dhe mbi Arshin e Tij, të dëshmojë për madhështinë e moralit të lartë të Muhammedit s.a.v.s.!! Morali i lartë harmonizohet me madhështinë e misionit me të cilin u dërgua Muhammedi s.a.v.s. Profetësia e tij nuk ishte sikur profetësitë e Pejgamberëve para tij duke e shpjeguar me këto fjalë: çdo Pejgamber para tij, është dërguar vetëm për popullin e vet, kurse ai u dërgua për mbarë njerëzimin, për racën e kuqe dhe të zezë, për arabët dhe jo arabët, për banorët e lindjes e përëndimit, për njerëzit dhe exhinët. "E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat"(Kur'an: 21:107), profetësi e përhershme, vulë e të gjitha profetësive. Asnjë Pejgamber nuk pati thënë se unë jam Pejgamberi i fundit dhe se pas meje nuk do të ketë më Pejgamber, me përjashtim të Muhammedit s.a.v.s. i cili përmes Zotit të tij na informoi se ai ishte i dërguari i fundit i All-llahut dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve.

 

Më pastaj theksojë edhe këtë: "Profetësia e tij, është profetësi gjithëpërfshirëse, e cila përfshinë çështje të shumta që kanë të bëjnë me fenë dhe jetën e kësaj botë. Islami nuk trajton çështje që kanë të bëjnë vetëm rreth besimit në mes njeriut dhe Zotit të tij, por ka ardhur me një besim (akide) dhe profetësi gjithëpërfshirëse që trajton të gjitha çështjet jetësore të kësaj botë dhe botës tjetër, për da'ven (thirrjen në Islam), shtetin, moralin etj.

 

Ky mesazh, me gjithë këtë përgjithësim, madhëri dhe me gjithë këtë shtrirje të madhe të tij, patjetër duhet që të ketë një të dërguar madhështorë i cili do të bartë barrën e këtij mesazhi hyjnor. Ka qenë vullneti i All-llahut që dërgesën e Vet ta komunikojë pikërisht ky Pejgamber i madh, të cilin e cilësoi me moralin më të lartë ku tha: "Vërtetë, ti (o Muhammed) je në një shkallë të lartë të moralit." (Kur'an: 68:4.).  Sot, ne jemi më se të nevojshëm që t'u tregojmë njerëzve moralin e tij të lartë me të cilin All-llahu e dalloi dhe e lavdëroi Pejgamberin e Tij - Muhammedin s.a.v.s.

 

Ne e dimë se Përëndimi ka patur një imazh të shtrembëruar ndaj Muhammedit s.a.v.s. qysh nga luftërat e kryqëzatave. E paraqitnin si një njeri i cili ka dalur prej Gadishullit Arabik duke pretenduar rrejshëm në profetësi, duke deklaruar se është i inspiruar nga All-llahu, në dorën e tij mbante shpatën duke i prerë kokat e njerëzve kurse çdo grua të bukur që shifte, e merrte për vete, adhuronte një gurë të zi në Mekke, e shumë e shumë shpifje dhe trillime të tilla, të cilat i shpifën të krishterët gjatë kryqëzatave dhe pas tyre. Akoma këto përfytyrime të rrejshme e të falsifikuara që nuk përkojnë me realitetin, veprojnë në mendjet e shumicës së përëndimorëve, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe ata që i botuan dhe i ribotuan këto karikatura në disa gazeta evropiane. Ata e konsiderojnë Muhammedin s.a.v.s. si një njeri i luftës, xhelat dhe amoral duke e paraqitur me bombë mbi çallmën e tij, duke kidnapuar e grabitur gra të bukura dhe fëmijë të vegjël…

 

Për këtë shkak, është obligim i ynë si musliman, t'i paraqesim botës mbarë, imazhin e vërtetë të Pejgamberit, Muhammed s.a.v.s. dhe misionin e tij. Ne muslimanët, të cilët kemi arritur numrin në 1 miljard e 300 milion e më tepër, nuk patëm mundësi deri më sot që t'u komunikojmë botës si duket islami e vërtetë. Nuk kemi arritur gjer me sot, që t'u paraqesim njerëzve në mbarë botën një pasqyrë reale për Pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. Ky është një obligim kolektiv për të gjithë ne (farzi kifajeh). Shumë pak përëndimorë kanë lexuar biografinë e ndritur të Pejgamberit s.a.v.s., të cilët qenë mahnitur e fascionuar me jetën e tij. Prej tyre kishte që besuan në Profetsinë e tij dhe pranuan fenë islame dhe thonin: Sa fe e bukur qenka kjo. Sikur t' kishte burra…

 

Shumë njerëz në të kaluarën por edhe sot përqafuan Islamin, mirëpo kishte edhe të tillë që e çmuan dhe besuan profetsinë e Muhammedit s.a.v.s., por nuk pranuan Islamin. Nga mesi i tyre ishte edhe filozofi i njohur britanez Tomas Korlajf, i cili kishte shkruar një libër me titull "Heronjët". Në këtë libër Pejgamberin Muhammed s.a.v.s. e ka përshkruar si një hero të vërtetë në pamjen e Profetit. E ka paraqitur Resulullahun s.a.v.s. si shembullin më të lartë në heroizmin e të gjithë Pejgamberëve. Në këtë libër ka treguar gjëra madhështore rreth të Dërguarit të All-llahut, duke iu drejtuar atij që dyshon në profetësinë e tij me këto fjalë: "çfarë kërkon ti nga ky Profet i cili për ty ndërtoi një pallat shumë të madh e të fuqishëm që mund të zë me mijëra njerëz dhe të jetë i qëndrueshëm për qindra vjet? çfarë dëshmie kërkon nga ai se është Profet, ku All-llahu bëri që nëpërmjet tij, të udhëzohen miliona e miliona njerëz? Akoma shumë njerëz edhe në ditët e sotme, përqafojnë fenë e tij. Bashkësia e tij (ummeti) është prej bashkësive më të mëdha në sipërfaqen e tokës dhe që i përkushtohen më së shumti fesë së tyre.

   

Po ashtu ndër të tjera tha: "Atëherë le ta dinë njerëzit se shembulli i heroit është si shembulli i të hollave të falsifikuara që kalojnë në shumë duar të ndryshme derisa të verifikohet e kuptohet se janë falso, mirëpo askush nuk mund ta ngrejë kokën me të."

 

Dr. Jusuf Karadavi gjatë hutbes së tij potencoi se shumë pak përëndimorë kanë njohuri të sakta rreth personalitetit të Muhammedit s.a.v.s., pasiqë atyre u është mundësuar të lexojnë biografinë e pastër të tij, të thellohen në njohjen e jetës dhe veprës së tij larg çdo paragjykimi…..  mirëpo shumicës prej tyre nuk u është mundësuar një gjë e tillë. Ne si musliman, nuk u kemi mundësuar sa duhet, nuk iu kemi dhënë rastin e duhur për ta mësuar biografinë e pastër të Pejgamberit s.a.v.s., prandaj të gjithë ne (muslimanët) jemi përgjegjës para All-llahut për humbjen dhe lajthitjen e këtyre popujve. Nuk ua kemi percjellur sa duhet madhështinë që përmban mesazhi i Muhammedit s.a.v.s.

 

Pejgamberi s.a.v.s. pa dyshim është njeriu më i madh i mbarë njerëzimit në të gjitha aspektet, ashtu siç kishte thënë edhe Abbas Akkadi (All-llahu e mëshiroftë) në librin e tij "Gjenialiteti i Muhammedit a.s".

 

Aishja (r.a.), bashkëshortja e tij pati thënë se morali i tij ishte Kur'ani, që do të thotë se kush dëshiron të mësojë në hollësi rreth moralit të Muhammedit s.a.v.s. le të lexojë Kur'anin…

 

Lexo me kujdes virtytet e besimtarëve në fillim të kaptinës El-Enfal, vetitë e të devotshmëve në fillim të kaptines El-Insan, cilësitë e bëmirësve në kaptinën Edh-Dharijat apo cilësitë e të zotëve të mendjes (ulul el-bab) në kaptinën Er-Ra'd.

 

Lexoje me vëmendje biografinë e Muhammedit s.a.v.s., do ta gjesh atë me të vërtetë si një Kur'an të gjallë, shpjegues i vërtetë dhe praktik i Kur'anit. Jeta e tij në përgjithësi ishte në përputhshmëri të plotë me Kur'anin. Nuk kishte kurrfarë ndarje në mes personalitetit dhe biografisë së tij, në mes jetës së tij praktike dhe Kur'anit, ngase në të kundërten armiqët e tij do të gjenin pretekst për ta kundërshtuar e do t'i thonin: o Muhammed, ajo çfarë vepron ti bie ndesh me mësimet që përmban libri yt (Kur'ani)?!.. mirëpo askush nuk bëri një gjë të tillë, për shkak se ai pa kurrfarë dyshimi kishte pamje reale të moralit kur'anor.

 

Ndërsa sa i përket moralit të këtij Pejgamberi madhështorë, dr. Jusuf Karadavi tha: "Morali dhe sjellja e tij është shembull për mbarë njerëzimin, për të fuqishmit dhe të dobëtit, për ndihmuesit dhe kundërshtarët, për njerëzit e afërm dhe të largët, për muslimanët dhe jomuslimanët. Ishte më i sjellshmi me familjen e vet, po ashtu ishte më i sjellshmi edhe me të afërmit e tij, me njerëzit e largët, bile edhe me ata që e urrenin…Me të vërtetë është shembull i gjallë dhe në gradën më të lartë të përsosmërisë njerëzore në të gjitha këto raporte, saqë edhe me shërbëtorët e tij."

 

Tregon Enesi (r.a.) në fund të jetës së Muhammedit s.a.v.s.: "I kam shërbyer Pejamberit (s.a.v.s.) 10 vite të plota e ai asnjëherë nuk më tha as "uf". Asnjëherë nuk më qortoi për një punë që e pata bërë, pse e bëre atë, e as për diç që se pata bërë, pse se bëre?! Por thoshte: "Ajo që është kader (e përcaktuar) do të ndodhë." Ndodhte që ndonjëherë ta zemëronin ndonjë nga shërbëtorët e tij, e ai vetëm e shikonte dhe thonte: Pasha All-llahun, sikur të mos ishte hakmarrja Ditën e Kijametit, do të ndëshkoja me këtë misvak… jo me thupër e as me kërbaq.

 

Dr. Karadavi në vazhdim potencoi edhe këtë: "Pejgamberi i All-llahut jetonte sikur Dita e Gjykimit të ishte prezente tek ai, jetonte në këtë botë me zemër të banorëve të ahiretit, këmbët e tij ecnin nëpër tokë, kurse shikimin e drejtonte kah qielli… Komunikonte dhe ishte në kontakt me njerëzit, mirëpo zemra e tij ishte e lidhur me Krijuesin…Kishte sjellje shumë të mira edhe me shërbëtorët dhe njerëzit më të ulët. Për këtë, sahabet e tij tregonin se i Dërguari i All-llahut askënd kurrë nuk e kishte rrahur (goditur) me diçka, as ndonjë bashkëshorte, shërbëtorë apo kafshë…

 

"Morali i tij ishte gjithëpërfshirës i cili përfshinte tërë jetën, dhe nga madhështia e këtij morali ishte se posedonte një moral stabil. Ekzistojnë njerëz të cilët me ndryshimin e gjendjes së tyre, ndryshon edhe morali e sjellja e tyre. Ndryshe sillen kur janë të pasur e ndryshe kur janë të varfër, ndryshe kur janë në vështirësi e ndryshe në lehtësi… kurse Muhammedi s.a.v.s. gjithnjë qëndronte stabil në moralin dhe sjelljen e tij, si gjatë paqës ashtu edhe gjatë luftës. Nuk ekzistonte tek ai ajo çfarë thonë përëndimorët se "qëllimi justifikon mënyrën-mjetin", jo, ai nuk pranonte vetëm se qëllimin e ndershëm dhe mjetin e pastër.  Nuk pranonte kurrë që të afrohej pranë Krijuesit në mënyrë të padrejtë, ngase All-llahu është i mirë dhe nuk pranon vetëmse të mirën. Politika ishte në korelacion me moralin e tij, e po ashtu edhe lufta, ekonomia dhe shkenca...të gjitha ishin në përputhje me moralin e tij.  

 

Më pastaj dr. Karadavi foli edhe për emanetin (besnikërinë) e tij, ku ndër tjerash tha: "Idhujtarët mekkas nga Pejgamberi s.a.v.s. kërkuan siguri dhe garanci që mallin dhe pasurinë e tyre mos t'ua marrin kur të kthehen prej Medines në Meke. Atëherë, kur All-llahu i dha leje që të shpërngulet, e mbajti fjalën që u kishte dhënë atij populli të cilët e kishin maltretuar në mënyrën më barbare dhe e kishin persekutuar e larguar nga vendi më i dashur i All-llahut dhe vendi më i dashur i tij (Mekka), e kishin bërë lloj-lloj veprime të shumta për t'i penguar njerëzit nga rruga e vërtetë. Pejgamberi i Zotit kishte mundësi që si shkëmbim të asaj që vepruan idhujtarët t'ju konfiskojë gjithë pasurinë e tyre, por ai nuk bëri një gjë të tillë. Obligoi Aliun r.a. që t'ju kthente amanetin të zotëve të tyre... e quajtën Emin-besnik qysh në rininë e tij...

 

"Dr. Karadavi në fund theksoi se nga madhështia e moralit Muhammedan është se ai kishte një moral të barazpeshuar, i jepte çdo sendi hakun e vet. Kryente për mrekulli obligimet që kishte ndaj All-llahut, ndaj vetvetes dhe të tjerëve duke iu drejtuar muslimanit se ka për obligim që t'ia jep hakun Zotit të tij, trupit, familjes, bashkëshortes, pra me një fjalë duhet t'ia jep çdo sendit hakun e vet. Prandaj ishte prej atyre që më së shumti e adhuronte All-llahun, por në të njejtën kohë i kryente edhe obligimet që kishte ndaj grave të veta, shokëve dhe të gjithë njerëzve në përgjithësi. Jeta e tij ishte në balancim të plotë në mes anës ezoterike dhe ekzoterike, në mes trupit dhe shpirtit, kësaj botë dhe botës tjetër.

 

Ky pra është Pejgamberi s.a.v.s. i cili plotësoi të gjitha normat e moralit të mirëfilltë dhe tha: "Vërtetë jam dërguar që të përsosë normat e moralit (tuaj)".                                                                                          

 

Hytbe e mbajtur në Doha, Katar, 10.02.2006

 

Përktheu nga gjuha arabe  

Enes ef. Koshi

 

 

 

 

08.03.2006.islamgja kova.net  

E identifikuar
uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 01-07-2008, 18:11:39 »
Citojeni

Jusuf Kardavi në peshoren e sheriatit

Përmbajtja:



- Hyrje
- Jusuf el-Kardavi
- Përcaktimet e Kardavit
- Kardavi dhe Selefitë
- Toleranca ndaj pasuesve të Bidatit
- Bashkëpunimi në atë që përputhemi
- Kuptimi i prioriteteve te Kardavi
- Kardavi dhe rruga e mesme
- Kardavi dhe transmetimet nga Sunneti
- Shikimi i Allahut te Kardavi
- Ndarja e Sunnetit në Sunet legjislativ dhe jolegjislativ
- Mendimi i Kardavit në lidhje me cilësitë e All-llahut
- Kardavi dhe veçoria e lartësisë së All-llahut
- Kardavi mendon se nuk duhet të flitet rreth cilësive të All-llahut
- Kardavi dhe mosbesimtarët
- Kardavi mosbesimtarët [të krishterët] i konsideron prej vëllezërve tanë
- Kundërshtimi i termit “xhizje”
- Bazuar në qytetërim, te Kardavi pasuesit e Librit janë muslimanë
- Kardavi shfaq dashuri ndaj jobesimtarëve
- Kardavi i respekton fetë e tyre të devijuara
- Lufta jonë kundër çifutëve nuk është për shkak të besimit të tyre
- Qëndrimi i Kardavit kundrejt Rafidave/Shi’itëve
- Kardavi dhe Sufitë
- Fetva e çuditshme
- Fetvaja më e shpeshtë dhe më e rrezikshme është fetvaja në lidhje me lejimin e të uruarit të krishterëve kërshëndellat dhe vitin e ri
- Kardavi dhe çështjet e femrës
- Kardavi dhe zgjedhja e tij për zbulimin e fytyrës dhe duarve të femrës
- Të Kardavi femra ka të drejtë të votojë dhe të kandidohet
- Kardavi përkrah përzierjen e meshkujve dhe femrave
- Kardavi e lejon përshëndetjen me dorë me femrat e huaja
- Kardavi lejon që muslimanja të aktrojë
- Shembuj të tjerë të lëshimeve në fetva
- Lejimi i lëshimit të rrobave nën nyejt e këmbëve
- Pohimi se lëshimi i mjekrës nuk është detyrë
- Lejimi i këngës, muzikës dhe filmave
- Këshilla e fundit.... për me shum shikone linkun
http://mburoja.net/personalitete/kardavi/kardavi-ne-peshoje.html
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |