Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikDrejtimi dhe Manexhimi i BiznesitEmigrantet qe do të hapin biznes ne Shqipëri nuk do të paguajne taksa.....


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Emigrantet qe do të hapin biznes ne Shqipëri nuk do të paguajne taksa.....  (E lexuar 1281 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 22-02-2006, 09:57:49 »
Citojeni

Berisha: Emigrantet qe do të hapin biznes ne Shqipëri nuk do të paguajne taksa nga 3 deri ne 5 vjet

TIRANE (22 Shkurt)- Emigrantet qe do të hapin bizneset ne Shqipëri nuk do të paguajne taksa për 3 deri ne 5 vjet. Kështu deklaroi sot kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes se qeverisë. Sipas Berishës emigrantet sjellin 1 miliard euro ne vit në vend, dhe janë leva e zhvillimit ekonomik.

"Duke i perjashtuar 3-5 vjet nga taksat, ne këtë mënyrë qe tu japim mundësi te krijojne biznese për familjet e tyre, t'i punesojne ata dhe te krijojne pasuri ne Shqipëri. Ata kanë 15 vjet ne vende te huaja, një pjesë kanë 50 vjet dhe një pjesë tjetër kanë edhe me shumë. Është shumë e rëndësishme qe t'u krijojmë çdo lehtesi te nevojshme për te sjelle, për te investuar kursimet dhe fitimet e tyre ne Shqipëri", tha Berisha. Duke kujtuar se ne Italine e Veriut shqiptarët kanë ngritur dhomen e tregetise, biznesmene te vegjel te mesem dhe medhenj, janë te anetaresuar ne këtë dhome, vetëm nga veriu 5000 mijë dhe po kështu ne Greqi, ne SHBA, Gjermani, kryeministri theksoi se "është ne detyrimin tonë madhor qe këtë potenacial të madh te mund ta angazhojme, ta mobilizojme, qe te investohet në vend, duke vendosur një periudhe te lirë nga taksat për te gjithë emigrantet".

Z. Berisha kerkoi qe Ministria e Financave dhe Ministria se Ekonomise te vendose një bashkëpunim te ngushtë me bankat, me Banken e Shtetit me të gjitha bankat e vendit qe te lehtesohen transfertat për këtë qëllim dhe askerkush të mos mund ta përdore këtë lehtesi përveçse emigranteve. "Kjo,- nenvizoi kryeministri, -është plotësisht e kontrollueshme, ne mënyrë qe të mos krijojmë veshtiresi për biznesin ekzsitues.

Siç theksoi Berisha, Ministria e Puneve Publike duhet qe ne të gjitha studimet dhe planet urbanistike te qytetit te Tiranës dhe qyteteve te mëdha te ndaje parcela për t'ua afruar atyre kundrejt deshires për te ndertuar shtepi. Nga Daniela Bonollari (/BalkanWeb)
E identifikuar

PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-03-2006, 22:36:31 »
Citojeni

Për bakshishet s'ka njoftim...
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
stalion
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 05-03-2006, 05:27:37 »
Citojeni

Ky ishte vendimi me absurd qe kam ndigjuar ndonjeher oooo harrova se paskem ndigjuar edhe vendimin qe bisneset e vogla qe kalojn një amaun lekesh do merren te mëdha.qe do të thot qe i ka hapur rrugën korrupsjonit,lum tatimoret qe mbushin xhepin me para.. luj syun
E identifikuar

I Am HERE!!!!
KingS00l
-Canis Major
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 05-03-2006, 05:46:28 »
Citojeni

Ky ishte vendimi me absurd qe kam ndigjuar ndonjeher oooo harrova se paskem ndigjuar edhe vendimin qe bisneset e vogla qe kalojn një amaun lekesh do merren te mëdha.qe do të thot qe i ka hapur rrugën korrupsjonit,lum tatimoret qe mbushin xhepin me para.. luj syun

Me te futme është kjo pune O Berni...
Na trembe mund te them ne fillim.....Se thash se Z. Profesor po e leviz mullirin ...po nuk është e thënë. Është ide e vjetër kjo qe thua....
Nuk ka aplikim te bukur .....
Nëse do qe njerëzitë te vijnë mprapa athere me mirë tu hapi pronat ashtu siç duhet (ashtu siç duhet bërë për tu futur ne BE ) e ti le pelivanlliqet ... U be dhe Sala me na tall tani ....

-King
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
x


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 05-04-2006, 11:22:09 »
Citojeni

Po ju duket normale qe te ekzistosjne dy pesha matjeje për popullin shqiptar? Është normale qe nën justifikimin e terheqjes se investimeve te emigranteve shqiptar ata qe jetojne ne Shqipëri te jenë qytetar te dores se dytë? Të investosh ne Shqipëri me këto norma ligjore qe ka Shqipëria është vetevrasje nga ana ekonomike për çdo investitor qe deshiron te beje një gjë te tillë.
E identifikuar
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-04-2006, 08:44:05 »
Citojeni

ne ardhë të parë qe te ngrihet një biznes ne një vend duhet të kemi shumë te qarta vndimet politike qe meren nga vendi ku ne duam te investojme. për momentin investimi me i mirë i bërë deri me sot nga shqiptarët është ndërtimi i cili sjell shumë fitime për firmat dhe është një nga bizneset qe ka me tepër kerkesa te vazhdueshme. përsa i përket emigranteve te cilët do të vijnë te investojne ne Shqipëri sipas meje duket si një gjë e cila do të kërkonte me tepër kohe vemndeje dhe një perkushtim me të madh nga shteti shqiptar.
kjo sepse te gjithë ata qe duan te investojne ne Shqipëri kërkojnë një besim me të madh ligjor i cili ne kohën qe po kalojmë duket qartë se le tepër për te dëshiruar ne zbatimin e tij.

njekohesisht lexova se te gjithë investitoret e huaj kryesisht emigrantet shqiptare do të kenë taksim me te paket se ata qe kanë investuar aktualisht deri me sot në vend. kjo do të ishte e papranueshme nga bisnesi vendas se pse ata kanë vite qe kanë investuar ne bisnesine tyre dhe deri me sot taksat qe ata paguajne janë tepër te larta.

gjithashtu duhet theksuar se ne vendin tonë ka plot firma te cilat nuk i paguajne rregullisht taksat dhe kanë një mungese seerioziteti. kjo për shkak te zbatimit tepër te dobët te ligjit i cili sjell dhe këto mangesi te theksueshme për ekonomine shqiptare. kjo sjell dhe një konkurence jo te ndershme ne biznes gjë e cila shoqërohet me pas dhe me një moskontroll të madh te prodhimit ne vendin tonë.

shumica e mallrave ne Shqipëri eksportohen dhe kjo për shkak se shteti shqiptar nuk e mbron investitorin vendas dhe firmat bëjnë loje jo te regullt.

sipas meje ne radhe të parë shteti duhet te kontrolloje bisnesin vendas dhe me pas te terheqe investitore nga jashtë. kështu do të fitoje me tepër besim dhe do të këtë rregulla me favorizuese loje ne tregun konkurues.
zbatim te ligjit ne mënyrë qe investitoret e huaj te ndihen te sigurt për atë qe investojne ne Shqipëri.

sualdo
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 04-06-2006, 07:18:30 »
Citojeni

Është normale qe nën justifikimin e terheqjes se investimeve te emigranteve shqiptar ata qe jetojne ne Shqipëri te jenë qytetar te dores se dytë? Të investosh ne Shqipëri me këto norma ligjore qe ka Shqipëria është vetevrasje nga ana ekonomike për çdo investitor qe deshiron te beje një gjë te tillë.

luj syun buzeqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 16-07-2006, 22:30:45 »
Citojeni

Skandal....
Isha ne Shqipëri për te bërë investim. Skandal, skandal, skandal... propogande, propogande, propogande...., mizerje, mizerje, mizerje...,korrupsion, korrupsion, korrupsion, burokraci,burokraci....,hipokrizi, hipokrizi, hipokrizi... ne çdo aspekt....
Tashi qe do na bëhet dhe "Padrinoja" (Nano) president çdo gjë do rregullohet. Dukuni nga viti tjetër. Po skeni para te jepni nën dorë, s'ka gjë "me drithe ne vjeshte"...
Uuuffffffffff inati inati inati
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 16-07-2006, 22:35:06 »
Citojeni


njekohesisht lexova se te gjithë investitoret e huaj kryesisht emigrantet shqiptare do të kenë taksim me te paket se ata qe kanë investuar aktualisht deri me sot në vend. kjo do të ishte e papranueshme nga bisnesi vendas se pse ata kanë vite qe kanë investuar ne bisnesine tyre dhe deri me sot taksat qe ata paguajne janë tepër te larta.

Mos deshet te thoni se kanë nja 16 vjete qe  Ata nuk paguajne as taksa doganore dhe as tatime...?
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 27-07-2006, 15:17:04 »
Citojeni

ti petrit për vete ca zgjidhje do i jepje situates. do ishte me mirë te largoheshe.

për mua ka vetëm një thënie qe e kam fiksuar mirë,

ishin disa njerëz qe donin te ndryshonin botën por, nuk ja ariten,
ama ishin te vetmit njerëz te cilët u perpoqen ta bënin këtë.

respekte plako
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 27-07-2006, 15:22:49 »
Citojeni

Korcari,
Vetëm se ndryshon dot. E provoi Azem Hajdari dhe e ekzekutuan ne mes te Tiranës qe te mirnin shembull edhe te tjerët si puna tënde dhe imja. Duhet te bashkohemi...
Respekte
Petriti
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 28-07-2006, 09:31:59 »
Citojeni

se di se ca ka provuar azemi ose ndonjë tjetër mgjtht nuk mund të flasësh me për atë se s'ka dalë ky azemi e ndonjë tjetër qe te arije te na bleje te gjithë shqiperine se me te thënë te drejtën ky i azemi ne kohën e pd se atehreshme ka blere gjithë atë otel ne korce pra turimin dhe disa gjëra te tjera. tani se si është vrarë dhe përse është vrarë ai ne nuk mund ta themi. por do ishte me mirë te provoje te beje diçka sesa te rije dhe te thoje këtë edhe atë pasi te gjithë diskutojmë por edhe duhet te bëjmë shembuj. azemi ka qenë figure politike e nderuar tani mos ngatero edhe enverin edhe zogun se do i futesh një teme tjetër diskutimi.

shëndet e pare. korcari
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
x


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 28-07-2006, 14:25:52 »
Citojeni

Nga anet e mia thonë qe leku është shumë frikacak. Sa sheh nei sherr t'vogël tremet e futet nën tulle nga frika.
Kjo për te thënë se sa situata ne Shqipëri te jetë kaq e zymte sa është, sa të kesh frikë të flasësh jo me te investosh, Shqipëria nuk do të beje ndonjë here përpara e do të investojne me plane 5 vjeçare te gjithë.  
Sa te jenë te majtet ne pushtet do të investojne "investitoret" e majte, sa te jenë te djathtet "investitoret" e djathte. E gjatë kohës qe investitoret qe veshin fanellat e skuadres kampione merren me investimet e "merituara", vete skuadra do të merret me shembjen e investimeve te pales tjetër.
Për vete "injorancen" dhe "paditurine" tonë kështu ka qenë, është dhe do të jetë.  

E identifikuar
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 28-07-2006, 14:42:54 »
Citojeni

tani se si është vrarë dhe përse është vrarë ai ne nuk mund ta themi. por do ishte me mirë te provoje te beje diçka sesa te rije dhe te thoje këtë edhe atë pasi te gjithë diskutojmë por edhe duhet te bëjmë shembuj.
Se si është vrarë dhe pse është vrarë Azemi ne duhet ta thomi po duam qe Shqipëria te beje përpara...
Provova para dy muajsh te beje diçka ne Shqipëri (investim), e pa mundur. korrupsion, kriminalitet, amoralitet...., TAMAM AJO QE THOTE X.

p.s Me qe ky Azemi ka bërë kerdine ne Korce si nuk ja nxorri PD_ja e saj kohe qe e sulmonte apo PS-ja qe e vrau...
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
korcari njesh
mire njisha boll fola per veten flasim pak per ju. cmendoni ju per mua?
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 29-07-2006, 10:12:00 »
Citojeni

ca investimi do beje ma thuaj qe ta dimë edhe ne
E identifikuar

il vero melomane e quello che,
sentendo una donna cantare nell bagno,
si avicina alla seratura della chiave,
e aplica il orechio.
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |