Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: E perditshmja e Lira Gjikes  (E lexuar 2795 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 25-02-2010, 10:46:08 »

“Nje jete e gjate me sa me shume aktivitet”. E frikesuar nga vdekja, por qe lufton me mplakjen, Lira Gjika jeton te perditshmen. E dashuruar me “mirerritjen e femijeve”, ate e gjen gjithmone prane tyre, me moton se “ata jane e ardhmja”, ndersa prinderit “e shkuara” e tyre.
Edhe pse ka mbaruar Mjekesi te Pergjithshme, puna e saj ne konsultore ne vitet 1985, i ndezi deshiren dhe vullnetit qe te merrej me femijet. Fillimisht e nisi me ciklin e emisioneve, ne nje nga ekranet e televizioneve me titull “Cfare eshte nje femije” gje qe e beri te njohur dhe qe i dha shansin qe “njerezit ta degjonin”.

Dhe  me pas perfshihet ne projektin e UNICEF-it dhe Soros-it ne krijimin e Klinikes Ligjore per te Miturit ku puna e saj u fokusua tek trajtimi i femijeve ne burgje.

Ndersa sot ajo gezon kete “projekt” te vetin, me te cilin thote se ndihet mire bashke me te edhe ata qe e rrethojne. Arta, njera prej bashkepunetoreve te saj, ka pak kohe qe punon me te, por prej saj ka mesuar shume.

“Miqesia me Liren e ka fillesen tek puna me femijet. Lira eshte dashuruar me femijet, pasioni ka bere qe ajo te punoje me ta. Kam kenaqesi qe punoj me te”, thote Arta.

Me nje ‘ze te forte” ne ate se cfare duhet te bej “sistemi parashkollor” ne Shqiperi dhe prinderit ne vecanti, Lira mundohet te thyeje tabute e mentalitetit shqiptar ne kete mirerritje.

E pushtuar shpesh here nga kenaqesite e punes dhe dhimbja njekohesisht, Lira mundohet te percjelle tek mjedisi filozofine se “fjalet e dashurise” duhet te shoqerohen me pergjegjesi prinderore, duke bere ate te vecante dhe te perkushtuar njekohesisht.

“Ndoshta sic ka emrin Lira dhe eshte e lire. Ajo kerkon qe femijet te dalin nga kornizat dhe e vecanta e saj eshte pikerisht kjo”, tregon Arta.

Pune, seminare, palester, nena e dy vajzave qe eshte bere edhe gjyshe  tashme, i ka vene vehtes nje qellim qe t`u mesoje te tjereve se “te rritesh nje femije” eshte mision i veshtire dhe ajo qe ka rendesi eshte “t`u behet e ditur” se per ta rezervohet shume dashuri.


TCH


* A.R2.jpg (39.26 KB, 550x400 - E shikuar 123 Herë.)

* A.R.jpg (55.01 KB, 550x400 - E shikuar 82 Herë.)

* A.R1.jpg (65.08 KB, 550x400 - E shikuar 102 Herë.)
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 07-03-2010, 10:23:08 »

Kam degjuar shume intervista dhe me kane pelqyer pergjigjet dhe mendimet  e saja
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
lidabica
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 01-12-2011, 21:53:43 »

Liren e njoh personalisht dhe eshte nje zonje shume humane .
E identifikuar
flutur
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 15-02-2013, 13:56:35 »

Me pelqen shume dhe i kam ndjekur gjithmone keshillat qe ajo ka dhene .Mua me kane vlejtur shume dhe si rrjedhoje kam dy femije shume te mire ne shkolle ne sjellje pa modesti e them sidomos vajzen time 10 vjec e marrin si shembull .Prinderimi eshte i veshtire  por me ndihmen e njerezve si doktoresha mund te behet me i lehte nqs ke vullnet dhe deshiron me te miren.FALEMINDERIT . tani sikur na ka munguar pak se nuk del me
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • si e doni gruan tuaj te ardhshme?
  • Dot te palidhur ndonjehere?
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot te kete pasur lidhje por te jete ende e virgjer?
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot te virgjer?
  • 9 (28%)
  • -
  • Dot jo te virgjer?
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot se kam problem mjafton ta dua e te me doje.
  • 15 (46%)
  • -
  • Numri total i votave: 28
  • Shiko temen