Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Donte te bënte zina  (E lexuar 72 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 16-05-2008, 00:24:44 »
Citojeni

Një ditë Pejgamberit a.s i erdhi një djalë i ri në pranin e tij. Djali ishte shumë i mërzitur. Djali i thotë Pejgamberit a.s “O i dërguarii All-llahut më jep leje të bëj zina. Tashmë nuk duroj dot. Ata që ishin të pranishëm u nevrikosën shumë nga fjalët që po fliste djali i ri dhe erdhën drejtë tij. Disa filluan ta qortojnë e disa i erdhën afër për ti mbylur gojën. Kishte dhe nga ata që donin ti gjuanin. Por shembulli i mëshirës Pejgamberi a.s jo vetëm që nuk lejoi asnjërin të bënte atë që donte por e dëgjoi djaloshin me vëmendje. Pastaj e thirri pranë tij e uli afër gjunjëve të vet dhe e pyeti: “ A do dëshiroje që një gjë të tillë ta bënin me nënën tënde?
Djaloshi: “Nëna dhe babai dhënshin jetën për ty sigurisht që nuk do doja”
Pejgamberi a.s: “ asnjë njeri nuk do që të bëhet një gjë e tillë me nënat e tyre.
Por nëse do kishe një vajzë a do të doje që dikush të bënte një gjë të tillë me të?
Djaloshi: “ O i dërguari i All-llahut dhënsha jetën për ty sigurisht që nuk do doja”
Pejgamberi a.s: “asnjë njeri nuk do donte që një gjë të tillë tu bënte vajzave të tyre”
Dakord po nëse ke hallë apo teze a do doje që dikush ta bënte  një gjë të tillë më to?
Jo o i dërguar.
A do doje që të bëje zina me motrën e dikujt tjetër?
Jo o i dërguari i All-llahut xh.sh nuk do doja.
Dhe Pejgamberi a.s i mbaroi fjalët e tij kështu: “Asnjë njeri nuk do që dikush të bëjë një punë të tillë me hallën, tezen, motrën e tyre etj..” pastaj Pejgamberi a.s bëri dua për djaloshin e ri.
•••
Disa transmetues thonë se ky djalosh ka qënë një djalë i quajtur Xhulejbib i cili nuk arriinta ta zotëronte veten përballë epshit të tij dhe midis shokëve ë pejgamberit a.s kishte një nam të keq. Por pas kësaj ngjarjeje që ndodhi me Pejgamberin a.s ai ndryshoi komplet. Atij nuk dëshironte askush ti jipte vajzë por me ndërmjetësimin e Pejgamberit a.s atë e martuan. Pak pasi u martua ra dëshmorë në një luftë. Në fund të luftës Pejgamberi a.s pyeti shokët e tij a keni ndonjë mangut? Ata u përgjigjën jo o i dërguar.
Ju nuk keni asnjë mangut por unë kam një mangut tha Pejgamberi a.s dhe shkon tek koka e Xhulejbibit dhe tha: “Xhulejbibi është nga Unë e Unë jam nga Xhulejbibi”.
 
Marrë nga libri pjesë historike nga jeta e Pejgamberit a.s vëllimi 3
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |