Zeri IslamIslami - IslamEse Islame (Moderatore: M.SHKODRANI, sedati)Armiqësia hilet dhe kurthet e shejtanit.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Armiqësia hilet dhe kurthet e shejtanit.  (E lexuar 141 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 224



Shiko profilin WWW
« më: 10-06-2009, 18:40:13 »

“O njerëz! Pa dyshim premtimi I All-llahut është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtroj kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për All-llahun.”“Me të vërtetë shejtani është armik për ju, prandaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur”. (Fatir 5-6)“Me të vërtetë shejtani ka një pjesë tek njeriu dhe jeleku ka një pjesë tek njeriu. Pjesa e shejtanit thërret njeriun për të bërë keq dhe i përgënjeshtron të vërtetën. Ndërsa pjesa e melekut  e thërret për të bërë mirë dhe vërteton të drejtën. Kush gjen diçka nga kjo e melekut ta dijë se e ka nga All-llahu xh.sh dhe ta falënderojë All-llahun xh.sh. Dhe kush gjen diçka nga tjetra (e shejtanit) të mbështetet tek All-llahu xh.sh.
 

Ibn Abbasi r.a thotë:Shejtani hyn në zemrën e njerëzve  dhe të xhinëve dhe jep vesvese. Kur përmendet All-llahu xh.sh del me një herë nga zemrat.Pejgamberi a.s thotë: `Unë jam dërguar si thirrës dhe si tregues i rrugës së vërtetë. Por nga ana e udhëzimit nuk kam gjë në dorë. Shejtani është krijuar për keq por edhe ai nuk ka gjë në dorë për devijimin e njeriut. Pra shejtani vetëm se zbukuron të këqijat përveç kësaj nuk ka gjë tjetër në dorë. Atëherë njeriu duhet ta largojë vesvesin nga vetja dhe duhet të luftoj kundra armikut të tij me seriozitet. Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh thotë: “Shejtani është armiku juaj i hapur prandaj dhe ju mbajeni armik atë.”(fatir 6)I mençuri duhet ta dijë kë ka mik dhe kë ka armik. Të lidhet mirë pas mikut e të largohet prej armikut.                

“Thuhet se shenjat e të paditurit janë katër.

1-      Nervëzimi pa vend
2-      Të kapurit pas epsheve në rrugë të gabuar.
3-      Harxhimi i pasurisë vend pa vend
4-      Të mos arrijë të dallojë mikun nga armiku “Pra në vend që ti bindet All-llahut xh.sh i bindet shejtanit të mallkuar, sa gjë e keqe është kjo.Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh thotë: “A do të merrnit  atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtje në vendim tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar është ky për keqbërësit.”                

Shenjat e të mençurit janë katër:

1-      Ti tregojë mirëkuptim të paditurit.
2-      Tërheqja e epsheve nga gabimet
3-      Shpenzimi i pasurisë në vendin e duhur.
4-      Të ndajë mikun nga armiku Vehb b. Munebbih transmeton;Një herë takohet shejtani me Jahjan të birin e Zekerijas a.s. Jahja i thotë më trego natyrën e njeriut.Shejtani e tregoi në këtë mënyre;Një grup njerëzish janë sikur ju, janë larg  gjynaheve. Atyre nuk mund tu bëjnë asgjë.Ndërsa një grup tjetër janë sikur topi i fëmijëve. Me këtë grup bëjmë çfarë të duam por këta ia lëmë epsheve të tyre se këta u mjaftojnë. Kurse grupi i tretë është më i vështiri për ne sepse merremi me to dhe i mashtrojmë por sa mbarojmë punë më ta bëjnë tevbe dhe na e çon mundin kot. Shkurtimisht  nga ky grup as shpresën nuk e humbim por as qëllimit nuk ia arrijmë. Mendimtarët mysliman thonë se shejtani hyn tek njeriu në 10 mënyra.(njëri prej këtyre thotë:

1.       E pash shejtanin duke ardhur drejt meje me zell të madh për punët e këqija. Pastaj thash si mund ta ndaloj me cilin ajet mund të gjej forcë. All-llahu thotë; “Risku i çdo krijese  që ecën mbi tok është nga All-llahu xh.sh”.(Hud/6)
2.       E pash duke ardhur me jetën dhe veprimet e shumta, për këtë gjeta forcë në ajetin;“Asnjë nuk e di se ku do të vdes”(Lokman/34)
3.       E pash duke ardhur nga rehatia dhe bollëku, për këtë gjeta forcë tek ajeti:“lëri ata të han, të kënaqen dhe shpresa e kotë le ti mbajë ata.”(Hixhr/3)
4.       E pash duke ardhur nga besimi në vete për punët e mira që ka bërë. Për këtë ajeti thotë:“Disa prej tyre do të jenë fatkeq e disa fatlumë”.(Hud/105)
5.       E pash duke ardhur nga mosrespektimi  i vëllezërve besimtarë. Për këtë ajeti thotë:“...fuqia është e All-llahut, e të dërguarit të tij dhe e besimtarëve, mirëpo hipokritët nuk e dinë.”(Munafikun/8)6.       E pash duke ardhur nga smira. Për këtë ajeti thotë:“A mos vallë janë ata që e ndajnë mëshirën e zotit tënd? Jemi ne ata që jua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë...”(Zuhruf/32)
7.       E pash duke ardhur nga hipokrizia (dëshira për tu lavdëruar nga njerëzit) Ajeti thotë:“...kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqëroj askënd në adhurim Zotit të vet”.(Kahf/110)
8.       E pash duke ardhur nga  koprracia. Ajeti thotë:“Gjithçka që keni ju është kalimtare ndërsa ajo që është tek All-llahu është e përhershme”.(Nahl/96)
9.       E pash duke ardhur nga mendjemadhësia. Ajeti thotë:“O njerëz! Në të vërtet, ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek All-llahu është ai që i frikësohet më shumë atij...”.(Huxhurat/13)
10.   E pash duke ardhur nga tamahu i madh. Ajeti thotë;“Nëse një njeri ka frikë ndaj All-llahut. All-llahu xh.sh i tregon rrugë dalje. Do i japi risk nga aty ku nuk e mendon”.(Talak/2-3)

www.edrejta.com
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Kombi apo feja?

Anketa
  • A jeni te pajtimt me kete postim dhe teme qe e bera ?
  • Dot Po
  • 2 (100%)
  • -
  • Dot Jo
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Neutral
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 2
  • Shiko temen

* Sponsor