Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikDrejtimi dhe Manexhimi i BiznesitEmigrantet qe do te hapin biznes ne Shqiperi nuk do te paguajne taksa.....


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Emigrantet qe do te hapin biznes ne Shqiperi nuk do te paguajne taksa.....  (E lexuar 1429 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 22-02-2006, 09:57:49 »
Citojeni

Berisha: Emigrantet qe do te hapin biznes ne Shqiperi nuk do te paguajne taksa nga 3 deri ne 5 vjet

TIRANE (22 Shkurt)- Emigrantet qe do te hapin bizneset ne Shqiperi nuk do te paguajne taksa per 3 deri ne 5 vjet. Keshtu deklaroi sot kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se qeverise. Sipas Berishes emigrantet sjellin 1 miliard euro ne vit ne vend, dhe jane leva e zhvillimit ekonomik.

"Duke i perjashtuar 3-5 vjet nga taksat, ne kete menyre qe tu japim mundesi te krijojne biznese per familjet e tyre, t'i punesojne ata dhe te krijojne pasuri ne Shqiperi. Ata kane 15 vjet ne vende te huaja, nje pjese kane 50 vjet dhe nje pjese tjeter kane edhe me shume. Eshte shume e rendesishme qe t'u krijojme cdo lehtesi te nevojshme per te sjelle, per te investuar kursimet dhe fitimet e tyre ne Shqiperi", tha Berisha. Duke kujtuar se ne Italine e Veriut shqiptaret kane ngritur dhomen e tregetise, biznesmene te vegjel te mesem dhe medhenj, jane te anetaresuar ne kete dhome, vetem nga veriu 5000 mije dhe po keshtu ne Greqi, ne SHBA, Gjermani, kryeministri theksoi se "eshte ne detyrimin tone madhor qe kete potenacial te madh te mund ta angazhojme, ta mobilizojme, qe te investohet ne vend, duke vendosur nje periudhe te lire nga taksat per te gjithe emigrantet".

Z. Berisha kerkoi qe Ministria e Financave dhe Ministria se Ekonomise te vendose nje bashkepunim te ngushte me bankat, me Banken e Shtetit me te gjitha bankat e vendit qe te lehtesohen transfertat per kete qellim dhe askerkush te mos mund ta perdore kete lehtesi pervecse emigranteve. "Kjo,- nenvizoi kryeministri, -eshte plotesisht e kontrollueshme, ne menyre qe te mos krijojme veshtiresi per biznesin ekzsitues.

Sic theksoi Berisha, Ministria e Puneve Publike duhet qe ne te gjitha studimet dhe planet urbanistike te qytetit te Tiranes dhe qyteteve te medha te ndaje parcela per t'ua afruar atyre kundrejt deshires per te ndertuar shtepi. Nga Daniela Bonollari (/BalkanWeb)
E identifikuar

PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-03-2006, 22:36:31 »
Citojeni

Per bakshishet s'ka njoftim...
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
stalion
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 05-03-2006, 05:27:37 »
Citojeni

Ky ishte vendimi me absurd qe kam ndigjuar ndonjeher oooo harrova se paskem ndigjuar edhe vendimin qe bisneset e vogla qe kalojn nje amaun lekesh do merren te medha.qe do te thot qe i ka hapur rrugen korrupsjonit,lum tatimoret qe mbushin xhepin me para.. luj syun
E identifikuar

I Am HERE!!!!
KingS00l
-Canis Major
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 05-03-2006, 05:46:28 »
Citojeni

Ky ishte vendimi me absurd qe kam ndigjuar ndonjeher oooo harrova se paskem ndigjuar edhe vendimin qe bisneset e vogla qe kalojn një amaun lekesh do merren te mëdha.qe do të thot qe i ka hapur rrugën korrupsjonit,lum tatimoret qe mbushin xhepin me para.. luj syun

Me te futme eshte kjo pune O Berni...
Na trembe mund te them ne fillim.....Se thash se Z. Profesor po e leviz mullirin ...po nuk eshte e thene. Eshte ide e vjeter kjo qe thua....
Nuk ka aplikim te bukur .....
Nese do qe njerezit te vijne mprapa athere me mire tu hapi pronat ashtu sic duhet (ashtu sic duhet bere per tu futur ne BE ) e ti le pelivanlliqet ... U be dhe Sala me na tall tani ....

-King
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
x


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 05-04-2006, 11:22:09 »
Citojeni

Po ju duket normale qe te ekzistosjne dy pesha matjeje per popullin shqiptar? Eshte normale qe nen justifikimin e terheqjes se investimeve te emigranteve shqiptar ata qe jetojne ne Shqiperi te jene qytetar te dores se dyte? Te investosh ne Shqiperi me keto norma ligjore qe ka Shqiperia eshte vetevrasje nga ana ekonomike per cdo investitor qe deshiron te beje nje gje te tille.
E identifikuar
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-04-2006, 08:44:05 »
Citojeni

ne ardhe te pare qe te ngrihet nje biznes ne nje vend duhet te kemi shume te qarta vndimet politike qe meren nga vendi ku ne duam te investojme. per momentin investimi me i mire i bere deri me sot nga shqiptaret eshte ndertimi i cili sjell shume fitime per firmat dhe eshte nje nga bizneset qe ka me teper kerkesa te vazhdueshme. persa i perket emigranteve te cilet do te vijne te investojne ne shqiperi sipas meje duket si nje gje e cila do te kerkonte me teper kohe vemndeje dhe nje perkushtim me te madh nga shteti shqiptar.
kjo sepse te gjithe ata qe duan te investojne ne shqiperi kerkojne nje besim me te madh ligjor i cili ne kohen qe po kalojme duket qarte se le teper per te deshiruar ne zbatimin e tij.

njekohesisht lexova se te gjithe investitoret e huaj kryesisht emigrantet shqiptare do te kene taksim me te paket se ata qe kane investuar aktualisht deri me sot ne vend. kjo do te ishte e papranueshme nga bisnesi vendas se pse ata kane vite qe kane investuar ne bisnesine tyre dhe deri me sot taksat qe ata paguajne jane teper te larta.

gjithashtu duhet theksuar se ne vendin tone ka plot firma te cilat nuk i paguajne rregullisht taksat dhe kane nje mungese seerioziteti. kjo per shkak te zbatimit teper te dobet te ligjit i cili sjell dhe keto mangesi te theksueshme per ekonomine shqiptare. kjo sjell dhe nje konkurence jo te ndershme ne biznes gje e cila shoqerohet me pas dhe me nje moskontroll te madh te prodhimit ne vendin tone.

shumica e mallrave ne shqiperi eksportohen dhe kjo per shkak se shteti shqiptar nuk e mbron investitorin vendas dhe firmat bejne loje jo te regullt.

sipas meje ne radhe te pare shteti duhet te kontrolloje bisnesin vendas dhe me pas te terheqe investitore nga jashte. keshtu do te fitoje me teper besim dhe do te kete rregulla me favorizuese loje ne tregun konkurues.
zbatim te ligjit ne menyre qe investitoret e huaj te ndihen te sigurt per ate qe investojne ne shqiperi.

sualdo
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 04-06-2006, 07:18:30 »
Citojeni

Është normale qe nën justifikimin e terheqjes se investimeve te emigranteve shqiptar ata qe jetojne ne Shqipëri te jenë qytetar te dores se dytë? Të investosh ne Shqipëri me këto norma ligjore qe ka Shqipëria është vetevrasje nga ana ekonomike për çdo investitor qe deshiron te beje një gjë te tillë.

luj syun buzeqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 16-07-2006, 22:30:45 »
Citojeni

Skandal....
Isha ne Shqiperi per te bere investim. Skandal, skandal, skandal... propogande, propogande, propogande...., mizerje, mizerje, mizerje...,korrupsion, korrupsion, korrupsion, burokraci,burokraci....,hipokrizi, hipokrizi, hipokrizi... ne cdo aspekt....
Tashi qe do na behet dhe "Padrinoja" (Nano) president cdo gje do rregullohet. Dukuni nga viti tjeter. Po skeni para te jepni nen dore, ska gje "me drithe ne vjeshte"...
Uuuffffffffff inati inati inati
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 16-07-2006, 22:35:06 »
Citojeni


njekohesisht lexova se te gjithë investitoret e huaj kryesisht emigrantet shqiptare do të kenë taksim me te paket se ata qe kanë investuar aktualisht deri me sot në vend. kjo do të ishte e papranueshme nga bisnesi vendas se pse ata kanë vite qe kanë investuar ne bisnesine tyre dhe deri me sot taksat qe ata paguajne janë tepër te larta.

Mos deshet te thoni se kanë nja 16 vjete qe  Ata nuk paguajne as taksa doganore dhe as tatime...?
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 27-07-2006, 15:17:04 »
Citojeni

ti petrit per vete ca zgjidhje do i jepje situates. do ishte me mire te largoheshe.

per mua ka vetem nje thenie qe e kam fiksuar mire,

ishin disa njerez qe donin te ndryshonin boten por, nuk ja ariten,
ama ishin te vetmit njerez te cilet u perpoqen ta benin kete.

respekte plako
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 27-07-2006, 15:22:49 »
Citojeni

Korcari,
Vetem se ndryshon dot. E provoi Azem Hajdari dhe e ekzekutuan ne mes te Tiranes qe te mirnin shembull edhe te tjeret si puna tende dhe imja. Duhet te bashkohemi...
Respekte
Petriti
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 28-07-2006, 09:31:59 »
Citojeni

se di se ca ka provuar azemi ose ndonje tjeter mgjtht nuk mund te flasesh me per ate se ska dale ky azemi e ndonje tjeter qe te arije te na bleje te gjithe shqiperine se me te thene te drejten ky i azemi ne kohen e pd se atehreshme ka blere gjithe ate otel ne korce pra turimin dhe disa gjera te tjera. tani se si eshte vrare dhe perse eshte vrare ai ne nuk mund ta themi. por do ishte me mire te provoje te beje dicka sesa te rije dhe te thoje kete edhe ate pasi te gjithe diskutojme por edhe duhet te bejme shembuj. azemi ka qene figure politike e nderuar tani mos ngatero edhe enverin edhe zogun se do i futesh nje teme tjeter diskutimi.

shendet e pare. korcari
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
x


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 28-07-2006, 14:25:52 »
Citojeni

Nga anet e mia thone qe leku eshte shume frikacak. Sa sheh nei sherr t'vogel tremet e futet nen tulle nga frika.
Kjo per te thene se sa situata ne Shqiperi te jete kaq e zymte sa eshte, sa te kesh frike te flasesh jo me te investosh, Shqiperia nuk do te beje ndonje here perpara e do te investojne me plane 5 vjecare te gjithe.  
Sa te jene te majtet ne pushtet do te investojne "investitoret" e majte, sa te jene te djathtet "investitoret" e djathte. E gjate kohes qe investitoret qe veshin fanellat e skuadres kampione merren me investimet e "merituara", vete skuadra do te merret me shembjen e investimeve te pales tjeter.
Per vete "injorancen" dhe "paditurine" tone keshtu ka qene, eshte dhe do te jete.  

E identifikuar
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 28-07-2006, 14:42:54 »
Citojeni

tani se si është vrarë dhe përse është vrarë ai ne nuk mund ta themi. por do ishte me mirë te provoje te beje diçka sesa te rije dhe te thoje këtë edhe atë pasi te gjithë diskutojmë por edhe duhet te bëjmë shembuj.
Se si eshte vrare dhe pse eshte vrare Azemi ne duhet ta thomi po duam qe Shqiperia te beje perpara...
Provova para dy muajsh te beje dicka ne Shqiperi (investim), e pa mundur. korrupsion, kriminalitet, amoralitet...., TAMAM AJO QE THOTE X.

p.s Me qe ky Azemi ka bere kerdine ne Korce si nuk ja nxorri PD_ja e saj kohe qe e sulmonte apo PS-ja qe e vrau...
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 29-07-2006, 10:12:00 »
Citojeni

ca investimi do beje ma thuaj qe ta dime edhe ne
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |