Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Edukata fetare?!  (E lexuar 7695 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« më: 07-11-2007, 10:38:51 »

Thash ta hapi këtë teme e te ju pyes juve prinderve, po edhe ata tjerët te cilët kanë dëshirë te marrin pjesë tek kjo teme:

Sa është e rëndësishme edukata fetare për fëmijët?
Kur duhet filluar me atë? Si e bëni ju këtë me fëmijët tuaj?
Është Edukata Fetare pjesë e domosdoshme e edukimit te fëmijëve apo e shihni si 'Imponim i fesë'?



I ftoj gjith te marren pjesë ne këtë diskutim, tema nuk adresohet ndonjë fe te veçantë, vlen për gjith prindet.


Ju falenderoj paraprakisht!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
ibraim
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 07-11-2007, 17:09:35 »

edukimi fetar...
sa eshte i rendesishem edukimi pergjithesisht, aq eshte i rendesishem edhe ai fetar.
derisa feja meson per tolerim, per ndihme, meson se si te behesh njeri ateher normalisht qe eshte i rendesishem... por a i mesojme ne?
po flas nga ajo qe shoh ne rrethin ku jetoj.
ke ne edukim fetar nuk ka...
femiu per fene e vet meson nga ajo qe sheh: sheh se babai ose gjyshi falet... ska pytje pse, qysh, tek... ai thjesht falet...ska as pergjigje nga prindi...pse falet.
ose per gjithcka tjeter...per cdo gje qe lidhet me fene femijet me shume mesojne nga ajo qe shohin sesa nga ajo qe u japim, qe perqendrohemi t'i mesojme.
jo rastesisht femijte tane kane pak njohuri per fene te cilen e praktikojne.

respekt
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 07-11-2007, 17:38:45 »

edukimi fetar...
sa është i rëndësishëm edukimi pergjithesisht, aq është i rëndësishëm edhe ai fetar.
derisa feja meson për tolerim, për ndihmë, meson se si të bëhesh njeri atëherë normalisht qe është i rëndësishëm... por a i mesojme ne?
po flas nga ajo qe shoh ne rrethin ku jetoj.
ke ne edukim fetar nuk ka...
femiu për fenë e vet meson nga ajo qe sheh: sheh se babai ose gjyshi falet... s'ka pytje pse, qysh, tek... ai thjesht falet...s'ka as përgjigje nga prindi...pse falet.
ose për gjithçka tjetër...për çdo gjë qe lidhet me fenë fëmijët me shumë mesojne nga ajo qe shohin sesa nga ajo qe u japim, qe perqendrohemi t'i mesojme.
jo rastesisht femijte tanë kanë pak njohuri për fenë te cilën e praktikojne.

respekt

Ke cek ca gjëra mëse te vërteta Ibrahim
Tash problemin qe prindet nuk komunikojne me fëmijët e tyre dhe nuk ju japin sqarime rreth PSE-ve nuk e prek vetëm edukaten fetare! Kjo e prek edhe edukimin e fëmijëve ne përgjithësi. Femijet kanë nevojë për sqarime dhe mundesisht sqarimet te jenë te jenë adekuate për moshen e tyre. P.sh. me një fëmijë 5 vjeçar duhet tjera metoda për te i spjeguar diçka, ndërsa për një femij 10 vjeç i cili kupton me shumë, ka tjetër metodë.

Ti si prind dhe pedagog qe je, më thuaj kur mendon se është mosha adekuate për ta filluar edukim fetar simbas mendimit tënd? buzeqeshje

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
ibraim
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 07-11-2007, 18:59:46 »

a spate naj pytje ma te lehte me ma ba po ket pytje ma bane luj syun
flasim vec per mesimin fetar... un kisha thene se ne klasen e 5 (mosha 11 vjet) eshte mire te fillohet... ne shkolle. ndersa nuk eshte keq qe prindi te filloje qe ne moshen 6 vjece me se vonti 7 vjece te edukoje femine e vet ne frymen fetare.

E identifikuar

Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 08-11-2007, 16:54:36 »

Përshëndetje Aida,

Sa është e rëndësishme edukata fetare për fëmijët?
Mendoj se është shumë e rëndësishme. Sidomos ne kohët tona, dhe për këtë shoqeri qe po i largohet virtytit e te mirës gjithnjë e me shumë. Them shumë e rëndësishme pasi të gjitha fetë (flas për besimet fetare kryesore, jo për dege të tyre qe krijohen përditë) ne thelb të tyre mesazhet kryesore qe synojne te përçojne tek njeriu janë: toleranca, paqja, vllazerimi, virtyti, miresia, dashuria për Zotin dhe për njerëzitë etj.
Tjetër gjë është se si i interpretojnë fetë e ndryshme besimtare te ndryshëm. Shpesh here edhe i deformojne gjërat, ashtu siç duan ata vetë dhe jo siç ua dikton vërtetë feja e tyre.

Kur duhet filluar me atë? Si e bëni ju këtë me fëmijët tuaj?

Nuk mendoj se mund te përcaktohet saktë se ne ç'moshe mund te filloje edukimi fetar i femijes. Them se atë mund ta veje re vete prindi duke vezhguar femijen e vet. Kur here pas here mundohemi ti mesojme gjëra të ndryshme për fenë, e shohim se sa i interesuar është për këto gjëra, sa me dëshirë i degjon apo i kupton ato qe i thua, etj. Pra kur ti si prind e kupton se femija jot po i kupton drejt ato qe i thua dhe i mirepret me dëshirë mesimet qe ti i jep në lidhje me fenë tënde, madje shpesh mund te te beje edhe pyetje në lidhje me to, atëherë do të thotë se është i gatshëm për te marrë këto mesime.
Por duhet patur kujdes, pasi duhet fillimisht të jesh ti vete si prind vete i mireinformuar dhe i përgatitur për ato qe do ti mesosh femijes tënd.

Është Edukata Fetare pjesë e domosdoshme e edukimit te fëmijëve

Nëse e ke fjalën qe te jetë si lende në shkollë, unë nuk jam dakord, pasi e shoh tamam siç thua ti "imponim i fesë". Ne shkolle le të mesoje gjërat e tjera.
Nëse ne si prind, apo edhe vete femija kur te bëhet i vetëdijshëm jemi te interesuar qe të mësojmë rreth një feje dhe me vonë ti perkasim asaj mund ta mesojme vete femijen, ose nëse nuk jemi vete te përgatitur mund ta drejtojmë tek institucionet e kultit (ne rastin tim ta çoj ne Kishe) pasi aty gjendet edhe informacioni dhe literatura e duhur, dhe njerëz te gatshëm për te dhënë mesime në lidhje me atë fe qe ti apo femija yt deshiron.

Me këtë paragrafin e fundit u mundova te te përgjigjem edhe në lidhje me temën qe ke hapur për lenden e edukimit fetar në shkollë. luj syun

Gjithë te mirat
E identifikuar

bismilahi
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 04-02-2008, 14:16:37 »

selam alejkum. per mendimin tim kjo asht shum e thjesht per me kuptu. se te gjuth e dim qe ne fe nuk ka imponime  e sa  i perket femive, nese ne shtepi kan edukat fetare ata vet vetiu kan me eemesu ate dhe dhe kure te behen me shum te vetdijeshem ata veq ekan marr edukaten.
E identifikuar
M.SHKODRANI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 01-06-2008, 01:37:44 »

edukata fetare eshte si uji per njeriun. Nese pemen nuk e drejton qe te vogel ate nuk mund ta drejtosh kur te rritet sepse o do demtohet ose do te thyhet. Nese femijeve u japim edukaten fetare qe te vegjel ato femije do te jetojne ashtu siç jane mesuar qe ne vegjeli. nje mendimtare thote (u kerkoj ndjese nuk po me kujtohet emri) "Sot ne kete kohe armiku yne eshte i qe nuk ka fe e jo ai qe kafe" pra çdo fe trajton paqen ne menyren e vet, asnje fe nuk trajton se si mund te vrasesh apo se si mund te vidhesh por si mund te largohesh prej tyre. kjo i perket atyre feve qe kane nje prej ardhje Hyjnore te mbeshtetura ne libra apo fletushka. Pershendetje
E identifikuar

besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 17-07-2008, 00:24:29 »

Pershendetje dhe urime per temen e zgjedhur. Perqafim

Sa është e rëndësishme edukata fetare për fëmijet?

Edukata fetare luan rolin kryesor ne formimin, apo edukimin e njeriut (femijes)ne dy aspekte tepër te rëndësishme:
Së pari ne marredhenie me Zotin (duke i mësuar njeriut se si te sillet me krijuesin e tij; duke skalitur shpirtin e tij me cilësi shembullore te cilat është e pamundur të mos lënë gjurme ne sjelljet e tij, duke e bërë atë te mirë dhe te kujdesshem edhe ne vetmi) dhe së dyti ne marredhenie me njerëzitë (duke e mësuar se si te sillet ne shoqeri me çdokend, qoftë ai i madh apo i vogël, i aferm apo i largët, i njohur apo i huaj; i te njejtit besim apo jo, ne prezence te njerëzve apo ne mungese të tyre), duke e bërë ne këtë mënyrë njeriun një qenie te dobishme dhe aspak te dëmshme për shoqërinë.
Edhe pse kam bërë një ndarje te tillë duhet pasur parasysh qe këto dy aspekte te edukimit janë te lidhura ngushtë me njera tjetrën ne mënyrë te tillë qe prej te parit (edukimit ne marredhenie me Zotin) rrjedh automatikisht i dyti (edukimi ne marredhenie me njerëzitë) pasi askush qe është edukuar me besim ne Zot nuk mund te thyej urdhërin e Tij i cili ka te beje me maredheniet ndernjerezore dhe prej te dytit jo domosdoshmerisht rrjedh i pari, pra jo çdokush qe sillet mirë me njerzit domosdoshmerisht ka ne zemren e tij besim ne Zot.
Nëse kemi pak njohuri fetare duhet te dimë qe çdo vepër njerëzore e ka një shperblim prej Zotit, ne këtë mënyrë një besimtar është me i motivuar te vazhdoje ne edukimin e vetvetes (apo te femijes) sesa një pabesimtar motivimi i te cilit mund te jetë i parendesishem apo te ndryshoje ne kohe dhe hapësirë.
Unë gjithashtu mendoj se edukata fetare është edukata me e vërtetë dhe me e përshtatshme për njeriun pasi ajo është zgjedhur dhe ofruar nga Ai qe me se shumti e njeh këtë krijese, pra nga Zoti, dhe mendoj se çdo metodologji tjetër jo fetare nuk është asgjë tjetër veçse një opsion qe i vihet ne dyshim  vërtetësia, saktesia, apo efektiviteti.

Kur duhet filluar me atë? Si e bëni ju këtë me fëmijët tuaj?

Kjo me te vërtetë është një çeshtje tepër delikate, pasi nuk mund të flasim për një kohe te percaktuar si fillim edukimi. Një njeri i urte ka thënë: "Femija edukohet 20 vjet para lindjes se tij"; qe do të thotë qe së pari duhet te edukohen prindërit e tij... e me pas femija, pasi nuk mund te edukoje mirë veçse dikush i edukuar mirë.
Prandaj unë si mama e një vajzë 11 muajshe nuk bëj gjë tjetër por mundohem qe te jem një shembull i mirë për vajzen time, duke u perpjekur akoma edhe kësaj ditë te edukoj së pari veten time...
Ndërsa përsa i përket metodologjise qe duhet te përdoret me fëmijët mendoj se ne vogeli mjafton për ato vetëm shembulli i mirë duke u shoqëruar më pak sqarime qe i pershtaten zhvillimit të tyre mendor duke pasur parasysh qe ne këtë moshe ato me tepër kopjojne sesa kuptojnë...
Megjithatë unë mendoj qe edukimi i njeriut ne vogeli është deçiziv për formimin e tij ne rini pasi qe ne vogeli ai kupton cilësi te rëndësishme te personalitetit si; te qenit: i vërtetë apo genjeshtar; i sinqertë apo dyfytyresh; dredharak apo i drejtë; i ashper apo i bute; i dhunshen apo paqesor... etj.


Është Edukata Fetare pjesë e domosdoshme e edukimit te fëmijëve apo e shihni si 'Imponim i fesë'?

Përsa i përket domosdoshmerise se edukates fetare nga sa kam shkruar me lart kuptohet qe sipas meje edukata fetare jo vetëm qe është e domosdoshme por ajo është opsioni i vetëm i mundshem për te fituar një individ te shëndoshë ne të gjitha aspektet.
Nuk e shoh aspak edukaten fetare si imponim te fesë, por si te vetmen  mundësi te goditur për arritjen e qëllimit final (njeri i mirë me Zotin dhe njerëzitë).
Nese edukata fetare do te konsiderohej "IMPONIM i fese" atehere nuk eshte e çuditshme qe edhe mungesa e saj te konsiderohet "imponim i mosbesimit"... pra nga do qe te rrotullohemi çdo gje (madje edhe mesimi i matematikes apo letersishe apo çdo lende tjeter) do te konsiderohet imponim...

 
Paqe te gjithëve...
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 18-07-2008, 22:16:51 »


Pershendetje!

Nese jeni te interesuar per me teper rreth kesaj teme klikoni tek linku i meposhtem:

http://www.el-hikmeh.net/si_tu_flasim_femijeve_per_allahun.html

dhe do te gjeni material me te vertete te dobishem per çdo prind qe deshiron te mireedukoje femijet e tij. Ky material eshte dhe pergjigje e detajuar per temen konkrete.
E identifikuar
titi10
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 18-07-2008, 22:26:56 »

tek feja nje gje eshte e mire dhe perbashket<per te gjitha fete> ajo<e mira>eshte se te gjitha fete thone mos bej keq ,mos vidh,mos lakmo etj...pastaj gjerat e tjera jane si partite politike secila ka programin e vet,nuk dua te hap polemike me asnjerin ketu,ZOTI eshte nje per te gjithe
E identifikuar

i do very bad things and i do them very well...
Sociologu03
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 18-07-2008, 23:33:29 »

tek feja një gjë është e mirë dhe perbashket<për të gjitha fetë> ajo<e mira>është se të gjitha fetë thonë mos bëj keq ,mos vidh,mos lakmo etj...pastaj gjërat e tjera janë si partite politike secila ka programin e vet,nuk dua te hap polemike me asnjerin këtu,ZOTI është një për te gjithë

Megjithe se shume vete beismtare dhe jo besimtare mendojne se feja praktikon qe njerezit te mos vjedhin, vrasin, shajne, genjejne, etj, une mendoj se nuk eshte kjo feja. Besimi ne Zot dhe feja nuk u mesoj njerezve qe te mos bejne keto me siper, sepse nuk ka nevoje qe dikush te jape leksione se vjedhja dhe vrasja eshte e keqe pasi natyra e njeriut e kupton shume mire kete.
Feja dhe edukimi fetar ju meson njerezve filozofine e jetes, nga erdhen, cfare pozicioni kane ne kete jete dhe cila eshte e ardhmja. Ju meson se kane nje Krijues qe i krijoi nga hici, pastaj prej pikes se sperme, me vone ju dha shpirtin, vazhdon ti furnizoje dhe nje dite do ti gjykoje per cdo gje qe kane bere.
Njeriu qofte i rritur apo femije pasi meson se origjina e tij eshte prej Zotit i Cili krijoi ate dhe cdo qe e rrethon, pasi meson se ka nje Zot qe e furnizon dhe e mbikqyr per gjithecka dhe pasi kupton se jeta nuk mbaro ketu, fillon dhe menaxhon te gjthe jeten e tij. Duke e pare jeten ne kete lloj prizmi nje besimtar i edukuar nuk kalon diten duke llogaritur sa e keqe eshte vjedhja apo vrasja. Nje njeri i tille eshte ambicioz per vepra te medha, qe shkojne pertej altruizmit, tolerances, meshires, etj.

Si perfundim mosvjedhja, mos vrasja, etj jane tregusa te nje besimi dhe jo synimi kryesor i besimtarit.
E identifikuar
titi10
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 19-07-2008, 13:57:07 »

o shoku sociolog,nuk kalohet dita duke llogaritur sa e keqe eshte vjedhja apo vrasja,ckuptim ka kjo thenia jote prej sociologu hmmmmm une e nenvizova ate fakt si piken qe i bashkon te gjitha fete <myslimane katolike ortodokse etj>pastaj gjerat e tjera interpretohen secila sipas programit te< vet>kurani,bibla,etj secila nga keto e ka ate historine  vet TE NDRYSHME nga njera tjetra per si ka lindur njerezimi me sperme apo pa sperme.kuptoje ate cfar eshte shkruar pastaj repliko
E identifikuar

i do very bad things and i do them very well...
besimtare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 25-07-2008, 22:51:45 »

Pershendetje te gjitheve!
Me vjen keq qe askush nuk vazhdon te shkruaj per nje teme kaq te rendesishme.
Duke shpresuar qe te na vini ne ndihme ne prinderve te rinj me materialet tuaja une kam zgjedhur per ju nje material qe ka te beje me edukimin e femijeve. Keshilla keto qe dalin nga "goja e femijeve" e qe u drejtohen prinderve te tyre ne menyre qe ato ti kene parasysh gjate marredhenieve me femijet.

 
Më dëgjoni edhe pse jam i vogël
 

- Më keni fëmijë, më doni por mos më llastoni, sepse nuk mund të kem çdo gjë që kërkoj.

- Më edukoni që të jem i vendosur, sepse këtë e dua shumë, si dhe vetëm atëherë mund t’i shoh gjërat reale.

- Mos përdorni forcë mbi mua e as trysni, sepse kjo më mëson që të bëhem i tillë në jetë, madje edhe ndaj të pafajshmëve.

- Më udhëzoni me këshillë e butësi, bëhuni tolerant kur më mësoni, sepse jam i vogël.

- Mos më premtoni atë që s’mund ta realizoni, sepse nga kërkesat e mia detyroheni të gënjeni, kurse unë mund ta mësoj si gjest normal.

- Unë jam i vogël, shpesh mund të flas fjalë për t’ju shqetësuar juve, por ju gjeni mënyrën dhe metodën që t’më ngadhënjeni e jo të bini pre e provokimeve të mia, të cilat, nëse s’mi evitoni me kujdes, mund të më bëhen shumë të preferuara.

- Edhe pse jam shumë i vogël, mos më trajtoni bebe, sepse kurrë s’mund të më jepni edukatën e duhur.

- Si çdo fëmijë, edhe unë kam shprehi të mira e të liga, por ju mos u bëni të tepërt, që të më akuzoni e të më qortoni në çdo kohë e moment, sepse unë kam inat dhe pastaj bëj gabime me qëllim

- Ngaqë jam rritur pak, shumë gjëra di t’i bëj vet, më lejoni t’i bëj e jo të m’i bëni ju, sepse ma humbisni vetëbesimin e ma shtoni varësinë nga ju .

- Të gabosh është diçka normale, por të korrigjosh është humane, andaj, nëse unë gaboj, mos më korrigjoni në prani të tjerëve, sepse s’ka efekt. Do të jeni të suksesshëm nëse këtë e bëni me qetësi kur jemi vetëm.

- Nëse jam në ndonjë situatë jo të pëlqyeshme për ju, nëse më gjeni duke u grindur me shokët, mos më kritikoni në prani të tyre, sepse në ato momente më humb kontrolli e mund t’ju fyej edhe juve. Gjeni mënyrë të butë, më ndani nga ajo zjarrmi dhe pasi të qetësohem, më këshilloni dhe më kritikoni.

- Gabimet që bëj, m’i korrigjoni si prind i mirë, e jo të ma mbushësh kokën me fjalën mëkat, mëkat, mëkat, sepse unë jam njeri e jo engjëll, dua të mësohem nga ju që kur të gaboj apo mëkatoj, të di të pendohem.

- Nëse e teproni me kërkesat tuaja që të ju sqaroj pse kam gabuar, sidomos në ato gabime të cilat i kam bërë pa vetëdijen time, më bëni të jem i pasjellshëm dhe fyes edhe me qëllim, ndoshta edhe ndaj jush.

- Frika është pjesë e pandashme e njeriut, sidomos e fëmijës, edhe pse të jam i sinqertë gjithnjë, ndodh që ndonjëherë të gënjej, andaj mos gjykoni gjithmonë në bazë të sinqeritetit tim.

- Nëse gjithmonë vetëm më predikoni, do më bezdisni dhe, nga bezdia detyrohem t’i shpalos edhe të këqijat që di, e ti do çuditesh, madje, edhe do dëshpërohesh .

- Nëse njeri më qorton, të mos më përkrahë tjetri, sepse unë krijoj bindje të gabuar për ju, mendoj që s’keni autoritet e dashuri të ndërsjellë në mes vetes.

- Kujdes kur jam në gjumë, mos flisni fjalë a shprehje të ulëta, sepse unë ka mundësi të jem zgjuar po ju nuk e dini.

- Unë i dua filmat, sidomos ata për fëmijë, por i urrej skenat e juaja si në film, kur ju grindeni në praninë time.

- Nëse ju hidhërojnë gjyshërit e mi, mos i fyeni në praninë time, as mos më thoni gjë keq për ta, e urrej këtë gjë sepse unë i dua.

- Nëse s’më edukoni të jem i kujdesshëm gjatë të ushqyerit, do t’ju turpëroj në çdo rast kur ne ushqehemi në prani të tjerëve po edhe tuajën.

- Para gjumit, nëse s’më edukoni që t’i laj duart, këmbët, dhëmbët e të vishem me pizhame, unë do të shtrihem me rrobat që kam mbajtur dhe luajtur gjatë tërë ditës, këtë e bëj sepse s’kam njohuri që nuk duhet bërë.

- U lodha me kërkesa e dëshira o prindërit e mi, e tëra ka qëllimin që në mua të formoni identitet dhe personalitet me norma të qarta e të drejta ashtu siç e ka lënë të porositur Muhamedi alejhi salatu ue selam.


Ju do shumë fëmija juaj!


fëmija juaj,
16.6.2008

Shkeputur nga: http://www.albislam.com/gruaja/
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a te pelqeu?
  • Dot a kishit ndryshuar diqka?
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot a nuk kishit ndryshuar?
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen