Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceBiologji dhe KimiEkologji & MjedisEdukimit mjedisor, modeli i realizimit te tij [Teme diplome]
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Edukimit mjedisor, modeli i realizimit te tij [Teme diplome]  (E lexuar 7900 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
mane
« më: 01-07-2010, 02:51:09 »

TABELA E PERMBAJTJES

          Hyrje... 4
1.       Qellimi dhe objektivat:................... ................... ................... ................... ......5
1.1     Edukimit mjedisor,modeli i realizimit te tij................ ................... .......5
1.2     Disa objektiva të përgjithshme që duhet të arrijë edukimi mjedisor                    në shkollë..........................................................................................5
2.       Metodologjia e edukimit mjedisor në shkollë…………………………………..6
     2.1     Realizimi i objektivave përmes veprimtarive mësimore......................6
     2.2    Nxitja tek nxënësit e “kompetences së veprimit për mjedisin“.............7
            2.2.1Dallimi mes të mësuarit që pretendon synimin e ndryshimit të          sjelljes dhe atij që pretendon synimin e edukimit të kompetencës së veprimit........... ................... ................... ................... ...............7
                   2.2.2Përfshirja e nxënësve në aktivitete të drejtuara kah zgjidhjes së problemit.......... ................... ................... ................... ................. .8
           2.3      Edukimi mjedisor në arsimin parauniversitar.... ................... ..............9
2.3.1Korniza kurrikulare........ ................... ................... ................... .. .. 9
2.3.2Programet lëndore.......................................................................9
            2.3.3Programi  i miratuar nga MASH  (2004),.....................................9
2.3.4 Materiale burimore për zhvillimin edukimit mjedisor ne shkolla.10
2.4     Disa prej formave të organizimit të kurrikulës së edukimit mjediso...10
                     2.4.1. Forma kroskurrikulare.... ................... ................... ................... ..10
                     2.4.1.1Modeli Kroskurrikular në bazë klase.  .....................................10
                     2.4.1.2Modeli  Kroskurrikul  me  anë  veprimtarish.............................11
                   2.4.1.3 Modeli Kroskurrikular në bazë shkolle............ ................... .....11
           2.5.    Edukimit mjedisor si lëndë më vehte.............. ................... ...............12
        2.5.1 Trajtimi si një lëndë më vehte.............. ................... ................... 12
   2.5.2 Edukimi mjedisor përfshihet në kontekstin e çështjeve përkatëse                    në disa prej lëndëve...................................................................13
                     2.5.3 Ndërfutja e koncepteve, qëndrimeve të edukimit mjedisor në të gjitha lëndët mësimore................................................................13
2.6.    Roli i mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor në shkollë.............14
            2.7. Metoda dhe teknika të mësimdhënies së Edukimit Mjedisor........... .....16
                     2.7.1. Diskutimi.......... ................... ................... ................... ................ 16
            2.7.2 .Debati............ ................... ................... ................... ................... 17
                   2.7.3. Puna  ne grupe.............. ................... ................... ................ .....18
                   2.7.3.1Elementët që përfshin puna në grupe  të vogla.............. ....... ..19


3.        Konkluzione.................................................................................................20
4.        Referencat...................................................................................................21

Hyrje
Çdo ditë e më shumë  jemi dëshimtarë  të alarmit mbarëshoqëror “Mjedisi në rrezik”. Dukuri të tilla si zvogëlimi i pyjeve, ndotjet  e  shumta  të  ajrit,  tokës,  ujit,  etj.  po ushtrojnë dukshëm ndikim  shkatërrues mbi mjedisin.
Në këtë situatë edukimit mjedisor në shkollë për njohjen dhe ruajtjen e mjedisit  duhet ti  kushtohet rëndësi e madhe. Zbatimi i projekteve dhe planeve informuese, ndërgjegjësuese  dhe edukuese duhen aplikuar sa më shpejt dhe me përgjegjësi,  për të shmangur dhe zgjidhur problemet e shumta, gjithnjë e më prezente  në mjedis.
Edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor përcaktohet si një përparësi e veçantë sidomos edukimi mjedisor i nxënësve, studentëve në nivelet e ndryshme arsimore.
Suksesi  për të arritur objektivin e edukimit mjedisor kërkon  një  proces  mësimor  aktiv, të rinovuar në përmbajtje e në formë, gjë që gjen shprehjen konkrete në përdorimin e metodave,strategjive e teknikave mësimore bashkëkohore ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse.
Kur flasim për një mësimdhënie ndërvepruese  në drejtim të përdorimit të metodave, strategjive dhe teknikave të mësimdhënies që e prodhojnë atë dhe që sigurojnë cilësi të nxëni, duhet të kuptojmë mësimdhënien si një akt dinamik, bashkëveprimi, fleksibël dhe të hapur, midis mësuesit dhe nxënësve, por dhe midis vetë nxënësve, ku të gjithë kanë të drejtë të marrin vendime dhe të zgjedhin rolet që u përshtaten.
Sepse sot flitet dhe diskutohet mjaft për nxitjen e mendimit kritik në shkollë përmes zbatimit të kurrikulës shkollore. Madje, kjo konsiderohet si një nga aftësitë më prioritare të formimit të nxënësve për të patur një qëndrim kritik, reflektiv ndaj koncepteve, dukurive dhe objekteve të ndryshme jetësore.
Në këtë kontekst shkollat dhe arsimi më shumë se kudo mund të kontribuojnë në këtë proces.

1. Qellimi dhe objektivat:
     1. 1. Edukimit mjedisor,modeli i realizimit te tij.
Termi edukimi mjedisor nënkupton procesin e njohjes dhe të qartësimit të koncepteve, zhvillimin e aftësive dhe të qëndrimeve të caktuara, për të kuptuar dhe vlerësuar  ndërveprimet ndërmjet njeriut dhe mjedisit, kulturës së tij dhe mjedisit rrethues bio-fizik.
Edukimi mjedisor synon rritjen e përgjegjësisë individuale në marrjen  e vendimeve  dhe formulimin e një kodi sjelljeje për çështjet që lidhen me cilësinë e mjedisit dhe ruajtjen e tij. Edukimi mjedisor realizohet në dy drejtime kryesore:
        1. Në ndërgjegjësimin e shoqërisë se; mjedisi ndikon mbi individin dhe të gjithë individët me zgjedhjet dhe sjelljet e tyre çdo ditë ndikojnë mbi mjedisin.
        2. Të kuptuarit nga gjithkush se duhet të bëjë çmos dhe të veprojë për të zvogëluar riskun e dëmtimeve që shkaktohen në mjedis ne faktorë të ndryshëm.
Edukimi mjedisor duhet të nisë që në ciklin fillor dhe të vazhdojë gjatë gjithë shkollimit të nxënësve. Edukimi mjedisor në shkollë bën ndërgjegjësimin e nxënësve për të gjitha llojet e shkatërrimeve dhe ndotjeve që po ndodhin sot në planetin tonë dhe ndaj të gjithë gjallesave të tij.
1.   2. Disa objektiva të përgjithshme që duhet të arrijë edukimi mjedisor në shkollë:
• të njohin faktorët e ndryshëm që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht në mjedis;
• të kuptojnë se njeriu ndikon gjerësisht mbi mjedisin në shkallë lokale, kombëtare dhe më tej;
• të jenë të përgatitur  për të analizuar informacionin mjedisor duke mbajtur qendrim kritik ndaj tij;
• të aftësohen për të përshkruar një sistem mjedisor dhe të vlerësojnë ndërveprimet  ndërmjet sistemeve;
• të aftësohen për të nxjerrë konkluzione  nga vëzhgimet  individuale apo analizat e materialeve të ndryshme  burimore, për të gjetur zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e mjedisit;
• të aftësohen për të punuar në grupe pune për të zhvilluar një veprimtari të dobishme mjedisore;
• të zhvillojnë ndjeshmërinë për problemet e mjedisit human dhe natyror dhe aftësinë për pjesëmarrje  aktive në zgjdhjen problemeve  komplekse mjedisore.
2.   Metodologjia e edukimit mjedisor në shkollë:
         2.1. Realizimi i objektivave përmes veprimtarive mësimore
Synimet dhe objektivat e edukimit mjedisor realizohen përmes veprimtarive mësimore, të cilat grupohen në disa elemente bazë, të përcaktuara si pjesë përbërëse të rëndësishme të këtij edukimi. Përshkrimi i elementeve bazë, që bëjnë pjesë në realizimin e edukimit mjedisor janë:
Elementi empirik, kërkon që kurrikulat e e lendeve mesimore t'u mundësojë nxënësve kontaktin e drejtpërdrejtë me mjedisin përmesvëzhgimit, matjes, mbajtjes së shënimeve, interpretimin dhe diskutimin e dukurive të vëzhguara. Veprimtari të tilla  mësimore të edukimit mjedisor zhvillojnë tek nxënësit aftësitë e vëzhgimit, matjes dhe analizës së dukurive të natyrës.
Elementi sinoptik, kërkon që nxënësit gjate procesit mesimor të realizojnë studimin e çështjeve mjedisore në kompleksitet. Kështu përmes edukimit mjedisor nxënësit duhet të kuptojnë lidhjen e pandashme midis përbërësve të ndryshëm të një mjedisi, ndërveprimin dhe ndikimin e ndërsjelltë të tyre.
Elementi estetik, është e rëndësishme që nxënësit të pëlqejnë dhe ndjehen mirë në mjedisin e tyre. Përpara se t'ju mësosh problemet e ndryshme të mbrojtjes së mjedisit nxënësve duhet t'ju japësh mundësinë të zbulojnë kënaqësinë ndaj mjedisit ashtu dhe  dashurinë për të.
Elementi etik, ka lidhje të ngushtë me vetë qëllimet që duhet të kenë programet mësimore të cilat, në përmbajnë të ideve  të formimit tek nxënësit të ndjenjës së përgjegjësisë personale mbi mjedisin dhe përpjekjet për ruajtjen e tij.
Nxënësve  duhet tju shpjegohet që përdorimi i burimeve shumë herë çon në rrjedhje jo të riaftësueshme dhe që reduktimi i dëmeve mjedisore arrihet vetëm në sajë të një planifikimi të menduar të çdo veprimi njerëzor mbi mjedisin.
         2.2 Nxitja tek nxënësit e “kompetences së veprimit për  mjedisin”
Duke tërhequr vëmendjen e nxënësve se për problemet mjedisore duhet të mendohet globalisht dhe të veprohet lokalisht, mundësohet nxitja e nxënësit për të menduar dhe vepruar për problemet mjedisore të zonës.
2.2.1Dallimi mes të mësuarit që pretendon synimin e ndryshimit të sjelljes dhe atij që pretendon synimin e edukimit të kompetencës së veprimit.
Dallimi mes të mësuarit që pretendon synimin e ndryshimit të sjelljes dhe atij që pretendon synimin e edukimit të kompetencës së veprimit është i madh. Vendosja në qendër e ndryshimeve në sjellje shihet si  përdorim i të gjitha mënyrave dhe mjeteve mësimore drejt këtij synimi duke lënë mënjanë e spostuar  marrjen e njohurive dhe vendimeve nga vetë nxënësit në përputhje me detyrat e problemet që kërkojnë zgjidhje. Përqendrimi i të mësuarit vetëm drejt sjelleve të orientuara  e bën të mësuarin moralizues dhe tradicional dhe nuk mundëson përgatitje e aftësi të nxënësve për t'u përballur me problemet e sotme mjedisore dhe për t'i zgjidhur ato. Ndërsa vendosja në qendër të të mësuarit e kompetencës së veprimit është e domdoshme në një kohë që problemet e mjedisit janë pjesë e jetës sonë të përditëshme dhe shqetësim i shoqërisë. Organizimi i nxënësve në aksione konkrete për të korigjuar atë që ka qenë gabim dhe për të mbrojtur mjedisin i përgatit dhe aftëson nxënësit të ndeshen me problemet në mënyrë të ndërgjegjshme dhe konstruktive.
Ç'përfshin brenda vetes termi kompetencë veprimi?
Termi kompetencë veprimi shihet i lidhur me një sërë elementësh  të nevojshëm si: Njohuritë, zotimet, vizionet,shprehitë e veprimit.
Njohuritë  lidhen me njohjen e problemeve, përhapjen e tyre dhe mundësitë për zgjidhje
Zotimet  konsiderohen  si angaxhime, motive të nxënësve për të punuar rreth problemit, dhe që përbëjnë një domosdoshmëri në ndërmarrjen e një veprimi.  Zotimet nuk mund të merren nëqoftëse mungojnë njohuritë.
Vizionet lidhen me njohjen e kushteve në të cilat do të punohet , si dhe cila është perspektiva e ndryshimit që do të arrihet.Vizionet për një jetë të shendetëshme dhe ideale të së ardhmes mendohen si parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e veprimit mjedisor.
Elementi i veprimit nënkupton shprehi e aftësi të fituara gjatë veprimit konkret të të mësuarit dhe pjesmarrjes aktive të nxënësve për zgjidhjen e problemeve.
Kompetenca e veprimit mund të arrihet duke  mbizotëruar në mësim perspektiva vepruese drejt zgjidhjes së problemeve mjedisore. Planifikimi dhe përzgjedhja e aktiviteteve nga vetë nxënësit rreth një problemi mjedisor sugjerohet si një mundësi më tepër në dorën e mësuesit në realizimin e synimeve të edukimit mjedisor. Vetëm kështu nxënësit bëjnë balancimin e njohurive egzistuese me ato të materialeve të reja të zbuluara në rrugën e veprimit, bisedojnë me njeri tjetrin,  këmbejnë mendime dhe materiale dhe  zgjidhin problemet së bashku.
2.2.2Përfshirja e nxënësve në aktivitete të drejtuara kah zgjidhjes së problemit, dhe të vendosura nga vetë ata , shihet si një çështje që përgatit nxënësit  me kompetencën e veprimit mjedisor.
Nxitja tek nxënësit e “kompetences së veprimit për mjedisin” është detyrë e  rëndësishme per te kryer sikurse duhet  edukimin mjedisor . Dhe kjo do të thotë , që përgatitja e nxënësve në edukimin mjedisor krahas të mësuarit për sjellje dhe stile të orientuara jetësore në dobi të ruajtjes dhe mbrojtjes të mjedisit, duhet t'i aftësojë nxënësit për veprimtari në drejtim të zgjidhjes të problemeve mjedisore.


         2.3Edukimi mjedisor në arsimin parauniversitar.
Edukimi mjedisor në arsimin parauniversitar në Shqipëri, përfaqësohet nga një realitet i shpallur dhe i zbatuar synimesh, objektivash, udhëzimesh në kurrikulën zyrtare të arsimit parauniversitar. Dokumentet zyrtare të prodhuara në kuadrin e  reformës  arsimore, synojnë rritjen cilësore të kryerjes së këtij edukimi nëpër shkolla. Ato orientojnë  autorët  e  teksteve,  inspektorët  pranë  drejtorive arsimore rajonale, shkollat dhe mësuesit për të treguar vëmendjen e duhur në  fushën e edukimit mjedisor. Vlen te përmendet këtu:
           2.3.1Korniza kurrikulare
Në kornizën kurrikulare përgatitur nga  IKT ( Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit)për gjimnazin thuhet se:“Kurrikula e gjimnazit duhet të edukojë te nxënësit aftësinë dhe prirjen për të ndjekur një mënyrë jetese dhe për të ndërmarrë veprime për zhvillimin e qëndrueshëm. Nxënësit duhet të aftësohen:
• të zbulojnë  sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në këndvështrime të ndryshme;  të  vlerësojnë  ndikimet e veprimtarisë së njeriut mbi mjedisin;
•  të  studiojnë problemet që lidhen me rritjen e popullsisë, varfërinë dhe urinë;
• të vlerësojnë burimet e ripërtërishme të energjisë dhe kursimin e saj;  
• të studiojnë ndërmarrje  të biznesit dhe teknologjitë që kënaqin parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.”
 Korniza  kurrikulare i sheh studimet për mjedisin si pjesë të rëndësishme të studimit në shkollë të të gjitha lëndëve mësimore.
     2.3.2 Programet lëndore
Programet lëndore për arsimin parashkollor, arsimin e detyruar dhe atë të mesëm parashikojnë detyrime për autorët e teksteve, shkollat dhe mësuesit në drejtim  të edukimit mjedisor.
           2.3.3 Programi  i miratuar nga MASH  (2004),
Programi  i miratuar nga MASH  (2004), për punën edukative me nxënësit e shkollës së mesme, orienton ndër të tjera dhe për zhvillimin e veprimtarive  që  nxitin  edukimin  për  zhvillimin  e  qëndrueshëm  tek nxënësit.
          2.3.4 Materiale burimore për zhvillimin e edukimit mjedisor në shkolla
Materialet burimore në shërbim të edukimit mjedisor të nxënësve në arsimin parauniversitar janë të shumta. Përmendim këtu:Tekstet  mësimore  për  lëndë  të  veçanta  mësimore  si  biologji,  kimi, gjeografi,  sociologji etj. në  të cilat  trajtohen një  sërë çështjesh mjedisore.
         2. 4.Disa prej formave të organizimit të kurrikulës së edukimit mjedisor që mund të realizohen në shkollë.
Praktika shkollore për realizimin e edukimin mjedisor në shkollë njeh si formë më të përhapur të organizimit të kurrikulës për këtë e dukim, formën kroskurrikulare dhe më pak të përhapur realizimin e edukimit mjedisor si te ishte një lëndë më vehte.
       2.4.1. Forma kroskurrikulare
Forma kroskurrikulare nënkupton që edukimi mjedisor i nxënësve të realizohet përmes të gjitha lëndëve shkollore, apo të një grupi lëndësh me të cilat, edukimi mjedisor ka lidhje më të ngushtë.Tre  janë modelet  kroskurrikulare, që mund  të zbatohen.
      2.4.1.1 Modeli Kroskurrikular në bazë klase.  
 Bazohet në  trajtimin e veprimtarive mësimore në  të gjitha  lëndët ose një grup  lëndësh që nxënësit e një klase  studiojnë(Integrimi në kurrikulat lëndore).. Secila nga lëndët e studion mjedisin të lidhur me objektin e saj, kështu p.sh biologjia e studion mjedisin në pikpamjen e shumllojshmërisë së organizmave  të gjalla, kushteve  të  jetesës dhe bashkëveprimit mes tyre; kimia studion substancat që kanë ndikim në mjedis, ndërtimin dhe vetitë e tyre; lëndët sociale trajtojnë problemet e ndërgjegjësimit të  individëve ndaj problemeve  të mjedisit dhe synon që nxënësit  të fitojnë qëndrime dhe  sjellje pozitive mjedisore e kështu me  radhë. Nisur nga fakti që mjedisi, studimi i tij lidhet me disa lëndë drejtoria e shkollës, kërkon nga të gjithë mësuesit që bashkë me bërjen e planit vjetor lëndor për një klasë të caktuar të shënojnë me një simbol të dhënë, p.sh një yll,ato tema mësimore në të cilat studiohen ose ka mundësi në mënyrë të natyrshme të studiohen dhe çështjet mjedisore. Një grup mësuesish që mund të emërohen nga drejtoria e shkollës si skuadra e realizimit të edukimit mjedisor në shkollë, ndihmojnë, ndjekin dhe koordinojnë punën për realizimin e hartës së temave të studimit të mjedisit për secilën lëndë dhe klasë të dhënë.Trajtimi i çështjeve mjedisore në tema të caktuara të lëndëve të ndryshme mësimore duhet të bëhet në mënyrë të natyrshme, në mënyrë që çështja e dhënë  të mos  jetë  një  hallkë  shtesë  në  procesin mësimor  të  një  lënde  të caktuar.
       2.4.1.2 Modeli  Kroskurrikul  me  anë  veprimtarish.
Nënkupton  planifikim  të veprimtarive në bazë shkolle, klase, të inicuara nga tematika e mjedisit, në përputhje me kushtet e klasës, shkollës. Në këtë model e gjithë shkolla në një ditë dhe orë të caktuar merr pjesë në një veprimtari për mjedisin, e cila mund të jetë një aksion për mbjellje pemësh, një takim me një specialist të pyjeve apo të një fushe tjetër mjedisore, shikim i një filmi apo ekspozite për mjedisin etj.
Veprimtari që i përkasin këtij modeli janë të shumta dhe të dobishme por ato nuk mundet që të vetme të realizojnë objektivat e edukimit mjedisor në shkollë, ato duhet të plotësojnë edukimin mjedisor që realizon shkolla sipas modelit kroskurrikular në bazë klase apo sipas modelit si lëndë më vehte.


       2.4.1.3 Modeli Kroskurrikular në bazë shkolle:
Bazohet në të mësuarit me anë të projektit. Shkolla ndërmerr një projekt për një problem mjedisor shqetësues në shkollë/komunitet. Për  realizimin e projektit punon një masë e madhe nxënësish nga klasa të ndryshme brenda orëve të mësimit dhe jashtë tyre, në një periudhë kohore nga disa  javë deri në një vit apo më  shumë. Përmes projekteve mjedisore nxënësit rrisin shkallën e ndërgjegjësimit ndaj mjedisit, e studiojnë mjedisin në formë të integruar dhe formohen si veprimtarë aktivë për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm. Përmes projekteve mjedisore mundësohet integrimi i të gjithë mësuesve dhe i të gjitha lëndëve në trajtimin e një problemi të caktuar mjedisor, çka nënkupton trajtim të problemit mjedisor në të gjitha pikpamjet e nevojshme.
Shumëkush mund të mendojë se ç'mund të bëjnë nxënësit për zgjidhjen e një problemi mjedisor, por një koncept i tillë është i gabuar, sepse një projekt mjedisor i shkollës për mjedisin nuk nënkupton zgjidhje të mëdha e të pamundura për nxënësit, ai nënkupton hapa të vegjël të cilët, janë të dobishëm si për mjedisin ashtu dhe për edukimin mjedisor të nxënësve. Nuk duhet pritur të bëjmë gjërat e mëdha, le të bëjë çdo mësues, nxënës e shkollë gjëra të vogla dhe realiteti mjedisor do të ndryshojë.
          2.5. Edukimit mjedisor si lëndë më vehte.
Trajtimi i edukimit mjedisor si lëndë me vehte është një formë tjetër e realizimit të edukimit mjedisor në shkollë. Kjo nënkupton që edukimi mjedisor të trajtohet si çdo lëndë tjetër në shkollë, në një orar të caktuar javor dhe nga një mësues i vetëm. Në lidhje me format e edukimit mjedisor në shkollë, mund te paraqiten ane pozitive dhe negative:
       2.5.1 Trajtimi si një lëndë më vehte
*Anët pozitive
1. Sigurohet një përshtatshmëri më e mirë midis përmbajtjes dhe metodave të të mësuarit;
2. Mësuesi ka sensin e një përgjegjësie më të lartë ndaj zhvillimit të këtij edukimi;
3. Konceptet dhe aftësitë mund të ndjekin vijueshmërinë nga nivelet fillestare në nivelet sekondare, duke përforcuar eksperiencat paraprake të të mësuarit dhe bërë lidhjet përkatëse me të mësuarit e ri;
4. Koha shpërndahet më mirë që nxënësit të fitojnë njohuritë, aftësitë, qëndrimet duke siguruar një planifikim më të mirë, zbatim dhe vlerësim të rezultateve të nxënësve; Mësuesit janë më të motivuar për ta bërë mirë këtë punë.
*Anët negative
1.   Lënda e edukimit  mjedisor mund të mos marrë statusin si e rëndësishme, dhe kështu mund të ndodhë që të mos sigurojë sasinë e domosdoshme të kohës në dispoziciontë saj.
       2.5.2 Edukimi mjedisor përfshihet në kontekstin e çështjeve përkatëse në disa prej lëndëve
Kjo formë nënkupton që edukimi mjedisor të zerë vend në fusha të ndryshme si p.sh në kimi, fizike, sociologji, shkenca e jetes, etj.te cilat janë vendosur në planin mësimor me qëllime të tjera por, ato mundësojnë në formë të përshtatshme dhe trajtimin e koncepteve, aftësive dhe qëndrimeve të edukimit mjedisor .
*Anët pozitive
1.Vihet theksi më mirë se në rastin kur objektivat e edukimit mjedisor shpërndahen në të gjitha lëndët
2. Mësimi i këtyre lëndëve me elemente të edukimit mjedisor bëhet më interesant dhe i lidhur me jetën; Eshtë më e lehtë përfshirja e fushave që mbulojnë edukimin mjedisor në disa lëndë sesa përfshirja e tyre në të gjitha lëndët.
*Anët negative
1. Riskohet që fushat që lidhen me edukimin mjedisor të mos vendosen në vendet më të përshtatshme;
2. Mësuesit mund të mos jenë të mirë informuar mbi çështje të caktuara të mjedisit, çka i pengon në planifikimin e duhur të këtyre çështjeve në lëndët e zgjedhura; Koha në dispozicion për fushat përkatëse që sigurojnë edukimin mjedisor, mund të mos caktohet në sasinë e duhur të mjaftueshme për to.
       2.5.3 Ndërfutja e koncepteve, aftësive, qëndrimeve të edukimit mjedisor në të gjitha lëndët ose shumicën e lëndëve mësimore të një klase të caktuar.
*Anët pozitive
1. Të gjitha lëndët përfshihen në edukimin mjedisor të nxënësve;
2. Krijohet potenciali i nevojshëm për përforcim.
*Anët negative
1. Çështjet e edukimit mjedisor mund të humbasin për gjatë elementëve të shumë lëndëve;
2. Ka shumë shanse që në lëndë të ndryshme të mbetet pak kohë për trajtimin e çështjeve që lidhen me edukimin mjedisor;
3. Mësuesit nuk shohin përkatësinë e çështjeve të mjedisit në të gjitha lëndët mësimore;
4. Potenciali i përforcimit të aftësive nuk shfrytëzohet në të gjitha rastet .
           2.6. Roli i mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor në shkollë
Roli  i mësuesit/es në edukimin mjedisor shpesh është i ndryshëm sepse ndryshimi i sjelljes është objekt  përfundimtar i edukimit mjedisor. Njohja e këtij  roli  është e rëndësishme dhe e nevojshme njëkohësisht. Duhet nënvizua se në  praktikën e përditshme të përçimit dhezhvillimit të veprimtarisë për edukimin mjedisor në klasë disa role të mësuesit mbivendose dhe ndërthuren.  Megjithatë kjo nuk do  të  thotë se është e pamundur  të  dallohen  apo  të  veçohen  nga  njëri  -  tjetri. Rolet më kryesore dhe  të rëndësishme që merr mësuesi në procesin mësimor janë:
• Lektor
• Organizues  i mësimit
• Udhëheqës  i procesit
• Parter në komunikimin dhe ndërveprimin në klasë
• Motivues
• Vlerësues
Të gjitha këto role që mësuesi ndërmerr dhe formimi  i vlerave dhe qëndrimeve  të  reja  ndaj mjedisit  janë  në  funksion  të  të  nxënit  të nxënësve:
 Mësuesi  drejton  pyetje,  kërkon,  jep  mesazhe  verbale  apo joverbale dhe u përgjigjet atyre.
 Mësuesi  jep  mendime, gjykime dhe nxit  nxënësit  për  të shprehur mendimet, vlerësimet dhe gjykimet e veta.
 Mësuesi  jep këshilla përkundrejt veprimtarive  të kryera nga nxënësit në klasë ose  sipas kërkesave  të vetë nxënësve.
 Mësuesi nxit, shtyn përpara, ndërveprimin mësues nxënës dhe nxënës.
 Mësuesi modelon diskutimet në klasë (duke pranuar, hedhur poshtë, modifikuar ose shtirë subjektin e diskutimit) si një lehtësues i diskutimit ose si një partner i cili luan një rol specifik në diskutim, me qëllim  inkurajimin e ndërveprimit në klasë.
 Mësuesi  lidh  përmbajtjen e kurrikulës me njohuritë  dhe përvojën ekzistuese  jashtë  shkollore  të nxënësve  të  tij.
 Mësuesi pranon reagimet e nxënësve lidhur me problematika të caktuara mjedisore dhe krijon mundësinë që ata të jenë të lirë për të pyetur,  të kërkojnë,etj.
 Mësuesi  pranon  gabimet  e  nxënësve  dhe  i  këshillon  ata vazhdimisht. Ai  inkurajon këmbimin e mendimeve. Çdo nxënës në klasë ka vlerat e veta dhe ai duhet  të ndjehet  i  lirë  të shprehë mendimet. Shprehja e mendimeve  individuale ka më shumë mundësi  të  realizohet kur nxënësit e kuptojnë se është normale të shprehësh një mendim të kundërt me shokun.
 Mësuesi çon më tej opinionet e nxënësve. Ai saktëson thëniet spontane të nxënësve, perifrazon dhe u përgjigjet nxënësve, qartëson atë që është thënë, drejton nxënësit për të bërë pyetje në vazhdimësi,fton ata që të paraqesin me kujdes opinionin vetjak, të përgjithësojnë qëndrimet, të dallojnë mes asaj që është thelbësore dhe jothelbësore etj.
Krijimi nga ana e mësuesit  i mundësive për  t'u përfshirë në veprimtari për mjedisin nuk është thjesht një ndarje e nxënësve në grupe apo një përcaktim detyrash që duhet të kryhen. Mësuesi zgjedh me kujdes grupet  e  nxënësve,  planifikon  veprimtaritë  (si  p.sh.  diskutim, eksperimentim,  debat,  etj),  përcakton  objektivat  mësimore  dhe shoqërore për një grup pune dhe kontrollon përparimin individual të nxënësve,  të nxënit  si grup dhe përparimin  shoqëror.
           2.7. Metoda dhe teknika të mësimdhënies së Edukimit Mjedisor.
Për të transmetuar njohuritë, për të zhvilluar aftësitë, për të kultivuar vlerat dhe qëndrimet e nxënësit nga ana e mësuesit, gjatë procesit të mësimdhënies dhe të  të nxënit përdoren një tërësi  teknikash dhe metodash  në bashkëpunim me nxënësit. Metodat  dhe  teknikat  e  të  mësuarit  janë  procedura  standarde  që përdorin mësuesit në bashkëpunim me nxënësit për paraqitjen dhe për zhvillimin e materialeve e  të veprimtarive mësimore, për  të arritur qëllimet dhe objektivat mësimore.
Përzgjedhja e  tyre është në varësi  të:
 Objektivave që duhet  të arrihen;
 Ngarkesës  së  temës mësimore;
 Nivelit  të nxënësve;
 Interesave që ata kanë;
 Mundësive objektive  të nxënësve;
 Mundësive që ofron  shkolla, etj.
        2.7.1. Diskutimi
Diskutimi  është  një  nga metodat më  të thjeshta  që  përdoret  në  realizimin  e veprimtarive  për mjedisin  në  klasë,  kur është  fjala  për  të mundësuar  procesin  e pjesëmarrjes sa më të gjerë  të nxënësve në mësim. Diskutimi fillon në çastin kur nxënësit  drejtojnë  pyetje  dhe  kur  një nxënës përgjigjet për atë që ka thënë një nxënës  tjetër.  Pra  kjo metodë  është  një përzierje e shpjegimeve mësues-nxënës, e shkëmbimit të pikëpamjeve dhe pyetjeve ndërmjet  tyre. Diskutimi me të  gjithë  klasën  është  një mënyrë  shumë e mirë për mësuesin dhe për nxënësit për  të  zbuluar  se  cilat janë qëndrimet  e  tyre  rreth  çështjeve, fenomeneve dhe koncepteve të ndryshme per problematikat mjedisore. Kjo është shumë e rëndësishme  për  çështjet  e  ndryshme mjedisore  sepse  nxënësit  sa më mirë  t'i njohin problemet mjedisore aq më shumë iu del e nevojshme që të eksplorojnë dhe të analizojnë vetë këto çështje.  
Figura 9.1
Në këtë rast nxënësit janë vendosur përballë njëri tjetrit, si në një rreth të madh. Shigjetat që shkojnë drejt qendrës tregojnë se personi  po  i  drejtohet  grupit  si  një  i  tërë. Kurse  shigjetat  që  i drejtohen  individëve  tregojnë personin  të cilit  i drejtohet  folësi. Vihet  re  se  bashkëbisedimi  dhe  bashkëveprimi  në  këtë  rast zhvillohet kryesisht midis nxënësve ose drejtuar grupit si një i tërë. Roli  i mësuesit në këtë  tip diskutimi është minimal.
       2.7.2 .Debati
Debati  është  një metodë  për  studimin  e  strukturuar  të  temave të veçanta.  Përvetësimi i teknikës së debatit krijon mundësi të shkëlqyera për nxënësit të përftojnë gjuhë të sofistikuar dhe shprehi komunikimi.
Debati i përgatit nxënësit në drejtimet e mëposhtme:
* Aftësitë e mendimit kritik:
 Konsiderimi  i  anëve  të  forta  dhe  të  dobëta  të  pikëpamjeve kundërshtare dhe aftësinë e vënies  së vetes në vend  të  të  tjerëve;
 Njohja e nevojës për të luftuar me konfuzionin dhe çështjet e pazgjidhura;
 Kuptimi i rëndësisë së vlerësimit dhe njohja e vlerave mbi të cilat ata mbështesin gjykimet e tyre;
 Përdorimi  i  gjithçkaje  në  dispozicion  për  zgjidhjen  e  një problemi, kërkimi zgjidhjes më  të mirë;
 Mirëpritja e pyetjeve të mira si një mundësi për zhvillimin e linjës  së mendimit;
 Vlerësimi  i pasojave  të veprimeve, besimeve dhe mendimeve.
* Aftësitë e përgjithshme  retorike
 Mbajtjen gjallë të interesit të dëgjuesve;
 Argumentimi logjik, trajtimi dhe përfundimet;
       2.7.3. Puna  ne grupe
Një nga parimet kryesore të mësimdhënies per te realizuar edukimin mjedisor është krijimi i një mjedisi aktiv në klasë. Por, nëse çdo nxënës do të ishte aktiv në klasë, atëherë në të do të mbretëronte shumë shpejt kaosi. Për këtë arsye, sugjerohet të nxënit ndërveprues, duke organizuar klasën në grupe të vogla nxënësish, të cilët mund të punojnë në harmoni së bashku, të zgjerojnë mënyrat e tyre të të nxënit dhe të krijojnë një atmosferë që karakterizohet nga  shkëmbimi  i  informacionit. Ajo është një teknikë që përdoret gjerësisht në metodën e diskutimit, debatit, zgjidhjes së problemit, zbulimit, projektit, studimeve  të rastit, vrojtimit, etj. Përsa i takon rolit të nxënësve në punën me grupe, mund të themi se ai është  kryesor  jo  vetëm  për  faktin  se  ata  janë  aktivë  dhe  nxjerrin përfundime dhe  realizojnë vetë produkte, por dhe për  faktin  se  ata marrin role të ndryshme siç janë: ai i liderit, moderatorit, kryetarit, etj
Grupet  e  vogla  duhet  të  përmbajnë  jo më shumë se 5-8  nxënës. .
      
 2.7.3.1Elementët që përfshin puna në grupe  të vogla:
• Njohja e një  teme apo problemi  të përbashkët.
• Paraqitja,  shkëmbimi  dhe  vlerësimi  i  informacionit, eksperiencave dhe  ideve.
• Orientimi drejt disa qëllimeve apo objektivave (shpesh sipas përzgjedhjes  së vetë pjesëmarrësve).
• Komunikim gojor  racional dhe emocional per tematiken ne fjale.
 
figura 10.1
Mjaft i rëndësishëm është roli i mësuesit në realizimin e veprimtarive me anë të punës në grup. Megjithëse duket qartë, se puna kryesore në këtë rast realizohet nga nxënësit dhe mësuesi është një lehtësues apo partner, mësuesit i takon të jetë shumë i vëmendshëm dhe i saktë në dhënien e detyrave, porosive apo monitorimin e procesit.
Është shumë i rëndësishëm roli i mësuesit në ndihmën që i jep nxënësve për të  vlerësuar  me  efektivitet.  Pasi  nxënësit  të  kenë  fituar  shumë eksperiencë në punën në grup at bëhen  të aftë për  të vlerësuar gjithnjë e më shumë me përgjegjësi për punën e tyre ashtu si dhe për të gjithë aspektet e procedurës  së grupit.

Pra është:
 Lehtësuesi,  i cili është ai anëtar  i grupit që përpiqet  të çojë përpara diskutimin ose planifikimin e bërë.
 Mediatori ose ai që bën kompromise i cili ndihmon ta mbajë grupin  larg  një  rruge  pa  krye  apo  konflikteve  dhe  debateve  të mundshme.
 Bllokuesi,  i  cili  tenton  të kundërshtojë,  të  sfidojë,  të kthejë mbrapa, të ndërpresë ose në mënyra të tjera të ndërpresë procesin e avancimit përpara  të punës në grup.
 Vëzhguesi, i cili merr pjesë pak në veprimtari, por në kohën e duhur, ndërhyn dhe komenton procedurat e grupit. Vëzhguesi mund të ndihmojë në qartësimin e  fazës  specifike në  të cilën ndodhet grupi gjatë procesit të zhvillimit të veprimtarisë, ashtu si dhe mënyrat sipas të cilave ka  funksionuar procesi.

3. Konkluzione:
Në këtë kontekst mbi edukimin mjedisor shkollat dhe arsimi më shumë se kudo mund të kontribuojnë në këtë proces. Hapat që duhet të ndiqen në realizimin e objektivave janë pjesa më e rëndësishme në arritjen e zgjidhjes së problemeve cdo ditë e më prezente në shoqërinë tonë.
Opsionet e trajtuara në këtë studim përsa i përket detyres  që i takon mësuesit
jane disa prej mundesive që mund të realizojnë edukimin mjedisor.  
Shkolla duhet t'i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi
mjedisin, të kuptojnë mjedisin dhe  të aftësohen në arsyetime e
qëndrime të dobishme për sot dhe për nesër në jetën në mjedis.
 Akoma më e domosdoshme bëhet kjo gjë, kur mendon të shkuarën tonë në sistemin arsimor, ku çdo gjë shikohej nën një filozofi të vetme, duke mos lejuar këndvështrime të ndryshme dhe të larmishme për dukuri dhe fenomene shkencore dhe sociale.Sot në një shoqëri të hapur, e cila ka tjetër referencë vlerash dhe qëndrimesh bëhet jetike edukimi për të patur një qëndrim kritik, reflektiv ndaj koncepteve, dukurive dhe objekteve të ndryshme jetësore.
4 Referencat:
** Qendra Rajonale e Mjedisit (REC),(2009):Modul Leksionesh mbi Edukimin Mjedisor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

**Hamza M., Gjedia R., Mastori E., (2009): Metodologjite e Edukimi Mjedisor Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit
**Musai B.,(2010)”Si Te Shkruajme Objektivat” kurrrikul e e permiresimit te mesimdhenjes ne shkolla.
* Soros .(2004), “Njohuri për mjedisin”  në gjimnaz lënda me zgjedhje e cila zhvillohet në klasat 9,10.
* Qendra Rajonale e Mjedisit për Europën Qendrore e Lindore., “Paketa e gjelbër” Material burimor për mësues e nxënës që mundëson realizim cilësor  të edukimit mjedisor  të nxënësve në arsimin e mesëm
;
« Ndryshimi i fundit: 02-07-2010, 02:17:36 nga erlehta »
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 02-07-2010, 02:17:55 »

Urime per punen.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • si ndahet matablizmi?
  • Dot kontbilizem?
  • 7 (33%)
  • -
  • Dot anabolizem?
  • 14 (66%)
  • -
  • Numri total i votave: 21
  • Shiko temen