Zeri IslamIslami - IslamEse Islame (Moderatore: M.SHKODRANI, sedati)Deklarata e Kryemyftiut të Arabisë Saudite për krizën në Palestinë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Deklarata e Kryemyftiut të Arabisë Saudite për krizën në Palestinë  (E lexuar 127 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« më: 20-01-2009, 15:19:09 »




 

Të gjitha lavdërimet janë për Allahut, Zotin e gjithçkaje që ekziston. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të mirin e Pejgamberëve dhe të Dërguarve të Tij, Pejgamberi ynë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i ndjekin në mirësi deri në Ditën e Fundit.

Në vazhdim:

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime Islamike në Mbretërinë e Arabisë Saudite ka ndjekur me pikëllim dhe dhimbje të madhe atë që ka ndodhur dhe po ndodh kundër vëllezërve tanë në Palestinë, veçanërisht në Gaza; aktet e shtypjes dhe vrasjes së fëmijëve, grave dhe të moshuarve! Dhe kjo është shkelje e asaj që është e shenjtë, është shkatërrim i infrastrukturës dhe institucioneve dhe terrorizim i popullit të pafajshëm. Dhe nuk ka dyshim se ky është një krim dhe shtypje ndaj të drejtave të popullit Palestinez.

Në këtë ngjarje kaq të dhimbshme është obligim për Muslimanët që të jenë në krah të vëllezërve të tyre Palestinezë, t’i ndihmojnë e t’i mbështesin ata, të bëjnë përpjekje për të larguar shtypjen kundër tyre me çdo mjet që të munden, në mënyrë që të realizojnë detyrimin dhe lidhjen e Imanit (që kanë me vëllezërit e tyre).

Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ

“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” [el-Huxhurat, 10]

Dhe Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ

“Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (miq, ndihmues, përkrahës, mbrojtës) për njëri-tjetrin.” [et-Teube, 71]

Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si puna e një ndërtese; secila pjesë e ndërtesës mban pjesën tjetër”, pastaj ai lidhi gishtat e tij me njëri-tjetrin.” [transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi]

Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë gjithashtu: “Shembulli i besimtarëve në marrëdhëniet, dashurinë dhe mëshirën që kanë mes veti është si shembulli i një pjese të trupit në raport me pjesën tjetër të tij; nëse një pjesë e tij sëmuret, atëherët i gjithë trupi vuan nga ethet dhe dhimbja.” [transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi]

Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë gjithashtu: “Muslimani është vëllai i Muslimanit; ai nuk e dhunon atë, as nuk e mashtron, as nuk e dorëzon tek armiku dhe as nuk e përbuz atë.” [transmetuar nga Muslimi]

Ndihma këtu përmbledh shumë gjëra - në përputhje me aftësitë, në varësi të situatave - qoftë ajo intelektuale ose fizike apo qoftë nga Muslimanët në përgjithësi nëpërmjet pasurisë, ushqimit, medikamenteve, veshmbathjeve etj, apo qoftë nga Kombet Arabe Islamike, nëpërmjet lehtësimit dhe mundësimit të mbërritjes së ndihmës tek ata dhe duke mbajtur një qëndrim të sinqertë për çështjen e tyre, si dhe duke e përkrahur çështjen e tyre nëpër tubime, seminare dhe konferenca ndërkombëtare. Të gjitha këto janë nga mënyrat e bashkëpunimit në mirësi dhe devotshmëri - gjë që është e urdhëruar në thënien e Allahut të Lartësuar:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri...” [el-Ma’ide, 2]

Gjithashtu, prej atyre mënyrave është dhënia e këshillës së sinqertë atyre [Muslimanëve në Palestinë] dhe drejtimi i tyre tek ajo që është e mirë dhe e dobishme për ta. Dhe më e madhja prej tyre është të bërit dua gjatë gjithë kohës që fitneja e tyre të marrë fund, fatkeqësia e tyre të marrë fund, gjendja e tyre të rregullohet dhe fjalët e veprat e tyre të përmirësohen.

Këtu, ne gjithashtu i këshillojmë vëllezërit tanë në Palestinë që të kenë frikë Allahun e Lartësuar dhe të kthehen te Ai, ashtu siç i këshillojmë ata që të jenë të bashkuar tek e vërteta dhe t’i lënë mënjanë ndarjet dhe përçarjet e të mos i japin shansin armikut, i cili po e shfrytëzon këtë [gjendje në të cilën ndodheni] për të vazhduar armiqësinë dhe shtypjen.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje dhe u ritheksojmë vëllezërve tanë që të marrin ato masa që do të sjellin mënjanimin e dhunës që është drejtuar për në tokat e tyre - duke patur sinqeritet të plotë për Allahun e Lartësuar - në të gjitha veprimet e tyre dhe të kërkojnë Kënaqësinë e Tij, të kërkojnë ndihmën e Tij me vepra të mira, me namaz dhe duke u këshilluar me dijetarët dhe njerëzit e urtësisë në të gjitha çështjet e tyre. Me të vërtetë, ajo është rruga e lehtësimit dhe qëndresës së patundur.

Poashtu, ne u bëjmë thirrje intelektualëve kudo në botë dhe konferencave ndërkombëtare që të hedhin sytë tek kjo katastrofë - me një shikim të thellë, me intelekt e paanshmëri - që komunitetit Palestinez t’i jepen të drejtat e tij, t’i jepet fund shtypjes së tij dhe që ata të jetojnë një jetë dinjitoze. Dhe në të njëjtën kohë ne i falenderojmë të gjitha ato kombe dhe individë që kanë filluar t’i ndihmojnë e t’i mbështesin ata.

Ne i lutemi Allahut me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta që Ai ta largojë dëshpërimin nga ky Umet dhe që Ai ta forcojë Fenë e këtij Umeti, ta ngrejë lart fjalën e tij, t’i ndihmojë miqtë e Tij dhe t’i poshtërojë armiqtë e Tij, t’ua hedhë atyre komplotet që ata i kanë thurur vetë dhe t’i ruajë Muslimanët nga e keqja e tyre. Vërtet, Ai është Mbrojtësi, Ai është i Plotëfuqishëm për të gjitha këto.

Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjitha ata që i ndjekin në mirësi deri në Ditën e Fundit.

Shkëlqesia e tij, Myftiu i madh i Arabisë Saudite, Kryetari i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ali-Shejkh
Anëtar i Këshillit të Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime Islamike
5 Muharrem 1429

Publikuar në gazetën el-Medine
Burimi: al-madina.com/node/89303
Përktheu nga anglishtja: Alban Malaj
E identifikuar
klevis2000
Musliman Krenar
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 532


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 26-02-2009, 10:11:59 »

Mire thuaj Myftiut por kane harruar catine e Islamit prandaj na ka rene mjerimi.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Sa dite do te argjeroni
  • Dot 1 dite
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot me shume se 3 dite
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot te gjithe muajin (inshallah)
  • 20 (80%)
  • -
  • Dot nuk e kam vendosur akoma
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot asnje dite
  • 4 (16%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor