Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikEse Islame (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati)INTERESIMI I ISLAMIT PER FAMILJEN


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: INTERESIMI I ISLAMIT PER FAMILJEN  (E lexuar 220 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sedati

Shiko profilin
« më: 13-05-2006, 09:23:25 »

INTERESIMI I ISLAMIT PER FAMILJEN
 
Familja eshte nje grup i vogel,i perbere prej burrit,gruas dhe femijeve ndersa shoqeria eshte grupi i ketyre familjeve,te cilat ne shtrirjen e tyre horizontale formojne popull ndersa ne ate vertikale formojne histori per ata qe vijne pas tyre.
Islami i ka kushtuar rendesi te madhe familjes sepse te qenurit e saj ne rregull nenkupton te qenurit e jetes ne rregull.Poashtu edhe e kunderta e saj nenkupton nje gje tille (mosqenia e saj ne rregull dtth mosqenia e jetes ne rregull.)
Mu per kete,gjejme Kur'anin dhe Sunnetin -si dy burime bazore te Islamit- t'i kene kushtuar rendesi te madhe familjes,duke mos lene te vogel e te madhe qe ka te beje me familjen pa e sqaruar ne hollesi; duke filluar nga bazat e formimit te saj,shkaqet e vazhdimesise ,menyren e praktikimit te saj dhe obligimet reciproke ne mes anetareve te saj.Meqe dy bashkeshortet,burri e gruaja,pasqyrojne berthamen e familjes,shohim se Islami bashkeshorteve u kushton rendesi te madhe sepse ata jane protagonistet kryesor ne koordinimin e familjes dhe edukimin e saj me nje edukate,ne te cilen interesi personal,cilesite e huliganizmit e vrazhdesise jane te refuzuara qysh ne start.Me te familja zhveshet nga 'shiblat"(njollat) e injorances,paditurise,krimit derisa arrin te behet nje familje fisnike e cila me vone do te jete baze e nje shoqerie te ndershme e te lumtur.
Bazuar ne keto fakte,Islami parashtroi rendesine e marteses dhe nxiti ate ne shpirterat e dy gjinive;si ndjenje se njeri per tjetrin eshte i domosdoshem dhe plotesues.Mu per kete gruan e beri pjese te burrit ne menyre qe te jemi te vetedijshem se dic asnjeher nuk mund te pavaresohet e te mos kete nevoje per pjesen e vet andaj nisur nga keto parime burri nuk mund te paramendohet pa grua.Ndersa burrin e beri baze per gruan per t'ia bere me dije njeriut se nuk mund t'i ike asgje bazes se vet.Thote Allahu s.w.t"Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t'u qetësuar pranë saj…"(A'raf 189).
Veta ose nefsi eshte Ademi a.s ndersa pala (shoqja) eshte Hava.Kurani ne rreshtat e vet potencon se bashkeshortet jane  shprehje qe nenkuptojne nje unitet,pajtueshmeri dhe lidhje ndijore(shqisore),veprore,shpresore dhe mirkuptimi.Thote Allahu s.w.t"..ato janë prehje(mbulese) për ju dhe ju jeni prehje për ato.."(Bekare 187).
Nga ajeti nenkuptojme se bashkeshortet jane sikur nje trup i vetem ,te cilin e mbulon nje rrobe e vetme.
Kurani famelarte ve ne pah lidhjen natyrore ne mes dy bashkeshorteve ,madje duke e bere si shenje  e ekzistimit te Allahut s.w.t dhe shenje e begative te Tij te shumta.Thote Allahu s.w.t"Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (Rrum 21).
Allahu s.w.t e nderoi njeriun e nuk e beri si krijesat tjera,natyren e te cilave e percaktoi te palogjike.Jetes se njeriut i caktoi ligj,qe e ruan nderin e tij (si krijese e vecuar) duke e larguar nga skandali seksual per ta ruajtur nderin e tij e keshtu edhe kerametin (vleren) me te cilen u shqua njeriu;duke bere lidhjen mes gruas e burrit lidhje te ndershme ,lidhje te bazuar ne pajtimin e te dyve ,me akt(kurore-niqah) i cili permban oferten dhe pranimin ,deshmitaret qe te deshmojne per bashkeshortesine e tyre si dhe mehrin  si garance per te drejten e gruas ne menyre qe te vazhdoje drejtesia mes tyre.
Keshtu islami familjes ia jep vendin e merituar duke ruajtur trashegimine(pasardhesit)nga humbja ,gruan nga amorali dhe duke rrethuar jeten bashkeshortore me mure te meshires ,dashurise ,mirkuptimit e ndersjelljes.Keto cilesi personifikojne familjen e cila jeton nen butesine ëmore(nenore) dhe perkujdesjen aterore.
Pejgamberi a.s nxiti per martese dhe ndaloi braktisjen e ketij institucoini te shenjte ne jeten e njeriut.Buhariu dhe Muslimi transmetojne nga Enesi r.a i cili thote :erdhen tre veta ne shtepite e grave te pejgamberit a.s te pyesin per ibadetin e pejgamberit a.s.Kur u informuan me te,ndien ne vete se sikur ata kane bere pak andaj thane:ku jemi ne ne raport me pejgamberin a.s,te cilit i jane falur mekatet e meparshme dhe ato te mevonshmet.Atebote tha njeri prej tyre:sa me perket mua(tash e tutje) do te falem tere naten.Tjetri tha:une do te agjeroj (cdohere) e nuk do te ha (prishi agjerimin kurre),ndersa i treti tha:une do tiu largohem grave e nuk do te kam mardhenie me to.
Erdhi pejgamberi a.s e tha:ju jeni ata qe thate keshtu e keshtu?Vallahi une me se shumti ia kam friken dhe drone Zotit por une agjeroj e ha ,falem e pushoj(flej) dhe martohem me grate(kam mardhenie).Kush i largohet sunnetit tim nuk eshte prej meje".
Muslimi transmeton se pejgamberi a.s ka thene:dunjaja (e tera) eshte knaqesi ndersa knaqesia me e mire e saj eshte gruaja e sinqerte".Pejgamberi a.s poashtu thote"besimtari nuk eshte shperblyer me ndonje te mire me te madhe,pas takvase-devotashmerise ndaj Allahut,sesa gruan e ndershme,te cilen kur e urdheron e respekton,kur e shiqon e gezon ,kur i betohet per dic e permbush(betimin me sinqeritet) ndersa kur eshte larg saj e ruan veten e saj(nderin e tij) dhe pasurine e tij".(ibni Maxhe.Ne Zevaid thuhet se ne senedin e tij eshte Ali iben Zejd el Xhud'an i cili eshte i dobet dhe Uthman ibn ebi Atike,per te cilin polemizohet.Hadithi n e transmeton edhe Nesaiu nga ebu Hurejrete por ka heshte -duke mos treguar rangun e tij-.Hadithi ka perforcues-shahid- nga hadithi i Abdullah ibni Omerit r.a.Allahu e di me se miri!)
Pejgamberi nxiti martesen e hershme per mashkullin dhe femren,ne menyre qe ti eliminoje pasojat negative te cilat i sjell dashuria e shfrenuar dhe ilegale.Mu per kete thote pejgamberi a.s"nuk kemi pare dic  me te mire per dy te dashuruar sesa martesen".(ibni Maxheh.Ne librin ez Zevaid thuhet se senedi i tij eshte sahih dhe trasnmetuesit jane te besueshsem.Per me shume shiqo komentimin e haditheve te ibni Maxhes nga Sendiu).
Poashtu thote pejgamberi a.s"o turme e te rinjve! Kush ka mundesi prej jush per martese le te martohet sepse ajo(martesa) ule shiqimet,ruan organet e kush nuk ka mundesi atehere le ta agjeroj sepse ai (agjerimi) per te eshte mburoje".
Pejgamberi a.s porositi per martese per te gjithe,e ne vecanti per ata qe kane mundesi. Ne nje hadith tjeter thote pejgamberi a.s"kush eshte ne gjendje qe te martohet (ka mundesi materiale) por nuk martohet ,ai nuk eshte prej meje".
Ky vertet eshte nje kercenim i qarte per ate qe ka mundesi te martohet por nuk martohet,madje per te tillin,qe ka mundesi te martohet por nuk martohet tha se eshte prej vellezerve te shejtanit dhe prej njerzve me te keqinje.Martesen e konsideroi si shenje e dashurise  ndaj tij a.s.Thote Muhammedi a.s " kush e deshiron natyrshmerine time le te veproje sipas  sunnetit tim,dhe prej sunetit tim eshte martesa".
Pejgamberi a.s ndaloi cdo mjet,menyre,forme apo veprim qofte,i cili te shpie ne shuarjen e ndjenjes seksuale.Nje dite i erdhi nje njeri e i tha:A me lejon te tredhem?Tha pejgamberi a.s: agjero( e mos e be ate) dhe kerko nga Allahu nimetet e Tij"
Ndersa sa i perket monasticizmit(murgerise apo kallugjerise),ne islam ajo ka nje kuptim qe ummetit ia siguron nje dobi te madhe e nuk perkufizohet ne largimin nga martesa.Pejgamberi a.s percaktoi kuptimin e murgerise ne islam e tha:cdo ummet ka murgeri e murgeria e islamit eshte xhihadi ne rrugen e Allahut".
Ne porosine e pejgamberit a.s kushtuar Seid el Huderiut thuhet"ke kujdes per  xhihadin sepse ai eshte murgeria e islamit.Mos iu largo dhikrit te Allahut  dhe leximit te kur'anit (kurre) sepse ai eshte shpirti yt ne qiell e dhikri eshte (shpirti yt ) ne toke".
Me kete peejgamberi a.s demanton theniet e atyre qe nuk deshirojne martese,duke ua bere me dije se kjo shkakton ndaljen e prodhimit te races njerzore,per cka muslimanet kane nevoje shume,sidomos ne xhihad.Ata qe braktisin martesen me arsye se jane te varfer ,atyre u themi se kurani ua demanton kete"Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i Gjithëdijshëm."(Nur 32).
Ndersa pejgamberi a.s thote"martoni grate sepse ato u vijne me pasuri (bereqet).
Me kete na u behet e qarte se ummeti islam nuk duhet ta kete per baze gjate marteses pasurine a varferine sepse,sa te varferve qe u martuan Allahu ua hapi dyert e rrizkut e u ben shume te pasur.
Ummeti eshte i obliguar me martese per shume shkaqe:
-Qetesimi shpirteror dhe trupor
-Shtimi i ummeti qe te jete ummet i forte para armiqve te tij.Thote pejgamberi a.s"martohuni me ato qe jane te dashura dhe qe lindin shume se une do te mburrem me ju para ummeteve (tjera) ne diten e Gjykimit".
Vertet,obligim i ummetit,person apo shoqeri qofte,eshte qe ineteresimin e tyre tia kushtojne marteses duke mos lene vend per dyshim nga shejtani apo armiqt( te cilet e duan pakesimin apo shfarsjen e muslimaneve nga dheu.) me pretekst se koha nuk eshte njehere,pasi ti perfundoje studimet ose kur te behem i pasur.
Vertet sadakaja me e mire dhe shpenzimi me i frytshem do te ishte ofrimi ndihme nje te riu qe deshiron te martohet sepse ne kete menyre pakesohen te keqiat ndersa muslimaneve u shtohet forca,nderi e krenaria.
Marre nga revista "el fetwa,nr:100,korrik2001,f.1-2
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  



Radio Live | IRC Chat | Sfonde Wallpapers | Filmime | Lajme | Thashetheme | Albgaleria | Direktoria | Mp3 Shqip | Shqiptare | Shqiptaret | Rezultate Live | Money Online | Big Brother Albania 2 | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | Social News LinksMoz | Balkans | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | MSN Avatars | Privacy |